|
| E Drejta e Punes | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: E Drejta e Punes 9th October 2011, 14:51 | |
| E DREJTA E PUNES
P-1. Kuptimi, objekti dhe burimet juridike te se Drejtes se Punes Burimet e se drejtes se punes se punes ndahen ne burime te pergjithme, qe ndahen ne burime heteronome dhe autonome. Me pastaj ndahen vjen ndarja ne burime heteronome nderkombetare dhe ato kombetare. Ne burimet heteronome nderkombetare bejne pjese aktet universale (konventa, marreveshje, rekomandime) te OKB dhe Organizata Nderkombetare e Punes (ONP). Edhe pse korniza kushtetuese per veteqeverisjen e Kosoves nuk e ka rregulluar te drejten e punes me asnje norme te vecante, prap se pra ajo merret si burim i se drejtes se punes. E drejta e punes me teper mund te gjej mbeshtetje ne burimet nderkombetare sesa ne burime te mbrendshme heterogjene. Si burim i te drejtes se punes ne Kosove mund te merren edhe dispozitat e rregulloreve te tjera te UNMIKut .
P-2. Nocioni dhe elmenetet e se drejtes se punes E drejta e punes eshte nje dege e cila ne vete permban norma mbi: 1) parimet e pergjithshme per organizimin e punes dhe rregullimin e maredhenieve te punes; 2) themelimin dhe nderprerjen e maredhenies se punes; 3) mbrojtjen ne pune; 4) obligimet dhe te drejtat e punes; si dhe insitute te tjera ne lidhje me punen. Me norma te ligjit te punes percaktohen elementet kryesore te se drejtes se punes , kurse me ligje te vecanta, akte te tjera nenligjore dhe kontrata kolektive rregullohen me hollesisht te gjitha ceshtjet e tjera nga maredheniet e punes. Maredhenia e punes nenkupton maredhenien e krijuar midis punetorit dhe punedhenesit. Maredhenia e punes themelohet duke lidhur kontrate pune me karakter formal midis punedhenesit dhe punetorit. Kontrata e punes duhet te permbaje keto elemente kryesore: Emrat dhe mbiemrat e punedhenesit dhe punetorit; vendin e punes, pershkrimin e detyrave dhe te puneve qe duhet te kryhen; afatet e punes provuese, orari i rregullt i punes; paga themelore, shtesat eventuale dhe afatet e pageses; dhe shkaqet, menyren dhe afatete e shkeputjes se kontrates. Vendimin per pranimin ne pune e merr punedhenesi, qofte ai drejtori qofte nodnje komision i formuar per kete pune. Punedhenesi nuk eshte i detyruar qe te publikoj shpallje-konkurs per pranimin e punetoreve ne pune. Perjashtim ben pranimi ne nderrmarjet publike apo sherbimet shoqerore nese eshte parapa me ligj. Kontrata nuk duhet te jete ne kudnershtim me ligjin apo me marreveshjen (kontraten kolektive) pervec nese parasheh kushte me te favorshme per palet.
P-3. Menyra dhe procedura e themelimit te maredhenies se punes Sipas ligjit mbi maredheniet e punes qe ishte ne fuqi para 23 marsit te viti 1989, punetori ka themeluar maredhenien e punes ne abze te konkursit apo shpalljes s epublikuar. Ai konkurs ka permbajtur kushtet, afatin dhe udhezimet e paraqitjes. Tash ne kushtet e reja te krijuara ne Kosove, maredhenia e punes themelohet ne baze te kontrates se punes. Kjo vlen kryesisht per ndermarjet ekonomike te sektorit privat. Nderkaq, per sherbimet publike dhe per organet e administrates, maredhenia e punes rregullohet me dispozita te vecanta. Kontrata e punes mund te lidhet per kohe te caktuar apo pacaktuar. Se ne cilin rast kontrata lidhet ne afat te caktuar, ajo varet nga punedhenesi. Maredhenia e punes ne kohe te caktuar kursesi nuk mund te shendrrohet ne menyre automatike ne maredhenie pune per kohe te pacaktuar.
P-4. Fillimi i punes dhe ecuria ne pune Maredhenia e punes themelohet me kontraten e punes e cila lidhet midis punedhenesit dhe punetorit. Ne kontraten e punes caktohet dita prej kur punetori e fillon punen , dhe prej asaj dite punetorit i takojne te drejtat dhe ka obligime e pergjegjesi ne pune. Kur punetori e fillon punen, punedhenesi eshte i obliguar ta caktoj ate ne vendin e punes, ta njoftoj me procesin e punes, me mjetet e punes, me udheheqesin e drejtperdrejte dhe me punetoret e tjere, me organizimin e vendit te punes, detyrat e punes, me orarin dhe rendin shtepiak . Nese punetori eshte ne regjim te punes provuese apo me status te praktikantit, duhet te njoftohet me kushtet, menyren dhe personat e autorizuar te cilet e percjellin punen e tij. Sipas rregullit punetori caktohet ne vendin e punes ne te cilin vend ai kryen punet e parapara me kontrate, mirepo gjate procesit te punes ai mund te caktohet ne cdo vend pune i cili i pergjigjet kualifikimit te tij profesional. Para se punetori te filloj maredhenien e punes, mund te behet verifikimi paraprak i aftesive punuese te punetorit. Ky verifikim mund te behet ne forme te testimit me shkrim, intervistimit gojor, punes praktike, etj. Per praktikantet te cilet pranohen per ta kryer stazhin e praktikantit, n uk mund te behet verifikimi paraprak, pasi ata punesohen per here te pare. Verifikimi i tyre mund te behet pasi qe ata ta kene kryer stazhin e praktikantit.
P-5. Ndalimi i punes se detyrueshme dhe i diskriminimit ONP ka miratuar Konventen mbi ndalimin e punes e detyrueshme. Sipas kesaj konvente, me termin pune e detyrueshme nenkupton cdo pune apo sherbim qe i kerkohet nje individi, duke e kercenuar ate me nje denim te cfaredoshem dhe qe individi nuk e ka pranuar me deshire. Kjo konvente poashtu percakton edhe rastet kur individi kryen disa pune pa deshiren e tij, por qe ato nuk paraqesin pune te detyrueshme. Raste te tilla jane puna e ushtarit gjate sherbimit ushtarak, kur ai detyrohet te punoj, pastaj rastet e te burgosurve gjate kohes sa e vuajne denimin. Edhe ceshtjes se diskriminimit ne punesim i kushtohet rendesi e madhe, duke pasur parasysh se te gjithe njerezit, pamarr parasysh racen, gjinine, besimin fetar, duhet te trajtohen ne kushte te barabarta edhe sa i perket punesimit. Ne kete drejtim ekziston konventa e vecante e ONP e cila jep definicionin se cka do te thote termi diskriminim. Sipas atij definicioni, termi diskriminim perfshin: cdo dallim qe bazohet ne racen, ngjyren, seksin, fene, opinionin politik, prejardhjen kombetare ose origjinen sociale. Kroniza Kushtetuese, ne preambulen e saj thirret edhe ne konventen per eliminimin e cdo forme te te diskriminimit racial dhe diskriminimit te gruas.
P-6. Orari i punes Orari i punes nenkupton kohen gjate se ciles punetori gjate nje dite punon ne dispozicion te punedhenesit, duke i kryer detyrat qe i jane dhene. Ne firmat ku java e punes eshte pesediteshe, orari ditor eshte 8 ore. Koheve te fundit po praktikohet edhe orari prej 9 oresh, ashtu qe nje ore prej tyre punetori e ka pushim (pa pagese). Orari i punes efektiv duhet tejete aq sa orari javor, te mos kaloj 40 ore. Orari i punes prej 40 oresh ne jave eshte eprcaktuar me Projekt rregulloren e UNMIKut. Me ligjin mbi maredheniet e punes , orari i plote i punes ishte 42 ore ne jave. Puna e punetorit shpesh mund te zgjat edhe me shume se 40 ne jave. Kjo quhet pune jashte orarit te plote. Pra cdo ore pune jashte orarit te plote prej 40 oresh konsiderohet pune jasht orarit te plote. Mirepo puna jasht orarit te plote eshte e kufizuar. Ajo nuk guxon te jete me e gjate se 20 ore ne jave, respektivisht me shume se 40 ore ne muaj. Per pesonat nen moshen 18 vjecare dhe grate shtatezane ne tremujorin e trete, nuk lejohet te punoj me teper se 40 ore ne jave e as ne nderrimin e nates. Kohen e punes e cakton punedhenesi. Dita e punes nuk guxon te kaloj 12 ore pune. Ne punet ne miniera nuk lejohet puna me e gjate se 8 ore ne dite, kurse per drejtuesit e automjeteve jo me gjate se 9 ore ne dite. Per punen e kryer jashte orarit te plote dhe ne nderrimin e nate, pagesa behet e shtuar per 20%. Me kerkese te punetorit, puna jashte orarit mund te kompenzohet me dite te lira javen qe pason.
P-7. Paga per pune dhe kompensimet e tjera Paga per pune (rroga) eshte elementi kryesor ne te drejten e puns, dhe motivi kryesor i punetorit per te punuar. Ceshtja e pagave eshte problemi me delikat dhe me i nderlikuar, me ndryshime te medha. Ne Projektrregulloren e UNMIKut eshte percaktuar se punedhenesi duhet ti paguaj barabarte si meshkujt si femrat. Paga se bashku me shtesat e tjera duhet te paguhet te pakten nje here ne muaj. Pagesa i behet drejtperdrejte punetorit apo permes bankes se autorizuar. Pagesa behet per punen e kryer, domethene per periudhen paraprake. Pagesen duhet ta shoqeroj fletepagesa e cila permban: emrin dhe seline e punedhenesit, numrin e regjistrimit ne regjistrin e bizneseve, emrin dhe mbiemrin e puentorit, muajin dhe vitin per te cilin behet pagesa, numri i oreve per te cilat behet pagesa, periu dha e pushimit gjate asaj kohe, paga per nje ore pune dhe per punen mujore. Nga rroga e punetorit nuk guxon te ndalet kurrfare pagese e detyrimit apo borxhit tjeter, te denimit apo te ndonje detyrimi tjeter, pervec me pelqimin e punetorit apo me vendimin e plotefuqishem te gjykates, por edhe ne raste te tilla jo me shume se gjysma e rroges.
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: E Drejta e Punes 9th October 2011, 14:52 | |
| P-8. Pushimet Punetori qe punon me orar te plote ka te drejte te pushimit se paku 30 minuta mbrenda orarit te punes. Ai pushim nuk mund te shfrytezohet as ne fillim e as ne fund te orarit te punes. Pushimi mund te caktohet edhe me i gjate, vecse per te nuk paguhet. Pushimi midis dy diteve te punes te njepasnjeshme zgjat se paku 12 ore, kurse pushimi javor se paku 24 ore dhe keto nuk paguhen. Punetori ka te drejte te pushimit vjetor se paku 18 dite pune. Ky pushim i takon per nje vit pune. Punetori i cili ka lidhur maredhenie pune ne kohe te pacaktuar, ka te drejte ta shfrytezoj pushimin vjetor pas 6 muajsh pune te panderprere. Per kohen e pushimit vjetor punetorit i takon rroga sikur te kishte punuar. Sipas Projektrregullores se UNMIKut nuk lejohet bartja e pushimit vjetor prej nje viti ne tjetrin, vecse ky pushim duhet te shfrytezohet deri me 31 janar te vitit qe pason, pervec nese me kontrate nuk eshte caktuar ndryshe. Konventa e ONP ka percaktuar se pushimi vjetor ne asnje rast nuk guxon te jete me pk se tri jave pune per nje vit. Punetori nuk mund te heq dore nga pushimi vjetor. Koha se kur do te merret pushimi vjetor caktohet sipas nevojave te procesit te punes. Perpos pushimit vjetor, punetori ka te drejte pushimi me pagese edhe gjate festave zyrtare po rasteve familjare (martese, lindje, vdekje) ne kohezgjatje te caktuar me kontrate kolektive apo me kontrate pune. Pushimet pa pagese nuk jane te kufizuara , vecse varen nga nevojat dhe kerkesat e punetorit dhe mudnesite e punedhenesit.
P-9. Mbrojtja ne pune Mbrojtja ne pune rregullohet jo vetem me ligjin e punes por edhe me ligje te tjera si ligji mbi sigurimin shendetesor; ligji mbi sigurimin pensional dhe invalidor; ligji mbi mbrojtjen ne pune etj. Shkelja e normave te mbrojtjes ne pune ka per pasoje pergjegjesine disiplinore, materiale, kundervajtje dhe penale. Makinat, pajisjet dhe mjetet e punes duhet te jene te atilla dhe te vendosura ashtu qe te garantojne shkalle me te larte te sigurise dhe mbrojtjes ne pune. Edhe lokalet e punes duhet te jene te rregulluara dhe te pajisura ashtu qe te sigurojn enje ambient te shendosh. Punedhenesi eshte i detyruar qe te dnerrmer masa per mbrojtjen e punetoreve nga lendimet fizike, materiet e demshme, rryma elektrike, avulli, pluhuri, gazrta, zhurma, vibrimi, rrezatimi, e materi te tjera te rrezikshme. Mbrojtje te vecante ne pune gezojne: femrat, te rinjte, invalidet dhe grate shtatezane. Per shembull punetoret me te rinje se 18 vjec dhe femrat nuk lejohet qe te punojne ne miniera dhe pune te renda fizike. Poashtu mbrojtje te posacme gezojne grate shtatezane.
P-10. Trajnimi dhe arsimimi profesional Parimisht, punedhenesi eshte i obliguar t’ia mudnesoj punetorit arsimimin, aftesimin, trajnimin, dhe perfeksionimin profesional. Konvneta e ONP mbi lejen e arsimit te pagueshem përcakton qe cdo shtet anetar do te formuloj dhe do te zbatoj nje politike qe synon per te nxitur menyra dhe mjete te pershtatshme, dhenien e pushimit te paguar per arsimin, me qellim te arsimit dhe edukimit civil dhe shoqeror. Projektrregullorja per Ligjin Themelor te Punes nuk ka parapa asnje dispozite per kete ceshtje, andaj mbetet qe me kontrate kolektive dhe me akte autonome te percaktohen te drejtat dhe obligimet per arsimimin dhe trajnimin e punetoreve.
P-11. Pergjegjesia e punetoreve dhe e punedhenesve Maredheniet e punes jane sikurse te gjitha maredheniet e tjera midis njerezve. Ne ato maredhenie lindin probleme, mosmarreveshje, konflikte, te cilat duhen te zgjidhen sipas rregullave te caktuara. Pergjegjesia ne pune mund te jete pergjegjesi disiplinore dhe pergjegjesi materiale. Keto dy lloje te pergjegjesise kane te bejne me shkeljen e detyrave te punes nga punetori apo me shkeljen e te drejtave te punetorit nga punedhenesi. Me fillimin e punes, punetori merr persiper obligime dhe pergjegjesi per kryerjen e puneve dhe detyrave te caktuara. Pergjegjesia ne pune percaktohet me ligj, me kontrate kolektive, me akte autonome, dhe me kontrate te punes. Si shkaqe te perfundimit te kontrates se punes , dm,th, te nderprerjes se maredhenies se punes numerohen: sjellja shume e keqe; moskryerja e pereseritur e puneve ne menyre te kenaqshme, refuzimi i paarsyeshem per kryerjen e puneve te parapara me kontrate; zbulimi i sekretit zyrtar apo te beznisit; vjedhja, shkaterrimi ose shfrytezimi i paautorizuar i mjeteve te punedhenesit etj. Rregullorja parasheh nje takim (jo ndinje procedure) midis punetorit dhe punedhenesit qe punetorit ti komunikohen shkaqet e perfundimit te kontrates se punes. Projektrregullorja nuk ben fjale per pergjegjesine materiale , prandaj kjo ceshtje duhet te rregullohet Ne te drejten e punes eshte e njohur edhe pergjegjesia regresive. Kjo paraqitet kur punetori ne pune i shkakton ndonje dem te madh personit te trete, e kur ate dem e paguan punedhenesi. Ne raste te tilla punedhenesi ka te drejte te kerkoj nga punetori kompensimin e demit te paguar. Masat disiplinore per pergjegjesine ne pune i shqipton drejtori, respektivisht eprori. Per kete mund te shqiptohet edhe komision i vecante por kjo nuk eshte e obligueshme. Pavaresisht nga m,asat disiplinore, punetori mund te perjashtohet nga puna edhe ne rastet kur per shkak te pergjegjesise penale paraburgoset apo shkon ne vuajtje te denimit. Kunder vendimit mbi shqiptimin e masave disiplinore mund te paraqitet ankese (kundershtim) organit kompetent te punedhenesit , ndersa kunder vendimit definitiv mund te ngritet kontest pune ne gjykatat komunale te vendit ku e ka seline punedhenesi.
P-12. Te drejtat e punetoreve te shpallur teprice teknologjike Ky term ka hy ne insitutet e se drejtes se punes me vone. Ky nocion njihet si pushim kolektiv nga puna. Kjo nenkupton pushimin nga puna te nje numri te punetoreve ne menyre te njeanshme nga ana e punedhenesit, pa fajin dhe deshiren e punetorit. Pushimi kolektiv behet pr shkaqe ekonomike, tekniko-teknologjike, ose orgabnizatave vec e vec. Ne raste te tilla punedheneis eshte i boliguar qe me kohe ti njoftoj punetoret dhe sindikaten per shkaqet dhe arsyet e pushimit kolektiv nga puna. Punedhenesi eshte i obliguar qe te rpegadis nje program duke u ofruar punetoreve te pushuar kolektivisht alternativa te ndryshme si: caktimi ne pune te tjera me orar te plote apo te shkurtuar; dergimi ne pune te ndonje punedhenes tjeter sipas marreveshjes; pagesa e nje shume te parash prej pages njemujore e deri te ajo pesemujore, varesisht nga stazhi i punes. Ne rast se te punedhenesi parqitet nevoja per punetor te rinj ne afatin prej dy viteve, atehere ai eshte i obliguar qe t’u jap perparesi ish punetoreve te pushuar nga puna si teprice teknologjike po qe se i plotesojne kushtet per aftesi profesionale. Nderprerja e kontrates se punes ne menyre kolektive behet edhe me rastin e falimentimit te punedhenesit. Ne keto raste nderprerja e maredhenies se punes behet sipas fuqise ligjore dhe pundedhenesi ne raste te tilla nuk ka obligim ndaj ounetoreve.
P-13. Nderprerja e maredhenies se punes Nderprerja e maredhenies se punes mund te behet me deshiren vetem te punetorit apo te punedhenesit (ne menyre te njeanshme ) apo duke u marre vesh me punedhenesin (ne menyre te dyanshme), si dhe mund te nderpritet pa deshiren e punetorit dhe punedhenesit. Me deshiren e punetorit, maredhenia e punes shkeputet po qe se vete punetori e nderpren punen, e shkeput kontraten apo fare nuk vjen ne pune, kur merret vesh me punedhenesin se po e nderpret kontraten. Kunder deshires dhe vullnetit te punetorit, punedhenesi mund ta shkeput kontraten per keto shkaqe: per shkak te mungesave nga puna; kalimit te afatit te kontrates; moskryerjes se detyrave dhe puneve me sukses; nese refuzon te punoj ne vend tjeter pune; ne rast te shpalljes teprice teknologjike, etj. Kontrata e punes nderpritet pa deshiren e asnjerit ne keto raste: ne rast te vdekjes se punetorit; ne rast se punetori behet invalid i kategorise se pare; ne rast se me vendim te plotefuqishem i ndalohet ushtrimi i profesionit; ne rast se vuan denim me burg mbi 6 muaj dhe per kete mungon nga puna; ne rast te falimentimit; etj.
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: E Drejta e Punes 9th October 2011, 14:52 | |
| P-14. Mbrojtja e te drejtave nga maredhenia e punes Ne maredheniet e krijuara ne mes te punetorit dhe punedhenesit, punetori si pale me e dobet ne ato maredhenie, punetori ballafaqohet me shkelje te shpeshta te te drejtave ne pune. Shkeljet me te shpeshta kane te bejne me: caktimin e pagave; transferimi prej nje vendi te punes ne tjetrin; detyrimi per te punuar pertej orarit te punes; largimin nga puna; te drejtat dhe sigurimet sociale, etj. Keshtu edhe lindin konfliktet midis punetorit dhe punedhenesit. Po qe se midis paleve nuk ka mirekuptim dhe vullnet te mire qe problemet ti zgjedhin ne menyre paqesore, atehere mbetet realizimi i te drejtave ne proceduren dhe afatet e parapara me ligj. Pra ne kete drejtim punetori ka te drejte qe te paraqes kudnershtim (ankese) mbrenda kolektivit ku punon. Kerkesa behet per realizimin e ndonje te drejte, ndersa kudnershtimi per mbrojtjen e ndonje te drejte. Mbrojtja e te drejtave mund te kerkohet edhe jashte organit ku punon, p.sh te inspektori i punes; gjykata apo ombduspersoni. Ne raste te caktuara me kontrate, mbrojtja e te drejtave mund te kerkohet edhe permes nje arbitrazhi. Ligji mbi maredheniet e punes dhe projektrregullorja parashohin gjoba te larta ne rastet e shkeljes se te drejtave te punetoreve.
P-15. Te drejtat dhe lirite sindikale Sidnikate jane organizatat shoqerore te pavarura, te krijuara ne baze te vullnetit te lire te punetoreve. Qellimi themelor i tyre eshte perfaesimi dhe mbrojtja e te drejtave dhe interesave te punetoreve, ne radhe te pare anetareve te sindikates. Sindikatat jane rezultat i industrializimit. Sindikatat organizohen ne baza dhe ne nivele te ndryshme si lokale, kombetare dhe nderkombetare. Jo vetem punetoret qe i kane sindikatat e tyre, por edhe punedhenesit organizohen ne shoqata te niveleve te caktuara. Perfaqesuesit sindikal kane nje rol te rendesishem por edhe pergjegjesi per mbrojtjen e te drejtave te punetoreve te tyre. Ata duhet te zhvillojne negociata me perfaqesuesit e punedhenesve dhe te qeverise derisa te arrihet marreveshja per kontrata kolektive. Kurr arrihet marreveshja, atehere duhet ta percjellin zbatimin e marreveshjes dhe te reagojne kur shkelet marreveshja apo kur ka shkelje te ligjit. Forma me e ashper e luftes sindikale eshte greva. Greva paralajmerohet, organizohet dhe mbahet sipas kushteve te caktuara me ligj dhe mund te filloj pasi qe te kene deshtuar te gjitha menyrat e tjera per arritjen e qellimit te punetoreve. Ne praktike, si kundermase e greves, eshte i njohur veprimi i punedhenesve i perjashtimit masiv te punetoreve nga puna (lock out), apo mbyllja e nje apo me shume fabrikave ose nderrmarjeve.
P-16. Pjesemarrja e punetoreve ne qeverisje Ceshtja e pjesemarrjes se punetoreve ne qeverisje eshte e rregulluar ne menyra te ndryshme ne vende te ndryshme. Aty ku punetoret kane arritur nje organizim te mire dhe kane krijuar sindikata te forta, punetoret kane arritur te sigurojne pjesemarrje ne qeverisjen e nderrmarjes dhe poashtu kane arritur qe te drejtat e tyre ti realizojne permes sindikates. Perfaqesuesit e zgjedhur te punetoreve marrin pjese ne organet qeverise (keshilla, komitete, borde). Ne kushtet e ekonomise me pronesi private apo te perzier roli i punetoreve ne qeverisjen e nderrmarjes eshte i paperfillshem. Ne Kosove ende eshte nje numer i konsiderueshem i nderrmarjeve shoqerore sado qe disa prej tyre nuk zhvillojne aktivitet ekonomik. Keto nderrmarje jane lene krejtesisht pas dore nga ana e UNMIKut, pervec disave qe jane komercializuar. Pjesemarrja e punetoreve ne qeverisjen e tyre eshte e domosdoshme. Derisa te mos privatizohen dhe trajtohen si shoqerore, fjala e punetoreve ne qeverisjen e tyre duhet te jete vendimtare.
P-17. Mbrojtja shendetesore Ne te drejten e punes i eshte kushtuar rendesi e vecante masave preventive te mbrojtjes shendetesore ne pune. Punedhenesi eshte i detyruar te nderrmare te gjitha masat preventive te mbrojtjes ne pune, per te parandaluar lendimet , aksidentet apo semundjet profesionale. Kjo nuk ndodh gjithmone nga motivet humane sa nga shkaku se e drejta e punes ua imponon nje gje te tille. Sa me teper te jete i demtuar shendeti i punetorit, aq me te medha do te jene pasojat per te dhe punedhenesin. Pasojat per punetorin mund te jene: degradimi i shendetit; zvogelimi ose humbja e aftesise punuese, shemtimi fizik dhe rrenimi i integritetit. Ne pasojat sociale hyjne pamundesia e mbajtjes se familjes ose ndihmes te te afermve te tjere, humbja e pozites shoqerore, e nganjehere pasoja mund te jete edhe fatale e qe konsiston ne humbjen e jetes. E drejta e punes i garanton disa forma te mbrojtjes shendetesore dhe materiale: sherim, rehabilitim, mjete ortopedike, kompensim te rroges, kompensim te shpenzimeve te sherimit, te mjeteve oropedike, te demit jomaterial (dhembjet fizike, shpirterore, frike).
P-18. Sigurimi pensional dhe invalidor Sigurimi pensional dhe invalidor si kategori ekonomike eshte objekt i rregullimit ne te drejten e punes. Kjo e drejte krijohet nga kontributi qe punetori ka dhene gjate punes se tij ne krijimin e mjeteve dhe te bazes materiale. Sigurimi pensional dhe invalidor fillon prej momentit te fillimit te punes. Te drejtat nga sigurimi pensional dhe invalidor jane: a) e drejta per pension te pleqerise; b) e drejta per tu caktuar ne nje vend tjeter pune per kategorine e caktuar te invaliditetit; c) e drejta per pension invalidor; d) e drejta per pension familjar; e) e drejta per kompensimin e demit trupor. Te drejten e pensionit te pleqerise e realizon punetori i cili ka mbushur 60 vjet moshe dhe ka 20 vjet stazh pensioni; ose 65 vjet moshe e 15 vjet stazh pensioni. Pensioni invalidor realizohet ne baze te sigurimit invalidor, kur i siguruari e ka humbur aftesine per pune, pra kur eshte paraqitur shkalla e pare e invaliditetit te kategorise se pare. Ne rast se invaliditeti eshte pasoje e lendimit ne pune apo se murjes profesionale, pensioni invalidor mund te realizohet pa marre parasysh stazhin pensional. Ne rast se invaliditeti nuk ka lidhje me punen, kerkohet stazh i sigurimit se paku 1/3 e moshes qe ka arritur i siguruari duke llogaritur pas moshes 20 vjece deri ne diten e paraqitjes se invaliditetit. Ne rast te vdekjes se pensionistit apo punetorit te siguruar, pensioni familjar i takon bashkeshortit-es, femijeve ose prinderve. Edhe per anetaret e familjes qe realizojne pension familjar nevojitet te plotesohen kushte te vecanta p.sh. e veja duhet ti kete mbushur 45 vjet moshe, apo nese ka mbetur me ndonje femije i cili ka te drejte ne pension familjar.
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: E Drejta e Punes | |
| |
| | | | E Drejta e Punes | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| Tema Fundit | » Universiteti “Ukshin Hoti” ka arritur memorandum bashkëpunimi me Universitetin Politecnica delle Marche në Ankona të Italisë3rd October 2015, 22:48 nga Administratori» Urimi i Rektorit Vataj për fillimin e vitit të ri akademik 2015/20163rd October 2015, 22:44 nga Administratori» Njoftim2nd October 2015, 16:04 nga Administratori» Njoftim2nd October 2015, 16:04 nga Administratori» Njoftim2nd October 2015, 16:03 nga Administratori» Rezultatet e Provimit Pranues Për Vitin e Parë të Studimeve, për Vitin Akademik 2015-20162nd October 2015, 16:02 nga Administratori» Makroekonomi10th August 2015, 19:46 nga Administratori» Regjistrimi per studentet e rinj27th July 2014, 23:20 nga Administratori» Rezultatet e provimit pranues - Korrik 201427th July 2014, 23:17 nga Administratori |
Statistikat | Forumi ka 878 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Kujta
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2271 artikuj v 642 temat
|
Kush është në linjë | 30 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 30 vizitorë Asnjë Rekord i përdoruesve në linjë ishte 45 më 1st November 2024, 16:55 |
MARKETING ~ Just in Time - Vending Machines | |
Sondazh | | Sa ore ne dite lexoni? | Me pak se nje ore | | 18% | [ 6 ] | 1 ore | | 33% | [ 11 ] | 2 ore | | 18% | [ 6 ] | 3 ore | | 6% | [ 2 ] | 4 ore | | 15% | [ 5 ] | Mbi 4 ore | | 9% | [ 3 ] |
| Totali i votave : 33 |
|
Top posting users this week | |
|