|
| - ORHAN PAMUK - ( Letërsia botërore ) | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: - ORHAN PAMUK - ( Letërsia botërore ) 1st October 2011, 00:58 | |
| Ferit Orhan Pamuk (7 qershor 1952, Stamboll, Turqi), është shkrimtar turk. Fitues i Çmimit Nobel për letërsi për vitin 2006. Orhan Pamuk ka lindur në Stamboll, në një familje e cila ishte, siç' thotë ai vet “me orientim euro-perendimor” (për ndryshim nga e vjetra osmane). Studioi arkitekturën dhe merret me pikturë, pastaj e braktis arkitekturën (pas tre vitesh) dhe fillon gazetarinë ku diplomon më 1976. Jetën e vet dhe mendimet detalisht i përshkruan në veprën autobiografike Stambolli: qytet i kujtimeve.
Veprat
Cevdet Bey ve Oğulları, 1982 Sessiz Ev, 1983 Beyaz Kale, 1985 Kara Kitap, 1990 Gizli Yüz, 1992 Yeni Hayat, 1994 Benim Adım Kırmızı, 1998 Öteki Renkler, 1999 Kar, 2002 İstanbul: Hatıralar ve Şehir, 2003 Masumiyet Müzesi, 2008 Babamın Bavulu, 2007
Veprat në gjuhën shqipe
Unë jam e kuqja, 2007 Kështjella e bardhë, 2008 Bora, 2008 Baulja e babait, 2008 Jeta e re , 2009
Çmimet
Çmimi Milliyet Press për romanin "Xhevdet-begu dhe djemtë e tij" Çmimi Independent për letërsi të huaj 1990 (Independent Award for Foreign Fiction) për romanin "Kështjella e bardhë" Çmimi letrar ndërkombëtar IMPAC Dublin 2000, për romanin "Unë jam e kuqja" Peace Prize of the German Book Trade 2005, çmim letrar gjerman, si vlerësim pë opusin e tij letrar Çmimi Nobel për Letërsi 2006.
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: - ORHAN PAMUK - ( Letërsia botërore ) 1st October 2011, 00:59 | |
| Çdo njeri ka një yll , çdo yll ka një mik , dhe çdo person ka një " dikë " që i ngjan një ylli të ngjashëm me të tijin që mban përbrenda besim...
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: - ORHAN PAMUK - ( Letërsia botërore ) 1st October 2011, 00:59 | |
| Orhan Pamuk për vete dhe veprat e tij:
"Unë jam fetar. Feja ime është arti i romanit"
"Unë u rrita në Stamboll… në shoqërinë e njerëzve. Unë doja të isha si evropianët. S'mund ta shihja se si do të mund të isha një evropian me një Zot, që u kërkon grave ta mbulojnë veten me shami." "Njerëzit thonë se unë duhet të kem patur besim të madh tek vetvetja që kam duruar kaq gjatë pa u botuar. Mbase kjo është e vërtetë, por në të vërtetë, unë e kisha lënë gjithçka pas dhe nuk mund të kthehesha më pas. Unë e dija se duhet ta mbërrija atë breg dhe kështu unë e kam arritur atë." "Një kohë reputacioni im ndërkombëtar filloi të rritej, vendet islamike dhe laike më thanë: 'Ti nuk je turk aq sa duhet, ti shkruan me sytë e Perëndimit'. Ata më kanë sulmuar gjithë kohën. Ironia është se kur hodha këmbën jashtë Turqisë, ata më përshkruan si 'turk' gjithë kohën. Kritikët nuk më thërrasin mua Pamuk, ata më thërrasin 'ky autori turk'. Kjo e sterilizon artin tim. Kur Prusti shkruan për dashurinë, është Prusti që shkruan për dashurinë. Kur unë shkruaj për dashurinë, është dashuri turke. Dhe unë mërzitem. Jam i vendosur ta shkatërroj këtë." "Ka autorë si Nabokov, Naipaul dhe Konrad që ndryshuan qytetarinë e tyre dhe kombin, madje edhe gjuhën. Është ide shpresëdhënëse dhe mahnitëse në letërsi, por në një sens jam i preokupuar që s'e kam bërë këtë. Unë kam jetuar virtualisht në të njëjtën rrugë gjithë jetën time dhe ende jetoj në apartamentin ku edhe jam rritur. Por kjo kështu duhej të ishte dhe kjo është çfarë unë pëlqej. Të shoh nga pamja ime. Prej këtej nuk është dhe aq e vështirë ta shoh botën." "Duket sikur kur ti shkruan letërsi në atë anë botës (Perëndim) nacionaliteti yt nuk është i rëndësishëm, por po të shkruash letërsi këtu (në Turqi) nacionaliteti, madje ca më keq, etniteti yt, është i rëndësishëm. Kur një shkrimtar anglez flet për marrëdhënie dashurore, ai shkruan për marrëdhënie dashurore njerëzore, por kur unë shkruaj për për marrëdhëniet dashurore, unë flas vetëm për marrëdhëniet dashurore turke." "Ne duhet të mësojmë një gjë nga civilizimi: Njërëzit janë kudo njëlloj dhe kjo gjë duhet të sjellë paqe. Por Bush asnjëherë nuk është sjellë kësisoj. Me luftën në Irak, ai i bëri qytetarët e zakonshëm të vendeve islamike të zemëruar kundër Amerikës dhe Perëndimit. I gjithë arti im është bazuar në premisat që Lindja dhe Perëndimi duhet të jenë bashkë." "Çfarë kam shkruar nuk është rreth përplasjes së civilizimeve apo konfliket mes Lindjes dhe Perëndimit. Unë i urrej të dyja, edhe konceptin, edhe realitetin e botës muslimane në përplasje me Perëndimin. Ajo për çfarë kam qenë i interesuar në veprën time është ajo që në termat sociologjike mund të quhet 'ndryshime kulturore', apo në në terma psikologjike, më personale, 'probleme të identitetit'."
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: - ORHAN PAMUK - ( Letërsia botërore ) 1st October 2011, 01:00 | |
| Dashuria...
1 – Më dhemb barku, por jo nga ndonjë e keqe që kam ngrënë
2 – Pres
3 – Nuk mund të lexoj libër
4 – Në kinema, kur të gjithë fillojnë e qeshin, mua më duket vetja si një “i shkretë” dhe rri aty brenda jo për të parë filmin, por për të kaluar kohën
5 – Kam shumë frikë se të gjithë do mësojnë se sa “i shkretë” jam
6 – Vazhdimisht mendoj vetëm një gjë
7 – Nevrikosem me të gjithë për shkak se të gjithë nuk janë njësoj si unë
8 – Në filmin që po xhiroj në imagjinatën time, ne po martohemi
9 – Tavani që është mbi krevatin tim qenka kështu, kordoni i llampës qenka kaq i çuditshëm dhe unë nuk i paskam vënë re më parë
10 – Askush nuk mund të më ndihmojë
11 – Nevrikosem shumë me të gjithë që flasin duke qeshur për këto tema
12 – Nuk punoj dot si më parë
13 – Gjatë vakteve ha vetëm ëmbëlsirat dhe darkave pi alkool
14 – Nevrikosem me veten time se përse nuk jam si të gjithë
15 – Më paska ikur puçra që kasha në këmbë
16 – Të ishte verë, hyja në det dhe, ndoshta, më bënte mirë
17 – Dua të jem vetëm
18 – Këto që thashë mos ia tregoni askujt, nuk dua aspak t’i dinë njerëzit. Po sikur t’i dinte ajo do të kishte ndonjë përfitim? Nëse nuk do të kishte, më mirë të mos dijë gjë fare
19 – Jam shumë i shkretë, por ajo që ka rëndësi nuk është kjo.
Ç’është dashuria?
Dashuria është dorëzimi. Dashuria është shkaku i dashurisë. Dashuria është të kuptosh. Dashuria është një muzikë. Dashuria dhe shpirti fisnik janë e njëjta gjë. Dashuria është poezia e trishtimit. Dashuria është vështrimi i shpirtit të thyer në pasqyrë. Dashuria është kalimtare. Dashuria është të mos thuash kurrë që jam penduar. Dashuria është kristalizim. Dashuria është të japësh. Dashuria është ndarja e një çamçakëzi. Dashuria kurrë nuk vihet re. Dashuria është një fjalë boshe. Dashuria është të takosh Zotin. Dashuria është një dhimbje. Dashuria është të jesh sy më sy engjëllin. Dashuria është tek lotët. Dashuria është pritja në kokë të telefonit. Dashuria është një botë e tërë. Dashuria është kapja dorë për dore në kinema. Dashuria është një dehje. Dashuria është një bishë. Dashuria është një verbëri. Dashuria është të dëgjosh zërin e zemrës. Dashuria është një qetësi e shenjtë. Dashuria bëhet temë nëpër këngë. Dashuria i bën mirë fytyrës. Dashuria është malli ndaj një personi që do ta përqafosh fort dhe të duash të rrish me të. Është të dëshirosh se duke përqafuar atë harron gjithçka në botën e jashtme. Është malli i njeriut për të gjetur strehë të sigurt për shpirtin e tij.
(Marrë nga libri :Ngjyrat e tjera)
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: - ORHAN PAMUK - ( Letërsia botërore ) | |
| |
| | | | - ORHAN PAMUK - ( Letërsia botërore ) | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| Tema Fundit | » Universiteti “Ukshin Hoti” ka arritur memorandum bashkëpunimi me Universitetin Politecnica delle Marche në Ankona të Italisë3rd October 2015, 22:48 nga Administratori» Urimi i Rektorit Vataj për fillimin e vitit të ri akademik 2015/20163rd October 2015, 22:44 nga Administratori» Njoftim2nd October 2015, 16:04 nga Administratori» Njoftim2nd October 2015, 16:04 nga Administratori» Njoftim2nd October 2015, 16:03 nga Administratori» Rezultatet e Provimit Pranues Për Vitin e Parë të Studimeve, për Vitin Akademik 2015-20162nd October 2015, 16:02 nga Administratori» Makroekonomi10th August 2015, 19:46 nga Administratori» Regjistrimi per studentet e rinj27th July 2014, 23:20 nga Administratori» Rezultatet e provimit pranues - Korrik 201427th July 2014, 23:17 nga Administratori |
Statistikat | Forumi ka 878 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Kujta
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2271 artikuj v 642 temat
|
Kush është në linjë | 28 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 28 vizitorë Asnjë Rekord i përdoruesve në linjë ishte 45 më 1st November 2024, 16:55 |
MARKETING ~ Just in Time - Vending Machines | |
Sondazh | | Sa ore ne dite lexoni? | Me pak se nje ore | | 18% | [ 6 ] | 1 ore | | 33% | [ 11 ] | 2 ore | | 18% | [ 6 ] | 3 ore | | 6% | [ 2 ] | 4 ore | | 15% | [ 5 ] | Mbi 4 ore | | 9% | [ 3 ] |
| Totali i votave : 33 |
|
Top posting users this week | |
|