|
| - PABLO NERUDA - ( Letësi botërore ) | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: - PABLO NERUDA - ( Letësi botërore ) 1st October 2011, 00:45 | |
| Pablo Neruda, me emër të vërtetë: Neftali Ricardo Reyes, lindi me 12 korrik 1904 në Parral (Kili)në një familje modeste. Babai i tij ishte grahës treni kurse e ëma mësuese e cila vdiq shpejt pas lindjes së djalit. Fëminia e hershme e tij është e lidhur me « njohjen e natyrës », si që shprehet vet në shkrimet e tija. Me shkrime fillo të merret në kohën e adoleshencës dhe me 1923, publikon përmbledhjen e parë me poezi “Crépusculario” (Muzgëllor).
Neruda i rreket shërbimeve dioplamtike kështuqë bëhet konsull i Kilit nëpër shum qytete të Azisë dhe të Afrikës etj. (Rangoon, Colombo, Batavia, Calcutta, Buenos Aires). Gjatë kohës kur ishte në shërbim në Spanjë u miqësua me Federico Garcia Lorca. Pas puçit të Frankos dhe vrasjes së mikut të tij, ai fillo të mbrojë Republikën spanjolle që pati për pasojë revokimin e tij.
Paralelisht me poezinë pra, ai vazhdon jetën politike dhe bëhet senator i Partisë komuniste të provincave veriore të Kilit më vitin 1945. Pasi i kundërvihet kryetarit Gonzales Videla, ai ndalon këtë parti e kjo e shtyn Nerudën të largohet për në Evropë, Indi dhe Meksike : këtu publikon veprën e tij me të rëndësishme “Canto General” (Kënga e gjeneralit) e cila, në vendlindjen e tij u ndalua menjëherë. Këtu ai lartëson betejat e popujve latino-amerikanë.
Më 1952 ai kethehet në Kili. Vitin 1969 heq dorë nga kandidimi për kryetar shteti i zgjedhur nga Partia komuniste, dhe mbështeti fuqishëm Salvador Allende-n i cili pas zgjedhjes e emëroi ambasador në France. Më 1971, Pablo Neruda pranon Çmimin Nobel për Letërsi (i treti me rradhë nga Amerika Latine). Vdes pak kohë pas puçit të gjeneralit Pinochet. Pablo Neruda është njëri nga shkrimtarët më të njohur të Amerikës Latine si dhe njëri ndër letrarët më me influencë të gjuhës spanjolle.
Veprat më të njohurja janë :
1923 “Crépusculario” (Muzgëllor). 1933 “Residencia en la tierra” (Rezidenca në tokë) 1924 “Veinte poemas de amor y una cancion desesperada” (Bjëzet poema dashurie dhe një këngë dëshpruese) 1937 “Espagna en el corazon” (Spanja në Zemër) 1950 “Canto General” (Kënga e përgjithshme) 1959 “Cien sonetos de amor 1964 “Extravagario” 1967 “Fulgor y muerte de Joaquin Murieta” (Drama e vetme e PN) 1974 “Confieso que he vivido” (Biografi e botuar pas vdekjes)
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: - PABLO NERUDA - ( Letësi botërore ) 1st October 2011, 00:46 | |
| HUMBEM EDHE KETE MBREMJE
E humbem edhe kete mbremje Askush nuk na pa te zene per dore, kur muzgu i kalter binte mbi bote.
Nga dritarja une pash’ lodrimin e perendimit mbi kodrat e largta.
E pastaj, si nje monedhe, nje copez dielli u perndez ne duart e mia.
Te kujtova ty me shpirtin e ndrydhur, me ate trishtimin qe ti ke njohur tek une.
Ku ishe ti ne ate kohe? Me c’njerez? Cfare fjalesh u thoshe? Oh, pse me ndodh keshtu: dashuria shperthen pernjeheresh, kur jam I trishtuar dhe kur ti je larg?
Libri qe marr te lexoj mbremjeve, me ra nga duart, dhe te kembet e mia, si nje qen I plagosur u rrotullua perendia.
Gjithnje, gjithnje sapo vjen mbremja ti iken, Deri ku muzgu bredh duke tretur statujat.
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: - PABLO NERUDA - ( Letësi botërore ) 1st October 2011, 00:46 | |
| Keshtu te dua!
Nuk të dua sikur të ishe trëndafil kristali apo topaz Ose shigjetë e karafiltë që përhap zjarri; Të dua siç duhen disa gjëra të panjohura ...Fshehurazi, mes hijes dhe shpirtit. Të dua si bima qe nuk lulëzon dhe mban Brenda saj fshehur aromën e atyre luleve; Falë dashurisë tënde jeton në errësirën e trupit tim Esenca e aromës që buron nga toka. Të dua pa e ditur se si, kur dhe ku, Të dua drejtëpërdrejtë pa probleme apo krenari: Të dua kështu, sepse unë nuk e di ndryshe. Pra, në këtë mënyrë ku sjam dhe nuk je, Kaq afër sa dora jote mbi gjoksin tim është imja, Kaq afër sa mbyllet sytë e tu në gjumin tim.
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: - PABLO NERUDA - ( Letësi botërore ) 1st October 2011, 00:49 | |
| ''Per Henen e dites''
Hene e dites,fergelluese si nje meduze ne qiell, c'ben ti kaq heret? Lundron apo vallezon?
Dhe ai petk' te fejuare te trishte i shqepur prej ere, ato kurora te tejdukshme permbytjesh apo zbukurimi, thua ende te mos kesh mberritur ne shtepine e nates,- dhe prane deres te kerkosh ne lumin e qiellit celesin e humbur prej ngjyre ylli...
Dita zgjat dhe venitet kurora jote e martirizuar, dhe flakeron si nje shtepi druri e Jugut pervelues.
Dielli me krifen atomike zien dhe kaleron i terbuar, dhe bishti yt i bardhe si nje peshk kalon neper qiell.
Kthehu ne naten e thelle, hene e hekurudhave hene e tigrit te erresires, hene e birrarive, kthehu ne sallonin e stolisur te neteve te hapura lumore,-
Le te rreshqase nderi yt permbi durimin e qiellit
''Me pelqen kur hesht''
Me pelqen kur hesht, sikur te mos ishe, - dhe me sheh nga larg e zeri im nuk t’arrin. Thua sikur prej teje fluturuan syte, dhe sikur nga nje puthje goja t’u vulos.
Si gjithe keto sende qe me rrethojne, ti ngrihesh e mbushur me shpirtin tim. Flutur e gjumit te trazuar, ti je vete fjala trishtim.
Me pelqen kur ti hesht dhe rri si e larget. Sikur une te shqetesoj, flutur qe fergellon me veshtron nga larg dhe zeri im nuk t’arrin. Lerme qe une te hesht tani ne qetesine tende.
Lerme qe une te flas me ty ne kete heshtje, e shndritshme si nje llambe, si nje unaze. E heshtur e plot yje, ti je si vete nata. Ti hesht me nje heshtje yjesh, nga qetesite e largta.
Te dua kur ti hesht, sikur me zhdukesh fare. E largme dhe e dhimbshme, sikur te jesh e vdekur. Mjafton nje buzeqeshje – perse duhet nje fjale? qe une te gezohem se s’eshte e vertete vdekja
E shemtuara ime,je si geshtenje flokeprishur
E shemtuara ime,je si si geshtenje flokeprishur, e bukura ime,e bukur je si era, e shemtuara ime,me gojen tende mund te besh dy, e bukura ime,te fresketa jane puthjet e tua. E shemtuara ime,ku jane fshehur gjinjte e tu? Jane te vogelza si dy kupa drithi. Do te me pelqente te shoh dy heneza mbi gjoks: kulla madheshtore te sovranitetit tend. E shemtuara ime,deti nuk i ka thonjt' e tu ne bitegat e veta, e bukura,lule me lule,yll me yll, vale per vale,kam numeruar trupin tend: e shemtuara ime,te dua per mesin tend te arte, e bukura ime te dashuroj per nje rrudhe te ballit, dashuri,te dashuroj sepse e kthjellet dhe e erret je...
Studentja
Oh,ti, me e embla,ti embelsi, qe s'ke mbarim,mishtore e dashuruar ne masen e hijeve:ti cohesh prej diteve te tjera dhe mbush kupen tende me polenin e kenaqesise. Prej nates se dendur me fyerje si vera e shkumezuar une erdha e rashe si nje keshtjelle e plagosur. Mbi mua,ne velenxat e varfra fergelloi ylli yt e ndezi qiellin.
Oh,gershet jasemini,oh,zjarr i vertete, ushqyer prej kesaj mbremjeje te re; oh erresire qe e prekim duke i pushtuar belin,e duke rrahur kohen me shkulma te pergjakur kallezash.
Dashuri dhe asgje tjeter,ne zbrazetine e nje buleze ajri,ne udhe te vdekura: dashuri,gjersa vete jeta ka vdekur dhe ne na ka lene qe t'i ndezim qoshkat.
E putha gruan dhe humba ne avullin e fuqive te mia bistak pas bistaku,si ne nje vreshte, kaloja nga puthja ne puthje. I perqafuar me perkedhelite,i ankoruar ne shpellen e flokeve te ftohte - une ngopesha i uritur ne buzet e uritura te tokes
Mund të shkruaj
Kësaj nate mund të shkruaj vetëm vargje të trishtuara. Të shkruaj për shembull: "pikëlohet nata prej yjeve E trupat e kaltër qiellorë rrëqethen në largësi". Në zemrën e qiellit era e natës bën qerthuj, këndon. Sonte vargjet janë tmerrësisht të trishtuara: e doja dhe herë-herë dhe ajo më deshi. Netëve si kjo, nër krahët e mia e mbaja. E përqafoja nën qiell... nën qiellin e hapur. Më deshi. Kohë pas kohe e pata dashur dhe unë. Si të mos dashuroja sytë e mëdhenj që aq thellë më shikonin? Kesaj nate mund të shkruaj vargje nga më të trishtuarat. Kur mendoj që nuk e kam më. E kuptoj që e humba. Kjo natë e pafundme bëhet më e madhe pa të... Dhe vargjet bien në shpirt si vesa mbi bar... Ç'rëndësi ka që dashuria ime nuk mundi dot ta mbajë! Gjithë yje është nata. Vetëm ajo me mua s'është më... Kaq. Një zë këndon matanë... larg. Po shpirti është i dëshpëruar se unë e humba atë. Shikimi im bredh, e kërkon... sikur t'i afrohesha pranë. Zemra ime e kërkon prapë, po ajo me mua s'është më. Dhe është po ajo natë, e zbardhin nën dritën e saj po ata drurë. Vetëm ne- të atëhershmit- ne nuk jemi më po ata. -S'e dua më. Është e vërtetë. Megjithatë... sa shumë e kam dashur. Kërkoja zërin e erës që të arrinte veshin e saj. Me një tjetër... me një tjetër do shkojë tani... si puthej me mua dikur. Me zërin e saj. Trupin e tejdukshëm. Me sytë pafundësisht të mëdhenj. S'e dua më... nuk e dua... Megjithatë ndoshta e dua. E shkurtër është dashuria- kaq i gjatë harrimi. Ishte një natë si të tjerat, unë e mbaja ndër duar. Shpirti është i dëshpëruar... nuk pajtohet... me humbjen e saj; edhe sikur kjo dhimbje të jetë e fundit që ajo më shkakton, sikur këta rreshta të fundit që po shkruaj për të.
(Përktheu: Fatos Arapi)
Tani je e imja!
Dhe tani je e imja,shplodhu ne endren tende brenda times.. Dashuria,dhimbja dhe puna le te flene tani.. Nata vehet ne levizje nga rrotat e padukshme dhe ti prane meje,e pastes,si qelibar i fjetur...
Asnje tjeter nuk do fleje me endrren time e dashur, ti do ikesh,ne do ikim te shoqeruar nga ujerat e koheve, askush tjeter nuk do udhetoje hijen e saj me mua, vetem ti,pergjithmone e gjelber, pergjithmone diell,pergjithmone hene...
Duart e tua kane hapur grushtin delikat dhe lane te rrezohen pa drejtim,gjurmet e tyre te buta..
Syte e tu vetembyllen si dy krahe gri ndersa une ndjek ujerat qe ti sjell e qe me cojne ne vazhdim...
Nata,toka,era,pershendesin fatin e tyre dhe une,jo vetem qe nuk jam pa ty por une vete,jam endrra jote...
Dhe ne fund dicka per Shqiperine
Shqiperia- S'kam qenë ndonjëherë Në Shqipëri n'atë tokë të ashpër e të dashur, n'atë dhe malor barinjsh. Sot shpresoj të vij si për të kremte të re, dasmë mbi tokë; pa të vete të shoh si shkëlqen dielli majë krahëve plot muskuj të vargmaleve të tua, si më rritet në mes të shkëmbinjve si zambaku i ri dhe i njomë, kultura, letërsia, që po nis e shtrihet, nderi ndaj bujkut të mocëm, djepi i punëtorit, përmendorja e shquar e vëllazërimit, si merr përpjetë mirësia posi bima e re që lulëzon në vendet e lashta e të varfra. O Shqipëri e vogël, e fortë, e vendosur dhe zëmjaltë, teli i kitares sate -ujë dhe celik i gjallë- vjen e më t'i shtohet tingullit të historisë, këngës së kohës që s'ka të mposhtur, me një zë bjeshkësh dhe ndërtimesh, aromash dhe bardhësish, këngës së mbarë njerëzve dhe mbarë, mbarë bjeshkëve, zogjve dhe mollëve në lule, erërave dhe valëve. Forca, vendosmëria dhe lulet janë dhurata q'i sjell ti ndërtimit të jetës mbi tokë.
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: - PABLO NERUDA - ( Letësi botërore ) 2nd October 2011, 15:59 | |
| | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: - PABLO NERUDA - ( Letësi botërore ) 2nd October 2011, 16:01 | |
| | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: - PABLO NERUDA - ( Letësi botërore ) | |
| |
| | | | - PABLO NERUDA - ( Letësi botërore ) | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| Tema Fundit | » Universiteti “Ukshin Hoti” ka arritur memorandum bashkëpunimi me Universitetin Politecnica delle Marche në Ankona të Italisë3rd October 2015, 22:48 nga Administratori» Urimi i Rektorit Vataj për fillimin e vitit të ri akademik 2015/20163rd October 2015, 22:44 nga Administratori» Njoftim2nd October 2015, 16:04 nga Administratori» Njoftim2nd October 2015, 16:04 nga Administratori» Njoftim2nd October 2015, 16:03 nga Administratori» Rezultatet e Provimit Pranues Për Vitin e Parë të Studimeve, për Vitin Akademik 2015-20162nd October 2015, 16:02 nga Administratori» Makroekonomi10th August 2015, 19:46 nga Administratori» Regjistrimi per studentet e rinj27th July 2014, 23:20 nga Administratori» Rezultatet e provimit pranues - Korrik 201427th July 2014, 23:17 nga Administratori |
Statistikat | Forumi ka 878 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Kujta
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2271 artikuj v 642 temat
|
Kush është në linjë | 21 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 21 vizitorë Asnjë Rekord i përdoruesve në linjë ishte 45 më 1st November 2024, 16:55 |
MARKETING ~ Just in Time - Vending Machines | |
Sondazh | | Sa ore ne dite lexoni? | Me pak se nje ore | | 18% | [ 6 ] | 1 ore | | 33% | [ 11 ] | 2 ore | | 18% | [ 6 ] | 3 ore | | 6% | [ 2 ] | 4 ore | | 15% | [ 5 ] | Mbi 4 ore | | 9% | [ 3 ] |
| Totali i votave : 33 |
|
Top posting users this week | |
|