Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2018-2019
 
ForumForum  PortaliPortali  Events  PublicationsPublications  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 E drejta penale

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi

Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

E drejta penale Empty
MesazhTitulli: E drejta penale   E drejta penale Icon_minitime9th October 2011, 14:49

Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtes penale

Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë se caktuar në të drejten penale quhen VEPRA PENALE.
E drejta penale është një ndër mënyrat dhe mjetet me te cilat mbrohet shoqëria dhe luftohet kriminialtiteti.
Me termin e drejte penale nënkuptojm një degë te legjislacionit pozitiv të shtetit të caktuar dhe një degë te shkencave juridike.
Si degë e legjislacionit pozitiv e drejta penale ështe sistem i normave ligjore me te cilat percaktohet se cilat vepra te njerëzve konsiderohen vepra penale dhe cfare lloje te denimeve apo te sanksioneve penale do tu shqiptohen kryesve të tyre.
Ndersa ne kuptimin Materiale e drejta penale përkufizohet si degë e drejtësisë me te cilen mbrohen nga veprat penale mardheniet e caktuara te shoqërisë, te mirat juridike që I përkasin shoqërisë dhe individit.
Si karakteristikë themelore e së drejtës penale është se kjo është e drejte ligjore.
E drejta ligjore është ngase kjo degë e drejtësisë I rregullon çështjet nga lëmi I saj vetem me ligj e jo edhe me ndonjë akt tjetër nënligjor.
Parimi I ligjmërisë së veprës penale dhe dënimit gjithashtu është një ndër karakteristikat themelore të së drejtës penale.

LENDA E SE DREJTES PENALE

Lënda e së drejtës penale është Vepra Penale, Kryesi I Vepres Penale dhe Sanksionet Penale.
Mjetet me të cilat e drejta penale ushtron mbrojtjen juridike nga vepra penale janë sanksionet penale.
Sanksionet penale shqiptohen dhe aplikohen kundër vullnetit të kryesit dhe konsistojnë në marrjen apo kufizimin e disa të drejtave të cilat përndryshe I kanë gëzuar gjerë në momentin e kryerjes së vepres penale.
Sanksionet penale që I shqiptohen kryesve të veprave penale më pak kanë karakter hakmarrës e më tëpër shqiptohen më qëllim të përmirësimit

MARDHENJET E SE DREJTES PENALE NDAJ DEGEVE TE TJERA TE DREJTESISE

E drejta penale është degë e sisitemit juridike të nje vendi të caktuar dhe së bashku më dëgët tjera juridike, ka për qëllim mbrojtjen e shoqërisë dhe të individëve.
E drejta penale ka mardhënie të caktuara me degët e tjera të drejtës e ato janë:
1. Me te drejten kushtetuese
2. Me të drejtën e procedurës penale
3. Me të drejten civile
4. Me te drejten administrative
5. Me degët e tjera të drejtësis (sic jane: E drejta ekonomike, E drejta e punes, E drejta familjare)
Funksioni mbrojtës I së drejtës penale

Funskioni mbrojtës I së drejtës penale është mbrojtja e shoqërisë nga kriminaliteti

E drejta penale ka për qëllim të mbrojë mardhënjet e caktuara në prodhim dhe mardhëniet e tjera shoqërore.
Gjithashtu e drejta penale ka për detyrë t’I mbrojë edhe të mirat juridike të posaçmen që I përkasin njeriut, qytetarit siç jane : jeta e njriut, liritë, integriteti trupor, nderin, autoritetin.
Funksioni mbrojtës I së drejtës penale është fragmental ngase në këtë degë të së drejtës mbrohen ato vlera apo të mira juridike të cilat janë të domosdoshme për egzistencën e shoqërisë dhe të individëve.

Ndarja e së drejtës penale

E drejta penale mund të ndahet në disa pjesë të saj të brendshme që formojnë sisteme të ngushta të normave penale jurdike siç jane:

1. E drejta penale materiale dhe e drejta penale procedurale
2. E drejta e ekzistimit të saknsioneve penale
3. E drejta penale e pergjithshme dhe e posaçme
4. E drejta penale e rregullt dhe e jashtzakonshme
5. E drejta penale kombëtare dhe e drejta penale ndërkombëtare.

1. E drejta penale materiale dhe e drejta penale procedurale

E drejta penale ne kuptimin e gjerë përmban në vete norma penale juridike te natyrës materiale dhe të natyrës procedurale.
Me normat e natyrës materiale -përcaktohen se cilat vepra të njerëzve koniderohen vepra penale dhe çfarë lloje të sanksioneve penale mund tu shqiptohen kryesve të tyre.
Ndërsa me normat e procedurës penale rregullohet procedura e gjykatës dhe të organeve të tjera shtetërore për tu konstatuar se a ka kryer ndonjë person veper penale dhe se a janë plotësuar kushtet për shqiptimin e sanksionit penal.

2. E drejta e ekzekutimit të sanksioneve penale

Cështjet e ekzekutimit të sanksioneve penale janë të rregulluara me ligj të posaçëm.

3. E drejta penale e përgjithshme dhe e posaçme

E drejta penale e përgjithshme -është ajo e cila vlen për të gjithë qytetarët.
Ndërsa e drejta penale e posaçme-është ajo e cila vlen për grup qytetarësh që gjenden në mardhënie të caktuara.
Si e drejtë penale e posaçme knsiderohet p.sh E drejta penale ushtarake e cila aplikohet vetëm ndaj personave ushtarakë.

4. E drejta penale e rregullt dhe e jashtëzakonshme

Me termin e drejtë penale e rregulltë nënkuptojmë rastet e aplikimit të kësaj dege të drejtësisë në kushtet normale, të rregullta të jetës shoqërore (gjate kohës së paqës).

5. E drejta penale kombëtare dhe e drejta penale ndërkombëtare

Si e drejtë penale kombëtare -konsiderohet ajo e drejtë penale që vepron apo zbatohet brenda teritorit të tij.
E drejta penale ndërkombëtare-është sisitemi I normave penale-juridike që u dedikohet mardhënieve ndërkombëtare.

Shkenca e së drejtës penale dhe shkencat e tjera penale

1.E drejta penale dhe shkenca e së drejtës penale
Me termin e drejtë penale nënkuptojmë një degë të legjislacionit pozitiv të shtetit të caktuar dhe një degë të shkencave juridike.
Si degë e legjislacionit pozitiv e drejta penale është sistem I normave me të cilat përcaktohet se cilat vepra konsiderohen vepra penale kur personi konsiderohet penalisht I përgjithshëm dhe çfarë lloj saknsioni mund ti shqiptohet.

2.Detyra e shkencës së të drejtës penale
Detyrë kryesore e shkencës së të drejtës penale është studimi dhe avancimi I së drejtës penale apo legjislacionit penal që gjendet në fuqi në vendin e caktuar.

Shkenca e së drejtës penale merret me studimin e kuptimit juridik të veprës penale, të llojeve dhe formave të veprave penale, gjithashtu studion kryesin dhe përgjegjësin penale të tij si dhe sanksionet penale.
Ne kuptimin e gjerë shkenca e së drejtës penale ka për detyrë të studiojë kriminalitetin dhe masat që duhet ndërmirrën për parandalimin e krimeve.
Shkenca e së drejtës penale e studion të drejtën penale
1.DeLege Lata- Ashtu çfarë është dhe
2.De Lege Ferenda -Çfarë duhet të jetë.

Sisitemi I shkencës së të drejtës penale
Shkenca e së drejtës penale ndahet ne dy pjesë:
1.Pjesa e përgjithshme
2.Pjesa e posaçme

1.Pjesa e përgjithshme
Studion parimet dhe institucionet themelore të së drejtës penale
Çështjet që shqyrtohen në pjesën e përgjithshme të shkencës së të drejtës penale janë dy sisteme:

1.Sistemi Bipartit
2.Sistemi Tripartit

1.Sistemi Bipartit

Këtë sistem I pari e ka inauguruar Fojer Bahu. Sipas këtij sisitemi në pjesën e përgjithshme të shkencës së të drejtës penale ekzistojnë dhe shqyrtohen vetëm dy nocione themelore vepra penale dhe saknsioni penal.
Sisitemi bipartite mbështete në kuptimin objektivë - subjektiv të veprës penale.

2.Sistemi Tripartit

Sistemi tripartit është sistemi I ri që është shfaqur në fillim të këtij shekulli.
Sipas sistemit tripartit në pjesën e përgjithshme të së drejtës penale ekzistojnë tri nocione themelore:
1. Vepra penale, 2. Fajtori dhe 3. Sanksioni penal.
Sistemi tripartit mbështetet në kuptimin objektivë të veprës penale.

3.Pjesa e posaçme
4.Pjesa e posaçme e shkencës së të drejtës penale merret me studimin e veprave penale veç e veç, elementet e tyre, formën e fajit me të cilën ato kryhen dhe sanksionet penale që mund tu shqiptohen kryesve të tyre.
Pjesa e posaçme e shkencës së të drejtës penale I studion nocionet e veprave penale siç janë: vrasja, plagosja, vjedhja etj.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi

Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

E drejta penale Empty
MesazhTitulli: Re: E drejta penale   E drejta penale Icon_minitime9th October 2011, 14:49

Shkencat tjera penale

Si shkenca penale konsiderohen:
1.Shkenca e procedurës penale
2.Kriminologjia
3.Politika Kriminale
4.Penologjia
5.Kriminialistika
6.Mjekësia gjyqësore
7.Psikiatria gjyqësore

1.SHKENCA E PROCEDURES PENALE

Shkenca e procedurës penale merret me studimin e së drejtës së procedurës penale të shtetit të caktuar. Kjo studion sistemin e normave juridike të përcaktuara me ligjin e procedurës penale.

2.KRIMINOLOGJIA

Kriminologjia është shkencë shoqërore e cila merret me studimin e fenomenologjisë dhe shkaqeve të kriminalitetit si dukuri shoqërore dhe individuale.
Kriminologjia ndahet ne dy pjesë:
1.Fenomenologjia Kriminale
2.Etiologjine Kriminale

1.Fenomenologjia-studion format nëpërmjet të cilave manifestohet kriminaliteti.
2.Etiologjia-studion shkaqet dhe faktorët e kriminalitetit.

3.POLITIKA KRIMINALE

Politika kriminale studion çështjet teorike dhe praktike dedikuar luftës kundër kriminalitetit.
Politika kriminale përkufizohet si shkencë e cila studion kriminalitetin dhe masat që ndërmeren me qëllim te luftimit më efikas të tij.
Këto masa ndahen në: masa të karakterit Preventiv dhe Represiv.
Masat e karakterit Preventiv- janë aksionet e ndryshme ekonomike, sociale, edukative, shendetësore me te cilat evitohen faktorët e drejtëpërdrejt të kriminalitetit.
Masat e karakterit Represiv- janë sistem I dënimeve dhe saknsioneve të tjera penale të së drejtës penale të shtete të caktuar.

4.PENOLOGJIA
Penologjia përkufizohet si shkencë e cila merret me studimin e çështjeve teorike dhe praktike të ekzistimit dhe efikasitetit te saknsioneve penale.
Termi penologji rrjedh prej fjalës së përbër nga fjala latine Poena (dënim) dhe fjala greke Logos (shkencë) d.m.th Shkenca mbi dënimet

5.KRIMINALISTIKA

Kriminalistika është shkencë e cila merret me zbulimin e veprave penale dhe kryesve te tyre duke aplikuar metoda të ndryshme shkencore dhe mjete teknike.
Kriminalistika ndahet në tri pjesë kryesore:
a.Në teknikën e kriminalistikës
b.Në taktikën e kriminalistikës
c.Në metodën e kriminalistikës

a.TEKNIKA E KRIMINALISTIKES

Përcakton mënyrën më adekuate për zbulimin sigurimin e gjurmëve të veprave penale dhe të provave materiale në përgjithësi.
Në kuadrin e teknikës së kriminalistikës bëjnë pjesë studimi I gjurmëve të gishtërinjëve, studimi I dorshkrimit dhe identiteti I dokumenteve, fotografia gjyqësore, regjistrat penale.

b.TAKTIKA E KRIMINALISTIKES

Merret me studimin e formave të veprave penale mënyrës së kryerjes së tyre, motivet dhe qëllimet e kryesit dhe psikologjin e kryesve.

c. METODA E KRIMINALISTIKES

Merret me studimin dhe përcaktimin e mënyrave dhe metodave që janë më të përshtatshme për zbulimin e grupeve apo llojeve të posaçme të V.P dhe kryesve të tyre.

6.MJEKESIA GJYQSORE

Me ndihëm e njohurive të mjekësisë gjyqësore konstatohen shkaqet e vdekjes në rastet kur dyshohet se vdekja është shkaktuar me dhunë pastaj hulumtohen gjurmët që janë shkaktuar në rastin e kryerjes së veprës penale siç janë: gjurmët e gjakut, të pështymës, qimeve etj.
Mjekësia gjyqësore është shkencë interdiciplinare në kuadrin e së cilës bëjnë pjesë TANATOLOGJIA, TRAUMATOLOGJIA, TOKSIKOLOGJIA dhe SEKSOLOGJIA.

a. TANATOLOGJIA-merret me studimin e shkaqeve te vdekjës me ndihmen e saj kosntatohet se a është fjala për vdekje natyrore apo për vdekjen që është shkaktuar me dhunë.
b. TRAUMATOLOGJIA- është shkencë që merret me studimin e llojeve të lëndimeve trupore intensitetin e tyre dhe mjetet me të cilat janë shkaktuar ato.
c. TOKSIKOLOGJIA-është shkencë e cila merret me studimin e hetimeve dhe efikasitetin e tyre në organin e njeriut.
d. SEKSIOLOGJIA-është shkencë e cila merret me studimin e madhënieve seksuale, e ne veçanti të delikteve seksuale.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi

Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

E drejta penale Empty
MesazhTitulli: Re: E drejta penale   E drejta penale Icon_minitime9th October 2011, 14:50

SHKOLLA ANTROPOLOGJIKE

Themelues I shkollës antropologjike është italiani Cezaro Lombrozo (1935-1909) I cili ishte mjek psikiatër e me vonë edhe profesor I mjekësis gjyqësore.
Veprat e tija më të rëndësishme janë: Njeriu kriminel dhe Antropologjia Kriminale.
Koncepcionet themelore të shkollës antropologjike Cezaro Lombrozo I shkroi në veprën e tij me titull “Njeriu Kriminel” që u botua në vitin 1876.

SHKOLLA POZITIVE

Shkolla positive paraqitet në fund të shek XIV në Itali. Themelues të kësaj shkolle janë: Enriko Feri profesor I së drejtës penale I cili koncepcionet e veta I prezentoi ne veprën “Sociologji Kriminale” dhe Rafael Gakofalo I cili shkroi veprën me titull “Kriminologjia".
Sipas shkollës pozitive detyrë kryesore e së drejtës penale duhet të jetë ndërmarrja e masvae që do te kontribuojnë në zvoglimin e kriminalitetit.
Shkolla positive bënë ndarjen e kriminalitetit në dy grupe:
a.Ne grupin e V.P natyrore
b. Në grupin e V.P ligjor
a. Në grupin e veprave penale natyrore I rradhit ato vepra penale me te cilat cenohen të mirat juridike siç janë: morali, ndjenjat religjioze dhe patriotike.
b. Në grupin e veprave penale ligjore- bëjnë pjesë veprat penale të cilat ndryshojnë varësisht prej kohes dhe rregullimit shoqërore-politike të nje vendi.
Si vepra të këtilla konsiderohen:V.P Politike dhe ato kundër ekonomisë.

SHKOLLA NEOKLASIKE

Shkolla neoklasike në mësimet e saj I kushtoi rëndësi të madhe parimit të legalitetit të veprave penale dhe denimeve.

SHKOLLA E MBROJTJES SE RE SHOQERORE

Mbrojtja e re shoqërore paraqitet pas luftës së dytë botërore në Itali.
Iniciatori I themelimit të mbrojtjes së re shoqërore është avokati Italian Filipo Gramatika, ku në vitin 1945 në Gjenovë formoi qendrën për studimin e mbrojtjes shoqërore.
Tani si përfaqësues më autoritativë I mbrojtjes së re shoqërore është Mark Ansel.
Mbrojtja e re shoqërore është kundër dënimit me vdekje dhe çdo lloje tjetër të dënimit që ka karakter retributiv.
Mbrojtja e re shoqërore mbeshtet në mësimet dhe njohurit e shkollës pozotive.

BURIMET E SE DREJTES PENALE

1. Burimet materiale dhe formale të së drejtës penale.
Burimet e së drejtës penale ndahen ne dy lloje në ato:Materiale dhe Formale.
-Burimet materiale-konsiderohen të gjitha mardhënjet shoqërore eonomike dhe mardhënjet e tjera shoqërore që e karakterizojnë një shoqëri.
-Burimet formale- të së drejtës penale janë normat juridike veç e veç dhe tërësia e tyre. Si burim formal I së drejtës penale është legjislacioni penal që gjendet në fuqi.

2.Kushtetuta si burim I së drejtës penale
Kushtetuta është ligji më I lart dhe me fuqi juridike më të madhe në çdo shtet të civilizuar.
Me kushtetut përcaktohen rregullimi shoqëror ekonomik dhe politik I shtetit, të drejtat dhe liritë e qytetarve barazia e tyre.

3. Kontratat ndërkombëtare si burim I së drejtës penale

4.Ligji penal si burim kryesor I së drejtës penale
E drejta penale është e drejtë ligjore. Konsiderohet e drejtë ligjore ngase burim kryesor dhe primar I saj është ligji. Si burim I të drejtave penale të shteteve bashkëkohore është kodi penal apo ligji penal.
Me nocionin Ligj Penal-nenkuptojm çdo dispozitë ligjore me të cilën rregullohen çështjet nga fusha e së drejtës penale.
Ndërsa me nocionin Kod Penal-nënkuptojmë ligj të rëndësishëm në të cilin në mënyrë të sistematizuar përmblidhen dispozitat penalo juridike.
Nocioni ‘Ligj Penal” ka domethënie më të gjërë se nocioni “Kod Penal”.

LIGJI PENAL

Të gjitha kodet penale që u nxorrën pas Kodit Penal të Francës të vitit 1791 ndahen në dy pjesë: e përgjithshme dhe të posaçme
Pjesa e përgjithshme-e legjislacionit penal paraqet një sisitem të normave penale-juridike me të cilat përcaktohen parimet e së drejtës penale si dhe nocionet dhe institucionet themelore të së drejtës penale siç janë: V. Penal, përgjegjësia penale, dënimet etj.
Pjesa e posaçme- e legjislacionit penal paraqet sisitem të normave penale-juridike me të cilat përcaktohen veprat penale veç e veç si dhe dënimet dhe sanksionet e tjera penale që mund tu shqiptohen kryesve të veprave të këtilla.
Normat penale-jurdike të pjesës së posaçme nuk mund te aplikohen pa aplikimin edhe të normave të pjesës së përgjithshme të legjislacionit penal.
Normat e pjesës së përgjithshme I plotësojnë normat penale-juridike të pjesës së posaçme.
Karakteristikë e normave penale-juridike të pjesës së posaçme është se çdonjëra prej tyre I ka dy pjesë:
1. Dispozitiv dhe 2. Sanksionin
Në dispozitiv përcaktohen elementet e veprës penale kush mund të jetë kryes dhe çka konsiston veprimi I kryerjës.
Varësisht prej mënyrës së komponimit njihet dispozitiv-rendomtë, përshkrues dhe udhëzues

-Me dispozitivë të rëndomtë -nënkuptojm ato norma me të cilat nuk përcaktohen tiparet e V.P por vetëm emërtimi I tyre
-Dispozitiv përshkrues-koniderohen ato norma me të cilat caktohen tiparet e veprës penale.
-Dispozitiv udhëzues-konsiderohet ajo e cila është lidhur me disa tipare të veprës penale të caktuar udhëzon në ndonjë normë tjetër të ligjit penal.

PARIMI I LEGALITETIT

Për futjen e parimit të legalitetit ntë drejtën penale jane angazhuar juristë dhe filozofë të njohur të shek XVIII siç janë: Montesku, Bekard dhe avokati Servan.
Formulimin konciz të këtij parimi në gjuhën latine “Nullum Crimen, Nulla Poena sine lege” për herë të parë e dha penalisti I njohur gjerman Anselm Fojer Bahu.
Parimi I legalitetit”Nullum crimen nulla poena sine lege”-ne gjuhën shqipe d.m.th “ Një vepër nuk mund të konsiderohet vepër penale dhe kryesi I saj nuk mund të dënohet nëse më parë nuk është paraparë me ligj”.
Për shkak të rëndësisë së shumëfishtë për të drejtat , liritë dhe sigurinë juridike të qytetarëve, në sisitemin tonë judike parimi I legalitetit është ngritur edhe në rang të normës kushtetuese dhe është përvetësuar në kushtetutë.
Për tu konsideruar një vepër vëpër penale ajo duhet që para se të jetë kryer të përcaktohet me ligj si vepër penale.

INTERPRETIMI I LIGJEVE PENALE

Me interpretim në të drejtën penale kuptojmë përcaktimin e kuptimit të drejtë të normës së caktuar penale-juridike. Eshtë veprimtari logjike e të menduarit që ka për qëllim të gjejë kuptimin e drejtë të ligjit dhe kuptimin e normave penale-juridike në momentin e aplikimit të ligjit.
Me ane të interpretimit bëhet e mundshme që norma penale-juridike që është e përgjithshme dhe abstrakte të aplikohet ndaj kryesit të veprës penale.

LLOJET E INTERPRETIMEVE TE LIGJEVE PENALE

Janë:1.Sipas subjekteve qe mund ta bëjnë interpretimin
2. Sipas metodave
3. Sipas vëllimit

1.Subjektet që mund të bëjnë interpretimin janë interpretimi:
a. Autentik
b. Gjyqësor
c. Doktrinar
a. Interpretimi Autentik apo të Obligueshëm-e bënë organi I cili ka nxjerrë ligjin që interpretohet. Interpretimin autentik mund ta bëjn vetëm parlamenti I shtetit.
Interpretimi autentik bëhet sipas procedurës që vlen për nxjerrjen e ligjeve.

b.Interpretimi Gjyqësor-është interpretim të cilin e bënë gjykata gjatë aplikimit të ligjit në rastin konkret.

c. Interpretimi Doktrinar- I ligjeve penale është interpretim që e bënë shkenca e së drejtës penale. Ky lloj interpretimi nuk është I obligueshëm për organet që merren me aplikimin e ligjeve penale.

METODA E INTERPRETIMIT

Janë: a.Interpretimi Gramatik
b. Interpretimi Logjik
c. Interpretimi Historik
d. Interpretimi Sistematik

a. Interpretimi Gramatik-behët me ndihmën e rregullave të gramatikës dhe sintaksës. Intepretimi gramtik sëndërtohet duke analizuar shprehjet dhe nocionet e pjesëve të tekstit.
b. Interpretimi Logjik-me ndihmën e këtij interpretimi, përcaktimi I përmbajtjes dhe kuptimit të ligjit bëhet me anë të të menduarir dhe nxjerrjes së konkluzave.
c. Interpretimi Historik-konsiston në përcaktimin e kuptimit të normës penale-juridike duke u mbështetur në historikun e lindjen së saj dhe duke I përcaktuar shkaqet që e kanë kushtëzuar nxjerrjen e normës.
Lidhur me interpretimin historik në teorinë e së drejtës penale njihen dy lloje të interpretimit:
-Interpretimi Objektiv
- Interpretimi Subjektiv
Sipas interpretimit subjektiv-kuptimi I ligjit penal përcaktohet sipas kohës qe është nxjerrë
Ndërsa sipas interpretimit objektiv-kuptimi I ligjit apo normës së caktuar penale-juridike përcaktohet sipas kohës kur bëhet aplikimi I tij.

INTERPRETIMI SISTEMATIK

Përcakton përmbajtjen dhe kuptimin e ndonjë norme penale-juridike në bazë të vendit që është radhitur në sisitemin e ngushtë dhe të gjërë të legjislacionit penal.

INTERPRETIMI SIPAS VELLIMIT

Interpretimi sipas vëllimit është atëher kur fjalëve, termave apo nocioneve që janë përdorur në tekstin e normave penale mund tu jepet kuptimi I ngushtë apo I gjerë.
Në të drejtën penale sipas vëllimit njihen dy lloje të interpretimeve
1.Interpretimi I ngushtë apo Restriktiv
2.Interpretimi I gjerë apo Ekstensiv

1. Interpretimi I ngushtë-ekzsiton atëher kur fjalve, termave apo nocioneve që janë përdorur ne ligjin penal u jepet kuptimi I ngushtë
2. Interpretimi I gjerë-ekziston atëher kur fjalve, termave apo nocioneve të ligjit penal u jepet kuptimi I gjerë.

ANALOGJIA

Në drejtësi analogjia në kuptimin e gjerë paraqet zgjedhjen e mardhënjeve shoqërore në bazë të normave të cilat I rregullojnë mardhënjet e ngjajshme.
Kurse në të drejtën penale analogjia paraqet rastin kur një vepër që nuk është paraparë me ligj si vepër penale, të konsiderohet si e këtill në bazë të ngjajshmërisë me vepren penale.
Analogjia si mënyrë e krijimit të veprave të reja penale është e ndaluar ne të drejtën penale ngase është në kundërshtim me funksionin themelor të parimit “Nullum crimen nulla poena sine lege”.
Po të lejohej analogjia në të drejtën penale kjo do të shkaktonte pasiguri juridike, do ta dobësonte besimin e qytetarëve në sisitemin juridik.
Prej kësaj që thamë më lartë nuk duhet nxjerrim përfundim se çdo lloj analogjie është e ndaluar përkudrazi analogjia është e lejuar në rastet kur ekzistojnë rrethanat për zbutjen e dënimit.
1. Analogjia e lejuar- në të drejtën penale konsiderohet se është e lejuar analogjia po që se ajo është në favor të të fajsuarit dhe nëse interpretimi I tillë nuk është në kundërshtim me normat dhe parimet tjera penale-juridike.
Analogjia poashtu është e lejuar në rastet kur ekzistojnë rrethanat për zbutjen e dënimit.
2. Analogjia e ndaluar-është në rastet kur tejkalohet kufiri I kuptimit të normës që është përcaktuar edhe me anë të interpretimit.

MesazhTitulli: Re: E drejta penale   E drejta penale Icon_minitime9th October 2011, 14:51

VEPRIMI I LEGJISLACIONIT PENAL

Njihen tri lloje të veprimit të ligjeve penale:
1.Veprimi I ligjit penale në kohë
2.Veprimi I ligjit penal në hapsirë
3.Veprimi I ligjit penal ndaj personave

1. Veprimi I ligjit penal në kohë- Ligji penal fillon të veprojë prej momentit të hyrjës së tij në fuqi dhe aplikohet gjersa të pushoj së vepruari. Ligji penal hynë ne fuqi tetë ditë pas shpalljes në gazetën zyrtare. Koha prej shpalljes së ligjit në gazetën zyrtare e gjerësa të hyjë ne fuqi quhet Vocatio Legis.
Kjo kohë që siç pamë është 8 ditë bëhet me qëllim që me normat e ligjit penal të njihen ata të cilëve u referohet dhe ata që duhet ta aplikojnë.
Ligji penal vepron derisa të abrogohet me ligjin e ri. Ligji penal abrogohet në rastet kur ligji I ri parasheh dispozitë të posaçme me të cilën e abrogojn atë të mëparshmën.
Poashtu ligji penal pushon së vepruari edhe ne rastet kur skadon afati për të cilën është nxjerrë. Kjo ndodh kur ligji penal është nxjerrë me qëllim që të veproj vetëm për një kohë të caktuar.
Në rastet kur vepra penale është kryer në kohën kur ka qenë në fuqi një ligj penal, kurse kryesi gjykohet në kohën kur ligji I mëparshëm ka pushuar së vepruari.
Kryesi I veprës penale do të dënohet sipas ligjit penale që ka qenë në fuqi në kohen e kryerjes së veprës.
2. Veprimi I legjislacionit penal në hapsirë-Ligji penal të një shteti sikurse edhe ligjet në përgjithësi veprojnë në territorin e shtetit në të cilën edhe janë nxjerrë.
Këtu kryesishtë është fjala për veprimin e ligjeve penale në territorin tonë ndaj shtetasve të huaj që kryjn vepra penale ne territorin tonë apo jashtë kufive të vendit tonë, por të cilët në ndonjë menyrë gjendet në vendin tonë.
Veprimi I ligjeve penale në hapsirë është shumë aktuale në kushtet e tanishme shoqërore ngase tani një numër I madh I qytetarëve të një shteti përkohësisht apo përgjithmon jetojnë apo punojnë në shtetin tjetër, kështu që marrë në përgjithësi kontaktet midis qytetarve të vendeve të ndryshme janë gjithnjë më të shpeshta.
Kështu edhe mundësia e kryerjes së veprave penale të shtetasve të huaj në vendin është më e madhe.
Me qëllim që të evitohen konfliktet e mundshme se cili shtetas është kompetent të gjykojë kryesin e caktuar të veprës penale me dispozitat penale - juridike të ligjit penal është rregulluar veprimi I legjislacionit penale në hapsirë.
Me këto dispozita penale-juridike janë aprovuar pesë parime e këto janë:
a.Parimi territorial
b.Parimi real
c.Parimi I personalitetit aktiv
d.Parimi I personalitetit pasiv
e.Parimi universal

a.Veprimi I legjislacionit penal sipas parimit territorial

Parimi I territorial I veprimit të legjislacionit penal të vendit tonë në hapsirë sikurse edhe në drejtat penale të shteteve tjera është parim themelor, kurse parimet e tjera janë të natyrës plotësuese.
Ky parim është themeluar për shkak se më së shpeshti aplikohet në praktikë.
Sipas këtij parimi legjislacioni penal I një vendi aplikohet ndaj të gjithë personave që kryejnë vepra penale në teritorrin e tij, pa marrë parasysh se a janë shtetas të tij, shtetas të huaj apo persona pa shtetësi.
Gjithmon shtrohet pyetja se çka konsiderohet si teritor I nje shteti.
Sipas dispozitave të legjislacionit penal që janë të natyrës interpretuese në territor të një vendi nënkuptojmë:
- Sipërfaqen toksore
- Bregdetin
- Sipërfaqen ujore brenda kufijve
- Sipërfaqen ajrore mbi to
Sipas ligjit mbi bregdetin është paraparë se zona territoriale e detit shtrihet dhjetë mila nautike nga toka.
Legjislacioni penal I një shteti aplikohet edhe ndaj secilit që kryen vepër penale në anijen e tij, pa marrë parasysh se ku ndodhet në kohën e kryerjes së veprës penale.
Ne rastet kur vepra penale është kryer në anijen tonë do të aplikohen ligjet tona penale pa marrë parasysh se a është gjendur anija në detin e hapur, në ujrat e huaj territorial.
Veprimi I legjislacionit tonë penal për veprat penale që kryehn jashtë vendit.
Për të mundur të aplikohet legjislacionit ynë penal dhe në rastet kur veprat penale kryhen jashtë vendit e drejta jonë penale I ka përvetësuar disa parime, këto janë:
1.Parimi real
2.Parimi I personalitetit aktiv
3.Parimi I personalitetit pasiv
4.Parimi universal

1.PARIMI REAL APO MBROJTES

Veprimi I legjislacionit tonë penal sipas parimit real shprehet në rastet kur veprat penale kryhen jashtë territorit të vendit tonë, por me të cilat dëmtohen apo rrezikohen të mirat juridike të shtetit tonë.
Sipas dispozitave të ligjit penal legjislacioni ynë penal aplikohet ndaj shtetasit tonë, shtetasit të huaj dhe personave pa shtetësi që jashtë shtetit kryen vepër penale kundër rregullimit shoqëror dhe sigurisë së vendit.
Gjithashtu sipas parimit real, legjislacioni ynë penal aplikohet edhe në rastet kur ndonjë person jashtë shtetit tonë kryen vepër penale të falsifikimit të parave.

2.PARIMI I PERSONALITETIT AKTIV

Sipas parimit të personalitetit aktiv apo parimit nacional legjislacioni ynë penal aplikohet në rastet kur shtetasit tonë kryejnë vepra penale jashtë vendit.
Me legjislacion tonë penal parimi I personalitetit aktiv është parapar kësisoji: legjislacioni ynë penal I vendit tonë aplikohet ndaj shtetasit tonë edhe kur kryen ndonjë vepër penale jasht vendit po që se ka në territorin tonë apo ekstradohet.
Sipas legjislacionit tonë penal ndaj shtetasve tonë që I kanë kryer vepra penale jashtë vendit ndjekja penale nuk do të ndërrmeret në këto raste:
- Nëse kryesi në tërësi e ka vuajtur dënimin që I është shqiptuar jashtë vendit.
- Nëse kryesi jashtë vendit me aktgjykim të formës së plotfuqishme është liruar osë dënimi I është falur.
- Nëse për veprën penale sipas ligjit të huaj ndiqet në bazë të kërkesës së të dëmtuarit, ndërsa kërkesa e tillë nuk është ushtruar.

3.PARIMI I PERSONALITETIT PASIV

Sipas parimit të personalitetit pasiv legjislacioni ynë penal aplikohet edhe ndaj të huajve të cilët jashtë territorit të vendit kryejnë vepra penale kundër shtetasit tonë ose kundër vendit tonë.
Për aplikimin e këtij parimi duhet që shtetasi I huaj të haste në territorin tonë ose të ekstradohet.
Quhet pasim pasiv ngase në aspektin kriminal shtetasi apo vendi ynë janë pasivë, janë viktima të veprave penale.

5.PARIMI UNIVERSAL

Sipas parimit universal legjislacioni ynë penal aplikohet edhe ndaj të huajit I cili kryen vepër penale jashtë vendit ndaj shtetasit të huaj apo personit të huaj.
Për të mundur të aplikohet ky pasim duhet që shtetasi I huaj të ketë kryer vepër penale të cilën në legjislacionin tonë penal është parapar dënimi me 5 vjet burg.
Arsyeshmeria e këtij parimi është obligimi ndërkombëtar I çdo shteti që ta luftojnë kriminalitetin pa marrë parasysh se kur kryhet dhe e mira e kujt dëmtohet.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content

E drejta penale Empty
MesazhTitulli: Re: E drejta penale   E drejta penale Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
E drejta penale
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» E drejta e procedures penale
»  E drejta Administrative
» - E DREJTA ROMAKE -
» E Drejta e Punes
» E drejta e detyrimeve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Drejtimet Bachelor :: Juridik-
Kërce tek: