Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2018-2019
 
ForumForum  PortaliPortali  Events  PublicationsPublications  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Universiteti i Prizrenit shpall konkurs per regjistrim e studenteve ne vitin e pare te studimeve, per vitin akademik 2012-2013

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Administratori
Administrator
Administrator
Administratori


Numri i postimeve : 1038
Pikët : 27330
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 34
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

Universiteti i Prizrenit shpall konkurs per regjistrim e studenteve ne vitin e pare te studimeve, per vitin akademik 2012-2013 Empty
MesazhTitulli: Universiteti i Prizrenit shpall konkurs per regjistrim e studenteve ne vitin e pare te studimeve, per vitin akademik 2012-2013   Universiteti i Prizrenit shpall konkurs per regjistrim e studenteve ne vitin e pare te studimeve, per vitin akademik 2012-2013 Icon_minitime18th July 2012, 19:49

Shkarko


UNIVERSITETI I PRIZRENIT
Shpall
KONKURS
PËR REGJISTRIMIN E STUDENTËVE NË VITIN E PARË TË STUDIMEVE, PËR VITIN AKADEMIK
2012 - 2013
Universiteti i Prizrenit, në vitin e parë të studimeve, për vitin akademik 2012/2013, do të regjistrojë 1.214
studentë nga të cilët 95+59 studentë nga radhët e minoriteteve: turq dhe boshnjakë, romë, ashkali dhe egjiptian
Të drejtë konkurrimi në Universitetin e Prizrenit kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar me sukses
shkollën e mesme në Kosovë dhe posedojnë diplomë për shkollimin e kryer.
Në Universitet mund të pranohen edhe studentët nga shtet e tjera, në bazë të kuotave të përcaktuara nga
MASHT-i, nga 2 (dy) për secilin program, gjithsej 20 (njëzet studentë)
Kandidatët jo kosovarë konsiderohen ata kandidatë që e kanë mbaruar shkollimin e mesëm jashtë
Kosovës, dhe, me rastin e paraqitjes në konkurs, duhet t’i kenë të nostrifikuara dokumentet e shkollimit.
Njohja (nostrifikimi) i diplomave bëhet në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Secili kandidat mund të konkurrojë vetëm në një fakultet, departament ose drejtim.
MËNYRA E PËRZGJEDHJES SË KANDIDATËVE
Përzgjedhja e kandidatëve bëhët sipas këtyre kritereve:
1. Për nxënësit që kanë diplomë për kryerjen e shkollës së mesme ndërsa nuk iu kanë nënshtruar provimit
të maturës, si dhe për kandidatët që konkurrojnë në Universitetin e Prizrenit, të cilët nuk e kanë kryer
shkollën e mesme në Republikën e Kosovës:
Numri maksimal i pikëve sipas kritereve vijuese është 100:
Deri 20% të pikëve mund të arrihen nga suksesi në shkollën e mesme dhe
Deri 80% të pikëve mund të arrihen në provimin pranues në fakultet.
2. Për nxënësit që posedojnë diplomë për kryerjen e shkollës së mesme dhe që kanë kaluar me sukses
provimin e maturës:
Numri maksimal i pikëve sipas suksesit dhe provimit pranues është 100:
Deri në 20% të pikëve mund të arrihen nga suksesi në shkollën e mesme;
Deri në 50% të pikëve mund të arrihen nga provimi i maturës, dhe
Deri në 30% të pikëve mund të arrihen në provimin pranues në fakultet
UNIVERSITETI I PRIZRENIT
UNIVERSITY OF PRIZREN
RektoratiSecila dëftesë e shkollës së mesme të lartë vlerësohet, mbi bazën e suksesit, maksimalisht me pesë pikë.
Për kandidatët nga pika 1. 80% e pikëve maksimale(80) arrihet nga testi me shkrim i provimit pranues.
Për kandidatët nga pika 2. 30% e pikëve maksimale (30) arrihet nga testi me shkrim i provimit pranues.
Rradhitja definitive e kandidatëve do të bëhet në bazë të rezultatit total dhe do të pranohen kandidatët me numër më të
madh të pikëve, sipas rradhitjes.
Fakultetet e organizojnë mbajtjen e provimit pranues më së shumti në tri lëndë mësimore, të cilat i caktojnë vetë
fakultetet.
Nëse numri i pikëve te disa kandidatë është i barabartë, zgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të suksesit të
përgjithshëm nga shkolla e mesme. Nëse edhe pas kësaj do të kemi të njëjtën dukuri, merret suksesi nga lëndët e
ngushta profesionale. Nëse dukuria e numrit të barabartë të pikëve përsëritet, zgjedhjen e kandidatëve (deri te numri i
paraparë për regjistrim) do ta bëjë komisioni përkatës i fakultetit.
Komisionet janë të obliguara që tërë ranglistën e kandidatëve sipas pikëve t’ia dërgojnë Rektoratit të Universitetit.
Me rastin e konkurrimit, kandidatët duhet t’i sjellin këto dokumente origjinale:
o Certifikatën e lindjes (nuk është me rëndësi data e lëshimit të saj);
o Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme;
o Diplomën e kryerjes së shkollës së mesme ose dëftesën e maturës, nëse ka patur provim të maturës;
o Vendimin mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit;
o Pagesën prej 10 Є.
Forma e pagesës merret në Universitet, ndërsa pagesa bëhet në bankë.
Shtetasit e huaj, që nuk e kanë mbaruar shkollimin e mesëm në gjuhën shqipe, përveç dokumenteve të lartcekura,
paraqesin edhe dëshminë mbi njohjen e gjuhës shqipe.
Kandidatëve u rekomandohet që para paraqitjes në konkurs të kenë kopje të mjaftueshme të dokumenteve,
sepse dokumentet origjinale nuk do të mund t’i tërheqin deri në përfundim të studimeve apo çregjistrim nga
fakulteti.
AFATET E KONKURSIT
Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve afatet e konkursit janë si vijon:
Paraqitja e dokumenteve zgjat prej datës 18.07.2012 deri më 27.07.2012
Provimi pranues do të mbahet më 30.07.2012 duke filluar prej orës 8.00
Të gjithë kandidatët të cilët i nënshtrohen provimit pranues duhet ta kenë me vete dokumentin e identifikimit.
Orari i mbajtjes së provimit pranues është si vijon:
Më 30.07.2012:
Juridik prej 8:00-9:00;
Administrim Biznesi prej 9:30-10:30;
Menaxhment Ndërkombëtar prej 11:00-12:00;
TIT prej 13:00-14:00;
Dizajn i sofftwerit prej 13:00-14:00;
Gjuhë gjermane prej 13:00-14:00
Programi Fillor, Parashkollor, Gjuhë Shqipe, Matematikë – Informatikë, Fizikë – Kimi, Gjuhë Angleze prej
14:30-16:00
Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet më 03. 08. 2012. në ora 10.00Kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, të njëjtën ditë kur janë njoftuar për
rezultatet e provimit pranues. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen. Lidhur me ankesat komisioni merr vendim
ditën e nesërme.
Regjistrimi i kandidatëve të pranuar
Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet me datë:
Më datë 7 dhe 8. 08.2012, prej orës 9:00 -15:00
Regjistrim të kandidatëve jashtë këtyre afateve nuk do të ketë, prandaj luten kandidatët e pranuar që t’i
përmbahen afatit të theksuar më sipër.
Kandidatët e pranuar me rastin e regjistrimit duhet të paraqesin:
1. Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit;
2. Tri fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale;
3. Pagesa për një semestër në lartësi prej 50 € për studime të rregullta.
Pagesa bëhet në njërën prej bankave afariste me fletëpagesë, e cila merret në Universitet.
Për informata më të hollësishme kandidatët mund t’i drejtohen Universitetit ose të hapin faqen e internetit: www.uniprizren.com
I. Numri i studentëve të cilët do të pranohen në Universitetin e Prizrenit-sipas programeve është si vijon:
A. Në Gjuhën Shqipe:
Nr. rend.: Programet (fakultetet): Numri i stud.për regjistrim:
1 Juridiku 120
2 Administrim Biznesi 170
3 Menaxhment Ndërkombëtar 170
4 TIT 170
5 Dizajn i Sofftwerit 170
6 Gjuhës Gjermane 80
7 Gjuhë Shqipe 20
8 Programi Fillor 40
9 Programi Parashkollor 40
10 Matematikë-Informatikë 20
11 Fizikë-Kimi 20
12 Gjuhë Angleze 20
Total: 1040
B. Në Gjuhën boshnjake:
Nr. rend.: Programet (fakultetet): Numri i stud.për regjistrim:
1 Fillor 35
2 Fizikë - Kimi 20
Gjithsej: 55C. Në Gjuhën turke:
Nr. rend.: Programet (fakultetet): Numri i stud.për regjistrim:
1 Matematikë-Informatikë 20
2 Fizikë - Kimi 20
Gjithsej: 40
II. Pranimi i studentëve të komuniteteve në mësim në gjuhën shqipe
Nr. FAKULTETI Boshnjak Turq Romë Ashkali Egjiptian
1 Menaxhment Ndërkombëtar (BA)
3 2 2 2 2
2. Administrim Biznesi (BA) 3 2 2 2 2
3. Gjuhë Gjermane (BA) 2 1 1 1 1
4. Dizajn sofuteri (BSc) 3 2 2 2 2
5. TI dhe telekomunikacion 3 2 1 1 1
6. Juridik (LLB) 3 3 2 2 2
GJITHSEJ: 17 12 10 10 10
Sqarim: Në tabelën e paraqitur me kuotat për nxënësit të cilët e kanë përfunduar mësimin në gjuhën turke dhe
boshnjake do të merret parasysh gjuha e shkruar në dokumentacionin pedagogjik, dëftesa dhe diploma.
Me përjashtim nga vërejtja e lartpërmendur janë kandidatët nga komunat ku nuk organizohet mësimi në
këto dy gjuhë dhe këta kandidatë duhet të paraqesin edhe një vërtetim për përkatësin etnike të tyre.
PROVIMI PRANUES
Provimi pranues mbahet nga lëndët e lëmit të ngushtë profesional të degëve mësimore të fakultetit dhe atë:
Në Gjuhën Shqipe:
1. Programi i Juridikut: Fillet e së drejtës, E drejta kushtetuese dhe Gjuhë Shqipe
2. Programi Administrim Biznesi: Hyrje në ekonomi, Matematikë
3. Programi Menaxhment Ndërkombëtar: Hyrje në ekonomi, Matematikë
4. Programi TIT: Matematikë
5. Programi Dizajn i Sofftwerit: Matematikë
6. Programi Gjuhës Gjermane: Gjuha gjermane (me shkrim)
7. Programi Fillor: Gjuhë Shqipe,Matematikë dhe Testi të lexuarit e kuptimshëm.
8. Programi Parashkollor: Gjuhë shqipe ,Matematikë dhe Testi të lexuarit e kuptimshëm.
9. Gjuhë shqipe: Provimi pranues mbahet nga lënda: Gjuhë dhe Letërsi shqipe
10. Matematikë – Informatikë: Matematikë dhe Informatikë
11. Fizik – Kimi: Fizik dhe Kimi
12. Gjuhë Angleze: Provimi pranues mbahet nga lënda: Gjuhë dhe Letërsi Angleze
Në Gjuhën boshnjake:
1. Programi Fillor: Gjuhë amtare,Matematikë dhe Testi të lexuarit e kuptimshëm.
2. Fizik – Kimi: Fizik dhe Kimi
Në Gjuhën turke:
1. Matematikë – Informatikë: Matematikë dhe Informatikë
2. Fizik – Kimi: Fizik dhe Kimi
http://www.uniprizren.com/
www.uniprizren.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://uni-prizren.albanianforum.net
 
Universiteti i Prizrenit shpall konkurs per regjistrim e studenteve ne vitin e pare te studimeve, per vitin akademik 2012-2013
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Universiteti i Prizrenit shpall konkurs plotesues per regjistrimin e studenteve ne vitin e pare te studimeve per vitin akademik 2011-2012
» Konkurs për regjistrimin e studentëve të rinj për vitin e parë akademik 2014 - 2015
» Rezultatet e Provimit Pranues Për Vitin e Parë të Studimeve, për Vitin Akademik 2015-2016
» Më 1 tetor 2012 në Universitetin e Prizrenit fillon viti i ri akademik 2012/2013
» Procesi mësimor në vitin akademik 2011/12 në Universitetin e Prizrenit do të fillojë më datën 10.10.2011

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Lajmet te Portali :: LAJMET E UPPz-së-
Kërce tek: