Urimi i Rektorit Vataj për fillimin e vitit të ri akademik 2015/2016
01 Tetor 2015
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, të gjithë studentëve dhe mësimdhënësve ju uron fillimin e vitit të ri akademik, duke ju dëshiruar suksese maksimale dhe punë të palodhshme.
Universitetin ‘Ukshin Hoti” në Prizren viti akademik 2015/2016 e gjënë më të konsoliduar në të gjitha aspektet. Mirëpo na mbetet ende shumë punë për të bërë për të përballur të gjitha sfidat me të cilat ballafaqohemi. Të gjitha këto mund t’i tejkalojmë nëse secili nga ne e kryejmë punën tonë me ndershmëri dhe përgjegjësi të lartë. Nga ana jonë do të ketë angazhim maksimal që të kemi një universitet siç e dëshirojmë të gjithë.
Urime e suksese!
Me nderime.
Prof. Dr. Ramë Vataj - Rektor