Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2018-2019
 
ForumForum  PortaliPortali  Events  PublicationsPublications  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Studentët duan që UPZ-ja ta mbajë emrin e Ukshin Hotit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Administratori
Administrator
Administrator
Administratori


Numri i postimeve : 1038
Pikët : 27330
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 34
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

Studentët duan që UPZ-ja ta mbajë emrin e Ukshin Hotit Empty
MesazhTitulli: Studentët duan që UPZ-ja ta mbajë emrin e Ukshin Hotit   Studentët duan që UPZ-ja ta mbajë emrin e Ukshin Hotit Icon_minitime26th March 2012, 20:27

Studentët duan që UPZ-ja ta mbajë emrin e Ukshin Hotit
Studentët duan që UPZ-ja ta mbajë emrin e Ukshin Hotit F1_upz1332769375

Prizren, 26 mars – Një grup i studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prizrenit ka marrë iniciativën që ky institucion i arsimit të lartë të mbajë emrin e intelektualit dhe veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti. Para pak ditësh ata kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve, të cilin peticion synojnë ta dërgojnë te institucionet përkatëse me qëllim të finalizimit të nismës së tyre. Deri më tani janë mbledhur mbi 500 nënshkrime, por iniciuesit presin më shumë mbështetje, bën të ditur “Koha Ditore”. Ndërkohë, drejtuesit e UPZ-së kanë theksuar se mirëpresin çdo nismë që vjen nga studentët apo nga vetë qytetarët, porse duhen ndjekur procedurat në mënyrë që këto çështje të adresohen te institucionet kompetente vendimmarrëse.

Drenusha Berisha, studente Fakultetit Juridik në UPZ, ka pohuar se bashkë me një grup të vogël të kolegëve kanë nisur iniciativën që emri i Ukshin Hotit të nderojë këtë universitet. "Iniciativa jonë është përkrahur nga Parlamenti studentor në Prizren dhe ne kemi nisur mbledhjen e nënshkrimeve për peticion. Kjo iniciativë deri tani ka marrë përkrahjen e një numri të konsiderueshëm të studentëve dhe mbledhja e nënshkrimeve do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Nëse ajo përkrahet nga numri i madh i studentëve, atëherë do të dërgohet në dikastere me të larta, në MASHT dhe Qeveri, ku edhe presim miratimin e kësaj nisme, duke e ditur faktin se Ukshin Hoti është simbol i vetëdijes sonë kombëtare", ka thënë Berisha.

Studenti Avdyl Suka ka bërë të ditur se gjatë tri ditëve të para të mbledhjes së nënshkrimeve janë grumbulluar mbi 500 sosh, porse pritet që ky numër të jetë dukshëm më i madh, pasi që peticioni do të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme. "Mendojmë se kjo nismë do ta ketë përkrahjen e gjerë të studentëve pasi që do të ishte nder për të gjithë ne që të studiojmë në një institucion që mban emrin e intelektualit dhe veprimtarit, Ukshin Hoti", është shprehur ai.

Ndërkaq, iniciativa është përkrahur edhe nga Parlamenti Studentor i UPZ-së. “Për ne është nder që universiteti ta mbajë emrin e Ukshin Hotit. Çdo iniciativë e studentëve për të mirë, tek ne do ta gjejë gjithnjë përkrahjen”, ka thënë kryetari i këtij Parlamenti, Granit Rifaj.

Në anën tjetër, rektori i Universitetit të Prizrenit, Mazllum Baraliu, ka shprehur bindjen se në parim çdo iniciativë pozitive e studentëve dhe e qytetarëve është e mirëseardhur, por se ato duhen proceduar në adresat e duhura.

"Siç e dini, ne jemi Universitet në themelim dhe emërtimet bëhen nga institucionet e vendit. Iniciativat duhet të procedohen në adresat e duhura dhe vendimin e marrin institucionet përkatëse", ka thënë Baraliu, duke shtuar se ky qëndrim i është shpjeguar edhe grupit të studentëve të Fakultetit Juridik.

Ukshin Hoti i lindur në Krushë të Madhe të Rahovecit njihet si filozof, shkrimtar e politikan që angazhohej për avancimin e pozitës së shqiptarëve dhe të Kosovës në ish-Jugosllavi, për të cilat pikëpamje edhe u gjykua dhe dënua dy herë. Mbi fatin e tij nuk dihet asgjë që nga mesi i muajit maj të vitit 1999, kur, sipas dëshmitarëve, ishte nxjerrë nga Burgu i Dubravës nga zyrtarët e sigurimit serb.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://uni-prizren.albanianforum.net
 
Studentët duan që UPZ-ja ta mbajë emrin e Ukshin Hotit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Studentet e pranuar 2012-2013 Afati II
» Regjistrimi per studentet e rinj
» Lajmerim per studentet e Fakultetit te Edukimit
» 20 keshilla per studentet gjate provimeve
» Universiteti “Ukshin Hoti” ka arritur memorandum bashkëpunimi me Universitetin Politecnica delle Marche në Ankona të Italisë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Lajmet te Portali :: LAJMET E UPPz-së-
Kërce tek: