Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2018-2019
 
ForumForum  PortaliPortali  Events  PublicationsPublications  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 - ALEXANDER PUSHKIN - ( Letësi botërore )

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

- ALEXANDER PUSHKIN - ( Letësi botërore ) Empty
MesazhTitulli: - ALEXANDER PUSHKIN - ( Letësi botërore )   - ALEXANDER PUSHKIN - ( Letësi botërore ) Icon_minitime1st October 2011, 00:33

Aleksander Sergejevic Pushkini lindi ne Moske me 6 Qershor 1799 ne nje familje oborrtare. Me 1811 u rregjistrua ne nje lice ku mesonin femijet e aristokracise peterburgase. Ambjenti ne lice lane gjurme te pashlyeshme ne mendjen dhe zemren e djaloshit. Mjedisi aty ishte i pasur me idete anti carizmit. Qe moshe te vogel ai shkroi vjershat e para lirike per gezimet e jetes,per dashurine,per miqesine dhe per natyren. U be i njohur me oden "Liria",poezite"Cadajevit"dhe"Fshati". Pezia e Pushkinit u ndalua nga censura cariste,por ajo u perhap dore me dore ne qarqet perparimtare. E internuan ne jug ne Kaukaz,ku e mbajte ne mbikqyrje. Pushkini jetoi ne jug gjate viteve 1820-1824. Enderrimet liridashese i shpalosi me fryme bajroniane. Poemat qe e bene te famshem jane"Robi i Kaukazit","Shatervani i Bahcesarait","Ciganet"etj. Ne vitin 1820 i gjeten nje leter ku shpreheshin pikepamje ateiste,gje qe ia forcoi denimin. E detyruan te jetonte pa te drejte largimi ne fshatin Mihajllovsk. Njeriu i dashur,qe i qendroi prane ne keto vite te veshtira,ishte dadoja,se ciles Pushkini i ka kushtuar vargje nga me te ndierat. Deshtimi i kryengritjes se Dekabristeve,te ketyre fiskikeve perparimtare,qe donin te rrezonin carin,e tronditi ate pamase. Pushkini ishte nje perkrahes i hershem i dekrabisteve dhe,kur cari e pyeti se cdo te bente po te kishte qene me 25 dhjetor ne Sheshin e Pallatit,ai u pergjigj pa iu dridhur qerpiku "Do te isha perbri shokeve te mi ne kryengritje!"Reaksioni carist u be edhe me i eger kunder poetit. Ne pas ketij deshtimi ne poezi u ndjene ndjenja pesimizmi "meshira per te renet", "merzia e pergjithshme" qe kishte pllakosur brezin e tij etj. Por sic ka vene ne dukje per te Bjelinski, Pushkini shkundte pesimizmin si luani pluhurin nga krifa e tij. Ne vitin 1827 shkruajti poezine e njohur"Ne Siberi", ku bente thirrje per qendrese krenare dhe shprese. Viti 1827 ishte viti i fundit i interrnimit ne Mihajllovsk. Pas kesaj,poeti jetoi ne Petersburg dhe ne Moske,ku nisi,periudha e fundit e krijimtarise se tij,qe u pasurua me kryevepren"Eugjen Onjegini"(1831). Pak kohe para se te vdiste shkroi poezine "Monument",ku ne menyre gjeniale parashikoi pavdekesi per veten,sepse me liriken e tij ai kishte prekur miliona zemra. Popullaritetin e poetit anticarist te gjithe sundimtaret e kishin hale ne sy. Intrigat dhe shpifjet arriten kulmin kur poeti si kishte mbushur akoma te 38-at. Keshtu,nje nga poetet me te medhenj te Rusise u vra ne duel per ceshtje nderi,me 27 janar 1837.


Ne kemi kohe qe nuk flasim
Por sjemi ndare pergjithmone
Ne qe te dy kerkojme castin
Qe te harrojme zenken tone.

Ky zemerim prej femije
Nuk me le nje cast te qete
Nga malli i madh i dashurise
Ti lozonjare me vjen vete

Kur zemerohesh ti me mua
Edhe me shume une te dua
Se dhe me teper nga shikimi
Te paska hije zemerimi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

- ALEXANDER PUSHKIN - ( Letësi botërore ) Empty
MesazhTitulli: Re: - ALEXANDER PUSHKIN - ( Letësi botërore )   - ALEXANDER PUSHKIN - ( Letësi botërore ) Icon_minitime1st October 2011, 00:34

Te huajes.

Ne gjuhe per ty te pakuptuar
Te fundit vargje te kushtoj
Por kete cast te mjergulluar
Vemendjen tende deshiroj
Gjersa i teri te venitem
Gjersa te digjem larg nga ty
Ti do te jesh nje yll i ndritur
Qe do te kem gjithmone nder sy
Nje tjeter kur te kesh perpara
Vec zemres sime i beso
Si ke besuar dhe me pare
Pa ditur se cte thosh ajo.


PERGJERIM

Oh, po te jete e vertete,
Se naten kur gjithcka pushon,
Kur rrezet heneza e zbete,
permbi murrana i vershon,
Shkretohen varret e nemitur
Dhe hijet bredhin neper terr,-
Do thirrnja miken e zhuritur:
Tek une eja menjehere!

M'u cfaq ashtu sic ishe ti
Perpara ndarjes plot trishtim,
E ftoht' e zbehte, si qiri,
Ne prag te fundit gjith mundim.
M'u cfaq porsi nje yll i ndritshem,
Si ze i leht' apo si ere,
Apo si nje vegim i frikshem,-
S'ka gje: ti eja menjehere!...

Spo te therras per te qortuar
Me hijen tende, njerezine,
S'po te therras per t'i zbuluar
Territ te varrit fshehtesine,
Dyshimet nuk me brejne mua;
Po te therras me shpirtin vrer,
Qe te te them me mall: te dua.
Jam yti, eja menjehere!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

- ALEXANDER PUSHKIN - ( Letësi botërore ) Empty
MesazhTitulli: Re: - ALEXANDER PUSHKIN - ( Letësi botërore )   - ALEXANDER PUSHKIN - ( Letësi botërore ) Icon_minitime1st October 2011, 00:36

SHALLI I ZI

Veshtroj si i cmendur nje shall pis te zi
Dhe shpirtin e ftohte ma mbyt nj'angushti.

I ri kur kam qene, plot vrull, guximtar.
Nje greke te bukur e desha me zjarr.

Dhe puthjet e saja nuk kishte mbarim.
Por ishte i shkruar i zi fati im.

Nje nate po pinja me miq ne gosti,
Kur portes trokiti nj'i lig jahudi.

"Ti pi e defrehesh" cifuti me tha,
"por grekja e bukur, te shkoi e te la"

I dhashe te holla me lot e mallkim
Dhe thirra tronditur te vij skllavi im.

Dhe dolem. Vraponim mbi kuajt veri,
Meshira me flinte ketu mu ne gji.

Dhe porsa e pashe, oh, pragun e saj
M'u erren krejt syte, m'u mbushen me vaj.

Dalldisur shoh vajzen qe mua s'me ndjen.
Ne krahe e pushtonte plot afsh nje armen.

Prap syte m'u erren e thika gjemoi
Ai as te puthuren dot s'e mbaroi.

Kufomen e shtyva me kembe. Pastaj,
Vajtova mbi vajzen, mbi gjoksin e saj.

Kujtoj si po dridhej, si lutej ngadal...
Me vdiq dhe kjo greke me shkoi dhe ky mall!

Dhe shallin ja hoqa, s'iu desh ai me,
Celikun e thikes e fshiva me te.

Dhe skllavi kur nata gjith gjurmet i humb,
Kufomat e tyre i hodh ne Danub.

Q'ahere nuk puth sy te bukur me jo,
Dhe nete gezimesh q'ahere nuk njoh.

...Veshtroj si i cmendur un' shallin e zi
Dhe shpirtin e ftohte ma mbyt nj'angushti.




Letër e Tatjanës Oneginit

Po marr guximin që t’ju shkruaj...
C’do deshit më veç shpirtit t’im?
E di, se ësht’ e drejta juaj
Të më dënoni me përçmim.
Po ju që shihni si po vuaj
Me pak mëshire, sado pak,
Nuk do më mprapsni zemërak!
Më parë desha të rri qetë;
Prej turpit t’im, mbeso-më-ni:
Ju s’do të dinit kur se si,
Po të mund të shpresonja vetë
Që kur e kur,me plot hare,
Të kem t’iu shoh këtu tek ne,
Që t’iu dëgjoj tek kuvendoni,
T’iu them një fjalë, dhe pastaj
Ne zemër veç një mall të mbaj,
Veç gjer sa rish të më takoni...
Po thonë se ju s’rini dot:
Në fshat të heshtur ju mërziti;
E ne... ne rrojmë e më të kot,
Plot gas se vini – e na aviti.
Pse arthtë vetë - ashtu në fshat,
Na gjettë te ky vend i qetë?
T’ju shoh s’do kisha kurrë fat,
S’do kisha turbullimn’ e shkretë.
Dhe afsh’ i shpirtit t’im në jetë
Duk’ u qetuar (kushedi!),
Një mikut mund t’i bëhesha mike,
Dhe shoqe – e jetës e besnike,
Dhe zonj’ e ndershme për shtëpi.
‘’Nje tjetër ... Jo,askujt në jetë
Nuk do t’i falnja dashuri!
E ka vendosur qielli vetë,
Jam jotja në përjetësi;
Gjithë jeta ime më pat qenë
Një peng se ty do të takoj;
Se Zoti jetën ma ka dhënë
Që gjer në varr të t’adhuroj...
Përhera të kam ëndërruar;
Të ndjenja fellë mu ngjit
Me atë vështrim që më trondit,
Në zemër shpesh ta kam dëgjuar
Ty zërin...Jo s’ish ëndërrim!
Dhe sapo hyre ,të kuptova,
Më preke fort, u përvëlova,
Thashë: ësht’ ai,thesari im!
S’është vërtet? Po, të kam ndjerë:
Më flisnje, kur me dhëmbshuri
Ndihmonja njerëzit e mjerë,
A kur në shpirtin t’im të mjerë
Më sillte lutja qetësi,
Edhe tashi,ndaj kësaj grime,
A nuk je ti, o ëndrra ime,
Që n’ errësirë po ndriçon
E vjen më prek me nur e hije?
S’je ti qe plot prej dashurije?
Shpres’ edhe gas më murmuron?
Kush je ti? Ëngjelli me shpresë,
Apo një lajkatar pa besë?
Ma hiq tashi këtë dyshim:
Kjo mbase nj’ ëndërr mund të jetë,
Për zemrën time një gënjim,
E ndryshe krejt fat’ i vërtetë...
Po dhe kështu. Jet’ edhe fat
Veç ty t’i kam besuar
Më qan me lotë shpirt’ i ngrat
E mprojtje vi për të kërkuar...
Askush nuk mund të më kuptojë,
Mendja fillon të më lëshoje,
Në heshtje duhet të humbas.
Te pres: Ti eja siç më k’ënda
Dhe shpresat ngjallmi përsëri,
A ma prish ëndrrën qe tashi
Me të qërtuara të rënda!
Mbarova! S’mund të rilexoj...
Po vdes nga frik’ turpëruar...
Po nderit t’uaj i besoj,
Me plot guxim duke shpresuar...’’

(Pjese e shkeputur nga ''Eugen Onegini'')



Detit

Stuhi rebel lamtumire!
Ne cast te ndarjes perseri,
Ti dallget con perpjet i lire
Dhe zjen, shkelqen me krenari.

Si gjeme e britme pikellimi
E shokut qe na le dhe shkon,
Vikama jote dhe bucimi
Ne gji,se fundi,me kumbon.

O vend i shtrenjte i zemres sime
Ne bregun tend plot bukuri
I zhytur thelle ne mendime
Sa shpesh kam bredhur ne vetmi!

Jehona jote bucimtare,
Me mbush plot gezim e jete
Dhe heshtja jote magjistare
Dhe vrulli camarok o det!

Nje varke e bindur peshkatare
Lundron e ruajtur nga ti
Dhe mes tallazit shket krenare;
po ti terbohesh,c'mendesh fare;
Anije mbyt ne thellesi.

..

S'mu dha prej brigjeve shkembore
Te ikja vec njehere, o det,
Te nisja rendjen, dallget prore;
Atje ku ti gjemon, bucet.


Ne c'vis, ne c'vis te kesaj bote
Po shkoj tani ne shtegetim?
O det, nga shkretetira jote
Nje gje me dhemb ne shpirtin tim.

.................................

O lamtumire! Lamtumire!
Ne shpirt do te te kem perjete
Do ta degjoj me plot deshire
Jehonen tende larg, o det!

Ne shkretetira,neper pyje,
Ku rruga po me con tani,
Do marr me vete shkulmen, hijet,
Shkelqimin tend plot bukuri



Hena..

Perse moj hene argjendore,
ti larg nga rete pa pushim,
permbi kanatet e dritores,
vershon te mekurin shkelqim?
Sa here qe me shfaqesh ti,
ne shpirt me zgjohen shqetesime,
dhe brenga plot me dhembshuri,
deshire plot me flakerime.
Oh,ikni,ikni o kujtime!
o dashuri fatkeqe fli!
O,le te mos me shfaqet me,
te perdja e erret ne dritore,
nen driten tende argjendore,
fytyr' e dashur si gjithnje,
fytyr' e embel engjellore
e vashes qe s'do ta shoh me.
O embelsi e dashurise,
plot ledhatime,plot me gaz,
plot me shkelqim te lumturise,
a mund te kthehesh rishmez pas?
I shpejte porsi nje vegim,
me ndrite ti ne fluturim;
U zhduken hijet krejt papritur,
se erdh agimi menjehere,
dhe ti moj hen'e ndritur
ne qiell u mbyte atehere!
Agimi driten pse shperndau?
Nga vash' e shtrenjte pse me ndau?



Sirena e ujit

Ndanë një liqeni në pyll të blertë,
Një murg i shkretë erdhi njëherë,
Veç Zotit t'ia kushtonte jetën
Me punë, me lutje dhe me kreshmë.
Përunjur rrëmihte ai në tokë
Me një lopatë të tijin varr,
Lutej që vdekjen t'ia dërgojnë
Të mirët shenjtër që nga lart.

Në derë të kasolles ngriti duart
Drejt Fronit të Zotit ai në verë,
Së lartmi ndihmë për t'i dërguar.
Papritmas pylli u bë i errët;
Mbuloi liqenin mjegull e dendur,
Ndërsa mbas reve ngjyrë plumbi,
Hëna e frikshme rrëshqiti fshehur.
Murgut i mbetën sytë nga uji.

Sheh dhe ndjen zemrën si rreh fort
Përse!? - As vetë s'di ta thotë kurrë
Zhurmshëm vlon uji, me shkumë plot,
Pastaj gjithçka bëhet e shurdhët.
Befas, si një puhizë me mjegull,
E bardhë si bora ndër korije
Një vajzë e bukur, ashtu e zhveshur
Mahnitëse prej ujit heshtazi ngrihet.

Ia hedh vështrimin murgut të shkretë,
Fokët e gjatë, të lagur kreh.
Më s'mund ai frikën ta fshehë,
Dhe si i ngrirë vajzën e sheh.
E sheh si dorën ia tund ngadalë,
Ia bën me shenjë, qesh nazeshumë...
Pastaj sërishmi zhduket në valë
Si yll që natën e humbet udhën.

Gjith natën murgu, s'mundi të flerë
Dhe të gjith' ditën nuk tha një lutje
Përpara syve dhe shpirtit thellë
Kish vetëm pamjen e asaj çupe.
Në terr errësira pyllin e fshehu,
Hëna mbas reve rrëshqiti prapë,
Notoi vajza sërish tek bregu,
Ish e përndritur, e bardhë, flok'artë...

Murgun e sheh, ia bën me shënjë
Së largu puthje atij i hedh,
Luan, mes valësh ç'hidhet sa ëmbël,
Si një fëmijë, her' qan, her' qesh,
E fton, ofshan me ëndje shumë,
“Afrohu, murg, ti eja, ç'pret!?”
Dhe humb pastaj, zhytet në ujë.
Heshtja mbulon gjithçka përreth.

I dehur endej të tretën ditë
Murgu në bregun e magjepsur.
Ta shihte vajzën kishte dëshirë.
Mes territ pylli rrinte i heshtur...
Kur zbardhi dita, mbuloi dhenë,
Kasoll' e tij priste e zbrazët.
Veç ca fëmijë, kështu rrëfejnë,
Panë mbi liqen mjekrrën e bardhë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





- ALEXANDER PUSHKIN - ( Letësi botërore ) Empty
MesazhTitulli: Re: - ALEXANDER PUSHKIN - ( Letësi botërore )   - ALEXANDER PUSHKIN - ( Letësi botërore ) Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
- ALEXANDER PUSHKIN - ( Letësi botërore )
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Alexander
» -CHARLES BAUDELAIRE - ( Letësi botërore )
» - PABLO NERUDA - ( Letësi botërore )
» - GABRIEL GARSIA MARKES - ( Letësi botërore )

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Working :: Biblioteka jonë-
Kërce tek: