Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2018-2019
 
ForumForum  PortaliPortali  Events  PublicationsPublications  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 - E DREJTA ROMAKE -

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

- E DREJTA ROMAKE -  Empty
MesazhTitulli: - E DREJTA ROMAKE -    - E DREJTA ROMAKE -  Icon_minitime30th September 2011, 23:46

Nje material qe permban nje permblerdhje mbi Drejten Romake nga libri i autorit Ivo Puha


E Drejta Romake






Just Privatum - Drejta PRIVATE
Jus Publicum – Drejta PUBLIKE


Periodizimi Historik – i zhvillimit shtetëror , shoqëror- ekonomik ndahet në 3 faza:
Periudha e Shtetit-dhe së Drejtës së lashtë.E drejta quhet JUS-CIVILE-e LASHT , e cila në veti përmban karakteristikat e zhvillimit të shoqërisë së parë njerëzore, me formalizëm të tepërt, është e drejte ashpër me karakteristik tradicionale, me tendency konzervative …(mos të ndryshoj ). Burime të kësaj të drejtë janë :zakonet, adetet dhe morali. Rregullat e shoqërisë të cilat rregulla bëjn diferencimin e sjelljes njerëzore dhe jo njerzore .
Këto rregulla të sjelljes që quhen adete bëjnë pjesë në JUS-NON-SCRIPTUM( në të drejtën e pa shkruar)… Me themelimin e polisit u krijua ROMA-kuadrata …. Na lind edhe një burim is ë drejtës zakonore, pra lind pasi u krijua shteti Romës… Kodifikimi i adeteve të shtresës shoqërore e cila e organizoj shtetin romak .
- Shtresa që e organizoj shtetin quhet Patric (të pasurit) , ndërsa pjesa tjetër e popullit quhet Plebeo (masë) që mbush zbraztirat në sistemin shoqëror-ekonomik-shtetror.
Në përfundim të kësaj periode që quhet e Drejta e Lashtë, hasim në dokumentin e parë të shkruar – që quhet e Drejt e Shkruar - JUS –SCRIPTUM... në “Ligji 12 –tabelave)>> Është ligj i shkruar në 12 –tabela, cdo tabel përmban numër të caktuar të dispozitave që rregullojn.
Periudha Klasike - E drejta Klasike Romake - (pjesa më e formuar në aspektin shkencor,legjislativ).
E drejta Detyrimeve – burimet e së drejtës në këtë periodë janë : e drejta zakonore, e drejta shkruar. Në dispozitën e fundit të ligjit të 12-tabelave hasim një porosi të ligjit të atëhershme dhe nga ku thuhet : “Në të ardhmen le të jet praktik sjellja e ligjeve të shkruara” . Ligjet janë burime kryesore të drejtës klasike .
Ligji romak përbëhet nga 3 pjesë :

1) PRESKRIPCIO –(pjesa hyrse) – ku potencimi kryesor është emri dhe mbiemri i propozuesit të ligjit (kuvendari).
2) ROGACIO (teksi i ri ) përmbajtja e ligjit, i cili në emër të popullit urdhëron qytetarin në një sjellje të caktuar të veproj (acare) diçka, të mos veproj(non acare), ose të duroj (pati)
3) SANKSIO – (masa ndëshkuese) – që parashihet e që do të ndërmirret ndaj çdo personi i c ili nuk do të sillet konform ligjit.
Ligji romak një herë i fuqizuar nuk është i përhershëm , i përjetshëm, ai ka mundësi në procedur të njëjët që të shfrytëzohet në tërësi (në kuvend)... Tjetër form e ndryshimit të ligjit është plotësimi ligjit, sepse ka konstatuar ligjëdhënësi se ai ligj ka zbraztira juridike ... Përveq ligjeve, burim tjetër kryesor u bë edhe :

EDIKTET PRETORËVE – janë organe individuale shtetrore(zyrtare) –person shtetror zyrtar... Ai për t’ja përshtatur rregullat e JUS-CIVILES-së LASHTË mardhënieve të reja ekonomiko-politike-shoqërore të bazuara në ekonomin e tregut shkruan urdhëresa të shkruara me të cilat bënë përmirësimin, korrigjimin dhe plotësimin e JUS-CIVILES së LASHTË.... Me veprimtarin e gjatë të pretorëve lind një sistem i ri juridikë në kohën klasike : JUS-HONORARIUM (E DREJTA- PRETORIANE)- sepse u krijua nga pretorët , u quajtë – honorarium –përshkak që <<punoni falas>>.

Burim tjetër i së drejtës romake në kohën klasike është edhe e DREJTA e KODIFIKUAR – e popujve që ishin nën sundimin Romak. Ata ishin të gjithë popujt e kontinentit Evropian JUS GENCIUM.
3. Periudha e tretë : E Drejta Post-Klasike- burimet e së drejtës klasike janë konstitucionet perandorake, urdhëresat e perandorit që kanë fuqi të ligjit.... Sepse sistemi shtetror funksiononte në bazë të një autoriteti që ishte perandori .Forma e organizmit shtetror ishte DOMINANTI... Perandori shpesh këtë dhe e thotë : “Unë jam DOMINUS ACT DEUS” – (Unë jam sundimtar dhe Zot).
Në kohën post-klasike, në atë kohë ishte tendenca e unifikimit të së drejtës Romake.Këtë unifikim e bëjë Justinjaho në shek:V – perandori i fundit>> Ai e bëri kodifikimin e të drejtës romake në përgjithësi me ndihmën e juristëve profesionist, shkenctarve nga letërsia , nga historia, letrarët etj... Me ndihmën e profesorëve Kodifikimi ndahet në 4 pjesë :
DIGJESTAE (Pandektae) e përfshirë në 50 –libra, në të cilat është përmbledhur e drejta private dhe publike romake .
INSTITUCIONES – të përfshira në 4 – libra , që quhen Libra Shkollore të Drejtësis. Ishin dedikuar rinisë . “Rinia e etshme për drejtësi”. PERSONA-JURIDIKAE (person juridik) – krijes artificiale që nga rendi juridik njëhësohet si subjekt i drejtësis . PERSONA FIZIKAE ( person Fizik).
KODI I SPASTRUAR- i Justinianit (Kodes Pepetitae Pralexiones).
NOVELAE – janë urdhëresat e reja të Justinianit (gjithësej 150).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

- E DREJTA ROMAKE -  Empty
MesazhTitulli: Re: - E DREJTA ROMAKE -    - E DREJTA ROMAKE -  Icon_minitime30th September 2011, 23:47

Pjesa e parë e Drejtës Romake –

E DREJTA PERSONALE – rregullon qështjet : a) e subjekteve të drejtësisë sepse e drejta thotë se drejtsia ekziston mu përshkak të njerëzve , b) Zotsinë juridike , c) aftësinë për të vepruar -të subjekteve të drejtësisë , d) qështjen e institucioneve juridike , të tutoris dhe kujdestarisë..... Këto qështje bëjnë pjesë në diciplin të veçant të së drejtës që quhet E drejta statutore .
Në kuadër të së drejtës personale hasim edhe në një deg të së drejtës personale – e ajo është e Drejta Familjare, që rregullon mardhëniet personale dhe pronësore midis anëtarëve të familjes , në kuadër të familjes ... Meqenëse duhet themeluar familje do të lindin mardhëniet familjare – juristët Romak së pari rregulluan çështjen e Fejesës (SPONSAUES) .
FEJESA (SPONSAUES) – si institut juridik dhe kuptimi saj është dhënja dhe marrja e premtimeve midis dy (Pater- Familjas) – të dy personave me gjini të kundërt , se në një kohë të ardhëshme të sigurt do të vi deri te realizimi i Martesës (MATRIMONIUM) në bazë të ligjit .
E Drejta Familjare Romake e njeh edhe si mundësi reale nëse vjen deri te qfejesa atëherë rendi juridik do të mbroj interesaet materiale të palës e cila nuk është fajtore për qfejes. (AFILIA- NON- KAPIT-FLUSKAS)
Me rastin e lidhjes së fejesës palët kanë këmbyer dhurata të vlerës së konsiderueshme – për të siguruar fejesën e drejta familjare e legalizon institutin e Kaparë për fejesë- ( ARA- SPONSALICIA)- ku të dy palët në një shumë tubojnë parat dhe atë e quajn ARA-SPONSALICIA-e cila shumë i dorzohet personit të tretë që të përkujdesët për to – deri sa të lidhet martesa ... Nëse vjen deri te qfejesa , pala jofajtore do të fitoj Kapraen – shumën e caktuar .
MARTESA (MATRIMONIUM) – është institut socio-juridik, bashkësi e jetës së vazhdueshme të një mashkulli dhe një femre ,ose mes dy personave me gjini të ndryshme të cilët plotësojn kushtet esenciale për lidhjen e martesës...Kushtet esenciale janë:
Ø JUS-KONUBI- e drejta për të lidhur martesën .
Ø AFEKSIO-MARITARIS – qëllimi i njëmend për themelimin e martesës
Ø Mosha madhore e bashkëshortëve të ardhëshëm të arrihet 12 vjet për femra , për meshkuj 14 vjet.
Ø Fomra ligjore e lidhjes së martesës – para organit shtetëror.
Nëse një element i këtill nuk është përfillur me rastin e lidhjes së martesës, atëherë do të themi “NUL INEKSISTUESE” – kinse nuk është lidhur fare .
SUBJEKTET E DREJTËSIS – janë dy :
1) Personat Fizik (Persona Fizikae)
2) Personat Juridik (Persona Juridikae)
PERSONAT FIZIK – ishin njerëzit por të individualizuar, secili veq e veq , konsiderohet person fizik ...Personi fizik është Civies Romak (qytetari romak) , i cili gëzon status CIVITATIS ET LIBERTATIS –( statusin e qytetarit dhe të lirisë ) . Skllevërit janë konsideruar si RRES (send) – Rres Semoventes –person qe vet lëviz .
PERSONAT JURIDIK – janë krijesa artificiale të cilëve rendi juridik ju njeh subjektivitetin juridik... Personat Juridik –themelohen , ndërsa personat fizik lindin ose natyralizohen .
Çdo person fizik duhet të ket Zotësi Juridike- KAPACITAS JURIDIKAE... Kuptimi i zotësis juridike është aftësia e një personi fizik që të jet tituallar i të drejtave dhe detyrimeve që ja njeh rendi juridik.
Përmbajtja e zotësisë juridike- në të drejtën private hasim në njohjen e të drejtave dhe detyrimeve të personit fizik . Përmbajtja në këtë sferë të statusit në sferën private konsiston në JUS – KONUBI ( E drejta për të lidhur martesë) dhe në JUS-KOMERRCI- e drejta e personit fizik që t’i përdor, t’i shfrytëzoj të gjitha institutet juridike të së drejtës private-romake ...Edhe atë për realizimin e të drejtave dhe realizimin e detyrimeve .:Të lidh kontratën e shit blerjes . E drejta e tij që të kërkoj dorëzimin e mallit nga shitësi , ndërsa detyrimet është të paguaj PRECIUM – detyrimin
Personi fizik, zotësin juridike e fiton me të lindur – JUS SANGUINIS dhe me natyralizim – NATYRALIZACIO
Me të lindur ­ Jus-Sanguinis-nëse fëmija ka lind në martes të rregullt juridike dhe quhet LEGITIM-fëmij i ligjëshëm .
Fëmijët që kanë lindur në KONKUBINAT – në martesën faktike të një mashkulli dhe një femre – e realizuar me të drejtën zakonore- fëmijët e tillë quhen ILEGJITIMI në të drejtën romake ( e drejta bashkëkohore legjitime i quan fëmijë jasht-martesore).
Fëmijët të cilët janë të adoptuar – ADOPCIO PLENA – adoptimi i plotë që imiton natyrën, kinsë ai fëmijë ka lind në atë familje ...
Romakët thonë se duhet plotësuar edhe disa kushte faktike, të lind i gjallë dhe të tregoj çfarëdo shenje gjallërie të vazhdoj të jetoj . Specifika romake thotë duhet ti ngjaj njeriut . MONSTRA- duhet të asgjësuar .Në përjashtim se fëmija duhet të lind që të fitoj zotësi juridike, është rasti i NASCITURUSIT – rasti kur një fëmijë që akoma zhvillohet në barkun e së emës , mirëpo në këtë koh i vdes i ati (PREZUMTIV) .. dhe tani .. e drejta krijoj propozimin juridik këti fëmije i njeh zotësin juridike që nga momenti i vdekjes së të atit , për ta siguruar të drejtën trashëgimtare të këti fëmije, por ky fëmij duhet të lind i gjallë , më së voni 10 muaj nga dita e të vdekurit i të atit.
Me Natyralizim – Natyralizacio – është mënyra artificiale e fitimit të zotësisë juridike. Njihet si natyralizim privat dhe publik . Natyralizim privat quhet sepse realizohet me vullnetin e lirë të Pater Familjas.. Ndërsa Publik – sepse realizohet nëpërmjet vendimit të organit shtetëror .
Natyralizimi privat – realizohet në dy forma të mundshme :
ADOPCIO – me adoptim , që është përvetësimi i të huajit të miturit (Pupiles) për tu ambientuar dhe shëndrrimi i tij në fëmij të pater familjas.
ADROGACIO- pater familjasi e përvetëson një të huaj madhor mbi 25 vjet mund të jet skllav, pelegrin, mirëpo nuk është romak , nuk ka zotësi juridike dhe atë e shëndron në djalë ose qytetar të familjes dhe përvetëson statusin juridik.
Natyralizimi Publik – realizohej në dy trajta të mundëshme :
TRAJTA e RREGULLT – ku i huaji për të fituar zotësi juridike (shtetësin) duhet të plotësoj kushtet e parapara në ligj .
TRAJTA e JASHTZAKONSHME – që e fitojn të huajt të cilët me veprimin, angazhimin e tyre , për grup kan kontribuar për mirëqënjën e shtetit-popullit romak. Psh:rasti me kryengritjen e organizuar të Spartakut ku shokët që kishin statusin e skllevërti e tradhëtuan dhe nuk marrin shtetësin.
Zotësia juridike humbet – me shfaqejn e faktorëve relevante juridike, të cilat edhe atëherë edhe sot janë vdekja natyrore e personit fizik dhe vdekja faktike e personit fizik ose vdekja civile e personit fizik .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

- E DREJTA ROMAKE -  Empty
MesazhTitulli: Re: - E DREJTA ROMAKE -    - E DREJTA ROMAKE -  Icon_minitime30th September 2011, 23:47

Me vdekjen faktike humbet në parim subjektiviteti juridik i personit fizik,përjashtimisht në dy raste hasim në formësimin e supozimeve juridike :
a) rasti – edhe pse ka vdekur trashëgimlënësi , drejtësia e konsideron subjektivitetin e tij se ekziston derisa gjykata të sjell vendim të plotfuqishëm dhe të përcaktoj me te se kush është trashigimtari i trashëgim lënësit ...cili është shkaku i këti fiksioni : parimisht thotë kështu : asnjë send i vlerës materiale n uk guxon të ekzistoj pa trashëgimtar juridik.
b) Rasti Komorientëve – janë të afërmit gjinor-të gjinisë së g jakut të një gjenerate të cilët kanë vdekur në të njëjtën kohë nga një fatkeqësi e përbashkët dhe kështu zgjedhja rastit juridikisht do të trajtohet ...: i ati ka jetuar një qast një moment më shumë se i biri i mitur ndërsa i biri madhor ka jetuar një qast më shumë se i ati dhe zgjidhja do të jet: i ati trashëgon fëmijën e mitur ndërsa i biri madhor e trashëgon të jatin ... i biri madhor ka shfrytëzuar të drejtën për të lidh martesën dhe pas veti ka gjasa që ka lënë pasardhës, ndërsa i mituri humb të drejtën trashigimtare pasi që është i mitur .
Vdekja Civile – humbja e të drejtave qytetare nëse humben të gjitha të drejtat qytetarepër një person fizik me anë të vendimit të organit shtetëror , atëherë themi se ai ka përjetuar KAPITIS... DEMINICIO MAKSIMA – i ka humbur të gjitha të drejtat qytetare – personi juridik është shëndrruar në skllav – rres nulius(send i askujt)
Okupacio Defterio
Rasti kur pjesërisht ka humbur të drejtat qytetare dhe ka përjetuar KAPITIS DEMINUCIO MEDIA e ka humbur vetëm statusin e qytetarit , por e gezon statusin libertatis , stuatisn e lirisë, dhe shëndrrohet në LIBERTINI – nga qytetari romak mund të trajtohet si pelegrin , latin .

Ligjerata III 02/12 /05
Zgjidhja Martesës
Vdekja Natyrore (Faktike)
Vdekja Civile
Vdekja Divorcio (Shkurorzimi)
DREJTA PRONËSORE- (JUS-KUOD-RES)
Drejta Pronësore ndahet në 3 degë të së drejtës :
E Drejta Reale
E Drejta Detyrimeve (obligative)
E Drejta Trashëgimore
E Drejta Reale – i rregullon mardhëniet realo-juridike. Mardhënia është midis pronarit (poseduesit si titullar i autorizimeve realo-juridike) dhe gjithë të tjerëve që i rrethojnë ata (pronarin) ...Të cilët janë të detyruar për pasivitet që mos ta pengojn pronarin në shfrytëzimin e të drejtave pronësore. Kjo mardhënie realo-juridike zhvillohet lidhur me objektin e mardhënies realo –juridike.
Si veprojnë mardhëniet realo-juridike ?
- VEPRIMI INTERVIVOS – (veprojn deri sa është gjallë pronari).. Për dallim nga mardhëniet trashëgimore të cilat veprojn MORTIS-KAUZA – pas vdekjes së pronarit.
- VEPRIMI ERGASOMNES – (ndaj të gjithëve) për të gjithë do të thuash që më rrethojnë unë jam pronar...Për dallim nga mardhëniet detyrimore–kontraktuese që veprojnë
- INTER PARTES – (midis palëve kontraktuese). Pronarët të drejtën e cenuar pronësore e realizojnë me AKCIO –IN-RES ( akcio-padi , in-res- për sendin).
Ndërsa pala ë mardhëniet e detyrimeve (në një kontrat) të drejtën e cenuar e realizon me AKCIO IN PERSONA ( i drejtohet kreditorit – personit tjetër ).
- Veprimi i mardhënieve realo-juridike është pronari .Ka të drejtë nëpërmjet institucioneve shtetërore të ndjek dhe të kthej objektin e pronës kudo që gjendet ai .
Në rast të kontekstit midis dy personave të cilët pohojnë se janë pronar të një sendi unik gjykatësi pasi të hulumtoj të vërtetën do të zbatojë parimin juridik KIEST PRIO TEMPORE, FOCIO EST-JURE (kush është i pari për nga koha, lidhur me lidhjen e kontratës së shitblerjes.) Ai është pronar i ati sendi (sepse ëshë më i fortë për nga e drejta)...psh: për një send janë lidhur nga pronari i një sendi dy kotrata të shitblerejs. Kontrata e parë me personin NN me 01.01.05 , ndërsa me personin XY 01.02.05. Gjykata përfundon KIEST PRIO TEMPORE , FOCIO EST JURE...
RES (send) – objekt i mardhënies realo juridike është përherë një send (res)
RES (kuptimi juridik) – pjesë të natyrës sit ë ndara të veçanta të një vlere të konsiderueshme materiale që i shërben subjekteve të drejtësisë. Shprehimisht juristët romak thojnë : atë send që mund ta prek , ta shijoj , ta shoh.. Si sende konsiderohen veprimet e njerëzve, pun a edhe atë e ndarë : puna fizike e pa kualifikuar dhe e kualifikuar. Romakët thonë : dhe të drejtat e qytetarit të cilat ma në fund janë të natyrës materiale (mund të materializohen ), të cilat mund të jenë object i mardhënieve pronësore – juridike, por edhe i mardhënieve realo-juridike.
Për shkaqe pragmatike (praktike) – juridike e drejta reale –juridike sendet i ndan në lloje të ndryshme , ndarja kryesore është në :
Ø RES-MOBILES
Ø RES-IMOBILES
RES- MOBILES- janë sendet e lëvizshme të cilat e ndrrojnë pozitën , pa e ndryshuar natyrën dhe funksionalitetin .,psh: orendit shtëpiake , veglat e punës , kafshët shtëpiake, (skllevërit ) - dhe sit ë tillë e drejta reale romake dhe ndanë sendet që lëvizin vet dhe sendet që nuk lëvizin vet – por lëvizin me forcën e jashtme.
RES – IMOBILES- sendet e pa lëvizëshme, janë sendet të cilat nuk e ndrrojnë pozitën. Nëse ua ndrrojmë pozitën ua ndryshojmë natyrën dhe funksionalitetin, psh: shtëpia nuk lëviz , nëse ne e prishim atëherë natyra e ndrron në gërmadhë . Send kryesor i pa lëvizëshëm është TERRA (toka) dhe çdo gjë që është e lidhur organikisht për tokën.
SUPERFICIES- sipërfaqe tokës. Të cilat janë :INAEDIFIKACIO- NDËRTIMET
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

- E DREJTA ROMAKE -  Empty
MesazhTitulli: Re: - E DREJTA ROMAKE -    - E DREJTA ROMAKE -  Icon_minitime30th September 2011, 23:48

IMPLANTACIO – fidanizimi i tokës, shprehimisht- vetëm fidanet që kanë vegjetuar (FRUKTUS).
Ndaraja kryesore e sendeve IMOBILES :
INSEMENCAIO – mbledhjen e farës tokë, e asaj që ka vegjetuar .. Të 3-këto si terme nocione quhen SUPERFICIES ( sipërfaqe e tokës)... SOLO-CEDIN – sipërfaqja e tokës i takon pronarit të tokës .
Shkaku juridik i ndarjes së sendeve të ndarjes së sendeve të lëvizëshme dhe të pa lëvizëshme :
Ø Mënuyra e fitimit të pronës së sendeve të lëvizëshme dhe të palëvizëshme. Mënyra për fitimin e pronës mbi sendin e lëvizëshëm është jo formal juridikisht , ndërsa mbi sendin e palëvizëshëm është shumë formal- (Forma më e shprehur është forma me shkrim).
Ø Koha e parashikimit shikues për sendet e lëvizëshme është afati më i shkurt psh: 1vjet , ndërsa për sendet e pa lëvizëshme me afat më të gjatë psh :2-vjet, nga dispozitat e 12 tabelave të drejtës romake .
BONAFIDES , RES MANCIPIO – (detyrë shtëpie) dhe ndarjet tjera të llojeve të sendeve
POSESIO-(POSEDIMI) – instituti realo-juridik
Bartës,titullar i autorizimeve realo-juridike është POSESORES – poseduesi .Çka kuptojm me posedim ? Me posedim kuptojm pushtetin fizik ose faktik që e ka një subject i drejtësis mbi një send ,pa marrë parasysh se si e ka vendosur këtë pushtet faktik (mbi sendin)… dhe themi : mund ta ketë vendosur në mënyrë të rregullt juridike ose në kundërshtim me rregullat juridike –me drejtësinë në tërësi.
Në mënyrë të rregullt , psh: me blerjen e sendit, me dhurimin e sendit me faljen, me gjetjen e sendit në vend public dhe vendosja e relacionit me të në bazë të parimeve të drejtësisë (deklaron vazhdon ta mbajë orën në dorë ).Me huazimin e sendit për ta përdorur për një kohë të caktuar.
Në mënyrë jo të drejtë- në kundërshtim me ligjin . Kur posedimin e vendosum me VIKLAM(vjedhje) ose me PREKARIO(në mënyrë të pandërgjegjëshme –PREKARISTIKE )… TURIEST – PERSONA (person i turpshëm).
E drejta romake reale bënë ndarjen e posedimit në dy lloje :
POSESIO NATYRALIS-( Posedimin Natyror) – është posedim ku poseduesi e ka të bindur vullnetin e tij, se sendin e mbanë për tjetërin (në emër të tjetërit) zakonisht për pronarin – në emër të pronarit ...sepse me të ka lidhur një kontrat me efekt të afatizuar , që sendin e pronarit ta përdorë brenda kohës së caktuar.
Prandaj ky posedues nuk gëzon mbrojtje të veçant juridike, nëse një person i tretë fillon kontestin civil para gjykatës me pretendim pronësor (ai thotë unë jam pronar i këti sendi , ai thotë unë e përdori në emër të XY).. Ndodhi rasti i evikcionit (EVIKCIOS)... Poseduesi natyror në këtë rast do të kërkoj mbrojtje nga personi në emër të ciklit e mbanë sendin. Llojet tjetër, i posedimit është :
POSESIO CIVILES (Posedimi Civil) – në këtë lloj posedimi , poseduesi e ka të bindur vullnetin ANIMUS ( se sendin e mban për veti, me qëllim përfundimtar të bëhet edhe pronar...Ky posedues (poseduesi civil) pushtetin fizik e ka të vendosur mbi objektin e posedimit në mënyrë të ligjëshme, prandaj themi se ai ka POSESIO-JUSTA – (posedim juridikisht i rregullt)... Ky posedues mund të kualifikohet si BONAFIDES ose MALAFIDES.
BONAFIDES – (me mirëbesim)- sepse që nga momenti i vendosjes së pushtetit fizik është i bindur se sendin e merr nga pronari (blen) ku në tregun- romak, sendin e vlen nga pronari .Ky posedues BONAFIDES-mund të bëhet edhe pronar.
MALAFIDES-(me keq-besim) ai pushtetin fizik e ka vendosur në bazë të një pune juridike të pa lejueshme dhe e ka të bindur vullnetin se sendin e merr nga jo- pronari. Ka bindur vullnetin që sendin e merr nga jo pronari por është JUSTA – posedimi civil mund të lind edhe si in-justa (juridikisht jo i rregullt).
Nëse poseduesi ka vendos pushtetin me VIKLAM ose PREKAM, ky posedues nuk mud të bëhet pronar.
Mjeti juridik për mbrojtjen e posedimit civil është INTERDIKTA (mjet juridik shumë efikas) – për vendosjen e gjendjes së më parshme RESTITUCIO INTEGRUM.
INTERDIKTA – është urdhër deciv i organit shtetëror që lëshohet me kërkesen e poseduesit, civil të cilët i janë cenuar të drejtat Posesore-Poseduese, nga personi i tretë që menjëherë të ndërprej shqetësimin e poseduesit ose menjëherë ti kthehet objekti në posedim .

E DREJTA PRONËSORE – PRIVATE (PRO-PRIETAS) -ligjerata IV
Termi i parë që ka tendenc, për të diferencuar në bazë sociale shoqërinë romake është DOMINUN-i që e hasim – përdorët si sinonim për të treguar Pater-Familjas. Mbi çka e shtrinë pushtetin e tij atënor. Kjo ndodhë në kohën e formimit të familjes AGNATO- ku në krye të së cilës qëndronte Pater Familjes - (instituti drejtësis pronsore familjare).
Pushteti Pater-Familjas është i shtrirë mbi personat e nënshtruar në familje ALIENI-JURIS dhe mbi të gjitha sendet të cilat e bëjnë pronën familjare. Termi DOMINUM-shpreh mardhënien socio-juridike,me natyrë personale dhe materiale Në të drejtën klasike hasim në termin PRO-PRIETAS- (një send që i takon dikujt). Këtë nocion e nxori në sipërfaqe ekonomia e tregut, sepse kemi mardhënie pronësore juridike, që zhvilloheshin në tregun romak ( e askund tjetër). Karakteristik tjetër për zhvillimin e ekonomisë LATI-FUNDISTE (kompleks toke të një pronari) që kultivonte një kulturë bujqësore ,të cilën e punoni skllevërit .
Kuptimi elementar i Pro-Prietasit – ishte PLENA-IN-PRE-POTESTAS (pushteti absolut mbi një send). Se pronari ka të drejtë të bëjë me objektin e pronës çka të do, mirëpo që nga ligji-12-tabelave në mënyrë institucionale bëhen përkufizimet e të drejtave të pronarëve privat .
FINISI (kufiri) midis tokave bujqësore, të dy pronarëve të ndryshëm . Finisi tjetër midis parcelave ndërtimore (trojeve). Mosndërprerja e rjedhës natyrore të ujit në vijën e fshatit. Prerja e degëve të pemës së fqiut – e cila kalon mbi 15 pëllëmbë mbi pasurin timë, kështu e kufizon pasurinë e tjetrit . E drejta e fqiut tim që kohë pas kohe të kaloj në oborrin tim që ti mbledh frytet e pemës së tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

- E DREJTA ROMAKE -  Empty
MesazhTitulli: Re: - E DREJTA ROMAKE -    - E DREJTA ROMAKE -  Icon_minitime30th September 2011, 23:48

Autorizimet realo-juridike të pronarit janë :
JUS-UTENDI (e drejta përdorimit) të pronës, objektit.
JUS-FRUENDI ( e drejta pronarit)) që të mbledh frytet natyrore dhe e drejta e mbledhjes së fruteve civile . Frytet- civile janë të drejta që burojnë nga objekti i drejtësis pronësore psh: unë jam pronar i një shtëpie, atë e jap me qira prej 1000€ në muaj , pra për çdo muaj ……………………………………… ……unë trashëgova pasurinë prej 500€
JUS-ABUTENDI –( e drejta e disponimit me sendin tim) Unë kam drejtë si pronar që objektin e pronës ta tjetërsoi , shes. Ai mund t’ja falë sendin e vet dikujt , t’ja dhuroj .
RRES-DERELIKTAE (unë e braktisa vendin e caktuar , sepse opinioni e dinë ku është ai vend ,-Populari – Proletari .Shkatrrimi Fizik- i objektit të drejtësis pronësore, mirëpo juristët romak thojnë ke të drejtë ta shkatrrosh , por tjetrit mos t’i bësh dëm.
Me pronë private –kuptojm autorizimet realo-juridike të pronarit në Jus Utendi, Jus Frruendi, Jus Abutendi ashtu si lejon rendi juridik.
Proprietas – sipas drejtësis romake hasim në një pronë private më të mirë , romakët thonë INBONIS – që ishte privilegj vetëm për CIVES-ROMAKE. Ky botëkuptim ndryshoj pasi u bë ndërrimi ……….
PRONA KUIRITE – titulari, pronari i kësaj prone mund të jenë : personat fizik me zotësi të plotë juridike , personat juridik-legal me zotësi të plotë juridike.
Objekti i Drejtës Pronësore – duhet të jet send me kuptim të ngushtë ( të jet posibeles-i mundshëm) që të shihet , shijohet,preket, most ë jet i pamundshëm për aftësi fizike të individit.Të jet i lejueshëm me ligj për qarkullim juridik-ekonomik, ta nxer lirshëm sendin në treg , pala tjetër lirisht ta zgjedh objektin e pronës së ardhshme
Mënyra e fitimit të pronës – (JUSTI-MODI-DOMENI-AKFIRENDI ) – vëtëm një person fizik ose juridik, i ka realizuar një nga mënyrat e rregullta juridike të fitimit të pronës –vetëm atëherë do të njëhsohet si pronar nga rendi juridik.
Mjetet Juridike për mbrojtjen e të drejtës pronësore – AKCIO ( padi ) , që kanë qenë dy padi që quhen PETITORE (pronësore ) =>AKCIO NEGATORJA,REVINDIKACIO.
Gati përherë pronari është i rrezikuar nga ERGAOMNES (nga të tjerët) që pronari të pengohet. Në rastin e 1) nëse një person i tretë e pengon pronarin në realizimin e të drejtave pronësore,atëherë pronari përdor mjetin juridik që quhet AKCIO NEGATORJA – i drejtohet gjykatësit me padinë në fjalë dhe inicon zhvillimin e procedurës kontestimore civile.Kërkon nga gjykata që të sjell aktgjykim me të cilin do t’i urdhërohet të paditurit që të mos vazhdoj , t’i ndërpres shqetësimet ndaj pronarit, sepse në të kundërtën do të pasojn denimet të natyrës personale –materiale.
2) në rastin e dytë; një person nga Ergaomnes vjen dhe në mënyrë të padrejt me VIKLAM (forcë) ose PREKARIO (pandërgjegje) ja merr posedimin e objektit të pronës. Pronari ngel me pronë boshë – ( Nuda-Proprietas). Pronari përdor mjetet juridike REVINDIKACIO – fillon procedurën kontestimore dhe kërkon nga gjykata të sjell akt-gjykim me të cilin do t’i urdhërohet të paditurit që menjëherë t’ja kthej objektin e pronësisë në posedim të pronarit .. dhe kështu të realizohet RRESTITUCIO-IN-INTEGRUM (kthimi në gjendjen e më parshme ).
Mënyrat e rregullt e fitimit të pronës- i shkaktojnë faktet relevante juridike, të cilat mund të jenë ngjarje natyrore ose veprime të njerëzve , psh: ngjarje natyrore- duhet të vdes trashëgim lënësi .Veprimet e njerëzve janë NEGOCIA-JURIDIKA – punët juridike , kontratat...I hasim mënyrat e fitimit të pronës në të drejtën civile-romake dhe në të drejtën e popujve-(JUS-GENCIUM).
Po ashtu kemi ndarjen dhe mënyrën e fitimit të pronës publike dhe private. Ndarja tjetër është mënyra Universale dhe mënyra Singulare e fitimit të pronës .
Mënyra universale – ekziston kur një subject i drejtësisë bëhet pronar mbi tërë pasurin e një pronari të më parshëm.
Mënyra singulare –konstituon të drejtën pronësore vetëm mbi një vend. Psh: vetëm mbi një parmend.
Ndaraja në bazë të efektit INTERVIVOS-gjatë jetës së subjektit të drejtësis.
Mënyra e fitimit të pronës :ORIGINERE dhe DERVIATIVE
Mënyra Originere – do të realizohet kur e drejta pronësore konstituohet mbi një send së pari herë , sepse ai është send i grupit RRES-NULIUS-(send i askujt ).. psh : sendin e braktisur nga pronari , sendi i humbur nga pronari – që nuk i dihet pronari, kafshët e egra , shpezët , peshqit , armiqt (te popujt e pushtuar ) vetëm DETITICIT – të huajt që u zuan nga ushtria romake me armë në dorë ..Prona Dediticëve .
Mënyra Derivative – do të realizohet nëse e drejta pronësore e pronarit të ri buron nga e drejta pronësore e pronarit të më parshëm , veprimi është Inter-Partes .psh: XY pronari i ri YZ pronari vjetër – ndërmjet është kontrata e shitëblerjes .
Mancipacio – është mënyrë derivative e fitimit të pronës ,por e cilësuar edhe si mënryrë private. Realizohet midis dy subjekteve të mancipatios . 1) subjekti parë MANCIPANTI (tjetërsuesi) dhe 2) subjekti dytë MANCIPATARI (fituesi) dhe romakët thonë: duhet të jetë edhe LIBRAPENSI (personi zyrtarë) që mbanë peshojën., present është edhe i pari i fesë PONTI FEKS MAKSIMUS.
Zhvillohet forma PER-AES-ET-LIBRON => fituesi vendoste në njërën anë të peshojës një copë metali në shenjë të preciumit (qmimit), për sendin që do ta fitoj, ndërsa tjetërsuesi mbante në dorë sendin që e tjetërson , nëse është send i lëvizëshëm , ndërsa mban simbolin e sendit , nëse është send i pa lëvizëshëm. Palët shqiptojnë reciprokisht fjalë soleme që quhet FORMUL E NUNKUPACIONIT – përfundisht tjetërsuesi ja dorëzon sendin fituesit.
Mënyra –Derivative-Publike , të fitimit të pronës quhet VENDIKACIO-SUB-HASTA ó VENDIKACIO-SUB-KORONA (Aankanti Publik), shitja publike.. sepse aty shitjen e pronës shtetërore e realizon përfaqësuesi i shtetit në vend public , nën kushtet që a i dikton, çmimin fillestar…Shitsi i sendit e komunikon vendimin e shtetit , personi NN me që ofrojë çmimin më të lartë prej 32 mijë ass/sesterss shpallet pronari i këti sendi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

- E DREJTA ROMAKE -  Empty
MesazhTitulli: Re: - E DREJTA ROMAKE -    - E DREJTA ROMAKE -  Icon_minitime30th September 2011, 23:48

Humbja e Drejtës Pronësore
Pronari humb të drejtën pronësore me vullnetin e tij ose kundër vullnetit të tij. Mënyrat, mundësit e humbjes së pronës me vullnetin e pronarit . Nëse pronari e shet objektin e pronës, ju falë objektin e pronës, e urdhëron objektin e pronës , e derilikton- braktis , e urdhëron – braktis sendin , e dhuron objektin e pronës , e drejta pronarit në shkatrrim fizik të sendetit me vullnetin e pronarit.
Humbja e drejtës pronësore kundër vullnetit të pronarit – në bazë të dy fakteve juridike , që si të pavarsuara njëra nga tjetra paraqiten gjatë jetës së qenurit pronar :
Fakti Parë – VIS-MAJORI (fuqia madhore) – veprimi i fuqisë madhore mbi objektin e pronës psh: rrufeja djeg shtëpinë, vërshimi rrënon shtëpinë.
Fakti dytë – vendimi i organit shtetëror i cili mund trë sillet për dy qëllime :
a) qëllimi që mund të shkaktoj humbjen e drejtës pronësore .Konfiskimi i objektit të pronës, pra pronari në këtë rast ka keqpërdorur objektin e të drejtës pronësore , ku ligjëdhënësi thotë : me këtë veprim ka kryer një vepër penale të rëndë KRIMINA, e cila cënon interesin shoqërorë dhe shtetëror.
b) Vendimi tjetër mund të sillet nga shteti përshkak të nacionalizimit të tokave të pronarëve privat. Kjo tokë shëndrrohet në RRES-PUBLIKA-(send public) sepse është realizuar një e mirë e përbashkët për popullëin romak., VIA-IGNATIA – (rruga që shpien në Romë)…. Në atë kohë toka mirrej e nuk kompenxohej , ishte nderë për pronarin romak që ti nacionalizohej toka për ndërtimin e rrugëve dhe objekteve publike, pra kjo pronë shëndrrohej në pronë publike .
TË DREJTAT REALE MBI SENDET E HUAJA - (JURA-IN-RE-ALIENA )
E drejta private romake reale njeh 3 grupe autorizimesh –realo-juridike , të natyrës realo-juridike të autorizimeve mbi (JURA-IN-RE-ALIENA) sendet e huaja :
SERVITUTET
KONTRATAT E PENGUT
Kontratat afatgjate mbi Qesimin e Tokave – (qiranë e tokave ).
Servitutet – kanë lindur si mardhënie shoqërore solidare midis më shumë pronarëve. Qëllimi për të bashkekzistuar, në esencë qëllimi është përmirësimi i shkallës së ekonomizimit me tokat bujqësore dhe tokat për ndërtim. Dhe qëllimi i ndihmeses pakundër shpërblim të pesonave të afërm për të përdorur sendin e huaj, për ta përdorur dhe mbledhur frytet , ose për të banuar në ndërtesën e huaj., të gjitha falas sepse e ke të afërm .... Ky relacion i afërsisë gjinore , e ka mundësuar lindjen e servitutit . Servitutet ndahen në: Servitute Reale , Servitute Personale .
Servitutet Reale–ndryshe quhen edhe servitute toksore , sepse objekt i servitutit përherë janë tokat e dy fqinjëve si tokë bujqësore ose si parcel ndërtimore .
Subjektet midis të cilëve zhvillohet mardhënia servitutore,janë titullari servitutit që njëherit ishte pronari i pasurisë sunduese .Ndëesa pala tjetër është pronari i pasurisë shërbyese . Titullari servitutit në marveshje me pronarin fqinjë ose në bazë të marrveshjes së pasardhësve të tyre ka të drejtë reale mbi pasurinë shërbyese që të realizoj të drejtat reale në formën e paracaktuar në marveshje ... Ka të drejtë të realizoj zotsi mbi sendin e huaj deri të ekzistoj fizikisht njëra tok dhe tjetra , e pa kushtëzuar dhe e realizuar falas pa kundërshpërblim për titullarin e servitutit falas .
Pronari i pasurisë shërbyese është i obliguar vullnetarisht në PATI (të duroi) këtë situatë dhe në dhe në NON FACERE (dhe në të drejtën e tij). Titullari i servitutit nuk ka të drejtë që të kërkoj një veprim nga pronari pasurisë shërbyese për përmirësimin kualitativ të drejtës së servitutit,psh: të kërkoj që rrugën nëpër të cilën kalon ta shtroj me rërë ose me kalldrëm (rras e gurit) në mënyrë që më leht të kaloin dilet , kur ka të reshura .... Titullari-pronari i pronësis shërbyese është i detyruar në PACER- të bëjë diçka për titullarin e servitutit në rastin e servitutit ONERIS-FERENAI- është rasti kur në pasurin shërbyese që është muri mbi të cilën janë vendosur trarët e titullarit të servitutit , vepron fuqia madhore :shiu dhe ngadal e rrënon atë murë , në këtë rast pronari murit është i obliguar në Facere (të bëjë diçka) – duhet ta evitoj rrënimin e murit.
Servitutet toksore reale – ndahen në dy llojë : Servitute tokësore – fshatare (bujqsore) dhe servitute të qytetit , ndryshe quhen të parcelave për ndërtim .
RRUSTIKORRUM (bujqësi)
URBANORRUM
Karakteristik – servitutet personale zgjasin sa edhe jeta e titullarit
URBANORRUM –(servituti fshatar) – objekti servitutit janë dy toka bujqësore të dy pronarëve që gjenden në fqinjësinë e drejtpërdrejt . Pronari i pasurisë sunduese ka të drejtë në rrugë nga pasuria shërbyese që të kaloj në tokën e vet. Sepse toka e tij nuk ka dalje në rrugë publike, nuk kufizohet. E drejta tij që të kaloj në rrugë të kaloi vet ai , me anëtaret e familjes , me kafshët s htëpiake ose me qerre.
Servitutit për ujë – titullari servitutit ka të drejt që nga pusi i fqiut të mbush ujë për plotësimin e nevojave të njerëzve dhe kafshëve shtëpiake . E drejta e titullarit për të hap vijën e ujit nëpër pasurinë shërbyese e cila është e nvojshme për gjithë vendbanimin.Servitutet tjera janë : e drejta nxjerrjes së rërës ose gurit gëlqeror nga pasuria shqërbyese
Servitutet Personale– e drejta romake njeh :
UZUS – përdorimi
UZUS FRUKTUS – e drejta përdorimit dhe mbledhjes së fryteve.
HABITACIO – e drejta e banimit në objekt të gjitha gratis .
Kontrata e Pengut – janë dy kontrata të pengut që janë të institucionalizuara me qëllim të sigurimit real të kreditorit : Qëllimi është për të siguruar kreditorin sepse borgjin me siguru që në afatin e caktuar do ta plotësoj detyrimin e tij në të kundërtën do të zbatohet kontrata e pengut si sigurim real i kreditorit . ..Janë dy kontrata të tilla:
PENGU I DREJTËS (Pignus)
HIPOTEKA
Pignus- është kontrat reale e pengut dhe aksesore . Themi është aksesore ose sekondare sepse lidhet pran një kontrate kryesore , ose pasi të jet lidhur kontrata kryesore – si shtojcë e kontratës kryesore për ta siguruar kreditorin se debitori do ta paguaj borgjin në kohë. Subjektet e kësaj kontrate janë pengdhënësi ose huamarrësi është debitori dhe palës tjetër që është peng marrësi huadhënësi kreditori… Pengëdhënsi i dorëzon pengmarrësit në posedim –pushtet fizik një send të lëvizëshëm të pazëvendësueshëm dhe një vlerë përafërsisht ose më shumë se sa borgji…
Konstatojm –pengmarrësi me këtë rast fiton të drejtën reale mbi sendin e huaj POSESIO (posedim) të drejtën e mbajtjes , përkujdesjes , (nuk është detyrim) mbi sendin si për sendin e vet dhe drejta romake thotë : edhe të drejtën e kushtëzuar të shitjes JUS-DISTRAKSIONES- Nëse debatori në kohë e kthen borgjin atëherë kjo kontratë shuhet EKS-LEG – në bazë të fuqisë së ligit dhe pengmarrësi menjëherë ja kthen objektin e pengut (debitorit) dhe kështu bëhet shuarja .
Ligji romak digjesta thotë: nëse borgjliu vjen në vones – me kohë nuk e plotëson borxhin, detyrimin atëherë pengmarrësi sendit e shet sendin në tregun romak. Nga çmimi realizuar do të ndaj shumën e borxhit të vet… Në rast të ekzistimit të tepricës HIPEROSHA – këtë tepricë ja kthen debitorit .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

- E DREJTA ROMAKE -  Empty
MesazhTitulli: Re: - E DREJTA ROMAKE -    - E DREJTA ROMAKE -  Icon_minitime30th September 2011, 23:49

Nëse edhe pas disa orvajtjeve për shitjen e sendit ,objekti pengut nuk shitet , qështja nuk guxon të mbet zvarr, peng – marrësi i drejtohet organit shtetëror dhe kërkon nga ai që të lëshoi vendim të veçant me të cilin pengmarrësi do të shpallet pronar i objektit të pengut të pronës…Ndërsa sot vetëm nevoitet pëlqimi në mes palëve që objekti të shëndrrohet në pronësi .....Të drejtat dhe detyrimet e cenuara të pignusit – realizohen me padi të veçanta që mbajn emrin e pignusit padi e pignusit AKCIO PIGNERATICIA

E Drejta Detyrimeve
Është pjesë kryesore e të drejtës private romake dhe paraqet- kuptojm përmbledhje të rregullave juridike me të cilat rregullohen mardhëniet detyrimore juridike , midis subjekteve të mardhënieve të detyrimeve lidhur me objektin e mardhënieve të detyrimeve, qështjen e burimeve të detyrimeve , kontratat, deliktet dhe burime tjera të detyrimeve .
Subjektet e një mardhënie detyrimore :
KREDITORES AT DEBITORES- (Kreditori dhe Debitori)
Kreditori është pala e legjitimuar , aktive, prandaj romakët thojnë LEGITIMACIO-AKTIVE-( i legjitimuar aktiv) në dobi të tij ka lindur mardhënia detyrimore – dhe pala tjetër debitori (borgjliu) është i legjitimuar pasiv, ai gëzn Legitimacio-Pasiva – sepse në barrë të tij është konstituar mardhënia detyrimore .
Element tjetër konstituiv i çdo mardhënië detyrimore është objekti i Mardhënies Detyrimore .
Objekti i Mardhënies Detyrimore – i cili object në drejtën detyrimore quhet edhe PRESTIM-OBLIGATOR – (detyrim i debitorit ndaj kreditorit)…dhe romakët thojnë : një Darë (të jap diq) Pacere ( të bëjë diq)- debitori për kreditorin , Non-Pacere ( mos të bëjë diq), Pati-(të duroj) , si DEPOZITUM- MIZERABILE (përshkak të kushteve të vështira dhënia sendit për kohë të caktuar ).
Për të gjitha këto terme të lartë përmendura ata thonë PRESTARE –(me nje term i përmbledh të gjitha )që në shqip është PRESTIM OBLIGATOR.
Burimet e Mardhënieve Detyrimore- janë zakonisht veprimet e njerëzve, i personave fizik ose juridik. Vetëm veprimet e subjekteve të drejtësis si fakte relevante juridike –për cka dhe i quajm FAKTE JURIDIKE HUMANE .
FAKTET JURIDIKE NATYRALE – veprimet e subjekteve të drejtësisë mund të jenë të lejueshme dhe të pa lejueshme .
Veprimet e lejueshme – janë punët juridike –KONTRAKTUS (kontratat) të cilat si burime detyrimesh mund të jen UNILATERALE (të një anshme) dhe BILATERALE (të dyanshme) dhe MULTILATERALE (të shumë anshme).
Vetëm kontratat bilaterale dhe multilaterale konsiderohen burime detyrimesh ,ndërsa kontrata unilaterale që lidhet me shprehjen e një subjekti të drejtësisë lind KFAZI-KONTRAKTUS ( i mungon diçka) psh: premtimi i një anshëm, një qytetari romak i bërë para opinionit public se kush do ta gjej kalin e Kalgulës(senator) do të shpërblehet me 50-mij sesters(ass).
Burim tjetër i mardhënieve të detyrimeve janë DELIKTA –DELIKTET – të cilat janë veprime anti ligjore të cilat i kryejn subjektet e drejtësisë.Deliktet ndahen në :
Delikta Privata
Delikta Publica
Kjo ndarje është bërë përshkak shkallës së intensitetit të rrezikshmërisë që e shkakton veprimi anti ligjor..Nëse me një veprim anti ligjor cenohen vlerat dhe intereset e përgjithëshme të shoqërisë romake ose të shtetit atëherë kemi të bëjmë me krimina- vepra penale …dhe si të tilla janë object i studimit të drejtës-publike – penale
Delikta Privata- i rrezikohet intersi juridik të dëmtuarit , për të tjerët është ALIES-AKTA (çështje që nuk ju interson) që zakonisht denohet edhe me normat e moralit të shoqërisë.Por nga ky veprim antiligjor palës tjetër ti jet shkaktuar dëm, prandaj i quajm object i mardhënieve të detyrimeve (dëmi shkaktuar). Vetëm delikta privata paraqesin burime detyrimesh. Mirëpo juristët romak për të eliminuar rreziqet eventuale nga të cilat raste mund të vi deri te shkaktimi i dëmit edhe nga pakujdesia pronarit , ka institucionalizuar burime tjera të detyrimeve të cilat quhen KFAZ DELIKTA – janë (gati delikte, me elemente) por nuk ka ardhur deri tek pasoja , deri te shkaktimi dëmit.
Në të drejtën e Justinjanit burimet e detyrimeve janë kontratat , deliktet dhe BARRIE-KAUZARUM-FIGURAE (kontrata delikte që burojnë nga faktet tjera relevante juridike). Elementi parë : Subjektet e mardhënieve të detyrimeve janë kreditori dhe debitori... kreditori subjekti i legjitimuar aktiv dhe debitori subjekti pasiv.
Zotësia obligator-juridike e palëve (kush mund të jet palë në mardhënie detyrimore)?
Dhe qëndron parimi në të drejtën romake:..të gjitha ata të cilët kanë zotësi të plotë veprimi – të gjithë Pater Familjas . Personat tjerë fizik i kanë zotsit e veprimit të kufizuar ( e kanë zotsin obligative të kufizuar) përshkak të moshës se janë të mitur, përshkak të gjinisë sepse janë femra , përshkak të të metave psiqike , morale, fizike , sepse atyre u është marrë aftësia për të vepruar për shkak të këtyre të metave dhe të gjithë personat madhor ALIEN JURIS. Nga 1-7 vjetë nuk ka fare zotsi obligatore juridike ai vendoset nën TUTORI, Tutori është palë në një mardhënie obligative për të miturin e tij prej 1-7 vjet , prej 7-25 vjet ka zotësi obligatore të kufizuar pers.fizik.
Ky person ka të drejtë të lidh punë juridike me të cilat do të pasurohet që do ta shtoj pasurin familjare, ai atëherë ka aftësi të plotë obligative juridike nëse tenton të lidh punë juridike , kontrat me të cilën do të varfrohet , do ta zvogloj pasurin familjare, në vend të tij vepron tutori. Nëse personi ka të meta psiqike morale, fizike , at ii është marr aftësia për të vepruar përshkak të këtyre të metave , prandaj zotësin obligatore juridike e kanë të kufizuar si edhe fëmijët prej moshës 7-25vjet… Ata janë nën përkujdesjen e kujdestarit. Kujdestari mund të jet palë në një punë juridike për të përkujdesurin .
Personat juridik e fitojn zotësin obligatoro-juridike me rastin e themelimit të personit juridik.Atë aftësi, zotësi e realizon në komunikim me subjektet tjera nëpërmjet të përfaqësuesit zyrtar , që është përherë person fizik.
Objekt i mardhënieve të detyrimeve si element i dytë i çdo mardhënie detyrimore – objekti varet nga marveshja direkte e palëve se çfarë lloj sendi do të jetë… Themi vetëm send në kuptim të ngushtë dhe i lejueshëm për qarkullim ekonomik-juridik dhe posibiles ( i mundshëm), k ur bëhet fjalë për kontraktues, ndërsa te deliktet objekti i mardhënieve të detyrimeve është dëmi i shkaktuar .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

- E DREJTA ROMAKE -  Empty
MesazhTitulli: Re: - E DREJTA ROMAKE -    - E DREJTA ROMAKE -  Icon_minitime30th September 2011, 23:49

Ndërrimi i subjekteve në mardhëniet e detyrimeve
E drejta romake ishte nganjëherë e pa tjetërsuar që në vend të kreditorit të vi një person i tret edhe atë për shkaqe subjektive ose objektive të kreditorit , psh : subjektive- është i sëmur, atëditë që duhet të jet fizikisht prezent në romë që të nëshkruaj në kontratën e shitblerjes....Atëherë e dërgon të autorizuarin e tij mirëpo nëse kontrata duhet efektuar ose përmbushur nga debitori, e kreditori përshkak të punëve tjera më të rëndësishme nuk mund të jet në ditën e caktuar , vendin e caktuar që të pranoi shumën e parave prej 50mij ass në emër të borxhit .
Prandaj për tëa zgjedhur këtë qëshjte lind INSTITUTI I CEDIMIT – CESIO (lëshimi borxhit), ndërrimi i subjekteve në mardhëniet e detyrimeve .Ndërrimi i subjekteve nuk lejohet në mardhëniet e detyrimeve .- k ontratat e l idhura INTUITU PERSONA – në bazë të cilësive të veqnata të bashkëkontratkuesit psh: kontrata mbi vepren lidhet me skulptorin sepse ai ka aftësit profesionale të veqant (ex)... të gjitha mardhënieve tjera obligative i lejohet nderrimi i subjekteve . Hasim në cedim : AKTIV dhe PASI .
Cedimi Aktiv – ndrron kreditorin sepse është i legjitimuar aktiv në bazë të marveshjes së cedentit (kreditorit) dhe cesionarit (palës së tretë) – shumë i afërt i kreditorit , që cesionari të zë vendin e kreditorit me autorizimet e njëjta obligativo-juridike.
Është e preferueshme që në rastin e realizimit,cedimit-aktiv kreditori të lajmroi debitorin se kush është cesionari –kreditori ri , juristët romak thojnë: të di debitori se kujt t’ja plotësoj detyrimin .
Cedimi Pasiv – ndërrimi debitorit me person të tret , realziohet në bazë të lejes paraprake të kreditorit dhe në bazë të marveshjes midis cedentit (debitorit) dhe cesionarit (personit të tretë) i cili pranon që të zë vendin e debitorit me të gjitha detyrimet konkrete ... Duhet leja e kreditorit sepse për kreditorin nuk është njësoj kush do të jet debitori i tij .
Zakonisht kontratat të njëanshme lidheshin në bazë të mirëbesimit- BONAFIDES, edhe të rasti i cedmit pasiv duhet të qëndroj bonafides midis kreditorit dhe debitorit të ri.
Zhdëmtimi (RREPARACIO-DOM)
Dëmi mund të shkaktohet në mardhënien detyrimore përshkak të vonesës së debitorit në kohë nuk e përmbush detyrimin dhe kreditori i shkaktohet dëm ose përshkak të veprimit antiligjor – DELIKTA PRIVATE- edhe në këtë rast , një personi subject i drejtësisë i shkaktohet dëm i cili mund të jet Dominum Emergence – (dëmi real dhe fitimi humbur) , Alukum Cesans –(fitmi humbur). Qështja e shkaktimit të dëmit shkakton mosmarveshje midis palëve .
Palët këtë mosmarveshje mund ta zgjedhin vullnetarisht me marveshje , nëse nuk arrinë marrëveshje atëherë aktivizojnë procedurën civile kontekstiovre – me anë të padisë Akcio – Inpersona…dhe kërkojnë nga gjykata që të sjell akt-gjykim konstatues, ta zbuloj të vërtetën , mirëpo veprimi primar i gjykatësit në procedurën provuese do të jet vërtetimi fajësis –i të paditurit (debitorit ).
Dhe në dispozitiv të aktgjykimit s’pari shënohet se cila është shkalla e fajësisë ose ka ose s’ka fajësi i pandehuri … Cilat janë shkallët e fajësisë : po ka përgjegjësi në bazë të fajësis edhe atë në shkallën :
Shkallën DOLUS (Dashje ) – ka kry një veprër anti ligjore dhe thotë: përgjegjësia është e plotë , duhet menjëherë të paguaj dëmin e shkaktuar me kërcënim të sanksionit . (shëndrrohet në skllav).
Shkallën KULPA ( pa kujdesi ) – e cila kualifikohet si kulpa-lata (pakujdesia e rëndë) dhe gjykatësi thotë : KULPA LATA DOLUS EST (pakujdesia e rëndë është dashja) dhe konstaton : përgjegjësia e plotë ekziston , duhet që të bëjë zhdëmtimin i padituri me kërcënim sanksio .
KULPA LEVIS – (pakujdesia e leht ) – e cila i ka dy shkallë : inkorrekte , inapstrakto.
Nuk je kujdesur si për sendin (qëshjten) tënde thotë juristi romak INAPSTRAKTO , nuk je kujdesur si BONUS-PATRES-FAMILJAS – nuk je treguar i kujdesëshëm .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

- E DREJTA ROMAKE -  Empty
MesazhTitulli: Re: - E DREJTA ROMAKE -    - E DREJTA ROMAKE -  Icon_minitime30th September 2011, 23:49

Përfaqësimi në Mardhëniet e Detyrimeve
Në komunikimin ekonomik juridik pala e cila për shkaqe objektive-subjektive nuk mund të realizoj të drejtën civile për të lidh një punë juridike ka të drejtë që nëpërmjet të institutit të përfaqësimit në një mardhënie obligative të realizoj institutin e përfaqësimit.
Mënyra juridike e vendosjes së kësaj mardhënie e cila ka natyrën obligative juridike realizohet me lidhjen e kontratës –mandatumit – kontratës për përfaqësi që lidhet midis autorizuesit dhe të autorizuarit...Legjitimitetin e vet i autorizuari në një mardhënie konkrete deterymore e shfaq nëpërmjet autorizimit legal ...Përfaqësuesi i autorizuar të gjitha veprimet i ndërmerrte në emër të vet dhe për llogari të vet , mirëpo pasi skadon (kalon) fuqia e autorizimit ai duhet që ti shtroi llogari autorizuesit.
KONTRAKTUS (Kontratat) – si burim kryesor i detyrimeve
Nocioni kontrat u zhvillua në aspektin teorik plot 13 shek . Zhvillimin klasik e përjetoj ky burim në të drejtën në periudhën klasike , sepse atëherë kemi zhvillimin e hovshum të ekonomisë së tregut në bazë të ekonomizimit lati-fundist – (kompleks tokash që janë në pronësi të një pronari ).
Qarkullimin ekonomik-juridik të mallit i nevojiteshin instrumente juridike që do ta rregullojn këtë qështje .Kontratat ishin instrumentet juridike nëpërmjet të cilave harmonizoheshin intereset reciproke të subjekteve të drejtësis në një mardhënie detyrimore .Kontratat u zhvilluan sa i përket formës së lidhjes së tyre dhe të drejtave dhe detyrimeve që lindin përpara.
Gjatë zhvillimit 13 shekujsh : të formës së kontratës e drejta romake kontratat i ndanë
Kontratat Formaliste (formale)
Ndër kontratat më të rëndësishme të kontratës (drejtës) formaliste janë :
MANCIPACIO , NEKSUM , FIDUCIA.
Kontratat VERBIS të lidhura (me fjalë) por soleme .
Kontratat Reale – lidhen me dorzimin e thjesht të sendeve. Si kontrata reale e drejta detyrimore i njeh . Huan –(Mutumin) , Huapërdorja- (Komodotumi) , Depozitumi –(depozita) , Pignus (pengu i dorës) .
Kontratat tjera të cilat lindin në kohën klasike janë kontrata që lidhen me shkrim (literes), prandaj edhe quhen Kontrata Literale ...Por nga e drejta greke që në kohën e përpilimit të ligjit të 12 tabelave u kopijuan format e kontratave me shkrim, mirëpo mbajnë emrin në gjuhën greke , psh : singrafa në kuadër të librit mbi kontabilitetin e skllavopronarit hasim edhe në formulime elementare të kontratës me shkrim ku pronari ka shënuar psh : Prej meje personi fizik XY ka blerë 1000kg farë gruri çmim të realizuar prej 10 ass .
Kontratat Konsensuale – janë kontrata të cilat lidhen me arritjen e marrveshjes së thjesht midis palëve me konsensus . Ndër kontratat konsensuale kryesore janë :

Ø Empicio Vendicia ( kontrata shit – blerjes )
Ø Lokacio Kondukcio (Kontrata Qiras)
Ø Societas ( Kontrata e Ortakllëkut ) .
Ø Kontrata e Mandatumit (Autorizimit)
Kriter tjetër për ndarjen e kontratave janë të drejtat dhe detyrimet që lindin mes palëve kontraktuese ... Kontratat ndahen në :
Kontratat të Njëanshme – ku vetëm kreditori ka autorizime dhe vetëm debitori ka detyrime...
Në një kontrat ku ekziston vetëm kreditori dhe debitori psh : kontrata e huas,
Kontratat e Dyanshme - jo të barabarta KONTRAKTUS.................... BILATERALES – janë kontrata që lidhen si të njëanshme, mirëpo gjatë kohës vazhdimisht të tyre lindin detyrime edhe oër kreditorin psh : hua-përdorja (KOMODATUM) për dhënësin e hua-përdorjes që është i cilësuar vetëm si kreditor gjatë efektuimit të kontratës ka mundësi që të lindin detyrime të jashtzakonshme , sepse marrësi i hua përdorjes si debitor ka bë hargjime të jashtzakonshme për mirëmbajtjen e objektit të kontratës ....Lloj tjetër i kontratave njihen si
Kontrata Sinallagmatike – të dyanshme (të barabarta ). Ku në të njëjtën kontrat palët kanë rolin edhe të kreditorit edhe të debitorit . ( kontrata e shitblerjes )
Kriter tjetër për ndarjen e kontratave , se a është kontrata në dobi ose në ngarkes të palës tjetër . Nëse është lidhur në dobi të palës tjetër quhet Kontrata Lukrative – (Dobisjellëse) për njërën palë , psh : Kontrata Dhuratës (Oneroze) ose në ngarkesë të palës tjetër , psh Depozitum – në ngarkesë të depozitmarrësit , edhe në ngarkesë të palës tjetër , psh : Kontrata shitblerjes .
Elementet e Kontratave - e drejta romake bënë ndarjen në :
Ø Elemente Esenciale
Ø Elemente Jo Esenciale
Ø Elemente Natyrale - ( të mësohet vet në shtëpi )
Elementet Esenciale – çdo kontrat duhet të përmbaj : 1)cilat janë subjektet e kontratave, 2) objekti kontratës (presimi obligator) , 3) akordimin vullnetit mes palëve , 4) Forma parashikkuar juridike për lidhjen e kontratës .... Nëse një kontratë e ka të mangët një ose më shumë elemente esenciale ajo do të shpallet inekzistuese (nul) nuk do të prodhoj asnjë efekt juridik .....Elemente tjeraqë quhen jo esenciale sepse nuk janë imperative (i patjetërsuar) që të jenë pjesë e kontratës .
Ligjëvënësi i parasheh , palët me vullnetin e tyre të lirë , mund të inkorporojnë , mund të parashohin një element jo esencial ., fakt ky që këtë element e shëndrron në esencial , elemente jo esenciale janë : kushtet (Dies) , afatet (Terminus) , urdhëresat (Modus) .
-Subjektet e Kontratës , Objektet e Kontratës ... ( Të mësohen nga subjekti dhe objekti i mardhënjes së detyrimeve .
- Akordimi Vullnetit ( Të mësohet vetë )
- Format e parashikuara juridike ( njësoj si edhe te ndarja e kontratave në forma të ndryshme , formale , literaliste ...).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

- E DREJTA ROMAKE -  Empty
MesazhTitulli: Re: - E DREJTA ROMAKE -    - E DREJTA ROMAKE -  Icon_minitime30th September 2011, 23:50

Elementet Jo-esenciale
Kushtet (Dies) janë ngjarje të ardhëshme dhe të pa sigurta , të cilat i parashohin si kusht me kontratë palët psh : nëse bie shi në maj të vitit 2006 !...Efekti - duhet të filloj efektuimi të lidhet kontrata ose duhet të shuhet sepse nuk ka ra shi .
Afati (Terminus) quhen terminus sepse janë të lidhura për kalendar romak , juristët romak thonë : është koha e ardhshme që llogaritet në dit, javë , muaj , vite .... Me arritjen e afatit do të lidhet kontrata ose do të shuhet me përmbushje .
Urdhëresat (Modus) – të cilat paraqesin shprehjen e vullnetit të njëanshëm të njërës palë drejtuar palës tjetër për interes të personit të tretë .
Zakonisht i hasim tek kontratat Lukrative (dobisjellëse) për personin e urdhëruar që ai ta plotësoj një prestim obligator për personin e tretë psh : nga shuma e dhuratës prej 100.000 ass , 20.000 ja falë tempullit fetarë në Bregorën e V të Roma Kuadrata (bregorës së fortifikuar)

KONTRATA KONSENSUALE
Janë kontrata të cilat lidhen me konsensus midis palëve me akordimin e vullnetit të lirë dhe real, të vullnetit të brendshëm dhe ati të manifestuar ...Kontratat konsensuale janë e arritura më e madhe e të drejtës detyrimore klasike sepse kontratat e tilla u bënë instrument juridik shumë efikas për zhvillimin e ekonomisë së tregut , për qarkullimin e mallit dhe parasë në bazë të kriterit të ofertës dhe kërkesës në treg.
Një ndër kontratat që mundëson qarkullimin e mallit të parasë në mënyrë juridike është EMCIO VENDICIO ( kontrata shit-bljerjes) – është kontratë konsensuale, është kontrat e dyanshme e barabart sepse juristët romak thonin : Sinallagma-(efektin juridik),të (për atë që ke marrë)–kundërvlerën.Kjo kontratë në bazë të kësaj quhet
KONTRATA SINALLAGMATIKE (Kontrata e dyanshme e barabart) – sepse në të njëjtën kohë si për njërën palë ashtu edhe për tjetrën lindin të drejta dhe detyrime reciproke ... Subjektet e kësaj kontrate janë :
Shitësi - Me aftësi të plotë obligatore – juridike
Blerësi - Me aftësi të plotë obligatore – juridike
Objekt të kontratës janë : Malli (Merks) dhe Çmimi (Precium)
Malli (merks) – duhet të jetë send i lejueshëm për [arkullim ekonomik-juridik… I gatshëm për përvetësim privat , në pronësi të shitësit, sepse nëpërmjet kësaj kontrate blerësi konstituon të drejtën pronësore mbi mallin.. Askush nuk mund të kaloj tjetërit më shumë të drejta se sa i ka vetë. Malli të jet në pronësi të shitësit – malli të jet posibiles (sendi të jet i caktuar,sakt që mund të vlerësohet me para) , mos të ket malli të meta fizike-juridike .. Të meta fizike – kuptojm, most ë ket mangësi fizike, që do të pamundësoj për palën tjetër realizimin e qëllimit të lidhjes së kontratës , psh: kali për vrapim ka sëmundje të [mendurisë të kohë pas kohëshme, ai nuk i shërben qëllimit të lidhjes së kontratës .Të meta juridike – kali i shitur nuk është në pronë të shitësit , por është i vjedhur nga ai …
Çmimi (Preciumi) –si pjesë e kontratës së objektit të shitblerjes …Çmimi duhet të jet i vërtetë jo fiktiv ( jo sa për sy e faqe ) , jo për ta sjell personin e tretë në lajthitje., psh: nxerret fjala në opinion se personi A dhe B kanë lidh kontratën e shit-blerjes ku mall është toka për ndërtim , e shkallës së parë dhe me [mim prej 10-mijë as m2. Ndërsa në realitet [mimi i tokës në realitet në treg është 2-mijë ass… Ndërmjet është qëllimi i nxitjes së fqiut të parë që të futet në lojë dhe në konkurencë jo lojale për blerjen e asaj parcele ndërtimore , prandaj ligjëvënësi romak thotë : të jetë i vërtetë, [mimi të jet i sakt ( shuma e caktuar e parave ) …. Psh : 100-mijë as është qmimi i shitjes së shtëpisë , e dinë palët dhe personi i tretë , qmimi të jet i drejtë (Justum) – qmimi do të jetë i drejtë nëse është në harmoni me qmimin mesatar të tregut për llojin e mallit mesatar që shitet .
E drejta romake ndalon Lezio Enormis-(dëmtimin mbi gjysmën) , nuk lejohet kontraktimi qmimit nën gjysmën e vlerës së mallit që e hasim në treg , psh : malli kushton në treg 10-mijë as , palët kanë të drejtë që të kontraktojnë qmimin në shumën minimale prej 5-mijë as , nëse kontraktojnë nën këtë vlerë do të hasim ne ndalesën e institutit juridik – (Lezio Enormis) – ligjëdhënësi me këtë institute mbron shitësin në momentet e krizës së tij financiare . Shfaqja e lezio-enormis në rast konkret shkakton nulitetin relative të kontratës .
Të drejtat e Shitësist – ka të drejtë që të kërkoj nga blerësi pagimin të kontraktuar menjëherë në momentin e lidhjes së kontratës , nëse kjo kontratë është e llojit të kontratës me efekt të menjëhershëm, momental ku kontrata në të njëjtën kohë lidhet , përmbushen detyrimet dhe realizohen të drejtat mes palëve reciproke dhe shuhën dhe shuhën , ose të kaloj nga blerësi (që përherë ti paguaj rata për qmimin e paguar) - PRO – PATE – RATA ...Në detyrimet e përherëshme , palët mirren vesh që PRO-PATE-RATA- të realizoj qmimin e kontraktuar –ti realizoj shitësit .
Cili është detyrimi i shitësit ..? Është që tërë kohën e caktuar t’ja dorzoj blerësit mallin e kontraktuar në sasi , lloj dhe cilësi të rregullta juridike. Malli dorozohet në vendini e kontraktuar edhe atë në momentin e lidhjes së kontratës ose në pjesë të ndara , nëse është send i ndashëm , përndryshe mos përmbushja e rregullt e këtij detyrimi do të shkaktoj MORRA – DEBITORES (vonesën e debitorit) – dhe ai mbanë rrezikun për zhdëmtim – Reparacio-Dom.
Detyrimi i shitësit – është që mallin ta dorzoj në gjendje të rregullt, E drejta e blerësit është që të kërkojo nga shitësi dorzimin e mallit menjëherë që kontrata momentale ose paskalimit të afatit kontraktues , ose pas përmbushjes së kushtit , kemi të bëjëmë me kontrat të përherëshme .
Detyrimet e Blerësit – detyrimi kryesor : të paguaj në rregull preciumin(qmimin), menjëherë në tërësi ose në rata për një periudhë kohore të përcaktuar me calendar. Meqë paraja është send i zëvendësueshëm mund të ndahet në PRO-PATERATA (në pjesë) . Blerësi ka si detyrim që në kohën dhe vendin e kontraktuar shitësit t’i siguroj kushte teknike që shitësi ta plotësoj në rregull detyrimin e tij ,psh: të jetë në kohë dhe vendin e caktuar present , të siguroj depo për depozitimin e mallit, në të kundërtën rrezikon shfaqjen e vonesës së debitorit dhe shpagimin e dëmit – reparacio dom … Kontratë tjetër konsensuale është :

LOKACIO KONDUKCIO (Kontrata Qirasë) – e cila ka tri trajta të manifestimit :
Lokacio – Kondukcio –REI (kontrata mbi qiranë e sendit )
Lokacio Kondukcio OPERIS ( Kontrata mbi qiran e punës së kualifikuar)
Lokacio Kondukcio OPERARUM (kontrata e qirasë mbi qiranë e punës së pakualifikuar , punës fizike ).
Lokacio Kondukcio – REI (kontrata mbi qiranë e sendit) – është kontrat konsensuale e dyanshme e barabart që lidhet midis LOKATORIT (Qiradhënësit) , KONDUKTORIT (qira marrësit)...Ku lokatori obligohet që qiramarrësit t’ja dorzoj në posedim një send në parim të palëvizëshëm , të pazëvendësueshëm ,ku qiramarrësi do të konstituoj të drejta reale të jus-utendi (të drejtën e përdorimit) gjegjësisht të drejtën e shfrytëzimit të objektit të qiras, për kohë të caktuar me detyrim të qiramarrësit , që qiramarrësi të paguaj qiranë , që përherë nënkupton shumën e caktuar të parave .
Obligimi i qiramarrësit –është pos që të paguaj qiranë me rregull, ta shfrytëzoj objektin e qirasë në mënyr si është arritur koncensus ( si është paraparë në kontratë)..psh:: për banim të tij dhe familjes së tij .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

- E DREJTA ROMAKE -  Empty
MesazhTitulli: Re: - E DREJTA ROMAKE -    - E DREJTA ROMAKE -  Icon_minitime30th September 2011, 23:50

E drejta romake përjashton cdo mundësi të marrveshjes plotësuese. Në të kundërtën kontrata do të shuhet . Detyrimi tjetër –të kujdesët për objektin e qirasë si për sendin e vet ( Si Bonus Pater Familjas). Dhe detyrimi i tij i fundit është që pasi të kaloj afati i kontratës ose pasi të zgjidhet kontrata para kohe , qira dhënësit t’ja dorzoj objektin e qirasë në gjendje të rregullt .
E drejta e qiramarrësi është që ta shfrytëzoj objektin e qirasë brenda kohës së caktuar, detyrimet e qiramarrësit ta dorëzoj objektin e qirasë në gjendje të rregullt në posedim të qiramarrësit , gjendja e rregullt nënkupton – gjendja funksionale e sendit që korrespodon me qëllimin e lidhjes së kontratës nga qiramarrësi .
Ka të drejtë që ta kërkoj pagimin e qirasë në rregull dhe pas kalimit (shuarjes) së kontratës të kërkooj kthimin e objektit të kontratës (në gjendje të rregullt) funksionale...
Kjo kontratë shuhet në parim pasi të kaloj afati i kohëzgjatjes së saj . Mirëpo në praktikë ndodhë Rrelokacio-Tacitat (vazhdimi në heshjte i kontratës së qirasë) , sepse palët në heshtje vazhdojnë reciprokisht në mënyrë të rregullt t’i plotësojn detyrimet dhe t’i realizojnë të drejtat .
Kontrata e qirasë mund të zgjidhet para skadimit të kohës edhe atë në raste :
Nëse vepron fuqia madhore ( në objektin e kontratës) dhe të njëjtën e shkatrron fizikisht .
Nëse qiradhënësi – objekti i kontratës i nevojitet për plotësimin e nevojave elementare për banim të antarëve të familjes së tij , sespse termeti,zjarri ja ka shkatrruar të gjitha vendbanimet tjera.
Kur objekti qiras keqpërdorët nga qira marrësi (organzion në banesën për banim prostitucion ekonomik).
Nëse njëra nga palët pa arsyetim deklaron këtë dëshirë, për zgjidhjen e kontratës mirëpo ..ligjdhënësi thotë : ky vendim duhet t’i lajmrohet palës tjetër edhe atë në kohë të përshtatshme , disa nga post-glosatorët thonë : jo në kohë të pa përshtatshme , kur ka gjasa që palës tjetër t’i shkaktohet dëm .
Të drejtat dhe detyrimet e palëve nëse cënohen nga pala tjetër realizohen nëpërmjet procedurës kontestimore civile me padi të veqanta .
Llojet tjera të kontratave të mësohen vetë !
KONTRATAT REALE – Huaja (Mutumi) – quhen kontrata reale sepse lidhet juridikisht në momentin e dorëzimit të objektit të kontratës nga huadhënësi në dorë të huamarrësit .
Subjektet (palët) e kontratës : Huadhënësi dhe Huamarrësi
Huadhënësi – në cilësi të Kreditorit , Huamarrësi - në cilësi të Debitorit ...prandaj kjo kontratë është e njëanshme dhe lindin të drejta për huadhënësin ndërsa detyrime për huamarrësin .
Objekt i kontratës – përherë edhe sot është sendi i lëvizëshëm dhe i hargjueshëm RES-CONSUM-TIBILES. ... Është i hargjueshëm sepse huamarrësi fiton të drejtën e pronës mbi objektin e huas, drejtën e p ronës mbi objektin e huas , ai gëzon – JUS ABUTENDI (të drejtën e disponimit me sendin)..vetëm si RES CONSUM TIBILES , sepse kjo kontrat është lukrative (dobisjellëse) për huamarrësin është bëmirëse nga ana e huadhënësit prandaj nuk toleron ligjëdhënësi trajt tjetër të disponimit.
Detyrimi i Huamarrësit : është që pas kalimit të afatit të kontraktuar huadhënësit t’i kthej sasinë e njëjët 100kg të sendit të llojit të njejt (INGENERE) dhe atë të kualitetit mesatar që e gjejmë në treg .
Huadhënësi ka të drejtë : që pas kalimit të afatit të kërkoj nga huamarrësi kthimin e borxhit ... Të drejtat dhe detyrimet palët i realizojn me padi të veqantë .

Të gjitha llojet e kontratave tjera të mësohen vet !

DELIKTET – si burime të detyrimeve
Deliktet Private – vetëm këto janë burime i detyrimeve
Për t’u konsideruar burim i mardhënies detyrimore-deliktore, një sjellje, veprim, i një subjekti të drejtës duhet të kualifikohet në bazë të dispozitave të drejtës detyrimore dhe elementeve esenciale , në këto dispozita :
Elementet esenciale të deliktit :
a) Personi fizik të ndërmarr një veprim (juristët romak thonë- një veprim të jashtëm), i cili veprim kualifikohet si i kundërligjshëm.
b) Veprim ky që është i paraparë në ligj të veqantë si delikta privata, por të jetë saktsuar nga ligjvënësi edhe POENA-PRIVATA-që do të thotë shumë e caktuar e të hollave në emër të xhobës me para. Dënim i cilio llogaritet në bazë të shumës së parave, e cila e vlerëson dëmin e shkaktuar ... Kjo shumë e gjobimit është e llogaritur si e njëfisht ose e dyfisht (Induplum) ose e trefisht ose e më shumë fisht . Varësisht nga pesha e rrezikshmërisë së dëmit të shkaktuar .
Element tjetër konstituiv :
c) Midis veprimit antiligjor dhe pasojës , dëmit të shkaktuar , duhet të ekzistoj lidhja kauzale (NEKSUS).
d) Përgjegjësia Deliktore- një person fizik e fiton pas moshës 10-vjecare .
Cilësit e detyrimeve Deliktore
Detyrimet nga deliktet nuk mund të kalojn nga një person në tjetër. INTERVIVOS-(gjatë jetës) e as me veprim, MORTISKAUZA- nuk janë të trashigueshme (borgjet nga deliktet).
Përgjegjësia komulative – që do të thotë : nëse në shumë persona me një bashkveprim, e kryejn një delikt , privat , me të cilin i shkaktojn dëm një personi , ato janë të detyruar që individualisht cdo njeri të shpaguaj dëmin e shkaktuar (Poena Private), psh: edhe kryesi i veprës antilogjore edhe nxitësi edhe ndihmësi .
Cilësi tjetër është detyrimet nga deliktet , janë të natyrës NOKSALE-sepse vlen parimi i përgjegjësisë për tjetrin , psh : nëse i mituri , skllavi , ka kryer një delikt privat , për dëmin e shkaktuar përgjigjet Pater Familjasi i tyre, sepse ai është ligjërisht i obliguar që të përkujdeset për veprimet e tyre ( duhet të thotë , mos e the gjamin e kojshis , mos shaj ...)
Parashkrimi i borgjit, nga detyrimi deliktor(i dëmtuari të drejtën e tij për shpjegim të dëmit mund ta realizoj brenda 365 dit) pasi të kaloj dita 365 e llogaritur nga dita e kryerjes së veprimit antiligjor themi se ky detyrim në bazë të ligjit është shuar .
Detyrimi shuhet me plotësimin vullnetar të zhdëmtimit nga ana e delikuentit, sepse ai vulnetarisht e plotëson , sepse është i ndërgjegjshëm dhe i vetëdishëm (koshient) për fajsin e tij në këtë veprim.
Mënyra nëpërmjet të procedimit: procedurës-kontestimore- civile dhe sjellja e aktgjykimit për zhdëmtim ku i padituri (debitori) obligohet që ta përmbaroj urdhërin e aktgjykimit ta plotësoj detyrimin nga aktgjykimi.
Plotësimi i detyrimit nga aktgjykimi, bëhet vullnetarisht , brenda afatit të Paricionit (afatit ligjor) pas kalimit të 30 ditëve të paricionit , paditësi (kreditori) –i dëmtuari , shtron kërkesën në gjykatën e shkallës së parë , e cila ka sjellë këtë akt gjykim që të zhvilloj procedurën e ekzekutimit të dhunshëm gjyqësor: ( ta urdhëroj të paditurin që me kërcënim detyruesi ta plotësoj detyrimin, duke e zbatuar atë në vlerat pasurore të paditurit .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

- E DREJTA ROMAKE -  Empty
MesazhTitulli: Re: - E DREJTA ROMAKE -    - E DREJTA ROMAKE -  Icon_minitime30th September 2011, 23:50

Sigurimi i Kreditorëve
Për të siguruar juridikisht kreditorin se ai do të realizoj autorizimet e tija nga mardhënia detyrimore, ligjdhënësi ka insitucionalizuar sigurimin real dhe personal të kreditorit.
Te sigurimi real- i mësojmë institutet juridike, pengu i dorës (pignusi) ku debitori përherë me kreditorin lidh një kontrat sekondare , që quhet KONTRATA PIGNUSIT (kontrata pengut të dorës) me obligim që kreditori ti dorzoj si garancë reale ti dorzoj një send të lëvizshëm dhe të pazëvendsueshëm (me siguri në kohën e kontraktuar do ta plotësoj detyrimin).
Tjetër institut për sigurimin real është KONTRATA mbi HIPOTEKËN – k u debitori i premton kreditorit , nëse unë bie në vonesë ( në koh se plotësoj detyrimin) atëherë ti ke të drejtë që të vendosësh pushtetin fizik mbi objektin e hipotekës që është send i palëvizshëm – toka me të drejtë të shitjes .
Instituti KAPARA- ( lat arra) është institut i garntimit real që më së shpeshti aplikohet te kontrata Empcio – Vendikacio (shit-blerjes) te cila blerësi i dorëzon shitësit një shumë të caktuar të hollave , në emër të sigurimit real – se kontrata e shitblerjes është lidhë dhe të drejtat dhe detyrimet nga ajo do të realizohen .
Digjestat- nëse blerësi bie në pishmanllëk, me deklarim të një anshëm , atëherë, ai rrezikon humbjen e shumës së kaparës , për llogari të shitësit .
Nëse shitësi bëhet pishman atëherë për të lind obligacio- detyrimi me shumë induplum- të vlerës së kaparës që t’ja paguaj blerësit... Nëse kontrata plotësisht është përmbushur , shuma e kaparës llogaritet me cmim (precium).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





- E DREJTA ROMAKE -  Empty
MesazhTitulli: Re: - E DREJTA ROMAKE -    - E DREJTA ROMAKE -  Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
- E DREJTA ROMAKE -
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» E drejta e Krahasuar
»  E Drejta Dhe Psikologjia
» E Drejta Civile
» E Drejta Agrare
»  E drejta Administrative

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Drejtimet Bachelor :: Juridik-
Kërce tek: