|
| - GABRIEL GARSIA MARKES - ( Letësi botërore ) | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: - GABRIEL GARSIA MARKES - ( Letësi botërore ) 1st October 2011, 01:08 | |
| Gabriel Garsia Markes ishte shkrimtar Kolumbian i cili fitoi cmimin "Nobel" ne letersi vitin 1982. Ka disa vjet qe ai eshte larguar nga jeta publike per shkak te problemeve shendetesore, shkrimi i meposhtem perben leter lamtumire drejtuar shokeve te tij disa dite para se ai te vdes nga Kanceri.
"MIQTE E MI LAMTUMIRE" "Sikur Zoti te haronte per nje moment qe une jam nje dordolec i ndrequr me rrecka dhe te me dhuronte nje cope jete mbase nuk do thosha te gjitha ato qe po mendoje, por sigurisht do mendoja te gjitha ato qe po them. Do i jepja rendesi gjerave jo per vleren e tyre por per domethenien e tyre. Do fleja pak, do enderoja me shume, sepse cdo minute qe mbyllim syte humbim gjashtedhjete sekonta drite. Do vashdoja kur te tjeret do ndalonin, do zgjohesha kur te tjeret do flenin. Do degjoja kur te tjeret do flisnin dhe sa do e shijoja nje akullore cokollate! Nese Zoti do me jepte nje cope jete, do vishesha thejsht, do shtrihesha perball diellit, duke lene pambuluar jo vetem trupin tim por edhe shpirtin tim. Zoti im, nese do mundesha do shkruaja urejtjen time mbi akull dhe do prisja de dilte dielli. Do pikturoja me nje ender te Van Gogut mbi yje nje poezi te Benedetit dhe nje kenge te Sheratit. Do ishte serenata qe do i dhuroja Henes. Do ujisja me lotet e mi trendafilat, qe te ndjeje dhimbjen nga gjembat e tyre dhe puthjen ngjyrekuqe nga fletet e tyre. Ah Zoti im, sikur te kisha nje cope jete... nuk do leja te kaloje as edhe nje dite pa thene te njerezit qe dashuroje se i dashuroje. Do beja cdo bure dhe grua te besojne se jane njerezit qe dua dhe do dashurohesha me "dashurine". Te njerezit do tregoja se sa gabim bejne kur besojne se ndalojne te dashurojne kur plaken, pa kuptuar se plaken kur ndalojne te dashurojne. Femijes se vogel do i jepja pende, por do e leja te mesoje vet si te fluturoje. Pleqve do i tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqeria por "haresa"*. Mesova kaq gjera nga ju njerezit... Mesova se te fjithe duan te jetojne ne "majen e malit", pa kuptuar se lumturia e vertet ndodhet ne menyren qe zbret "faqen e pjeret". Mesova se kur femija e porsalindur shtrengohet mbi pellemben e tij te vogel, per here te pare, gishti i babait te tij e roberon pergjithmone. Mesova se njeriu ka te drejte ta shofi tjetrin nga larte, vetem kur duhet ta ndihmoje te cohet. Jane kaq shume gjerat qe munda te mesoje nga ju, por vertet nuk do hyne ne pune, sepse kur do me mbajne te mbyllur brenda ne kete valixhe fatkeqesisht, do jem duke vdekur. Te thuash gjithmone ate qe ndjen dhe te besh gjithmone ate qe mendon. Nese do e dija qe sot do ishte hera e fundit qe do te shihja duke flejtur, do te perqafoja forte dhe do i lutesha Zotit qe te behesha roja i shpirtit tend. Nese do e dija se kjo do ishte hera e fundit qe do te shihja te dalesh nga dera do te perqafoja dhe do te jepja nje puthje dhe do te therisja prape qe te te jape dhe te tjera. Nese do e dija se kjo do ishte hera e fundit qe do degjoja zerin tend, do magnitofonoja cdo fjale tenden, qe te mundesha ta degjoje perseri dhe perseri. Nese do e dija qe keto jane momentet e fundit qe te shikoje do te thosha "te dashuroje" dhe do supozoja jo-llogjikisht se e dije qe me pare. Ekziston gjithmone nje e neserme dhe jeta na jep dhe mundesi te tjera qe ti bejme gjerat sic duhet, por neqoftese bej gabim dhe na mbetet vetem " e sotmja", do doja te te them se sa shume "te dua" dhe se kurre "nuk do te haroje". E nesermja nuk eshte e sigurt per askend, si i ri si i vjeter. Sonte mund te jete hera e fundit qe shef njerezit qe dashuron . Prandaj mos prit me, beje sot, sepse nese e nesermja nuk vjen kurre, sigurisht do pendohesh per diten qe nuk gjete kohe per nje buzeqeshje, nje perqafim, nje puthje dhe ishe shume i zene per te realizuar nje deshire te fundit te tyre*. Mbaj ata qe dashuron pran vetes, thuaji duke murmuritur se sa shume i ke nevoje, dashuroji dhe sillju mire, gjeje kohen ti thuash "me vjen keq", "me fal", "te lutem", "faleminderit" dhe te gjitha fjalet e dashurise qe di. Asnjeri nuk do te mbaje mend per mendimet e tua te fshehta. Kerko nga Zoti fuqine dhe zgjuaresine t'i shprehesh. Trego te shoket e tu domethenien e tyre. Dergo kete mesah te ata qe do. Nese nuk e ben sot, neser do jet si dje. Dhe nese nuk e ben kurre, s'ka problem. Fillo te besh realitet enderat e tua. Tashti eshte moementi i duhur."
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: - GABRIEL GARSIA MARKES - ( Letësi botërore ) 1st October 2011, 01:08 | |
| Vetervrasja e Pjetro Krespit. (Fragment nga romani 100 Vjet Vetmi)
Amaranda dhe Pjetro Krespi e kishin trashur nderkohe miqesine e tyre, dhe kjo kishte ndodhur nen mburojen e mirbesimit te Ursules qe nuk i kishte pare te nevojshme ti mbikqyrte vizitat e Krespit. Ishte nje periudhe fejese disi e muget, sepse itali...ane vinte gjithmone kur binte mugetira dhe gjithmone kishte nje gardenie ne thilene te xhaketes. Ne veranden e tejngopur me arome manxurane dhe trendafilash, ai i perkthente sonetet e Petrarkes, teksa ajo thurte dantella, derisa mushkonjat i detyronin te kerkonin strehim ne dhomen e ndenjies.
Ndjeshmeria e Amarantes, sharmi i saj i permbajtur e megjithate, magjepses kishin endur perreth te fejuarve nje si pelhure te padukshme merimange, te cilen ai me shume mundim detyrohej ta haperdante, ndaj dhe nuk dilte dot nga shtepia e saj me pare se ora tete e mbremjes. Me kartolinat qe i vinin Pietro Krespit nga Italia, ata bene nje Album shume te bukur, ishin pamje ciftesh te dashuruar nder parqe te vetmuar, te stolisura me vizatime zemrash te shpuara me shigjete e me fjonko te te arta qe i mbanin pellumbat ne sqep.
Pasi kishte kaluar nje oqean te tere, pasi e kishte ngaterruar ate me perqafimet epshore te Rebekes, me se fundi Pietro Krespit iu dhurua dashuria e vertete. Lumturia e vertete i solli me vete dhe mireqenien. dyqani i tij u zgjerua mjaft, tani ai zinte katet perdhese te disa shtepive, ngjante me nje lugine te virgjer bjeshke, e zbukuruar me sende nga me fantastiket.......F ale vellezerve Krespi.
"Ruga e turqve" erdh e u shnderrua ne nje qoshk ku ekspozoheshin plot e plot cikerrima farfuritese dhe ku njerezit mund te harronin dhunen e ushtuar nga Arkadioja dhe ankthin qe u krijonte jehona e asaj lufte te larget te ndezur......
Askush nuk kishte as piken e dyshimit qe Amaranta do te behej nje bashkeshorte e lumtur. Pa ua leshuar fort frerin ndjenjave, por duke iu dorezuar krejtesisht rrjedhes se natyrshme te asaj qe ua donte zemra , qe te dy mberriten ne ate pike, ku u mbetej vetem te caktonin diten e marteses..Nuk kishin pse tu trembeshin me pengesave. Ursula, qe ne thellesine e shpirtit e fajesonte veten qe ia pat ndryshuar fatin Rebekes duke ia shtyre vazhdimisht martesen., nuk po donte me t'ia shtonte vetes brejtjen e ndergjegjes . Te gjitha shenjat po tregonin qe Amaranda po ecte drejt nje lumturie pa shqetesime e tallaze. Vetem se ajo, krej ndryshe nga Rebeka, nuk po rrefente kurrfare padurimi. Po me ate durim, me te cilin i qendiste me njyra te larmishme sofrabezet, i punonte me grep dantellet dhe sajonte nje punim kryq pallonj e lloj lloj shpendesh, priste dhe castin kur Pietro Krespi te mos mendte me ta perballonte dufin e zemres. Dhe ky cat erdhe se bashku me shirat e tetorit. Pietro Krespi ia hoqi gjergjefin nga preheri dhe ia morin doren mes duarve te tij.
- Tani nuk po me pritet dot me! - tha - Muajin tjeter do martohemi.
Amaranta nuk eshte se u drodh nga prekja e duarve te tij te ftohta, E terhoqe doren nga te tijat si ndonje kafsheze qe merr arratine dhe iu kthye serishme punedores.
- Leri marrezite, Krespi. - i tha dhe buza iu shnerrua nga nje buzagaz i kithet.
- Une as e vdekur nuk do te martohesha me ty.
Pietro Krespi e humbi turuan. Nisi te qante me ngasherim dhe sa s'i theu gishterinjte e dores nga deshperimi.
- Mos e humb kot kohen. Ne qoftese vertet me do, ben mire te mos shkelesh me ne kete shtepi.
Kjo ishte gjithcka cfare tha Amanta per te mos iu kthyer me ketij muhabeti.
Ursules iu duk sikur do cmendej nga turpi. Pietro Krespi i perdori te gjitha lutjet e pergjerimet. Dhe e poshteroi veten aq, sa me kea nuk kishte ku te vinte. Derdhi lot te nxehte ne preherin e Ursules nje mbasdite, qe spo dinte si ta ngushellonte.
Ne netet me shi njerezia e shihte Krespin me nje cader ne dore, qe i binte verdalle shtepise se Buendiave, shonte me shpresen se mos pikaste ndonje rreze drite ne dhomen e gjumit te Amarantes. Kurre me pare nuk ishte veshur me aq sqipe gjate atyre koheve te fundit. pamja e njerut fisnik, por teje te brengosur si e ndonje perandori, u hijeshua dhe me nga deliri i madheshtise. Me lutjet e veta po i bezdiste dhe shoqet e Amarantes qe mblidheshin te qendisnin ne veranden e saj, u pergjerohej qe t'ua nderronin mendjen. E la pas dores punen, e ngryste diten ne zyren e vogel, ne anan e pasme te dyqanit, duke shkruar letra dashurie qe ia dergonte Amarantes, duke i futur ne zarfa e petla lulesh, a flutura te thara, por ajo ia kthente ato letra pa i hapur fare. Me pas ai mbyllej me ore te tera dhe i binte kitares. Nje nate prej netesh ia mori dhe kenges. E gjithe Makondoja u zgjua si e magjepsur, a thua te ndodhej ne qiellin e shtate; degjonin te deshperuar tingujt e kitares, qe nuk dukeshin te ishin te kesaj bote, degjonin zerin e prushte te nje mashkulli, qe kurre ndonjehere s'e kishin ndigjuar me pare. Ne te gjitha shtepite e fshatit, Pjetro Kraspi pa drita te ndezura, por nuk pa te ndizej ndonje drite ne dritaren e Amarantes.
Me dy nentar, te Dielen e te Vdekurve, vellai i tij hapi dyqanin dhe i gjeti te gjithe shandanet te ndezur, te gjitha kutite muzikore te kurdisura, te gjithe oret te ndaluara ne nje pasmesnate dhe ne mes te atij ndricimi e kumbimi tingujsh te ngaterruar. e pa Pietro Krespin mbi tryezen e punes me damare te prere dhe me te dyja dyert te kredhura ne nje legen te mbushur me alkol.
Ursula urdheroi ti behej pershpiritja ne shtepine e saj Pater Nikamori kundershtoi te mbante nje meshe nje kishe dhe ta varroste ne vend te shenjteruar. Ursula i tregoi dhembet:
- Ne menyren e vet, qe nuk mund ta kuptojme as une e as ti, ai njeri ka qene nje shenjtor, - i shfreu ajo. - Do ta varros dhe kunder vullnetit tuaj, dhe do ta varros prane varrit te Melhiadesit!
Dhe ashtu beri, pati perkrahjen e te gjithe fshatit. Varrimi qe madheshtor.
Amarana nuk doli nga dhoma e gjumit. Ne shtrat ashtu sic ishte, e degjoi vajin e Ursules, hapat dhe pershperimen e njerezve qe e vershuan shtepine, degjai dhe vajin e vajtojcave. Pastaj nuk degjoi me asgje, ngaqe pllakosi nje heshtje e thelle dhe u ndie kundermimi e luleve te shkelura. Edhe per mjaft kohe sa binte mugetira, Amantes i behej sikur e niente akoma livandon e Pietro Krespit, por gjente ne vete force sa te mos perhumbej ne ate kujtim te menxyrshem
Ursula asaj i hoqi vize. Ajo as qe i ngriti syte dhe nuk shprehu kurrfare keqardhje ate dite, kur Amaranta hyri ne Kuzhine dhe vuri doren ne prushin e vatres dhe e mbajti sa i dhembi aq fort, saqe nuk ndjeu me kurrfare dhimbje, por vetem eren e mishit te saj te perzhitur. Ishte nje kure e tmerrshme per t'u sheruar nga brejtjet e padurueshme te ndergjegjes. Disa dite e pane te endej neper shtepi me doren te futur ne nje ene me te bardhe veze dhe, me fund kur iu sheruan plaget e diegjes iu duk sikur e bardha e vezes ia kishte mbyllur dhe cibanet e zemres. E vetmja gjurme e jashtme, qe i kishte lene pas tragjedia, ishte fasha prej garze te zeze, me te cilen e pat mbeshtjelle doren e djegur dhe qe do ta mbante deri ne vdekje | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: - GABRIEL GARSIA MARKES - ( Letësi botërore ) 1st October 2011, 01:09 | |
| Dashuria ne Koherat e koleres. (fragment)
Vezullimi i qytetit ishte zhdukur tej ne horizont. qe nga tarraca e erret ata pane se si lumi i heshtur dhe i lemuar dhe luadhet e te dy brigjeve te tij u transformuan nen driten e henes ne nje fushe fosforeshente. Hera-heres shiheshin kasolle kashte prane zjarresh te medha, qe tregonin se aty shitej dru per kaldajet e anijeve.
Florentino Arisa ruante kujtime te mjegulluara nga udhetimi i tij i rinise dhe pamja e lumit ia ringjalli ato me shakullima te perflakura, sikur gjithcka kishte ndodhur qe ta shkunte, por ajo tymoste ne nje bote tjeter. Florentino Arisa hoqi dore nga kujtimet dhe e la veten ne mendimet e saj; nderkaq i drithte cigare dhe ia jepte te ndezura, derisa u zbraz e tere kutia.
Pas mezit te nates muzika pushoi, rremuja e pasagjereve u davarit dhe u shperbe ne pershperima te pergjumura, ndersa te dy zemrat mbeten vetem ne tarracan e muget,duke jetuar ne ritmin e gulcimeve te anijes.
Pas nje cope here te gjate, ai e veshtroi Fermina Dasen, ne vezullim e lumit iu duk si fantazme, me nje profil statuje qe embelsohej nga nje shkelqim i vaket kalterosh, dhe zbuloi se ajo po qante ne heshtje.. Por ne vend qe ta ngushellonte ose te priste qe t'i shteronin lotet, sic donte ajo, e pushtoi frika.
- Mos do te rrish vetem? - e pyeti.
- Po te qe ashtu, s'do te te kisha thene te vuje brenda, - i tha ajo.
Atehere ai zgjati gishtrinjte e kalkanosur ne erresire, kerkoi verbtazi doren e saj dhe e gjeti qe po e priste. Te dy qene aq mendjekthjellet, sa t'ia pohonin vetes ne nje cast - vetetime, se asnjera nga ato duar eshtake te plakura, nuk ishte ajo dore qe e paten perfytyruar perpara se ta preknin. Por, nje castme vone ato duar u bene vertete ashtu sic i paten perfytyruar. Dhe kur ajo zuri ti fliste per te shoqin e vdekur, ne kohen e tashme, sikur te qe gjalle, Florentino Arisa e kuptoi se edhe per Ferminen kish ardhur ora qe ta pyeste me dinjitet, me madheshti e me njue deshire te pamposhtur jete, se c'do te bente me ate dashuri qe i kish mbetur pa zot.
Fermina nuk reshti se tymosuri qe te mos leshonte doren qe mbante te sajen. E kishte pushtuar tej e tej vetem nje deshire: te kuptonte! Nuk mund te paraperfytyronte burre me te mire se ai qe kishte pasur, e megjithate kur rikujtonte jeten e saj, gjente me teper gjera te bezdishme sesa te kendshme: shume shpesh kishte munguar mirekuptimi reciprok, kish pasur zenka te kota dhe merira qe mezi fashiteshin. Befas ajo psheretiu:
- Mezi te besohet, ta marre djalli, ta marre, kur e mendon se si mund te jesh aq e lumtur per vite me radhe, mes aq shume budalliqesh e grindjesh. pa mar dot vesh me saktesi ne ishte apo s'ishte dashuri ajo!
Pasi e zbrazi kesisoj, zemren, dikush kish fikur henen. Anija ecte avash, duke hedhur njeren kembe perpara tjetres, me kujdes, si nje bishe e stermadhene pergjim. Fermina Dasa kishte shpetuar nga ankthi.
- Shko tani. - tha.
Florentino Arisa i shtrengoi doren dhe u perkul qe ta puthte ne faqe. Por ajo e zhmangu me zerin e saj te ngjirur e te embel.
- Jo, - i tha, - mbaj era plake.
E degjoi te dilte ne erresire, degjoi hapat e tij neper shkallle. e degjoi te pushonte se qeni deri ne te nesermen. Fermina ndesi nje cigare tjeter, dhe ndersa tymoste iu kujtua doktor Hovenial Urbinoja me kujtimert e tij te perkryer prej lini, me seriozitetin e tij profesional, me simpatina e tij marramendese dhe me dashurine e tij zyrtare. Ai ndodhej ne nje anije tjeter te se kaluares, dhe pershendeste me kapelen e tij te bardhe.
"" Ne burrat jemi ca skllever te mjere te paragjykimeve, - i pati thene ai dikur ,, ,, Ndersa kur nje gruaje i hipen ne koke te shkoje me nje burre, s'ka pengese qe se kapercen, s'ka kala qe se shemb, s'ka norme morali qe se shkel me dy kembe, s'ka zot qe i del perpara""
Fermina vazhdoi te rrinte pa levizur deri ne agim, duke menduar per Florentino Arisen, jo si per ate rojen e trishte te te parkut te vogel te Los Evanheliosit, kujtimi i te cilit nuk i zgjonte asnje driteze te vetme nostalgjie, por ashtu sic ishte tani, i rrezuar nga mosha dhe i cal, por real: burri qe kishte qene perhere prane saj, por qe ajo s'pati sy ta shihte. Dhe, ndersa anija e terhiqte me gulshet e saj te fuqishme drejt shkelqimit te trendafilave te pare, ajo i lutej zotit vetem per nje gje: qe Fiorentina Arisa te dinte nga t'ia niste te nesermen.
Dhe ai diti nga t'ia niste. Fermina e kish urdheruar kamarierin qe ta linte te flinte derisa te zgjohej vete, dhe kur e zgjua, gjeti mbi komodine nje vazo me nje trendafil te bardhe, te fresket e akoma me vese, si dhe nje leter te Fiorentino Arises me aq shume faqe, sa kish mundur te shkruante ai qe kur u nda me te.
Ishte nje leter e qete qe kishte per qellim te pershkruante vetem gjendjen e tij shpirterore qe nga nata e kaluar, ishte po aq lirike dhe retorike sa te tjerat, por tejpershkruar nga e verteta. Fermina Dasa e lexoi pak e turperuar nga vetja, sepse zemra i rrinte cipeplasur. Letra mbyllej duke i kerkuar qe ajo te njoftonte kamarierin kur te behej gati, sepse kapiteni e priste ne postin e komandantit qe t'i tregonte se si funksiononte anija
Ajo ishte gati ne oren njembedhjete. Kishte bere banje me sapune eremire, kishte veshur nje kostum te thjeshte vejushe prej etamine gri dhe e ndiente veten krejtesisht te clodhur nga fortuna e nates | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: - GABRIEL GARSIA MARKES - ( Letësi botërore ) | |
| |
| | | | - GABRIEL GARSIA MARKES - ( Letësi botërore ) | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| Tema Fundit | » Universiteti “Ukshin Hoti” ka arritur memorandum bashkëpunimi me Universitetin Politecnica delle Marche në Ankona të Italisë3rd October 2015, 22:48 nga Administratori» Urimi i Rektorit Vataj për fillimin e vitit të ri akademik 2015/20163rd October 2015, 22:44 nga Administratori» Njoftim2nd October 2015, 16:04 nga Administratori» Njoftim2nd October 2015, 16:04 nga Administratori» Njoftim2nd October 2015, 16:03 nga Administratori» Rezultatet e Provimit Pranues Për Vitin e Parë të Studimeve, për Vitin Akademik 2015-20162nd October 2015, 16:02 nga Administratori» Makroekonomi10th August 2015, 19:46 nga Administratori» Regjistrimi per studentet e rinj27th July 2014, 23:20 nga Administratori» Rezultatet e provimit pranues - Korrik 201427th July 2014, 23:17 nga Administratori |
Statistikat | Forumi ka 878 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Kujta
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2271 artikuj v 642 temat
|
Kush është në linjë | 28 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 28 vizitorë Asnjë Rekord i përdoruesve në linjë ishte 45 më 1st November 2024, 16:55 |
MARKETING ~ Just in Time - Vending Machines | |
Sondazh | | Sa ore ne dite lexoni? | Me pak se nje ore | | 18% | [ 6 ] | 1 ore | | 33% | [ 11 ] | 2 ore | | 18% | [ 6 ] | 3 ore | | 6% | [ 2 ] | 4 ore | | 15% | [ 5 ] | Mbi 4 ore | | 9% | [ 3 ] |
| Totali i votave : 33 |
|
Top posting users this week | |
|