|
| Agim Gashi | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Agim Gashi 8th October 2011, 17:40 | |
| Agim Gashi Agim Gashi, rapsod dhe këngëtar, ish i burgosur politik, lindi më 27.07.1954 në fshatin Okllap, afër Janjevës. Ka kryer shkollën normale në Prishtinë, e njëherit ka shkollur zërin te prof Terpkovi i Shkupit. Këngëtar i RTP-së ishte që nga viti 1973. Është njohës i mirë i forklorit burimor shqiptar, dhe ishte bashkëpuntor i jashtëm i institutit Albanologjik në Prishtinë. Njëherit ishte nder aktivistët e zellshëm të pajtimit të gjaqeve. Për aktivitetet e tija dhe për këngën që e këndonte me plot guxim, ishte i ndjekur dhe i denuar politikisht. Në burg ishte që nga viti 1985-89, për t´u izoluar më vonë. U detyrua ta lëshoj atdheun sepse shpesh pervec torturave e detyronin edhe t´i hajë kasetat e tija. Jeton si i merguar në një banesë të harruar diku në Gjermani. Nuk mund të kthehet në atdhe për shkak të shtëpisë së djegur. Vepron e shkruan në vetmi. | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Agim Gashi 8th October 2011, 17:41 | |
| IN MEMORIAM PER BARDHYL AJETIN
Kur vritet gazetari Vritet dhe liria, Qajnë shkronjat e Dhaskal Todhrit Qajnë edhe fëmija.
Kur vritet gazetari Nga arma e krimit, Ndjen dhëmbje Karadaku Dhe Rrafshi i Dukagjinit.
Kur vritet gazetari Me grykën e pushkës, Mbi qiellin e Kosovës Ofashama e Ali Ukës.
Kur vritet gazetari Nga arma e ulokut, Mbi bjeshkët e Kosovës Hija e Enver Malokut.
Kur vritet gazetari Në midis t´Kosovës, Dridhet Vicianumi I Shefki Popovës.
Kur vritët gazetari Nën hijen e natës, Në varr ngrinë kujtimet E Xhemail Mustafës.
Kur vritet gazetari Ndalet rruga e fatit, Qahet n´tkatër anët Drenica e Bekim Kastratit.
Shko Bardhyl Ajeti Prehu në qetësi, Tek shokët e penës Që ratë për liri.
2005-06-29 Düren | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Agim Gashi 8th October 2011, 17:41 | |
| KENGE PER SALIH CEKUN
Krisi topi në Koshare, Na i ka shkye gur e dhe, Komandanti Salih Çeku, Filloi luftën për atdhe.
Salih Çeku ep kushtrimin Tue puthë shqipen në flamur Po ban be ne Diell e Hanë, Nuk e la pa i hjek´ k´ta gur.
Sdurojn´ ma k´to troje t´mija, As tradhëti e jo as puçe, Këta gur që ndajnë kufi E kan vendin te Molla e Kuqe.
Bini djel, trimat e malit.. Hudhnju hasmit në istikam Se k´ta gur´ jane t´mir për vorre, E n´Serbi vendin e kanë.
Si rrufeja hudhet trimi, Kur e merr plumbi në ball, Para vllazen për liri Se unë rashe me mbetë i gjallë.
N´maje t´bjeshkës dalin Zanat, E te koka i qendrojne, Me uj´ t´Drinit e dhe t´Kosovës, Plagët trimit ja sherojnë.
Nga zemra e trimit mbushen duert, Trimëni me dashuni, E i hudhin mbi Kosovën, Me mbjellë faren për liri.
Amanet ua la Kosovën, Që ta bani me plot liri, Amanetet i marrin zanat I shpërndajn në shqiptari.
Kërset topi në Koshare Na i ka shkye dhe e gur, Komandanti Salih Çeku Ra deshmor mos me vdekë kurrë.
Agim Gashi 1999- Gjermani | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Agim Gashi 8th October 2011, 17:43 | |
| VAJI I SHQIPTARIT - PAJTIMI SHQIPTAR NËPËR SHEKUJ
VAJI I SHQIPTARIT
Redaktor: Ali Podrimja
Recensenrë: (Anton Çetta) Ramiz Kelmendi
Radhitja kompjuterike: Agim Gashi
Pjesa e parë
Botom i autorit
VAJI I SHQIPTARIT - PAJTIMI SHQIPTAR NËPËR SHEKUJ
Mirë e dimë ne shqiptaria Se vendi ynë ashtë ILIRIA, E di mirë dhe bota mbarë Se ILIRIA ashtë Sqipnija. Ish shtet me kulturë t´zhvillueme Moral të pastër, ndjenjë t´kullueme, E ilirët kishin ba benë Me trimni me mbrijtë atdhenë. Me mbrojtë vendin ishin trima Shumë ja kish frikën Athina, Se ilirët kishin le Për me vdekë-o për Atdhe. Kështu mbrohej vendi, froni… Me seli që ish Rizoni, Me thjeshtësi sundonte Agroni Matanë detit Roma shikonte, Me sulmu´ po nuk guxonte Me nënshtru´ kish apetite Por jo në toka ILIRIE. Kështu Agroni mbret sundonte, Iliria para shkonte E zhvillonte detarinë Për me mbrojtë vendin, lirinë. Por nji ditë vdiq Agroni, E i mbet Teutes froni. Vashë e re ish Teuta Ma të bukur s´kish n´kët´ dhe, Shum´ trimneshë me mbrojtë Atdhe; Sa e afërt ish´ për mikun, Aq e ashpër për anmikun. E kur vdiq mbret Agroni Shum´ mendu´n se u dobësu´ froni, U çu´ n´kam Athin´ e Roma Me i sulmu´ k´to trojet tona; Për me shtypë Ilirinë Me ja marrë asaj lirinë. Por Teuta si sorkadhe Ishte e re-mbretneshë e Madhe, Në t´katër anët lajmtart i çon Kryefiset n´Rizon i fton. Me dhan´ fjalë me u besatu´ Se anmik nuk asht i ngati Veçse Roma e Bizanti. Me daulle e nishane, Te Rizoni n´fushë të madhe
Me ni anë u la shigjeta, Nis me u folë n´Log e vërteta U lanë harqet me ni anë, Gjak e varrë nisën me u falë, Se në token ilirie, Hark e shtizë duhet me i ru´ Për kush don me na sulmu. Dasmë e madhe n´fush t´Rizonit, Me mish dreni e ujë të kronit Te Teuta n´Log t´Kuvendit Trim mbi trima ju ba vendi, Ata ishin njerëz bujarë Që varrë e gjaqe kishin falë, Falën gjaqe e ngatrresa N´Iliri, po, u lidh BESA, T´gjitha fiset me u bashku´ Mbas Teutës për me shku´ Me mbrojtë vendin me luftu´, Pa i ba dam kurrkuj Mos me shkelë token e hu´j, Tu´ e mbrojt tokën tonë Prin Teuta mbretnesh´ e jonë. Ky pra ishte pajtimi i parë Që e njeh populli shqiptar.
Pajtimi i dytë në histori Besë e madhe në shqiptari, Me e lidhë burrat e dheut E lypte froni i Skenderbeut. Hot, Grudë e Kastriot, E lyp koha me u ba bashkë, Se shqiptarët e kanë ni shtet, E ni shtet e kanë pasë prore Në Ballkan, TOKA ARBNORE.
Tokë Arbnore n´Ballkan asht Shqipnija, Por n´rrezik e kish qitë osmanlija Tu´ ja marrë token ngapak, E tu´ i qitë haraq në gjak, Filloi me pre e gri n´kto troje Tue na e marrë buken buzë goje Tue plaçkitë këtë tokë të vjeter, E shqiptarëve s´u mbet tjetër, Me luftu´ me mbrojtë Atdhenë Vetëm pritnin Skënderbenë. Që me vllazën e mur Turqia Me dhanë gjak duhej Shqipnija, Tu´ i dhanë ma t´dashnit ruhej liria Që Turqia i shkollonte Me luftu´ po i ushtronte E natyra i kish falë shqiptarët Për trimni të jenë të parët, I merrnin t´vegjël për me harru´ Se n´Armni kanë jetu´, Se n´Arbni kanë babë e nanë, Për Turqi tash jetë me dhanë. E Arbnija ish buzë greminës Kur na erdh nji lajm prej Lindjes, Po na vjen-o Skënderbeu Ka nevojë për ta atdheu. Sa ballënalt po vjen n´Shqipni Për me pështu´ popullin e tij Se nuk ishte beg Turqie Po na ishte ZOG Arbnie. Kështu nji ditë para agimit U zgju Shqipnija prej kushtrimit, Po na vjen ai Skënderbeu Sa gëzimsot ka Atdheu, Rrezet dielli po i shumon, Se mbarë Shqipnija përsëri po gëzon, Po na vjen Gjergj Kastrioti S´e bon nana trim ma t´zotin Shpatë e shtizë ai me i farku´ Mbarë Shqipninë ai m´e bashku; Me e ba si teh çeliku Zemërbuti ky kreshniku Që i pret kokat anmikut.
Po kur erdhi Skënderbeu I përqamë na ish Atdheu, Si në fise e në vilajete Çdokush këqyrte veç për vete, Se anmiku kish arritë Vllau prej vllaut me pas frikë, Shqiptarinë-o përça Me u vra vëllau me vëlla. Para anmikut me u përkulë Me jetu´ nën kambë të huj. Por VIGAN ish Skënderbeu Shpata e tij- shpëtim Atdheu Fjala e tij ish shpëtimtare Bashkon zemra, bashkon male, Bashkon fise, vilajete, Kemi Arbninë nanë, s´kemi tjetër.
E prej Krujës ashtë dhanë kushtrim, Me u tubu´ fshatar e trim, T´pasun, t´varfun, bajraktar ; Të gjithë nga janë popull shqiptar E në Lezhë në atë t´bukrin vend Do të ulemi në Kuvend. Do ta lidhim besën e madhe Se kah ashtë toka shqiptare, S´do të ndahemi n´Vilajete Se Arbninë e kemi për vete. Me i tregu´ po kësaj Turqisë I fortë asht populli i Arbnisë, Se ndera e jonë nuk di të ulet E anmikut s´i përkulet, Shumë lartësohemi, asht nder për ne Me ra n´luftë-o për atdhe.
Ky ish kushtrimi i Skënderbeut Që e dha për nder t´atdheut, E jehoi nëpër Shqipni Në çdo kullë, në çdo shtëpi E u çunë bajraktarë Kryepleq e kryeparë, E kanë marrë rrugën për në Lezhë, Me dhanë fjalë e me lidhë besë. Skënderbeu burrë bujar Para trimave u ka dalë I përshëndet të gjithë me rend, Po ifton me u ulë n´Kuvend. Pranë Skënderbeut ashtë paria Kenka zgju´ e gjithëShqipnija, Për me pa Skënderbenë E pranë tij me ba benë, Anmiqësi mos me pasë nder ne Do t´bashkohemi për Atdhe Edhe turqve t´u tregojmë, Të bashku´m si luftojmë, Nuk del kush të na robnojë. N´kët´ kuvend janë prezentu´ , Zotni t´mëdhej të Venedikut E të tjerë të Dubrovnikut. E shqiptarët tu´ ba benë Falin gjakun për mëmëdhenë Pranë flamurit kuq e zi, Për me mbrojtë nanën Shqipni. Ngriten burrat rend me rend Në këtë tubim, në këtë Kuvend, Prej Mollës t´Kuqe e n´Janinë
N´zemra t´shqipes lule binë Se hasmënija n´shqipe treti Fis në fis e ndërmjet veti, Se shpatat tona janë lirija Anmiqësi ma s´ka Shqipnija. E Turqisë po i çojnë fjalë, Haraç në gjak ma s´kem me të dhanë. Sa t´mirë burra sot ka Shqipnija Që po qojnë gëzim te shpia Ata janë dhe trima t´trimit Se shtrinë doren e pajtimit. E turqia mirë e pa Tridhetë vjet në Shqipni la Shumë ushtarë, shumë jeniçerë, Bante luften e panderë, Shumë sulltana koken linin Në shqipni porsa hinin. Por kur vdiq Skënderbeu Prapë ndër turqit ra Atdheu, Pesqind vjet nën Turqi Po çka s´pau kjo Shqipni? Pau mallin kur ja vidhnin, Pau t´këqijat kur ja hidhnin, Pau doket kur ja ndërronin T´gjitha t´mirat ja shkatërronin. Ndërmjet veti i hasmonin Dhe ndanë shqipen n´tri fe Me u dobësu´ po ku ka le, Se anmiku mirë mendonte Kur përçante lehtë sundonte. Pau shqiptari çka nuk pa Prej Arbnores nuk u nda, Me na nda në pesqind fe Shqiptarë thonin kemi le. Kur filloi me u dobësu´ Turqija Merrte forcë ngadalë Shqipnija, N´xhelozi këqyrnin fqinjësia, Fillu´n planet për me i ba Tokat shqipe si me I nda Na e banë mbledhjen n´Berlin Me nda shqipen copë e grimë! E n´Berlin na kopi barku Kur në fron ish ni pis- Bizmarku, Mbledhje mban edhe n´Shen Stefan, Shqipen t´hujve me ua dhanë, Me ja dhanë-o Malit t´Zi Hot e Grudë, Plavë e Gusi ! Në veri t´Shqipes hyn Serbia,
E në Jug e merr Greqia Në shumë pjesë u nad Shqipnija N´mes t´Shqipnisë rrinte Turqija, Rrinte ajo si n´tokë t´vet Nuk e dinte se çka po e pret! U dha kushtrimi si vetima, Me u bashku´ burra e trima, Me u bashku´ trimat e dheut Kah janë trima të Skënderbeut Me u çu n´kamë po të tri fe Se nja jemi për Atdhe. E prizreni i bukur vend Po i mbledhë krenat prapë n´Kuvend Në t´katër anët e kan qitë zanin Të dalim burra ta mbrojmë Vatanin, N´Kaçanik pritat me i zanë, Dergut Pashës me i thanë: Se kjo tokë nuk ashtë Turqi, Asht e Shqipes, i thonë Arbni. Por plagë t´keqe kish lanë Turqija N´hasmëni prapë shqiptarija. Në Janinë e n´Lug të Drinit Ish kanuni i Lekë Dukagjinit, E turqia e zbatonte Që ma shumë n´Shqipe t´përqante. Porse zani i KUSHTRIMIT S´njeh kanun t´Leks t´Dukagjinit, Nuk i njeh as ligj´ t´anmikut Veçse besën e mikut, t´mikut. Meniherë hiqet hasmënija Bahet nja e gjithë Shqipnija, Krisi pushka habertare Nisi lufta gjithëkombëtare! Abdyl Frashëri me shok´t e tij Dha kushtrim në shqiptari, Vëllau me vëlla doren ka shtri Kanë rrokë arët me trimni: Mic Sokoli n´grykë të topit Sef Kosharja n´lak t´konopit, Sylejman Vokshi i prinë ushtrisë Për lirinë e Arbënisë S´kursehej gjaku i shqiptarit Për me mbrojtë token e Arbërit. Kur binë trimat për Atdhe Për së dyti si me le, Binin trimat n´katër anë Marre vendit mos m´i lanë. As ushtri e Isa Boletinit
S´i njeh vendimet e Berlinit, Dedë Gjo Luli i hyn malit S´i njeh vendimet e Shen Stefanit. Të gjithë këta trima kanë ba benë Do ta mbrojmë t´lashtin atdhenë. Në çdo trevë e në çdo vend Mblidhen burrat e bajnë kuvend, N´Kaçanik e n´Lug të Drinit, N´Verra t´Lluk´s , n´Rrafsh t´Dukagjinit, Në kuvende me u përpjekë: Prej shtatë vjeç e deri n´shtatëdhetë. Kriste pushka e shqiptarit I hynte n´palcë frika tradhtarit. Kërset pushka n´Karadak, N´Shalë, n´Gollak edhe në Llap, Kërset n´Has, n´Rekë, n´Podrime, Gjithësekund n´Kosoven trime; Kërset n´Plavë edhe n´Gusi, N´Sul, në Shkodër e n´Çamëri, Kërset n´Dibër e në Krujë Jashtë nga Arbëri, o i huj. Dedë Gjo Luli kryetrim Hasmit doren mirë ja shtrin, Që djalin Lulit ja kish vra Ja shtrinë dorën e ban vëlla, S´do t´hasmohemi ma në jetë E pranon Luli në çetë. U ba bashkë kjo shqiptari U falën gjaqet s´ka hasmëni, Sot luftonin sikur miq Ndërsa dje ishin anmiq, I ranë turkut mu në kokë, U ba e lirë e jona tokë. Lirinë po e fiton shqiptari Ngrit flamur Ismail Qemali, Me Njizet e Tetë Nantor Ngritet flamuri në Vlorë; Po ku mbet nana KOSOVË! U fitu´ po pamvarsia, Por u sul n´Kosovë Serbia Për me u nda përgjysë Shqipnija. Kosova nanë di me tregu´ Se i ka plagët pa i shëru´, Plaga e saj kurrë s´u përtha Veç me gjak gjithmonë u la. Nisi e keqja në shpi e n´prag Ma e keqe se haraçi n´gjak, Mend s´e mban ma keq shqiptari
Se kur erdhi n´Kosovë krajli, Deshuir´ e madhe ishte e krajlit; Me pi gjakun e shqiptarit Me pi gjakun edhe t´fmisë Ish tradita e Serbisë. Na sulmu´n –po me ushtri, Për mr vra e për me gri Për me djegë n´Kosovë çka ka Për me mbetë katundet n´gra! Me i thanë lamtumirë trollit Me i mësy´ fushat e Anadollit! Me marrë rrugën për Turqi, Me I lanë vorret n´Serbi! Me shku´ atje ku nuk ke mik, Te ai, që dje na ish anmik Me ndihmu´ nuk mund Shqipnija Se n´Jug mbrohej nga Greqija E n´Veri s´ndalej Serbija, Andej nga Durrësi Italia; N´hall të madh populli shqiptar Nga sulmuesit grabitçarë. Por se keq n´Kosovë përherë Kish pranë vëllazen „Muhaxherë“, Që Serbia i kish dëbu´, Nga ato troje ku kanë jetu´ Shumë kanë ndjekë ma shumë kanë vra! Se si vriteshin ish hata, Shtëpi e pleme ua kanë kallë, E i shtinin n´dhe për s´gjallë. Edhe koha po kalonte Por terrori n´shqiptars´prante, Si për shembull n´Prapashticë Për të gjallë jetën me fikë; Mbushin arkat me gji nanash, Me sy t´fëmive, me vesh babash! Porse frigë nuk kish shqiptari Me qëndru´ na e la i pari, Por qëndresa ka kufi Asnji popull s´duron robni; Del´ kaçak e i merr malet Sepse jeta s´mund të ndalet. Tash Serbia me Turqi, Bajnë pazar me shqiptari, Bajnë pazar me i dëbu´ Shqiptar Turqia me pranu´, Se k´shtu thotë Çubrilloviqi, E pastaj Ivo Andriqi; Me metoda ma barbare Me dëbu´ familje shqiptare
Në Turqi, në Anadoll, Me harru Kosovën nanë ; Me naj marrë pleme e shtëpi, Me naj marrë dhen e dhi ! E ushtrija e mund nji tjetër, Porse jo nji popull t´vjetër. Ngajherë fati asht në tragjedi, Se katerdhjeta paska hi Me ndalë turrin për n´Turqi. Edhe fati s´tha ashtu Prapë n´Kosovë jemi tu´ rr´nu´ Jemi n´Kosovë këtë tokë e domë Jemi t´gatshëm prapë ta mbrojmë. Si në botë edhe në botë arbnore, Filloi Lufta e Dytë Botnore U mbushën male me të ri, Për t´luftue për liri, Herë pa bukë, në borë e n´shi Me e derdhë gjakun përsëri. Kur mbarë bota u çliru´ Veç Kosova mbet robnu´ Me ushtri, terror shtetnor, Veçse ku quhej Kosovë, Me u nda nga nana e vet Tu´ pas nanë me jetu´ me njerkë. Fillun´ renat e Serbisë Me ja ndrru´ deg´t historisë ; U çu´ n´kambë Rankoviqi, E ish gjallë Çubrilloviqi, Elaborati i tij vazhdonte Që shqiptarët t´i dëbonte, Dhe torturat ua shtonte Zi e mazi-o për çdo vjet; Për nji pushkë rraheshin dhjetë vetë, Shumë familje torturoheshin, Shumë të tjerë n´burgje verboheshin! Qajshin motrat për vëllazni, Kur të vdekun i binin n´shpi! Qante nana e merrte malli Se në shpi si kthehej djali, Nusja e re kthehej n´gjini Ja merrnin burrin dhandër pa hi! Për Migjenin s´donin me mësu´ Ma zi se “Luli…” tu´ jetu´, Mos me këndu´ për Skënderbeun Që nga turqit mbrojti Atdheun! Mos me pasë flamurin tonë, Që n´Kosovë i lirë t´valon.
Porse koha nis ndryshon, Nana djelt´ nis e shkollon, Nisin t´dalin gjenerata, Që e mësonin historinë Dhe e donin fort lirinë. Gjashtëdhjetë e tetën djel´ e vasha, Dalin bashkë në demonstrata Dhe kërkuan pak liri E flamurin kuq e zi Me kerku dhe kushtetutë Me fjalë t´urta e pa luftë! Por Serbia s´dëshironte Që shqiptari liri t´kërkonte Andaj dhuna me terror´ Hiç nuk hiqeshin nga ky troll. Kur shqiptari u shkollu´ Kushtetuta u fitu´, Nis me mësu´edhe prej hiçit Nuk ish´ banda e Rankoviqit Porse plane prapë gatuheshin Në podrume përsëri shkruheshin. Tetëdhjetë e nishi kur ka ardhë, Ngritet n´kambë populli shqiptar Me kërku´ çka asht e mbarë. Me kërku´ të drejta e barazi Si të tjerët n´Jugosllavi. E kështu donte ndoshta Serbia Me u lëshu´ n´Kosovë ushtrija, Me tanksa shkileshin ëmija Politika në spastrim, Tue ba diferencim, Tue ba çdokend anmik, Profesor e akademik Tu´ na qu´jtë terroristë, Kmishazi, kanibalistë, Tu´ lëshu´ po helm të zi Me helmu´ t´pastren vajzni, Sa herë ngrihej populli shqiptar Po me dhjeta mbetshin vra.
Po nji valë demokratike , Filloi n´tokën tonë kreshnike. Kur filloi demokracia Na u vodh autonomija, Na e shkelën serbët- barbarë, Të ndihmu´m nga do tradhtarë! Që me tankë edhe ushtri Me mbetë shqipja pa liri.
Por në tokën kosovare Gjithë kanë lindë trima me fletë Për t´mirë t´popullit janë mundu´, T´mira vendit i kanë pru´, Tue pa përspektivën, Kanë formu´ alternativën, Njerëz të mirë e me dëshirë Kanë fillu´ me ba punö t´mirë, Të gjitha gjaqet i pajtu´n, Këtë të mirë popullit ja prunë. Por nji dëshirë ka populli mbarë Me ba pajtimin tonë kombëtar Me jetu´ bashkë gjithë shqiptaria Nji nanë e t´gjithëve na ashtë Arbëria.
1990-Lipjan
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Agim Gashi 8th October 2011, 17:43 | |
| VAJI I SHQIPTARIT - MARTIRËT
KËRSET PUSHKA
Kërset pushka n´mes t´Prishtinës, Vrajn´ shqiptarë këta t´bijt e shkinës, Vrajnë shqiptarë e shqiptaresha, Të tanë beqarë e beqaresha, Jau çojnë nanave, t´vdekun, n´shpi, T´mbulu´m n´flamurin kuq e zi, Se dhanë jeten-o për liri, Për të drejta, DEMOKRACI.
Kërset pushka, vret shqiptarë, T´bijtë e shkinës-o barbarë. “Ndale turrin, shka I shkinës, Ka me t´vra gjaku i Prishtinës. Se shqiptari s´vret pas shpinës, Kur don t´vrasë more barbar, Ka me t´dalë ty´ ballë për ballë, S´ka fuqi turrin t´ia ndalë.“
Kërset pushka po vret trimnesha, Vasha t´reja, shqiptaresha, Të bukura, t´pastra, beqaresha, Sikur Nita, ajo arbëresha, An´e kand nëpër Kosovë, I bajnë nder po tokës sonë, Sikur Nora e Kelmendit, E si Shota, ndera e Vendit.
(Prishtinë, 1981)
KANGA E DEMONSTRATAVE TË ´81-shit
O, më njëmbëdhjetë, vëllezër, e njëzet e gjashtë Po të marsit ´81, Do të shenohet në histori Në histori shënohen tëto data Se Kosovarët u çunë në demonstrata.
Në demonstratë u çu´n pa qare Të kërkojnë të drejtat kombëtare Të kërkojnë çka na takojnë Si të tjerët dhe ne t´i gëzojmë, Me njëmbëdhjetë kaloi disi, Me njëzet e gjashtë u bë kërdi, Se njësitë speziale Janë versulë n´lule shqiptare Se njësitë speziale Janë versulë n´lule shqiptare Se njësitë po të Serbisë Janë versulë në lule t´çiknisë; Duke prerë e duke gri Vasha të reja e studentë të rinj, Duke prish edhe gji të çiknisë Duke shkatërruar faren e djalërisë Që të mos lindin më Mic Sokola Po e shkretë të mbesë Kosova.
Për masakër që k´ta bënë, Që na vranë edhe na ranë Që për herë të parë jo nuk e kanë Me një prill populli ngritet n´kambë; Janë tubu, në Prishtinë dyqind mijë Kërkojnë të drejta e barazi. Janë bashkuar nxënës e studentë Për çka të gjithë jemi kometent, Që të ketë nxënësi ku të mësojë Dhe studenti ku të studiojë, Që minatori në galeri Mos ta nxjerrë arin për Serbi. Mos të shkrihet plumbi sikur lum E të shkojë në pus pa fund. A ësht´ e mirë edhe e drejtë Që fushat tona me grurë si det
Që të shkojnë në tjetrin kosh E shqiptari barkun bosh? Po kur ra ai terri i zi Ka dhënë urdhër kjo Serbi Që të qohet milicia, Të bashkohet edhe ushtria Parashuta në Kosovë po lëshojnë Që Kosovën ta robërojnë, Kanë hudhë bombë e municion Në trup t´shqiptarit të gjitha ranë.
Tërë Kosova u ngrit në këmbë E protesta gjithkund po bajnë, Shih llapjanët kur çohen n´kambë Në t´katër anët udhët; kanë zënë Milicinë po e çarmatosin E vetveten e armatosin, Që t´i mbrojnë bijtë edhe të Drenicës Ata nipa të Azem Galicës. U ngrit Peja e Gjakova Në demonstrata tërë Kosova.
Po vushtrria heroike Ajo e vjetër dhe kreshnike, Në kanagjeq u nis të shkojë Me gjak pajën ta lulëzojë. Po Ferizaji athue çka ka? Në Sefë Kosharen më ka përngja E ramë Bllacën që u vra, Në Idriz Seferin atë trim të vërtetë Që nuk iu dhimbs jeta të vdesë Për vatan e popull të vet. Po Lipjani ç´ka që bërtet Për herë të parë në histori të vet Nxënësit grushtat lart po i çojnë Republikën po e kërkojnë.
E Gjilani me Karadak, Nuk kanë frikë nga Serbi aspak! Se shqiptari i vërtetë Nuk i ikë jetës të vdesë. Ja një shembull të vërtetë: Për një vajzë si luaneshë Ishte e re dhe studenteshë Po mbi tankë ajo hipi , Vendosë flamurin kuq e zi, Por oficieri me revole në dorë I bie vashës në kraharor;
I ra indeksi, i kishte dhjeta Kjo na ishte e vërteta Për Kosovë nuk iu dhimb jeta E s´u tremb vasha të ikë Për KOSOVEN REPUBLIKË! | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Agim Gashi 8th October 2011, 17:43 | |
| DY KORRIK I VITIT `90-të
Dy Korrik i vitit ´90-të Historia e shkroi ni jetë E kanë nënshkru´ niqind e pesëmbëdhetë, Kosovëe tmerrin me ia hjekë, Me hapë rrugën e lirisë Me vullnet të popullsisë Sepse populli kosovar Pavarësi ka lypë me shpallë, Rrugë t´lirisë me hapë për ne E me shkru´ kushtetutën e re.
Ditë e hanë dielli ka le Shndrit Kosovën t´dashtunin Atdhe Shndrit Kosovën me i dhanë jetë, Kanë marrë rrugë niqind e pesëmbëdhetë Ju rrah zemra prej dëshirës , E me hy n´qytet t´Prishtinës Pa u ndeshë me milici, Që ka pru´ mjaft kjo Serbi, Me ia zbutë zemrën Bozhoviqit, Që sa herë derën e kyçi S´lejoi me hy n´shtëpi të vet Si të ish I veti ai parlament, Por s´do të bahet ma i tradhëtarëve; Po do të jetë gjithë I Kosovarëve.
Porse trimat që mirë mendojnë Kanë një lëkurë që nuk e ndërrojnë, E kanë zemren plot gjallni Pranë Kuvendit mirë kanë mbërri Porse derën prap e kyçi “Kryetari” ai Bozhoviqi, Nuk don deren askush me çelë, Porse dielli i mirë nxen në verë Kështu njiqind e këta pesëmbëdhetë Në oborr mirë kanë zanë vend Fillon punën ky Kuvend.
Në katër anët të rrethu´m, Por të trembun jo, jo kurrë Të tri dhomat kanë vendosë Me udhëeqë tëtë mbledhje sot, Gjurgjiali emnin Bujar I prizerenit faqe bardhë, Përcjellin mbledhjen gazetarë E musafir nga bota mbarë Verena Gravsi për liri E Zhan Zhaku për miqësi, Çarls Greivsi për drejtësi Eva Bredli avokate, Përcjell botën kate-kate.
Kështu këto kushte jashtënormale Po udhëheqë Bujar Gjurgjiale Delegate e delegatë E përcjellin me zemra plot Se n´këtë ditë, vendimtare, Po i mbrojnë të drejtat kombëtare, Që ky popull i lau me gjak Tue na vra në arë e prag Tue na vra në rrugë e votër Tue vajtu´ po nanë e motër, Ushtarë të vramë tue na pru´ në shpi Për me u kthy´ nuset n´gjini, Por sot vetëdija e jonë kombëtare, Asht e pastëe e jo tradhtare, E tradhtarve u kem´ tregu´ Me fat të popullit nuk mujnö me lu!
Nisë me folë Bujar Gjurgjiala Kosovarëve po u çon të fala -Delegat na keni zgjedhë Me i mbrojtë të drejtat me nderë, Me kerku´ kushtetutë të re Me nderu tonin Atdhe Mos me shitë Kosovën plakë Që sa herë u la me gjak, Përfundim në t´katërtën pikë Ashtë Kosova Republikë, Durtrokitje në qiell e në dhe Do t´na del dhe Kushtetuta e re.
Se na quajnë, po, tokë poshtruese Deklaraten kushtetuese Me pesë pika Kuvendi e bani
E lexon Muharrem Shabani, Kjo deklaratë, ky dokument Që Kosovës t´i ipet vend Në Federatë a n´Konfederatë Veç me qenë të barabartë.
Se n´vend të tretë me popullësi Ne që jemi n´Jugosllavi Domë liri, DEMOKRACI, Nuk domë tankë, ushtri, përdhosje Porse domë ne vetëvendosje Gjithmonë të tjerët i kem´ nderu´ Asnjëherë s´i kem´ nënçmu; S´I kem´ qujtë popujt kombësi Si na quen neve kjo Serbi. Porse populli ynë shqiptar Mirë e di kush asht´ tradhtar, Mirë e di kush ka nenshkru´ Që ketë tokë me aneksu´, Porse sot kem njerëz t´vertetë Të Kuvendit njiqind e pesëmbdhetë Të gjithë të lidhun me besa-besë Për komb të vetin me luftu´ Kurrkujt të keqen pa ja mendu´ Të gjithë janë pëllumba të bardhë n´pranverë Ka me i dashtë populli përherë. | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Agim Gashi 8th October 2011, 17:44 | |
| NË SHTATË KODRA, NË SHTATË MALE
Në shtatë kodra, në shtatë male Ndihet vaji i nji zemre nane Ndihet vaji e ndihet gjama, Për djal´ t´vetin vajton nana.
Vajton nana për t´vetmin djal´ Që ja prun n´shpi me plumb në ball´ Ja prun n´shpi dhe me plumb në zemër Për nji nder dhe për nji emen.
Sa përmall´shëm nana vajton Për hajr plumbat djalit ja ban Për hajr plumbat biro n´ball´ e n´gji Nji për flamur nji për Shqipni.
Nji për flamur te Skënderbeut Edhe nji per nder t´atdheut, S´te vajton ma nana Ty Se t´kam lind´ t´bish për Arbni.
Te kam rritë e t´kam ba burrë Që ta mbrosh tonin flamur Të martova me plumba n´ball´ N´vend të nuses lapidar.
Se kjo tokë e ka traditë Me gjak trimash me u ujitë Edhe lulet ma t´bukra qelin Kur rinia farë gjaku mbjellin.
Për liri asht deka e burrit Për hajr t´qoftë dita e flamurit, Për hajr t´qoft nanë deka e djalit Për flamur të Ismail Qemalit.
1990-Burgu i Smrekovnicës
DURUEM STUHI E FURTUNA
Historia po cungohet, Historia po vonohet, Historia me embargo Vetëm në Kosovë.
Intelektuali, shkencëtari, bujku, punëtori… Pa qetësi shpirtnore, pa qetësi fizike, Me zhurmën e tanksave, të pinzgauerëve… Shqiptar! Mjaft durove! Askush si Ti,por durove! Durove kur t´i vranë fëmijët, Kur t´i vranë nxënësit, studentët... Kur të quajtën „terrorist“ e „kanibal“, Kur të denuan e të izoluan... Kur t´i hudhën në rrugë mijëra punëtorë, Edhe kur kërkojnë ta festojmë ditën e zisë, Edhe kur t´i mbyllën shkollat, konviktet... Edhe kur të sulmuan ë mbledhjen e demokracisë, Edhe kur nanat ona u quajtën „lavatriqe“. Duruam edhe kur flamuri ynë her´ndalohej e her´ ndërrohej, Duruam edhe ur na i ndërruan emrat e shkollave, Emrat e rugëve, e edhe kur bustet e fytyrave kombëtare, hiqeshin nga vendet që me shekuj e dekada i nderuam. E çka nuk durove o shqiptar! O i ndershmi njeri- Për hir të demokracisë. Sa çudi?! Paska njerëz në botë- këtë s´e kam dijtë- Që nuk dashkan demokraci! Por, shqiptari sot ashtë krenar, se: Nuk ndjelli ndasi, Nuk vrau, nuk burgosi, nuk izoloi, Nuk ia ofendoi askujt identitetin kombëtar, As nanat askuj s´ia quajti lavatriqe, As mitingashëve s´ua zuni pritën, As polici speciale nuk përdori… Nuk e përdori as gazin lotsjellës, Atë e gëlltiti vetë (bile të prodhuar në Izrael). Nuk I përdori anket për të ndjellë frikë e tmerr, Nuk I hyri askujt në shtëpi- Kërkoi gjithmonë, me dy gishta ngritur- D E M O K R A C I !
Shqiptari sot ka mbetur pa orë letrare, Pa teatër, pa koncerte, kangë e qeshje, Këto i harruem kaherë-
Vallë? A ashtë e drejtë që në këtë kohë moderne, Të izolohet i tanë nji popull? Sot qan i tanë populli shqiptar- Qan nana e Milot Kryeziut nantëvjeqar, Qan edhe an e Ylfete Humollit, Qajnë edhe shumë nana shqiptare E bashk me to qan edhe mbarë Kosova: Se kjo tokë dh shumë trima për liri, E sot? Ne vritemi për liri! Sa tmerr? Në prag të shekullit XXI, Kur bota përpara marshon, Me hapa të sigurt në demokraci. Por edhe Evrpa e civilizuar kur thërret, Ne vritemi, plaçkitemi, torturohemi... Edhe fëmiu quhet „terrorist“ Na quajnë „majmun“ si na quajtën edhe përpara (bile thonin edhe me bishta) E edhe fëmiu dy vjeçar denohet-marri! Pse? Se ka ngritur lart dy gishta.
Duruam po çka nuk duruam, o njerëz ! Duruam edhe kur na diferencuan, Duruam edhe kur na i mveshnin të pabamet, Edhe kur na helmuan nepër shkolla,Nëpër shtëpia, fabrika e uzina, Duruam edhe kur na dënuan...Pse? Se i batëm fëmijët tanë të helmuar, Se ua dhamë ndihmen e parë pjellës sonë. Duruam edhe kur na akuzuan se jemi hemues, Se helmojmë fëmijët tanë, shkollarët e puntorët tanë-Absurd! Vallë? A ka dikund në botë që nëna fëmiun e vet ta helmojë? Kush këtë sot e beson? Po kush pra mundohet të baj´ këso gjana? Kush? Kush pra qenka ai njeri ? Ne botës i tregojmë:shqiptari këtë e di. Se për këtë na prunë prapë milici, Tanke, autoblinda, topa e ushtri, E milicët shqiptarë i përjashtuan.Pse? Se zunë hedhësit e helmit në fëmijë, E hedhësit e helmit nuk ishin shqiptarë, E kriminelin serb s´guxon ta zejë milici shqiptar. Serbit „s´guxon t´i mungojë as qimja e flokut » Se serbi e malaziasi kanë të drejtë : Të vrasin, të rrahin, e të plaçkisin shqiptarë, Kanë të drejtë t´i ndajnë edhe shkollat e tyre, Kanë të drejtë të bërtasin e të këndojnë, Të festojnë, të dehen, të shajnë e të dhunojnë, Të ngrehin flamujt e tyre e të urdhnojnë: „Shqiptar,festoma festoma festën time, ditën e shtetësisë“!
Për shqiptarin ditë e zisë! Hë! Ata të urdhënojnë të këndosh kur të qahet, Të qeshësh kur të vrajnë, Por ata të bajnë edhe: Të vajtosh kur ke dasëm e fejesë, E kur të qash ti – ai qesh!
Kosovë! Të mbuloi dhuna, terrori, mjerimi… Kosovë! Të ka zanë rrënqethja e trishtimi, Por, shqiptar! Duro si shqiptar, Edhe ti je njeri e durimi ka kufi- Gjaku e loti u derdhën për liri. Me shekuj e mote durove e çka s´durove? Por, anmikut kurrë s´iu nënshtrove.
Shqiptari çdo herë ka qenë për liri, S´duroi dhunë, terror e robëni, Por edhe askujt këto të pamira s´ia dëshiroi, Me keqardhje në tanë botën i denoi. Shqiptari me shekuj denoi robrimin e të tjerëve, Dënoi ai edhe fashizmin që vetë e luftoi, Edhe kur Spanjën e dogji, e preu, e shkatërroi, E denoi nacizmin, e luftoi me trimni, Tue dhanë dëshmorë, tue derdhun gjak për liri. Denoi shqiptari edhe hudhjen e bombave atomike në Japoni, Dënoi cionizmin që vriste edhe fëmijë, Dënoi hudhjen e helmeve në qytetin Araba, Që sterile të mbesin palestinezet:vasha e gra! Shqiptari denoi edhe vrasjen e Salvador Alendes, Edhe mbajtjen në burg të Nelson Mendeles, Denoi edhe intervenimin në Vietnam, Po ashtu atë në Avganistan. Denoi shqiptari edhe vrasjen e mësuesit ezak, Denoi rracizmin, ndarjet s´I deshi aspak, Deshti shqiptari- njerëzimi të rrojë në liri, Por edhe për vete kërkoi barabarësi.
Shqiptari uroi botën progresive, Uroi njerëzit që u munduan për liri, Edhe Nënë Terezën që kujdesej për fëmijë, Edhe Peres de Kuelarin që botës i printe, Edhe rrënimin e murit të Berlinit, Edhe lirimin e Mendeles nga burgu, Edhe shpaljen e Namibisë si shtet, Uroi shqiptari, por ja si mbeti vetë: I robëruar, i sakatosur, i rrethuar me ushtri, I helmuar, spitalet me milici, Me rrënqethje familjet-kur do të rrethohen, 23 Kur do të bastisen-fëmijët të tmerrohen, Kur me censurë ashtë shtypi,RTP-ja e Universiteti Shqiptari sot s´ka të drejtë të urojë për veti!
Botën progresive sot e thërret shqiptari, Për t´i nderu´ të tjerët na e ka lanë i pari, Të jetohet bashkë edhe në fqinjësi, Pa lajka, pa urrejtje, edhe pa tradhti. Se jemi shqiptarë e domë demokraci, Në Evropën e lirë edhe të hyjmë. E në pasuri t´na prekin s´do të lejojmë, Të huajen s´e lakmojmë, por të huajen e nderojmë.
Lëngon sot Kosova e mjerë, Derdhet gjaku përsëri, Derdhet gjaku e derdhet loti Se kjo tokë kërkon liri.
Del shqiptarja e shqiptari, Në log t´burrave, n´këtë tokë, n´këtë dhe Falin gjaqet e ngatrresat, Se tjerë anmiq kanë dalë ndër ne.
Çou shqiptar, si di të çohesh, Le të thahet´ gishti i krimit, Çou, shqiptar si di të çohesh, Të shtrish dorën e pajtimit.
Të na ndajë, të na përçajë, Këtë anmiku dëshiron, Të ndamë e të përçamë, A e shifni si na robnon?
Mars 1990-Lipjan | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Agim Gashi 8th October 2011, 17:44 | |
| KANGË PËR ISA BOLETININ
Hej, krisi pushka e na doli tymii Ja ka mbërri Isa Boletini, Mbi anmikun, vëllazën, bini, More, anji t´gjallë kund mos e lini! Asnji i gjallë kund mos t´na jesë, Të luftojmë, vëllazën, si e kem´ adet. Bini, vëllazën, tha bini! Burra t´malësisë! Bini, vëllazën, bini, Ju-dielli i lirisë!
Hej, krisi topi e ra në kullë, Nuk ja lëviz frengjitë, jo, kurrë! Se atë e ndëtoi vetë dora e shqiptarit, E Isa Begi na rri ma i pari, Rri i parë, e ambël na flet: “Të lidhim besë, vëllazën, si e kem adet!” Bini,vëllazën, bini, Murra t´malësisë! Bini, trima, bini, Ju dielli i lirisë!
O, jarga në gojë Pashës po i shkon: “Due gjallë, Isën m´e zanë.” Por, mashtrue Pasha ish kanë, Se kurrë dragoni gjallë nuk o´ zanë. Se Isa Begi tash urdhën po jep: “Bini, vëllazën, si e kem adet!” Bini,vëllazën, bini, Burra t´malësisë! Bini, vëllazën, bini, Ju dielli i lirisë! | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Agim Gashi 8th October 2011, 17:44 | |
| KUSHTETUTA KAÇANIKUT
O, shtatë shtator, në Kaçanik, Janë tubu´ trimat për Republikë, O për të mirën-o, për atdhe, E shpallën Kushtetuten e Re! O Kaçanik, o faqebardhë! S´kanë çka të bajnë milicë as ushtarë, Ushtri e mbretit s´pati çka të ban, Sulesh e vritesh-o, për vatan.
O n´shpi t´kuturës-o, janë tubu´, Me lule t´kuqe mirë zbukuru´, Po ky kuend u ba historik Themelet t´Kosovës-me Republikë. O Kaçanik, o faqebardhë, S´kanë çka të bajnë milicë as ushtarë, Ushtri e mbretit s´pati çka të ban, Sulesh e vritesh-o për vatan!
O në ato gryka, në Kaçanik, U shpall Kosova shtet DEMOKRATIK, Ku Idriz Seferi jetën ia ka falë- Kosovës trime dhe nderit kombëar. O kaçanik, o faqebardhë, S´kanë çka të bajnë milicë as ushtarë, Kurrë prej zaptuesit nuk pate frikë, Sulesh e vritesh për REPUBLIKË!
Zagreb,12 shator 1990. | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Agim Gashi 8th October 2011, 17:44 | |
| KANGË PËR AZIZ KELMENDIN
Oficerët në kambë janë çu, Aziz Kelmendin e kanë rrethu´, E rrethojnë kët´ djalë të ri Për m´e vra,po, në tradhti. Kështu dha urdhën gjenerali: N´Paraqin me u vra shqiptari!
Në mes të natës e rrethojnë, Kështu mendu´n që ta nënçmojnë, Për m´e vra këtë djalë bujar, Pse ish trim e ish shqiptar. Kështu dha urdhën gjenerali : N´Paraqin me u vra shqiptari !
Në çdo mënyrë e torturu´n, Porse trimin s´e nënshtru´n, Nana shqipe e kish le- Mos me pasë frikë për atdhe. Për këtë urdhnon gjenerali: N´Paraqin me u vra shqiptari!
Aziz Kelmendi, sot t´kendojmë, Për Kosovë ke ra dëshmor, Shembull t´mirë ke lanë ndër ne, Si vdes trimi për atdhe. I tregove gjeneralit, Se je bir e bir shqiptarit. | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Agim Gashi 8th October 2011, 17:44 | |
| KANGË PËR AFRIM PREBREZËN
O zo´ ç´ka ndi kjo botë shkreta, Se n´Kosovë ç´po ban Sërbija- Na i vrajnë vashat e djelmoshat, Barbarisht masakrohen fëmija.
Maji i vitit ´91, Si çdo Maj që çet lule dredhzën, N´kamë janë çu çetnikë t´Kuzminit, Për me mbytë Afrim Prebrezën.
N´klasë të pestë nxanës shembullorë, Me gëzim nana e çonte n´shkollë Bashkë me motrën, Ganimeten, Sa të lumtun e kishin jetën,
Por s´la shkjau jetën m´e getu´, M´e mbytë Afrimin plane kanë ba, Njimbëdhetë vjeç me ia nalë rritën, E m´e nda otrën me vëlla.
Ishte pra viti ´91, Pranerë, Maj, data 27, Shkon Afrimi e lëshon bagëtinë, Njimbëdhetë vjet djali tu´ lëshu´ shtat.
Merr me veti libra, fletore, Për me i ba detyrat shkollore. “Babagjysh ditën e mirë, Do t´i ruj´ mirë bagëtinë.
Kanë çu´ bagëtinë në ushë-Lendina, T´Bardhit, të fshatit t´Madh, Pa mendu´ po se në prita Çetnikë, t´Kuzminit u kanë dalë.
Lojna t´çobanisë kanë fillu, Edhe ftyra si nur u ndrit, Me të shpejtë e kanë pru´ lajmin: „Ikni, shkijet na kanë ra n´pritë!“
U ba rrëmujë e tollovi, I lanë lojnat e çobanisë, Po çfarë zemre duhet t´ketë njeriu- Që e prishë lojën e fëmisë.
Të gjithë fëmija paskan ikë, Veç Afrimin çetnikët e zanë, Tu´ i mëshu me druj e shytni Të vdekun n´vend e paskan lanë.
Kur u tregu´n nan´s e babës, Sikur djelli me ndalë dritën, Se çetnikët e Kuzminit Djalit t´uj ia ndalën rritën.
Si shqiptar s´e kem´ pasë traditë Sikur shkjau fëmijë me mbytë, Nanë e babë gajret me ba Se deshmor djali u ra.
Gajret ban, nana Fatmire, Edhe ti, baba Metush, Se kësi krimi që ban çetniku Nuk e ban në botë urrkush.
S´e harrojmë djalin tuej, E kujtojmë, po, pa ia da, Prind ju pat juve për s´gjalli Kur ra dëshmor, me mija i ka.
Vinë pranverat, stin´t kalojnë, E në Maj çel lule dredhëza, Por s´harrohet kurrë për jetë Fëmija i shqpes, Afrim Prebreza.
1990 | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Agim Gashi 8th October 2011, 17:45 | |
| KËNGË PËR YLFETE HUMOLLIN
Kjo Kosovë po tokë arbnore Ju ka lëshu ni valë mizore, Me na e marr´ çdo gja kombëtare, Prej fillores në universitare, Po na ban çdokend anmik Profesorë e akademik. Me masakër e me dhunë Na´i ndalen mësim e punë, Kanë qit helm e municion N´trupa t´njomë të gjitha ranë.
Që dhjetë vjet n´Kosovë jetojmë, Me dhunë e vrasje, terror shtetnor, Tu´ na vra n´shkolla e n´shtëpi Njerëz ma t´mirë n´burgje tui shti Nxanës, studentë tuj i përjashtu´, Papunësinë, po tu´ e shtu´ Tu´ na qujtë nacionalista, Terrorista, kanibalista Me nai kthy mbiemnat n´viçe, Naj qu´jnë nanat,lavatriqe.
Mos me hy ma thell´ n´mendime, Po I këndojmë ni vashës trime Që jeta e saj ju fal këtij trolli Ish shqiptarja Ylfete Humolli.
Me nji shurt po agoi dita E milicët kanë zanë prita, Me vra shqiptarë që qojnë dy gishta Që kërkojn demokraci, Që s´durojnë dhunë, kërkojnë liri, Si gjithkund në Kosovën trime Që po vuen n´vaj e idhnime N´Lupç të Poshtëm u derdh gjaku Aty ku lindi Adem Demaçi, Volli zjarr automatiku Vashës s´re jetën ja fiku.
O atë mëngjes atë ditë me diell Stinë e dimnit po ishte verë, E Ylfetja ishte zgju´, Po në shkoll´ ajo me shku´
Dituni për me fitu´, Per me mësu´ ta urren robninë Ta kërkon gjithmonë lirinë, Se kështu jeta e kishte mësu´ Dhunë, terror mos me duru´. E Ylfetja del n´livadhe Me shokë t´shkollës rrokë në valle, Janë rreshtu´ dy e nga dy, Tu´i ngrit veç dy gishtërij Tu´ kerku´ demokraci As me armë e as me topa Ç´po kërkojmë ka ndi´ bota E Ylfetja gishtat çon Si shqiponja qi fluturon Për liri, demokraci Qi shqiptarët mos t´rrnojn n´robni.
Dal kadalë janë rreshtu´ Pranë flamurit janë rreshtu´ Të bashkuem për liri, Tu´ kërku´ demokraci E Ylfeta në rreshta t´parë, E rrokë plumbi mu në ballë, E rrokë plumbi i gjakatarit E i shtymë edhe prej tradhtarit, U nda shqiptarja nga kjo jetë, Për Kosovë kurr´ mos me vdekë, Nuk do vdesish, oj motra jonë Për Kosovë ke ra dëshmore, Se Kosova të ka rritë, Me gjak t´njom´ me u ujitë. Nuk mbajme zi, por jem krenar Ju nderojmë me lule n´varr.
KANGË PËR SHUKRIJE OBERTINCEN
Moj pranverë tet´dhjet´ e nantë Sa e ngrysun sa e vrantë, Sa e pa shpirt ti qëllove Mbar nji popull e tradhëtove. E shum nana i verbove E Kosoves lirinë ja more, Po me tanksa e ushtri Për me vra vasha e djem të ri! Me robnu popullin shqiptar Buk´n e gojës me ja marr, Me varros çdo gja shqiptare: Kultur, arsim, lirinë kombëtare…
Porse populli trim shqiptar, I del hasmit ball´ për ball´, Djel e vasha , t´njoma,t´reja, Para tankëve i mblon hareja, I ka qit nana n´ket jetë, Me ja fal Kosovës t´shkretë, Sa shpejtë toka e uji i rrirë Me gjak Kosova me u ujitë, E ma t´kuqe lulet me u rritë Se kur vret hasmi n´Kosovë Nanat tona lindin “boll´” Kur vran hasmi fëmi dhjetëvjeç Nanat lindin katërneq!
Kështu n´mars t´vitit tetëdhjetenantë Vit i ngrysun dhe i randë, Kur bota gëzohet në pranverë N´Kosov´ fillon rrëmuj e skëterë Po me tankë dhe ushtri, Na e vodhën atë pak liri. Por ngriten n´kambë djel e vasha Nëprotesta e demonstrata Ushton Kosova, Llapi, Drenica Si të ishin ngjallë Shote e Azem Galica Ish me shokë Shukrije Obertinca.
Vajz´ e re gjashtmbëdhjet´ vjeqare E lehtë e bukur si Sorkadhe, I vlonte zemra prej dëshirës T´hy n´protestë n´qendër t´Prishtinës.
Ti ngris lart dy gishtëni T´kërkoj liri, demokraci, S´durohet dhuna me tradhëti S´lejohet të tjerëet t´na e presin fatin Ma mirë asht me e derdh gjakun.
Lamtumirë babes i thotë Në Prishtinë unë po shkoj sot Me u bashku me shoqe t´mia Na thërret toka dhe liria Rrugë të mbar baba u ka thanë E mirë leje u ka dhanë, Bashkë me motër përshendeten Pak ma gjat me nanë të veten, Sa mirë nana i përqafon, E n´Shukrien dy lot i ranë.
Me autobus rrugën kanë marrë Në Prishtin sa shpejt kanë ardhë, Por Prishtina ish blloku: “Sa shumë milic motër paskan pru” Të dy motrat si sorkadhe Kanë fillue me britë me t´madhe, Me grupe tjera janë ashkangjitë, Për Kosovë pa pas kurrë frikë Pa mendue k´tu kush do t´jesë Tu´ këndue kangen : »Besa-besë… »
N´kët rrëmuj n´kët´ tollovi Fillun me qit po helm të zi, E rafalët shqiptar tue gri Tue vra t´ri edhe trimnesha Hudhet Shukrija si Luanesha, Pa mendue,se plumbi shpon Me gurë tankset i qëllon. « Para shoqe e shok » i fton! Në katër anët llahtari Por shqiptari për liri I ngreh gishtat proteston, Se Kosova nanë na fton Me e derdhë gjakun e lirisë. Ka nevojë toka e Arbnisë.
Gruppe, grupe, vasha t´reja Ua kaplon zemrat hareja Grupe, grupe vasha e t´ri, Kerkojnë liri, demokraci,
Por kur hynë në rrugë t´pazarit Villnin zjarr tyta t´tradhtarit, Villnin zjarr për me shue jetë E me vra Shukrien e shkretë, Me dhanë jetë me shumë shokë t´vetë, Se n´pranverë e kish pagzimin Me ja ba n´pranverë vorrimin.
Kështu plumbi i gjakatarit, E rrok Shukrien në lule t´ballit E rrok motra në prehen t´vet, E në gjoks kokën ja qet Gjaku i kuq nga goja i del I afrohen shokët në ndihmë, Porse nana nji Shukri lindë, E këtë vashë ja vrau Serbia Me ja qu t´vdekun te shpija.
Në vend t´fustanit të nusnisë, Me i qitë flamur t´lirisë Në vend t´dasmorve me hare Mija vetë me e qu n´dhe, Për Kosovë përsri me le Se e dha jetën për atdhe Gjaku i saj u derdh n´këtë dhe E kjo toka e Arbënisë Nuk harron kurr gjak t´lirisë. Moj Shukrije Obertinca Je trimneshë si Shotë Galica, Vrasja jote asht nder i vendit Si i pat dhanë Nora e Kelmendit Fli e qetë nuse e lirisë Nuk t´harrojmë per jetë t´Arbnisë.
KANGË PËR VEHBI IBRAHIMIN
Çka ka qielli që gjemon, Çka kanë detnat që ushtojnë, Çka kanë kodrat që rënkojnë, Çka kanë fushat që vajtojnë, Çka kanë lulet aromë që s´lëshojnë, E bilbilat që s´këndojnë, Edhe Drini rrjedhen ndal Se nji burr shqiptar e vranë, Vehbi Ibra emnin ia thonë.
Dhjet´ tetor tetdhet´ e nji Atje larg n´kurbet të zi, Dorë e UDB-es paska mbrri, Me vra burrin në tradhëti Zgjati dorën UDB-a sllave Për me vra zemra shqiptare Pa zot shpie mbet nji familje, Pa nji anëtar po kjo Besëlidhje.
E lotun të shtatë fëmija, E lotun tanë shqiptaria, E vajtoj gruja me plumba n´gji, Se ra deshmor për nanë Shqipni. Me lot n´sy por me krenari E kujtojmë vepren e tij, Se n´protesta e demonstrata Ishte n´ball me ndjenja t´pastra, Ja k´ndoj kangen me sharkinë mike Se ra deshmor për troje etnike.
S´ndalej trimi e s´e ndal turrin Me Arben Kosovën këtë far´ burri Te tanë Evropën tuj e shetit, Kosovën nanë me e qitë n´dritë, Virtyte t´larta e ideal E me besë t´popullit shqiptar Sa i afërt ishte për mikun Shumë i tmerrshem për anmikun Fjal´t e tij si lunte topi Shpirt i tij fuqi baroti, Hal´ në sy iu ba Serbisë E i dhanë po zjarr alltisë T´vdekun n´tokë po tue lanë
Për shqiptar hero e banë. Për këtë djal e trim bujar Ngrit ja kanë nji lapidar Edhe i vdekun e gurbetqar, Edhe i vdekun në kurbet t´zi Po pushon sot trupi i tij, Po do t´vjen e jona liri Do t´i marrim eshtnat e tij E I varrosim ne në Arbni Në vendlindje n´fshatin Uglar Do t´i ngrisim Lapidar, Edhe kanga do t´i kendohet n´mote Se ra deshmor i kësaj toke.
1992-Gjermani | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Agim Gashi 8th October 2011, 17:45 | |
| KANGË PËR ALI AJETIN
Më 30 Maj tetdhjet e nandë Na u hap nji lajm i randë, Për gjithmonë u shue nji jetë, N´fushë t´mejdanit, aty mbeti, Me armë në dorë Ali Ajeti. Këtë kangë ja fali shpirtit të tij Se dha jetë për nanë Shqipni.
Gjak rinor e zemër bujare Me plot ide përparimtare, Me Fadil Vatën e Afrim Zhitinë, Me shumë të tjerë dhe Fahri Fazlinë, Ua këndoj këtë kangë me sharkinë mike, Se dhanë jetë për troje etnike.
Bir i popullit dhe i kësaj toke, Qe e kish´ rritë ajo nanë Loke, Mos me leshue armën prej dore Amanet shokëve der´ n´fitore. Për me i këndue brezat e ri Se ra deshmor Ai për liri.
Sot në Sveqel për këtë djal bujar, Ngritet lartë nji Lapidar Me u tregue brezave te ri Se si vdiset për liri. E Amanetin n´vend me e qu´ Der´ n´fitore me luftue.
Për këtë trim s´duhet biografi, Se vetë e shkroi me gjakun e tij, N´fushë t´mejdanit po kur mbeti Zemër trimi Ali Ajeti. Ja falë kangën nëpër mote Se ra deshmor për liri t´k´saj toke.
1998-Burgu i Mitrovicës
ZAMBAKUT TË LISMIRIT
Lule moj, nana e lume S´të lë varr nana me kume Nuk janë kume oj lum-nana, Por asht gjak i derdhun te thana.
Po pse gjak, oj bi në gji -Mu ndal rrita nder lajthi M´ra zaptia me kobure Për ne, tha, ti sjell ogure.
Lule moj, Lule-Zambak Vijnë krushq e lypin hak N´vend të pajës s´nuserisë T´veshin Flamurin, e lirisë.
Varrin Tand e kemi çerdhe Lule-moj, mirë se na erdhe Flij e qetë nëpër jehonë S´te lë vetem Nana e jonë.
KANGA E TË BURGOSUNIT
Moj hapsane ty t´kalltë furra Sum´ e gratë nai le pa burra, Ty t´kalltë zjarri e të baftë hi Qysh nai dogje djelt´ e ri? Na i le nanat me du´r n´gji Na i le motrat pa vëllazni. Na i dogje shumë vasha t´reja Në këtë pranverë godit rrufeja.
Ujq të etshëm e të terbu´m , Dojshin fëmitë me i coptu´ Tue hy n´çerdhe e shkolla Tu´ helmu´ vasha t´njoma Tu´ helmu´ po çikë e djalë Për me mbetë shqipja pa farë Por nanës shqipe si çeliku S´mund t´ja ndalë lindjen anmiku.
Çupëza e vogël agresive Ajo e don babin pa hile Gardianit i thot shtrigan, “Pse s´po më len ta shoh babanë”, Ty xhelat t´u shoftë fara, Pse s´na lëshon t´punojm´ në ara Sa shumë vjet në shpi s´jem kanë Na merr malli me thirr nanë.
O polic, polici plak, Ç´e ke ba shufrën me gjak Ma shumë sjell sesa pushon Djemt´ e ri po i shkatërron. Porse ne jemi betu´ Për Kosovë jetë me ndërru´ Tash e di bota mbarë Se kush asht kombi shqiptar. Ka traditë, zemrën çelik S´ka ç´i ban asni anmik.
1996-Burgu i Prishtinës | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Agim Gashi 8th October 2011, 17:45 | |
| KANGË PËR JUSUF GËRVALLËN
Me shtatëmbdhjetë Janarit O tetëdhjet e dy U hap lajmi në gjithë botën Për shqiptarë ish zi.
Sepse UDB-eja Jugosllave Atje n´Gjermani Në mënyrë mizore e tradhëtare I vrau tre djem t´ri.
Na e vranë Jusuf Gërvallën Trimin guximtar Na e vranë dhe Kadri Zekën Me Bardhoshin vranë.
Qohu Jusuf shihe Bardhoshin Ma të voglin vlla, Qohu e shihe Kadri Zekën Shok kurrë pa u nda.
Qohu Jusuf shihe Donikën Që po të rri përbri, Shih sa duket sot renare, Lot si sheh në sy.
Qohu Jusuf e shih shokët T´popullit tand trim-o Fjala Jote para vdekjes Na ka dhanë kushtrim.
Janar 1981,Lipjan
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Agim Gashi 8th October 2011, 17:46 | |
| VAJI I SHQIPTARIT - THËRRET KOSOVA
O ATDHEU IM; KOSOVË!
O atdheu im, Kosovë, Mori Pejë edhe Gjakovë, O ti Llap edhe Gollak, S´pate frikë as në Pollatë, Kaçanik, të nderojmë ne, Na ke falë Kushtetutë t´re.
O Gjilan, ti në Moravë, Oj Viti, ti e bame varrë, Suharekë-o në Podrime, Ti e ke dhe Bllacën trime, Prizren, ti me Kala, Edhe nji lidhje kem´ m´e ba.
Moj, Kosovë, mor vendi im, Sot për ty kam nji kushtrim, Ne lirinë duhet me fitu´ O me pushkë,ose t´u shkru´ Se Prishtina zemrën çelik, Me 2 Korrik shpalli Republikë.
Ferizaj, vend historik, Për atdhe ishe besnik, Mori Shtime e Carralevë, Ju luftuet gjithë me nderë, Plavë, Gusi, Tetovë, Kërçovë... Për shqiptarin janë Kosovë.
1997-Burgu i Prishtinës | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Agim Gashi 8th October 2011, 17:46 | |
| THËRRET KOSOVA OJ NANË SHQIPNI
Th´rret Kosova,oj nanë Shqipni A ma ndien o zanin Ti, Tue t´thirrë NANË kam mbet e mjerun Me za t´dhembshëm e za t´çjerrun?!
Kur at´herë prej teje me ndan Vajin kurr´ nuk e kam ndalë, Tue t´thirrë oj nanë Shqipni Sa shumë gjaku u derdh per Ty.
O moj nanë, nana Shqipni Shum herë në zjarr kam ra për Ty, Pa dëshir´ na kan´ coptue Porse Ty kurr´ s´t´kam harrue.
Oh moj nanë, nana Shqipni Shum´ e varrë jan´ ba për Ty, Po më dhambin, kam mbet e mekun, Pa shpirt n´tokë sikur e mekun.
Ah moj Nanë lule Dukate, A e sheh kam mbetë bonjake, Me bonjake gjithkush lun´ , Po me sjellin n´buz´ e n´hunë.
Ma kanë kallë zemrën e shkretë, Shum djel t´mi syrgjyn kanë tretë, Tjetër kush po na hi n´shpi, Lujn´ me gra e lujnë me fëmi.
Unë e di nanë që s´je mirë Por je e pastër dhe e dlirë, Tash gajretin nanë ta du, Jam e jotja me më ndihmu.
N´vaj e kuj gati kam tretë, Loti, lotin s´po ma tretë, Merre nanë nji faculetë Edhe fshimi k´to lot´ e shkretë.
A e mban mend kur bashkë ne ishim, Krenarinë në qiell e kishim, Me vasha t´bukura e djel të rrallë, Vritshim krajl e pashallarë
Sot qan Sharri e qan Tomorri, Kjo keqësi ne na ndodhi, Qajnë dy drinat i Bardh´ e i Zi, Si rrinë ndamas nanë e bi.
Ngrite koken nanë Shqipni, A po e sheh na mbuloi zia Ngrite kokën nanë njiherë, Çilma edhe mu nji derë. | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Agim Gashi 8th October 2011, 17:46 | |
| VAJI I SHQIPTARIT - EDHE VDEKJA TË GJEN NË KURBET
KU ME LINDE NANË
Linda jasht´ atdheut Porse jam shqiptare, Emnin e kam t´lules Më thonë kurbetqare. Ah moj Kosovë Në Ty e kam nji motër Kurrë nuk e kam pa Pa Ty s´kam sevda.
Pse më lindi nana Jasht tokës shqiptare A ke ikë prej qefit A nuk pate qare? Pse s´më merr moj nanë Me më kthye n´vatan? Ta shoh motrën time Edhe ngryk ta marr.
Unë e di moj nanë Se çka sjellë kurbeti Edhe gjuhën time shqipe Nga mendja ma treti. Nuk po du oj nanë As gjiun me ma dhanë M´soma gjuhen shqipe Të kam shpirt, të kam gjan.
A mendon oj nanë Me u kthy n´Atdhe, Kosova ashtë toka ime Edhe pse jashtë ka le!? Atje asht dhe motra ime Ti vetë më ke thanë, Bashom me gjakun tim Të kam shpirt, të kam gjan.
(Düren,1993)
SA E BUKUR JE KOSOVË
Sa e bukur, Kosovë, je, Vend i dashtun ku kam le, Se në ty lulëzojnë zymbylat, N´të katër anët këndojnë bylbylat. Mbi këto male legjendare, Dhe këto fusha heroike, Po si zonjë bukuroshe Shtrihet Kosova e jonë kreshnike.
Mendja më shkon në të kaluemen, Në histori kurrë s´pate gëzim, Të kanë plaçkitë, edhe robnu´, Gjithë në vaj edhe idhnim. Por gjithmonë ti ke pasë trima, Si në lufta e n´kuvende Aq larg ty ta çu´n zanin, Kah bie dielli e hana endet.
Po kur të shoh sot prapë t´robnueme, Zemra ime mbushet helm, Më qan shpirti, më qan zemra, A do t´vijë pranverë ndojherë? Minatori n´horizonte, Ai ma xehe s´po gërmon, Në fabrika, n´shkolla, n´ara, Nuk ka gëzim as s´ka jehonë.
Por prapë, Kosovë, e bukur je Në ty kam lindë, të kam atdhe, Do t´lulëzojnë gjithmonë zymbylat, Do t´këndojnë edhe bylbylat. Minatori n´horizonte, Xehe tona do t´gërmojë Në fabrika, n´shkolla, n´ara, Kanga e lirë do të jehojë.
Okllap,1989. | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Agim Gashi 8th October 2011, 17:46 | |
| KTHEHUNI
Jem´ shpernda në t´katër anët Ja kem´ kthye shpinën NANËS, S´po këndojmë ma si dyllendyshet N´çerdhe tona vajtojnë qyqet. Jo nuk kem´ tjetër Atdhe Veç Kosovën ku kem´ le, Kthehuni burra, për liri Se ende i thonë po Dardani.
Kush nuk kthehet kur bie kushtrimi Do ta quajmë tradhëtar trimi, Kush nuk kthehet në Atdhe I ka ndrrue komb e fe. Kthehuni burra ju th´rret Shqipnia Ju th´rret Tetova ju th´rret Gusia Ju th´rret Presheva e Toplica, Ju th´rret Sharri, ju th´rret Galica.
Kthehuni burra në Atdhe Në ato troje ku kemi le, Kthehuni gra e kthehuni femijë Se na kanë shkelë k´ta shapkali. Nuk a kohë të asimilohemi Erdh´, koha të mbrohemi, T´kapim pushkën per atdhe Se s´ka kush me e kap´ për ne.
Bruksel,1993. | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Agim Gashi 8th October 2011, 17:47 | |
| KTHEHU TI MOJ RINI
Kah po shkojnë k´ta trena t´zi Ku po e qojnë gjith këtë rini? Kah flutrojnë k´ta aeroplan´ , Këtë Kosovë po kujt ja lanë? Kujt ja lanë nanë e babë, Qe n´pleqni n´shpi i kan´ lanë? Kthehuni Ju moj rini Se Kosova nuk asht Serbi. Kthehuni Ju në vendin tuj, Se Kosova nuk asht e huej, Jo kurr´ mor JO!
Nuse t´reja në shtatzani Në kurbet po lindin fëmijë Po lindin n´Evropën plakë, Fëmijë për t´huej e t´pa nafakë, Mblidhni mendjen motrat tona Se s´harrohet dot Kosova! Kthehuni pra gra, pleq, e të ri Mos ta lamë Kosovën n´Serbi Kthehuni ju në vendin tuj Se Kosova s´bahet e huej, Jo kurr´ mor JO!
Ju kolona me djem te ri Pse po i bani Kosovës tradhëti Ju kolona, n´kurbet qe shkoni, Pse Kosvën po e tradhëtoni. Kthehuni ju djel të ri Ta bajmë luften me Serbi, Kthehuni Ju n´vendin tuej Se Kosova s´bahet e huej, Jo kurr´ mor JO!
Kujt ja lini Ju këtë prag Që shkjau na e lau me gjak, Kah po shkojnë po vlla e motër Kujt ja lanë plang e votër? Kurrë n´Kosovë lule s´çelin ma Far e gjakut pa u ra, Lulja n´Kosovë s´mund pip´ me qitë, Gjak i ri, të mos i ujitë, Kur kjo tokë sot lëngon Plis e huta n´shpi i keni lanë. Kthehuni Ju more të rinj Ta bajmë luftën me Serbi Kthehuni në vendin tuej Se Kosova s´bahet e huej, JO KURRË MOR JO!
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Agim Gashi 8th October 2011, 17:47 | |
| LULJA E BUKUR E SHARRIT
Lulja e bukur e Sharrit, Ajo me kunorë Po i ban të fala lules, Që rritet n´Kosovë. Rritu, e lulëzo, Se motër të kemi, Nji ujë na ujit, E të nji dheu jemi.
Lulja e bukur e Rugovës, Ajo që lëshon erë, Përshëndet lulen kosovare: Oj, lule, qofsh me nderë. Rritu e lulëzo, E shtatin me lëshu´, Se do të vijë pranvera Bashkë kem´ me lulëzu´.
Veç lulja n´saksi, E mbyllun ka mbetë- S´ka kush e ujit, Me dorë kush s´e prek. I humbi aroma, Që e pat dikur. Çonju, vllazën, çonju, Ja qesim pak ujë.
Tani po qajnë lulet, Të bjeshkës e të fushës, Për lulet e mbylluna, Që kurrë s´u banë nuse. Njana rri n´dritare, Tjetra këqyr kah dera, Vesin njana-tjetrën: Kur do t´vijë pranvera?
Janjevë,1975. | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Agim Gashi 8th October 2011, 17:47 | |
| KUR UNË SHKOVA NE KURBET
N´prehen t´grues e lashë qikën Kur unë shkova në kurbet, Tash asht rritë e asht ba nuse Nuk e njeh babën e vet. Zemra e shpirti mu kanë tha Syt´ as flokun pa ja pa.
Lidh per djepi e lashë djalin Kur unë shkova në kurbet, Ka ba dasmë e ka marrë nuse Pa nji pushkë të babës t´vet. Hej ç´mu tha zemra prej mallit Pa e g´zu dasmën e djalit.
N´kry duvakun ja lashë motrës Tuj ja prit krushqit në derë, Pa ja pa unë fëmijt rreth votrës Mu mbush zemra helm e vner´. Ç´më dhemb zemra, ma ngrit gjakun Pa ja puth motrës duvakun.
Në sy nanës ju ngri loti Në kurbet kur shkova s´pari, Vdiq e shkreta tuj kqyr udhët Vorrin tash ja ka mblu bari. Hej ç´mu tha zemra mu ngri Pa ja mbjell mbi vorr nji bli.
Unë n´kurbet baba në pritje Ju ba mjekrra bardh si borë, Asht qorrun po shkon me krroqe Pa më prek ma e tija dorë. Zemra e shpirti mu kanë tha Edhe nji herë o babë me t´pa.
Vien,1992. | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Agim Gashi 8th October 2011, 17:47 | |
| EDHE VDEKJA T`GJEN N`KURBET
Shum´ të zeza haj na ranë në kokë, Ngryset qielli haj gjemon kjo tokë, Gjëmojnë fushat, kodrat legjendare, Të Kosovës haj t´Kosovs´ krenare, Rrjedhin lotët sikur t´bie shi Tuj përcjell´ bijt po n´kurbet të zi.
Na ranë t´zezat edhe morëm ikën Ne dikr kujt s´ja kishim frikën, Në Kosovë e lamë qiellin, tokën... Me trastë në krah sot e morëm botën, Tuj kerkue shpetim prej vdekjes Tuj i shtue t´zezat e jetës.
Morëm fëmijët nëpër kambë, Shkollë e banka n´Kosovë tue i lanë, Morëm vajet dhe kujtimet Kangë t´kurbetit dhe vajtimet, Tue i shkrue kujtimet n´letër, E tuj kërkue ni vdekje tjetër.
Tue ik´ vdekjes morëm malet Porse vdekja s´mund të ndalet, Se me vdekun per atdhe Asht sikur përsëri me le, E n´kurbet po me ndrru´ jetën Ajo ka nji emën tjetër.
N´kurbet vdekjen pra me mendue, Sa t´jem gjall´ vendit me i ndihmue Për Kosovë çdo gja me dhanë, Sot, se nesër bahet vonë, Vendin tonë na me qitë n´dritë N´dash të vdekun mirë me t´pritë.
Nji kafshat sot kush s´mund me nda Vend për vorre n´Kosovë nuk ka Ka me e nemë gjaku i lirisë, Që u derdh n´lule t´rinisë, Ka me e nem toka e dheu As te vdekun s´ka me dashtë atdheu.
Zagreb,1990. | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Agim Gashi 8th October 2011, 17:48 | |
| NUK VAJTON ZANA
Po ku je, moj Zana e Malit, Që s´po del ti me vajtu´ Pse s´ja thu´ edhe njherë vajit, Siç vajtojshe prru´ më prru´ .
Vaji yt bante me kja, Lisa, trungje dhe livadhe, Për çdo t´vramë sa shumë vajtojshe, Edhe lot´ derdhshe me t´madhe.
More, djalë, ti që po flet Unë jam nji zanë prej malit, Kurrë s´vajtoj ma për të gjallë, Kur vret hasmi bij t´shqiptarit.
Kam vajtu´ unë kurrë pa ndalë, Lotë e mi kanë rrjedhë pa pra, Porse djeltë e shqiptarisë, Ndërmjet veti kur janë vra.
A s´po sheh a s´po t´bajnë sytë Që sot shqipja ashtë pajtu, Se dhe zogjtë e çdo shpendi Me nji çerdhe donë me rrnu´.
Sot i biri i nanës shqipe Nuk del kurrë ma me vra vëlla, Kundër hasmit nat´ e ditë- Me luftue don pa ia da.
Mjaft në jetë ke vajtu´ , Lotët tanë po kurrë s´janë ndalë, Sepse shqipja shumë kohë Ndërmjet veti na janë vra.
Se ka pa që gjithë anmiku Na ka shti me u përça, Mos me ditë çka asht i yti Tu´u vra vëllau me vëlla.
Sa e çmon sot Zana shqipen, Se nuk del ma me vajtu´, Nat´ e ditë do t´knojë e t´qeshi, Sepse shqipja u bashku´.
E kuptoi i madh shqiptari, Se përçamja ashtë e hu´j Do t´jemi gjithmonë t´bashkum, Të, përçamë ma kurrë e kurrë.
1990-Lubjanë
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Agim Gashi 8th October 2011, 17:48 | |
| AJI I SHQIPTARIT - NË HAJME TË EVROPËS
(Satirë)
NË KURBET NA DOLËN EDHE VAJZAT
E kem pasë ne gjithmonë nji dert Kur djemt ma t´mirë shkojshin n´kurbet, Shum na i merrte kurbeti i zi Vdiqshin, shkojshin pa u pa me sy. Tash na erdhi nji tjetër adet Edhe çikat po shkojnë n´kurbet, T´u i lanë n´Kosovë shtëpitë të thata, E në dhe të huj po shkojnë gra e plaka Po shkojnë nxanës, shkojnë profesoresha, Nuse të reja edhe studentesha. Ah! Po e lanë sot Kosovën thatë Ku ke pa mor n´kurbet me na shkue gratë? Për arat tona urrë pa u merzitë Rrugëve t´Evropës tash tuj u shetitë. Prej që na hyni kjo demokraci Pak si tepër grat na kan marrë liri, Se me ba burri me e nguc graninë Qohen grat shqiptaresha e thirrin milicinë Shpejt vinë milicia me sirena tu´ fishkllu, Me nda gruen prej burrit, hajmin me ua ndrru, Se me u ba nder burrave hiç s´u shkon ndermend, Burrat rrinë te dera, grat në t´parin vend Ju qesh fytyra pse burrat rrinë te dera Tani janë të lira të kenë dhe “shvalera”, I zgjedhin dashnorët t´zi a ndoj arap Se janë ma të fort duken si tarak, Burrit shpesh ja bajnë: çka je ba si morri Dil pak me shëtitë se vjen “haus-majstori”. Mori gra shqiptare ju vraftë perëndija Si humbet k´shtu deri,si humbet njerzia, S´janë per krejt shqiptaret kto fjalë që po i këndoj Edhe me kët´ kangë due të kritikoj Ju lutem të gjithave mos me marrë për veti Le ti marrin ato që kanë mitë mbas veshi. Se n´lokale t´natës se ka shqiptaresha vendin Me shitë nder me pare nuk e kemi rendin. Kemi mjaft ne çuna, shqiptar djel të ri Që të lidhet jet´ e të çohet dashuni, Pastaj, gra të reja me tre-katër fëmijë, Burrat i lanë n´shpi, vet dalin n´kurvni Ose i lanë burrat e i lanë fëminë, Me agjensi të ndryshme marrin arratinë. Shkojnë e na shkruhen azil n´Gjermani
Diku në Evropë a Skandinavi Nëpër “hajme” të ndryshme strehohen kto gra, Ju binë n´dorë mafive sa keq sa hat. E disa prej tyne s´tregojnë se janë shqiptare Thonë jemi të Bosnës k´tu kem ardë pa qare Nuk ju dhimben burrat, nuk ju dhimben fëmija Që pa gru e nana na kanë mbet të shpija, Çupëza e vogël thërret: ku je nana ime? -Üse shkone n´kurbet e më lë jetime, Edhe çuni vogël nanën e thërret; -Pse ma ndave gjinin nanë e shkove n´kurbet? E disa vasha t´reja që s´kanë obligime Kur vinë në kurbet shumë na bahen trime, Jemi thonë të pastra si gurra t´Rugovës, Tuj u martu´ me t´huj i ndihmojmë Kosovës, Se Kosovën tonë e lamë në mjerim Tuj i marrë të tjerët po bajmë informim. Po edhe me e marrë shqiptarin për burrë, -Vallahi moj motër nuk po ka kulturë, Merre naj t´Afrikës a naj Italian, Kanë motër kulturë, për burrë janë taman. Na lavdojnë n´Kosonë naj bajnë aferim K´shtu në diasporë bajmë informim, Nuk të rrahin kurrë e s´shohin me sy N´dash shko n´kafene e në dash n´kurvni -Pse erdhët n´kutbet?- ivet, na përgjigjet bija: -Shuj vllaçko, shuj: m´kan rreh milicija, E disa gra tjera nga fshati e nga malsija, Dimitë dymbdhjet´ metra edhe me sargija, Dymbdhjet´ metra gat´ i kanë leshu ne tokë E kujt asht´ kjo veshje?-po pyet kjo botë. Po më tregon nji ditë nji çun i ri -Ma kanë qitë nanën në fotografi! Se nana ime, e veshun n´dimija Asht´ patriote e ka ndjek Serbia, Vetshin gazetarët:-Këtë veshje kush e mban? -Jemi të osovës e na thonë Alban! Por e kontrollun nanën, milicët para fmive, Dhjet aparata ja gjeten, në palë t´dimive! Kështu shumë prej neve i ikëm Serbisë, I tregojmë Evropës dhe Skandinavisë, Se me vjedhë e me u prishë ndërveti, Beli ma trima ma smund i gjan n´gjeti. Por mblidhni mendjen ori motrat tona, Kultura e huej nuk bahet e jona, Kujtoi dëshmorët që ranë për liri Për Kosovën nanë e jo për Gjermani. Rueni motra nderin e rame moralin,
Me shitë nder e besë nuk na e la i pari, Kujtoni heroinat që ranë për atdhe, Vend s´ke në kurbet po atje ku ke le, Banu motra pilote, këngëtare, balerinë... Me punë të ndershme madhnoje Shqipninë, Po erdhe n´kurbet fillo me u shkollu´ , Keq e kemi Kosovën duhet me i ndihmu. Banu shqiponjë mali, fluturo nga Kosova, Se sot me nder e dije pushtohet Evropa. | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Agim Gashi 8th October 2011, 17:48 | |
| N`MAJE T`BJESHKËS M`LINDI NANA
N´majë t´bjeshkës m´lindi nana Baballartë i kam azgana, Krejt ne shalla e nishana Janë të pasun e pareli Veçse janë o pak të zi, E kam vendlindjen n´Suedi Edhe shqipen hiq s´e di Për Kosovë s´kam ndie kurrë Hiq s´e di çka jam bre burrë.
N´maje t´bjeshkës, n´majë t´botës Kapuq e shallë që i vnoj kokës, M´ka thanë nana nuk je vetë, Tre vllazni n´Kosovë t´kanë mbetë Veçse janë të bardhë si bora S´janë të paqtë edhe kanë morra Po kështu më ka thanë nana S´janë si ti po janë Albana.
Baba im këtu n´Suedi Asht i madh e asht i zi I ka flokët dredha, dredha, E të forta sikur therra Asht i urtë si delja rudë, S´ban pantoll po ban bermude Po ban kmish e po ban t´lina Pi veç kola e molina Kur m´qillon mue baba ngat Prej kërkuj s´kam frigë aspak, Une e di që asht arap A nana i thotë e kam tarak
N´Suedi po nuk jam vetë, Se kam shokë dy tre mijë vetë, Unë kam shokë edhe n´Danimarkë, Norvegji edhe Finlandë, Po kam shokë edhe n´Gjermani Po në Zvicër e Austri, Gjysa t´bardhë e gjysma t´zi Tjera ngjyra turli, turli, Vllazni e motra jem përzi E n´kulturë besa kem hi, Me shumë baba e t´ni nanës, I thomë vetit jemi të samës. Se nuk jemi besa nacista Edhe kurrë s´jem kanë racista, Nji familje me shumë ngjyra, Kjo asht puna ma e mira Po në Evropë shpejt kemi me hi Do si sorra do si korba t´zi.
Po qyshë rr´nojmë n´kurbet me ju tregu, Nëper hajme jemi tubu E me krejt racat e botës, Se jem t´Zotit e jem të tokës Na i binë, Biblat n´gjuhë të botës, Me turli turki e tartar; Paj me Rus edhe Bullgar Të Adis-Abebës e Tunis- Marokit, Besa t´shnosh si gjylja e topit Për me hangër e me pi, Kemi sa t´dush more zotni Edhe majna pastërti, Po me rend hajmin tue fshi Kemi rush e kemi molla, Na rrinë nanat me Haus-majstora Nana m´thot lumja unë e mjera Në kurbet mu ka shtue pjella.
Kur më qet n´gjumë nana mu, Ajo nisë ninulë me knu Fli o bir mu bafsh zotni, Se t´ban nana ty shum vllazni Edhe motra vjet për vjet T´rriti n´shtrat e jo në djep Si i pata rrit tjerët n´djep të drunit Mu bafsh i shehrit jo i katunit.
E lshum Kosvën erdhëm n´dynja Po shumë shqiptarë more hata, Do prej zorit e do prej qefit Do prej lezeti do prej kijameti E n´Çeki, n´Pilzen, n´Teplicë, Na bajnë rrasht e kalanicë, Aty asht stacioni i parë Për me dhanë tatim n´shiptarë Nji mijë marka ti me ia dhanë, N´Gjermani po ndash me dalë
I jep paret si zotni Të qojnë malit drejt n´polici. T´zanë gjermanët e t´kthejnë n´Çeki, Të bamë rrasht e kalanicë Si me kanë ne Mitrovicë E tuj fol shqip sikur n´Drenicë Po kajnë robët e po kajnë fmija, Si me t´hy n´shpi policija Kshtu punon sot shqiptarija.
Na kan´ dal shum patriota Pareli me ide t´forta S´don me ndi për Qeveri Për Kosovë as për Shqipni Naj kanë ba po shum parti Kryetar turli-turli, N´Kosovë punojshin me Serbi, Për Kosovë nuk pagujnë kurrë, I thonë vetit unë jam burrë, Jam ma i meç se Ibrahim Rugova Djalë si mu nuk ka Kosova. Por mblidhni mendt more shqiptarë, T´rrimë si njerëz jo si gomarë Mos t´ju nemë toka e juej Mos t´ju nemë ai Skenderbeu Mos t´ju nemë gjaku i shqiptarit, Që u derdhë prej shkaut e tradhëtarit Se dheu i huej s´bahet i yti, E kurbeti ne na mbyti; T´mendojmë pak për Kosovë t´mjerën, Që na lindi e na e dha jetën, E nanë Kosova na ka rritë Me i ndihmue kur asht n´rrezik.
(Düren, 1993) | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Agim Gashi | |
| |
| | | | Agim Gashi | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| Tema Fundit | » Universiteti “Ukshin Hoti” ka arritur memorandum bashkëpunimi me Universitetin Politecnica delle Marche në Ankona të Italisë3rd October 2015, 22:48 nga Administratori» Urimi i Rektorit Vataj për fillimin e vitit të ri akademik 2015/20163rd October 2015, 22:44 nga Administratori» Njoftim2nd October 2015, 16:04 nga Administratori» Njoftim2nd October 2015, 16:04 nga Administratori» Njoftim2nd October 2015, 16:03 nga Administratori» Rezultatet e Provimit Pranues Për Vitin e Parë të Studimeve, për Vitin Akademik 2015-20162nd October 2015, 16:02 nga Administratori» Makroekonomi10th August 2015, 19:46 nga Administratori» Regjistrimi per studentet e rinj27th July 2014, 23:20 nga Administratori» Rezultatet e provimit pranues - Korrik 201427th July 2014, 23:17 nga Administratori |
Statistikat | Forumi ka 878 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Kujta
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2271 artikuj v 642 temat
|
Kush është në linjë | 9 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 9 vizitorë Asnjë Rekord i përdoruesve në linjë ishte 45 më 1st November 2024, 16:55 |
MARKETING ~ Just in Time - Vending Machines | |
Sondazh | | Sa ore ne dite lexoni? | Me pak se nje ore | | 18% | [ 6 ] | 1 ore | | 33% | [ 11 ] | 2 ore | | 18% | [ 6 ] | 3 ore | | 6% | [ 2 ] | 4 ore | | 15% | [ 5 ] | Mbi 4 ore | | 9% | [ 3 ] |
| Totali i votave : 33 |
|
Top posting users this week | |
|