NJ O F T I M
Regjistrimi i studentëve të pranuar , do të bëhet nga data 01 deri më 05 shtator 2014, prej orës 9:00 deri në orën 15:00.
Regjistrim të studentëve pas këtyre afateve nuk do të ketë, prandaj luten studentët e pranuar që t’i përmbahen afatit të lartcekur.
Studentët të cilët nuk paraqiten për regjistrim brenda afateve të lartcekura, konsiderohet se kanë hequr dorë nga regjistrimi i studimeve.
Studentët e pranuar, me rastin e regjistrimit duhet të paraqesin:
Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret në UPZ, me rastin e regjistrimit;
Tri fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale;
Pagesa për një semestër në lartësi prej 25€, për studentë të rregullt dhe 125€, për ata me korrespodencë.
Pagesa bëhet në njërën nga bankat afariste me fletëpagesë, e cila merret në Universitet.
P r i z r e n Nga Rektorati
28.07.2014