|
| E Drejta Civile | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: E Drejta Civile 9th October 2011, 14:28 | |
| 1. NOCIONI I SË DREJTËS CIVILE
E drejta civile zakonisht definohet si degë pozitive e së drejtës që përfshinë tërësinë e dispozitave juridike që rregullojnë marrëdhëniet shoqërore me karakter pasuror. Lidhur me të drejtën civile profesor Finzhgar shkruan se „ lëndë e së drejtës civile janë marrëdhëniet pasurore që lindin në lëmin e qarkullimit të mallrave dhe nën ndikimin e ligjit të vlerës, pastaj disa veti juridike personale të subjekteve juridike që marrin pjesë në marrëdhëniet pasurore të caktuara, si dhe të drejtat e personalitetit (të drejtat presonale jo pasurore) që mbrohen me metodën dhe mjetet e së drejtës civile“. „E drejta civile në kuptimin objektiv është degë e së drejtës private e cila si tërësi e rregullave juridike i rregullon ato marrëdhënie pasurore në të cilat njerëzit për objekt të marrëdhënies civile-juridike kanë sendet, prestimet ose pasurinë“.
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: E Drejta Civile 9th October 2011, 14:29 | |
| 1a. E dretja civile si disiplinë shkencore – studimi shkencor I të drejtës civile është më I vjetri midis disiplinave shkencore-juridike. Edhe në Romë shkenca juridike është identifikuar një kohë të gjatë me shkencën civile juridike. Në mesjetë në të vërtetë në kuadrin e së drejtës së kanoneve (kishtare), u paraqitën edhe pikpamje të reja mbi të drejtën penale. Megjithkëtë, theksi kryesor u vi mbi studimin shkencor të së drejtës civile. Vetëm më vonë u ndanë dhe u bënë të pavarura disiplinat shkencore në degët tjera të së drejtës. E në këtë kuadër hyn edhe e drejta civile si disiplinë shkencore e cila përfshinë studimet që I referohen marrdhënieve shoqërore me karakter pasurore.
2. EMËRTIMI I SË DREJTËS CIVILE Emërtimi i së drejtë civile në një mënyrë rrjedh prej fjalës latine ius civiles që rregullonte marrëdhëniet midis qytetarëve romakë. Emërtimi e drejta pasurore e ka burimin nga marrëdhëniet shoqërore me karakter pasuror, Andaj përkrahësit e këtij emërtimi theksojnë se, kjo degë e së drejtës duhet të quhet e drejtë pasurore, si emërtim më I drejtë me subjektin e marrëdhënies juridiko-civile. Emërtimi e drejta private, është mjaft I përhapur dhe është I lidhur drejtpërdrejtë me ndarjen e të drejtës në ius privatum dhe ius publicum që ishte karakterisitkë e së drejtës romake. Me të drejtë thuhet se juristët që merren me të drejtën civile quhen civilistë andaj edhe emërtimi I e drejtë civile është I drejtë.
3.OBJEKTI, METODA DHE SISTEMI I SË DREJTËS CIVILE 3a. Objekti I së drejtës civile E drejta civile studion marrëdhëniet juridiko-civile. Pra është tërësi normash juridike civile me të cilat rregullohen marrëdhëniet shoqërore me karakter pasuror. Në teori thueht se, objekti I së drejtës civile janë raportet shoqërore me karakter pasuror, si dhe raportet tjera shoqërore që fillimisht nuk kanë karakter pasurorm, por në instancë të fundit edhe atom und të shprehen në vlerë pasurore. E drejta civile është degë e së drejtës dhe si e tillë ajo rregullon marrëdhëniet shoqërore me karakter pasuror si dhe disa marrëdhënie shoqërore që fillimisht janë jo pasurore por në instancë të fundit shprehen is pasurore. E drejta civile edhe pse shpesh identifikohet me të drejtën private, ajo nuk është e njejtë. E drejta private është degë e së drejtës e cila rregullon edhe objektin e së drejtës civile por edhe objektin e disa degëve tjera të pavarura të së drejtës. E drejta civile është në lidhmëri të drejtë me ndarjen e përgjithëshme të së drejtës private dhe publike, pra ius publicum dhe ius privatum.
3b. Metodat e së drejtës civile Në teorinë juridike si metoda të së drejtës civile zakonisht numërohen katër metoda (parime), të cilat janë të përbashkëta për tërë objektin e të drejtës civile. Këto parime të së drejtës civile janë: Barabarësia e palëve dhe barabarësia e vullneteve të tyre në raportin juridiko-civil; iniciativa e lirë e palëve në lidhjen e punëve juridiko-civile; sanksioni pasror, dhe qarkullueshmëria e të drejtave subjective civile.
4. Parimi I barabarësisë së palëve dhe barabarësisë së vullneteve të tyre është parimi I parë që na bënë me dije se, palët në raportin juridiko-civil janë të barabarta dhe vullneti I tyre është I barabartë. Ky parim nënkupton se, në të drejtën civile midis palëve gjithmonë ekziston koordinimi I vullneteve të tyre, qka nuk është karakteristike për të drejtën administrative, ku kemi subordinimin e vullneteve të palëve.
5. Iniciativa e lirë e palëve – që disa e quajnë parimi I dispozivitetit nënkupton se, krijimi I marrëdhënies juridiko-civile lind në bazë të iniciativës së lirë të palëve, respektivisht me vullnetin e lirë të palëve. Autonomia e lirë e vullnetit që manifestohet përmes iniciativës së lirë të palëve, nënkupton, se palët me vullnetin e vetë krijojnë, ndryshojnë dhe I shuajnë të drejtat e veta subjective.
6. Sanksioni pasuror është parimi I tretë I të drejtës civile – nënkuton se në rastet kur nuk përmbushet raporti juridiko-civil në pajtim me vullnetet e palëve kontraktuese, atëher si masë paraqitet sanksioni pasuror, që dmth, goditet masa pasurore e debitorit, e jo siq është në rastet tjera, personaliteti. Në të drejtën penale, si dënim ishte privimi nga liria, në të drejtën familjare do të ishte shkurorëzimi, ndërsa në të drejtën civile do të ishte përbushja e obligimit të marrë nga masa pasurore e debitorit përmes rrugës gjyqësore.
7. Qarkullueshmëria (barjta) e të drejtave subjective civile – nënkuton parimin se të drejtat civile mund të barten nga një subject I së drejtës në subjektin tjetër. Pra të drejtat civile-subjektive janë të drejta që janë të qarkullueshme. Titullari I së drejtës mund të bart vetëm ato të drejta subjective civile të cilat I ka edhe vetë. Kjo ëhstë e njohur që nga e drejta romake, kur thuhetj: “nemo ad alium plus iuris transferre poest quam ipse possidat”, që dmth “ askush në tjetrin nuk mund të bartë më shumë të drejta nga ato të drejta të cilat vetë I disponon”, në qarkullimin ekonomik dhe juridik nga një titular në tjetër.
8. Sistemi I të drejtës civile Lidhur me sistemin e së drejtës civile ekzistojnë dy mënyra tradicionale: sistemi institucional dhe sistemi pandect Sipas sistemit institucional I cili prejardhjen e ka nga juristi I njohur romak Gaji, e drejta civile ngahet në tri pjesë: 1. Persona (personae) 2. Sende (res) dhe 3. Padi (actiones) Për dallim nga sistemi Institucional, ekziston edhe sistemi pandect, I cili është përvetësuar në të drejtën gjermane, por natyrisht edhe ky system prejardhjen e ka nga e drejta romake, sepse lidhet drejtpërdrejt me emrin e Justinianit. SIpas këti sistemi e drejta civile ndahet në katër pjesë: 1. Pjesa (e drejta) sendore 2. Pjesa (e drejta) e obligacioneve 3. Pjesa (e drejta) familjare dhe 4. Pjesa (e drejta) e trashëgimit. Sistemi i së drejtës civile nënkupton tërësinë e dispozitave dhe rregullave juridike që janë të përbashkëtëa për të gjitha degët e së drejtës civile. Ndryshe këtë pjesë e quajmë pjesa e përgjithëshme e së drejtës civile, ose hyrje në të drejtën civile.
9. Insitucionet themelore të së drejtës civile Në të drejtën civile ekzistojnë shumë institute juridike. Me institute juridik kuptojmë tërësinë e normave juridike që rregullojnë një lëmi të caktuar. Institucionet themelore në të drejtën civile konsiderohen: pronësia, që është karakteristikë për të drejtën sendore, kontrata, që është karakteristike për të drejtën e detyrimeve, testamenti (për të drjtën trashëgimore).
10. E DREJTA DHE EKONOMIA E drejta dhe ekonomia kanë ndikime reciproke. Qdo marrëdhënie shoqërore bëhet raport juridik kur ajo marrëdhënie rregullohet në mënyrë juridike dhe sanksionohet juridikisht. Pronësia si institute juridik titullarit sendit që është object I pronësisë I ofron edhe vlera ekonomike. Pronësia si e drejtë absolute dhe nocion juridiko-abstrakt paraqitet për qëllime ekonomike. Kur këto qëllime ekonomike normohen me norma të caktuara, atëher pronësia është pushtet frakti dhe juridik mbi sendin e caktuar, e ky pushtet titullarit I sjall vlera pasurore në mënyrë të drejpërdrejtë apo tërthorazi.
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: E Drejta Civile 9th October 2011, 14:29 | |
| 11. E drejta civile dhe kodifikimet më të rëndësishme në botë# E drejta civile si degë e veqantë e së drejtës që rregullonte një lëmi juridike shumë të gjerë, shprehte nevojën për një kodifikim të sja. SHtetet me një system juridik të zhvilluar kaluan nga rregullimi parcial I së drejtës civile më ligje të veqanta, në rregullim të tërësishëm përmës kodeve civile. Kodet më të rëndësishëme në botë numërohen: Kodi Civil Francez I vitit 1804, Kodi I Përgjithshëm I Austrisë I vitit 1811, Kodi Gjerman I vitit 1900, Kodi civil Zviceran I vitit1970, Kodi civil Sovjetik I vitit 1922 etj.
12. Kodi civil (Code Civile) është kodi më I rëndësishëm I të drejtës civil. Është nxjerrë në Francë. Është aprovuar në vitin 1804 dhe bëri rregullimin e marrëdhënieve juridiko_civile në një nivel shumë të lartë juridik. Kodi Civil mbështetjen e vet e ka në të drejtën romake dhe në të drejtën zakonore franceze. Kodi njihet me emrin Kodi I Napoleonit, për shkak të rolit që ai pati në nxjerrjen e tij.
13. Kodi Civil Austriak I vitit 1811 – është kodi më I rëndësishëm që u nxorr në fillim të shek XIX. Mbështetet në parimet e së drejtës romake dhe është shkruar më nje gjuhë të kuptueshme. Kodi Civil Austriak është zbatuar edhe në territoret e ish Jugosllavisë dhe lirisht mund të thuhet se dispozitat e tij si rregulla të së drejtës civile mund të zbatohen edhe sot. 14. Kodi civil Gjerman- Si kod më bashkohor I cili u nxorr në vitin 1900, përmban edhe shumë institucione juridike, të cilat nuk I njihete KOdi Civil Francez. Kodi Civil GJerman ka pësuar ndryshime dhe plotësime të shumëta. Pati ndikimin e vet në nxjerrjen e kodeve dhe legjislacioneve civile të shumë shteteve tjera.
15. Kodi civil Zvicerran – Edhe Zvicrra bëri kodifikimin e së drejtës civile. Ky kod është aprovuar në vitin 1907. Në Zvicërr, pjesa e të drejtës civile –detyrimet janë rregulluar me kod të veqante që nuk është karakterisitke për shtetet e tjera. Kodi Zvicerran pari ndikim në nxjerrjen e kodeve të shteteve tjera dhe lirisht mund të thuhet se Kodi Civil Turk I vitit 1926 është një kopje e Kodit Civil Zvicerran.
16. Kodi Civil I SHqipërisë – U nxorr në vitin 1929 kohë që I përket Mbretërisë së Ahmet Zogut, dhe është I inspiruar nga kodi Civil Francezm, Italian dhe ai zvicerran. Ky kod mundësoi të rregullohen marrëdhëniet juridike-civile në mënyrë më të hollësishëme. Mirëpo ndryshimet në sistemin juridik të shqipërisë krijuan një legjislacion tjetër të pavarur të Shqipërisë pas vitit 1945 për të dalur në nje system juridol të pas vitetce 1990 dhe të nxirret një kod I ri civil që konsiderohet modern. Kodi I ri Civil I Republikës së Shqipërisë është miratuar në vitin 1994 dhe hyri në fuqi me datën 29.07.1994.
17. E Drejta civile dhe e Drejta familjare Deri sa në të kaluarën e drejta familjare ishte pjesë e së drejtës civile tani këto janë të ndara ndërmjet tyre. E drejta civile ka si objekt raportet e mallrave. E drejta familjare ka objekt studimi një lëmi krejt tjetër të marrëdhënieve shoqërore, këto marrëdhënie janë jeta bashkëshortore dhe familja, të cilat ekzistojnë në qdo shoqëri njerëzore. Ndërsa e drejta civile ekziston në shoqërinë në të cilën ekziston një sistem i caktuar ekonomik, gjegjesishte në sistemin ku ekzistojnë raportet e mallrave, ndërsa e drejta familjare ekziston në qdo shoqëri, qka do te thotë se e drjeta familjare i paraprinë të drejtës civile p.sh E drejta civile në kohen e feudalizmit është e një vëllimi të ngushtuar p.sh në Bizant, ndërsa e drejta familjare në feudalizëm ëhstë degë shumë e rënësishëme. Përveq objektit që i dallon këto dy lëmi të së drejtës këto kanë dallime të tjera p.sh Në të drejtën familjare nuk ekziston sanksioni ekonomik (pasuror) por atje është sanksinoi tipik shkëputja e dhunëshme e lidhjes juridike (martesës) shkurorzimi, përvetësimi, të marrurit e pushtetit atëror.
18. E drejta civile dhe e drejta administrative Këto janë dy degë të vjetra të drejtësisë dhe gjithashtu krejtësisht të kundërta për nga objekti dhe metoda e rregullimit. Këto dy lëndë paraqesin dy lloje themelore të rregullimit juridik të marrëdhënieve shoqërore. Përmendim se të drejtën civile e karakterizon metoda e barazisë së palëve, koordinimi I vullnetit të tyre bashkë me sanksionin pasuror. Për të drejtën administrative është karakteristikë metoda e nënshtrimit të palëve-subordinacionit të tyrë bashkë me sanksionin personal pa marrë parasysh intenzitetin e këti sanksioni. E përbashkët të këto dy lëndë mund të konsiderohet ajo se edhe njëra edhe tjetra rregullojnë një lëmë të njejtë të jetës shoqërore, marrëdhëniet ekonomike, më konkretisht e drejta administarive rregullon një lloj të marrëdhënieve pasurore.
19. E drejta civile dhe e drejta e punës Dikur marrëdhëniet e punës i rregullonet e drejta civile. Sot e drejta e punës është degë e pavarur e së drejtës e cila është formuluar në fillim të shek XIX si rezultat i intervenimit më të madh të shtetit në rregullimin e marrëdhënieve të punës. Marrëdhëniet e punës dikur rregulloheshin nga e drejta civile sepse kjo i konvenonte klasës sunduese-kapitaliste, nga shkaku se i mundesonte të shfrytëzonte më lehtë klasën punonjëse – sepse nuk ekzistonte kurrfarë marrveshje në bazë të barazisë së palëve, sepse mjetet e prodhimit gjindeshin në duart e një personi dhe kjo mundësonte eksploatimin e punëtorit. Kshtu që, te ne marrëdhëniet e punës i rregullon e drejta e punës si degë e veqante e drejtësisë. 20. E drejta civile dhe e drejta tregtare E drejta tregtare paraqet një tërsi të pavarur që ka dalur-buruar nga e drejta civile. E drejta ekonomike në të kaluarën është quajtur e drejtë tregëtare. Në kushtet e sodit e drejta tregtare është lëndë që rregullon marrëdhëniet pasurore në mes personave juridik-shoqëror. E drejta ekonomike në ate pjesë me të cilën rregullohen marrëdhëniet kontraktuese, edhe përgjegjësia materiale në esence është e drejtë detyrimore. Për këtë konsiderohet se e drejta ekonomike kishte për të qenë pjesë e të drejtës civile.
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: E Drejta Civile 9th October 2011, 14:29 | |
| 21. E drejta civile dhe e drejta ndërkombëtare private E drejta ndërkombëtare private është degë e pavarur e drejtësisë e cila merret me zgjidhjen e kontesteve të lëmisë pasurore-juridike ku këto marrëdhënie përmbajnë elementin e huaj. E drejta ndërkombëtare private nuk jep dispozitat e veta të veqanta materialo-juridike për rregullimin e marrëdhënieve, por vendos (përcakton se cilat prej normave ekzistuese të së drejtës civile, të njërit apo shtetit tjetër do të zbatohen në rastin konkret, gjegjësisht në marrëdhënien e dhënë.
22. E drejta civile dhe e drejta e procedurës civile Lidhjet dhe kufijtë e së drejtës civile me degët tjera të drejtësisë – E drejta civile ka lidhje edhe me disa degë të drejtësisë, por për arsye të zhvillimit shoqëror, sidomos gjatë shekullit XX disa degë të së drejtës publike depërtuan në atë civile, duke ndryhsuar mjaft shumë disa institucione të saj, nga ana tjetër paraqitën degë të reja të drejtësisë.
22a. E drejta tregtare – në drejtësinë borgjeze ekziston e drejta tregtare si degë e veqantë e së drejtës civile. Ajo trajton marrëdhëniet civile – juridike në tregëti, pozitën juridike të tregtarëve, pastaj falimentimin dhe marrëdhëniet nga kambiali e çeku. Tek ne dhe në disa drejtësi të tjera, e drejta civile dhe tregtae janë dy degë të ndara të drejtësisë.
23. E drejta private ndërkombëtare – Mund të ndodh që një raport civil-juridik të ketë ndonjë elementë të huaj, kështu që të mos e rregulloj vetëm e drejta e një shteti por e drejta e dy apo më shumë shteteve p.sh nëse primusi blen ndonje send prej sekundusit, në ish Jugosllavi me kusht që të bëhet, edhe pagimi, edhe dorëzimi i sendeve.
24. Burimet e së drejtës civile Burimet e së drejtës civile ndahen në: 1. Burime materiale 2. Burime formale Burim material – është fuqia shoqërore që përcakton normat, gjegjësisht vullneti I klasës sunduese në secilin shtet. Para luftës e drejta civile si dhe drejtësisa përgjithësisht u shërbente klasës borgjeze. Drejtësia jonë e sotëshme e edhe e drejta civile është shprehje e vullnetit të të gjithë punuesve të ventit. Burimet Formale – ato forma në të cilat paraqiten normat I quajmë burime formale të së drejtës. Burimet formale të së drejtës janë: ligji, zakoni, praktika gjyqësore dhe shkenca juridike.
25. Ligji - Qëndrimi I Ligjit ndaj burimeve tjera të së drejtës civile- Në të drejtën civilevurime të drejtësisë nuk janë vetëm ligjet në kuptimin e vërtetë, dmth aktet normative që I nxjerr kuvendi si organ legjislativ. Tek ne ngjet shumë shpesh që jo vetëm dekretligjet, por edhe aktet tjera normative me fuqi më të ulët se ligji, të ashtuquajturat akte nënligjore, si urdhëresat, e madje edhe rregulloret, vendimet, udhëzimet e kryetarëve e të pleqsive të ndryshme, drejtorive etj, të përmbajnë dispozita materiale-juridike nga e drejta civile. Në teorinë sovjetike është konsideruar se ligji është burim I vetëm I drejtësisë e edhe I së drejtës civile. Ky qëndrim është mekanik dhe nuk I përgjigjet realitetit. Praktika jonë përgënjeshtropi pohimin se ligji është I vetmi burim I së drejtës civile. Praktika civile-juridike zhvillohet para gjyqeve. Këto janë ato organe shtetërore përmes të cilave bëhet zbatimi I normave civile-juridike. Shtohet pyetja a gjykojnë gjyqeet tona në bazë të dispozitave ligjore? Kësaj pyetje I përgjigjemi negativisht, para se gjithash për arsye vetëm një materie e vogël nga e drejta civile rregullon me ligj edhe akte të tjera nënligjore.
26. Retroaktiviteti I ligjeve civile – Në drejtësi ekziston parimi që ligjet të mos veprojnë në mënyrë retroaltive. Palët kur vihen në ndonjë raport juridike, kanë parasysh drejtësisnë positive, që në atë moment është në fuqi. Për këtë arsye është që ligji të mos veproj në mënyrë retroactive.Ekzistojnë situate kur ky parim nuk munt të zbatohet me konsekuencë. Kjo ndodhe më së shpeshti kur një punë juridike është përcaktuar gjatë kohës kur ligji I vjetër ka qen në fuqi, por prodhon veprime pët të ardhmen kur ligji më I ri hyn në fuqi.
26a. E drejta zakonore – në vendet moderne e drejta e shkruar (ligji) po e shtynë në plan të dytë të drejtën zakonore. Ekzistojnë disa vende siq është Anglia ku ligje në të drejtën civile nuk ka, dhe sipas mendimit të disave, mbretëron vetëm e drejta zakonore. Në kontinentin evropian në vendet borgjeze, e drejta zakonore zbatohet në mungesë të dispozitave ligjore.
27. Uzansat – Zakonet tregtare të tubuara dhe të sistematizuara në përmbledhje quhen uzansa. Në vendet borgjeze uzansat I publikojnë korporacionet e tregtarve dhe të industrialistëve. Pra ato janë të natyrës dispozitive dhe palët me vullnetin e vet mund ti ndryshojnë. Uzansat parashohin p.sh se si ndonjë prodhim dërgohet, paketohet, sa guxon të ketë mbeturina si dhe ku ruhet. Përveq këtyre uzansave të veqanta ekzistojnë edhe uzansat e përgjithëshme. Ato në një pjesë të madhe nuk janë zakone juridike, e as zakone juridike relevante, në tregti në tërësi, por këto janë rregulla juridike që I përmbajnë ligjet civile dhe tregtare.
28. Interpretimi I ligjeve – është problem I përgjithshëm I zbatimit të ligjeve pasiqë dihet që ligji është I shkruar, I shprehur me kuptim, I përcaktuar dhe ai nuk ndryshon kurse jeta ndryshon, paraqiten gjithmonë situate të reja të cilat ligjvënësi nuk ka mundësi ti parashoh.Kemi interpretimin zyrtar dhe atë gjyqësor. Interpretimin zyrtat të ligjeve e bëjnë organet përkatëse shtetërore me qëllim të zbatimit të tyre. Interpretimi zyrtar mund të jetë gjyqësor në qoftëse e bënë gjyqi me rastin e gjykimit, dhe legal kur e bënë organi që e ka aprovuar, apo organi I veqantë I autorizuar nga organi ligjdhënës. Interpreitmi gjyqesor – në doktinën e vjetër deri ka mesi I shek të kaluar ka ekzistuar botëkuptimi se gjyqtari me rastin e interpretimit të ligjit duhet të gjejë dëshiren e ligjdhënësit. Ky botëpuptim ka qëne pasje e mësimeve të shkollës së të drejtës natyrore. Përkundër këti botkuptimi se në interpretimin e ligjeve nuk është e rëndësishëme të dihet qka deshi ligjedhënësi kur nxorri ndonjë dispozitë por qfarë dispozitet do të nxirrtë sikur të jetonte kohen kur shqyrohet kontsti konkret. Teknika e interpretimit të ligjeve - interpretimi i ligjeve mund të jetë gramatikor, logjik, sistematik dhe historik.
29. Analogjia – Analogjia paraqet mënyrën kryesore të interpretimit me anën e të cilës plotësohen zbraztësirat juridike. Në qoftë se në të drejtën civile nuk ka dispozitë ose rregull ekskluzive, kontesti zgjidhet përmes analogjisë. Pra analogjia është zbatim I ligjit në ato raste që ligji nuk I parasheh, por të cilat janë të ngjashme me rastet që ligji I parasheh. Nëse rasti është paraparë në ndonjë dispozitë tjetër, atëher kemi analogjinë ligjore. Në qoftëse rasti nuk është paraparë në ndonjë dispozitë por duhet të nxirret nga parimet më të përgjithëshme të sistemit civil-juridik, atëher kemi analogjinë juridike
30. Praktika gjyqësore – Është e qarte se roli I gjyqtarit në interpretimin e ligjit nuk ëhstë vetëm pasiv por edhe aktiv krijues. Pastaj dihet se intepretimin që e bën gjyqtari duke e kryer detyrën e tij nuk është qëllim për vetëveten por për arsye të zbatimit të së drejtës. Ky zbatim I së drejtës quhet praktikë gjyqësore. Në qoftë se praktika gjyqsore do të nxirret si burim I së drejtës, vendimet e gjyqëtarit në disa raste do të vlenin si rregull e përgjithëshme edhe për rastet e tjera e jo vetëm për rastin konkret.
30a. Shkenca juridike – As autorët borgjezë nuk e konsiderojnë shkencën juridike si burim të drejtpërdretë, por vetëm si burim indirect të drejtësisë. Edhe tek ne shkencën juridike mund ta marrim si burim indirect të drejtësisë. Duke kritikuar të drejtën ekzistuese dhe duke propozuar shkencën juridike, kjo ndikon shumë edhe në krijimin e së drejtës së shkruar.
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: E Drejta Civile 9th October 2011, 14:30 | |
| 31. RAPORTI CIVIL – JURIDIK
- E drejta në kuptimin objektiv dhe subjektiv Siq dimë e drejta është tubim i normave juridike që rregullojnë marrëdhënie të caktuara shoqërore. E drejta objektive – të gjitha normat të cilat rregullojnë një raport të caktuar shoqëror i quajmë institut juridikp.sh kemi institutin juridik të pronësisë që përfshinë të gjitha normat që kanë të bëjnë me pronësine. Kemi institutin e përfaqësisë, testametit, kontratës etj. E drejta subjektive – Ato të drejta që individi ose grupi i individëve dmth subjektet e së drejtës, e nxjerrin prej normës prej të drejtës obligative, e quajmë të drejtë subjektive. P.sh fëmiju ose prindi ëshë i paaftë për punë, kërkon mbajtjen e tij, ai ka të drejtë subjektive që të nxjerr nga dispozita që e rregullojnë detyrimin për mbajtjen e së drejtës obligative. 31a. Fuqia juridike – ekziston atëher kur nuk ekziston e drejta të cilës i përgjigjet ndonjë detyrim, por ekziston mundësia e një personi që me deklarimin e vullnetit të tij ndikon në krijimin, ndërrimin e ndonjë të drejtë subjektive, p.sh kur dikush është trashëgimtar e deklarohet se nuk e pranon trashëgimin. 31b. Gjendja juridike – Gjendjea juridike ekziston atëher kur ekzistojnë disa elemente, rrethana juridikisht relevante, të cilat në të ardhmen shëndërrohen në të drejtën subjektive p.sh prindërit janë në gjendje të veqantë juridike ndaj fëmijës që duhet ti mbajë, nëse nuk mund të mbahen vetë. 31c. Pozita juridike ose statusi – është grumbull i rrethanave lidhur me një person që ndikon në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tij subjective.
32. E drejta subjektive e shikuar si raport juridik – Eshte e ditur se e drejta subjektive është gjithmonë raport midis shumë personave, raport shoqëror, raport midis njerzëve e jo raport midis njerzëve dhe sendeve. Nëse këtë raport e shikojmë, jo vetëm nga pikpamja e bartësit të kësaj të drejte subjektive, por edhe nga pikpamja e bartësit të obligimeve, atëher do të kemi raportin juridik në të drejtën civile p.sh pronësia është e drejtë subjektive nëse shikohet nga pikpamja e titullarit të asaj të drejte.Raporti juridik mund të jetë i ndryshëm për nga lloji, mënyra e krijimit sipas veprimit, për kah koha që zgjatë etj. Sa i përket raportit juridik ato janë: a) Personat që janë bartës të të drejtës dhe obligimeve dhe b) vetë këto të drejta dhe obligime.
33. Subjektet e së drejtës Subjekti i së drejtës është bartësi i të drejtave dhe detyrimeve. Subjekte të së drejtës mund të jenë presonat e ndryshëm fizik ose kolektivitet, grupet bashkësitë e personave fizik të shikuar si tërësi. Aftësia e personave fizik ose juridik që të jenë bartës të së drejtave dhe detyrimeve quhet aftësi juridike. Me fjalë të tjera aftësia juridike don të thotë të jesh subject në të drejtën, kjo është mundësi që të kesh të drejta dhe detyrime. Aftësia për të vepruar është aftësi që me deklarimin e vullnetit të vet të fitoj të drejta dhe detyrime dhe përgjithësisht të ndërrmarrin veprime juridike.
33a. Aftësia juridike dhe e veprimit – Aftësia e presonave fizik dhe juridik, që të jenë bartës të së drejtës dhe detyrimeve quhet aftësi juridike. Ndërkaq aftësia për të vepruar është aftësi që me deklarimin e vet të vullnetit të fitojnë të drejta e detyrime dhe përgjithësisht të ndërrmarin veprime juridike. Secili subjekt me vetë atë që është subjekt, ka aftësi juridike, por nuk është e thënë se ai duhet të ketë patjetër edhe aftësi për të vepruar. Kështu p.sh fëmiu i posalindur është juridikisht i aftë. Ai p.sh menjëher mund të trashëgojë, të marrë si dhuratë ndonjë send dhe me këtë të fitoj të drejtën subjective, në rastin konkret të drejtën e pronësisë.Por ai akoma nuk është I vetëdijshëm, nuk mund të fitoj të drejtën subjective me veprimin e vet, por me veprimin e ndonjë personi tjetër-të përfaqsuesit (prindit, kujdestarit) etj.
34. Personat fizik Kuptimi – Sipas të drejtës sonë të sotëshme të gjithë personat fizik posa lindin behen subjekt të së drejtës. Shikuar historikisht, personat fizik nuk janë konsideruar subjekt i së drejtës p.sh në të drejtën romake skllavët nuk kanë qenë subjekt i së drejtës por objek i së drejtës ( res –send) Veprimi i personit fizik – Që personi fizik të jetë juridikisht i aftë, nevoitet të lind i gjallë, gjegjësisht të jep shenja jete. Ndërkaq fëmiu i lindur parakohe, që sipas rregullave mjeksore gjyësore nuk mund te jetoj, megjithëse me rastin e lindjes jep shenja jete, nuk duhet të konsiderohet në drejtësi. Që personi fizik të fitoj aftësinë juridike, nevoitet të ketë formën e njeriut dmth të mos ketë lindur si i ashtuquajtur monstrum. Pushimi i aftësisë juridike – Aftësia juridike vazhdon deri sa personi fizik të jetë i gjallë dhe ndërprehet me vdekjen e tij ose shpalljen i vdekur.
35. Aftësia për të vepruar e personave fizik –Sipas të drejtës sonë personat fizik veprojnë sipas rregullit madhorë kur mbushin 18 vjet, apo kur fëmiju para mbushjes së moshës madhore martohet. Personat deri në moshën 18 quhen të mitur dhe të paaftë për të vepruar. Por paaftësia e tyre për të vepruar nuk është e njejtë. Personat që janë në moshën 14 vjeqare apo të miturit e rinjë janë krejtësisht të paaftë për të vepruar, kurse personat prej moshës 14 vjeq gjer në moshën 18 vjet ose të miturit më të vjetër janë të aftë per të vepruar në mënyrë të kufizuar.
36. Atributet e personit fizik – Personat fizik kanë disa atribute që shërbejnë për identifikimin, shënimin, caktimin juridik të atyre personave. Këto atribute janë nganjëher disa të drejta subjektive të lidhura për personin fizik p.sh emri, nganjëher gjendja juridike por në qdo rast janë të lidhura sidomos për subjektivitetin juridik të personave fizik. Si atribute të personit fizik janë: emri, vendbanimi, vendëqëndrimi, shtetësia, librat e gjendjes civile.
37. Personat juridik – Krijesat e tilla të cilave iu është njohur cilësia e subjektit juridik quhen persona juridik. P.sh kur blejmë ndonjë sent prej primusit midis nesh krijohet raporti juridik. Secili prej net ë dyve në këtë raprort ka të drejta dhe detyrime. Në jetën tonë të përditëshme takojmë shumë shpesh persona juridik. Nëse në mëngjes blejmë gazetën, vihemi në raport juridik me përfaqësuesin e ndërmarrjes për shpërndarjen e shtypit që gjithashtu është person juridik, vozitemi me trenin që I përket ndërrmarjes elektike komunikative etj. Person juridik është vetëm ai kolektiv njerëzish të cilët kanë një farë pasurie dhe masë pasurore dmth tubim të vlerave ekonomike me qëllim të kryerjes së ndonjë veprimtarie ekonomike. Në të drejtën borgjeze ekzistojnë dy lloje themelore të personave juridik: shoqatat dhe institucionet. 37a. Shoqatat – Ekzistojnë atëher kur kemi shumë persona dhe bashkohen me qëllim të arritjes së ndonjë qëllimi ekonomik, kulturor, sportive. Bashkimi I këtillë I individëve paraqet atëher një organizim të veqantë që në të drejtën civile njihet si tërësi një subject unik. Shoqata ka anëtarët e vet, qëndrimin e tyre ngaj shoqatës si tërësi si dhe marrëdhëniet reciproke midis shoqatës si tërësi si dhe marrëdhëniet reciproke midis shoqatës I caktojnë rregullat themelore ose statusi I shoqatës.
37b. Institucioni - Tek institucioni ekziston një masë e caktuar pronësore dmth tubim I vlerave ekonomike, që ka qëllim të caktuar. Ajo gjithashtu I është kushtuar arritjes së qëllimeve dhe interesave të disa njerëzve por ata njerëz të cilët plotësojnë disa qëllime, interesa të veta nëpërmjet kësaj mas nuk janë organizativisht aq të fuqishëm sa shoqata. Kjo masë pasurore shfrytëzohet në bazë të aktit të caktuar mbi themelimin.
37c. Krijimi I personit juridik – që personi juridik të ekzistoj e drejta positive duhet të njohë këto marrëdhënie shoqërore: uniteti organizativ dhe masën pasurore që përbëjnë personin juridik. Kjo njohje nga ana e së drejtës positive është e mundëshme në dy mënyra: nëpërmjet të paraqitjes dhe nëpërmjet lejes. Sistemi I paraqitjes ekziston atëher kur për njohjen e personit juridik nga ana e së drejtës positive nevoitet që ai person juridik ti paraqitet pushtetit përkatës administrative. Organet e pushtetit kanë për detyrë të marrin në dijeni ekzistimin e personit juridik, përveq atëher kur qëllimet e tij janë antiligjore ose përgjithësisht të pa lejueshme.
37 q. Mbarimi I personit juridik – Paraqitet atëher kur zhduken ato elemente që janë të domosdoshëme për ekzistimin e tij. Dmth në qoftë se zhduket uniteti organizativ, në qoftë se zhduket edhe pasuria e personit juridik si dhe në qoftë se veprimtaria e personit juridik nuk kryhet sipas rregullave të paraqitura ose të lejuara, prandaj ai bëhet anti juridik gjegjësisht organ administrative që ka dhënë lejen atëher heq atë leje dhe ndalon punën e personit juridik.
37d. Shoqatat si persona juridik – Te shoqata janë esenciale antarësia dhe qëllimet e caktuara në rregullat themelore që ajo antarësi me ndihmën e masës pasurore të shoqatës dëshiron të realizoj. Organ karakteristik I shoqatës është kuvendi I anëtarëve si organ më I lartë. Ai mbahet të paktën një her në vit dhe jep synimet e përgjithëshme për punën e tyre. Në qoftë se shoqata është e madhe për kuvend zgjedhen delegatët të cilët përfaqësojnë anëtarët. Kuvendi sipas rregullit zgjedh një organ operativ I cili udhëheq punën e përditëshme të shoqatës, zakonisht është kolektive dhe qyhet këshill drejtues ose ekzekutiv dhe një organ mbikqyrës. Kuvendi mund të zgjedh edhe organin individual – kryetarin, e kryetari mund të zgjedh edhe vetë këshilli drejtues prej anëtarëve të vet. Gjithmonë duhet të caktohet ndonjë person, zakonisht kryetari apo më shumë persona të caktuar, të cilët përfaqësojnë shoqatën në pikëpamje civile juridike sipas vetë statusit dhe në emër të shoqatës kryejnë veprime dhe punë juridike.
38. Fondacionet si persona juridik – Në drejtësinë tonë të paraluftës fondacionet kanë qenë formë e rëndësishëme e personit juridik. Ato janë në të vërtetë institucione private. Për themelimin e fondacionit janë nevojitur: deklarata e vunllnetit mbi themelimin e fondacionit dhe leja e organeve kompetente. Në drejtësinë e sotme, gjithashtu mund të ekzistojnë fondacionet, Për themelimin e fondacionit nevojiten po ato kushte të paraluftës, deklarimi I vullnetit dhe leja. Ato janë krijuar që dikush ta lë me testamentin e vet ndonjë masë pasurore për arritjen e ndonjë qëllimi të lejuar.
39. Objektet e së drejtës civile Objekt janë krejt ajo në qka është e drejtuar ndonjë e drejtë subjective, në qka ose llidhur me të cilën gjë realizohet ajo.
40. LLojet e objektit të së drejtës civile- Objekt I së drejtës civile mund të jetë vetëm ajo që në mënyrë indirekte ose direkte mund të kufizohet në vlerat ekonomike, gjegjësisht në të holla. Kjo I përgjigjet esencës së të drejtës civile, sidomos sanksionit të saj ekonomik. Këto objekte janë:sendet, vlerat e njerzëve, vlerat personale dhe produktet e frymës së njeriut
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: E Drejta Civile 9th October 2011, 14:30 | |
| 41. Sendet - janë object më I rëndësishëm I së drejtës civile. Sendet janë pjesë materiale të natyrës mirëpo që një pjesë materiale e natyrës të jetë send në kuptimin juridik –teknik të së drejtës civile nevoiten dy kushte: kushti fizzik dhe kushti shoqëror. Kushti fizik qëndron në atë që ajo pjesë e natyrës të jetë faktikisht apo në mënyrë vizuele në pushtetin tonë fizik, për këtë arsye hapësira e lirë ajrore, ujërat në oqeane planetet, meteorët nuk janë sende. Por ajri I komprimuar për përdorim teknik gjithashtu është send, ai gjendet në pushtetin tonë fizik. Kushti shoqëror – DO të thotë se pjesa e natyrës që konsiderohet si send në drejtësi duhet të jetë njëkohësisht mall nga pikpamja ekonomike. Atom und të jenë object të degëve tjera të drejtësisë p.sh të së drejtës administrative, por për nga pikpamja e të drejtës civile janë jashtë qarkullimit, p.sh varrezat nuk janë sende në të drejtën civile dhe nuk mund të jenë object I qarkullimit civil-juridik ejt.
- Ndarja e sendeve - është në të patundëshme dhe të tundëshme. I patundëshëm është ai send që nuk mund të transferohet prej një vendi në vend tjetër. E patundëshme është toka dhe krejt ajo që është e ndërtuar në tokë. Sendet tjera janë të tundëshme. Sendet e hargjueshme janë ato sende qëllimi I të cilave është që me një përdorim të shpenzohen ose tjetërsohen. Këto janë p.sh lëndët e para, ushqimi, të hollatetj. Për nga lloji, sendet mund të jenë të caktuara ose gjenerike, janë ato sende që caktohen dhe shënohen sipas llojit, numrit dhe sasisë p,sh drithi i gjinisë, dhe lloji përkatës.
42. Sendet e patrup – Disa autorë konsiderojnë edhe sende patrup. Ndarjen e sendeve pa trup e gjemë për herë të parë në të drejtën romake. Gaji me sende patrup nënkupton: të dejtën e trashëgimit, të gëzuarit e fryteve madje edhe të drejtën e obligacionit. Për arsye praktike nuk është e nevojshme të konsiderojmë të drejtën si sen të patrup.
43. Veprimet e njerzëve – Janë gjithashtu për kah struktura e vet ekonomike mallra, por ato drejtësia prapë se prapë nuk i konsideron sende. Nuk është qdo veprim njerëzor lëndë e së drejtës civile, por vetëm ai që ndonjë mënyrë shprehet në mënyrë monetare, të kufizohet me të holla p.sh puna në organizimin e piknikut vullnetar nuk është lëndë e së drejtës civile, pastaj nëse dikush këndon në piknik atëher as ky nuk është objekt i së drejtës civile. Edhe mosveprimi i ndonjë personi domethënë rezervimi nga ndonjë veprimtari që përndryshe është lejuar, në qoftë se ky rezervim ka ndonjë interes ekonomik për palën tjetër mund të jetë lëndë e së drejtës civile.
43a. Vlerat personale – nderi, shëndeti, dija, liria personale, integriteti fizik, shpirtëror dhe moral, sekreti personal, liria e vetëdijes etj, janë vlerat më të mëdha në jetë. Vlerat ekonomike janë bazë e tyre e domosdoshme, kusht i domosdoshëm për ekzistimin e tyre por vetëm kusht. Vlerat personale janë të lidhura me personalitetin fizik dhe janë pjesë integrale e këtij personaliteti. Por edhe personat juridik mund të kenë disa vlera personale p.sh firma e ndërrmajes, zëri i mirë i personit juridik etj.
43b. Produktet e shpirtit njerëzor – është krejt ajo që krijon apo përmes së cilës shprehet shpirti njerëzor, mendja, jeta emocionale e njeriut. Këto janë të arriturat ose realizimet shkencore apo artistike në prodhimtarinë materiale. Produktet e shpirtit njerëzor duhet ti dallojmë prej vlerave personale, sepse ato nuk paraqiten në vetë jetën e brendëshme shpirtërore të njeriut por objektivizohen.
KRIJIMI DHE MBARIMI I RAPORTEVE JURIDIKE
44. Faktet juridike – Vetë dispozita vetë norma nuk është e mjaftueshme për krijimin e raportit juridik. Qdo raport jetësor dhe shoqëror përbëhet nga disa rrethana, fakte që janë reciprokisht të lidhura. Faktet juridike ndahen në ngjarje dhe veprime.
44b. Ngjarjet si fakte juridike mund të jenë të ndryshëme p.sh lindja, vdekja, kalimi i kohës së fatkeqsisë elementare, sëmundja psikike et. Rrufeja e mbyt kalin me vetë këtë mbaron e drejta e pronësisë mbi kalin. Në këtë pikpamje rrufeja është fakt juridik 44c. Veprimet e njerzëve si fakte juridike- si fakte juridike janë shumë më të rëndësishme, ato ndahen në veprime të lejuara dhe të palejuara. Veprimet e palejuara quhen Delikte dhe ato krijojnë obligimin që të kompenzohet dënimi që dikush e ka shkaktuar. Veprimet e lejuara i ndajmë në pajtim me drejtësinë dhe veprimet të vullnetit. Veprim në pajtim me drejtësinë është ai veprim njerëzor që nuk është I ndaluar por për kah drejtësia është I lejuar, por nuk është ndërrmarë me qëllim që të krijohet, ndërrohet ndonjë e drejtë. Veprime të vullnetit janë ato që ndërrmirren pikërisht me qëllim që të prodhohet ndonjë efekt objektiv juridik I lejuar nga drejtësia. Veprimet e vullnetit janë në të vërtetë deklarim I vullnetit. Deklarimi I vullnetit me qëllim të krijimit, ndërrimit ose mbarimit të raportit juridik është fakti më I rëndësishëm dhe më I shpeshtë.
46. Tubi I fakteve – Është I rrallë rasti që vetëm një fakt juridik të shkaktoj krijimin, mbarimin, ose ndërrimin e ndonjë të drejtë objective gjegjësisht të raportit juridik, megjithse ka edhe raste të tilla, për shembull gjetja e sendeve. Zakonisht kërkohen më shumë fakte. Të gjitha faktet që duhet të mblidhen për krijimin, mbarimin ose ndërrimin e ndonjë të drejtë përbëjnë tubin e fakteve.
47. Supozimet dhe fiksionet – Supozimet janë mjet shumë I dobishëm I teknikës juridike, sidomos asaj procese-juridike p.sh mirëbesimi I posedimit supozohet dmth nga fakti se dikush është posedues nxirret fakti se ai është posedues me mirëbesim gjersa të argumentohet e kundërta. Te fiksionet për dallim nga supozimet merret se ekziston një fakt që në të vërtetë nuk ekziston, kjo bëhet për arsye që të lehtësohet teknika juridike p.sh ekziston fiksioni se fëmiu I filluar është I lindur nëse është fjala për interesat e ti
48. Klasifikimi I të drejtave absolute dhe relative
49. Të drejtat absolute – Janë ato të drejta të cilat 1) të drejtës së personit të autorizuar I përgjigjet obligimi I të gjithë personave të tjerë, 2) Numri I këtyre personave nuk është I caktuar, 3) obligimi I tyre është negative dmth qëndron në atë që personin e autorizuar të mos e pengoj në ushtrimin e autorizimeve të tij, 4) ky raport I titullarit ndaj të gjithë personavetë tjerë nuk është konkretizuar. janë reale dhe personale
49a. Të drejtat reale – janë ato të drejta absolute që si object të vetin të drejtëpërdrejtë kanë sendet. Nga pronësia private janë nxjerrë edhe dy të drejta reale, servituti dhe pengu. Kjo e drejtë ka të bëje me ato objekte të pronësisë shoqërore
49b. Të drejtat personale – përfshijnë1) të drejtat personale që kanë të bëjnë me statutin civil – juridik të një personi. Këto janë të drejta personale nga marrëdhëniet familjare si dhe statuset personale, legjitimiteti, mosha madhore, aftësia juridike dhe e punës etj. 2) të drejtën e personalitetit ose të drejtën në kuptim më të ngushtë. Këto janë të drejta object I të cilave është prona personale. 3) të drejtën personale object I së ciës është produkti I shpirtit dhe mendje së njeriut. Këtë grup të drejtave I quajmë edhe të drejt të autorit.
49c. Të drejtat e personalitetit – ose të drejtat në kuptim të ngushtë janë të drejta, object I të cilave është prona personale. Të drejtat e personalitetit janë: vlera morale dhe ideore. Të marrim shembull integritetin fizik. Nëse dikujt I shkaktohet lëndim fizik, I lënduari sigurisht ka pësuar dëm moral, sepse I është cenuar një vlerë morale. Por nga ky lëndim shkaktohet edhe një dëm pasurie, sepse nuk ka mundur të punojë një kohë të caktuar ose është pakësuar aftësia për punë.
49d. E drejta e autorit – Përfshinë të gjitha produktet e shpirtit që quhen edhe vepër e autorit. Këtu hyjnë: librat, broshurat, artikujt dhe shkrimet e tjera të muzikës, dramës etj. Të drejtën e autorit e përbëjnë ato të drejta objekti i të cilave nuk është ndonjë vlerë personale por ndonjë produkt i mendimit, mendjes, frymës së njeriut. Këto të drejta kanë të bejnë me ndonjë punë shkencore, vepër letrare, pikturë skulpturë etj.
49e. E drejta e shpikjes – mund të bëjë me shpikjen dhe me përparimin teknik. Shpika është zgjidhje e re e problemit teknik, që mund të zbatohet në veprimtari industriale apo në ndonjë veprimtari tjetër ekonomike. Përparimi teknik ësht zgjidhje teknike e arritur me përdorimin racional të mjeteve të njohura teknike dhe veprimeve teknologjike.
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: E Drejta Civile 9th October 2011, 14:31 | |
| 52. Të drejtat relative (obligative) – Sistemi i të drejtave relative apo e drejta obligative si degë e së drejtës civile përbën degën më të gjerë dhe teknikisht më së shumti të përpunuar të së drejtës civile pasurore. Kjo e drejtë quhet edhe e drejtë e obligacionit sepse qdo e drejtë relative i përgjigjet një obligimi përkatës. Në të drejtën e obligacionit ekzistojnë dy palë: pala e autorizuar që quhet kreditor dhe pala e obliguar që quhet debitor. Obligimi i debitorit shikuar nga ana e kreditorit quhet kërkesë. Pra obligimi dhe borgji janë kuptime korelative – ajo që për debitorin është obligim, për kreditorin është borgj.
52a. Personat në raportin e obligacionit - Në obligacion ekzistojnë dy palë: pala e debitorit dhe kreditorit. Zakonisht në anën e debitorit dhe kreditorit gjendet nga një person – debitori dhe kreditori. Ndërkaq në secilën anë mund të ketë më shumë persona p.sh më shumë debitorë dhe më shumë kreditorë p.sh bashkëshortët blejnë një tokë. Këtu blerësit – bashkëshortët janë kreditorë duke pasur parasysh tokën e blerë, kurse shitësi është debitor. Në qoftëse në raportin e obligacionit ka më shumë persona obligimi mund të jetë i ndarë ose solidarë. Është I ndarë kur secili prej debitorëve ka borgj në pjesë të caktuar të borgjit ose kur kreditorët kërkojnë pjesë të caktuar të borgjit. Obligimi është solidarë atëher kur secili prej debitorëve ka borgjin në tërësi, kreditori mund të kerkoj realizimin në tërësi nga cili do qoftë prej kreditorëve p.sh fëmija mund të kërkoj shumën e mbajtjes ose prej babait ose prej nënës.
52b. Llojet e obligacioneve – Obligacioni I thjeshtë është kur raporti I obligacionit përbëhet prej një obligacioni p.sh bartja e ndonjë sendi, të kënduarit në ndonjë koncert, marrja me qesim e ndonjë toke tj. Obligacioni I ndërlikuar – është kur përpëhet prej më shumë obligacioneve p.sh kur ndërrmarja hoteliere obligohet që mysafirit ti ofroj pansion të plotë. Në obligacionin e ndërlikuar një obligim mund të jetë kryesorë e ky është ai me të cilin arrihet qëllimi kryesorë I raportit të obligacionit, kurse të tjerët janë të dorës së dytë. 52c. Burimet e oblgacioneve – kemi lloje të ndryshme të obligacioneve kështu p.sh në qoftëse një vlerë pasurore pa bazë dhe pa arsyetim ligjor kalon prej pasurisë së një personi në pasurinë e një tjetri, themi se ai person është pa bazë. Personi që është pasuruar pa bazë, duhet ti kthejë sendin personit të parë. Këto grupe të obligacioneve quhen obligacione nga pasurimi I pabazë.
53. Pasuria – është tubim i të drejtave që i përkasin një personi. Ndërkaq këtu nuk hyjnë të gjitha të drejtat, por vetëm të drejtat civile subjective. Të drejtat personale jo civile nuk hyjnë në pasuri. Të gjitha sendet që përbëjnë lëndën e pasurisë si tërësi, quhen masë pasurore. Masa e pasurisë përbëhet prej sendeve përkatëse, por ajo në tërësi mund të përqendrohet dhe shprehet në një send të veqantë, në para. Pasuria ndahet ne aktivë dhe pasivë. Masa pasurore si e tillë ajo rritet ose zvogëlohet mirëpo kualitivishtë nuk ndryshon asgjë në identitetin e pasurisë, ajo i takon dhe është lidhur për bartësin e saj.
54. Aktiva dhe pasiva – Pasuria ndahet në aktivë dhe pasivë. Aktivën e përbëjnë të drejtat, pasivën obligimet. Por në aktivë hyjnë edhe të drejtat reale dhe absolute, derisa në pasivë hyjnë vetëm obligimet nga të drejtat e obligacionit.
54a. Subjekti dhe pasuria – Kuptimi I pasurisë është I lidhur ngushtë me kuptimin e personit në të drejtën civile. Personin në qarkullimin civil – juridik nuk mund ta marrin me mend pa pasuri ashtu siq ai pasurinë nuk mund ta merr me mednt pa pasën e pasurisë. Tërë qarkullimi juridik midis personave në drejtësi bëhet nëpërmjet të kategorisë së drejtësisë, sanksioni I të gjitha të drejtave civile realizohet në masën e pasurisë.
55. Pasuria dhe të trashëguarit – Me vdekjen, personi ndahet nga pasuria. Por pasi pasuria nuk mund të ekzistoj pa persona, atëherë në vend të personit të vdekur paraqitet trashëgimtari. Në trashëgimtarin kalojnë të gjitha të drejtat që e përbëjnë pasurinë reale dhe obligative, si dhe obligimet nga të drejtat e obligacioneve.
56. Konfiskimi – Është e ditur se pasuria nuk mund të ekzistoj pa subject dhe se subjekti ndahet nga pasuria vetëm me vdekje. Mirëpo në drejtësinë tonë ka raste kur prej personave pasria ndahet para vdekjes së tyre. Ky është rast I konfiskimit. Konfiskimi nuk është identik me trashëgimine.
57. Nacionalizimi – Është I ngashëm me konfiskimin, me atë diferencë që këtu merret pasuria. Në rastin e procedurës, ka disa ngjashmëri me konfiskimin për atë që edhe këtu likuidohen në mënyrë të ngjashme borgjet dhe obligimet që shteti I merr mbi vete.
58.Bankrotimi – Sipas terminologjisë së zakonëshme është pasojë e insolvencës së debitorit, dmth paraqitet atëher kur ndonjë person nuk është në gjendje të paguaj borgjet e veta pra të realizoj obligimet e veta. Por esenca e bankrotimit qëndron pikërisht në qrregullimin e ekujlibrit në mospajtimin midis pasurisë dhe masës së pasurisë. Kur masa e pasurisë së një personi beht shumë e vogël që në të mund të realizohet sanksioni pronësorë për obligimet e nodnjë personi, paraqitet insolvenca e atij personi.
59. Qarkullimi juridik – Është bartje e të drejtës prej një subjekti në tjetërin, prej në bartësi – titullari në tjetërin. Kjo dukuri ekziston vetëm në të drejtën civile. Qarkullimi juridik nuk është asgje tjetër veqse superstrukturë e qarkullimit të mallrave. Qarkullimi juridik nuk është dukuri identike me qarkullimin ekonomik. P.sh nëse vjedhësi, gjetësi ose jopronari shet orën e vjedhur apo të gjetur, kemi vetëm aktin e qarkullimit ekonomik, është bartur vetëm vlera ekonomike, e jo edhe aktin e qarkullimit juridik, sepse nuk është bartur e drejta mbi atë vlerë.
59a. Të drejtat subjective që barten në qarkullimin juridik – Janë të drejtat absolute: pronësia, servituti, marrja me qesim, pengu, e drejta e shfrytëzimit, licence etj. Mjetet e qarkullimit juridik me të cilat bëhet kjo bartje janë të drejtat e obligacionit. Por këto nuk janë të gjitha të drejtat e obligacionit, por vetëm ato të cilat palët I krijojnë me vullnetin e vet me qëllim të bartjes të së drejtave. Pra të drejtat absolute mund tti shikojmë si object I qarkullimit juridik, e punët juridik si mjet të qarkullimit juridik.
60. Kauza – është qëllim ekonomik ose efekt ekonomik të cilën palët dëshirojnë ta arrijnë me punë juridike. Qdo punë juridike në të drejtën civile ka njëfar qëllimi ekonomik. Ky qëllim ekonomik të cilin palët dëshirojnë ta arrijnë është kauza e kontratës dhe punës juridike përgjithsisht. Kur nuk ka kauzë, nuk ka as punë juridike. Nëse p.sh dy njerëz merren vesh se do të jenë miq, ekziston qëllimi I vullnetit, por megjithëse nuk ka kontrate. Nëse një njeri I premton tjetërit se do të ndihmoj, përsëri nuk ka punë civile juridike. POr nëse premton me kusht që për këtë këndim të marrë honorary, atëher kjonështë punë civile juridike. Kauza pra është qëllim ekonomik të cilin palët dëshirojnë ta arrijnë me punë juridike.
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: E Drejta Civile 9th October 2011, 14:31 | |
| 61. Baza juridike – Kur vjedhësi shet orën, kemi një akt të qarkullimit ekonomik. Kjo nuk është punë juridike, sepse nuk bartet e drejta subjective me sendin, por sendi bartet vetëm faktikisht. Me këtë rast kemi kauzën, kur njëra palë dëshiron të holla për orën, e tjetra orën. Pra nuk kemi qarkullim juridik, nuk kemi pronësinë mbi orën. Nëse djali trashëgon babën dhe fiton të drejta nga pasuria e tij, bazë për këtë do të jenë vetëm dispozita ligjore mbi trashegiminë.
61a. Seksioni singular – Është bartje e ndonjë të drejte apo më shumë të drejtave të caktuara, konkrete subjective. Seksioni universal është bartje e pasurisë si tubim I të drejtave dhe obligimeve madje qoftë tërë pasurisë, e qoftë ndonjë pjese të saj të caktuar.
61b. Veprimet Juridike – Veprim juridik është ajo deklaratë e vullnetit të cilën palët e ndërrmarin me qëllim të krijimit të ndonjë raporti juridik. Pra me atë raport juridik vullneti luan rolin më të madh, ai është aty fakti më I rëndësishëm juridik. Deklarimi I vullnetit është ai fakt juridik që nga pikpamja e qarkullimit juridik është më I rëndësishmi. Ai nuk është gjithmonë më vendimtari në tubimin përkatës të fakteve, por ai në qarkullimin juridik është fakti juridik më karakteristik. Nëpërmje tij shprehet qarkullimi juridik por vendin e tij mund ta kuptojmë drejt vetëm në qoftëse jemi të vetëdishëm se në të drejtën civile ky vullnet përpiqet të arrij indirect ose direct ndonjë qëllim ekonomik, se si është I kushtëzuar nga qarkullimi ekonomik. Vullneti pa marrë parasysh kushtëzimin e vet prapseprap është njëkohësisht dukuri psikike dhe psikologjike. Vullneti është gjithashtu kategori filozofike sidomos lidhur me qështjen e lirisë së vullnetit dhe të determinizmit ose indeterminizmit të tij. Vullneti sado që të jetë I kushtëzuar, I determinuar nga domosdoshmëria shoqërore në pikë të fundit ekonomike dhe në të drejtën civile është fenomen psikologjik. Për këtë arsye që ain ë të drejtën civile të mund të prodhoj veprim që të ketë si pasojë ndonjë raport juridik duhet të jetë I lirë dhe I deklaruar qartë. 61c. Rëndësia e aktit administrativ – Dihet se akti administrativ nuk është fakt juridik, por ai shpeshher i prinë raportit civil-juridik dhe për këtë arsye është supozim i këtyre raporteve, apo përcakton kufijt e tyre. Në pikpamje të thjeshtë juridike, raporti i aktit adminsitrativ ndaj raportit civil-juridik mund të jetë I dyllojshëm: 1)raporti civil-juridik mund ti jetë nënshtruar aktit administrativ dhe 2) raporti civil-juridik mund të ekzistoj krahas me aktin administrativ, pavarësisht nga raporti administrativ.
62. Vullneti si fakt juridik – Vullneti është fakti më I rëndësishëm dhe më I shpesht juridik që prodhon numrin më të madh të raporteve civile-juridike. Vullnetin si fakt juridik nuk duhet kuptuar si ndonjë parim të pavarur, I cili pa marrë parasysh dukuritë tjera shoqërore cakton raporte civile-juridike. Vullneti është dukuri shoqërore. Qysh pandekistët kanë kërkuar që vullneti I deklaruar të jetë: serioz dhe I drejtuar nga diqka që në pikëpamje fizike dhe juridike ëhstë e mundëshme.
63. Përfaqsimi – është kryerje e veprimeve juridike në emeër të tjetërkujt dhe për llogari të tjetërkujt. Në emër te tjetërkujt dmth se autorizimet dhe obligimet nga veprimi I kryer juridik p.sh nga puna e lidhur juridike nuk krijohen për atë që ka kryer veprim juridik por për dikën tjetër. Për llogari të tjetërkujt do të thotë se efekti ekonomik I këtij veprimi realizohet jo në masën pronësore të tij që ka lidhur punën juridike port ë ndokujt tjetër. Personi që kryen veprim juridik quhet përfaqsues, e personi në emër të të cilit dhe për llogarinë e të cilit kryhet vepra quhet I përfaqsuari.
63a. Llojet e përfaqsimit – Kemi dy lloje të përfaqësimit: ligjor dhe kontraktues. Përfaqsimi ligjor ekziston për personat që janë të paaftë për punë p.sh për shkak të mungesës, janë të penguar të ndërrmarin vetë veprime juridike. Përfaqsimi kontraktues është ai që në bazë të kontratës paraqitet midis përfaqsuesit dhe të përfaqsuarit.
63b. Autorizimi – Që përfaqsuesi të mund të përfaqsoj të përfaqsuarin atij I nevoitet autorizimi. Te përfaqsimi ligjor autorizimin e jep vet ligji, kurse te ai kontraktues I përfaqsuari.
63c. Llojet e autorizimeve – Autorizimi mund të jetë I përgjithshëm (general) dhe I veqantë (special). Autorizimi I përgjithëshëm ekziston atëher kur përfaqsuesi është autorizuar të kryej të gjitha punët e të përfaqsuarit apo të paktën një rreth të caktuar më të madh. Autorizimi I veqantë ekziston atëher kur ka të bëjë me kryerjen e një a po më shumë veprimeve të caktuara juridike.
63d. Ndërprerja e përfaqsimit – Autorizimi nga përfaqësimi kontraktues ndërprehet: 1) për shkak të kalimit të afatit për të cilin ka qenë dhënë, 2) me dorheqjen e të autorizuarit, 3) Me vdekjen e njërit apo tjetrit, përveq në qoftëse është caktuar që të vlejë edhe për trashëgimtarët e të përfaqsuarit, 4) me humbjen e aftësisë për punë të të përfaqësuarit ose përfaqsuesit.
64. Modifikimi I punëve juridike Modifikimi I punëve juridike ka mundësi të bëhet në lidhje me kushtin dhe afatin 65. Kushti – është rrethanë e ardhëshme e pasigurtë nga paraqitja ose mosparaqitja e të cilës varet krijimi ose ndërpreja e ndonjë të drejtë. Kjo rrethanë mund të jetë e varur nga vullneti I një pale, e atëher kushti quhet potestativ dhe mund të mos varet nga vullneti I palëve, e atëher quhet kenzual. Por gjithashtu mund të varet edhe nga vullneti e edhe nga rasit-atëher kushti është I përzier. Kushti mund të jetë pozitiv dhe negative, varësisht nga ajo se a varet krijimi I të drejtës nga paraqitja ose mosparaqitja e rrethanave.
66. Afati – është kalim I caktuar I kohës ose moment I caktuar në kohë, moment për të cilin është I lidhur krijimi ose ndërprerja e ndonjë të drejte. Afati si moment I caktuar mund të jetë I shtyeshëm ose I shkputëshem. I shtyeshëm është kur prej paraqitjes së afatit varet krijimi I të drejtës p.sh vdekja e trashëgimlënësit për trashëguesin. I shkëputshëm është kur shkakton ndërprerjen e të drejtës.p.sh me vdekjen ndërpret e drejta e bashkëshortit për mbajtje.
67. Ndarja e punëve juridike – bëhet sipas kritereve të ndryshëme: 1. Punët juridike kauzale dhe abstrakte 2. punët formale dhe joformale 3. punët midis të gjallëve dhe në rast vdekje 4. punët të njëanëshme dhe të dyanëshme
68. Punët kauzale dhe abstrakte – Kauzale janë ato punë juridike ku është theksuar në mënyrë të dukëshme qëllimi ekonomik që dëshirohet të arrihet me punë. Abstrakte janë ato punë juridike të të cilat kauza nuk shihet.
69. Punet juridike formale dhe joformale – Forma e punëve juridike sot më së shpeshti përbëhet në shkresë, puna juridike duhet të përpilohet në formë të shkruar, porn ë raste të jashtëzakonëshme mund të ekzistoj edhe forma të tjera p.sh ankandi pubik dh me shkrim.
69a. Punët juridike midis të gjallëve dhe në rast vdekje – punët juridike midis të gjallëve janë ato me të cilat kryhet qarkullimi juridik I rregullt. Punët juridike në rast vdekje janë ato që ndërrmirren në bazë të disponimit të një personi me pasurinë e vet në rast të vdekjes së vet. Punë juridike midis të gjallëve janë të gjitha kontratat dhe punët tjera juridike që ndërrmirren qdo ditë. Puna juridike në rast të vdekjes ka rëndësi të veqantë sepse është ndërrmarë për situatë të veqantë.
69b. Punët juridike të njëanëshme dhe të dyanëshme – Të njëanëshme janë ato punë juridike te të cilat mjafton deklarimi I vetëm I një vullneti që të krijohet raporti juridik ndërsa të punët juridike të dyanëshme nevoitet daklarata e dy a më shumë vullneteve si dhe pëlqimi I tyre që të mund të krijohet raporti I obligacionit.
70. Kontratat – lidhja e kontratave Oferta: kontatat krijohen në atë mënyrë që një palë I bën ofertë palës tjetër. Oferta është deklarim I njëanëshëm I vullnetit I drejtuar palës tjetër me qëllim të pranimit. Nëse pala e pranon ofertën, atëher arrihet pëlqimi I vullneteve, respektivisht kontrata. Që të arrihet kontrata palët duhet të pajtohen mbi pjesët esenciale të kontratës, pa të cilat kontrata nuk mund të merret me mend. Ato pëfshijnë efektet ekonomike që palët dëshirojnë ti arrijnë nëpërmjet të kontratës. P,sh të shitblerja janë elemente esenciale sendi që shitet dhe qmimi I blerjes. Këto pjesë quhen pjesët natyrore të kontratës.
70a. Pjesët e kontratës – Që të arrihet kontrata palët duhet të pajtohen mbi pjesët esenciale të kontratës. Pjesë esenciale janë ato pa të cilat kontrata nuk mund të mirret me mend. Ato përfshijnë efektet ekonomike që palët dëshirojnë të arrijnë nëpërmjet kontratës. Qarkullimi ekonomik dikton disa punë tipike juridike te të cilat qysh më parë janë caktuar elementet esenciale p.sh te shitëblerja janë elemente esenciale sendi që shitet dhe qmimi I blerjes.
70b. Ndarja e kontratave – Të njanëshme të obligueshme dhe të dyanëshme të obligueshme. Të njëanëshme të obligueshme janë ato të cilat obligimi ekziston vetëm në njërën prej palëve kontraktuese Të dyanëshme të obligueshme kemi autorizime dhe obligime si në njërën ashtu edhe në anën tjetër.
70c. Kontratat reale –. Kontratë e këtillë është huaja dhe depozitivi. Këto kontrata nuk janë reale në qoftë se janë lidhur me shkrim. Pra me pëlqimin e vullneteve kontrata akoma nuk është perfekte,nevoitet edhe një fakt juridik – dorëzimi I sendeve.
70d. Kontrata konsensuale – Krijohet vetëm me pëlqimin e vullneteve të palëve.
70dh. Kontratat kumutative – janë ato kontrata te të cilat kauzat reciproke, efektet reciproke ekonomike janë caktuar qysh më parë
70e. Kontratat aletore – janë ato kontrata te të cilat efektet nuk janë të caktuar qysh më parë por vetëm prej rrethanave të ardhëshme.
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: E Drejta Civile 9th October 2011, 14:31 | |
| 71. Obligimi i kontratës – Ashtu si edhe në raportet tjera të obligacionit edhe në kontrata obligimi përbëhet prej një apo më shumë llojeve të caktuara: dhënjës, bërjes. Por menjëher në kontrata obligimi mund të jetë alternativ. Është obligim alternativ atëher kur debitori apo më rrallë kreditori mund të zgjedh midis dy apo më shumë bërjeve ashtu që në qoftë se zgjedhja është bërë obligimi ngushtohet vetëm me atë bërje të zgjedhur. Obligimi mund të jetë i individualizuar dhe gjenerik. Obligim I individualizuar është atëher kur është borgj individualisht një send përkatës p.sh kali, radiaparati etj.Obligimi gjenerik është atëher kur borgji ekziston sipas llojit të sendit përkatës.
72. Forcimi dhe sigurimi I kontratës – nganjëher palët përveq kontratës kryesore lidhin disa kontrata të dorës së dytë akcesore apo vetë kontratës I shtojnë dispozita të veqanta që kontrata të jetë edhe më e fortë.
73. Avansi – është vlerë pasurore të cilën njëra palë I jep tjetrës me rastin e lidhje së kontratës. Avansi duhet të dorëzohet e jo vetëm të premtohet. Kjo pra është kontratë e dorës së dytë dhe njëkohësisht reale.
74. Denimi kontraktues – vlera pasurore të cilën debitori ia premton kreditorit për rastin e kontratës ose realizimit të parregullt të kontratës quhet dënim kontraktues ose penal.
75. Klauza kasatore – ekziston atëher kur palët konstatojnë se debitori do të humbë të drejtat dhe fuqitë juridike tani më të fituara nga kontrata kryesore në qoftëse nuk realizon obligimin e vet, e kreditori në atë rast nuk mund të heq dorë nga kontrata.
76. Plotësimi I kontratës – Të plotësosh ose të zbatosh kontratën do të thot të ndërrmarësh krejt qka është e nevojshme që bërja e kontratës të realizohet. Kontrata duhet të realizohet dhe plotësohet ashtu si kanë dëshiruar vetë palët. Në qoftë se kontrata është e pa qartë dmth në qoftë se palët nuk kanë shprehur qartë vullnetin e vet atëher paraqitet interpretimi I kontratës. Për interpretimin e kontratës ekzistojnë rregulla të veqanta. Prej këtyre rregullave më e rëndësishme është ajo se duhet gjetur vullnetin e vërtet të palëve pa marrë parasysh shprehjet eventuale të pa drejta apo joreale. Rregull tjetër e rëndësishme është ajo se dispozitat e pa qarta të kontratës duhet interpretuar ashtu si kjo është më e volotëshme për debitorin.
77. Vonesa e debitorit - në qoftë se afati nuk është caktuar paraqitet pasi që kreditori të ketë tërhequr vërejtjen debitorit që ta realizoj obligimin. Pasojat e kësaj vonese janë këto: kreditori mund të kërkoj kompenzimin e dëmit të shkaktuar nga vonesa, debitori përgjigjet edhe për shkatërrimin e rastësishëm të sendeve, përveq atëher kur argumenton se sendi do të shkatërrohej edhe sikur kontrata të ishte plotësuar në afat, te obligimet monetare fillon të rrjedh kamata e vonesës te kontrata dypalëshe ngarkuese sipas rregullit, vonesa e debitorit I jep kreditorit fuqinë juridike që të heq dorë nga kontrata.
78. Pasojat e mosplotësimit të kontratës – Në qoftë se debitori nuk e plotëson obligimin apo nuk e plotëson si duhet dmth se është kontraktuar dhe si e cakton këtë ligji, zakoni e normat e tjera flasim për shkeljen e obligimit. Shkelja e obligimit të kontraktuar ashtu si shkelja e qdo obligimi tjetër ligjor, tërheq për veten sanksione të ndryshme. Në kontratat dy palëshe ngarkuese është rregull se pala e cila nuk ka shkelur obligimin e kontraktuar – pala e pafajëshme – mund të heq dorë nga kontrata, mund të kërkoj zbatimin e dhunëshëm kontraktues.
79. Novacioni – është ndërprerje e kontratës së mëparëshme në atë mënyrë që në vend të saj hyn në fuqi kontrata e re midis palëve të njejta. Kjo dmth që palët dëshirojnë që kontratën e vjetër ta zëvëndësojnë më të renë (animus novandi).
80. Kompenzacioni – Nëse kreditorit debitori I ka borgj, mund të bëhet kompenzacioni I borgjit për borgj. PËr që të bëhet kompenzacioni nevoiten disa kushte siq janë:Qe obligimet të jenë reciproke, që obligimet e obligimeve të jenë të njëllojshme, që kërkesat reciproke të kenë arritur për pagesë, që të ekzistoj mundësia e padisë.
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: E Drejta Civile 9th October 2011, 14:31 | |
| 81. Parashkrimi – Qdo subject në parim mund të ushtroj sipas bindjes së vet të drejtën e vet apo të mos e ushtroj. Por nëse të drejtën e vet nuk e ushtron për një kohë të gjatë ndodh që ta humb jo vetëm të drejtën por edhe mundësinë që ta realizoj në mënyrë gjyqësore pra kërkesësn. Humbja e kërkesës respektivisht padisë në kuptimin material për shkak të kalimit të kohës quhet parashikim.
82. Afatet prekluzive – Prej parashkrimit duhet të dallojmë afatet prekluzive. Ato ekzistojnë atëher kur ligji, ushtrimin e ndonjë të drejtë apo të ndonjë fuqie juridike e lidh me ndonjë afat. Kur në atë afat e drejta ose fuqia juridike nuk paraqitet atëher ndërprehet në tërësi.Afati prekluziv si dhe afati në përgjigje mund të jetë subjektiv dhe objektiv. Ai subjektiv llogaritet prej ditës së marrjes vesh për një rrethanë, e ai objektiv është ain ë të cilën mund të bëhet marrja vesh e nonjë rrethane dhe të paraqitet fuqia juridike ose e drejta në afatin subjektiv prekluziv.
83. Pezullimi dhe ndërprerja – Koha e parashkrimit mund të pezullohet në dy mënyra: me pranimin e borgjit nga ana e debitorit dhe me ngritjen e padisë kundër debitorit ose ndërrmarjen e veprimit tjetër para gjyqit me qëllim të konstatimit ose inkasimit të borgjit. Ndërprerja ekziston atëher kur për shkak të ndonjë arsyeje një kohë nuk llogaritet në afatin e parashkrimit, por koha tani më e kaluar nuk shkon huq.
84. Kontratat e ndryshëme – Palët me vullnetin e vet mund të krijojnë qfardo kontrate që dëshirojnë. Llojet kryesore dhe më të shpeshta të kontratave I ka krijuar qarkullimi ekonomik.
85. Blerja dhe shitja – Në praktikë kontrata më e shpeshtë është blerja dhe shitja. Pjesa më e madhje e shkëmbimit të mallrave bëhet përmes kësaj kontrate. Blerja dhe shitja apo shitblerja është kontratë dypalëshe, ngarkuese dhe konsensuale, ku shitësi bart në blerësin: 1) pronësinë mbi sendet, dhe 2) posedimin pronësor mbi sendet. Sendi që bartet dhe qmimi duhet të jetnë të caktuar.
86. Shkëmbimi - kjo kontratë u nënshtrohet po atyre rregullave që u nënshtrohet edhe kontrata mbi blerjen dhe shitjen, me atë diferencë që në vend të qmimit të blerjes I cili te blerja përbëhet patjetër prej parave, këtu bartet në palën tjetër pronësia, e drejta e shfrytëzimit dhe posedimi në një send tjetër. Këtu pra ipet sendi për send.
87. Kontrata mbi dhuratën- me kontratë mbi dhuratën gjithashtu bartet pronësia. Dhurata nuk është kontratë bëmirëse, nuk është kontratë e qarkullimit të mallrave, nuk ka rëndësi ekonomike, por më shumë për marrëdhëniet personale të qytetarëve. Në disa raste dhurata mund të tërhiqet e ato janë: Nëse pas dhurimit të bërë dhënësi I dhuratës varfërohet aq shumë sa qëe bie edhe vet në domosdoshmëri, nëse marrësi I dhuratës tregohet I pakujdesëshëm ndajs dhënësit të dhuratës, nëse është cenuar pjesa e domosdoshëme e trashëgimtarëve të domosdoshëm, nëse dhënësi I dhuratës bëri dhurimin për të vënë në lojë kreditorët e vet.
88. Kontrata mbi qesimin – në të drejtën romake kontrata mbi qesimin ka qenë kontratë unike, locatio – conductio, e cila ka pasur tri nënllojë: locatio – conductio rei ose dhënien me qesim të sendeve; locatio – conductio operarum ose dhënin me qesim të fuqisë punëtore; dhe locatio – conductio operis ose dhënien me qesim të efektit të punës. Këto kontrata janë konsensuale dhe të dyanëshme.
88a. Qesimi – Dhënia me qira e sendeve sot quhet qesim. Sipas kësaj kontrate njër palë I jep palës tjetër një send individualisht të caktuar dhe jokonsumues për përdorim në kohë të kufizuar më kompenzim të caktuar. Pas ndërprerjes së kontratës, marrësi me qesim ka për detyrë të kthej sendin në gjendjen në të cilin e ka marrë, duke zbritur amortizimin normal.
89. Kontrata mbi punën – është kontratë me të cilën njëra palë I angazhuari obligon palën tjetër punëdhënësit që në dobi të tij të kryej për kohë të caktuar punën e caktuar për shpërblim të caktuar. Me këtë kontratë punëtori në të vërtetë I vën në disponim punëdhënësit fuqinë e vet punëtore për kohë të caktuar.
90. Kontrata mbi autorizimin – Kontrata mbi autorizimin është ajo kontratë me të cilën njëra palë, I autorizuari obligohet që për palën tjetër të kryej disa veprime juridike me shpërblim apo pa shpërblim. Në qoftë se I autorizuari në bazë të kontratës kryen edhe punë të tjera faktike përveq veprimeve juridike kemi kontrat të përzier. Kontrata mbi autorizimin cakton se qfatë përfaqsues duhet të kryej këtë përfaqësim, qfar veprimesh juridike do të kryej në emër të pushtetëdhënësit. Obligimi I të autorizuarit është që të kryej veprime juridike që I janë besuar sipas udhëzimeve të pushtetëdhënësit dhe sipas natyrës në punës, e pos kryerjes së punës të jap llogari pushtetëdhënësit.
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: E Drejta Civile 9th October 2011, 14:32 | |
| 91. Kontratat reale – përveq dhuratës, që nganjëher është kontratë reale, kemi edhe tri kontrata të zakonëshme reale: Shuarja, të shërbyerit, depoziti
91a. Shuarja – Kur njëra palë – huadhënësi bartë pronësinë në sendet e caktuara sipas gjinisë në palën tjetër – huamarrësi me kusht që ky pos arritjes së afatit ti kthejë të njëjtën sasi dhe të njejtin lloj të sendit në pronësi, kemi kontratën mbi huanë.
91b. Të shërbyerit – në qoftëse njëra palë – dhënësi I sendit për shërbim I jep palës tjetër – marrësit të sendit për shërbim ndonjë send individualisht të caktuar dhe jo konsumues me qëllim të shfrytëzimit për kohë të caktuar kemi kontratën mbi shërbimin. Edhe kjo kontratë krijohet vetëm pos dorëzimit të sendit.
91c. Depoziti – është kontratë reale me të cilën marrësi I depozitit obligohet që të ruaj për kohë të caktuar sendin që dhënësi I depozitit I dorëzon për ruajtje. Kontrata është e njëanëshme dhe bëmëmirëse. Deitori nga kontrata është marrësi I depozitit, I cili është I obliguar ti ruaj sendin dhe me kërkesën e lënësit ta kthej në vendin në të cilin është dorëzuar sendi.
92. Kontrata mbi ortakëllëkun – Me kontratën e ortakllëkut ose bashkimin e dy apo më shumë personave obligohen midis vete që të invesotjnë vlera përkatëse pasurore ose punë apo njërën dhe tjetërn për arsye të arritjes së ndonjë qëllimi të përbashkët.
93. Kontrata e së drejtës ekonomike – Kontratat e së drejtës ekonomike dallojnë nga kontratat e së drejtës civile kryesisht përkah ajo se i lidhin organizatat ekonomike e me qëllim të realizimit të kësaj veprimtarie. Për këtë arsye këto kontrata u janë përshtatur nevojave të shpejtësisë së qarkullimit ekonomik si dhe kërkesave tjera të cilat I shtron ekonomia.
94. Kontratat aletore – Basti është kontrata midis dy palëve sipas së cilës vlera përkatëse pasurore më së shpeshti në para do ti përkas atij pohimi të cilit ndonjë rrethanë të pasigurtë realizohet. Kontrata është e lidhur vetëm atëher në qoftëse shuma ose sendi që është object I bastit deponohet qysh më parë.
95. Punët juridike jo të plota – Puna juridike duhet ti plotësoj disa kushte që të krijohet dhe prodhoj veprime. Puna juridike përveq ekzistimit të fakteve juridike: deklaratës dhe pëlqimit të vullneteve e formës eventuale duhet të ketë edhe kauzën e vet dhe objektin e vet. Në qoftë se përmbajtja ose objekti I kontratës është fizikisht apo juridikisht I pamundëshëm nuk ka punë juridike. Nuk ekziston puna juridike në qoftë se akoma nuk është arritur pëqlimi I vullneteve mbi përpjekjet esenciale. Gjithashtu nuk ka punë juridike kur nuk ka forma të caktuara të cilën e përcakton ligji apo për të cilën janë marrë vesh palët se do të jetë kusht për vlerën e punës juridike.
96. Punët juridike të pavlefshme – të NULESHME janë ato punë juridike të cilat nuk prodhojnë aspak veprime juridike dhe konsiderohen se as nuk janë lidhur. Mosvlerën e tyre gjyqi ose organi tjetër shtetëror I cili zgjidh kontestin e merr në konsiderim sipas detyrës zyrtare madje edhe atëher kur palët janë të interesuara që gjyqi mos të bëjë këtë madje edhe në qoftë se ata fshehin shkakun e pavlefshmërisë. Të RREZUESHME janë ato punë juridike të cilat vlejnë gjersa pala e interesuar ose organi tjetër I autorizuar të mos paraqet arsyen për pavlefshmërinë e tyre. Kur të paraqitet arsyeja për pavlefshmërinë e punës juridike edhe punët juridike të rrezueshme sipas rregullit konsiderohen sikur nuk janë lidhur.
97. Punët e nulëshme juridike – Janë ato të cilat me ligje, dekretligje, vendime, urdhëresa, pra me normat positive të së drejtës objective janë ekskluzivisht të ndaluara. Këtë ndalim mund ta shqiptojnë qoftë dispozitat civile – juridike, qoftë penale juridike, e qoftë ato administrative.
98. Punët imorale juridike – Gjersa te punët e paligjëshme gjegjësisht antiligjore juridike një element I punës juridike është në kundërshtim me dispoitën ekskluzive të ligjit, ndërkaq te punës imorale juridike përmbajtja e punës juridike është në kundërshtim me botkuptimet morale të mesit tonë. A është përmbajtja e një pune juridike imorale, këtë e përcakton gjyqtari sipas botkuptimeve të përgjithshme morale të bashkësisë sonë. Kështu p.sh në qoftëse ndokush I jep gazetarit shpërblim që ndokënd në ndonjë artikull në gazetë ta sulmoj puna juridike është imorale dhe gjyqi nuk do ta mbrojë atë. Edhe atëher kur me punë juridike futet ndonjë parim I yni kushtetutar, puna juridike është imorale. P.sh në qoftëse ndokush do të obligohej për shërbim që të mos ndjek ndonjë shkollë të mos marr pjesë në ndonjë konkurs, puna juridike nuk do të vlente.
99. Punët fictive juridike – Fiktive janë ato punë juridike të cilat në esencë nuk lidhjen, vetëm krijohet pamje sikur janë lidhur. Qëllimi I këtyre punëve juridike është vënja në lojë e ndonjë obligimi ligjor ose kontraktues pëtshembull që të krijohen borgje të përkohëshme me qëllim të vënjes në leje të kreditorëve juridik.
100. Puna juridike e simuluar – Puna e simuluar juridike ekziston atëher kur palët lidhin një punë juridike por me atë rast krijojnë pamjen thuajse është lidhur ndonjë punë tjetër juridike p.sh primuesi I dhuron sekunduesit shtëpinë, por për ti ikur pagimit të tokës së madhe apo për të vënë në lojë trashëgimtarin e saj të domosdoshëm, paraqesin punën juridike mbi të dhuruarit si shitblerje, por ashtu që primusi të mos merr aspak qmimin e blerjes. Këtu pra kemi dy punë juridike: të simuluar e cila tregohet dhe të disimuluar e cila në të vërtetë është lidhur. Në rastin konkret është simuluar shitëblerja e është desimuluar dhurata. Puna e simuluar juridike nuk vlenë, ajo është e nulëshme, kurse puna e desimuluar vlenë.
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: E Drejta Civile 9th October 2011, 14:32 | |
| 101. Punët e rrëxushme juridike – janë të rrëxueshme ato punë juridike të cilat janë lidhur në lajthim, nën mashtrim dhunë dhe kërcënim ku pra deklarimi I vullnetit ka disa të meta, në të cilat vullneti nuk është plotësisht I lirë.
102. Lajthimi – është pamja e pasaktë mbi ndonjë element të punës juridike. Lajthimi mund të ketë të bëjë me natyrën e punës juridike p.sh primusi I dërkon sekundusit një libër si ofertë për blerje, e sekundusi mendon se është dhuratë, në lëndë, p.sh primuesi mendon se blenë pikturë origjinale, e në të vërtetë blen kopjen etj. në cilësinë e lëndës, p,sh primusi mendon se blenë stof anglez, e stofi është I vendit, në motiv p.sh primusi blenë drith duke menduar se do të ngritet qmimi e në të vërtetë zbritet.
103. Mashtrimi – është shkaktim I vetëdijshëm I lajthimit të pjesëmarrësit tjetër në punën juridike. Në të drejtën civile ai duhet të përmbaj në vete elemente të mashtrimit penal juridik. Ai duhet të qëndroj në ndonjë veprim aktiv të bashkëkontraktuesit, por mund të jetë dhe fshehje e nodnjë rrethane. Në qoftë se p.sh njëri nga bashkëkontraktuesit vën re lajthimin e bashkëkontraktuesit tjetër dhe e shfrytëzon në vend se ta eliminoj kemi në të vërtetë rastin e mashtrimit.
104. Kanojsa – është paraqitja e mundësisë së ndonjë të keqë në dëm të pjesëmarrësit tjetër në punën juridike me të cilën te ky shkaktohet frika. Deklarimi I vullnetit pra nuk është I lirë, ai bëhet për shkak të kësaj frike. Që të jetë arsye për rrëxueshmërinë e punës juridike kanosja duhet të jetë 1). Serioze, 2) e paevitueshme dhe 3) anti e drejtë.
105. Dhuna – dhuna (forca, fuqia) është të shkaktuarit e vuajtjeve fizike ose morale të pjesëmarrësit në punën juridike. Prej kanosjes dallohet përkah ajo se te kanosja e keqja paraqitet si mundësi, kurse te dhuna edhe zbatohet në momentin e punës juridike.
106. Mohimi I punëve juridike – kreditori mund të demtohet në atë mënyrë që nuk do të mund të inkasoj kërkesat e veta, sepse debitroti ka tjetërsuar vlerat nga masa e vet e pasurisë. Që kjo të bëhet e pamundëshme qysh në të drejtën romake ka qenë aplikuar I ashtuquajturi ACTIO PAULIANA, me të cilin bëhet mohimi I punëve juridike.
107. Ushtrimii të drejtave – të drejtat civile subjective u janë pranuar subjekteve që ti ushtrojnë. Mirëpo ushtrimi I tyre varet nga vet subjekti. Ai mund të ushtroj por nuk është I detyruar, prandaj edhe në këtë të drejtat civile dallojnë nga ato publike. Në qoftëse ndokush ka pronësinë mbi oren, nuk është I detyruar që autorizimet e veta nga kjo pronësi ti ushtroj, orën mund të mos e përdor aspak. Në qoftëse ndokush ka një kërkesë borgji, mund të kërkoj inkasimin e tij, por nuk është I detyruar. Është pra parim që subjekti të drejtat e veta ti përdor sipas bindjes së vet. Kjo rrejdh nga esenca e lëndës dhe metodat e së drejtës civile.
108. Mbrojtja e të drejtave – mbrojtjen e të drejtave e ushtrojnë organet shtetërore. Realizimi arbitrar I të drejtave, e edhe të drejtave civile është I ndaluar. Lejohet vetëm vetëmbrojtja dmth zmbrapsja e sulmit arbitrar ndaj të drejtës së vet dhe gjendja e domosdoshëmërisë, domethënë sakrifikimi I sendit të huaj që të eliminohet rreziku prej vehtes ose tjetërit apo që përgjithësisht të mbrohet e drejta e vet, objekti I të cilës vlen shumë më tepër se sendi I sakrifikuar.
109. Parimi I dispozicionit të palëve – gjyqi nuk mbron të drejtat civile sipas detyrës zyrtare, siq ngjet kjo p,sh në të drejtën penale, por sipas iniciativës së palëve. Ky quhet parim I dispozicionit të palëve dhe është I lidhur ngusht me vet veqoritë themelore të metodës civile-juridike dhe me dispozitivitetin e normave civile-juridike.
110. Padia – të drejtuarit e titularit të së drejtës quhet padi. .Padia në kuptimin material rrjedh nga vet e drejta subjective, ajo rrjedh nga kërkesa si element përbërës I të drejtës subjective, ajo është në të vërtetë kërkesë e paraqitur në procedurën e realizimit të dhunëshëm të së drejtës. Paditë ndahen në ekzekutive (KONDEMNATORE) , konstatuese (DEKLARATIVE) dhe konstituive. Te paditë ekzekutive kërkohet realizimi i dhunshëm i ndonjë obligimi p.sh pagimi i borgjit. Kërkesa realizohet gjithmonë me padinë ekzekutive Te paditë konstatuese është konstatuar nëpërmjet të gjyqit se ndonjë e drejtë ekziston apo nuk ekziston Te paditë konstituive shqiptohet me aktgjykim ekzistimi I së drejtës së re.
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: E Drejta Civile 9th October 2011, 14:32 | |
| 111. Argumentimi – Gjyqi në kontestin midis paditësit dhe të paditurit ka një parim real pasiv. Ai sipa rregullit nuk ndërrmer veprimet e procesit sipas detyrës zyrtare por sipas propozimit të palëve, në kundërshtim me p.sh gjykimin penal. Materialin argumentues për argumentimin e të drejtës gjithashtu e paraqesin më së shpeshti vetë palët. Argumentimi është veprim më I rëndësishëm I procesit. Gjyqi njeh vetëm atë të drejtë që është argumentuar. Të argumentosh do të thotë të paraqesësh të vërtetën e ndonjë rrethane. Duhet të argumentojë ai që pohon diqka – mbi të bie e ashtuquajtura barra e argumentimit. Mirëpo ligji shpesh supozon se ndonjë fakt ose rrethanë ekziston gjersa të mos argumentohet e kundërta. Kemi këto mjete argumentimi: dokumentet, dëshmitarët, ekspertët dhe marrjen në pyetje të palëve. Dokumentet – janë mjetet më të sigurta argumentuese. Në tregti është zakon që qdo veprim juridik të vërtetoet me shkrim. Dëshmitarët – janë mjetë argumentues më pak të sigurtë sepse praktika gjyqësore kanë argumentuar se nganjëher edhe dëshmitari i nderëshëm dhe intelegjent i vëren dhe riprodukton dhe pa vetëdije shtrembëron sendet. Saktësinë e tyre gjyqi e qmon lirisht prej rastit në rast, duke u kujdesur për të gjitha rrethanat. Ekspertët – japin mendime profesionale mbi faktet dhe rrethanat e ndryshëme, rëndësia e të cilave është në procedurë konteste, p.sh mbi ndikimin e një narkotiku apo sëmundje në vetëdije të tij etj. Marrja në pyetje e palëve – është deklarimi i palëve mbi faktet kontestuese. Ky mjet argumentues zbulohet në mungesë të mjeteve tjera, apo si plotësim i mjeteve tjera argumentuese. Betimi ose deklarata solemne – duhet të vërtetoj saktësinë dhe seriozitetin e deklaratave të dëshmitarëve dhe palëve. I plotëfuqishëm quhet ai aktëgjykim që nuk mund të sulmohet më tutje me mjete të rregullta juridike. E mjet juridik është të drejtuarit e instancës më të lartë gjyqësore me qëllim të korigjimit të gjoja gabimeve dhe padrejtësive në procedurën më të ulët. Ndërkaq ekzekutiv është ai aktëgjykim që mund të zbatohet me dhunë. Plotëfuqishmëria dhe ekzekutiviteti zakonisht përputhen por nuk është thënë se kjo duhet të ngjasë gjithmonë. Aktgjykimi I plotëfuqishëm është supozim I pamohueshëm, apo mund të thuhet edhe vërtet formal.
112. Procedura ekzekutive – në qoftëse ekziston aktgjykimi I plotëfuqishëm e nganjëher madje edhe para plotfuqishmërisë, kur ai është ekzekutiv, e debitori I paditur përsëri nuk don të realizoj obligimin e vet, dmth të plotësoj kërkesën sipas padisë mund të kërkohet zbatimi I dhunëshëm I aktgjykimit. Ky zbatim I dhunëshëm zhvillohet sipas procedurës së veqantë dhe ai ka për qëllim që I padituri të shtyhet me dhunë që të realizoj obligimin e përcaktuar me aktëgjykim. Ai më së shpeshti përbëhet nga tjetërsimi I dhunëshëm I sendeve e vlerave të tjera nga masa e tij pasurore, por nganjëherë edhe nga mohimi I lirisë së tij për një kohë të shkurtër që të shtyhet të zbatoj ndonjë veprim, apo nga masat e tjera të ngjashme të dhunës.
113. Llojet e personave shoqërore juridik – personat shoqërore juridik janë: 1). Bashkësitë shoqërore politike, 2). Organizatat punuese, 2a) organizatat ekonomike dhe 2b) organizatat tjera që kryejnë veprimtari në lëmin e shkollimit, kulturës, shëndetit, mbrojtjes sociale dhe shërbimeve të tjera shoqërore dhe 3) organizatat tjera veëqeverisëse.
114. Bashkësitë shoqërore – politike si persona juridik – janë organet më të larta juridike-politike në të cilat pushteti politik, public I popullit punues, në bazë të vetëqeverisjes dhe të pronësisë shoqërore, shprehet në mënyrën më të organizuar dhe më konsekuente. Siq thamë ato janë persona civilë-juridik vetëm në masën në të cilën janë edhe bartes të shprehjes civile-juridike të pronësisë shoqërore. Bashkësitë shoqërore sipas kushtetutave jane: federate, republika, krahina autonome, qyteti dhe komuna.
115. Organet shtetërore si persona juridik – organet e federatës, republikës dhe bashkësive tjera shoqërore – politike nuk janë persona juridik të së drejtës civile. Ato janë organe administrative ose publike-juridike që realizojnë pikërisht pushtetin publik të cilin e ushtrojnë këto bashkësi shoqërore –politike
116. Avokatura publike – shtetin dhe bashkësitë shoqërore – politike I përfaqëson në konteste civile juridike avokatura publike. Detyra kryesore e avokaturave publike është të përfaqësoj shtetin dhe bashkësitë tjera shoqërore – juridike si persona juridik të së drejtës civile. Kështu ekziston avokatura federative, republikane, krahinore e qytetit dhe komunes.
117. Organizatat ekonomike - personat shoqërore më të rëndësishëm dhe më të shumtë janë organizata ekonomike. Këto janë subjekt të së drejtës ekonomike, detyra ekskluzive e të cilave është të kryes veprimtari ekonomike. Organizatat ekonomike janë: ndërrmarjet ekonomike dhe kooperativat. KOOPERATIVAT janë organizata vullnetare të qytetarëve të ndryshëm të formuara me qëllim të kryerjes dhe përfaqsimit të përbashkët të ndonjë veprimtarie ekonomike.
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: E drejta civile (pjesa e II/ sendore) 9th October 2011, 14:34 | |
| E drejta civile (pjesa e II/ sendore) | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: E Drejta Civile 9th October 2011, 14:34 | |
| SENDET Sendet jane objekt I se drejtes reale. Sendi eshte ajo pjese e natyres materiale, qe I ploteson dy kushte: kushti I pare eshte ai fizik, cka dtth se kjo pjese duhet t’I nenshtrohet pushtetit te njerezve dhe se dyti eshte kushti shoqeror, qe dtth se kjo pjese e natyres njekohesisht duhet te jete edhe mall, dtth te mund te shkembehet dhe te dale ne qarkullim ekonomik. Kuptimi sendit dhe I mallrave nuk ehte identik. Marksi theksonte se puna e njeriut eshte mall, por sipas te drejtes borgjeze nuk eshte edhe send. Ne te drejten civile send eshte vetem malli.
Parimet e së drejtës sendore: - parimi I absolutitetit - parimi I numrit të kufizuar të të derjtave sendore - parimi I publicitetit të të drejtave sendore dhe - parimi I specialitetit të të drejtave sendore
burimet e së drejtës sendore- në sistemin kontinental: ligji si burim kryesor - në sistemin anglosaxon: vendimet gjyqësore plus statute law dhe konventat nderkombetare.
Ndarja e së drejtës sendore
Sendet e luajtshme dhe të paluajtshme Sendet janë objekt I marrëdhënies juridiko-sendore. Kjo do të thotë se sendet janë objekt I së drejtës sendore. Në sende të paluajtshme bëjnë pjesë toka dhe të gjitha sendet e lidhura për te ndersa send I luajtshem konsiderohet ai send I cili mund të bartet nga një vend në një tjetër pa I ndryshuar esenca.
Sendet ne qarkullim dhe jashtë qarkullimit Akti I bartjes së sendit nga një titullar në tjetrin e kushtezon ndarjen e sendeve ne të qarkullueshme dhe sende jashtë qarkullimit. Aftësia e sendeve që të paraqiten si objekte të të drejtave subjektive dhe si objekte të punës quhet aftesia qarkulluese e sendeve. Sendet që nuk mund të jenë në qarkullim juridik, konsiderohen si të mira të përgjithshme dhe këto nuk mund të jenë objekt I ndonjë të drejte sendore, sepse janë në funksion të plotësimit të nevojave të përbashkëta të njerëzve. Në këtë grup të sendeve bëjnë pjesë: ajri I lire, deti I hapur, lumenjtë etj.
Pasuritë publikeNë natyrë ekzistojnë disa të mira materiale mbi të cilat nuk lejohet konstituimi I të drejtave pronësore. Të mirat materiale të natyrës që janë në funksion të plotësimit të nevojave të të gjithë personave ndryshe quhen edhe pasuri publike. Këto përbëjnë grupin më të madhë të sendeve jashtë qarkullimit.
Sendet në qarkullim të kufizuar Në sistemin juridik ku ekziston ekonomia e tregut, qarkullimi I sendeve jo vetëm që duhet të jetë I lirë por kërkohet edhe vënia në qarkullim e sendeve pa kurrfarë kufizimi. Mirëpo kjo nuk është e mundur ngase përvec që kemi sende jashtë qarkullimit ekziston edhe një tërësi sendesh të cilat mund të vihen në qarkullim por në mënyrë shumë të kufizuar. Ky kufizim mund të ketë për qëllim aspektin shëndetësor, sigurinë e shtetit dhe të qytetarëve. Në qarkullim të kufizuar mund të jenë armët, mjetet narkotike, disa barna etj…
Superficies solo cedit Parimin SSC të cilin e njihte e drejta romake nënkupton faktin se cdo gjë që eshtë e lidhur për toke I takon pronarit të tokës. Në të drejtën romake nuk ekzistonte ndarja e pronësisë në toka dhe ndërtesa. Ky parim ka gjetur vend edhe në të gjitha kodet e shek.XIX dhe legjislacionet e mëvonshme
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: E Drejta Civile 9th October 2011, 14:35 | |
| Sendet e konsumueshme dhe të pakonsumueshme Sendet e konsumueshme janë të gjitha ato sende të cilat me një të përdorur konsumohen ose dukshëm I zvogëlohet vlera e tyre. Ndërsa sende të pakonsumueshme janë të gjitha ato sende të cilat nuk harxhohen me një përdorim. Ato kanë për qëllim një përdorim më të gjatë. Sende të konsumueshme janë sendet ushqimore etj. Sende të pakonsumueshme konsiderohen: toka, ndertesat, që janë njëkohësisht edhe sende të paluajtshme.
Sendet e individualizuara dhe sendet e shquara sipas gjinisë (gjenerike) Sende të individualizuara konsiderohen ato sende të cilat janë unike në gjininë e tyre, psh vetura unikate. Për dallim nga sendet e individualizuar, sende gjenerike konsiderohen ato sende që përcaktohen sipas llojit dhe sasisë, psh librat e njëjta në shitore.
Sendet e zëvendësueshme dhe sendet e pazëvendësueshme Send I zëvendësueshëm është ai send në vend të të cilit mund të vij një send tjetër I ngjashëm, me veti të njejta si dhe me destinim dhe vlerë të njejtë. Sende të pazëvendësueshme janë ato sende të cilat nuk mund të zëvendësohen me një send tjetër, psh piktura.
Sendet e pjestueshme dhe te papjestueshme Sendet të cilat mund të pjestohen në pjesë të llojit të njejtë pa e humbur vlerën e tyre janë sende të pjestueshme. Këtu si kriter merret vlera e sendit, pra aspekti ekonomik jo ai fizik. Kurse sende të papjestueshme janë ato sende që nuk mund të ndahen në sende të njëllojta,sepse do ta humbnin cilësinë dhe vlerën e tyre. Kjo ndarje ka rëndësi të bashkëpronësia dhe obligimi me shumë debitorë.
Sendet e thjeshta dhe sendet e përbëra Në të drejtën sendore send I thjeshtë është ai send që paraqet një tërësi natyrale të një gjinie, psh një copë stofi, guri, shtylla etj. I përbërë është sendi I cili ërbëhet nga shumë jesë të ndryshme, psh., një këmishë.
Sendet kryesore dhe akcesore Send kryesor konsiderohet ai send I cili për nga natyra dhe qëllimi duket se është me rëndësi më të madhe ekonomike. Send kryesor konsiderohet ajo jesë e senit që përmban në vete karakteristikat e tërë sendit, I cili mund të jetë objekt I ndonjë të drejte sendore. Ndërsa akcesor konsiderohen pjesët përbërëse pa të cilat sendi kryesor do të pushonte të ishte me të vërtetë ai që ka qenë.
Sendet tubë (Universitates rerum) Në disa raste ekziston mundësia që sendet të paraqiten si tubë sendesh, resp.,universitates rerum. Tubë sendesh kemi atëherë kur përbëhen nga sende të llojit të njëjtë, resp., sende të llojeve të ndryshme, por në një vend të caktuar. Kur bëhet fjalë për tubë sendesh të llojit të njëjtë, si shembull merren librat në bibliotekë. Etj.
Sendet trupore dhe jotrupore Ndarja në sende trupore (res corporales) dhe sendet jotrupore (res incorporales), ekziston që nga e drejta romake. Në legjislacionet ku nuk konsiderohen sende vetëm pjesë trupore të natyrës, ekziston mundësia e njohjes edhe e sendeve jotrupore të cilat sipas rregullit numërohen të gjitha të drejtat pasurore përvec të drejtës së pronësisë, pra të drejtat sendore mbi sendin e huaj. (Vedrish)
Frytet (fructus) Frytet gjithashtu janë send akcesor dhe deri në ndarjen nga sendi kryesor janë pronësi e pronarit të sendit kryesor. Frytet janë sende që sendi kryesor I jep periodikisht por, që janë të destinuara për ndarje. Frytet janë të gjitha produktet natyrore dhe juridike që krijohen nga vlerat pasurore, ose nga përdorimi faktik dhe juridik I saj. Frytet ndahen në fryte natyrore dhe civile. Frytet natyrore janë sende të cilat I jep sendi, pa e humbur substancën e vet, këtu bëjnë pjesë:frutet e pemëve, bimëve, produktet e bagëtive etj. Frytet civile janë rezultat I ndonjë pune juridike dhe zakonisht janë në para, por lejohet mundësia që këto të jepen edhe në natyrë.
Sendi I përbërë sipas destinimit ekonomik Sendi I përbërë sipas destinimit ekonomik ekziston atëherë kur kemi pjesë të vecanta fizike të cilat kanë rëndësi ekonomike, vetëm atëherë kur janë të bashkuara.
Paraja dhe letrat me vlerë si send Në të drejtën sendore, paraja konsiderohet send I luajtshëm I zëvendësueshëm, I konsumueshëm, I pjestueshëm dhe sipas gjinisë send I shquar. Paraja është e zëvendësueshme, jo vetëm për llojin e vet, por me te mund të shkëmbehet edhe cdo send tjetër, qoftë I shquar sipas gjinisë, apo individualisht. Paraja është mjet, jo vetëm I qarkullimit ekonomik por edhe I atij juridik, sepse ajo është masë vlere e sendeve pa marrë parasysh llojin e tyre. Në të drejtën sendore, edhe letra me vlerë është objekt I së drejtës së pronësisë. Letra me vlerë ka cilësinë e sendit. Letra me vlerë mund të përcaktohet si dokument, si punë juridike por edhe si send. Letra me vlerë është dokument I shkruar që përmban vlerë pasurore.
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: E Drejta Civile 9th October 2011, 14:35 | |
| Posedimi (Possessio) Posedimi si institut juridik paraqet një gjendje faktike të mbrojtur nga e drejta pozitive (e aplikueshme). Posedimi nuk konsiderohet e drejtë sendore por vetëm pushtet faktik mbi sendin. Posedimi paraqitet si ceshtje e domosdoshme për cdo të drejtë sendore. Mbajtësi I sendit të gjetur, të vjedhur apo të blerë nga jopronari edhepse sillet si pronar I sendit ai është vetëm një posedues I thjeshtë, pra ai ka vetëm pushtetin faktik mbi sendin por jo edhe ate juridik. Pushteti juridik mbi sendin I takon vetëm pronarit të vërtetë.
Rëndësia e posedimit Rëndësia e posedimit për të drejtën civile në përgjithësi dhe për të drejtën sendore në vecanti është shumë e madhe. Poseduesi I sendit supozohet se është pronar ose titullar I ndonjë të drejte tjetër sendore.
Objekti I posedimit Objekt mund të jenë sendet e luajtshme dhe të paluajtshme, individualisht të përcaktuara. Këtu bëjnë pjesë edhe frytet e shkëputura. Sendi për të qenë objekt I posedimit duhet të dalë në qarkullim juridik, kjo bëhet me punë juridike. Sendet që janë në përdorim të përgjithshëm nuk mund të jenë objekt I posedimit, psh rrugët, parqet publike etj. Nëse mbi një send është I mundshëm fitimi I pronësisë ose e drejta e shfrytëzimit është I mundshëm edhe posedimi ndaj tij.
Posedimi I së drejtës Përvec posedimit të sendeve ekziston edhe posedimi I të drejtave. Kur dikush nuyk ka pushtetin e plotë faktik ndaj sendit por vetem pushtet të atillë që është përmbajtje e ndonjë të drejte sendore tjetër ai ka posedimin e të drejtave. Tek ky lloj posedimi është e drejta që dtth se objekt mund të jetë edhe një e drejtë servituti, e drejta në barrën reale, e drejta e obligacionit, që janë rezultat I ndonjë une juridike. Posedimi I të drejtave që pëmbajnë dy elemente corpusin dhe animusin , quhet posedim I drejtë, I cili gëzon mbrojtje juridike. Corpusi tek posedimi I të drejtave dtth kryerja faktike e përmbajtjes esenciale të ndonjë të drejte. Animusi, tek osedimi I të drejtave dtth vullneti që të ushtrohet përmbajtja e ndonjë të drejte, si e drejtë e tij.
Krijimi dhe shuarja e posedimit Në të drejtën sendore, rëndësi të vecantë paraqet momenti I konstituimit të ndonjë të drejte sendore. Posedimi edhepse nuk është e drejtë, krijimi saj lidhet për faktin e caktuar. Posedimi I cili paraqet pushtetin faktik mbi sendin, resp., mbi të drejtën, lind me konstituimin e pushtetit faktik ndaj sendit që është objekt I posedimit.
Fitimi I posedimit Posedimi mund të fitohet në dy mënyra: në ate origjinere dhe derivative. Fitim origjiner I posedimit dtth fitimi I posedimit pa ose kundër vullnetit të poseduesit të deritanishëm. Në këtë rast fitimi bëhet pa marrë parasysh paraardhësin. Fitimi derivativ është mënyrë tjetër e fitimit të posedimit dhe dtth se fitimi I osedimit bëhet me vullnetin e poseduesit paraardhës, që nënkupton kalimin e posedimit nga një posedues në poseduesin tjetër. Fitimi derivativ bëhet pra me dorëzimin e sendit dhe dorëzimi I sendit nënkupton konstituimin e posedimit.
Bashkëposedimi ose posedimi I përbashkët Në të drejtën sendore, ekziston institucioni I bashkëpronësisë, randaj edhe gjendja faktike mund të paraqitet si bashkëposedim. Posedimi I këtillë është I mundëshm tek të gjitha të drejtat që mund të kenë më shumë titullar, psh edhe tek e drejta e pronësisë, servituti, bashkëposedimi, pushtetin faktik të poseduesit e ushtrojnë sipas pjesëve alikuote et. Në rastet tjera kemi të bëjmë me posedimin individual (të një titullari). Përvec bashkëposedimit ekziston edhe posedimi I përbashkët, kur dy e më shumë persona e ushtrojnë pushtetin faktik mbi sendin dhe nuk dihet vëllimi I ushtrimit të pushtetit faktik derisa të ndahet sendi I përbashkët në posedim.
LLOJET E POSEDIMIT Posedimi I drejtëpërdrejtë dhe posedimi I tëthortë Posedimi I drejtpërdrejtë ekziston atëherë kur personi drejtpërdrejtë ose përmes të autorizuarit, ushtron pushtetin faktik mbi sendin. Posedimi indirekt, ekziston atëherë kur personi pushtetin faktik mbi sendin e ushtron përmes një personi tjetër, I cili në bazë të frytgëzimit, kontratës mbi pengun, qerasë, shërbimit , e ka sendin në posedim të drejtpërdrejtë.
Posedimi I ligjshëm apo jo I ligjshëm. Posedim I ligjshëm është posedimi I cili mbështetet në bazë juridike të vlefshme. Posedimi I paligjshëm është posedimi I cili nuk mbështetet në ndonjë bazë juridike. Emërtimi I posedimit në të ligjshëm dhe të paligjshëm varet nga ekzistimi respektivisht mosekzistimi I bazës juridike të vlefshme. Kur posedimi e ka bazën e vlefshme, ka mundësi që të bëhet edhe pronar përmes institutit të parashkrimit fitues.
Posedimi I vërtetë dhe jo I vërtetëPosedimi I vërtetë është ai I cili fitohet me bazë të rregulltë, me dorëzim të lejueshëm të sendit në pushtet faktik. Posedimi I vërtetë është ai posedim që nuk është fituar me viclam ose precaris, që dtth me forcë, mashtrim ose keqpërdorimin e besimit. Në rastet kur posedimi bëhet me forcë, mashtrim ose keqpërdorimin e besimitekziston posedimi jo I vërtetë, pra posedimi I pavërtetë ai që fitohet me dhunë, mashtrim dhe me forcë.
Posedimi me mirëbesim dhe me keqbesim Posedues me mirëbesim është ai që nuk di apo nga rrethanat e arsyeshme nuk duhet të dinte se sendin që e posedon është I tj. Posedimi është me miëbesim kur poseduesi nuk e ka ditur ose nuk ishte I detyruar ta dinte se posedimi I tij është I paligjshëm, ndërsa posedimi është me keqbesim kur poseduesi e ka ditur ose duhet ta dinte se posedimi I tij është I paligjshëm, psh pushteti faktik krijohet edhe me vjedhje.
Mbrojtja e posedimit Mbrojtja e posedimit është një element dallues I posedimit. Mbrojtje juridike gëzon edhe vjedhësi I sendit, I cili ka krijuar pushtetin faktik mbi sendin. Posedimi nuk është e drejtë sendore megjithate posedimi gëzon mbrojtje juridike. Për mbrojtjen e posedimit ekzistojnë dy padi: padia për pengimin e posedimit dhe padia për kthimin e posedimit. Për mbrojtjen e posedimit ligji lejon paditë për pengim posedim dhe padia për rikthimin e posedimit, ndryshe quhen edhe padi posesore edhe vetëmbrojtja si mjet I mbrojtjes së posedimit.
Shuarja e posedimit Posedimi është pushtet faktik mbi sendin. Me humbjen e pushtetit faktik mbi sendin humb edhe posedimi. Zhveshja nga pushteti faktik duhet të jetë kundër vullnetit të poseduesit. Posedimi shuhet me shkatërrimin e sendit që është objekt I posedimit, pastaj posedimi shuhet me bartjen e sendit në personin tjetër etj.
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: E Drejta Civile 9th October 2011, 14:35 | |
| E drejta e pronësisë
Pronësia dhe pasuria Pasuria është tërësi e të drejtave subjektive civile me karakter pasuror që I takojnë një personi. Lëndë e pasurisë janë sendet dhe vlerat ekonomike. E drejta e pronësisë është e drejtë sendore që përmban autorizime më të mëdha lidhur me përdorimin, shfrytëzimin dhe disponimin e një sendi. Pronësia për nga përmbajtja e vet është e drejtë e pushtetit më të gjerë që I njihet pronarit mbi një send. Autorizimet më të gjera të pronësisë janë e drejta e përdorimit, shfrytëzimit dhe disponimit. Pronësia si e drejtë sendore bën pjesë në të drejtën subjektive absolute dhe është e rregulluar me dispozita imperative. Përmbajtja e pronësisë mund të ndryshojë ose të kufizohet.
Karakteristikat e pronësisëE drejta e pronësisë cilësohet me disa karakteristika, sic janë uniteti I të drejtës së pronësisë, e drejta lidhet për subjekt të caktuar, pra e drejta e pronësisë është unike edhe kur autorizimet gëzohen nga më shumë subjekte, sepse ato nuk mund ta ndryshojnë përmbajtjen e pronësisë. Karakteristikë tjetër është veprimi plotësisht I lirë për të disponuar me sendin etj.
E drejta fqinjësore Është e drejtë e titullarit të paluajtshmërisë që ta përdorë paluajtshmërinë e fqinjit për ushtrimin e plotë të pushtetit të të drejtës së pronësisë së tij. Kjo e drejtë mund të ekzistojë vetëm midis pronarëve të paluajtshmërive fqinje. E drejta fqinjësore është rregullator për kufizimin e të drejtës së pronësisë. E drejta e pronësisë edhepse është e drejtë absolute ajo praëseprapë në disa raste I nënshtrohet kufizimeve të caktuara.
Imisionet Paraqiten si një kufizues I të drejtës së pronësisë në rastet kur ato duhet të durohen si një e keqe e pashmangshme. Në këtë rast bëhet fjalë për imisionet e lejuara. Imisionet mund të jenë edhe të palejuara, psh lëshimi I tymit, gazit, avullit, zhurmës, ujrat e pista etj, nqs këto e pengojnë pronarin e pasurisë fqinjësore.
E drejta e pronësisë me më shumë subjekte
Bashkëpronësia Bashkëpronësia dhe pronësia e përbashkët nuk janë lloj I vecantë I pronësisë, or formë e ekzistencës bashkërisht të shumë subjekteve të së drejtës së pronësisë mbi sendin. Bashkëpronësia si institut juridik ekziston kur dy ose më shumë persona kanë të drejtë pronësie mbi një send, secili sipas pjesëmarrjes së vet.
Fitimi I bashkëpronësisëMund të bëhet në mënyrë të njëjtë sikurse edhe fitimi I pronësisë individuale pra në bazë të punës juridike, vendimit të organit kometent dhe në bazë të ligjit. Bashkëpronësia mund të krijohet në bazë të kontratës së shitblerjes, ndërrimit, dhurimit etj.
Zgjidhja e bashkëpronësisëBashkëpronësia është institucion juridik që I nënshtrohet zgjidhjes, kur këtë e kërkojnë bashkëpronarët. Bashkëpronarët mund të merren vesh që mos të lejohet kërkesa për zgjidhjen e bashkëpronësisë. Zgjidha e bashkëpronësisë mund të bëhet: 1. me marrëveshjen e bashkëpronarëve dhe 2. në bazë të vendimit gjyqësor të plotëfuqishëm për ndarjen e bashkëpronësisë. E drejta e pronësisë së përbashkët në pjesë të vecanta të ndërtesës ose pronësia ETAZHE Ponësia etazhe është e drejtë pronësore në banesë, lokal afarist ose garazh, si pjesë e vecantë e ndërtesës me të cilën në mënyrë të pandashme janë të lidhura të drejtat e caktuara në pjesët e përbashkëta të ndërtesës dhe në tokën në të cilën është ndërtuar ndërtesa. Pronësia etazhe e ka prejardhjen nga fjala frenge etage-kat, ose ndryshe quhet pronësi e katit. Pronësia etazhe fitohet sipas rregullave të përgjithshme që vlejnë për fitimin e të drejtës së pronësisë (me ndërtim, me blerje, me ndërrim, trashëgim etj).
E drejta e banimitËshtë e drejtë e llojit të vecante dhe ajo fitohet vetëm në ndërtesat banuese të pronësisë shoqërore. Me ligj është bërë e mundur që e drejta e banimit të shëndrrohet në të drejtë pronësie me blerjen e banesës ose të shëndrrohet në qiramarrje të lokalit ër banim. Fitimi I të drejtës së banimit është bërë me plotësimin e tri kushteve: 1. Vendimi për ndarjen e banesës 2. kontrata për shfrytëzimin e banesës dhe 3. hyrja në banesë. Nëse nuyk plotësohet njëri nga këto kushte nuk mund të fitohet e drejta e banimit.
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: E Drejta Civile 9th October 2011, 14:35 | |
| Fitimi I pronësisë E drejta e pronësisë është kategori kushtetuese, se ajo garantohet me kushtetutë andaj edhe fitimi I pronësisë në disa raste parashihet me Kushtetutë, por rregull është se bazat e fitimit të pronësisë rregullohen me ligj. E drejta e pronësisë fitohet në bazë të ligjit, në bazë të punës juridike dhe me trashëgim, si dhe në bazë të vendimit të organit kompetent shtetëror.
Fitimi derivativ I pronësisë Është mënyrë e fitimit të pronësisë, nga titullari I vjetër në titullarin e ri, pra në pronarin e ri. Bartja e pronësisë nga një titullar në tjetrin zakonisht bëhet përmes qarkullimit juridik të të drejtave sendore.
Fitimi origjiner I pronësisëFitimi origjiner I pronësisë është mënyrë tjetër e fitimit të pronësisë, që dallon nga fitimi derivativ. Fitimi origjiner ekziston atëherë kur e drejta nuk nxirret nga paraardhësi por në bazë të ndonjë fakti tjetër juridik, zakonisht në bazë të ligjit.
a. okupimi është titull juridik për fitim e pronësisë në mënyrë origjinere. Okupim dtth marrja e sendeve të askujt (res nulus) në posedim me dashje që mbi to të themelohet pronësia.
b. gjetja e sendit të humbur në bazë të ligjit edhe gjetja e sendit është titull juridik për fitimin e pronësisë në mënyrë origjinere, respektivisht edhe gjetësi I sendit si person fizik mund të bëhet pronar kur I besohet posedimi por pas kalimit të një kohe të caktuar të nevojshme për parashkrim fitues.
c. gjetja e thesarit të fshehur (Thesaurus) gjetja e thesarit është titull juridik për fitimin e pronësisë në mënyrë origjinere. Është një titull juridik I pranuar në të gjitha kodet civile dhe ligjet tjera që rregullojnë fitimin e pronësisë. Thesar në kuptimin e ligjit konsiderohen paratë, ari, argjendi, gurë të cmueshëm etj që janë fshehur dhe kanë qëndruar për një kohë aq të gjatë saqë pronari nuk mund të dihet.
d. Uzurpimi Ka ekzistuar në të kaluarën që dtth kur dikush në mënyrë arbitrare e uzurponte pronësinë shtetërore, me qëllim që ta shëndrron në të drejtë të pronësisë. Uzurpimet sot nuk lejohen dhe me uzurpime nuk mund të fitohet e drejta e pronësisë.
e. komasacioni nënkupton atë që në siërfaqe të caktuar nga parcelat ekzistuese të vogla dhe jo të rregullta, formohet një masë e përgjithshme (masa e komasacionit) e cila pastaj në formë të numrit më të vogël, por në parcela më të rregullta u ndahet pronarëve të njëjtë.
f. parashkrimi fitues (usucapio) është titull juridik për fitimin e të drejtës së pronësisë në mënyrë origjinere. Usucapio është titull I fitimit të pronësisë duke e mbajtur sendin në posedim për kohë të caktuar. Pra me kalimin e kohës poseduesi me mirëbesim bëhet pronar.
f. shpronësimi ( Ekspropriimi) është kalimi I pronës private në atë shtetërore, për interes të përgjithshëm dhe me kompensim. Interesi I përgjithshëm për të cilën mund të bëhet shpronësimi është kuptim mjafte I gjerë. Mirëpo sipas një dispozite shpronësimi mund të bëhet vecanërisht për ndërtimin e hekurudhave, aeroporteve, urave, rrugëve etj.
Mbrojtja e pronësisë E drejta e pronësisë si e drejtë subjektive e karakterit absolut gëzon mbrojtje juridike. Mbrojtja e pronësisë paraqet njërën nga mbrojtjet më të rëndësishme për të cilën nuk është I interesuar vetëm individi, titullari I pronësisë por edhe vetë sistemi juridik. Paditë për mbrojtjen e pronësisë sipas ndarjes tradicionale janë: Padia e reivindikimit (actio reivindicatio)- (është padi e pronarit jo posedues kundër poseduesit jo pronar, duke kërkuar nga ky I fundit t’I dorëzojë sendin në posedim.) Padia publiciane (actio publiciana) – (është padi për kthimin e sendit të cilin e paraqet poseduesi uzukapient I mëparshëm kundër poseduesit aktual). Padia negatore (actio negatoria)-(me padinë mohuese pronari kërkon mbrojtjen ndaj shqetësimeve që nuk kanë të bëjnë me marrjen e sendit).
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: E Drejta Civile | |
| |
| | | | E Drejta Civile | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| Tema Fundit | » Universiteti “Ukshin Hoti” ka arritur memorandum bashkëpunimi me Universitetin Politecnica delle Marche në Ankona të Italisë3rd October 2015, 22:48 nga Administratori» Urimi i Rektorit Vataj për fillimin e vitit të ri akademik 2015/20163rd October 2015, 22:44 nga Administratori» Njoftim2nd October 2015, 16:04 nga Administratori» Njoftim2nd October 2015, 16:04 nga Administratori» Njoftim2nd October 2015, 16:03 nga Administratori» Rezultatet e Provimit Pranues Për Vitin e Parë të Studimeve, për Vitin Akademik 2015-20162nd October 2015, 16:02 nga Administratori» Makroekonomi10th August 2015, 19:46 nga Administratori» Regjistrimi per studentet e rinj27th July 2014, 23:20 nga Administratori» Rezultatet e provimit pranues - Korrik 201427th July 2014, 23:17 nga Administratori |
Statistikat | Forumi ka 878 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Kujta
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2271 artikuj v 642 temat
|
Kush është në linjë | 9 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 9 vizitorë Asnjë Rekord i përdoruesve në linjë ishte 45 më 1st November 2024, 16:55 |
MARKETING ~ Just in Time - Vending Machines | |
Sondazh | | Sa ore ne dite lexoni? | Me pak se nje ore | | 18% | [ 6 ] | 1 ore | | 33% | [ 11 ] | 2 ore | | 18% | [ 6 ] | 3 ore | | 6% | [ 2 ] | 4 ore | | 15% | [ 5 ] | Mbi 4 ore | | 9% | [ 3 ] |
| Totali i votave : 33 |
|
Top posting users this week | |
|