UNIVERSITETI I PRIZRENIT
UNIVERSITY OF PRIZREN
Rruga e Shkronjave Nr.1, 20000 Prizren -Kosovë; Tel:+381 (0) 29- 232 140; Homepage: www.uni-prizren.com
K O N K U R S
për zgjedhjen e personelit akademik në fakultetet e Universitetit Publik të Prizrenit
I. Lëmia e Juridikut
Tre (3) mësimdhënës për grup lëndësh nga lëmia juridike
II. Lëmia e Ekonomikut
Gjashtë (6) mësimdhënës për grup lëndësh nga lëmia ekonomike.
III. Lëmia e Matematikës
Tre (3) mësimdhënës
IV. Lëmia e Gjuhëve
Nëntë (9) mësimdhënës
a) Tre (3) mësimdhënës për grup lëndësh nga Gjuha Angleze;
b) Pesë (5) mësimdhënës për grup lëndësh nga Gjuha Gjermane;
c) Një (1) mësimdhënës për grup lëndësh nga Gjuha Boshnjake.
V. Lëmia e Teknologjisë së Informacionit
Dhjetë (10) mësimdhënës
VI. Lëmia e Bujqësisë
Dy (2) mësimdhënës
RektoratiZgjedhja e personelit akademik do të bëhet në pajtim me dispozitat ligjore dhe të statutit të
Universitetit të Prizrenit.
Kandidatët që paraqitën në konkurs duhet ti paraqesin këto dokumente: kërkesën me
shkrim, biografinë, certifikatën e lindjes, kopjen e letërnjoftimit, dëshminë nga gjykata
kompetente që personi në fjalë nuk është nën hetime, dëshmitë për publikime shkencore si
dhe të gjitha dëshmitë e tjera specifike shtesë. Të gjitha kopjet e dokumentacionit të
dorëzuar duhet të jen të vërtetuara nga organet kompetente.
Kandidatët që kanë doktoruar jashtë vendit duhet të sjellin edhe dëshmi për nostrifikim
(njohjen) e diplomës përkatëse nga MASHT-i.
Njohja e gjuhës angleze apo e ndonjë gjuhe tjetër botërore është përparësi për aplikim.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit në mjetet e informimit
publik.
Dokumentacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë
ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në
shqyrtim.
Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.
Dokumentacioni i aplikimit nuk kthehet.
Konkursin mund ta gjeni dhe në webfaqen e Universitetit të Prizrenit në këtë adresë:
http://www.uni-prizren.com