Administratori Administrator
Numri i postimeve : 1038 Pikët : 27330 Reputacioni : 49 Join date : 17/02/2011 Age : 34 Location : Prizren Drejtimi : Administrim Biznesi
| Titulli: Afati i dyte per regjistrimin e studenteve te rinj 24th August 2011, 17:42 | |
| Afati i dyte per regjistrimin e studenteve te rinj
Do te kete afat te dyte, per regjistrimin e studenteve te rinje ne Universitetin e Prizrenit. Data akoma nuk dihet, por kjo do te jete se shpejti.
| |
|
kosovare morina Student i ri
Numri i postimeve : 8 Pikët : 24204 Reputacioni : 0 Join date : 23/08/2011
| Titulli: Re: Afati i dyte per regjistrimin e studenteve te rinj 29th August 2011, 16:58 | |
| a dihet data e sakt e afatit te 2 apo jo | |
|
Administratori Administrator
Numri i postimeve : 1038 Pikët : 27330 Reputacioni : 49 Join date : 17/02/2011 Age : 34 Location : Prizren Drejtimi : Administrim Biznesi
| Titulli: Re: Afati i dyte per regjistrimin e studenteve te rinj 29th August 2011, 17:23 | |
| Jo data, akoma nuk dihet. Ne pritje... | |
|
kosovare morina Student i ri
Numri i postimeve : 8 Pikët : 24204 Reputacioni : 0 Join date : 23/08/2011
| Titulli: Re: Afati i dyte per regjistrimin e studenteve te rinj 13th September 2011, 23:30 | |
| kur a data e afatit tre dyt per regjistrimin e studenteve
| |
|
kosovare morina Student i ri
Numri i postimeve : 8 Pikët : 24204 Reputacioni : 0 Join date : 23/08/2011
| Titulli: Re: Afati i dyte per regjistrimin e studenteve te rinj 19th September 2011, 11:14 | |
| a e dini kur o data per provimin ne afatin e dyt ne upzz | |
|
Administratori Administrator
Numri i postimeve : 1038 Pikët : 27330 Reputacioni : 49 Join date : 17/02/2011 Age : 34 Location : Prizren Drejtimi : Administrim Biznesi
| Titulli: Re: Afati i dyte per regjistrimin e studenteve te rinj 21st September 2011, 08:42 | |
| | |
|
Administratori Administrator
Numri i postimeve : 1038 Pikët : 27330 Reputacioni : 49 Join date : 17/02/2011 Age : 34 Location : Prizren Drejtimi : Administrim Biznesi
| Titulli: Re: Afati i dyte per regjistrimin e studenteve te rinj 23rd September 2011, 17:54 | |
| Universiteti i Prizrenit
University of Prizren
Univerzitet Prizrena
Rektorati
Rruga e Shkronjave Nr.1, 20000 Prizren- Kosovë; Tel:+381 (0) 29- 232 140; Homepage: www.uni-prizren.com u.d. Rektor Dr. phil. Enver Sopjani Ref. nr. 01-_________ Prizren, më 12.08.2011 UNIVERSITETI I PRIZRENIT
Shpall
KONKURS PLOTËSUES
PËR REGJISTRIMIN E STUDENTËVE NË VITIN E PARË TË STUDIMEVE, PËR VITIN AKADEMIK 2011 - 2012 Universiteti i Prizrenit, në vitin e parë të studimeve, në afatin plotësues të konkursit për vitin akademik 2011 – 2012, do të regjistrojë edhe 629 studentë nga të cilët edhe 56 studentë nga radhët e minoriteteve: turq dhe boshnjakë..Të drejtë konkurrimi në Universitetin e Prizrenit kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme në Kosovë dhe posedojnë diplomë për shkollimin e kryer.Në Universitet mund të pranohen edhe studentët nga shtetet e tjera, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT-i.Kandidatët jo kosovarë konsiderohen ata kandidatë që e kanë mbaruar shkollimin e mesëm jashtë Kosovës, dhe, me rastin e paraqitjes në konkurs, duhet t’i kenë të nostrifikuara dokumentet e shkollimit. Njohja (nostrifikimi) e diplomave bëhët në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.Secili kandidat mund të konkurrojë vetëm në një fakultet, departament ose drejtim. MËNYRA E PËRZGJEDHJES SË KANDIDATËVE Përzgjedhja e kandidatëve bëhët sipas këtyre kritereve: 1. Për nxënësit që kanë diplomë për kryerjen e shkollës së mesme ndërsa nuk iu kanë nënshtruar provimit të maturës, si dhe për kandidatët që konkurrojnë në Universitetin e Prizrenit, të cilët nuk e kanë kryer shkollën e mesme në Republikën e Kosovës: Numri maksimal i pikëve sipas kritereve vijuese është 100: · Deri 20% të pikëve mund të arrihen nga suksesi në shkollën e mesme dhe · Deri 80% të pikëve mund të arrihen në provimin pranues në fakultet. 2. Për nxënësit që posedojnë diplomë për kryerjen e shkollës së mesme dhe që kanë kaluar me sukses provimin e maturës: Numri maksimal i pikëve sipas suksesit dhe provimit pranues është 100: · Deri në 20% të pikëve mund të arrihen nga suksesi në shkollën e mesme; · Deri në 50% të pikëve mund të arrihen nga provimi i maturës, dhe · Deri në 30% të pikëve mund të arrihen në provimin pranues në fakultet Secila dëftesë e shkollës së mesme të lartë vlerësohet, mbi bazën e suksesit, maksimalisht me pesë pikë. Për kandidatët nga pika 1. 80% e pikëve maksimale(80) arrihet nga testi me shkrim i provimit pranues. Për kandidatët nga pika 2. 30% e pikëve maksimale (30) arrihet nga testi me shkrim i provimit pranues. Rradhitja definitive e kandidatëve do të bëhet në bazë të rezultatit total dhe do të pranohen kandidatët me numër më të madh të pikëve, sipas rradhitjes. Fakultetet e organizojnë mbajtjen e provimit pranues më së shumti në tri lëndë mësimore, të cilat i caktojnë vetë fakultetet. Nëse numri i pikëve te disa kandidatë është i barabartë, zgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të suksesit të përgjithshëm nga shkolla e mesme. Nëse edhe pas kësaj do të kemi të njëjtën dukuri, merret suksesi nga lëndët e ngushta profesionale. Nëse dukuria e numrit të barabartë të pikëve përsëritet, zgjedhjen e kandidatëve (deri te numri i paraparë për regjistrim) do ta bëjë komisioni përkatës i fakultetit. Komisionet janë të obliguara që tërë ranglistën e kandidatëve sipas pikëve t’ia dërgojnë Rektoratit të Universitetit. Me rastin e konkurrimit, kandidatët duhet t’i sjellin këto dokumente origjinale: o Certifikatën e lindjes (nuk është me rëndësi data e lëshimit të saj); o Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme; o Diplomën e kryerjes së shkollës së mesme ose dëftesën e maturës, nëse ka patur provim të maturës; o Vendimin mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit; o Pagesën prej 10 Є. Forma e pagesës merret në Universitet, ndërsa pagesa bëhet në bankë. Shtetasit e huaj, që nuk e kanë mbaruar shkollimin e mesëm në gjuhën shqipe, përveç dokumenteve të lartcekura, paraqesin edhe dëshminë mbi njohjen e gjuhës shqipe. Kandidatëve u rekomandohet që para paraqitjes në konkurs të kenë kopje të mjaftueshme të dokumenteve, sepse dokumentet origjinale nuk do të mund t’i tërheqin deri në përfundim të studimeve apo çregjistrim nga fakulteti. AFATET E KONKURSIT Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve afatet e konkursit janë si vijon: Paraqitja e dokumenteve zgjat prej datës 13.09.2011 deri më 21.09.2011 Provimi pranues do të mbahet më 23.09.2011 duke filluar prej orës 8.00 Të gjithë kandidatët të cilët i nënshtrohen provimit pranues duhet ta kenë me vete dokumentin e identifikimit. Orari i mbajtjes së provimit pranues është si vijon: Më 23.09.2011: · Juridik prej 8:00-9:00;· Administrim Biznesi prej 9:30-10:30;· Menaxhment Ndërkombëtar prej 11:00-12:00;· TIT prej 13:00-14:00;· Dizajn i sofftwerit prej 13:00-14:00;· Gjuhë gjermane prej 13:00-14:00· Fakulteti i Edukimit prej 14:30-16:00: Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet më 27.9.2011. Kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, të njëjtën ditë kur janë njoftuar për rezultatet e provimit pranues. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen. Lidhur me ankesat komisioni merr vendim ditën e nesërme. Regjistrimi i kandidatëve të pranuar Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet sipas fakulteteve dhe këtij orari: Më 29.09.2011, prej oërs 9:00-15:00 për programet e mëposhtme: · Gjuhë Gjermane; · Administrim Biznesi;· Menaxhment Ndërkombëtar; · TIT;· Dizajn i Sofftwerit;· Juridik Më 30.09.2011, prej oërs 9:00-15:00 për programin e mëposhtëm: o Fakulteti i Edukimit Regjistrim të kandidatëve jashtë këtyre afateve nuk do të ketë, prandaj luten kandidatët e pranuar që t’i përmbahen afatit të theksuar më sipër. Kandidatët e pranuar me rastin e regjistrimit duhet të paraqesin: 1. Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit; 2. Tri fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale; 3. Pagesa për një semestër në lartësi prej 50 € për studime të rregullta. Pagesa bëhet në njërën prej bankave afariste me fletëpagesë, e cila merret në Universitet. Për informata më të hollësishme kandidatët mund t’i drejtohen Universitetit ose të hapin faqen e internetit: www.uni-prizren.com I. Numri i studentëve të cilët do të pranohen në Universitetin e Prizrenit-sipas programeve është si vijon: Nr. rend.:
| Programet (fakultetet):
| Numri i stud.për regjistrim:
| | Juridiku
| | | Administrim Biznesi
| | | Menaxhment Ndërkombëtar
| | | TIT
| | | Dizajn i Sofftwerit
| | | Gjuhës Gjermane
| |
| Gjithsej:
| | II. Fakulteti i Edukimit A. Në Gjuhën shqipe: Nr. rend.:
| Programet (fakultetet):
| Numri i stud.për regjistrim:
| | Fillor
| | | Parashkollor
| | | Gjuhë dhe letërsi shqipe
| | | Matematikë-Informatikë
| | | Fizikë-Kimi
| |
| Gjithsej:
| | B. Në Gjuhën boshnjake: Nr. rend.:
| Programet (fakultetet):
| Numri i stud.për regjistrim:
| | Matematikë-Informatikë
| | | Gjuhë dhe letërsi boshnjake
| |
| Gjithsej:
| | C. Në Gjuhën turke: Nr. rend.:
| Programet (fakultetet):
| Numri i stud.për regjistrim:
| | Programi parashkollor
| | | Matematikë-Informatikë
| |
| Gjithsej:
| | PROVIMI PRANUES Provimi pranues mbahet nga lëndët e lëmit të ngushtë profesional të degëve mësimore të fakultetit dhe atë: 1. Programi i Juridikut: Fillet e së drejtës, E drejta kushtetuese dhe Gjuhë Shqipe2. Programi Administrim Biznesi: Hyrje në ekonomi, Matematikë3. Programi Menaxhment Ndërkombëtar: Hyrje në ekonomi, Matematikë4. Programi TIT: Matematikë5. Programi Dizajn i Sofftwerit: Matematikë6. Programi Gjuhës Gjermane: Gjuha gjermane (me shkrim) Fakulteti i Edukimit Në Gjuhën shqipe: 1. Programi Fillor: Gjuhë shqipe,Matematikë dhe Testi të lexuarit e kuptimshëm.2. Programi Parashkollor: Gjuhë shqipe,Matematikë dhe Testi të lexuarit e kuptimshëm3. Gjuhë dhe letërsi shqipe: Provimi pranues mbahet nga lënda: Gjuhë dhe Letërsi shqipe4. Matematikë – Informatikë: Matematikë dhe Informatikë5. Fizik – Kimi: Fizik dhe Kimi Në Gjuhën boshnjake: 1. Matematikë – Informatikë: Matematikë dhe Informatikë2. Gjuhë dhe letërsi boshnjake: Provimi pranues mbahet nga lëndët: Gjuhë dhe Letërsi boshnjake Në Gjuhën turke: 1. Programi Parashkollor: Gjuhë turke,Matematikë dhe Testi të lexuarit e kuptimshëm.2. Matematikë – Informatikë: Matematikë dhe Informatikë | |
|
Sponsored content
| Titulli: Re: Afati i dyte per regjistrimin e studenteve te rinj | |
| |
|