Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2018-2019
 
ForumForum  PortaliPortali  Events  PublicationsPublications  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 -CHARLES BAUDELAIRE - ( Letësi botërore )

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

-CHARLES BAUDELAIRE - ( Letësi botërore ) Empty
MesazhTitulli: -CHARLES BAUDELAIRE - ( Letësi botërore )   -CHARLES BAUDELAIRE - ( Letësi botërore ) Icon_minitime1st October 2011, 00:38

Charles Baudelaire



Është konsideruar si i fundmi i romantikëve dhe i pari i modernëve. Sharl Bodler, mbahet si me i madhi ndër poetët francezë. Lindi me 9 prill 1821 në Paris. Në vitet 1831-1836 Bodler vjen të mësojë në Kolegjin local mbretëror. Një emërim i ri, ku Bodleri do të frekuentojë liceun e famshëm Luis-le-Grand. Në vitet 1839-1842: Sharli hyn për pak kohë në Fakultetin e drejtësisë, por është tërësisht i tërhequr pas letërsisë, sidomos pasi është njohur me artistë të tillë si Balzak e Verval. Spikat fort dëshira për një jetë të ç’rregullt, dëshirë kjo që e detyron familjen ta nisë për një udhëtim të gjatë turistik në Indi. Bodleri, pasi qëndron pak kohë në ishullin Maurice, e ndërpret rrufeshëm udhëtimin dhe kthehet në Bordo. Në Francë hyn në zotërim të trashëgimisë së të jatit e lidhet me artisten mulate Jeanne Duval. Bukuria ekzotike, sensualiteti epshëror, magjia turbulluese, janë tema të shumë lirikave të pjesës së parë të librit. Poezinë “Les Bijoux” qe po e botojme në këtë çikël të përzgjehdur e p137rkthyer nga Naum Mara, Bodler ia kushton pikërisht Zhanës. Në të bëhet fjalë pë perlat e vërteta të saj.
Nga 1845 deri më 1846 debuton si kritik arti me dy vepra; ndërkaq vazhdon të bëje një jetë të shthurur e me mjaft shpenzime, duke eksperimentuar së bashku me miqtë e tij artistë, rebelë si vetë ai, efektet e hashishit dhe pasioneve më të shfrenuara të ndjenjave. Fillojnë të shfaqen vargjet e para në shtypin e përditshëm, së bashku me studime e artikuj të temave të ndryshme. Në vitin 1847 boton novelën “Fanfarlo” që përbën një lloj autoportreti ironik dhe përkthen poemën e famshme “Korbi” të shkrimtarit amerikan E.A Poe, me të cilin ndjen një afërsi të theksuar e për të cilin do të shkruajë ese mjaft të bukura e analitike. Suksesi saj i madh do t’i jepte një shtysë akoma më të fortë pasionit të tij për poezinë. Ndërkaq, forcon një lidhje dashurie me artisten me “sy të gjelbër” Marie Daubrun, shpesh e pranishme si burim frymëzimi në pjesën qëndrore të “Luleve të së keqes” Në vitin 1848 Bodleri është në mes të barrikadave, i ndezur nga idealet revolucionare, që do t’i braktisë më vonë përfundimisht pas grushtit të shtetit të L. Napoleonit më 2 dhjetor 1851. Më 1857 botimit të parë të paralajmëruar të “Luleve të së keqes” gjykata i përgjigjet me një gjobë prej 300 frangash, për krimin e përdhosjes së moralit të shoqërisë, duke i hequr botimit gjashtë poezi. Në këtë kohë përëndon edhe ylli i artistes M. Sabatier të frekuentuar prej 5 vjetësh e fortësisht të idealizuar nga Bodleri, deri në atë pikë sa shumë biografë besojnë se kjo mund të ketë qenë shkaku i thyerjes së raportit të tyre. Dëshmi të shkrimtarëve bashkëkohorë që vizitonin të njëjtin sallon me poetin, e përhskruajnë atë si një grua me një inteligjencë të jashtëzakonshme e një bukuri të rrallë. Nga 1864 deri më1865 gjashtë poema të vogla në prozë shfaqen në “Le Figaro” nën titullin “Le spleen de Paris”, ndjekur nga dy në “La Vieparisienne”, tre në “L’Artiste”. Në Belgjikë, ku shkon për t’u kuruar, një revistë i publikon poemën në prozë “Qentë e mirë”. Ndërsa më 1866 botohen 23 poezi të reja nën titullin “Mbeturinat”. Në fund të marsit Bodleri goditet nga një paralizë që i heq mundësinë për të folur.
Dhe më 1867 pas transportit nga Belgjika, në një shtëpi mjekimi në Paris Bodleri nuk jep shpresa për përmirësim dhe vdes më 31 Gusht.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

-CHARLES BAUDELAIRE - ( Letësi botërore ) Empty
MesazhTitulli: Re: -CHARLES BAUDELAIRE - ( Letësi botërore )   -CHARLES BAUDELAIRE - ( Letësi botërore ) Icon_minitime1st October 2011, 00:38

I huaji

- Kë do më shumë ti, njeri enigmatik, më thuaj ? babain, nënën, motrën apo vëllanë ?
- Nuk kam as baba, as nënë, as motër, as vëlla.
- Miqtë ?
- Ju po përdorni këtu një fjalë nuk ia di kuptimin deri më sot.
- Atdheun ?
- Nuk e di ku gjendet ky.
- Bukurinë ?
- Do ta doja me dëshirë, hyjneshë dhe të përjetshme.
- Arin ?
- E urrej siç ju urreni Zotin.
- Eh ! po çfarë do ti pra, i huaj i çuditshëm ?
- Dua retë… retë që kalojnë… atje… atje… retë e mrekullueshme !

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

-CHARLES BAUDELAIRE - ( Letësi botërore ) Empty
MesazhTitulli: Re: -CHARLES BAUDELAIRE - ( Letësi botërore )   -CHARLES BAUDELAIRE - ( Letësi botërore ) Icon_minitime1st October 2011, 00:39

Asaj qe shkoi

Rreth meje rruga ulërin edhe bucet.
E gjat'e hollë, sterrë, kujë madhështore,
Një grua shkoj me një fustan të zi për dorë,
Q'e kolovitte poshtë'e lart me salltanet.

Si ëngjëll, si statuj'e gjallë vetëtin.
Si i shastisur dhe i cakërdisur unë,
Nga syr'i saj si qjell që mbrun furtunë
Thëthinja mjaltë që magjeps, dëfrim që grin.

Ia shkrepi dhe u-err. Moj flutur e farosur,
Që me vështrimin tënt më bëre flag'e furrë,
S'të shoh më vallë veç në jetën e pasosur?

Ah, gjetkë, tutje, tepër vonë, nofta kurrë,
Se unë s'di ku ike, ti ku shkonj's'e di,
Të desha, moj, e dinje, vetë moj, dhe ti.

Perkthyer nga Fan Noli.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

-CHARLES BAUDELAIRE - ( Letësi botërore ) Empty
MesazhTitulli: Re: -CHARLES BAUDELAIRE - ( Letësi botërore )   -CHARLES BAUDELAIRE - ( Letësi botërore ) Icon_minitime1st October 2011, 00:39

Ji i dehur

Duhet të jesh gjithmonë i dehur. Kaq është e tëra; është e vetmja mënyrë. Për të mos ndjerë barrën e kohës që thyen kurrizin tënd dhe që të përkul ty ndaj tokës, duhet të jesh vazhdimisht i dehur.
Por në çfarë? Verë, poezi, apo virtyt, si te dëshirosh. Por ji i dehur.
Dhe në qoftë se nganjëherë, mbi shkallët e një pallati apo mbi barin e gjelbër të një hendeku, në vetminë vajtore të dhomës tënde, zgjohesh sërisht, e dehura tashmë duke u zhdukur apo e ikur, atëherë pyet erën, dallgën, yllin, zogun, orën, gjithçka që është duke fluturuar, gjithçka që është duke qarë, gjithçka që është duke u rrokullisur, gjithçka që është duke kënduar, gjithçka që është duke folur...
pyet sa është ora dhe erë, dallgë, yll, zog, orë do të te përgjigjen: "Është ora që të jesh i dehur!
Për të mos qenë martiri, skllav i kohës, ji i dehur, ji vazhdimisht i dehur! Në verë, në poezi ose në virtyt si të dëshirosh..."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

-CHARLES BAUDELAIRE - ( Letësi botërore ) Empty
MesazhTitulli: Re: -CHARLES BAUDELAIRE - ( Letësi botërore )   -CHARLES BAUDELAIRE - ( Letësi botërore ) Icon_minitime1st October 2011, 00:40

Lypëses flokëkuqe...

Flokëkuqe, e bardhë si dëbora e panjollosur,

Vogëlushe, ai fund plot vrima i zhubrosur,

Të nxjerr më në pah varfërinë

Dhe bukurinë...



Për mua, poet që s'ka shumë rëndësi,

Ai trupi yt i sëmurë, i hajthëm dhe i ri

Me pulla të kuqe tek-tuk mbuluar,

Eshtë aq i ëmbëlsuar...



Ti e mbushur plot nur e mirësi mban,

Më shumë se një të kadifenjtë fustan

Të një mbretëreshe romane,

Ato të rëndat nallane...

Përballë zheles tënde të shkurtër fare,

Dikush një fustan oborri vesh krenare

E të zvarrit pala të gjata fëshfëritëse,

Pranë këmbëve mahnitëse...



Që në vend të asaj corapeje të shpuar,

Për kënaqësi të atyre syve t'epshuar

Një pinjoll i artë akoma të shndrij,

Në kërcirin plot purpuri...



Që nyjet e fustanit të zgjidhen pak nga pak,

E të zbulojnë për të shpënë këdo në mëkat,

Ata gjinjtë e tu të butë e të bukur,

Si sy me diellin brenda futur...



Që rrobat prej trupit të të shkëputen ,

Krahët të palosen sikur duan të luten,

E të dijnë të dëbojnë syguximtare,

Gishtërinjtë lajkatare...



Perlat e ujit më të kthjellët e të qetë,

Të mjeshtrit Bello, më t'bukurit sonet,

Të jepen prej t'ethshme të përvëluar,

Që ti ke torturuar...



Ata poetucë të këqinj që të dhurojnë,

Të fundmet vargje që për ty krijojnë,

Mos pulpat të kundrojnë vallë

Fshehur nën shkallë?



Më shumë se një aventurë në errësirë,

Më shumë se një Ronsar a zotëri e mirë,

Ata do donin ta spiunonin me nge,

Atë të fresktën fole!



E ti mund të numeroje vetëm pak,

Në shtrat, më shumë puthje se zambak,

E si Valua mund të vije në vend

Ligjin tënd !



Megjithatë, ti vazhdon e lyp zëdredhur,

Ndonjë lëmoshë të vjetër diku hedhur,

Mbi pragun e një Vefuri që ulërin

Në një kryqëzim;

E ata sytë e tu tinëzisht e vë përposh

Drejt një xhevahiri që s'vlen dy grosh,

Oh më fal, se s'mundem të ta jap

Si për dhuratë...



Po ti shko, shko, pa në trup një brilant,

Pa një parfum, pa një perlë a diamant,

Vec me lakuriqësinë thatime

O e bukura ime!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

-CHARLES BAUDELAIRE - ( Letësi botërore ) Empty
MesazhTitulli: Re: -CHARLES BAUDELAIRE - ( Letësi botërore )   -CHARLES BAUDELAIRE - ( Letësi botërore ) Icon_minitime1st October 2011, 00:40

Kufoma...

Të kujtohet, shpirt, se syri ç’na zuri

At’ mëngjes të ëmbël vere!

Në një kthesë të një udhëze guri,

Mbetur një kufomë shqerre.



Me këmbët drejt kaltërsive të ngritura,

Si ndonjë grua e ndyrë,

Përtharë, shëmtuar thundër rronitura,

Barkun nga gazrat fryrë.



Dielli zhurriste kërmën e shkretë,

Përvëlonte pa mëshirë,

Për ta dërrmuar në miliona pjesë

T’ia kthente mëmës Natyrë.



Qiejt sodisnin mahnitësen mbetje,

Si e vyshkur margaritë.

Stërfrikshëm nderej, ti the, ajo heshtje,

Sa po të binte të fikët.



Mizat zhuzhitnin, të vëna në ndjekje;

Gëlonte e zeza ushtri,

Turm’ e qullët, e krimbave të vdekjes

Gëzonte të fundit gosti.



Si një valë her’ ngrihej e her’ binte,

Kërkërinte me përtesë,

Thua bufatjes së qelbur do dilte,

E shumëfishuar gjallesë.



Përreth ndjeheshin të çuditshëm tinguj,

Si t’ujit dhe të erës,

Sikur grimca indesh dilnin në vrunduj,

Prej trupit të ftoht’ të shqerës.



Trajtat zhdukeshin, nuk mbetej gjë tjetër

Nga ëndërr’ e xhavalitur,

Si bien nga pëlhur’ e pikturës së vjetër,

Bojrat më par’ plasaritur.



Mbrapa ferrave një qen i zgjebosur,

S’na ndante sytë e vëngër,

Gati t’rrëmbente pran’ trupit të sosur,

Copën e mishit të lënë.



-Oh tmerr! dhe ti do shndrohesh një ditë,

Kalbur si kjo cofëtirë,

Dielli im, e bukura e syve dritë,

E dashura ime e mirë.



Po! Kështu o Perendeshë gjith’ hire,

Shpejt, pas të fundit shërbesë,

Posht’ barit të gjelbër, nën ato blire,

Kjo gjëmë do të të presë.



Atje, o shpirt, thoji larvës t’mallkuar.

Që vjen për të të puthur,

Në mendj’ e zemer nuk ësht shformuar,

Engj’llushja ime e bukur


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

-CHARLES BAUDELAIRE - ( Letësi botërore ) Empty
MesazhTitulli: Re: -CHARLES BAUDELAIRE - ( Letësi botërore )   -CHARLES BAUDELAIRE - ( Letësi botërore ) Icon_minitime1st October 2011, 00:41

Harmoni mbrëmjeje...

Po afron stina e ëmbël ku me kërcejt që dridhërojnë,

Lulet nisin t’avullojnë, si në kishë një pjatë me temjan;

Ç’vals melankonik, ç’trulosje që në trishtim të mban!

Tinguj e parfume në ajrin e mbrëmjes kudo vallëzojnë.



Lulet nisin t’avullojnë, si në kishë një pjatë me temjan;

Violina si një zemër që sfilitet, kumbon akorde të brishtë;

Qielli si një altar i madh është, aq i bukur dhe aq i trishtë.

Ç’vals melankonik, ç’trullosje që në trishtim të mban!



Violina si një zemër që sfilitet, kumbon akorde të brishtë;

Si një zemër e njomë, q’urren të pamasën, të zezën zbrazëti!

Dielli në çdo grumë të gjakut kridhet gjithë fuqi;

Qielli si një altar i madh është, aq i bukur dhe aq i trishtë.



Një zemër e njomë, q’urren të pamasën, të zezën zbrazëti!

Mbledh nji nga nji, çdo relike të shkuarës shkëlqimtare!

Kujtimi yt brenda meje rrëzëllit si një statujë krenare!

E dielli në çdo grumë të gjakut tënd kridhet gjithë fuqi...






Trishtimi i hënës...


Sonte hëna kaq përtace po rri duke ëndërruar;

Si një grua e bukur që me dorën e saj të lehtë,

Mes shumë jastëkëve përkëdhel e shpërqëndruar,

Përpara se të flerë, profilin e gjinjve të vet,



Lart mbi shpinat e atllasta të orteqeve të butë,

Pas dergjieve të përzgjatura dorëzohet e zalisur,

Sytë bredhin ndër vegime të bardha, që aq urtë,

Fillojnë e i ngjiten kaltërsisë si yje të stisur.



Kur mbi këtë glob, në ngashërimin e saj të trishtë,

Një lot tinzar, ajo ngandonjëherë lë të bjerë,

Një poet i mëshirshëm, që gjumin shpirtit ia ka nxjerr,

Atë cirkë të bardhë në zgavrën e dorës e vë lirisht,

Me tërë reflekset e arta të një cope guri të çmuar,

E diku në zemër, larg rrezeve të diellit e mban.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

-CHARLES BAUDELAIRE - ( Letësi botërore ) Empty
MesazhTitulli: Re: -CHARLES BAUDELAIRE - ( Letësi botërore )   -CHARLES BAUDELAIRE - ( Letësi botërore ) Icon_minitime1st October 2011, 00:42

Vdekje e embel...

Aty në një copë truall plot humus e kërmij
Do desha ta gërmoj gropën time thellë vetë,
Me nge të shtroja radhë kockat e drobitura,
Të flija në harrim si peshkaqen nëpër dallgë

I urrej testamentet e varret plot shkëlqim ;
E në vend të lotëve e vajeve në të gjallë,
Do doja të ftoja më mirë korbat e zinj sterrë
Të pinin gjakn’ e kërmës sime për të vjellë.

O krimba të dashur miq të mi pa sy e veshë,
Drejt jush po vjen një vdekës i lirë e hokatar;
Rrofshin filozofët, bij bushtrash dhe kurvarë,

Turruni në kufomën time pa brengë e hiç mëshirë
E thomëni a ka mbetur vallë ende ndonjë torturë
Për trupn’ tim pa shpirt, vdekur mes të vdekursh’

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





-CHARLES BAUDELAIRE - ( Letësi botërore ) Empty
MesazhTitulli: Re: -CHARLES BAUDELAIRE - ( Letësi botërore )   -CHARLES BAUDELAIRE - ( Letësi botërore ) Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
-CHARLES BAUDELAIRE - ( Letësi botërore )
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» - ALEXANDER PUSHKIN - ( Letësi botërore )
» - PABLO NERUDA - ( Letësi botërore )
» - GABRIEL GARSIA MARKES - ( Letësi botërore )

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Working :: Biblioteka jonë-
Kërce tek: