Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2018-2019
 
ForumForum  PortaliPortali  Events  PublicationsPublications  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

  E Drejta e Unionit Evropian

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

 E Drejta e Unionit Evropian Empty
MesazhTitulli: E Drejta e Unionit Evropian    E Drejta e Unionit Evropian Icon_minitime9th October 2011, 13:44

E DREJTA E UNIONIT EVROPIAN

P-1. E drejta e Unionit Evropian
E drejta e UE eshte dege e re, dinamike dhe multidisiplinare. E drejta e UE eshte nje sistem i normave juridike. Keto norma nuk i nxjerr nje shtet, por nje entitet i perbere prej disa shteteve. E drejta e UE merret me studimin e :
normave qe i nxjerrin organet dhe institucionet e UE
vendimeve te Gjykates Evropiane te se drejtes.

P-2. Institucionet themelore te UE jane:
Keshilli Evropian
Keshilli
Komisioni Evropian
Parlamenti Evropian
Gjykata Evropiane e se Drejtes

P-3. Traktatet themeltare te UE (burimi kryesor i UE)
Jane pese traktate kryesore:
Traktati i Parisit mbi Bashkimin Evropian per thengjill dhe celik – 1951
Traktati i Evropes mbi Bashkimin Ekonomik Evropian dhe mbi Euroatomin-1957
Traktati i Mastrihtit mbi Unionin Evropian- 1991
Traktati i Amsterdamit – 1997
Traktati i Nices – 2000.
Prej ketyre traktateve burojne dhe nxjerren akte te tjera juridike te UE.

Sigurim tjeter apo qe quhet Legjislacioni i dyte i UE percakton:
1.Regulloren; 2.Direktiven 3.Vendimin 4.Rekomandimin 5.Mendimin dhe 6.Vendimet gjyqsore te Gjykates Evropiane
Traktatet themeltare hyne ne fuqi mbrenda afatit te caktuar pasi qe te nenshkruhen dhe te ratifikohen nga shtet anetare nenshkruese, ndersa rregullorja hyne ne fuqi ne daten e shenuar ne vet rregullore. Te gjitha aktet e tjera hyne ne fuqi ne daten kur e kane te shenuar ne tekstin e tyre.

P-4 Procedurat kryesore ne UE
1.Komisioni vepron vet; 2.Keshilli dhe Komisioni vepron vet; 3. Proc konsultative-Keshilli dhe Komisioni veprojne me bashkepunim me Parlamentin Evropian; 4. Proc. E bashkepunimit-Keshilli dhe Komisioni veprojne ne konsultim me parlamentin Evropian; 5. Proc. E bashkevendosjes-Keshilli, Komisioni dhe PE bashkevendosin; dhe 6. Proc. E pelqimit-Keshilli, Komisioni dhe pelqimi i PE

P-5. Keshilli i Evropes
Eshte krijuar pas luftes se dyte boterore me qellim qe te arihet nje unitet me i madh midis shteteve ametare me qellim te ruajtjes dhe realizimit te me tejme te drejtave dhe lirive te njeriut.
Qellimet e KE jane: 1.Te mbrojne te drejtat e njeriut, demokracine dhe sundimin e ligjit;
2.Te gjeje zgjidhje me te cilat ballafaqohet shoqeria Evropiane lidhur me diskriminimin e minoriteteve, jotolerancen, siden, drogen, krimin e organizuar.
Veprimtaria e KE ka te beje me mbojtjen e te drejtave civile dhe politike; te drejtave ekonomike dhe sociale; mbrojtjen e personave te privuar nga liria; mbrojtjen e minoriteteve; barazimin ne mes gruas dhe burrit etj.
Organet e KE-se jane: komiteti i ministrave i cili perbehet nga ministrat e jashtem te 43 shteteve ametare. Ky komitet siguron qe konventat dhe mareveshjet midis shteteve anetare te zbatohen perveq komitetit te ministrave, organet tjera jane: asamblea parlamentare qe eshte organ keshill dhenes. Dhe organi i trete eshte kongresi i autoriteteve rajonale dhe lokale te Evropes.

P-6 Konventa Evropiane per te drejtat e njeriut
Kjo konvente eshte nenshkruar ne Rome me 1950 dhe ka hy ne fuqi ne shtator te 1953. Me kete konvente eshte formuluar katalogu i te drejtave te njeriut si dhe eshte siguruar sistemi i kontrollit per zbatimin e ketyre te drejtave.
Pergjegjesia per zbatimin e ketyre te drejtave i eshte besuar 3 institucioneve:
Komisionit Evropian per te drejtat e njeriut;
Gjykates Evropiane per te drejta te njeriut
Komitetit te Ministrave.
Qe nga hyrja e konventes ne fuqi, jane miratuar 12 protokolle te saj.

P-7. Gjykata e re Evropiane per te drejtat e njeriut
Kjo gjykate eshte themeluar ne baze te Konventes dhe perbehet nga numri i perbashket i gjyqtareve me numrin e anetareve qe jane shtete kontraktuese te konventes. Gjyqtaret zgjedhen nga Asambleja Parlamnetare e Keshillit te Evropes me mandat prej 6 vjetesh. Mandati i gjyqtarit skadon pasi ta kaloj moshen 70 vjece. Kjo Gjykate e ka kryetarin, dy nenkryetar, dy kryetar te sektoreve, te gjithe me mandat prej tri vitesh.
Procedura para gjykates – Secili shtet kontraktues ose individ qe pohon se eshte viktime e ndonje shkelje te konventes, ka mundesi qe drejteprdrejte te parashtroj ankese para Gjykates Evropiane per te Drejtat e Njeriut e cila gjindet ne Strasburg. Procedura para kesaj gjykate eshte publike. Marrja ne pyetje e deshmitareve eshte publike, pervec nese Dhoma apo Dhoma e Madhe nuk vendos ndryshe ne rast te rrethana te jashtezakonshme.
Gjuhe zyrtare ne kete gjykate eshte frengjishtja dhe anglishtja, por ankesat mund te hartohen edhe ne ndonjeren nga gjuhet e shteteve kontraktuese.
Pranimi i ankesave ne kete gjykate – Per tu pranuar nje ankese ne kete gjykate duhet plotesuar keto kushte:
te parashtrohet nga personi i autorizuar; - te kete te beje me ceshtjen qe parashihet ne konvente; - te kete te beje me jurisdiksionin per te cilin shtrihet konventa; - te parashtrohet pas shterjes se te gjitha mjeteve juridike te brendeshme dhe ate 6 muaj pas shterjes se mjetit te fundit te brendshem.
Kush mund te parashtroj ankese dhe kunder kujt – Ankesat mund ti parashtroj cdo person, organizate joqeveritare ose grup individesh qe paraqet te dhena se eshte viktime.
Ankesat nuk mund te parashtrohen nga komunat apo krijesat e tjera shteterore.
Viktima – Parashtruesi i ankeses domosdo duhet te provoj se eshte viktime e shkeljes. Ekzistojne tri lloj viktimash: 1. aktuale; 2. potenciale; dhe 3. indirekte.
Viktima aktuale – eshte ajo viktime e cila tashme eshte afektuar me shkelje.
Viktima potenciale – eshte ajo viktime e cila eshte ne rrezik te drejperdrejte te afektohet nga shkelja e ndonje ligji apo akti administrativ.
Viktima indirekte – eshte ajo viktime e cila drejtperdrejt afektohet nga shkelja e qe i behet personit tjeter.
Ankesat mund te parashtrohen vetem kunder shteteve sepse vetem shtetet pale te konventes mund te bejne shkelje. Ankesat nuk mund te parashtrohen kunder personave apo institucioneve private.
Shtetet jane pergjegjese per gjithcka qe ndodh ne territorin e tyre, pra qe eshte nen jurisdiksionin e tyre.
Gjykata mund ti shqyrtpoj ankesat vetem lidhur me te drejtat dhe lirite qe i perfshin konventa.
Ankesat nuk duhet ti dergohen gjykates para se te shteren te gjitha mjetet vendore.

P-8. Te drejtat e mbrojtura me konvente dhe me protokolet e se drejtes
Jane:
E drejta ne jete apo neni 2 – qe thot se shteti duhet te mbroje te drejten ne jete dhe e ka te siguruar listen se kur lejohen vrasjet.
Ndalimi i torturres dhe i ndeshkimeve a trajtimeve cnjerezore apo neni 3 – me kete nen ndalohet tortura, ndeshkimet dhe trajtimet cnjerezore dhe poshteruese. Tortura dhe trajtimi cnjerezor nenkuptojne sulm fizik dhe dhune te panevojshme, ndersa trajtimi poshterues ka per qellim qe ta beje viktimen te vuaj dhe te poshterohet. Ky nen mbron edhe personat te cilet mbahen ne burg.
E drejta ne liri dhe siguri te personit apo neni 5 – Rastet e tilla ne Strasburg vinin me se shumti nga individet e privuar nga liria. Ky nen ka te beje me mbrojtjen e lirise fizike e vecanerisht me mbrojtjen e lirise nga arresti apo ndalimi. Me kete nen garantohet e drejta per tu informuar menjehere pas arrestit, e drejta per te dale sa me shpejte para gjyqit, si dhe e drejta ne procedure.
E drejta ne gjykim te drejte dhe te paanshem apo neni 6 – Kjo e drejte garantohet si ne proceduren civile ashtu edhe ne ate penale. Kjo e drejte konsiston ne gjykim te drejte, te paanshem dhe publik, para gjykates se pavarur dhe te paanshme, brenda kohes se arsyeshme. Me kete te drejte garantohet edhe supozimi i pafajsise; e drejta qe te mbrohet personalisht ose me ndihme juridike; e drejta qe te ftoj deshmitare dhe e drejta qe te kete perkthyes pa pagese nese eshte e nevojshme.
Liria e shprehjes, mendimit, e ndergjegjes dhe e religjionit apo neni 9 dhe10- Kjo e drejte konsiderohet nje nder shtyllat kryesore te demokracise. Gjykata Evropiane ka gjykuar shume raste qe kane te bejne me kete te drejte.
E drejta ne arsim – eshe poashtu parim me rendesi dhe sipas ketij parimi “arsimi eshte qenesor per ruajtjen e shoqerise demokratike”. Me kete parim perfshihen: dhunen dhe zgjidhjen e konflikteve ne shkolla; maltretimin ne shkolla; edukimin per tolerance; historine pa urrejtje; gjuhet moderne per komunikim, etj.
E drejta ne shfrytezimin e papenguar te pasurise – Me kete nen te kOnventes Evropiane per te drejtat e njeriut mborhet e drejta e prones dhe e drejta e shfrytezimit te papenguar te pasurise te cdo njerit.
E drejta ne zgjedhje te lira – ky nen ka te beje me mbrojtjen e demokracise pluraliste. E pa zgjedhje te lira nuk mund te kete demokraci. Sipas ketij parimi eshte me rendesi qe zgjedhjet e lira te mbahen ne intervale te arsyeshme dhe te jene me votim te fshehte.
E drejta ne pune – ky nen ka per qelim mbrojtjen e punetoreve dhe te drejtave te tyre ne pune duke perfshire ketu edhe ndihmen per ngritje profesionale. Ky nen perfshin: oret e arsyeshme ditore dhe javore te punes; festat publike me pagese; pushimin vjetor minimum prej dy javesh; pushimin javor; etj.
Me kete nen u garantohet mbrojtje e posacme personave 18 vjec, personave te hendikepuar; grave shtatezane; pastaj pushimin e lindjes me pagese i cili prej 12 javesh eshte zgjatur ne 14 jave. Poashtu garanton edhe barazine midis burrit dhe gruas.
E drejta ne mbrojtje sociale – ky parim perfshin te drejten e sigurimit social; te drejten ne mbrojtje shendetesore; dhe te drejten ne ndihme sociale dhe shendetesore.
Mbrojtja e te drejtave te pakicave kombetare – Konventa Evropiane per te drejtate e njeriut siguron mbrojtje minimale per pakicat kombetare. Ne tekstin e saj pakicar permenden vetem ne pjesen ku behet fjale per diskriminimin.
Mirepo e arritur me e madhe ne kete drejtim eshte Konventa Kornize per Mbrojtjen e Minoriteteve. Kjo kornize perfshin; mosdiskirminimin; ruajtjen e kulutres, religjionit; gjuhes; traditave; qasjet ne media; arsim, pjesemarrje ne jeten kulturore, ekonomike; ndalimin e asimilimit te dhunshem, etj.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

 E Drejta e Unionit Evropian Empty
MesazhTitulli: Re: E Drejta e Unionit Evropian    E Drejta e Unionit Evropian Icon_minitime9th October 2011, 13:44

Natyra juridike e se dretë së UE-së



E drejta e Unionit Evropjan paraqet një rregullator juridik të marrëdhënieve në mes 27 shteteve anëtare. Zbatimi i kësaj së drejte zmadhohet me rritjen e Unionit.
Të drejtën e Unionit në mënyrë direkte e zbatojnë institucionet e Unionit dhe shteteve anëtare. Me të drejtën e UE-së në mënyrë direkte rregullohen marrëdhëniet në mes shteteve të Unionit, në mes të shteteve dhe Unionit si dhe marrëdhëniet e personave fizik dhe juridik me institucionet e UE-së. Gjithashtu me të drejtën e UE-se rregullohen marëdheniet e UE-së me shtetet e treta me të cilat është nënshkruajtur marrëveshje për asociim dhe bashkëpunim ekomomik.
E drejta e Unionit Evropjan paraqet një sistem të veçantë juridik „sui generis“ e cila me karakteristikat e veta dallohet ose veçohet nga e drejat ndërkombëtare dhe nga sistemet juridike të shteteve anëtare.






Burimet e së drejtës së Unionit Evropjan.



Burimet primare të UE-së, janë marrëveshjet me të cilat janë themeluar tre bashkësitë dhe marrëveshja mbi UE-në. Pjesë përbërëse të marëveshjeve janë pjesët për ndryshime dhe plotësime të marëveshjeve (protokolet, dekleratat etje.).
Me marrëveshjet themeluese (konstitucionale) është i rregulluar organizimi, organet, krijimi dhe zbatimi i së drejtës së UE-së si dhe kryerja e detyrave të përcaktuara në objektivat për themelimin e tyre.
Marrëveshjet konstitucionale paraqesin apo e kanë vlerën e njejtë që e ka kushtetuta e një shteti si akt më i naltë juridik d.m.th. marëveshjet themelore për nga fuqia juridike barazohen me kushtetutën e një shteti.
Të gjitha aktet dhe organizimi i Unionit Evropjan në përgjithësi është në pajtueshmëri me marrëveshjet themelore ose konstitucionale. Me marëveshjet themelore harmonizohen edhe ligjet apo legjislatura e shteteve anëtare.
Gjithashtu, në burimet primare marin pjese edhe: Akti Unik Evropjan 1986/87; Marveshja e Maastricht – it; Marveshja e Amsterdamit; Konferenca e Nicës; Konferenca e Lisbonës …….etje.
Vend të posaçëm në burimet primare të Unionit Evropjan marin marrëveshjet për anëtarsim të shteteve të reja në UE.
Të njejta janë edhe marrëveshjet për asociim dhe marrëveshjet për bashkëpunim ekonomik me vendet e treta.
Principet e përgjithshme të së drejtës janë pjesë e së drejtës jo të shkruar dhe paraqesin burim primar i së drejtës së UE-së.
Vendimet e Gjykatës së Drejtësisë si instancë më e lartë gjyqësore e cila ka për detyrë të bëjë implementimin, sqarimin dhe zhvillimin e së dretës së UE-së bëjnë pjesë në burimet primare të së drejtës së UE-së.
Prktika e Gjyqit gjithashtu bën pjesë në burimet primare të së drejtës së UE-së.

Burimet sekondare, paraqiten kur çështjet apo ndonjë situatë e krijuar nuk mund të rregullohet me burimet primare. Ato ndahen në burime sekondare obligative dhe jo-obligative.


Rregullorja (dekreti) është akti më i rëndësishëm obligativ të cilin e sjellin institucionet e Unionit Evropjan. Karakteristikë themelore e rregullores është ajo se ajo është obligative për të gjitha shtetet anëtare të UE-së. Nëse krahasohet rregullorja me një akt juridik të një shteti athërë mund të konstatohet se ajoe ka fuqinë e një ligji.
Si akt i përgjithshëm juridik, rregullorja publikohet në gazetën zyrtare të Unionit Evropjan.

Udhëzimi është akt i dytë për nga fuqia juridike të cilin e sjellin institucionet e UE-së. Dallohet nga rregullorja në disa aspekte:
udhëzimi mund tu adresohet vetëm disa shteteve anëtare;
nuk ka efekt të drejtëpërdrejtë juridik dhe
është obligative vetëm në pjesën e qëllimeve që duhet të arihen, ndërsa forma dhe mjetet me të cilat duhet të realizohen u lihen organeve të shteteve të cilave u adresohen.

Vendimi është akt juridik i institucioneve të UE-së e cila është obligative për shtetet të cilave u adresohet. Me vendimet rregullohen të drejtat dhe obligimet individuale. Këto u adresohen deri tek personat privat fizik dhe juridik si dhe të shteteve anëtare.
Mendimet dhe rekomandimet janë akte të cilat i sjellin institucionet e Unionit Evropjan të cilat nuk janë obligative për shtetet anëtare.
Edhe pse nuk janë obligative, është e pëlqyeshme që shtetet ti zbatojnë të njejtat.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

 E Drejta e Unionit Evropian Empty
MesazhTitulli: Re: E Drejta e Unionit Evropian    E Drejta e Unionit Evropian Icon_minitime9th October 2011, 13:44

Konstruksioni juridik i UE-së


Konstruksioni juridik i UE-së bazohet në tre shtyllat ose fushat kryesore ku edhe realizohet aktiviteti i saj:

Tregu unik evropian dhe politika e përbashkët bujqësore
Politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë
Politika e përbashkët në çështjet e brendshme dhe të jurispondencës.

Unioni Ekonomik Evropian
Tregu Unik Evropian dhe Politika e Përbashkët Bujqësore


Sipas marrëveshjes për UEE e cila kishte detyrë primare krijimin e një pazari të përbashkët, ky proces i krijimit të këtij tregu do të realizohej në etapa në kohëzgjatje prej 12 viteve d.t.th tre faza nga katër vite. Për secilën etapë janë të parapara mjetet dhe hapat të cilët duhet ndërmarë që të kalohet në fazën e dytë. Në fund të fazës së parë d.m.th. në fund të katër viteve, këtë fakt e verifikonte Komisioni dhe Këshilli .

Me Aktin Unik Evropjan të vitit 1986 u vendos që afati i fundit për krijimin e tregut të përbashkët të jetë 31.12.1992 dhe u bë definimi i asaj çka quhet treg i përbashkët.


Qëllimet dhe detyrat e Unionit Ekonomik Evropian


Detyrat e Unionit Ekonomik Evropian janë disa: nëpërmjet krijimit të një pazari të përbashkët dhe nëpërmjet harmonizimit të politikës ekonomike të shteteve anëtare të sigurojë një zhvillim të ekonomisë në suaza të krejt Unionit Evropian, zhvillim permanent dhe të barabartë të ekonomive, rritjen e stabilitetit të Unionit Evropian, rritjen e standardit jetësor si dhe zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve .
Në nenin 3 të kësaj marrëveshjeje janë përcaktuar instrumentet nëpërmjet të cilave realizohen këto qëllime:
Heqja e doganave në mes shteteve anëtare, d.m.th. heqja kuantitative dhe ndalesave të tjera gjatë importit dhe eksportit të mallrave;
Krijimin e një politike të përbashkët në fushën e komunikacionit dhe bujqësisë;
Vendosjen e një regjimi i cili do të sigurojë konkurencë të lirë në pazarin e përbashkët;
Përshtatjen dhe barazimin e juridiksioneve të brendhshme të shteteve në masë që është e novojshme për funksionimin e pazarit të përbashkët;
Krijimi i një Fondi Social Evropian për përmirësimin e çështjes së punësimit dhe standardin jetësorë;
Krijimi i një Banke të Investimeve me mjetet e së cilës do të ndikohet në rritjen e fuqisë ekonomike të shteteve, d.m.th. shtetet marrin për detyrë të sigurojnë dhe zbatojnë detyra që dalin nga kontratat .


Çka është pazari i brendshëm në UE?


Pazari i brendshëm në UE paraqet një hapsirë ose teritorr pa kufi, në të cilin sigurohen: e drejta e lëvizjes së lirë të individëve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve – “ të njohura me emrin 4 Liritë në UE “, pa respektimin e të cilave nuk ka pazar të brendshëm.


Lëvizja e Lirë e Mallrave


Me marrëveshjen e Unionit Ekonomik Evropian bazë e unionit paraqet Unioni doganor me të cilin përfshihet tregtia e përgjithshme e mallrave, ndalesa e të dhënave doganore për import dhe export në marrëdhëniet në mes shteteve anëtare të UE-së, si dhe vendosjen e një tarife të përbashkët për shtetet e treta.
Sipas marrëveshjes, detyrë e Unionit është që nëpërmjet të krijimit të pazarit të përbashkët dhe harmonizimit ose afrimit të politikave ekonomike të shteteve anëtare të bëjë rritjen dhe të forcojë stabilitetin e standardit jetësor të shteteve.
Realizimi i politikës doganorë të përbashkët bëheshte në etapa d.m.th. dogana dhe të dhënat tjera doganore janë ndalë ose në afate të cilat janë të caktuara nga Komisioni. Si bazë janë marrë të dhënat doganore të 1 janarit 1957.

Me marrëveshjen janë paraparë edhe kufizimet e lëvizjes së lirë të mallrave: d.m.th. është e ndaluar ose kufizuar importi-exporti, transporti i mallrave për të cilat me të drejtë dyshohet se bëjnë degjenerimin e moralit, rendit publik dhe sigurimin e shtetit, rruajtjen e jetës dhe shëndetit të njerëzve, të kafshëve, pasurive shtetërore, vlerave historike, arkeologjike si dhe pronën industriale dhe tregtare.


Lëvizja e Lirë e Individëve


Nocioni “lëvizja e lirë e individëve” para së gjithash ka kuptimin e së drejtës së lëvizjes së punëtorëve d.m.th. eliminimin e çfarëdo diskriminimi të punëtorëve të shteteve anëtare (rrogave, kushteve sociale).

Gjithashtu me këtë nocion nënkuptohet edhe liria e banorëve të shteteve anëtare të zgjedhin shtetin anëtar në të cilin do të jetojnë dhe punojnë, d.m.th. të kenë të drejta të njëjta si edhe vendasit, të hapin firma, të shkollohen. Ndalohet çfarëdo lloji diskriminimi i punëtorëve në bazë të punësimit, shpërblimit dhe të drejtave tjera të punës.

Përjashtim nga kjo e drejtë ka vetëm në raste të: në punësim në sektorët publike, për shkak të sigurisë shtetërore dhe shëndetit të popullatës së shtetit përkatës. Duhet cekur se nuk ka migrim të madh të punëtorëve të thjeshtë në mes shteteve anëtare. Shebull, në vitin 1992 kjo lëvizje ka qenë 2% të forcës punuese të shteteve anëtare. Migrim ose lëvizje ka më së shumti në pjesën intelektuale; studentëve etje.
Vlen të përmendet edhe rasti i Jan Mark Bosman-it në vitin 1995, pas së cilit rast Gjykata Evropjane e së Drejtës e ndërpreu limitin i cili ekzistonte për futbollistët që luanin në shtetet e UE-së.




Lëvizja e Lirë e Shërbimeve



Kjo liri është në lidhje të ngushtë me lëvizjen e lirë të individëve. Me këto të dyja liri barazohen kushtet e jetesës dhe punës të shtetasve me shtetasit tjerë të shteteve anëtare.

Megjithatë ka edhe dallim mes këtyre dy lirive. Liria ose lëvizja e lirë e shërbimeve paraqet liri të dhënies së herë pas herëshme të disa shërbimeve nga shtetas të shteteve anëtare në teritor të shtetit tjetër.

Sipas marrëveshjes si shërbime quhen ato të cilat kryhen me vlerë (me para) nëse nuk u referohen liritë tjera për individë, kapital dhe mallra.

Si shërbime konsiderohen:
punët me karakter industrial;
punët me karakter tregtarë;
punët me karakter zejtar (zanatet e ndryshme) dhe
punët e individëve që kanë profesionet e lira.

P.sh. shërbimet që bëhen në sferën e transportit kërkojnë që të përmbushen edhe rregullat e komunikacionit, shërbimeve bankare, sigurimit etj. të shtetit ku kryhen shërbimet.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

 E Drejta e Unionit Evropian Empty
MesazhTitulli: Re: E Drejta e Unionit Evropian    E Drejta e Unionit Evropian Icon_minitime9th October 2011, 13:45

Lëvizja e Lirë e Kapitalit


Me këtë nënkuptojmë: investimet direkte, aprovimin e kredive, garancat, të drejtën e pronës mbi sendet e pa luajtëshme, investime të letrave me vlerë etj. d.t.th. nuk bëhet fjalë vetëm për kaptialin me para por edhe me pronë.




Politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë



Para nënshkrimit të marrëveshjes së Mastrihtit të vitit 1992, bashkëpunimi politik në mës shteteve anëtare bazohej në marrëveshjet për ‘’Bashkëpunim Politik Evropjan’’ të nëshkruara në 1970 dhe më vonë të plotsuara dhe forcuara me Aktin Unik Evropjan të vitit 1986/87. Me këto marrëveshje ishte e paraparë mbajtja e mbledhjeve të rregullta të ministarve për punë të jashtme.
BPE kishte për qëllim të mundësojë komunikimin më të mirë dhe afrimin e pozitave të shteteve anëtare në të gjitha çështjet e politikës së jashtme dhe si të jetë e mundshme edhe veprimin e përbashkët.

Kur bëhej fjalë për çshtjet e sigurisë, bashkëpunimi kufizohej vetëm në aspektet finaciare dhe politike.

Krizat e mëvonshme (Lufta në Irak, Ish Jugosllavi etje) treguan se instrumentet e këtilla nuk janë adekuate për at shkak se ato nuk i siguruan UE-së një rol të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare.

Prandaj shtet vendosën që me marrëveshjen e Mastrihtit të vitit 1992 ose marrëveshjen mbi Unionin Evropian përveç fuqisë ekonomike ti japin Unionit Evropjan edhe identitet politik dhe atë mbrojtjes.

Për këtë arsye ky traktat inauguroi edhe dy shtyllat e reja:

atë të politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë dhe
atë të bashkëpunimit në sferat e jurispudencës dhe punëve të brendshme.

Qëllimet për krijimin e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë janë:

1.Rruajtja e vlerave të përbashkëta, intersave themelore dhe pavarësinë e Unionit*;
2.Forcimin e sigurisë të Unionit dhe shteteve anëtare;
3.Forcimin e paqës dhe sigurinë ndërkombëtare*;
4.Promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar*;
5.Zhvillimin dhe forcimin e demokracisë dhe sundimit të së drejtës, respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore*etje.

Këto qëllime mund të realizohen në dy mënyra:

nëpërmjet bashkëpunimit të shteteve anëtare në udhëheqjen e politikave të tyre dhe
verifikimin e qëndrimeve të tyre ose nëpërmjet realizimit të masave të përbashkëta në fushat ku shtetet anëtare kanë interesa të përbashkëta.

Bashkëpunimi mes shteteve anëtare nënkupton edhe informimin e ndërsjelltë dhe këshillim për pyetje të cilat janë në interes të përgjithshëm për politikën e jashtme dhe të sigurisë.

Vendimet e përbashkëta aprovohen kur Këshilli vlerëson se është e nevojshme, me çka ndërlidhen politikat nacionale dhe verifikohet pozita e shteteve anëtare në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Këshilli e ruan të drejtën e autoritetit më të lartë për vendosjen e direktivave të përgjithshme mbi politikën e jashtme. Këshilli mund t’i aprovojë procedurat për implementimin e vendimeve të përbashkëta me shumicë të kualifikuar. Qëllimi është të lidhen aktivitetet e shteteve anëtare.

UE e jep mendimin e vet për ndonjë ndodhi ndërkombëtare nëpërmjet deklaratave të përbashkëta, posaçërisht kur ato kanë të bëjnë më shkeljen e të drejtave të njeriut.

Politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë paraqet gurrëthemel të UE-së e cila i përfshin gjitha fushat e politikës së jashtme dhe sigurisë. Dispozitat në bazë të së cilave udhëhiqet politika e përbashkët e mbrojtjes dhe sigurisë në asnjë mënyrë nuk ndikon në karakteristikat specifike të mbrojtjes dhe sigurisë të ndonjë shteti anëtar. Shtetet neutrale edhe më tutje do të kenë status special si psh. Franca me Britaninë e Madhe edhe më tutje do të mund të zhvillojnë politikën e mbrojtjes mes tyre si fuqi nukleare.

Me marrëveshjen e Amsterdamit 1997, UE fiton instrumente të reja operative- institucionale. Prej atëherë Këshilli e fiton rolin e promovuesit dhe motivdhënësit i cili i pranon aktivitetet dhe qëndrimet e përbashkëta. Votimi me shumcë të kualifikuar zbatohet te të gjithë qëndrimet dhe aktivitetet e pranuara nga Këshilli rreth zbatimit të vendimeve të përbashkëta, me vendosjen e apstinencës konstruktive me çka një shtet mund të përmbahet nga pjesëmarrja nëse kjo nuk i pengon të tjerët.

Sekretari gjeneral i Këshillit e zbaton ose e kryen detyrën e re të të dërguarit të lartë për politikë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë dhe i ndihmon Këshillit në hartimin, përpilimin dhe zbatimin e vendimeve politike.
Risi në këtë marrëveshje është “raporti për planifikim dhe vërejtje të hershme” në kuadër të Këshillit. Detyra e saj është t’i monitoroj dhe analizojë proceset e PPSM, të jep mendime dhe paralajmëroj për raste të cilat mund të ndikojnë në politiken e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë.







Politika e Përbashkët në Çështjet e Brendshme dhe Jurispundencës



Qëllimimi i bashkëpunimit mes organeve policore dhe atyre gjyqësore të shteteve anëtare të unionit Evropjan është sigurimi i lirisë dhe drejtësisë për qytetarët nëpërmjet të luftës së përbashkët kundër kriminalitetit (veçanërisht kundër terrorizmit, trafikimit me njerëz, drogës, armëve, korrupcionit etje) si dhe kundër racizmit dhe ksenofobisë.

Mes tjerash, janë ndërmarrë dy hapa të rëndësishme në drejtim pozitiv në lidhje me zgjidhjen e këtyre problemeve: sjellja e direktivës kundër larjes së parave dhe krijimi i Policisë Evropjane – EUROPOL, e cila funksionon që nga viti 1998.

Në suaza të bashkëpunimit në sferën e jurispundecës bëjnë pjesë: lehtësimi dhe përshpejtimi i bashkëpunimit në proceset gjyqësore, lehtësimin e e procedurës së ekstradimit, vendosjen e rregullave minimale për dënimin e veprave penale si dhe vendosjen e dënimeve për aktet e terrorizmit, krimit të organizuar dhe trafikimin e drogës dhe supstancave tjera të ndaluara.

Basjkëpunimi në këtë sferë realizohet jashta procedurave për sjelljen e vendimeve në UE. Si edhe tek Shtylla e dytë, edhe këtu bashkëpunimi realizohet në bazë të bashkëpunimit të ndërsjelltë në mes shteteve aëtare.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

 E Drejta e Unionit Evropian Empty
MesazhTitulli: Re: E Drejta e Unionit Evropian    E Drejta e Unionit Evropian Icon_minitime9th October 2011, 13:45

E DREJTA E UNIONIT EVROPIAN



Në përgjithsi mbi supranacionalitetin juridik



Periudha pas luftës së Dytë Botërore në Evropë nxori në sipërfaqe një fenomen të ri juridik: supranacionalitetin legal. Filloi të krijohej dhe të funksiononte një e drejtë që dallonte nga e drejta klasike shtetërore sepse ajo as nuk krijohej as nuk implementohej vetëm nga shteti por nga një organizatë mbishtetërore në krijim. Filloi të zbatohet një legjislacion i ri dhe të funksionojë një gjyqësi e re brenda kornizës evropiane.
Fillimisht Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (e Keshillit të Evropës) inauguroi jo vetëm katalogun e të drejtave dhe lirive të garantuara të njeriut por edhe mekanizmin e mbrojtjes së tyre kundër shtetit qe i shkel ato. Kështu periudha deklarative e mbrojtjes ndërkombëtare e të drejtave të njeriut u pasua edhe nga periudha përmbaruese. Edhe shtetet-deri në subjekte të pacënueshme të së drejtës ndërkombtare –filluan të nxirren para gjyqësisë ndërkombtare për çështjet të cilat deri dje konsideroheshin “të brendshme” dhe zgjidheshin brenda juridiksionit gjyqësor vendas.

Më vonë, në vitin 1963, me rastin e parë gjyqësor “Van Gend en Loss”, Gjykata Evropiane e së Drejtës, një gjykatë tjetër supranacionale, filloi një praktikë tjetër gjyqësore brenda së cilës edhe shtetet anëtare të Unionit Evropian mund të ishin subjekte te vendimeve të saja gjyqësore.

Ky fenomen i ri juridik evropian me kohë krijoi standarde të caktuara juridike për vendet që donin t’u bashkoheshin këtyre strukturave integruese evropiane. Disa shtete madje dokumentet e tilla juridike evropiane filluan ti inkorporojnë edhe si pjesë të sistemit të tyre juridik të brendshëm, me çka filloi i ashtuquajturi “internalizim” i së drejtës evropiane.

E drejta e Unionit Evropian është një degë e re specifike dhe interdisiplinare e së drejtës. Qoftë si degë e shkencës juridike qoftë si e drejtë positive, ajo ka specifikat e saj që e dallojnë nga degët tjera të së drejtës. Rreth saj edhe sot e gjithë ditën ka konfuzion dhe mungesë dijeje të përgjithshme. Madje, ka autorë që e kontestojnë karakterin juridik të kësaj dege të së drejtës, duke u bazuar në parimet klasike mbi të drejtën shtetërore. Konform doktrinës klasike mbi të drejtën, sisitem rregullash shoqërore të sanksionuara nga ana e shtetit, e drejta e UE-së nuk do të mund të quhej e drejtë, sepse atë nuk e nxjerr dhe nuk e sanksionon shteti, por një organizatë mbishtetërore. Mirëpo, siç do të shihet në shtjellimet vijuese, pikërisht instuticionet ligjëvënëse dhe procedurat legjislative, vërtetë specifike, përbëjnë themelet e ligjëvënies në UE . Folsom me te drejtë tërheqë vërejtjen se “pa njohjen e këtyre dy themeleve ligjëvënse te UE-se , është e pamundur formësimi i juristit të UE-së.

Si një system i qeverisjes shumështresore, brenda të cilit vendimarrja siç u tha varet nga shumë akterë dhe nga shume nivele te vendosjes (jo vetëm atij shtetëror, por edhe atij mbishtetëror) edhe e drejta e cila nxirret në këtë proces inicues ligjëvënës dallon nga e drejta klasike shtetërore. Duke u nisur nga kjo veçanti e së drejtës së UE-së, disa autorë edhe e kontestojnë legjimitetin kushtetues dhe ligjor te kësaj të drejte me të ashtuquajturin “deficit demokratik”, sepse ajo nuk nxirret nga organet shtetërore demokratikisht të zgjedhura. Nga ana tjeter, normat e së drejtës së UE-së nuk janë të detyrueshme vetëm për individët, por edhe për vet shtetet sovrane, që e bën edhe me te vështirë shpjegimin e kësaj të drejte me termet e së drejtës klasike .

Mirëpo, përkundër vërejtjeve të klasikëve të së drejtës, ne mendojmë se e drejta e UE-se është një degë e së drejtes, ç’është e vërteta shumë specifike me elemente të shumë degeve të tjera të ndërthurura të së drejtës dhe me lëndë dhe me metodë të veçantë të studimit që e bën specifike edhe vetë natyrën e saj juridike dhe që pastaj përcakton edhe parimet e saj specifike dhe burimet e posaçme. Si e tillë, lënda e saj si disciplinë shkencore është pranuar në mënyrë solide nga gjeneratat e para të studentëve të fakulteteve juridike ku ajo mësohej. Ky specifitet i së drejtes së UE-së shprehet në dallimet e saj me degët e tjera të së drejtës për nga natyra e saj juridike, lënda e studimit, metodat dhe parimet, burimet e së drejtës.

Mirëpo para shtjellimit të specifiteteve të lartëpërmendura të së drejtës së UE-së, do të japim këtu ca ide të përgjithshme mbi problemin e supranacionalitetit dhe relacioneve të tij me sovranitetet shtetërore, legjislacionet kombëtare dhe mbi disa tendenca të reja supranacionale në Evropë, si denacionalizimi i së drejtës dhe desovranizim legjislativ.

Supranacionaliteti apo mbishtetërorja, si një realitet nderkombëtar që mund tua imponoj vullnetin e tij edhe shteteve sovrane dhe të pavarura, mbeti njëra ndër çështjet më të diskutuara në teorinë e së drejtës së UE-së. Autoret ishin të ndarë sa i përket (mos) ekzistimit të së drejtës së UE-së, si një e drejtë supranacionale.

Kritikuesit e supranacionalitetit dhe rrjedhimisht të së drejtës së UE-së i përkisnin idhëtareve të doktrinës klasike, sipas së cilës UE-ja nuk është shtet pra nuk ka as sovranitet legjitim që buron nga demokracia përfaqësuese, prandaj në mungesë të demosit dhe si pasojë e këtij deficiti demokratik as mund ta nxjerrë e as ta implementojë të drejtën.

Ndërkaq, mbrojtësit e supranacionalitetit, në përgjithësi dhe të legjitimitetit të së drejtës së UE-së në veçanti e hedhin poshtë doktrinën e tillë klasike të demkracisë së shekujve XVIII-XIX, me arsyetimin se në ndërkohë brenda një shekulli, ndryshimet e përgjithshme imponuan edhe në renovimin e konceptit klasik të demokracisë së bazuar eskluzivisht në demos duke ofruar pos këtij edhe legjitimitetin elitist, konkurues, pluralist apo atë etatik si një legjitimitet bashkëkohor i ndërvarur nga më shumë aktorë dhe më shumë nivele të vendosjes si bazë për nxërrjen e së drejtës së UE-së me efekt supranacional.

Pa marr rolin e arbitrit midis këtyre dy dokrinave dhe duke pasur parasysh edhe vetë kontraverzet e supranacionalitetit ende të pa përfunduar të UE-së, përgjigjen do të mundohem ta nxjerr nga praktitka ndërkombëtare e gjysmës së dytë të shek. XX.

Elementet e një supernacionalitetit juridik i gjejmë edhe në disa dukuri të reja në Europë të cilat janë përjashtime nga teoria klasike e sovranitetit shtetror por edhe nga vetë të drejtat ndërkomtare. Kto dukuri të reja suprancionale që u paraqitet pas luftës së dytë botërore mund të kualifikoheshin si:

Denacionalizim i së drejtes kombëtare (internalizimin i së drejtës ndërkombëtare) dhe
Desovranizim legjislativ (doktrina e efektit direkt)


Denancionalizim i së drejtës kombëtare


Këtë nocion e përmend Garaponi, në konceptin e tij mbi denocionalizimin e ligjit. Dhe vërtetë, në Evropë, në gjysmën e dytë të shekullit XX ndodhi një proces historik legjislativ i paparamenduar për Evropën e gjysmës së parë të atij shekulli. Aq më pak ishte i pa kapshëm për shekullin e XIX që mbeti i shënuar si shekull i nacionalizmave europjanë. Nisma e këtij fenomeni juridik lidhet me Këshillin e Europës dhe procedurën e harmonizimit të obligueshëm të ligjeve pozitive kombëtare të shteteve anëtare me konventat e KE-së. Ndonëse u tha në shqyritmet paraprake, Këshilli i Europës nuk është organizatë supranacionale por një organiztaë ndërqeveritare, ku shtetet delegojnë përfaqsuesit e vetë. Vendosin me konsenzus, me gjithë atë po këto shtete edhe pse nuk e delegojnë sovranitetin e vetë shtetëror në KE ato prap se prap u përmbahen ca obligimeve të cilat i përcakton për antarët e vetë KE-ja. Bie fjala vetem shembulli i respektimit të Konvetës Europjane për të Drejtat e Njeriut (1950)

Mjafton për t’u inlustuar fenomeni i denacionalizimit të legjislacionit kombëtar dhe internalizimit të së drejtës ndërkomtare. Sot kjo konventë është bërë praktikisht pjesë e legjislacioneve pozitive kombëtare të shtëteve anëtare apo të shteteve që pretendojnë të antarësohen në KE. Mjafton këtu të përmendet rasti i kërkesës eksplicite nga Këshilli i Evropës për shtetet anëtare apo për antarët potencial, që nga legjislacioni i tyre penal të heqin denimin me vdekje.

Pra të gjitha shtetet thonë se janë sovrane brenda territorit të vet se e kanë edhe sovranitetin legjislativ, mirëpo njëkohësisht të gjitha shtetet anëtare i nënshtrohen kësaj urdhërese denacionalizuese legjislative për të fshirë nga ligjet e veta penale dënimin me vdekje, duke e internalizuar këtë normë juridike ndërkombëtare si pjesë e legjislacionit kombëtar pozitiv.




Desovranizimi legjislativ ( Doktrina e efektit direkt )


Një fenomen tjetër i natyrës supranacionale ndodhi në vet gjirin e Unionit Evropian. Për dallim nga shtetet anëtare të Këshilli të Evropës, në Unionin Evropian, 27 anëtarët e saj heqin dorë nga një pjesë e sovranitetit të vet shtetëror duke e ceduar atë në organizimin supranacional në krijim, në UE. Ferry e quan fenomenin e tillë edhe si ’’postnacionalja’’, pra si një parim të krijimit të një entiteti të ri politik komunitar, me qytetarët evropian, konform idesë mbi ’shtetet e bashkuara të Evropës’. Ideja e komunitarizmit evropian si një ide postnacionale apo edhe supranacionale krijoi kështu substratin e nevojshëm akademik për aksionet e mëvonshme politike të krijimit te modelit integrues evropian.

Kuptohet edhe këto debate akademike mbi supranacionalitetin evropian dhe mbi Evropën si një ’komunitet politik’ nuk ishin pa dilema nga ato të tipit: ’’union ekonomik apo institucional’’,“Evropë politike apo shpirtërore“, “Evropë federale apo ndërqeveritare“, etj.

Krijohet kështu për të parën herë në historinë juridike një sovranitet mbikombëtar apo supranacional, të cilit i nënshtrohen detyrimisht shtetet anëtare të tij. Me fjalë të tjera, traktatet themelore të UE-së, si burime kryesore juridike, janë direkt të zbatueshme në territorin e shtetit anëtarë, pa asfarë masash administrative plotësuese. Ato bëhen pjesë e së drejtës kombëtare të atij vendi me faktin e nënshkrimit dhe të ratifikimt të traktatit. Kështu, e drejta e Unionit Evropian bën një përjashtim nga doktrina klasike e sovranitetit shtetëror duke krijuar procedurën e një “sovraniteti mbishtetëror“. Siç vërejnë shumë autorë, rregulloret e UE-së aplikohen direkt në shtetet anëtare edhe nëse ato nuk i kanë aprovuar nga parlamentet e tyre kombëtare. UE-ja ka aftësinë e anashkalimit të parlamenteve kombëtare në disa fusha me çka “cenon“ idenë tradicionale të sovranitetit, si një çështje të hapur midis fiksimit të burimit unik të sovranitetit dhe realitetit ndërkombëtarë të marrëdhënieve ndërkombëtare. Shembulli i Britanisë së Madhe është mjaft ilustrativ.

Sado që ky fenomen është relativisht i ri dhe ky proces i ndërtimit të këtij sovraniteti supranacional ende i brishtë, ai shpjegon thelbin e natyrës juridike të së drejtës së UE-së. Pra, mund të thuhet së Unioni Evropian, në përgjithësi dhe e drejta e tij, në veçanti, paraqesin shembullin madhor të tërheqjes së sovranitetit të shteteve kombëtare.


Si rodhi ky proces i veçantë ligjvënës? Ç’është doktrina e efektit direkt?


Kjo doktrinë e re e së drejtës supranacionale evropiane u ngrit në bazë të praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane të së Drejtës (Case Law) në fillim të viteve të gjashtëdhjeta. Thelbi i kësaj praktike gjyqësore qëndronte në të ashtuquajtërën doktrinë të efektit direkt të së drejtës së BE-së ndaj të drejtave kombëtare të shteteve anëtare. Me fjalë të tjera, me vendimet e para gjyqësore të gjykatës (nga viti 1963 e këndej) u imponua detyrimi absolut për shtetet anëtare që në territorin e tyre të zbatojnë këto vendime gjyqësore të BE-së, pa kurrëfar kufizimesh apo masash të tjera administrative, qoftë edhe kur vendimi gjyqësor është kundër shtetit ku ai duhet zbatuar. Praktika gjyqësore e GJED-së inuaguroi atëbotë doktrinën e re të efektit direkt të normave juridike të UE-së.

Rasti i parë gjyqësor që inauguroi këtë doktrinë të re ishte rasti i Van Gend en Loos. Në këtë rast gjyqësor, kompania holandeze Van Gend en Loos kishte importuar substanca kimike nga Gjermania në Holandë. Por, Holanda e kishte ngarkuar atë me dogana në kundërshtim me nenin 12 të traktatit të BEE-së. Prandaj kjo kompani ishte ankuar në Dutch Tarif Commisie, i cili e kishte paraqitur rastin në Gjykatën Evropiane të së Drejtës (GJED), duke kërkuar sqarime në dy pyetje themelore :

Nëse neni 12 i TBEE-së ka zbatim direkt në territorin e një shteti anëtar?
Nëse shtetasit e tyre, bazuar në këtë dispozitë të traktatit të BEE-së, mund të kërkojë mbrojtje gjyqësore të të drejtave të tyre para GJED -së?
Gjykata Evropiane e së Drejtës, në vendimin e saj lidhur me këtë rast kishte konstatuar se:
BEE po konstituonte një rend të ri juridik të së drejtës ndërkombëtare, i cili ua kufizonte sovranitetin shteteve anëtare të saj;
Subjekt i këtij rendi të ri juridik nuk janë vetëm shtetet anëtare, por edhe individët e tyre;
Pavarësisht nga legjislacionet kombëtare, e drejta e BEE-së imponon detyrime për individët, por edhe i mbron të drejtat e tyre;
Traktati i BEE-së prandaj imponon detyrime si për shtetet anëtare, ashtu edhe për individët dhe institucionet e BEE-së.

Prandaj mund të thuhet se rasti gjyqësor „Van Gen en Loos „ ishte kthesa që e promovoi konceptin e aplikimit direkt të normave juridike të BEE-së në shtetet anëtare dhe përgjithësisht për ngritjen e një sistemi sui generis juridik të BEE-së. Së bashku me rastet tjera pasuese gjyqësore, doktrina e efektit direkt të së drejtës së BEE-së në territorin e shtetit të saj anëtar kumtoi dy mesazhe të rëndësishme politike:

Së pari, internailzoi aplikimin direkt të traktateve themeltare të BEE-së në nivel kombëtar, duke fuqizuar kështu drejtpërdrejt normën e traktatit të BEE-së në shtetet anëtare dhe
Së dyti, kjo doktrinë e efektit direkt të së drejtës së BEE-së po ashtu forcoi tendencat federaliste brenda BEE-së.

Mirëpo, a do të thotë se kjo doktrinë e efektit direkt mund të aplikohet në çdo situatë,apo për zbatimin e saj duhet plotësuar disa parakushte ?

Janë katër kushte për aplikimin direkt të Traktatit të BEE-së në shtetin anëtar:

Ndalesa e qartë dhe a pakushtëzuar për shtetin anëtarë që të pangojë zbatimin direkt të normave të këtij traktati në territorin e atij shteti;
Detyrimi negativ, pra,të përmbajturit e shtetit anëtar nga kufizimi i zbatimit direkt të Traktatit të BEE-së në atë shtet;
Ndalesa e çfarëdo rezervave nga shteti anëtar që mund të pengojë zbatimin direkt dhe
Zbatimi direkt i Traktatit të BEE-së në shtetin anëtar nuk është i varur nga asnjë masë implementuese e atij shteti.

Në përputhje me doktrinën e efektit direkt ishte edhe dimensioni i supremacisë së vendeve gjyqësore të Gjykatës Evropiane të së Drejtës, me të cilat invalidoheshin ligjet kombëtare të shteteve anëtare, nëse ishin në konflikt me të drejtën e BEE-së.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

 E Drejta e Unionit Evropian Empty
MesazhTitulli: Re: E Drejta e Unionit Evropian    E Drejta e Unionit Evropian Icon_minitime9th October 2011, 13:46

Sistemi Juridik i UE-së


Gjatë elaborimeve të deritashme u përmend nocioni sistem juridik i UE-së. Këtu shtrohen disa pyetje: A mund të flitet vërtetë për një sistem juridik të veçantë të UE-së? Nëse po, në çka bazohet ai dhe si implementohet ai në praktikë? Këto pyetje diskutohen në dekada brenda qarqeve jo vetëm juridike, por edhe politike evropiane, shpesh edhe në formë replikash dhe kundërshtimesh të hapta pro et contra njërit apo qëndrimit tjetër.

Ky rend juridik dallon nga regjimet e tjera të së drejtës ndërkombëtare, sepse përpos që krijon të drejta dhe detyrime për shtetet, traktatet themeltare të UE-së krijojnë të drejta dhe detyrime edhe për qytetarët. Prandaj, këto traktate krijuan me kohë një rend të ri juridik të bazuar mbi efektin direkt të së drejtës së UE-së dhe aplikueshmërinë direkte të normës juridike të UE-së.

Siç u pa në shqyrtimet e mëparshme, rasti gjyqësor “Van Gend en Loos” i pari e konfirmoi në praktikë fuqinë e efektit direkt të normës juridike të UE-së. Në teori, ky quhet “efekt direkt vertikal“,si një efekt që vepron ndaj shteteve anëtare. Rasti tjetër gjyqësor para Gjykatës Evropiane të së Drejtës, “ Deffrenne vs Sabena “, inauguroi edhe të ashtuquajturin “ efekt direkt horizontal ”, si efekt që vepron ndaj qytetarëve.
Në literaturë hasim edhe të ashtuquajturat “shtylla binjake” të rendit juridik evropian, të cilat përbëhen nga efekti direkt dhe supremacia e të drejtës së UE-së ndaj të drejtave kombëtare.

Nëse i kthehemi edhe njeherë zhvillimit historik të UE-së nga Bashkësia Evropiane e Thëngjillit dhe Çelikut, Traktati i Parisit i vitit 1951 e pastaj deri te dy të tjerat që u krijuan me Traktatin e Romës së vitit 1957 (BEE dhe EVROATOM), do të shihet se deri në Traktatin e Mastrihtit më tepër kishim një bashkësi ekonomike evropiane se sa një union politik evropian. Traktati i Mastrihtit i vitit 1991(1993) mbi Unionin Evropian vetëm hapi një faqe të re të një integrimi më të avancuar institucional të ish BEE-së me elemente të edhe një unioni të mundshëm politik e të sigurisë, kurse këtë proces e thelluan edhe më tutje edhë Traktati i Amsterdamit i vitit 1997(1999) dhe ai i Nicës (2001). Me dy traktatet e fundit të UE-së vetëm u formalizua procesi i unifikimit juridik të BEE-së, i filluar në vitin 1986-87 me Aktin Unik Evropian.

Revidimi më radikal juridik i Traktatit të Romës së BEE-së u bë me Traktatin e Mastrihtit , me të cilin ishin shtuar autorizimet e UE-së ndaj shteteve anëtare, ishin forcuar tendencat federaliste në UE dhe ishin zgjeruar fushat për të cilat UE-ja kishte kompetencë ekskluzive, siç ishin politika sociale, zhvillimi, mbrojtja e ambientit jetësor,hulumtimi shkencor-teknik, aftësimi i kuadrove, politika e vizave, arsimi, mbrojtja e konsumatorëve,infrastruktura, komunikacioni,energjetika, kultura dhe industria. Pra, me sa mund të kuptohet nga shtjellimet e mësipërme, me këto traktate themeltare të UE-së ishte krijuar një sistemi veçantë juridik evropian i bazuar në supranacionalitet. Mirëpo edhe përkundër kësaj, kundërshtarët e idesë së kundërshtimit të sistemit jurdik të UE-së paraqesin ardumentin se UE-ja megjithatë ende nuk e ka cilësinë e personit juridik.

Ndërkaq, ithtarët e idesë së ekzistimit të sistemit juridik të UE-së paraqesin argumentet e procesit historik të unifikimt të së drejtës së UE-së. Disa prej tyre theksojnë edhe ekzistimin e “kierarkisë së normave të komunitetit”.

Sipas tyre, ishin tri faza kyç që e krijuan sistemin e veçantë juridik të UE-së:

e para, që konsistonte në harmonizimin e akteve juridike të shteteve antëtare me të drejtën e UE-së;
e dyta, që konsistonte në unifikimin e së drejtës së shteteve anëtare me të drejtën e UE-së;
e treta,që rezultoi me krijimin e së drejtës origjinere të UE-së,e cila sot ka një regjistër impozant burimesh vetanake juridike, të cilat do të shtjellohen më hollësisht në kaptinën e veçantë mbi burimet e së drejtës së UE-së.

Në favor të sistemit juridik të UE-së paraqitet edhe vëllimi mjaft i dendur i akteve të veçanta juridike që i ka nxjerrë deri më tash UE-ja, duke filluar nga Libri i Bardhë, i cili përmban mbi 300 akte juridike të BEE-së lidhur me masat që duhet zbatuar për të funksionuar tregu i brendshëm evropian deri në fund të vitit 1992 e deri te rrëgukkoret, direktivat dhe vendimet e UE-së.

Gjithashtu, si argument pro ekzistimit të sistemit juridik të UE-së jepet edhe struktura e veçantë e vendimmarrjes me institucionet e posaçme dhe me mënyrën e marrjes së vendimeve nga Këshilli, Komisini Evropian dhe Parlamenti Evropian.

Ndonëse ende shumica e vendimeve merret me consensus (pra edhe me mundësinë e paraqitjes së vetos nga ndonjë anëtarë i UE-së), gjithnjë e më tepër, e sidomos pas Traktateve të Mastrihtit , Amsterdamit dhe Nicës, zgjerohet rrethi i fushave për të cilat vendimi mund të merret edhe me shumicë votash. Në këtë kontekst përmendet edhe argumenti implementues, pra, ai i zbatimit te detyrueshëm të së drejtës së UE-së në territorin e shteteve anëtare përmes aplikimit direkt, sidomos pas praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane të së Drejtës nga fillimi i të gjashtëdhjetave.

Një tjetër argument për ekzistimin e sistemit juridik të UE-së ofrohet edhe me të ashtuquajturin “regjistër të klauzolave të ndaluara “, që nuk lejohen të përdoren nga shtetet anëtare, nëse me to cënohen parimet dhe dispozitat e traktateve të UE-së dhe janë në dëm të konsumatorëve, apo me to krijohen pozita monopoliste në tregun e përbashkët evropian. Kjo ndalesë e përgjithshme që nga Traktati i Romës mbi BEE-së ishte operacionalizuar mëtutje gjatë tri dekadave pasuese 1957–1987 me të ashtuquajturit “Regjistra të Tip-Përjashtimeve “, që botoheshin në Fletoren zyrtare të BEE-së, me të cilët eliminohej mundësia e shkeljes së traktateve të BEE-së apo e interesit për qarkullim të lirë në tregun evropian.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





 E Drejta e Unionit Evropian Empty
MesazhTitulli: Re: E Drejta e Unionit Evropian    E Drejta e Unionit Evropian Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
E Drejta e Unionit Evropian
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
»  E Drejta Dhe Psikologjia
» E drejta e detyrimeve
» E drejta trashegimore
» E drejta familjare
» E drejta e Krahasuar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Drejtimet Bachelor :: Juridik-
Kërce tek: