Për holandezët, Beogradi është qytet në shtetin e KosovësBeograd, 24 nëntor – Për holandezët Beogradi është qytet në shtetin e Kosovës.
Se cili është kryeqyteti i Serbisë e dinë edhe më të vegjlit, por jo
edhe ueb faqja holandeze ANWB, i cili u ndihmon shoferëve për të mos
humbur në rrugët ndërkombëtare, raporton tabloidi serb Kurir, sipas të
cilit “holandezët jo vetëm që na kanë marrë (qëmoti) krahinën jugore,
por tashti madje edhe kryeqytetin tonë e kanë zhvendosur në këtë
‘shtet’”.
Për përdorimin e ueb faqes së pari duhet shkruar emrin e shtetit dhe
qytetit, që janë pikë nisëse, kurse fusha tjetër është për destinacionin
e dëshiruar.
“Në fushën fillestare kemi shkruar “Hag, Holandia”, kurse si destinacion përfundimtar “Beograd, Serbia”.
Kur paraqitet rezultati, si destinacion është shkruar “Beograd, Kosovo”!
Për Serbinë asnjë gjurmë”, përfundon Kuriri këtë storje të dhimbshme
për serbët.