|
| E drejta familjare | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: E drejta familjare 9th October 2011, 14:10 | |
| E DREJTA FAMILJARE
Matesa dhe maredheniet familjare gjate marteses LMMF nuk permban ndonje definicion ne lidhje me nocionin e marteses apo te kurorezimit, mirepo pavarsisht nga kjo martesa definohet si bashkesi jetesore e sajuar ne mes te nje mashkulli dhe nje femre ne pajtim me ligjin. Si kushte esenciale per ekzistimin e nje martese konsiderohen - bashkesia jetesore duhet te jete e sajuar ne mes te personave me gjini te ndryshme, te ekzistoj pelqimi i vullnetit, dhe te jete e sajuar ne formen e parapare me ligj.
Pengesa martesore - konsiderohet ajo rrethane e parapare me ligj e cila e pengon martesen qe ajo te jete e plotefuqishme. Pengesat martesore, qofte absolute apo relative duhet te ekzistojne ne kohen e lidhjes se marteses.
Ndalesat martesore – jane faktet te cilat paraqesin pamundesi per lidhjen e marteses. Keto jane raporti i adoptimit dhe raporti i kujdestarise. Me adoptim krijohen raporte juridike si ne mes te prindit dhe femiut, andaj edhe eshte e natyrshme qe kjo te paraqes ndalese martesore. E njejta gje vlen edhe per kujdestarine.
Forma e lidhjes se marteses- Per tu lidhur nje martese e plotefuqishme, pervec kushteve te tjera, ajo duhet te lidhet ne formen e parapare me ligj, meqe martesa eshte akt formal dhe solemn. Solemniteti permbahet ne ate se martesa lidhet ne local te caktuar, para ofiqarit dhe me rastin e lidhjes se marteses bashkeshortet njoftohen mbi te drejtat dhe detyrimet e tyre, dhe me rastin e lidhjes se marteses duhet te jene te pranishem bashkeshortet dhe deshmitaret. Perjashtimisht, martesa mund te lidhet edhe jashte lokalit te caktuar dhe ne mungese te njerit bashkeshort , permes personit te autorizuar te personit qe mungon, mirepo ai person duhet te kete procure te vertetuar dhe kjo procure duhet te permbaje shenime per autorizuesin, te autorizuarin dhe per personin me te cilin lidhet martesa.
Martesat e pavlefshme-Nese nje martese lidhet, ndersa nuk kane qene te plotesuara kushtet e parapara per plotefuqishmeri te marteses, atehere ajo martese konsiderohet e pavlefshme. Si lloje te martesave te pavlefshme jane: martesa e paqene, martesa absolutisht nule, martesa relativisht nule.
Martesa e paqene – martese e paqene konsiderohet ajo martese me rastin e lidhjes te se ciles nuk eshte plotesuar ndonje nga kushtet qenesore te parapara me ligj. Te drejten e theksimit te marteses se paqene e ka prokurori publik, secili nga bashkeshortet dhe cdo person i cili ka interes juridik per tu konstatuar se ajo martese eshte e paqene.
Martesa absolutisht nule – si shkaqe te nulitetit absolut te marteses numerohen: -martesa e meparshme e cilido bashekshort e cila eshte e vlefshme; -semundja mendore dhe paaftesia per te gjykuar -afersia e gjakut ne mes te perosnave qe kane lidh martese -martesa e lidhur pa prezence te bashkeshorteve -martesa qe nuk eshte lidhur me qellim te jeteses se perbashket. E drejta e ngritjes se padise kur kemi te bejme me keto martesa, pos bashkeshorteve u takon edhe prokurorit publik edhe personave te tjere qe kane interes juridik qe kjo martese te shpallet absolutisht nule.
Martesa realitivisht nule –si martesa te tilla llogariten martesat qe jane lidhur nen ndikimin e dhunes, lajthimit dhe te miturit. Pasojat e nulitetit jane te njejta si per rastin kur nje martese anulohet per shkaqe relative apo absolute. Pasojat qe shkaktohen me nulitet jane te natyres personale apo statusore dhe pasurore. Nder pasojat per te cilat me se shumit zhvillohen konteste gjyqesore jane ao qe kane te bejne me poziten e femijeve te perbashket, me ceshtjet pasurore dhe me te drejten e trashegimise.
Te drejtat dhe detyrimet e bashkeshorteve- Raportet e bashkeshorteve paraqesin nje teresi e cila ne vete perfshin te drejta dhe detyrime te llojeve te ndryshme, dhe si te tilla ato mund te ndahen ne: -te drejta dhe detyrimete bashkeshorteve te natyres thjeshte personale; -te drejta dhe detyrime te natyres personale pasurore -te drejta dhe detyrime te thjeshta pasurore
Maredheniet pasurore te bashkeshorteve -Sa ju perket maredhenieve pasurore te bashkeshorteve, LMMF njeh; 1) pasurine e vecante; dhe 2) pasurine e fituar me pune gjate bashkesise martesore, si dhe te hyrat nga ajo pasuri.
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: E drejta familjare 9th October 2011, 14:10 | |
| Pasuria e vecante – pasuri e vecante e bashkeshortit eshte: 1) pasuria te cilen bashkeshorti e ka ne kohen e lidhjes se marteses; 2) pasuria e fituar gjate marteses me trashegim apo dhurim; dhe 3) pasuria qe nga baza e pjestimit te pasurise se perbashket i ka takuar bashkeshortit. Kur eshte fjala per kete lloj pasurie, vlejne rregullat sipas te cilave pronari eshte ai i cili vendos se si do te qeveris me ate pasuri.
Pasuria e perbashket e bashkeshorteve – Pasuri te perbashket quajme pasurine te cilen bashkeshortet e kane fituar me pune gjate marteses si dhe te hyrat nga ajo pasuri. Bashkeshortet kane mundesi kontraktimit se cili prej tyre do te qeveris me pasurine e perbashket.
Ndarja (pjestimi) e pasurise se perbashket – e drejta te kerkohet ndarja e pasurise se perbashket nuk eshte e kufizuar me asgje. Secili bashkeshort mund te kerkoj ndarjen e pasurise pavarsisht se a do ta kerkoj vecimin e pjeses se tij. Per marreveshjet qe lidhin bashkeshortet lidhur me pasurine e perbashket apo ndarjen e saj, ligji parasheh formen e caktuar. Pergjegjesia e bashekshorteve per detyrimet e krijuara para lidhjes se marteses fhe gjate marteses – Dallimi se kur jane krijuar detyrimet para apo gjate marteses, kane rendesi sepse prej atij momenti varet pergjegjesia e bashkeshorteve. Njesoj si per detyrimet e e krijuara para lidhjes se marteses, secili bashkeshort pergjigjet per detyrimet personale si me pasurine e vecante, ashtu edhe me pjesen e tij ne pasurine e perbashket. Menyra e pushimit te marteses se plotefuqishme- nje martese e plotefuqishme pushon;\ -me anulim, respektivisht shkurorezim kur aktjgykimi merr formen e prere -kur bashkeshorti i zhdukur shpallet i vdekur nga dita kur me aktvendim te formes se prere eshte konstatuar si dite e vdekjes, ose ne diten kur aktvednimi merr formen e prere, nese nuk eshte konstatuar dita e vdekjes; dhe -me vdekje.
Shkurorezimi dhe shkaqet e shkurorezimit-Shkurorezimi eshte nje nga menyrat ne te cilen pushon nje martese e plotefuqishme. Si shkakper shkurorezim mund te jete: crregullimi i raporteve martesore ne menyre serioze , ose nese nuk arrihet qellimi i marteses per arsye te ndryshme. E drejta e paraqitjes se padise per shkurorezim eshte e drejte personale dhe ajo nuk mund te kushtezohet.
Pasojat e shkurorezimit – keto pasoja mund te paraqiten ne dy drejtime: -pasojat e shkurorezimit ndaj bashkeshorteve; dhe -pasojat ne raportet ne mes te bashkeshorteve si prind dhe femijeve te perbashket. Ne rastin kur kemi te bejme vetem me pasojat e shkurorezimit ne mes te bashkeshorteve, atehere aton i perkasin: perdorimit te mbiemrit, trashegimit, dhuratave, pasurise se perbashket dhe mbajtjes se bashkeshortit i cili nuk ka mjete per jetese. Kur kemi te bejme me pasojat e bashkeshorteve si prind dhe femijeve te tyre, atehere pasojat shprehen ne ate se cili do te kujdeset per femijet pas shkurorezimit, si dhe sa do te kontribojne ne ushqimin e tyre, cilat do te jene kontaktet tjera, etj.
Maredheniet ndermjet prinderve dhe femijeve dhe personave tjere ne gjini Mohimi i atesise se ligjshme ose amesise se ligjshme – Konsiderohet se cdo femije i lindur nga nena ne martese eshte femije i burrit te asaj nene. Femije i burrit te asaj nene konsiderohet edhe fmiu i cili ka lindur mbrenda 300 diteve nga pushimi i marteses. Mirepo ky prezumcion ligjor eshte i rrezueshem, prandaj edhe mund te parashtrohen shume ceshtje me rendesi si: -kush ka te drejte te ngit padi per mohimin e atesise martesore; -cili eshte afati mbrenda te cilit mund te ngritet nje padi per mohim te atesise -cili eshte personi atesia e te cilit mohohet -para cilit organ dhe ne cilen menyre mund te mohohet atesia dhe -cilat jane pasojat e mohimit te atesise. Pasojat e atesise se mohuar – Kur me aktgjykim te plotefuqishem vertetohet se kerkesa per mohimin e atesise eshte e bazuar, femiu humbstatusin e femiut martesor. Ky aktgykim regjistrohet ne librat amze te te lindurve dhe nga ky regjistrim perjashtohet cdo mundesi e cfardo kontesti tjeter. Si pasoje tjeter eshte se femiu humb te drejten ta mbaj mbiemrin familjar, te drejten ndaj burrit te nenes e cila e ka lindur ate, por statusi i femijes ndaj nenes nuk ndryshon fare.
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: E drejta familjare 9th October 2011, 14:10 | |
| Femijet jashtemartesore-Femije jashtemartesore konsiderohen te gjithe ata femije te cilet nuk lindin ne martese, e dihet pra se cilet jane femijet martesore. Deklarimi i nje personi se e pranon atesine e femijes se lindur jashte martese jepet para ofiqarit te autorizuar. Kjo deklarate mund te jepet edhe para gjykates, para ndonje organi me autorizim per perpilim te dokumenteve publike, para perfaqesive diplomatike por edhe me testament. Pranimi i atesise nga nje person prodhon efekt juridik dhe regjistorhet ne librat ame te lindurve vetem nese me njohjen e atesise pajtohet nena. Konstatimi i atesise jashtemartesore dhe amesise jashtemartersore – Kur per ndonje arsye nuk konstatohet atesia e nje femije te lindur jashte martese pa intervenim te gjykates, ligji lejon mundesine qe me padi te kerkohet vertetimi i atesise apo amesise. Padi per vertetim te atesise, pervec personit i cili e konsideron veten at te femiut, kane te drejte edhe femiu dhe nena e femiut. Kur kemi te bejme me te drejten e femiut te paraqet padi, ai kete mund ta beje deri ne moshen 25 vjecare. Derisa femiu eshte i mitur apo nuk ka zotesi veprimi, padine ne emer te tij mund ta ngrit nena e femiut apo kujdestari i femiut. Pasojat e atesise jashtemartesore dhe te amesise jashtemartesore – Aktgjykimi me te cilin eshte vertetuar atesia e nje personi prodhon efekte juridike qe nga momenti i plotefuqishmerise. Meqe ky aktgjykim ka karakter statusor, karakteri i tij eshte absolut dhe prodhon efekte ndaj cdokujt dhe nga ai moment femija konsiderohet femije martesor.
Detyrat dhe te drejtat e prinderve-Prinderit kane te drejte dhe detyre ti ruajne femijete tyre te mitur dhe te kujdesen per jeten dhe shendetin e tyre. Prindi ka per detyre te kujdeset per personalitetin e femiut dhe per te drejtat dhe detyrimet qe u pekasin ceshtjeve pasurore. Pra prindi ka per detyre qe ta ngrit femiun, ta edukoj, ta arsimoj, ta ushqej, etj. Ushtrimi i se drejtes prindore – te drejten prindore te dy prinderit e ushtorjne bashkarisht dhe me marreveshje. Kur mungon marreveshja prindore per ceshtje serioze, atehere ligji parasheh kompetencen e organit te kujdestarise. Kur prinderit jetojne te ndare per shkak te shkurorezimit apo per ndonje arsye tjeter , atehere te drejten prindore e ushtron prindi te cilit i besohet femiu per mbajtje ruajtje dhe edukim. Pushimi i se drejtes prindore –Menyra e rendomte e pushimit te se drejtes prindore eshte ajo kur pushon nevoja e femiut qe te jete nen mbikqyrje te prindit. E drejta prindore pushon edhe per shkaqe te tjera si: me vdekje te prindit ose te femiut; me moshe madhore te femiut; dhe me emancipim te femiut. Te drejtat dhe detyrimet e femijeve – edhe femijet kane te drejta dhe detyrime te kujdesen per prinderit e tyre. Femijet duhet te kujdesen per shendetin e pridnerve , duhet ti respektojne dhe tu ofrojne ndihme te nevojshme. Kur prinderit nuk kane mudnesi qe vet ti sigurojne te ardhurat per jetese , atehere ligji parasheh qe femiu te detyrohet ta mbaje prindin.
Adoptimi-Me adoptim themelohen te drejtat dhe detyrimet ne mes te adoptuesit dhe te adoptuarit sikurse ato qe ekzistojne ne mes te prindit dhe femiut. Per te ekzsituar nje adoptim kekrohet qe adoptuesi dhe prinderit e te adoptuarit, perkatesisht kujdestari i te adoptuarit ne emer te adoptuarit te kene shprehur pelqimin e vet para organit te kujdestarise per nje gje te tille. Per te ekzistuar nje adoptim i plotefuqishem, kushtet qe duhet plotesuar per kete kane te bejne me : 1) personin qe mund te adoptoj; 2) personin qe mund te jete i adoptuar; 3) dallimi ne moshe ne mes te adoptuesit dhe te adoptuarit; dhe 4) formes se adoptimit. Llojet e adoptimit: Per nga efekti juridik, ekzistojne dy lloje; adoptimi i plote dhe adoptimi i pjesshem. Per adoptim te plote kekrohen te plotesohen kushte te posacme, sepse ky adoptim prodhon efekte juridike te ndryshme nga adoptimi i pjeshem. Me adoptim te plote themelohen raporte te njejta sikurse ne mes te prindit dhe femiut. Adpotimi i pjeshem ekziston kur te drejtat dhe detyrimet ne mes te adoptuesit dhe te adoptuarit jane kufizuar. Themelimi i adoptimit – Raporti i adoptimit themelohet para organit te kujdestarise sipas vendbanimit apo vendqendrimit te te adoptuarit. Procedura e themelimit te adoptimit niset nga propozimi i perbashket nga personi i cili deshiron te adoptoj dhe prinderit e te miturit. Te drejtat dhe detyrat e adoptuesit dhe te adoptuarit – me adoptim krijohet raport gjinie ne mes te adoptuesit dhe te adoptuarit dhe pasardhesve te tyre, por ky raport nuk krijohet edhe ne mes te adoptuarit dhe personave ne gjini te adoptuesit. Pushimi i adoptimit dhe pasojat e pushimit – Adoptimi mund te pushoj ne disa menyra. Nje nder menyrat e pushimit te adoptimit eshte edhe kur organi i kujdestarise merr aktvendim me te cilin konstaton se pushimin e adoptimit e kerkojne interesat e te adoptuarit. Iniciative per kete menyre te pushimit mund te jap cdo person dhe institucionet e ndryshme shoqerore. Adoptimi mund te pushoj edhe me kerkesen e adoptuesit apo te adoptuarit sidhe ne baze te marreveshjes se tyre te perbashket. Adoptimi mund te pushohet edhe kur konstatohet se me rastin e themelimit nuk kane qene te plotesuara kushtet per adoptim te plotefuqishem.
Ushqimi i femijeve -Detyrimi i ushqimit te femijeve eshte detyre themelore e cdo prindi, pavaresisht se cili prind e ushtron te drejten prindore, apo pavaresisht nga fakti se me cilin prind jeton femiu, pra nese nuk jeton me te dy prinderit. Me dhenie te ushqimit femiut kuptojme plotesimin e te gjitha kushteve te nevojshme per ushqim, per veshembathje, per banim, per edukim dhe shkollim, per mjekim, nevoja higjienike, kulturore, etj. Detyrimin e ushqimit prindi e ka deri ne moshen madhore te femiut. Mirepo kur femija gjendet ne shkollim te rregullt apo kur per shkaqe shendetesore nuk mund te fitoj te ardhura, atehere ky detyrim vazhdohet. Femija gjithashtu ka per detyrim qe ti mbaj femijet, por ky detyrim kushtezohet me paaftesine e prinderve qe ata vet te sigurojne mjete per jetese. Detyrimin e ushqimit ligji e parasheh edhe per vellezer dhe motra si dhe per persona ne gjini ne vijen e drejte ngjitese dhe zbritese , mirepo gjithnje varesisht nga mundesia qe kane per ti mbajtur ata.
Kujdestaria-Kujdestaria eshte forme e organizuar ne baze te ligjit dhe ka te beje me dhenien e ndihmes se te miturve dhe personave madhor kur ata nuk jane ne gjendje te kujdesen per vete. Sherbimet e kujdestarise jepen nga organet e formuara enkas per kete. Qellimi kryesor i organit te kujdestarise eshte mbrojtja e plote e individit i cili kete nuk eshte ne gjendje ta beje vet qofte per shkak moshes, qofte per shkak te shendetit te rrenuar apo per shkak te ndonje semundje psiqike. Sipas ligjit ekzistojne tri lloje te kujdestarise: 1) kujdestaria ndaj te miturve; 2) kujdestaria ndaj personave te cileve u eshte hequr zotesia e veprimit; dhe 3) kujdestaria per raste te vecanta
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: E drejta familjare 9th October 2011, 14:10 | |
| Persa i perket marteses nuk eshte arritur nje perkufizim perfundimtar dhe ekzakt. Martesa ka disa kuptime si: 1. eshte nje lidhje shpirterore dhe morale ndermjet bashkeshorteve 2. eshte nje lidhje ndermjet burrit dhe gruas qe ka arritur moshen e kerkuar ng ligji 3. eshte nje veprim solemn qe behet perpara nenpunesit te gjendjes civile 4. eshte monogame, nuk lejohet martesa e dyte nqs ekziston e para 5. eshte bashkim hetroseksual, nuk lejohet martesa me sekse te njejte
PARIMET E MARTESES 1. Parimi i monogamise. nuk lejohet martesa e dyte nqs ekziston e para. Por lind pytja, po nqs martesa e pare do te ishte e pvlefshme si do te konsinderohet martesa e dyte, do te ishte e vleshme? 2. parimin i hetero seksualitetit. persa i perket ketij parimi ne baze te kodit familjare te republikes se shqiperise nuk lejon martesen me sekse te njejte.Por ka legjislacione te vendeve te tjera qe lejon martesen me sekse te perbashketa. Lind pytja nqs se nje shtetas shqipetar lidh martese me nje shtetas te huaj me te njejtin seks jasht shtetit a do te ishte e vlefshme ne shqiperi kjo martese? 3. parimi i barazise morale e juridike e bashkshorteve. te dy bashkeshortet kane te drejta te barabarta per te marre persiper te drejta e detyrime qe lindin nga martesa.
MARTESA Qe nje martese te jete e vlefshme, ajo duhet te lidhet perpara nenpunesit te gjendjes civile, dhe ne prani te deshmitareve, dhe ne vendin e caktuar sipas legjislacionit, ne te kundert ajo do te shenohet si absolutisht e pavlefsme. Kushtet per martese jane: 1. Mosha 2. Pelqimi 3. Mospengesa ligjore.
Mosha, te dy bashkshortet duhet te kene arritur moshen 18 vjec, sepse martesa nuk kerkon vetem pjekurine fizike, por dhe pjekurine seksuale, me perjashtim te disa rasteve kur gjykata e lejon ate.
Pelqimi, te dy bashkshortet duhet te japin pelqimin e lire per tu lidhur ne martese, pra pelqimi duhet te jete ne perputhje me vullnetin e bashkshorteve, sepse martesa nuk konsiderohet si mardhenie intime, por si nje lidhje shpirterore e bashkshorteve.
Mospengesa ligjore, te dy bashkshortet per te lidhur martese duhet qe ata mos te kene pengesa ligjore, te cilat jane: 1. Lidhja e marteses se dyte, kur ekziston e para; 2. Lidhja e gjakut; 3. Lidhje krushqie; 4. Mardhenie kujdestarie; 5. Mardhenie biresimi; etj
FORMALITETET PARA SHPALLJES SE MARTESES Para shpalljes se marteses, bashkshortet, ose personi i autorizuar me ane te prokures nga bashkshortet duhet qe te bejne nje kerkese per lidhje martese. Kerkesa duhet te permbaje: 1. Identitetin e bashkshorteve 2. Vendbanimin 3. Vendqendrimin 4. Profesionin Bashkangjitur me kerkesen, duhet te paraqesin dhe disa dokumente te tjera si: 1. Certifikat lindje qe konsiderohet e vlefshme nqs ka shenimin per lidhje martese 2. Certifikate fmiljare, prberia familjare 3. Certifikate martese e shoqeruar bashke me vendimin e zgjidhjes se marteses 4. Vendim gjykate qe verteton heqjen ose kufizimin e zotesise per te vepruar.
PROCEDURA E SHPALLJES SE MARTESES Behet nga nenpunesi i gjendjes civile, pa te nuk lidhet martese dhe eshte nje procedure e detyruar. ne shpallie paraqiten keto dokumente 1. Identiteti i bashkshorteve 2. Venbanimi/ Vendqendrimi 3. Profesioni 4. Vendi ku do te lidhet martesa. Shpallia e marteses nuk mund te behet pa kaluar 10 dite nga berja e kerkeses me qellim qe nenpunesi i gjendjes civile te beje indetifikimin e dokumenteve, dhe nqs veren parregullsi ne dokumente i njofton bashkshortet per plotesimin e tyre, kur veren pengesa ligjore nderpret shpallien e marteses. Kundershtimi i marteses behet: 1. Bashkeshortet 2. Prinderit e bashkshorteve 3.Te afermit 4. Bashkeshorti i personit qe do te lidhe martese 5. Kujdestari 6. Prokurori Kundershtimi behet parpara nenpunesit te gjenjes civile dhe ne vedin ku do te lidhet martesa.
Akti i marteses permban 1. Zyren e gjendjes civile dhe nenpunesin perkates 2. Daten, oren e mbajtjes se marteses 3. Identitetin, vendbanimin e gjendjen familjare te paleve 4. Identitetin e te pranishmeve 5. Njohja e paleve me te drejtat e detyrimet 6. Llojin e marteses 7. Pohimin e vullnetit 8. Mbiemrin e bashkshorteve pas martese
PAVLEFSHMERIA E MARTESES 1.Nje martese qe nuk lidhet konform ligjit quhet e pavlefshme. ndryshimi midis pavlefshmerise dhe zgjidhjes se marteses e ka fillimin qe nga martesa si akt, dhe martesa si raport. Tek martesa si akt ndodhemi para te drejtes familjare qe e trajton si pavlefshmeri martese, dhe ne rast kur goditet martesa si raport ndodhemi perpara asaj qe e drejta familjare e trajton si zjidhje martese. 2.Ndryshim tjeter tek pavlefshmeria e marteses dhe zgjidhje ne statusin e gjendjes civile 3.Ndryshim tjeter jane pasojat tek pavlefshmeria, ose tek zgjidhja, duke perjashtuar femijet qe konsiderohen unik. Pavlefshmerine e kemi dy llojesh si absolute dhe relative
Pavlefshmeria absolute kemi ne rastin kur senohet ligji pra martesa nuk eshte lidhur konform ligjit, kjo martese do konsiderohet nule, dhe nuk prodhon pasoje Te drejten e kundershtimit e kane 1. Prinderit e bashkshortev 2. Te afermit e tyre 3. Prokurori
Pavlefshmeria relative ndodhemi atehere kur cenohet interesi i bashkshorteve, e cila prodhon efektet e saje dhe do konsiderohet si e vlefshme deri ne momentin kur gjykata shpall vendimin e formes se prere per pavlefshmeri, pavlefshmeri relative kemi kur martesa lidhjet ne kushte lajthimi , kanosje, gabimi. E drejta e padise i lind bashkshorteve, dhe pasojat e pavlefshmerise fillojne qe nga casti kur njeri nga bashkshortet eshte ne dijeni dhe do te quhet martese ec lidhur ne keqbesim, ndersa kur bashkoshortet nuk jane ne dijeni do ta quajm si martese ne mirbesim (Putative), dhe pasojat fillojne kur gjykata merr vendimin e pormes se prere....
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: E drejta familjare 9th October 2011, 14:11 | |
| Kuptimi i familjes Një jetë individuale dhe kolektive cilësore varet nga shumë faktorë. Familja bën pjesë ndër ata faktorë që janë më të rëndësishmit. Sipas Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut: “Familja është njësia themelore dhe natyrore e shoqërisë” (neni 16/3) dhe “Burri dhe gruaja, në një moshë të caktuar, pa dallim nga raca, kombësia, besimi, kanë të drejtë të martohen dhe të krijojnë familje” (neni 16-1). Pra, familja është njësia bazë e shoqërisë, origjina e së cilës nuk lidhet me ekzistencën e shtetit. Ajo është njësi themelore natyrore. Është në thelbin shoqëror të njeriut prirja dhe kërkesa e shoqërizimit të vazhdueshëm të tij, kudo dhe kurdoherë . Familja është një prej njësive më të përsosura, më afinitive, më të sigurta, më mbrojtëse, më gjithëpërfshirëse për pjesëtarët e saj. Kjo bëhet e dukshme aq më tepër në ditët e sotme, ku transicioni shënoi përmbysje në shumë struktura, por familja tregoi një qëndrueshmëri me shumë dinjitet. Çdo individ ka familjen e tij të origjinës dhe shumica e njerëzve jetojnë në një familje për gjithë jetën e tyre. Një i mitur kërkon strehën familjare gjatë gjithë kohës që i duhet për të kaluar nga fëmijëria dhe adoleshenca drejt moshës së rritur. “Prishja” e familjes, që vjen si rrjedhojë e shkaqeve natyrore ose e veprimeve të njerëzve, konsiderohet si një prej dramave më të mëdha në jetën e një njeriu. E, nëse e ndjekim vazhdimësinë e jetës së “të mbijetuarve”, përgjithësisht ata rendin drejt krijimit ose vendosjes pranë një familjeje tjetër. Edhe modalitetet e reja të konceptimeve mbi jetën familjare e të mos “ngecjes” së saj vetëm me familjen që krijohet nga martesa, është shenjë e drejtpërdrejtë e rëndësisë së kësaj njësie shoqërore dhe e vitalitetit të saj sot. Kjo është arsyeja që shpeshherë gjithë vëmendja e shoqërisë dhe e shtetit përqendrohet në këtë njësi bazë shoqërore. Por ç'është familja? A ka një përkufizim të saj në Kodin e Familjes për këtë institut? Me sa duket, kjo është një çështje e cila ka gjetur vëmendje të konsiderueshme edhe në instrumente ndërkombëtare. Gjithsesi, alternativat e përgjigjeve i referohen më shumë doktrinës sesa përkufizimeve ligjore. Kjo sepse këto të fundit, pra legjislacionet familjare, jo gjithnjë janë në gjendje të japin të gjithë përmasën e evolucionit social të familjes dhe, për më tepër, pasi formulohen, kanë disa vështirësi që shfaqen në pamundësinë e përfshirjes së të gjitha elementeve të këtij institucioni që, herë shfaqet me përmasa “mikro” e herë edhe me ato “makro”. Në këto kushte po nisim me përkufizimin e një juristi shumë të famshëm të Romës klasike, përkufizim i cili, në mënyrë të modifikuar, vetëm në pjesën që lidhet me paterfamiliasin, na devijon me atë që me të drejtë mund ta quajmë si përkufizim të familjes, të denjë edhe për sot. Një tekst i njohur i Ulpianit e përshkruan familjen, në kuptimin e ngushtë (proprio iure), si një bërthamë ose bashkësi personash [që janë të vendosur nën të njëjtin pushtet unik të paterfamiliasit] dhe të lidhur ndërmjet tyre për arsye natyrore ose juridike. Kodi i Familjes i vitit 1982 (neni 4) jep këtë përkufizim për familjen: “Familja, e cila është qeliza bazë e shoqërisë [socialiste], bazohet në marrëdhëniet që lindin nga martesa, gjinia dhe birësimi. Ajo mbështetet në ndjenjën e dashurisë dhe të respektit ndërmjet anëtarëve të saj, në bashkësinë [e mendimeve dhe të idealeve të tyre] në unitetin e interesave të të gjithë anëtarëve me ato të shoqërisë, si edhe në trashëgiminë më të mirë të popullit tonë. ...”. Në termat e referencës të ligjit “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” thuhet se familje është një grup individësh, që lidhen në marrëdhënie bashkëshortore, si edhe marrëdhëniet prindër-fëmijë, marrëdhëniet ndërmjet anëtarëve të familjes dhe ato të kujdestarisë, që jetojnë në të njëjtën strehë . Në legjislacionin aktual, dhënia e përkufizimeve për familjen, më shume sesa tregon se ç’është familja, i shërben kryesisht përcaktimit të rrethit të personave që do të quhen anëtarë të familjes dhe, të cilët, në këtë mënyrë, përfitojnë një të drejtë, një status, një privilegj ose një detyrim të caktuar ndaj njëri-tjetrit, për shkak të kësaj lidhjeje familjare . Kjo shërben edhe për të treguar se midis kujt krijohen dhe shtrihen marrëdhëniet familjare ose duhet të zhvillohet dhe të garantohet jeta familjare. Përse nuk kemi një përkufizim ligjor përfundimtar për familjen? Sepse … Familjet kanë qenë shumë të ndryshme nga njëra shoqëri në tjetrën. Ato paraqesin variete të gjera stilesh, strukturash dhe funksionesh. Në vend që të flasim gjithmonë për familjen në numrin njëjës, shpeshherë mund të jetë më me vend të flasim për familjet në numrin shumës. Kjo, sepse format e tyre ndryshojnë nga njëri rajon në tjetrin, nga një shtet në tjetrin, nga njëra periudhë historike në tjetrën, nga një zonë në tjetrën, madje edhe brenda të njëjtit shtet. Të gjitha këto kanë qenë në përputhje me ndryshimet e rrethanave shoqërore, politike dhe ekonomike. Ndonëse familja përbën një pikë kyçe të një rëndësie të veçantë për jetën e individit dhe të shoqërisë, ajo sot është në procesin e një ndryshimi a transformimi të shpejtë. Për çfarë ndryshimi bëjmë fjalë? Për përmirësim apo për përkeqësim? Në raste të tilla, nuk është gjithnjë e lehtë të arrish në një përfundim. Prirja e përgjithshme është që kjo njësi po përpiqet t’u ofrojë komoditet më të madh anëtarëve të saj. Komoditetin, që ata e konceptojnë si për më mirë, analistë të tjerë brenda ose jashtë sistemit mund ta konceptojnë edhe si përkeqësim. Kjo është relative. Matshmëria varet nga shumë faktorë. E rëndësishme është të pranojmë që jeta familjare, ka zhvillime dhe ndryshime radikale. Kjo bën që për institute të tilla, përmasa dhe zhvillimi i ardhshëm i të cilave nuk është plotësisht i parashikueshëm, dhënia e përkufizimeve të jetë jo i rekomandueshëm. Kështu që edhe me daljen e Kodit të ri të Familjes përkufizimet shabllone, statike janë shmangur. Vetë Kodi është në fazën e tij të provës lidhur me alternativat e jetës familjare dhe të familjeve që nuk krijohen thjesht dhe vetëm për shkak të martesës. Praktika gjyqësore, gjithashtu, do të japë ndihmesën e vet nëse formulimet dhe formulat ligjore të përdorura janë koherente dhe rezistente me kërkesat e kohës në ndryshim.
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: E drejta familjare | |
| |
| | | | E drejta familjare | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| Tema Fundit | » Universiteti “Ukshin Hoti” ka arritur memorandum bashkëpunimi me Universitetin Politecnica delle Marche në Ankona të Italisë3rd October 2015, 22:48 nga Administratori» Urimi i Rektorit Vataj për fillimin e vitit të ri akademik 2015/20163rd October 2015, 22:44 nga Administratori» Njoftim2nd October 2015, 16:04 nga Administratori» Njoftim2nd October 2015, 16:04 nga Administratori» Njoftim2nd October 2015, 16:03 nga Administratori» Rezultatet e Provimit Pranues Për Vitin e Parë të Studimeve, për Vitin Akademik 2015-20162nd October 2015, 16:02 nga Administratori» Makroekonomi10th August 2015, 19:46 nga Administratori» Regjistrimi per studentet e rinj27th July 2014, 23:20 nga Administratori» Rezultatet e provimit pranues - Korrik 201427th July 2014, 23:17 nga Administratori |
Statistikat | Forumi ka 878 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Kujta
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2271 artikuj v 642 temat
|
Kush është në linjë | 20 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 20 vizitorë Asnjë Rekord i përdoruesve në linjë ishte 45 më 1st November 2024, 16:55 |
MARKETING ~ Just in Time - Vending Machines | |
Sondazh | | Sa ore ne dite lexoni? | Me pak se nje ore | | 18% | [ 6 ] | 1 ore | | 33% | [ 11 ] | 2 ore | | 18% | [ 6 ] | 3 ore | | 6% | [ 2 ] | 4 ore | | 15% | [ 5 ] | Mbi 4 ore | | 9% | [ 3 ] |
| Totali i votave : 33 |
|
Top posting users this week | |
|