UPZ nënshkruan marrëveshje bashkpunimi me Universitetin e Kocaelit të Turqisë
Universiteti Publik i Prizrenit ka nënshkruar marrëveshje bashkpunimi me Universitetin e Kocaelit të Turqisë. Marrëveshja është nënshkruar gjatë një vizite që ka zhvilluar në Turqi, rektori i UPz-së, Prof. Dr. Mazllum Baraliu, u. d. Sekretari i Përgjithshëm i UPz-së, Adem Sallauka, dhe koordinatorja për marrëdhënie me jasht znj. Nuran Malta. Pjesë e këtij delegacioni ishte edhe ministri i Admnistratës Publike, z. Mahir Yagcilar, i cili ka kontribuar që kjo marrëveshje të realizohet.
Ky është universiteti i dytë nga Turqia, pas Nidge University, me të cilin UPz nënshkruan marrëveshje bashkpunimi, ndërsa është iniciuar procedura edhe për lidhjen e një protokolli me Universitetin e Hacetepes nga ky shtet, që së shpejti do të pason edhe nënshkrimi formal i marrëveshjes përkatëse të bashkpunimit.
UPZ-ja ka gatishmëri të plotë për bashkëpunim me këto univeristete, meqë bëhet fjalë për institucione prestigjioze të arsimit të lartë në Turqi, që kanë përvojë të duhur, kritere e cilësi akademike por edhe akreditim evropian.