NË UNIVERSITETIN E PRIZRENIT PËRUROHET KABINETI I RI I INFORMATIKËS
Universitetit të Prizrenit i është shtuar edhe me një kabinet i ri i informatikës, prej 15 kompjuterëve dhe pajisjeve përcjellëse. Pajisjet për këtë kabinet janë donacion nga IOM ( International Organization for Migration). Përurimin e këtij kabineti e ka bërë u. d. sekretari i përgjithshëm i Universitetit të Prizrenit, Adem Sallauka dhe përfaqësuesi i IOM-it, Neron Halkollari.
U. d. Sekretari i Përgjithshëm i UPZ-së, Adem Sallauka, e ka falënderuar IOM-in për këtë donacion, dhe ka vlerësuar se është shumë i rëndësishëm për studentët e Universitetit të Prizrenit.
Përfaqësuesi i IOM-it ka shpreh kënaqësinë e tij që i është dhënë rasti dhe mundësia për ta ndihmuar Universitetin e Prizrenit dhe ka shpreh besimin e tij se IOM edhe në të ardhmen do të bashkëpunoj me këtë universitet.