Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2018-2019
 
ForumForum  PortaliPortali  Events  PublicationsPublications  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Letersia e vjeter shqipe

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Administratori
Administrator
Administrator
Administratori


Numri i postimeve : 1038
Pikët : 27330
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 34
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

Letersia e vjeter shqipe Empty
MesazhTitulli: Letersia e vjeter shqipe   Letersia e vjeter shqipe Icon_minitime27th August 2011, 23:47

LETERSIA E VJETER SHQIPE

Kalon nëpër katër faza:

Faza e parë ( rreth shek. XIII - pjesa e parë e shek. XV ) i përket asaj që mund të quhet "parahisori" e letërsisë shqiptare.Egzistenca e një letërsie të shkruar në gjuhën ton vërtetohet përmes dëshmish të ndryshme, të drejtpërdrejta apo të tërthorta.Fillimet e kësaj historie i përkasin e pakta shek. XIII. Prej saj, veç ndonjë grimëze të shkruar , s'na ka arritur asgjë.

Faza e dytë (pjesa e dytë e shek. XV - pjesa e parë e shek. XVI) e formon veprimtaria e humanistëve shqiptarë që u zhvillua në një truall të huaj dhe në suazën e lëvizjes së humanizmit evropjan. Jemi në vitet fill pas pushtimit osman të Shqipërisë. Zhvillimi i letërsisë sonë humaniste është në provë tjetër, që flet për një nivel të ngritur të shoqëris shqiptare në prag të pushtimit.Edhe pse në gjuhën latine ,ather gjuh e kulturës në Evropë, kjo letërsi është pjesëpërbëse e kulturës sonë, sepse u lërua prej shqiptarësh dhe pse në qendër të saj janë shqiptarët dhe problemet shqiptare;ajo ësht e lidhur ngusht me historin e popullit tonë.

Në kushtet e pushtimit osman , të ndërprerjes së menjëhershme të zhviullimit ekonomik e shoqëror të vendit, të qëndresës së popullit ndaj pushtuesit , të përhapjes së fes islame ,gjat shek. XVI-XVII u botuan veprat e para t njohura në gjuhën shqipe;ato formojn fazën e tret të zhvillimit të letërsis sonë të vjetër. Me kët fillon letërsia e njohur në gjuhën shqipe të shkruar.

Një fazë e katër përbën letërsia e jonë e shek. XVIII, sidomos nga gjisma e dytë e këti shekulli , kur në jetën shqiptare dalin forca të tjera shoqërore, me zhvillimin e ekonomis së mallrave dhe me rritjen e gjallërimin e qyteteve. Procesi letrar fiton tipare të reja. Në Veri të vendit, gjat shek.XVIII, vijon e dobët tradita e letërsisë klerikale katolike të shek.XVII-XVIII. Në qendra të tilla të Shqipërisë së Mesme e të Jugut, me një jetë ekonomike e kulturore relaativisht tëgjall, si në Elbasan, Berat, Voskopoj etj., u zhvillua një prodhim letrar me karakter po ashtu fetar e didaskalik. Ky prodhim përfshin shkrime të kishës ortodokse dhe libra mësimore. Shumica e tyre u botuan në gjuhën greke, po nuk munguan edhe në gjuhën shqipe. Interes të veçantë paraqesin në këtë mesë përpjekjet e disa autorëve, si Theodhor Bogomili (i përmendur zakonisht si anonim i Elbasanit ),Grigori i Durrësit,Theodor Haxhifilipi etj., për të shkruar shqipen me alfabete origjinale. Fakti më i rëndësishëm i jetës letrare të këtij shekulli, është krijimtaria e bejtexhinjve. Përmes saj, letërsia e vjetër e shkruar bën përpjekjet e para të gjëra për të dal nga suaza e ngusht fetare, për të zgjeruar horizontin tematik, për tu ngritur në një nivel artistik të pa njohur deri atëherë. Po ky prodhim letrarë, i shkruar me germa arabe, pati, sipas autorve të veprave , një anë ku më shum e ku më pak negative, duke lindur e duke u zhvilluar nën presion ideologjik të pushtuesit, duke u bërë shprehës e përçues i ideologjive të tij. Realiteti shqiptarë la gjurmët e veta në këtë krijim poetik, që shum shpesh qëndroi larg problemeve dhe shqetsimeve të mdha të jetës shqiptare. Kjo rymë shteroi gradualisht, duke ia lënë vendin letërsisë së re të Rilindjes, që vuri në themel idealet e luftës për çlirimin kombëtar. Një degëzim më vete në letërsin shqiptare të shekujve XVI-XVII, përbën letësia e vjetër e arbëreshëve të Italisë, e cila pati të njejtat tipare e po atë brendi të ngushtë me karakter fetar e didaskalik si dhe letërsia që u zhvillua në atdhe. Ajo nuk ke pa lidhje me këtë letërsi dhe njohu, sadokudo edeh ndikimin e saj. Po ta rroknim në një vështrim përmbledhës këtë pasqyrë të fazave kryesore të zhvillimit të letërsisë sonë të vjetër, do të vinim në përfundim se, përgjithësisht, ato nuk kan lidhje të mjaftueshme organike midis tyre. Përpjekja e vjetër letrare në gjuhën shqipe të shkruar heterogjene, e përbër nga disda fillime, të cilat lindin e zhduken pa mardhënje vërtet të ngushta, pa vazhdimsi të plot midis tyre. Shkaqet jan te fizionomia e shoqëris feudale. Nga ana tjetër, në vendin tonë ushtroheshin fe të ndryshme e, rrjedhimisht ai ndodhej nën ndikimin e kulturëave të ndryshme fetare. Pushtimi feudal osman qe pengesa më e madhe për zhvillimin e letërsisë së shkruar në gjuhën shqipe, si dhe njësimin e saj njësim që do të kryente letërsia e lëvizjes sonë kombëtare në shek. XIX dhe në fillim të shek. XX.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://uni-prizren.albanianforum.net
 
Letersia e vjeter shqipe
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Primo Shllaku: Gjuha shqipe pa gegnishten asht si gjuha shqipe pa tosknishten
» Nuhi Veselaj: Foljet e huazuara me -I në temë cështje drejtshkrimore e fjalëformuese në gjuhën shqipe
» - ISABEL ALLENDE - ( Letërsia botërore )
» - ORHAN PAMUK - ( Letërsia botërore )
» - HISTORIKU I GJUHES SHQIPE -

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Drejtimet Bachelor :: Drejtimet tjera :: Gjuhë dhe letërsi shqipe-
Kërce tek: