|
| - PAVARSIA E KOSOVËS SIPAS TË DREJTËS NDËRKOMBTARE - (Dr. Frank Münzel) | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: - PAVARSIA E KOSOVËS SIPAS TË DREJTËS NDËRKOMBTARE - (Dr. Frank Münzel) 30th September 2011, 23:57 | |
| Pershendetje te nderuar miqe! Prostimi ne vijim paraqet nje punim te nje profesori gjerman te drejtes internationale dhe drejtes internacionale private. Daton nga viti 1998, pra pak i vjeter, mirepo prap se prap mjaft i pasur ne informacione mbi te drejten nderkombetare, e cila ketu shtjellohet ne prizmen $e temes shekullore shqiptare: Pavaresine e Kosoves.
Ne fund te atikullit gjindet nje link qe shpien tek nje faqe me punime ne gjuhen angleze te juristeve nerkombetare mbi dilemen e pavaresise se Kosoves. Keshtu qe pak si shume per te lexuar, mirepo si motivim plotesues po them se ai qe e lexon ne teresi, ate ta quajme doctor honoris causa dardaniae. | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: - PAVARSIA E KOSOVËS SIPAS TË DREJTËS NDËRKOMBTARE - (Dr. Frank Münzel) 30th September 2011, 23:57 | |
| Përmbajtja:
0. Pasthënie pas një viti I. Përshkrimi i Situatës: 1. Disa Fakte 2. Prapaskena ideologjike
II. Vlerësim 1. Të drejta historike 2. E drejta për vetëvendosje 2.1 Krijimi dhe mbajtja e pushtetit serb në kundërshtim me të drejtën për vetëvendosje 2.2 Shfrytëzimi i të drejtës për vetëvendosje 1974-1980? 2.3 Dekolonializimi 3. Kushtet paraprake - tradicionale për ekzistencën e një shteti të pavarur 4. A është kjo luftë e detyrueshme sipas të drejtës ndërkombëtare? 5. Jugosllavia e mbetur - pasardhëse e dyshimtë ligjore 6. Karta e Parisit. Guidelines on the Recognition of New States 7. Mbrojtja kundër gjenocidit dhe shkelja e Konventës të Gjenevës 8. Detyrimi për ndihmë 9. Përmbledhje
III. Çfarë duhet bërë? 1. Pasojat e pavarësisë 1.1 Detyrimi për njohje 1.2 Detyrimi për ndihmë 2. Ndalesa e pengimit të luftës çlirimtare 3. Masa ligjore ndëshkimore 0. Pasthënie pas një viti
Këtë artikull për pavarësinë e Kosovës e kam shkruar para një viti. Thelbi i argumentit tim ishte se para luftës në Kosovë kishte dy shtete: Republika e Kosovës dhe shteti serbojugosllav. Republika e Kosovës ishte e bazuar në zgjedhje demokratike, të cilat kishin lindur një kuvend, një kryetar, një qeveri qëndrore dhe qeveri komunale. Mbështetur në vullnetin e popullit, për të mirën e popullit, ky shtet e qeveriste vendin sa më mirë në rrethana shumë të vështira, organizonte edukimin, sistemin shëndetësor, ndihmën sociale, etj. Shteti serbojugosllav punonte kundër vullnetit dhe jo për të mirën e popullit; mbështetur në terror, jo vetëm plaçkiste dhe vriste por edhe e bënte dëbimin e popullatës së vet nga toka e saj dhe ushtronte gjenocid. Me të vërtetë s'ishte më një shtet, ishte një organizatë mafioze, një "shtet i dështuar" (failed state) sipas të drejtës ndërkombetare. Në një "shtet" të dështuar një shtet i ri legjitimohet prej vullnetit të popullit. Kështu, në Kosovë i vetmi shtet legjitim ishte Republika e Kosovës. Shteti serbojugosllav s'ishte asgjë tjetër veçse një bandë kriminelësh. Tani bashkësia ndërkombëtare e ka dëbuar këtë bandë. A është Republika e Kosovës tani duke e udhëhequr popullin kosovar në një të ardhme demokratike e të lumtur? Jo! Republika e Kosovës nuk duket më. Ose më saktë, shfaqet krejtësisht e ndryshme. Doli një "qeveri e përkohshme" pa asnjë bazë demokratike, pa asnjë bazë tjetër (pretendon një marrëveshje në Rambuje, por e vetmja palë me legjitimitet demokratik në këtë marrëveshje, LDK-ja, nuk merr pjesë në këtë "qeveri"; përveç kësaj, Rambujeja siç dihet dështoi), pa asnjë bazë tjetër përveç frikës, terrorit. Quhet edhe qeveria e UÇK-së, megjithëse me sa duket kjo UÇK nuk është UÇKja e Llapit ose e Dukagjinit, d.m.th. nuk është një nga pjesët e UÇK-së, të cilat kanë luftuar me sukses kundër serbëve, por është UÇKja e "policisë ushtarake". "Ministri i Punëve të Brendshme" i "qeverisë së përkohshme" u ka dhënë anëtarëve të kësaj "policie" letërnjoftime sipas të cilave kanë të drejtën "të mbajnë armë, të arrestojnë njerëz, të hyjnë në shtëpi private, të konfiskojnë mallra". Bash si djemtë e Frenkit. Në Prizren, ushtarë gjermanë kanë gjetur një dhomë të torturës ku kjo "polici ushtarake" torturonte romë; nje rom i vjetër kishte vdekur nga torturat. (Midis "policëve" ishte edhe një femër.) Ky s'ishte një "incident i izoluar". Kudo në vend, anëtarët e pakicave - romë, serbë, katolikë shqiptarë, goranë - kërcënohen, rrihen, plaçkiten, vriten. Shtëpitë e tyre digjen, shtëpi për shtëpi. Nga hakmarrës? Natyrisht, nëse paramilitarët serbë, policia speciale, etj., të kanë torturuar, t'i kanë vrarë gratë, femijët, fqinjët, ta kanë djegur shtëpinë, nuk ndihesh shumë miqësor ndaj serbëve. Por kriminelët serbë u arratisën menjëherë pas luftës dhe ti duhet ta spastrosh truallin tënd nga minat, ta rindërtosh shtëpinë tënde, ta gjesh bukën. A do të kishe atëherë kohë për hakmarrje ndaj një gruaje të vjetër dhe të sëmurë serbe ose rome që personalisht nuk të ka bërë asgjë? Këto krime kundër pakicave edhe sipas shkallës të tyre s'mund të jenë hakmarrje individuale. Me sa duket janë një fushatë e organizuar mirë dhe me të njëjtin qëllim si krimet e "paramilitarëve" dhe "policëve" serbë: për t'i lidhur këta njerëz dhe popullin me udhëheqësin (si vrasës i konfirmuar nuk mund ta braktisësh më bandën; nëse ke soditur një krim në heshtje, nuk mund të protestosh më vonë kundër krimeve të tjera), për t'i treguar popullit kush e ka të drejtën absolute për të vrarë (të vrasë serbët, pastaj edhe të tjerë). Për të ndërtuar një shtet të terrorit, në të cilin çdokush ka frikë edhe të flasë kundër "qeveritarëve", si tani në Kosovë. Natyrisht, edhe kështu, shkalla e këtyre krimeve s'mund të krahasohet me shkallën e krimeve serbe. Nuk jemi në luftë, dhe ky është vetëm fillimi, KFOR-i akoma është në vend. Megjithatë, edhe nëse shkalla është e ndryshme, esenca e shtetit kosovar po shndërrohet në të njëjtën gjë si shteti serbojugosllav: në një organizatë pa bazë demokratike, në një organizatë kriminele e mbështetur në frikë. Në një shtet të dështuar. Ky do të jetë fundi i të drejtës së Kosovës për pavarësi. F.Münzel Hamburg, Tetor 1999.
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: - PAVARSIA E KOSOVËS SIPAS TË DREJTËS NDËRKOMBTARE - (Dr. Frank Münzel) 30th September 2011, 23:58 | |
| I.Përshkrimi i Situatës
1. Disa Fakte
Kosova shtrihet mes Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë dhe ka, pa numëruar refugjatët dhe emigrantët e hershëm, 2.2 milionë banorë. Prej tyre 92% janë shqiptarë. Aty jetojnë edhe serbë (i), romë, turq, boshnjakë dhe kroatë. Më shumë se gjysma e popullsisë është më e re se 19 vjeç. Kosova është zona me dendësinë më të madhe të popullsisë në Gadishullin Ballkanik. Kjo zonë i takonte fillimisht vilajeteve shqiptare të Perandorisë Osmane (ii). Në vitin 1908 në Perandorinë Osmane erdhën në fuqi "Turqit e Rinj", të cilët u përpoqën ta shpëtojnë këtë Perandori nëpërmjet një politike nacionaliste-turke. Ata ndaluan në Shqipëri shkollat ku mësimi bëhej në shqip. Parlamentari i Prishtinës Hasan Prishtina organizoi protesta kundër këtij ndalimi deri tek Sulltani. Meqë këto protesta mbetën të pasuksesshme, ai organizoi një kryengritje që përfshiu të gjithë Shqipërinë. Kryengritësit shtruan 14 kërkesa që lidheshin kryesisht me çështjen e shkollës por edhe me autonominë lokale. Kryengritja pati sukses. Osmanët pranuan autonominë e Shqipërisë. Por fqinjët, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria dhe Greqia, nuk u pajtuan me këtë . Ata donin ta ndanin Shqipërinë mes tyre. Për këtë ata i deklaruan luftë Turqisë. Kjo ishte Lufta e Parë Ballkanike. Kjo luftë u zhvillua formalisht kundra Perandorisë Osmane. Udhëheqës të kryengritësve fitimtarë dhe fisnikë të tjerë shqiptarë formuan një qeveri nën udhëheqjen e Ismail Qemalit, i cili kishte reputacion edhe jashtë Shqipërisë. Kjo qeveri e shpalli Shqipërinë plotësisht të pavarur dhe u ofroi shteteve kufitare një fqinjësi paqësore. Por fqinjët nuk e pranuan këtë ofertë. Në fakt kundërshtarët e tyre ishin më shumë shqiptarët sesa trupat osmane akoma të mbetura në vend. Mbreti i Serbisë deklaronte se ai po bënte luftë për të çliruar popujt e Ballkanit, ndërmjet të cilëve edhe shqiptarët, nga Turqia. Por, me dijen dhe pjesërisht me urdhërat e tij eksplicite, trupat e tij u përpoqën ta "paqësojnë" vendin me një mizori (iii) të paparë në Europë që prej shumë shekujsh. Në zonën që i korrespondon Kosovës së sotme u vra nga forcat serbo-malazeze rreth 1/10 e popullsisë. Këto mizori shqetësuan opinionin publik europian (iv). Presioni i opinionit publik shkaktoi presionin e Fuqive të Mëdha ndaj katër shteteve ballkanike, të cilat u treguan të gatshme të nënshkruajnë një marrëveshje paqeje me Turqinë, marrëveshjen e Londrës me 30.05.1913. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Turqia i dorëzoi shteteve të tjera nënshkruese të marrëveshjes zonat në perëndim të një linje të caktuar (afërsisht kufiri i sotëm europian të Turqisë) me përjashtim të Shqipërisë (Art.2). Rregullimi i të gjitha çështjeve që lidheshin me Shqipërinë, përfshirë përcaktimin e kufinjve të saj, iu la nga marrëveshja 6 Fuqive të Mëdha europiane (Gjermani, Austro-Hungari, Francë, Britani e Madhe, Itali, Rusi). Në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës me 29.07.1913 këto fuqi vendosën një "Organstatut" për Shqipërinë. Sipas tij, një i huaj do caktohej si princ i Shqipërisë, i cili do qeveriste Shqipërinë nën mbikqyrjen ndërkombëtare, i mbështetur nga një polici ndërkombëtare. U ra dakord edhe për personin konkret që do ishte princi. Mosmarrëveshje lindën megjithatë përsa i përket kufinjve të vendit. Austro-Hungaria dhe Italia donin t'i përfshinin të gjitha zonat e banuara nga shqiptarë në shtetin e ri. Nga ana tjetër, Rusia donte vetëm një shtet të vogël shqiptar, kurse pjesa tjetër do t'i jepej Serbisë dhe Malit të Zi. Më në fund u arrit një marrëveshje (në protokollin e Firenze-s, të datës 17.12.1913) në një vijë të mesme, që i përgjigjet afërsisht kufinjve të sotëm të Shqipërisë. Rrjedhimisht, pothuaj gjysma e zonave të banuara nga shqiptarë mbeti jashtë kufinjve të shtetit të ri, kryesisht në Serbi dhe Mal të Zi. Në këtë vendim e mbështet Jugosllavia sot të drejtën e saj mbi Kosovën. Qeveria shqiptare i pranoi vendimet e konferencës dhe ia kaloi autoritetin e vet princit. Kosovarët nuk u pyetën megjithëse ata protestuan pranë Fuqive të Mëdha. Ata i ofruan rezistencë të armatosur pushtuesve serbë. Me fillimin e Luftës së Dytë Ballkanike, Princi e la Shqipërinë dhe administrata ndërkombëtare u shkatërrua. Asnjë pushtet shtetëror nuk ekzistonte më. I gjithë rajoni u pushtua nga trupat e palëve ndërluftuese. Shqipëria e veriut u pushtua fillimisht nga serbët dhe malazezët. Ata u dëbuan me 1916 nga Austro-Hungaria, e cila, së bashku me Bullgarinë, pushtoi edhe Kosovën. Austro-Hungaria ia la administrimin civil popullsisë vendase. Shkollat shqipe të mbyllura nga serbët u rihapën. Me 26.04.1915, Rusia, Britania e Madhe dhe Franca lidhën një pakt të fshehtë mbi hyrjen e Italisë në luftë përkrah forcave aleate. Ky pakt parashikonte ndarjen e plotë të Shqipërisë mes Serbisë, Italisë dhe Greqisë. Vetëm në Shqipërinë qendrore do mbetej një shtet autonom musliman që do përfaqësohej në botën e jashtme nga Italia.
Me tërheqjen e Austro-Hungarisë në vitin 1918, luftëtarë shqiptarë, kaçakët, morën kontrollin mbi disa zona të Kosovës rreth Pejës. Më vonë trupat e Jugosllavisë së sapoformuar (v) marshuan në këtë zonë dhe, me ndihmën e trupave franceze, i dëbuan kaçakët. Kaçakët gjetën strehim sidomos në Junik deri në vitin 1924. Në Durrës u ndërtua një qeveri shqiptare, e cila mori kontrollin mbi disa pjesë të vendit, kërkoi zyrtarisht pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve dhe vendosjen e kufinjve të drejtë. SHBA do pushtonin për një-dy vite pjesët që i ishin shkëputur vendit dhe do organizonin referendume mbi fatin e këtyre zonave (vi). Partnerët e Marrëveshjes së Londrës së 1915 iu kundërvunë pranimit të Shqipërisë, të cilën ata donin ta copëtonin ashtu siç ishin pajtuar më parë. Megjithatë SHBA realizuan Pavarësinë e Shqipërisë dhe pranimin e saj në Bashkësinë e Popujve duke u mbështetur në parimin e Vetëvendosjes së Popujve të përfaqësuar nga Presidenti Wilson. Kufinjtë e Shqipërisë do caktoheshin nga një komision ndërkombëtar i Aleatëve kryesorë (vendim i Mbledhjes se 2-të të Lidhjes së Kombeve me 02.10.1921). Ky komision i krijuar nga Konferenca e Ambasadorëve e Aleatëve kryesorë me 09.11.1921 caktoi kufinj që përputheshin me ata të 1913 (vii). Aleatët shpresonin se Jugosllavia do t'i përmbahej marrëveshjes së nënshkruar me 10.09.1919 me Aleatët kryesorë. Sipas kësaj marrëveshje, Jugosllavia ishte e detyruar të trajtonte në mënyrë të përshtatshme pakicat (do të kujdesej për shkollat në gjuhën e pakicave, do lejonte përdorimin e gjuhës së tyre në administratë dhe gjykata, etj.). Marrëveshja parashikonte shprehimisht se ajo vlente për zonat që i kishin kaluar Serbisë dhe Malit të Zi qysh më 01.01.1913. Megjithatë Jugosllavia pretendoi se kjo marrëveshje ka të bëjë vetëm me zonat e mëhershme austro-hungareze dhe u përpoq më tej ta serbizonte Kosovën. Çdo rezistencë u thye duke shfarosur fshatra të tërë. Konsulli francez në Shkup raportoi në Qershor 1919 për 9 masakra me 30-40.000 viktima, për mbylljen e shkollave fillore shqiptare dhe zëvendësimin me shkolla serbe (viii). "Nën emrin e organizatave kombëtare shteti serbo-kroato-slloven ka organizuar banda të armatosura, të cilat terrorizojnë zonat shqiptare dhe vrasin fshatarët pasi i plaçkisin dhe u djegin shtëpitë. Nën pretekstin e shtypjes së kryengritësve, forcat e organizuara ushtarake serbe kanë shkatërruar shumë fshatra në rrethet e Prishtinës, Vushtrisë, Mitrovicës dhe Pejës. Ato kanë vrarë me mijëra banorë të këtyre zonave pa kursyer as gra, fëmijë e pleq. Pas çdo goditjeje kundër shqiptarëve vendoset një kamp . . . kolonistësh serbë, të cilët pastaj terrorizojnë sistematikisht fshatrat fqinjë për të detyruar banorët e tyre të braktisin tokat, që pastaj sekuestrohen dhe gjithashtu kolonizohen . . . fshatarëve dhe qytetarëve shqiptarë, të cilët janë të gjithë bujqë (fermerë), u merret toka nën pretekstin e zbatimit të Ligjit Agrar (Reformës Agrare). Kushtetuta serbe është për shqiptarët njëlloj si kushtetuta e Turqve të Rinj ishte për Armenët." (ix) Gjuha shqipe nuk u lejua as si gjuhë zyrtare, as në shkolla. Deri në Luftën e Dytë Botërore nuk kishte në Jugosllavi shkolla në gjuhën shqipe. Më shumë se 90% e popullsisë së Kosovës mbeti analfabete. Me veprimet e lartpërmendura bëhej vazhdimisht presion mbi shqiptarët që të iknin, pjesërisht në Shqipëri e pjesërisht në Turqi (x). Për këtë Jugosllavia mbështetej në një marrëveshje të nënshkruar me 11.07.1938 me Turqinë mbi pranimin e të dëbuarve "turq" (xi). Kjo marrëveshje ishte realizuar nga diplomati i atëhershëm jugosllav Ivo Andric, i cili më vonë fitoi çmimin Nobel për letërsi. (xii) Meqë financimi nuk ishte siguruar dhe meqë Jugosllavia u shkatërrua në Luftën e Dytë Botërore, kjo marrëveshje nuk u ratifikua. Megjithatë, pas luftës, Jugosllavia dhe Turqia lidhën përsëri një marrëveshje mbi pranimin e refugjatëve (xiii). Ata përpara luftës u detyruan të deklaroheshin si turq por në fakt ishin shqiptarë që iu përkulën në vitet '50 presionit për dëbim. Gjatë gjithë këtyre veprimeve pati njëkohësisht përpjekje për të vendosur serbë aty ku dëboheshin shqiptarë. Por këto përpjekje patën pak sukses. Mes viteve 1919 e 1941, në Kosovë dhe në Maqedoninë perëndimore, u vendosën 53.884 persona, të cilët morën (deri më 1935) 134.802 ha tokë (xiv). Numri i "kolonistëve" të rinj pas vitit 1945 mbeti nën 20.000 (xv). Tre vitet e pushtimit italian, kur Kosova iu bashkua Shqipërisë së pushtuar, kaluan pa persekutime. Në këtë kohë, partizanët e Titos premtuan nëpërmjet të deleguarit të tyre Miladin Popovic tek komunistët shqiptarë, në Konferencën e Bujanit, fund 1944 fillim 1945, se Kosova pas luftës do ishte e lirë të vendosë vetë se kujt do t'i përkasë. Por, ende pa mbaruar mirë lufta, Kosova u vendos nën administratën ushtarake jugosllave. Gjatë 1945, brenda një gjysëm viti kjo administratë vrau 50.000 kosovarë. Në vjeshtë 1945 mbaruan vrasjet masive por vazhduan rregullisht aksionet policore, hetimet, torturat dhe proceset gjygjësore kundër "nacionalistëve", "separatistëve" dhe "armiqve" të tjerë. Kjo u kushtoi jetën shumë kosovarëve. Gjithashtu vazhduan kontrollet "për armë" në banesa. Shpesh shqiptarët detyroheshin t'i blenin armët për t'i dorëzuar pastaj, siç kërkohej, në polici. Njëkohësisht, siç u theksua më lart, iu imponua shqiptarëve ikja në Turqi. Për këto shkaqe, që nga viti 1945, Kosovën e kanë lëshuar rreth 1.5 deri në 2 milionë kosovarë. Në Gjermani jetojnë sot rreth 200.000 shqiptarë, të cilët kanë ardhur kryesisht nga Kosova si punëtorë të përkohshëm (Gastarbeiter) ose pjesëtarë të familjeve të tyre. Në Gjermani gjendet pothuaj i njëjti numër refugjatësh kosovarë. Situata në Kosovë u përmirësua përkohësisht kur Tito përjashtoi nga partia, në vitin 1966, shefin e policisë Rankovic (mes të tjerave sepse Rankovici kishte vënë mikrofona edhe në dhomën e gjumit të Titos). Rankovici kishte drejtuar shtypjen e shqiptarëve. Më vonë, pak nga pak, Tito e nxori Kosovën pothuaj krejt jashtë kontrollit serb. Kjo sidomos me Kushtetutën e 1974, ku Kosovës iu njoh autonomia në kuadrin e Serbisë dhe statusi si pjesë integruese e Jugosllavisë. Kjo sjellje e Titos konsiderohet sot si tradhëti. (xvi) Nga ana tjetër, kosovarët nuk ishin të kënaqur. Kosova ishte tashmë pothuaj si një shtet i Republikës Federale Jugosllave. Administrata ishte e përbërë kryesisht nga shqiptarë. Por nuk kishte zgjedhje të lira apo ndonjë mundësi tjetër për kosovarët që të vendosnin mbi fatin e tyre. Shumë kërkonin të paktën një shtet të vetin shqiptar ("Republikë") në kuadër të RFJ . Në këtë mes rol luante edhe fakti që, sipas kushtetutës jugosllave, republikat kishin të drejtë të shkëputeshin nga shteti jugosllav. Tito nuk ishte i gatshëm ta siguronte këtë status. Gjatë demonstratave për një Republikë të tillë u vra vetëm një demonstrues. Me Rankovicin nuk do kishte përfunduar kaq lehtë. Vala e persekutimeve ra shumë. Por edhe gjatë kësaj periudhe, ata që kërkonin haptazi shkëputjen e Kosovës nga Jugosllavia u persektuan dhe u dënuan rëndë. Në Kosovë u formua një Universitet me shkollat e larta ekzistuese ku për herë të parë në Jugosllavi mësimi ishte edhe në shqip. U formua bile edhe një Akademi e Shkencave dhe Arteve. Sidoqoftë, ata që mbaronin këtë universitet gjithnjë e më rradhë gjenin ndonjë vend pune. Shkak ishte mbetja e zhvillimit ekonomik të Kosovës gjithnjë e më mbrapa atij të pjesës tjetër të Jugosllavisë. Ndërkaq pasuritë e mëdha nëntokësore të Kosovës përpunoheshin jashtë saj kurse fitimet mbeteshin në Beograd (xvii). | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: - PAVARSIA E KOSOVËS SIPAS TË DREJTËS NDËRKOMBTARE - (Dr. Frank Münzel) 30th September 2011, 23:58 | |
| Pas vdekjes së Titos në Maj 1980, demonstratat paqësore të pranverës së viti 1981 (demonstruesit mbanin në duar fotografi të Titos) u përdorën nga Serbia si pretekst për rrethimin e zonës dhe ndërhyrje jashtëzakonisht brutale kundër demonstruesve. Duhet të ketë pasur rreth 200 të vdekur. (xviii) Kjo ndërhyrje u ndoq nga një valë spastrimesh në administratë dhe çdo institucion shtetëror nga "tjetërsimi ideologjik", dmth nga "separatistët shqiptarë" si edhe nga një fushatë shpifjesh e mediave jugosllave kundër shqiptarëve. Sidomos sukses pati kjo fushatë me pretendimin se shqiptarët e Kosovës përdhunojnë në mënyrë masive gra serbe, deri edhe murgesha serbe. Në të vërtetë numri i përdhunimeve në Kosovë është shumë më i vogël sesa ai mesatar i Serbisë ose i Jugosllavisë. Vetëm 9.6% e viktimave të keqbërësve shqiptarë ishin serbe dhe asnjëra nuk ishte murgeshë. (xix) Numri i madh i lindjeve tek shqiptarët u pa si një sulm ndaj RFJ i cili duhej neutralizuar duke i çuar ritmet e shtimit të shqiptarëve në zero (xx). Për këtë dolën rregulla mbi kontrollin e lindjeve dhe për pengimin e familjeve me shumë fëmijë. Këto rregulla u kufizuan në mënyrë të rafinuar vetëm tek shqiptarët edhe pse kjo nuk thuhet shprehimisht në tekstin e ligjit (xxi). Në vitin 1989 Kosovës ju hoq edhe formalisht autonomia (sipas një vendimi të Parlamentit kosovar me 23.03.1989, para të cilit parlamentarët u kërcënuan jashtëzakonisht, gjatë votimit Parlamenti ishte i rrethuar me tanke, mbi të fluturonin helikopterë, në votim morën pjesë edhe joparlamentarë dhe numri i saktë i votave nuk u numërua (xxii). Përfaqësuesi i Kosovës në Kryesinë federale u përpoq më kot ta fuste Autonominë e Kosovës në projektin e një kushtetute të re (xxiii). Heqja me dhunë e autonomisë së Kosovës ishte hapi i parë i madh i Serbisë drejt shkatërrimit të Jugosllavisë dhe ndërtimit të një shteti të ri nën sundimin serb. Përfaqësuesit e Republikave të tjera dhe kryeministri i atëhershëm i Jugosllavisë, kroati Markovic, i panë me shumë frikë veprimet e Serbisë. Por ata shpresonin se Kosova do mjaftonte për të kënaqur aspiratat e Serbisë. "Kosova është një fushë me mina, ku ne nuk guxojmë të shkelim" ka thënë Markovic. Ai shpresonte ta shpëtonte Jugosllavinë duke u përqëndruar në reformat e ekonomisë së tregut. (xxiv) Të lënë të vetëm në këtë mënyrë, parlamentarët e Parlamentit të Kosovës (4/5) u mblodhën përsëri me 02.07.1990 dhe e shpallën Kosovën si shtet federal ("Republikë") të Jugosllavisë, vendosën në vitin 1990 një kushtetutë të re dhe, përfundimisht, me 22.09.1991 Pavarësinë e plotë të Kosovës. Kjo Pavarësi u ligjërua në Referendumin e mbajtur me 26-30.09.1991 nga 87% e banorëve me të drejtë vote (xxv). Kosova ka një Parlament, një President dhe administratë lokale (të gjitha të zgjedhura rishtaz në vitin 1998) dhe një qeveri në ekzil (Bonn). Të gjitha këto institucione financohen nga kontribute vullnetare. Pothuaj krejt popullsia e Kosovës e refuzon regjimin jugosllav dhe nuk merr pjesë në zgjedhjet serbe/jugosllave. Serbia/Jugosllavia nuk e njeh gjithë këtë organizim (xxvi) dhe ndjek një politikë gjithnjë e më të ashpër persekutimi ndaj shqiptarëve. Më qartë duket kjo në fushën ekonomike. Në Kosovë, si në gjithë ish-Jugosllavinë, të gjitha ndërmarrjet e mëdha ishin "Organizata të punës së bashkuar", njëfarë ortakësie. Pronar ishte kolektivi i punonjësve të ndërmarrjes, i cili duhet të vendoste edhe mbi pushimet nga puna. Qysh para 1989 merreshin në punë me preferencë jo-shqiptarë. Kështu në marrëdhënie të qëndrueshme pune ishin 59.000 serbë dhe vetëm 164.000 shqiptarë. Pas heqjes së autonomisë së Kosovës, parlamenti i Serbisë miratoi një ligj mbi marrëdhëniet e punës në raste të veçanta. Ky ligj u përdor vetëm në Kosovë dhe i lejonte drejtorëve të firmave të pushonin nga puna punonjësit me vendim të tyre personal. Veç kësaj, në ndërmarrje të veçanta kosovare mes 1990 dhe 1992 u morën 371 vendime mbi "masa të përkohshme për mbrojtjen shoqërore të të drejtave të vetadministrimit". Këto vendime hoqën organet drejtuese të zgjedhura të deriatëhershme dhe ia kaluan të gjitha të drejtat personave serbë të emëruar si "organe të përkohshme". Këto "organe të përkohshme" kishin të drejtën të vendosnin mbi "marrëdhëniet e statusit dhe të punës" dhe "shpërndarjen e të ardhurave personale". Mbi këtë bazë u pushuan nga puna rreth 145.000 punonjës shqiptarë. Shumë prej tyre iu morën edhe banesat, të cilat iu dhanë personave serbë. Sipas të dhënave të ministrit serb të industrisë, u përgatitën për privatizim rreth 253 "ndërmarrje të mbrojtura nga shoqëria" ("90% e ekonomisë kosovare"). Rreth 1/3 do t'i shitet me kushte të volitshme punonjësve, që ishin tashmë pothuaj krejtësisht serbë. Edhe pjesa tjetër i shitet pothuaj vetëm serbëve. Firma të mëdha i shiten gjithashtu blerësve të huaj (Telekomi serb, i cili ka përvetësuar edhe atë kosovar, iu shit një firme italiane dhe një firme greke, miniera e Trepçës firmës greke Mytilneos, pjesë të Ferronikelit Thyssen-it, etj) (xxvii). Kështu përvetësohen firmat kosovare dhe pasuritë nëntokësore nga serbët. Firmat e vogla shqiptare, artizanati, tregtia, etj, gjenden vazhdimisht nën presionin e policisë financiare dhe të autoriteteve të tjera serbe. Ata shpesh detyrohen të mbyllin (xxviii). Nga ana tjetër, fonde dhe toka vihen në dispozicion për të mbështetur serbët: për formimin e ndërmarrjeve ku ata do gjejnë punë, për toka për ata që janë fermerë, për ndërtimin e shtëpive. Suksesi i këtyre masave është i vogël. Rreth 14.000 Kolonistë serbë kanë ardhur deri tani në Kosovë, 2/3 e tyre por e kanë lëshuar përsëri atë për shkak të varfërisë që mbizotëron atje (xxix). Me mjetet që vihen në dispozicion për serbët e ardhur pasurohen serbë lokalë, që nganjëherë edhe makineritë për ndërmarrjet e reja serbe ose ato të blera prej tyre i kanë nisur në Serbi (xxx). Vetëm shitjen e tokës tek shqiptarët e pengon një ligj serb i 18.04.1991, (xxxi) i cili ndalon tregti imobiliare që mund të ndryshojnë "përbërjen kombëtare të popullsisë". Shuma të mëdha fitojnë pushtetmbajtësit serbë dhe policët edhe nëpërmjet rryshfeteve që paguhen nga administrata kosovare në mënyrë që shkollat, spitalet, etj. kosovare të l ihen në një farë mase në qetësi. Ata fitojnë gjithashtu edhe nëpërmjet shumave që grabisin kur zbulojnë nisje të hollash në Kosovë nga jashtë vendit. Kritikuesit e linjës së qëndresës së padhunshme të udhëheqjes kosovare pretendojnë se aparati policor serb mund të financohet plotësisht nga burime të tilla (xxxii). | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: - PAVARSIA E KOSOVËS SIPAS TË DREJTËS NDËRKOMBTARE - (Dr. Frank Münzel) 30th September 2011, 23:58 | |
| Serbia i ka pushuar nga puna pothuaj të gjithë shqiptarët në administratën shtetërore, drejtësi, shkolla, universitet dhe spitalet (vdekshmëria e foshnjave në Kosovë sot është më e larta në Europë). Shumica e gjykatësve, mjekëve, etj. nuk e kuptojnë gjuhën shqipe. Sipas legjislacionit të ri serb vetëm serbishtja njihet si gjuhë zyrtare (xxxiii). Në universitetin e Prishtinës, më parë i vetmi universitet jugosllav ku mësimi zhvillohej edhe në gjuhën shqipe, tashmë flitet vetëm serbisht. (xxxiv) Biblioteka e universitetit u shkatërrua, koleksioni i madh, i pazëvendësueshëm i librave në gjuhën shqipe u reciklua si letër e vjetër. E njëjta gjë ndodhi edhe me biblioteka të tjera (xxxv). Qeveria kosovare ka ndërtuar në shtëpi private një sistem provizor shkollor, universitar dhe shëndetësor. Qeveria i paguan ndihma modeste disa mijëra njerëzve të cilët nuk kanë asnjë të ardhur tjetër dhe, pa këtë ndihmë, do të vdisnin nga uria. Përveç kësaj, janë organizuar një Qendër Informimi dhe një Komitet i të Drejtave të Njeriut. Komiteti i të Drejtave të Njeriut ka një rrjet të dëndur vëzhguesish në të gjithë vendin, i cili shqyrton dhe rregjistron shumë barbarizma të pushtuesit jugosllav. I gjithë ky sistem financohet nga pagesa vullnetare të taksave, sidomos nga kosovarët në botën e jashtme, të cilët do duhej të paguanin 3% të të ardhurave të tyre dhe përgjithësisht edhe e paguajnë. Shqiptarët e Kosovës nuk i pranojnë pothuaj fare vendimet e "gjygjeve të instaluara nga Serbia". Ata i zgjidhin diferencat me ndihmën e personave të u dëgjohet fjala (si psh. udhëheqësit fetarë, nga personat e zgjedhur me vota të lira, kryetarë rrethesh, prefektë) ose nga përfaqësuesit e Komisionit të të Drejtave të Njeriut (xxxvi). Problemet e vjetra e të mëdha deri tek gjakmarrja, trajtohen nga "mbledhjet e pajtimit" që drejtohen nga intelektualë të njohur. Ata diskutojnë me palët derisa të arrihet që palët t'i shtrëngojnë publikisht dorën njëra-tjetrës në takime të mëdha publike. Raste të tjera trajtohen nga "këshillat e rretheve (komunave) për evitimin e shfaqjeve negative" (xxxvii). Deri tani Jugosllavia e ka pasur gjërësisht monopolin e forcës: policinë, drejtësinë serbe, ushtrinë. Nga 1990-1997 u vranë mesatarisht çdo muaj 1-3 shqiptarë nga policia. Vazhdimisht kishte kontrolle të shtëpive, arrestime, tortura, plaçkitje (xxxviii). Përndjekja e shqiptarëve nuk u kufizua në Kosovë. Gjatë shpërthimeve me lëndë eksplozive që i paraprinin marrjes së shteteve boshnjake nga serbët, janë shkatërruar vazhdimisht të parat dyqanet e shqiptarëve. Pak shqiptarë i kanë mbijetuar kampeve serbe të përqëndrimit atje. Akuzave ndërkombëtare për përndjekjen e shqiptarëve i është përgjigjur dhe i përgjigjet qeveria jugosllave duke rikujtuar artikullin mbi mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve të kushtetutës së saj. Përballë kësaj, kanë ndjekur Qeveria e Kosovës dhe të gjitha partitë shqiptare që veprojnë publikisht, veçanërisht LDK-ja si më e madhja mes tyre, politikën e qëndresës të padhunshme. Që në vjeshtë të 1997 u shtuan shenjat se Jugosllavia po përgatiste në Kosovë një aksion të shkallës së gjërë. Fillimisht pati zëra mbi një mobilizim. Mediat serbe kishin raportuar deri atëherë se në Kosovë ishte gjithçka nën kontroll. Në Dhjetor pretenduan ato papritmas, çka atëherë nuk ishte e vërtetë, se kontrolli i pushtetit jugosllav ishte i kufizuar vetëm në qytetet e mëdha dhe në disa stacione policie në pika kyçe. Përveç kësaj, gjithnjë sipas këtyre mediave, vendi kontrollohej nga ushtria e organizuar dhe e armatosur mirë UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës). Kjo, pavarësisht nga përgënjeshtrimet e presidentit Rugova dhe Qeverisë së Kosovës, bashkëpunon me ta dhe thirr ushtarë në shërbim ushtarak (xxxix). Për UÇK-në u fol shumë qysh në vitin 1996 si rezultat i atentateve dhe komunikatave pompoze. Numri i këtyre atentateve ishte shumë i kufizuar deri në fillim të 1998 (xl). Me 11.02.1998 presidenti maqedon Gligorov deklaroi se Maqedonia priste luftë në Kosovë dhe se po përgatiste një korridor nëpërmjet të cilit refugjatët shqiptarë të kalonin nga Kosova në Shqipëri. (Shqiptarët e Maqedonisë e interpretuan këtë të indinjuar si përgatitje e kontributit maqedon për dëbimin e shqiptarëve.) Me 11.02.1998 dy politikanë nga Vojvodina, socialdemokrati Canak dhe reformdemokrati Isakov deklaruan se kishin prova të qarta për mobilizimin e ushtrisë për luftë në Kosovë, përgatitje që iu kujtonin përgatitjet për luftën në Kroaci në vitin 1991 (xli). Dy javë më vonë, me fillimin e masakrave të policisë serbe nën pretekstin e luftës kundë UÇK, nisi lufta. Në këto masakra përdoret vazhdimisht e njëjta metodë. Fshatra të tëra rrethohen dhe bombardohen fillimisht nga larg dhe nga ajri. Pastaj snajperët qëllojnë mbi gjithçka që lëviz. Përfundimisht vendi "pastrohet" nga banorët që nuk arritën të iknin. Edhe bagëtitë mbyten të gjitha. Shtëpitë plaçkiten. Nëpërmjet kësaj paguhen kriminelët, çetnikët serbë, veçanërisht njerëzit e Raznjatovicit alias Arkan, që janë shfaqur më përpara në Slavoni dhe Bosnjë. Ata transportojnë gjithçka që munden me kamionë - televizorë, aparate të tjera elektronike, mjete shtëpiake, nganjëherë edhe mobiljet. Pasi marrin edhe makina dhe makineri me vete, u vënë zjarrin shtëpive. Gjithçkaje tjetër, shpesh edhe të mbjellave në ara, u vihet zjarri. Në këtë mënyrë, më 28.02-1.03.1998 janë sulmuar së pari me helikopterë, tanksa dhe armë të rënda fshatrat Qirez dhe Likoshan (komuna e Skënderajt) dhe më pas serbë të armatosur kanë hyrë në këto fshatra ku kanë vrarë 26 njerëz, një shtatzanë është ekzekutuar me një plumb në fytyrë, ndërsa një viktime tjetër i janë prerë për së gjalli organe të trupit. Pas kësaj vazhduan sulmet në shtëpitë e familjes Jasharaj në Prekaz, duke u arsyetuar gjoja me pjesëmarrjen e Jasharajve në rradhët e UÇK-së. Këtu ka pasur më së paku 56 të vrarë, ndoshta deri në 63, ndër ta 10 fëmijë të moshës deri 14 vjeçare. Më i riu ka qenë 7 vjeç, prej tyre 3 janë marrë të gjallë nga policia dhe janë vrarë më vonë. Kjo masakër ka qenë vetëm fillimi. Një "analitik ushtarak" serb nga Prishtina, i cili dëshiron të mbetet anonim, sipas gazetës "Nedeljni telegraf" të 11.03.1998 sqaron: "Në territorin e Drenicës nuk mund të thuhet që janë likuiduar të gjithë terroristët, ngase sipas të dhënave deri tash të njohura në 14 ditët e fundit janë vrarë më së paku 50, por një numër të tillë mundet që ta rekrutojë seicili fshat për vete. Në fshatrat e tjera ka mjaft baza të forta terroriste, ndërsa malet e Çiçavicës, ku gjejnë të mbështetje Drenica dhe një numër i madh fshatrash, duhen pastruar mirë. Dëshpërimi dhe tmerri nga këto masakra, para së gjithash fotografitë e të vdekurve nga Prekazi të publikuara në shtyp (xlii) çuan në reagimin (e shpresuar nga Jugosllavia?. Rradhët e UÇK-së shtoheshin çdo ditë sa që ajo brenda javësh u kthye nga një grup i vogël në një ushtri me luftëtarë të dëshpëruar, të cilët tash në pjesë të mëdha të Kosovës lëviznin hapur por që ishte e armatosur shumë keq. Veç kësaj në shumë vende formoheshin grupe për vetëmbrojtje nga sulmet jugosllave të cilat njiheshin pjesërisht gjithashtu si UÇK. Nën kontrollin e gjithë këtyre njësive, kanë qenë përkohësisht deri në 40% e territorit të Kosovës. Nga ajo çka tregojnë dezertorët jugosllavë, ata janë urdhëruar që të mos kenë parasysh popullsinë civile. Shumë vendbanime janë sulmuar edhe pa pasur serbë fare në to, apo vetëm e vetëm se nëpër këto kanë kalur njerëz të armatosur. Psh. fshati Dubovik (afër Pejës, që në situatë normale ka 2000 banorë, ndërsa tash atje janë vendosur edhe 20 000 të zhvendosur) ose fshati Poturevc (afër Lipjanit) ku janë gjuajtur dhe shkatërruar dy mullijtë modernë të familjes Shabani, të cilët kanë furnizuar rreth 60.000 banorë me miell. | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: - PAVARSIA E KOSOVËS SIPAS TË DREJTËS NDËRKOMBTARE - (Dr. Frank Münzel) 30th September 2011, 23:59 | |
| Forcat e armatosuara jugosllave qysh nga fillimi i luftës, fundi i Shkurtit, deri më 2 Shtator kanë sulmuar 391 vendbanime kosovare nga gjithsej 1335, 266 i kanë gjuajtur me armë të rënda ndërsa nga 217 i kanë përzënë të gjithë banorët. Shumë vendbanime janë plaçkitur dhe pastaj janë shkatëruar plotësisht. Në disa vende janë djegur sistematikisht të korrurat. Territore të tëra janë deklaruara si "zona të vdekjes". Shumë fshatra si dhe qyteti i Gjakovës i janë nënshtruar një blokade totale saqë banorët e këtyre i kërcënon uria e në disa vende bukë u shitet vetëm serbëve. Më 2 Shtator 1998 në Kosovë ka pasur 417.483 njerëz që largoheshin (xliii) pjesërisht në pjesë të tjera të Kosovës, pjesërisht në Mal të Zi, Shqipëri dhe Maqedoni. Furnizimi i të zhvendosurve në Kosovë pengohet sistematikisht. Pjesëtarë të organizatave humanitare janë gjuajtur dhe burgosur nga forcat e armatosura jugosllave ndërsa furnizimet e tyre janë plaçkitur. Gjatë gjuajtjes së një traktori me mjete ushqimore për refugjatët më 24 shtator 1998 janë vrarë disa pjesëtarë të Shoqatës Humanitare "Nënë Tereza". Sjelljet kriminale të Prokurorisë jugosllave nuk mbështeten vetëm nga partitë që janë në pushtet në Serbi (socialistët dhe radikalët e Sheshelit) por edhe nga opozita ("demokratët" e Dindic dhe nacionalromantikët e Drashkoviçit) me përjashtim të Unionit Qytetar (të parëndësishëm) të Vesna Peshiçit dhe të Malit të Zi. Udhëheqja jugosllave bashkëpunon shumë ngushtë me mafien e Beogradit, me Arkanin i cili është edhe deputet në Kosovë. Bashkëpunime të tilla në Jugosllavi kanë traditë (shih shënimin.xxxix), por kjo në kohën e Titos kufizohej në institucionet e sigurimit shtetëror. Sot udhëheqja jugosllave mbështetet kryesisht në aparatin e sigurimit shtetëror. Mu për këtë, gërshetimi i tyre me mafian është shumë i dendur. Kështu në varrime të udhëheqësve të gangsterëve shihen politikanë të rangut të lartë, edhe Millosheviqi. Ndodh që me ndihmën e mafias ata të pastrojnë llogaritë (xliv) sa që është e vështirë të dallosh kufinj të qartë ndërmjet mafias dhe udhëheqjes politike. Veprimet jugosllave në Kosovë gjatË 1998 kanë shumë ngjashmëri me veprimet jugosllave në Luftën e Bosnjës. Në ngjashmëri me atje, Millosheviqi, Shesheli, Arkani dhe njerëzit e tyre provojnë nëpërmjet vrasjeve masive dhe terrorit që ta dëbojnë një popull të tërë nga vendi i vet. Metodat e përdorura janë deri në detaje të ngjashme. Ashtu si atje edhe këtu popullsia keqtrajtohet rëndë, me shpresë që dikush do të mbrohet me armë. Atje ku kjo nuk ka suskses, iskenohen incidente (xlv). Më pas rrethohen vendbanime të tëra dhe vihen në breshërinë e artilerisë dhe snajperëve. Kështu që popullsisë nuk i mbetet gjë tjetër veç ikjes. Në këtë mënyrë mundohen që pjesë të ndryshme strategjike të vendit të "pastrohen" nga popullsia. Në të njëjtën kohë ofrohen "kolonë" të armatosur për t'u vendosur atje. Në të ardhmen RJ planifikon një regjistrim të popullsisë dhe tentohet që si qytetarë "jugosllavë", rrjedhimisht me të drejtë banimi në Kosovë, të njihen të gjithë ata të cilët marrin pjesë në rregjistrim (Veçernji Novosti, Beograd, 3004.'98). Këtë shqiptarët nuk do ta pranojnë ngase masat e tilla të pushtetit jugosllav i konsiderojnë si të kundërligjshme. Rrjedhimisht ata do të klasifikohen si të pashtet dhe nuk do t'u njihet e drejta e atdheut në Kosovë dhe do të konsiderohen si "mysafirë" të ardhur nga "kush e di se ku" (shih shënimin 23). | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: - PAVARSIA E KOSOVËS SIPAS TË DREJTËS NDËRKOMBTARE - (Dr. Frank Münzel) 30th September 2011, 23:59 | |
| 2. Prapaskena ideologjike
Prapa aksioneve serbe në Kosovë që nga viti 1912 qëndron ideja mbi të drejtat historike serbe mbi Kosovën dhe mbi "gjenocidin mbi serbët me ndihmë të demografisë". Serbia pretendon një të drejtë historike mbi këtë vend. Kosova apo edhe e tërë Shqipëria veriore na qenkan "djep i serbizmit", "Serbi e vjetër", qendra e Perandorisë së perandorit serb Dushan, vendi i shumë kishave ortodokse serbe me mozaikë të njohur, që ka rënë në dorë të turqve pas një lufte heroike mbrojtëse kundër superfuqisë turke në Betejën e Fushë Kosovës para 600 vjetësh. pastaj turqit kanë vendosur shqiptarët të sjellë nga disa "shpella mali". Ata, gjatë një gjenocidi shekullor, kanë përzënë serbët nga ky vend. Në të vërtetë mbretëria e Car Dushanit ka egzistuar vetëm 12 vjet. Sigurisht që anëtarë të familjes së tij, të Nemanjëve, kanë sunduar pjesë të Shqipërisë veriore nga pjesa e dytë e shekullit 12, gjithsej 180 vjet, në fillim si vazalë bizantinë që më vonë u pavarësuan. "Perandori" të tilla nën princër serbë ka pasur edhe në Greqi, pjesë të Shqipërisë janë sunduar nga princë normanë, sicilianë dhe bullgarë. Të gjitha këto familje sunduesish kanë qenë të miqësuara mes vetes, me perandorë bizantinë dhe me fisnikë shqiptarë. Kombësia e sunduesve në atë kohë nuk ka luajtur kurrfarë roli, me rëndësi ka qenë feja. Është e mundur që Beteja e Kosovës të mos ketë pasur fitues. Dëshmia e vetme e mbetur është raporti i mbretit Tvrko, që nuk i përmend fare serbët, por si pjesëmarrës në anën e të krishterëve ndër të tjerë edhe shqiptarët. Perandoria serbe nuk u fundos në atë kohë por disa dhjetëvjeçarë më vonë. Më parë, serbët kanë luftuar si aleatë të turqve kanë kundër hungarezëve. Shqiptarët kanë luftuar gati një shekull më gjatë kundër turqve. Kishat e njohura serbe janë zbukuruar aq bukur pjesërisht gjatë sundimit osman (dhe natyrisht edhe nga murgj shqiptarë, si Shën Naumi pranë Liqenit të Ohrit) sa që shtrohet pyetja se si ka qenë e mundur që kisha serbe të aranzhohet aq mirë me osmanët. Kisha të vjetra ortodokse, dhe mes tyre serbe, si Patrikana e Pejës , kanë qenë shpesh herë më parë katolikë, pra shqiptare. Ato u janë marrë katolikëve me dhunë nga ortodoksët. Shërbyesit e Patrikanës kishin privilegjet e njëjta me muslimanët, ndër të tjera lirimin nga tatimi. Pohimi për shqiptarët e sjellur nga "shpellat e maleve" (apo siç fabulon politikani "demokrat" serb Drashkoviç së voni, të sjellur nga Azerbejxhani) qëndrojnë krejtësisht në ajër. Sipas shumë shkencëtarëve të paanshëm të gjuhësisë, gjuha shqipe është vazhdimësi e Ilirishtes dhe, rrjedhimisht gjuha e cila flitet në këtë zonë qysh prej mijëra vitesh. (Ky fakt është i kuptueshëm edhe për profanët ngase shqipja e sotme ka nje sfond themelor, i cili përbëhet gati një e pesta nga latinishtja, pjesërisht nga forma shumë të vjetra të latinishtes. Kjo tregon se shqipja është folur një kohë të gjatë në fqinjësi me Romakët dhe gjithsesi tregon që, në kohën e Perandorisë romake, shqiptarët kanë qenë në këto territore.) Gjatë shekullit të 17, një ushtri austriake e udhëhequr nga Piccolomini ka sunduar për një kohë të gjatë këto territore dhe është ndihmuar nga kosovarët. Kur kjo u përzu nga osmanët, gjatë ikjes asaj iu bashkangjitën edhe shumë vendas bashkë me familjet, të cilët austriakët i kanë vendosur në perandorinë e tyre. Ngjashëm ka qenë edhe me luftën e dytë austro-turke 1737-39. Serbët mëtojnë (pretendojnë) që atëherë popullsia serbe e Kosovës ta ketë lëshuar këtë vend dhe në vend të saj të jenë vendosur shqiptarë muslimanë. Ky pretendim nuk mund të vërtetohet. Gjasat më të mëdha janë që austriakëve katolikë t'ju jenë bashkangjitur shqiptarët katolikë e jo vetëm serbët ortodoksë, të cilët ja kanë çuar më parë shumë mirë me turqit. Është e sigurtë se nga të ikurit e vendosur në Syrmien ka pasur edhe shqiptarë, pasardhësit e të cilëve kanë folur shqip deri në shekullin 19 (xlvi). | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: - PAVARSIA E KOSOVËS SIPAS TË DREJTËS NDËRKOMBTARE - (Dr. Frank Münzel) 30th September 2011, 23:59 | |
| Së fundi, tek të gjitha të dhënat e vjetra duhet pasur parasysh se me "serb" atje regullisht janë menduar të krishterët që kanë qenë nën patrikanën ortodokse serbe të Pejës, të cilët për nga gjuha dhe kombësia mundu të kenë qenë shqiptarë. Egzistojnë raporte të klerit katolik për kalimin e katolikëve (shqiptarë) në "herezi" të patrikanës, të motivuar nga lehtësimet tatimore që kanë gëzuar të krishterët ortodoksë nën osmanët. Shqyrtime të tilla të parëve të ideologjisë serbe as që u interesojnë. Disa nga ata historinë e tyre e cilësojnë sinqerisht si një "mit të mrekullueshëm". (xlvii) Tipike janë shprehjet e Zhivojin Rakoçeviçit udhëheqës i protestave të studentëve serb në Prishtinë: "... profesori gjenial Jovan Cvijiç ka tërhequr vërejtjen që në vitin 1903 se do të vijë në një ndeshje ndërmjet popullsisë serbe dhe asaj arbaneze dhe se bomba demografike shqiptare do t'i zhvendos serbët deri në Nish dhe Leskovc. Për fat të keq zëri i gjenialit Jovan Cvijiç ka mbetur vetëm si një zë në shkretirë. 'Shiptarët' që gjatë shekujve kanë jetuar larg nga kultura u futën në 60 vitet e fundit si popull nomad në civilizim. Në shoqërinë e tyre të mbyllur fisnore nga një tokë e mjerueshme (varfër) u ngjitën në territorin e Kosovës dhe Metohisë, u vendosën në një kompleks rrafshinor. Në këtë kompleks rrafshinor, nxitur nga fundamentalizmi islamik dhe poligamia, është krijuar një bombë të tmerrshme demografike. Kur të kihet kjo parasysh, ithtarët e ndarjes së Kosovës duhet të llogarisin edhe në rreth 300.000 'shiptarë' të tjerë që do të zbresin në këtë rrafsh. Kjo bombë demografike e kësaj shoqërie vërteton tezën e Cvijiçit për ardhjen e 'shiptarëve' deri para Nishit dhe Leskovcit dhe për këtë kufiri natyror duhet mbajtur pa marrë parasysh çmimin... Fisniku Llazar në Fushë Kosovë ka humbur kokën dhe vendin por për këtë ka gjetur Perandorinë Qiellore dhe falë kësaj Perandorie Qiellore ne serbët jemi ende në Fushë Kosovë. Kushdo që sot të humb Kosovën do të humbë edhe popullin edhe kokën dhe do të mbajë vulën e turpit derisa të jetë kjo botë..."(xlviii) Këtu nuk flet ndonjë plak i kapluar nga fantzazia nacionaliste e shekullit të kaluar, Rakoçeviç është lindur më 1974 dhe vizionet e tij janë tipike për një zë të popullit te serbët kosovarë. Kjo vjen në shprehjen edhe në një raport (që nuk ka formën e një punimi shkencor) të një gazetari amerikan: " 'All these Albanian men have three or four wives and about 20 children,'said Zoran Diniç, 32, a Serb who works as an animal health inspector. 'They make money running drug and prostitution rings, and none of them have proper state documents. At least 75 percent come from Albania or somewhere else, and the sooner we send them back the better.'" (xlix) Fjalime të këtilla pasqyrojnë nxitjet e shumë viteve kundër shqiptarëve. Sipas tyre shqiptarët janë fundamentalistë poligamë të cilët shumohen si parazitë, kriminelë, që rrjedhin "kush e di se nga" të cilët duhet kthyer me postë mbrapsht. Qëllimi është gjoja që të ndalet dhe të anullohet "gjenocidi" mbi serbët kosovarë, i shkaktuar nga vendosja dhe "shtimi gjenocidal i shqiptarëve" . Kjo do arrihet siç përmendëm më lartë me ndalimin e shtimit të shqiptarëve (l) ose së paku me dëbimin e tyre si edhe me vendosjen e serbëve (li). Qeveria serbe akuzohet se në këtë drejtim nuk ka bërë sa duhet. "Këtu shihet shumë qartë se çfarë hapa të gabuar kanë bërë strategët e çështjes kombëtare serbe. Mbetet plotësisht e paqartë se çfarë qëllimi kishin ata! Pa shkuar më larg, le t'i hedhim një sy tabllosë demografike të Kosovës. Nëse kjo është forca kryesore e shqiptarëve, atëherë Serbia ka pasur rastin të përgjigjet me një kundëraksion. Vetëm nga Kroacia janë zhvendosur rreth 80.000 serbë. Pse qeveria e Beogradit nuk i ka vendosur ata në mënyrë kolektive në Kosovë, të paktën gjysmën e tyre? Në dorë të organizatave shtetërore serbe në Kosovë kanë rënë vetëm 14.000 refugjatë. Dy të tretat e tyre janë larguar shumë shpejt, kanë ikur nga Kosova. I ka përzënë mjerimi, mungesa e strehimit njerëzor (human). Tani ka mbetur vetëm një pakicë simbolike... Arsyetimi zyrtar është mungesa financiare... Vetëm disa të dhëna. Komuna e Pejës disponon me mbi 2.500 ha tokë në pronësi shoqërore. Nga ajo punohen vetëm 1.000ha. Pjesa tjetër e mbetur, 1 500ha, është dashur që t'u ndahet refugjatëve si pronë e përhershme dhe pa të drejtën për ta shitur. Nëse secilës familje do t'i jepej nga një hektar tokë do të mundej që në Pejë të sillen 1.500 familje serbe, një zonë më 15 fshatra... për hir të së vërtetës, duhet thënë se sigurisht që është bërë diçka. Unë vetë kam vizituar dy familje refugjatësh ... (atje më tha një kolonist) 'Ata na kanë dhënë shtëpitë dhe për këtë u jemi mirënjohës. Por ne nuk kemi tokë, punë para nga shteti... kemi marrë 10 armë dhe bëjmë roje natën... shumë njerëz shkojnë në Mal të Zi për të kontrabanduar cigare. Pune tjetër nuk ka...'" (lii). Fatkeqësisht ndjekjet serbe, që kanë zgjatur një shekull, kanë qenë deri diku të suksesshme. Para fillimit të tyre, më 1840 gjeografi francez Ami Boué supozonte numrin e shqiptarëve në 1.6 milion, ndërsa numrin e serbëve 1 milion. (liii) Sot raporti serbë - shqiptarë është i kundërt.Sot raporti serbë - shqiptarë është i kundërt. (liv) | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: - PAVARSIA E KOSOVËS SIPAS TË DREJTËS NDËRKOMBTARE - (Dr. Frank Münzel) 30th September 2011, 23:59 | |
| II. Vlerësim
1. Të drejta historike
Ky argument nuk ja vlen të diskutohet edhe sikur të pranohen shtrembërimet historike serbe. Nuk mund të arsyetohen të drejtat e sotme me ndodhitë e para 300 apo 600 vjetëve. Me argumente të tilla, gjithsesi më të bazuara, Gjermania mund të pretendonte Romën, Luxemburgun apo Pragën si rezidenca të shejta të perandorisë romake të popullit gjerman. Po të duam të argumentojmë historikisht për Kosovën, le të kthehemi 400 apo 500 vjet para Betejës së Kosovës kur, pa kurrfarë dyshimi, shqiptarët kanë banuar Ballkanin jugor, por serbët jo dhe pastaj të kërkojmë që këta të fundit të kthehen atje nga kanë ardhur, në Ukrainë apo kudo që të kenë jetuar më parë. 2. E drejta për vetëvendosje.
E drejta e popujve për vetëvendosje luan për Kosovën një rol vendimtar. Ajo është futur në të drejtën ndërkombëtare pas Luftës së Dytë Botërore nga Presidenti i atëhershëm amerikan Wilson, dhe sot është fiksuar si princip i pakontestueshëm në të drejtën ndërkombëtare dhe në kartën e Kombeve të Bashkuara (KB) (Art. II). Ajo ekziston edhe në paketën e KB për të drejtat e njeriut të 16.12.1966 dhe në Declaration on Principles of International Law Concerning Friendly Relations and Cooperation të mbledhjes së përgjithshme të OKB-së të mbajtur më 24.10.1970. Sipas kësaj të fundit, çdo lloj dhune që u cënon popujve të drejtën për vetëvendosje është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. A mund të mbështeten kosovarët në këtë të drejtë, a janë ata "popull" sipas të regullave të së drejtës për vetëvendosje? Përpara, e drejta për vetëvendosje u është njohur vetëm "popujve" dhe jo "pjesëve" apo "grupeve etnike". Ngjashëm Stalini u ka lejuar vetëm "popujve të plotë" të drejtën për vetëvendosje (lv). Duke u nisur nga kjo, juristët jugosllavë deklaronin se me themelimin e Shqipërisë si shtet, shqiptarët e kanë shfrytëzuar të drejtën e vetëvendosjes për themelimin e shtetit dhe kështu shqiptarët e Jugosllavisë nuk kanë të drejtë për njësinë e tyre federale, republikën, në Jugosllavi. (lvi) Mirëpo ekspertiza e mirënjohur për ishujt Alande (lvii), e para e këtij lloji ku kjo e drejtë ka luajtur një rol, i ka lejuar një grupimi të një populli, suedezëve të këtyre ishujve, pa kurrëfarë arsyetimi tjetër, të drejtën për vetëvendosje. Mu për raste të grupeve të tilla e drejta për vetëvendosje luan një rol të rëndësishëm. Nëse kjo do të vlente vetëm për popujt "shtetërorë" ose për popuj me një ndërlidhje territoriale, atëherë lirisht mund që të hiqej dorë nga kjo e drejtë. Për këtë arsye, mendimi i shumicës sot është që e drejta për vetëvendosje t'u njihet të gjitha grupeve që veten e shohin si popull por edhe popujve që veten e shohin si pjesë e nje populli tjetër, psh. suedezët e ishujve Alande, armenët në Malin Karabah ose irlandezët në Irlandën Veriore (lviii). Kosovarët e shohin veten si shqiptarë dhe lëvizja kombëtare shqiptare për bashkim (unifikim) ka filluar në Kosovë me Lidhjen e Prizrenit (1878). Në Konferencën e Bujanit dhe deri pas Luftës së Dytë Botërore ata janë angazhuar për bashkimin me shtetin amë. Fati i tyre nën shtypjen serbe që nga viti 1912 u ka dhënë atyre një vetëdije grupore. Ata nuk dallohen vetëm subjektivisht me këtë vetëdije por edhe objektivisht me territore të ndara qartë dhe të banuara gati tërësisht prej tyre. Ata dallohen nga pakicat tjera kombëtare që jetojnë aty. Me dy milionë shqiptarë në vend dhe, më së paku, një milion jashtë tij ata kanë madhësinë e mjaftueshme për një grup. Pra ndaj atyre u takon një e drejtë e posaçme për vetëvendosje. 2.1 Krijimi dhe mbajtja e pushtetit serb në kundërshtim me të drejtën për vetëvendosje
Jugosllavia derivon të drejtën e vet mbi Kosovën nga e drejta e Mbretërisë Serbe dhe Malazeze mbi këtë territor. Serbia dhe Mali i zi e kanë okupuar këtë territor gjatë luftës së Parë Ballkanike. Veprimet e tyre kriminale mbi popullatën civile kanë cënuar qysh atëherë parimet e juridiksionit ndërkombëtar të luftës. Ka qenë kundër të drejtës ndërkombëtare edhe për atë se është zhvilluar një luftë pa i shpallur luftë kundërshtarit të vërtetë, Shqipërisë së pavarur. Vënia e kufinjve më 1913 nuk ka shkelur principin e të drejtës për vetëvendosje të popujve, ngase ajo nuk ka qenë atëherë e pranuar si princip i të drejtës ndërkombëtare. Situata e krijuar në Shqipëri me Konferencën për paqë të Londrës më 1913 është menjanuar me Luftën e Parë Botërore. Administrimi i vendit i caktuar nga fuqitë e mëdha ka përfunduar, vendet që caktuan këtë administrim bënin luftë me njëra tjetrën. Ata vendosën që pjesërisht ta ndajnë Shqipërinë dhe u përpoqën skajshmërisht që ta zbatojnë këtë vendim të tyre. Pushteti serb dhe malazez u shporr nga Kosova dhe deri në riokupimin nga Jugosllavia u zëvendësua nga një administratë civile lokale (shqiptare) nën regjimin ushtarak austro-hungarez dhe, kohë pas kohe, e udhëhequr nga luftëtarë shqiptarë. Shkurt, nga Shqipëria e vitit 1913 dhe sundimi serb e malazez i një pjese të saj, në vitin 1918 nuk mbeti gjë. Çka do të thotë se nuk varet gjë nga situata e mënjanuar, e cila ishte krijuar gjatë luftrave nga viti 1913, por nga situata e krijuar nga viti 1918 e këndej. Jugosllavia dhe Shqipëria u krijuan shtete të reja prej vitit 1918 (lix). Shqipëria u pranua në Bashkësinë e Kombeve falë presionit të SHBA, në bazë të qëndrimit të Presidentit Wilson për vetëvendosjen e popujve. Ky princip i ri, siç është postuluar në ekspertizën për ishujt Alande, duhet respektuar posaçërisht në situata e ndryshimeve, kur çdo gjë është në rrjedhë dhe çdo gjë duhet të regullohet nga fillimi për të siguruar një paqë afatgjate. Veçanërisht duhet pasur parasysh gjatë krijimit të shteteve të reja. Por sipas këtij principi ështe dashur që të vendosen edhe kufinjtë shqiptaro-jugosllavë. Por kjo nuk ka ndodhur dhe, me vendosjen e këtyre kufinjve, është shkelur e drejta për vetëvendosje e kosovarëve përkundër protestave dhe kryengritjeve të tyre të armatosura. Këtu është dashur që e drejta për vetëvendosje të luajë një rol edhe më të madh se në rastin e lartpërmendur të ishujve Alande. Atje çështja qëndronte se ato angazhoheshin që të ndaheshin nga Finlanda, të cilës i takonin prej disa shekujve, pra angazhoheshin për ndërrimin e një situate të çimentuar historike. Kurse Kosova i takonte Shqipërisë dhe u shkëput më dhunë nga ajo në vitet 1912-13 pas një lufte të zhvilluar në kundërshtim me të drejtën për vetëvendosje. Shqipëria njëlloj si edhe okupuesit e saj gjatë viteve 1914/6 nuk kanë ekzistuar fare. Kosova është pretenduar si nga Shqipëria edhe Jugosllavia pas rikonsolidimit të tyre. Pra këtu nuk kishim të bëjmë më ndërrimin e kufinjve ekzistues, ndërrimin e një situate historike por me një rregullim krejtësisht të ri. | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: - PAVARSIA E KOSOVËS SIPAS TË DREJTËS NDËRKOMBTARE - (Dr. Frank Münzel) 1st October 2011, 00:00 | |
| Pra e drejta për vetëvendosje nuk do të thotë njëkohësisht që grupet që e kërkojnë atë, në këtë rast kosovarët, të kenë të drejtën për shtetin e tyre ose të drejtën për bashkimin me një shtet tjetër. Pikërisht Marrëveshja e Parisit përmban shumë raste të tilla të tërheqjes së kufinjve kundër dëshirës për vetëvendosje të disa popujve. Për më tepër është dashur që të mirren parasysh rrethanat ekonomike, gjeografike dhe nacionale të të gjithë rajonit dhe, në këto konture, duhej vendosur se në çfarë mase mundej të përkrahej e drejta për vetëvendojse e kërkuesve për të mbrojtur interesat e tyre me autonomi, pavarësi, apo bashkim me një shtet tjetër, ashtu siç ishte përcaktuar në ekspertizën e njohur për ishujt Alande. Në rastin e ishujve Alande mjaftoi një autonomi e gjërë në kuadër të Finlandës për të mbrojtur interesat e suedezëve në këta ishuj, ngase ndryshe nga Kosova: ishujt Alande kurrë nuk kanë qenë të okupuar me dhunë nga Finlanda; suedezët e këtyre ishujve nuk janë vrarë e masakruar kurrë në masë të madhe, plaçkitur e trajtuar në mënyrë çnjerëzore. Ata nuk kanë nevojë për mbrojtje nga shteti finlandez, por kanë nevojë për të drejta kulturore, të cilat edhe i fituan. Ekspertiza për ishujt Alande përcakton edhe atë se nga e drejta për vetëvendosje rrjedh edhe e drejta për shkëputje si "mjet i fundit nëse një shtet nuk ka vullnetin dhe forcën që të japë garanci të drejta dhe të efektshme e para së gjithash që t'i zbatojë ato". Këtu për herë të parë diskutohen kundërshtimet ndërmjet të drejtës për vetëvendosje, në njërën anë, dhe principit të mosndryshueshmërisë me dhunë të kufinjve në anën tjetër. Aty rekomandohen drejtimet për zgjedhjen e problemeve të tilla. Në ngjashmëri me ekspertizën e ishujve Alande, kjo çështje është regulluar ndërkohë edhe në paragrafin 7 të Friendly Relations Declaration të Asamblesë të Përgjithshëm të KB të 24.10.1970, të cituar më lartë: "Rreshtat e më sipërm (për vetëvendosjen e popujve) nuk duhen kuptuar si autorizim apo nxitje për të ndërmarrë masa të cilat do të cënonin integritetin ... e shteteve sovrane dhe të pavarura ... të cilat me sjelljet e tyre udhëhiqen me principet e barazisë dhe vetëvendosjes së popujve dhe qeverisen nga qeveri që përfaqësojnë popullsinë e një territori, pa dallim race, feje dhe ngjyre të lëkurës". Me fjalë të tjera, zakonisht mjafton një autonomi për të kënaqur kërkesën për të drejtë për vetëvendosje të një grupi. Me këtë autonomi ai mund të sigurojë barazinë kulturore etj. E drejta për shkëputje (secesion) qëndron vetëm atëherë kur shteti në fjalë nuk tregon interes për gjithë popullatën, përfshirë edhe grupet që përfaqëson qeveria e tij, nuk udhëhiqet nga principet për barazi dhe vetëvendosje për të gjitha grupet. Rrjedhimisht nuk mund të fitohen "garanci të drejta dhe të efektshme" për të drejtat e grupeve në këtë shtet. Jugosllavia me marrëveshjen e 10.09.1919 është përpjekur që të lërë përshtypjen se dëshiron që t'u japë shqiptarëve të drejta të justifikueshme dhe të efektshme por këtë kurrë nuk e ka bërë në realitet. Këtë vetë e ka arsyetuar me pohimin se kjo marrëveshje nuk ka pasur të bëjë me shqiptarët por vetëm me territoret e marra nga Austro-hungaria edhe pse në udhëzimet nga teksti i marrëveshjes bëhet fjalë për territoret e kontrolluara nga Serbia dhe Mali i Zi qysh nga 1 Janari i vitit 1913. Jugosllavia është sjellur me shqiptarët njëlloj si edhe Serbia më parë. Për sa kohë Serbia (lx), përkatësisht Jugosllavia e dominuar nga Serbia, e ka pasur vendin nën kontroll ka bërë dhe bën dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre. Ai është bërë paramendime raciste, si i kanë formuluar Cvijiçi dhe Çubrilloviçi. Për këtë, sipas premisave të ekspertizës për ishujt Alande, Kosova ka të drejtë për shkëputje. Kështu ka qenë edhe në vitin 1918. Pushteti jugosllav ka cënuar rëndë që nga fillimi të drejtën për vetëvendosje dhe kjo ka qenë që në fillim në kundërshtim me të. Shteti shqiptar i ka njohur kufinjtë e Jugosllavisë të vendosur në vitet '20 por kjo vlen vetëm për Shqipërinë. Për kosovarët ai nuk ka pasur mandat për një gjë të tillë. Kosovarët mbetjen e tyre në Jugosllavi kurrë nuk e kanë miratuar. Aq sa ata kanë mundur të deklarohen, kanë kërkuar çdo herë ndarjen nga Serbia dhe Jugosllavia. | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: - PAVARSIA E KOSOVËS SIPAS TË DREJTËS NDËRKOMBTARE - (Dr. Frank Münzel) 1st October 2011, 00:00 | |
| Pushteti serb, respektivisht ai jugosllav kurrë nuk e kanë ndryshuar qëllimin tyre dhe me këtë ata ua kanë përforcuar kosovarëve kërkesat për të drejtën për secesion. Një përjashtim në sjelljen e Jogoslavisë ndaj kosovarëve përbëjnë 14 vitet e fundit të udhëheqjes së Titos e veçanërisht 6 vitet e fundit (1974-1980). Ai arriti që në atë kohë Serbisë t'ia kufizojë pushtetin në Kosovë. Kjo i shkoi për dore vetëm Titos me personalitetin dhe pozitën e tij të pakontestueshme në Jugosllavi, por gjithsesi ai nuk e ka bërë këtë me dëshirë dhe mu për këtë akuzohet edhe si tradhëtar nga ideologjia zyrtare jugosllave. Menjëherë pas vdekjes së Titos Jugosllavia i la dorë të lirë Serbisë në Kosovë edhe pse ajo kishte një autonimi formale. Në vitet e fundit gjendja e kosovarëve është keqësuar dukshëm. Dhe as që mund të pritet që në një Republikë Federative të Jugosllavisë të dominuar plotësisht nga serbët të ndryshojë diçka në këtë aspekt. Përcaktimet kushtetuese për mbrojtjen e pakicave të Kushtetutës jugosllave duket nuk kanë fuqinë që të pengojnë ndjekjen dhe diskriminimin e shqiptarëve. Këtë nuk mund ta pengojnë as ligjet e drejtuara vetëm kundër shqiptarëve. Këto ligje as që mund të jenë kundëargument. Duke pasur parasysh këtë arsye, e drejta për shkëputje vlen edhe më tutje. 2.2 Shfrytëzimi i të drejtës për vetëvendosje 1974-1980?
Në vitet 1974 -1981 shqiptarët kanë qenë pak a shumë të kënaqur meë autonominë dhe kushtetutën që u kishte lejuar Tito. A e kanë shfrytëzuar ata të drejtën për vetëvendosje? Gjatë kësaj kohe shqiptarët nuk kishin mundësinë që të shfrytëzojnë të drejtën për vetëvendosje ngase ata nuk mundën që për fatin e vet të vendosin vetë me zgjedhje të lira apo në ndonjë mënyrë tjetër. Nëse ata janë mjaftuar më një fat pak a shumë të durueshëm, kjo nuk do të thotë që ata kanë vendosur vetë. Edhe atëherë kosovarët kanë kërkuar më tepër autonomi dhe e kanë bërë të qartë se ata nuk ishin të kënaqur me atë që kishin arritur. Në fakt, përmirësimi gjatë kësaj periudhe në krahasim me periudhat para dhe pas saj është i ngjashëm me përmirësimin gjatë Luftës së Dytë Botërore kur Kosova iu bashkangjit Shqipërisë së okupuar nga Italia. Nuk mund të flitet sot për një shfrytëzim të së drejtës për vetëvendosje me statusin e autonomisë së Titos nën sundimin jugosllav të dominuar nga sërbët. Pra e drejta për vetëvendosje e kosovarëve nuk është shfrytëzuar. 2.3 Dekolonializimi
Principi i vetëvendosjes së popujve mbështetjen më të fortë e gjen në principin e dekolonializimit. Shumë rezoluta të KB që nga vitit 1970 kërkojnë dhe mbështesin dekolonializimin. Ato u japin popujve të kolonizuar të drejtën të çlirohen nga dhuna koloniale, përfshirë këtu edhe të drejtën për luftë të armatosur (rezolutat 3070, 3103, 3246, etj). Historikisht këto principe ishin të drejtuara kundër kolonive që kishin shteteve europiane, SHBA-ve he Japonisë. Veçanërisht ish-Bashkimi Sovjetik dhe satelitët e tij ishin të interesuar që këto principe të zbatohen vetëm atje. Me këtë ata dëshironin të pengonin dekolonializimin e mbretërisë koloniale sovjetike në Europën lindore dhe Bashkimin Sovjetik (lxi). Fakti se një kriminel i njeh regullat e dënimit dhe po të njëjtat nuk i zbaton për veten e vet nuk mund të jetë shkak bindës për të kufizuar këto regulla. Ky princip duhet të vlejë për të gjitha zonat e botës që trajtohen si koloni. Edhe nëse një zonë nuk emërohet si e tillë (psh. Algjeria deri para disa vitesh dhe Kosova), kjo nuk liron nga obligimi për dekolonializim. Serbia/Jugosllavia, si edhe RFJ e kanë trajtuar këtë vend mbi 80 vjet si koloni, e shpesh herë edhe më keq. Veçanërisht janë shfrytëzuar pasuritë nëntokësore, pa pasur mundësinë që ky vend të përfitojë diçka prej tyre. Popullsia autoktone është trajtuar në mënyrën më të vrazhdë të diskriminimit, shpesh herë dhunuar, keqtrajtuar dhe torturuar. Ajo i është nështruar një regjimi të apartheidit, më pak për të mirë të pakicës sërbe atje se sa për nevojën e "detyruar me pahir" të administrimit kolonialist serb. Pra ky vend duhet dekolonializuar, çlirimi i tij duhet mbështetur dhe ndihmuar, rrjedhimisht duhet njohur pavarësia e tij. 3. Kushtet paraprake - tradicionale për ekzistencën e një shteti të pavarur
Si parakushte për ekzistencën e një shteti tradicionalisht vlejnë: territori shtetëror, populli shtetformues dhe pushteti për një kohë të caktuar. Të tre elementet e përmendura janë të pranishme në Kosovë qysh prej vitit 1991: territori shtetëror, populli shtetformues dhe një organizim shtetëror i njohur nga shumica e popullit shtetformues si i vetmi pushtet. Ky organizim shtetëror i kosovarëve nuk ka monopolin e forcës (dhunës). Por, sidoqoftë, ky organizim shtetëror përkrahet nga pothuaj krejt popullsia. Populli i nënshtrohet urdhrave të tij dhe paguan harxhimet e tij. Pra, edhe pse e kufizuar, ekziston një forcë shtetërore kosovare. Një argument tjetër mund të ishte edhe dalja jashtë kontrollit të pushtetit serb të shumë pjesëve të vendit (sidoqoftë këtu shtrohet pyetja se a e ka lejuar Serbia këtë me qëllim që të vrasë sa më shumë shqiptarë). "once a new government effectively controlled the country and that this seemed likely to continue, recognition should not be withheld" (lxii). Atëherë situata do të ishte e njëjtë si vitin 1973 me njohjen e pavarësisë së Guinea Bissau, e cila u njoh si shtet i pavarur nga SHBA dhe shtetet e tjera edhe pse nuk kishte nën kontroll pjesë të mëdha të territorit dhe popullsisë (lxiii). Gjithashtu mund të argumentohet se Jugoslavia e mbetur de facto e ka njohur edhe vetë pavarësinë e Kosovës ngase, në një farë mase, ajo lejon veprimin e organeve kushtetuese kosovare, zgjedhjet nuk i ka penguar fare dhe Millosheviçi ka nënshkruar një marrëveshje me presidentin kosovar (marrëveshja mbi arsimin). Vendimtare është që pushteti i Jugosllavisë së mbetur në Kosovë, siç e theksuam më lart në kreun 2.1-2.3, është krijuar kundërligjshëm. Ky pushtet qëndron kundër parimit të vetëvendosjes dhe atij të dekolonializimit. Mënyra e ushtrimit të tij, plaçkitëse, vrarëse, të bën të ngurrosh në emërtimin e tij si pushtet. Kjo nuk është sjellja e një shteti ndaj pjesëtarëve të vet por e një bande kriminelësh ndaj njerëzve që bien pre e dhunës së saj. Gjithsesi këto janë veprime antiligjore edhe sipas të drejtës penale ndërkombëtare (krahaso kap.7). Meqënëse pushteti i RJ është krijuar, mbajtur dhe ushtruar kundërligjshëm, ai nuk duhet të merret parasysh në vlerësimin se çfarë pushteti ekziston në Kosovë. Prandaj në vlerësimin se çfarë pushteti egziston në Kosovë, pushteti jugosllav nuk duhet marrë parasysh. Këtu shtrohet edhe pyetja nëse Republika e Kosovës ka ndonjë pushtet konkret apo thjesht imagjinar. Edhe pse i dobët (i mangët) një pushtet i tillë ekziston (lxiv) dhe ky njihet de facto edhe nga RFJ. Një situatë e tillë të kujton vendet baltike në vitet 1990 -1991 apo Saharën Perëndimore e cila nga shumë shtete është njohur si shtet i pavarur, veçanërisht nga shtet afrikane, të cilat nuk dëshirojnë që në Afrikë të ketë sundime koloniale. (krahaso me: Oppenheim's International Law, 9th ed., Londër 1992, pjesa e 1, f.132 me shembuj të tjerë). Nga ajo që u tha më sipër (krahaso me 4.), duhet që edhe shtetet europiane ta njohin Pavarësinë e Kosovës. (lxv) | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: - PAVARSIA E KOSOVËS SIPAS TË DREJTËS NDËRKOMBTARE - (Dr. Frank Münzel) 1st October 2011, 00:00 | |
| 4. A është kjo luftë e detyrueshme sipas të drejtës ndërkombëtare?
Nëse argumentet e më sipërme (nën 3.) nuk ndiqen, kjo do të thotë që kosovarët duhet të luftojnë për të fituar të drejtat e tyre. Një luftë e tillë, që tashmë ka filluar, do të jetë një luftë nacionale për çlirimin dhe sipas shumë rezolutave të KB kosovarët duhen ndihmuar. Kjo luftë me gjithë viktimat e shumta do të jetë e suksesshme. Moszbatimi i argumenteve të pikës 3., nënkupton se pritet nga kosovarët që luftojnë për t'i dhënë fund situatës së tyre të padurueshme. Kjo luftë ka mundësi të shkaktojë me dhjetra-mijëra ose qindra-mijëra viktima dhe të sjellë pasoja të paparashikueshme për krejt rajonin. Pavarësia e Kosovës dhe çlirimi nga rregjimi kriminel serb mund të arriheshin me më pak viktima nëse Kosova do të njihej si shtet i pavarur dhe nga Serbia do kërkohej të tërhiqej nga ky shtet i pavarur e veçanërisht të tërhiqeshin komandot vdekjeprurëse serbe. Kjo do duhej shoqëruar edhe nga presioni ndërkombëtar. Njohja e pavarësisë së Kosovës sipas së drejtës ndërkombëtare do ta qartësonte situatën dhe do të jepte bazën për sanksione të qarta që do kishin përkrahjen e shumicës në Asamblenë e Përgjithshme të KB, si nga vendet perëndimore ashtu edhe ato të botës së tretë që dekolonializimin e kanë bërë për detyrë prioritare. Njohja e pavarësisë së Kosovës përputhet edhe me parimin e heqjes dorë nga dhuna dhe me parimin për proporcionalitetin e mjeteve. 5. Jugosllavia e mbetur - pasardhëse e dyshimtë ligjore.
Jugosllavia e sotshme nuk është identike me Jugosllavinë e para vitit 1989. Serbia, me sulmet e veta kundër pjesëve të tjera të Jugosllavisë, duke filluar me heqjen e dhunshme të autonomisë së Kosovës, ka shkatëruar Jugosllavinë. Kështu, që në vitet 1990/91, katër njësi federale kanë shpallur pavarësinë e tyre (Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia) pak para se këtë ta bëjë edhe Kosova. Me këtë është shkatërruar Jugosllavia e vjetër. Andaj Jugosllavia e sotme, ajo e mbetur, nuk mund të jetë pasardhëse legjitime e Jugosllavisë së paraluftës, (as qoftë e Serbisë dhe Malit të Zi të para vitit 1914) dhe të pretendojë Kosovën (as edhe Maqedoninë e okupuar më 1918 nga Jugosllavia e paraluftës). Pushtimi i sërishëm i Kosovës nga RFJ përbën pra edhe një rianeksim të dhunshëm të saj dhe është kundër së drejtës ndërkombëtare. 6. Karta e Parisit. Guidelines on the Recognition of New States.
Karta e KSBE, e njohur edhe si karta e Parisit, kërkon ato që në 'Guidelines' të europianëve përcaktohet si bazë për njohjen e shteteve të reja në Europë: shtetin juridik, demokracinë, respektimin e të drejtave të njeriut; garanci për të drejtat e grupeve dhe pakicave nacionale (lxvi). Për të gjitha këto në RJ as që mund të bëhet fjalë. RJ i shkel të drejtat e shqiptarëve me aparatin e vet shtetëror në mënyrën më të ashpër. Ata, por edhe të tjerët, organizimi shtetëror jugosllav nuk i trajton si shtetet e tjera europiane por si ndonjë organizatë gangsterësh që uzurpon aparatin shtetëror dhe bile ka kënaqësinë që të torturojë dhe vrasë njerëz. Udhëheqja shtetërore bashkëpunon me njerëz të mafias. Një organizatë e tillë kriminale nuk mund të pretendojë mbrojtjen thjesht se pretendon se është "shtet". Meqënëse ajo i shkel principet e OSBE-së dhe këtë e bën në Europë, OSBE-ja ka pezulluar anëtarësinë e Jugosllavisë. OSBE-ja duhet të bëjë ç'është e mundur që ta mënjanojë një organizatë të tillë dhe nuk duhet t'i ofrojë kësaj organizate kriminale mbrojtjen që u takon anëtareve të saj lidhur me "kufinjtë ekzistues". Aq më tepër kur këta kufinj, siç u përmend edhe më lart, janë vendosur dhe mbajtur në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. OSBE duhet të bëjë më tepër për mbrojtjen e shteteve europiane dhe grupeve që janë të sulmuara nga kjo organizatë kriminale. Konkretisht, Kosova dhe shqiptarët atje duhen mbështetur, në mënyrë që në Europë të krijohen kushte europiane. Situata këtu ka shumë ngjashmëri me Saharën perëndimore. Ashtu si shumë shtete afrikane që njohën pavarësinë e Saharës Perëndimore pasi që nuk deshën të durojnë më tej koloni në Afrikë dhe nuk dëshironin të njihnin pushtetin kolonial të Marokut, duhet që edhe shtetet europiane të njohin Kosovën si shtet të pavarur. Sipas kartës së Parisit ata nuk duhet të lejojnë një diktaturë vdekjeprurëse dhe për këtë nuk duhet që edhe të njohin sundimin jugosllav në Kosovë. 7. Mbrojtja kundër gjenocidit dhe shkelja e Konventës të Gjenevës.
Ashtu si edhe në Bosnjë, aksionet jugosllave në Kosovë, përmbushen objektivisht kushtet faktike për gjenocid sipas konvencioneve për gjenocidin (§ 220 StGB). Por a veprohet "qëllimisht" që shqiptarët e Kosovës "të zhduken pjesërisht ose krejtësisht"? A ekzistojnë pra edhe kushtet faktike subjektive? Në Kosovë kriminelët nuk janë aq të pakujdesshem si në Bosnjë, ku flisnin hapur për shfarosjen e "turqve", sa për qëllim të vetin të deklarojnë zhdukjen e shqiptarëve të Kosovës. Por thirrjet në Cvijiqin, fjalimet mbi "shtimin gjenocidal të 'shiptarëve'", të cilët duhen "kthyer mbrapsht, dhe aludimet të ngjashme u mjaftojnë njohësve të Jugosllavisë njëlloj si neonazistëve gjermanë shifra 88 i mjafton si shprehje sekrete për "Heil Hitler". Edhe fjalime të tilla dëshmojnë qëllimin e gjenocidit pas veprave të tilla. Aksionet jugosllave kanë shkaktuar një luftë në të cilën janë të zbatueshme Konventat e Gjenevës, pikërisht sipas protokolleve shtesë të vitit 1977, edhe nqs. kjo shihet si luftë qytetare. Konventat e Gjenevës shkelen nga aktet e ndryshme kundër civilëve të paarmatosur, ndër ta shumë gra dhe fëmijë, me shkatërrimin e vendbanimeve të tëra, shkatërrimin e të korrave dhe të të mirave të tjera materiale nga veprime kriminale dhe luftarake. Gjenocidi dhe shkeljet e konvencioneve të Gjenevës janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Kosovarëve duhet t'u njihet e drejta për pavarësi si bazë për vetëmbrojtje kundër veprimeve kriminale të Jugosllavisë, të cilat janë edhe kundër të drejtës ndërkombëtare. 8. Detyrimi për ndihmë
Disa ekspertë të së drejtës ndërkombëtare kanë vështirësi me principin relativisht të ri të vetëvendosjes. Ata përdorin formulime të pasigurta. Në njërën anë: "the use of force to suppress self-determination is now clearly unacceptable", ndërsa në anën tjetër lejojnë ndihma e një të treti përmes "provision of armed help would appear to be unlawful" (lxvii). Pra lejohet e drejta për vetmbrojtje por jo e plotë. I lejohet kanarinës që të mbrohet nga macja, por jo një të treti që t'i ndihmojë asaj, sepse kjo "duket si e kundërligjshme". Këso "të drejtash" qesëndisin të nënshtruarin e pashpresë (Shaw so shkruante: "would appear to mock him"). E drejta për ndihmë urgjente është rrjedhojë logjike e të drejtës për mbrojtje. Kjo deduktohet edhe nga shënimi mbi mbrojtjen "kolektive" në Art. 51 të Kartës (lxviii). Nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit të KB kundër kolonializmit rrjedh jo vetëm e drejta për ndihmë urgjente por edhe detyrimi për këtë (lxix). Ky detyrim mund të deduktohet edhe nga principet e OSCE (shih pikën 6.) Me këtë nuk justifikohet çdo lloj dhune për vetëvendosjes. Ndihma urgjente e armatosur njëlloj si vetmbrojtja nuk është teprim por është e lejuar vetëm në raste shumë urgjente dhe aty ku ndihma urgjente dhe vetëmbrojtja nuk paraqesin agresion por mbrojtje (lxx). Një rast i tillë urgjent ekziston në Kosovë. RJ duke sulmuar drejtpërdrejt Kosovën, sulmon edhe gjithë sistemin shtetëror demokratik europian dhe, nëpërmjet veprimeve të saja, rëndon gjithë Europën me refugjatë. Si mbrojtje ndaj këtyre aksioneve, sipas përvojës së derisotme, sanksionet janë të paefektshme. Ata vetëm forcojnë regjimin. Vetëm kërcënimet dhe, po qe e nevojshme, dhuna direkte mund të ndihmojnë në rastin e Kosovës. Mbi këtë mbështetet detyrimi të paktën i shteteve europiane që të ndalojnë një rast tjetër gjenocidi nga keqbërësit e përsëritur të udhëheqjes jugosllave. Ky detyrim rrjedh edhe nga Art.1 i konventës mbi gjenocidin të vitit 1948. Rruga e vetme për të pamundësuar një tjetër gjenocid është kërcënimi dhe, në rast nevoje, përdorimi i dhunës sipas të drejtës ndërkombëtare. Kjo mund të përgatitej më së miri nëpërmjet njohjes së pavarësisë së Kosovës, ngase një shteti sovran mund t'i vinin në ndihmë edhe shtete të tjera. Pra, duke u nisur edhe nga ky obligim, për të penguar një tjetër gjenocid duhet njohur pavarësinë e Kosovës. | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: - PAVARSIA E KOSOVËS SIPAS TË DREJTËS NDËRKOMBTARE - (Dr. Frank Münzel) 1st October 2011, 00:00 | |
| 9. Përmbledhje
Në vitin 1918 Serbia ka okupuar Kosovën duke shkelur të drejtën për vetëvendosje dhe, rrjedhimisht, të drejtën ndërkombëtare. Ky okupim është ligjëruar në vitin 1921 nga komisioni për caktimin e kufinjve të Shqipërisë. Qysh atëherë shteti jugosllav shkel të drejtat e njeriut dhe ato për vetëvendosje të shumicës së popullsisë së Kosovës, asaj shqiptare. Kjo sjellje e Jugosllavisë ka pasur një ndërprerje në 14, posaçërisht në 6 vitet e fundit të udhëheqjes së Titos. Angazhimi i atëhershëm i Titos për Kosovën sot i shërben si shkas ideologjisë zyrtare jugosllave për të akuzuar atë si tradhëtar. Sjellja e Jugosllavisë ndaj kosovarëve sot është më armiqësore se kurrë më parë. Ajo i plotëson rrethanat e gjenocidit. Nëse një shtet në mënyrë të njëanshme i merr të drejtat një grupi etnik të caktuar, shkel në mënyrë masive të drejtat e tij njerëzore, ushtron bile edhe në gjenocid ndaj tij, atëherë së bashku më të drejtën për vetëvendosje pason edhe e drejta për shkëputje (lxxi). Pra kosovarët nuk kanë vetëm një të drejtë brendshme për autonomi brenda Jugosllavisë por, për të mbrojtur të drejtat e tyre elementare, kanë edhe të drejtën e skajshme për vetëvendosje, atë të pavarësisë. Për këtë, shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 1990 ka qenë e ligjshme. Shteti i tyre në ndërkohë ka fituar njëfarë pushtet me të cilin mbrohet nga kolonializmi jugosllav. Pushteti jugosllav në Kosovë është në kundërshtim me të drejtën për vetëvendosje e veçanërisht me principin e dekolonializmit. Ky pushtet ushtrohet në mënyre kriminale dhe prandaj është i kundërligjshëm. I ligjshëm është vetëm pushteti kosovar. Kosova ka me këtë pushtetin, territorin dhe forcën dhe prandaj duhet njohur si shtet i pavarur. | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: - PAVARSIA E KOSOVËS SIPAS TË DREJTËS NDËRKOMBTARE - (Dr. Frank Münzel) 1st October 2011, 00:01 | |
| III. Çfarë duhet bërë?
1. Pasojat e pavarësisë
1.1 Detyrimi për njohje
a. Si shtet i pavarur Kosova ka të drejtën e njohjes diplomatike. b. Meqënëse një njohje e tillë do të mbështeste luftën kundër gjenocidit jugosllav, nënshkruesit e konventës kundër gjenocidit, mes tyre edhe Gjermania, janë të detyruar të njohin sa më shpejt shtetin e Kosovës në mënyrë që të bëjnë gjithçka të mundur kundra gjenocidit. 1.2 Detyrimi për ndihmë
Shteti i pavaruar i Kosovës është sulmuar nga Jugosllavia. OKB është e detyruar të ndërhyjë në përputhje me art.39 të kartës së saj. Për këtë është i domosdoshëm një vendim i Këshillit të Sigurimit. Duke pasur parasysh situatën e tmerrshme në Kosovë, kjo duhet kërkuar edhe nga Gjermania. Megjithatë, tani për tani, duhet llogaritur me një veto (të paktën nga RP e Kinës) kundër ndërhyrjes nga OKB. Nga Këshilli i Sigurimit nuk mund të shpresohet për më tepër se paralajmërime pa asnjë lloj ndikimi "për pastrimin paqësor të situatës" (sipas art. 14 të Kartës). Kjo megjithatë nuk përbën justifikim që KS të mos thirret fare. Mbështetja vetëm në OKB-në, duke pasur parasysh situatën në KS, nënkupton inkurajim të mëtejshëm që udhëheqja kriminale jugosllave të përdorë dhunën kundër kosovarëve të dëshpëruar, të cilët do të detyrohen që të mbrohen nëse nuk dëshirojnë që të zhduken, skllavërohen ose të dëbohen nga vendi i tyre. Të mbështetesh vetëm në OKB-në, çon në këtë rast vetëm në ashpërsimin e dhunës dhe me këtë arrihet e kundërta asaj që kërkohet nga statuti i OKB-së. Sipas Art. 51 të Kartës së OKB-s Kosova ka të "drejtën e natyrshme" të mbrohet edhe përpara se t'i vijë në ndihmë KS. (Analog, ngase Art. 51 bën fjalë vetëm për shtetet anëtare të OKB-së, por kjo nuk përjashton që të mbrohen edhe shtete që nuk janë anëtare të saj). E drejta për mbrojtje të detyrueshme nënkupton edhe shfrytëzimin e ndihmës urgjente e ofruar nga të tjerët. Veçanërisht në Art.51 flitet shprehimisht për ndihmën urgjente kolektive. Prandaj këtu nuk mjafton vetëm e drejta e Kosovës për mbrojtje të detyruar. Asaj i duhet ndihmuar edhe pa vendim të KS, nqs. këtu mendohet seriozisht për sigurinë e paqes dhe në qëllimet e formuluara në dokumentat e OSBE-së dhe KSBE-së për Europën demokratike dhe të shtetit juridik. Nuk duhet që një bande kriminale t'i lihet fushëveprim vetëm e vetëm se ajo fshihet nën maskën e një shteti. Edhe sipas konventës për gjenocidin, çdo shtet është i detyruar që të ndërhyjë kundër gjenocidit, pra edhe për ndihmë urgjente në Kosovë 2. Ndalesa e pengimit të luftës çlirimtare
Lufta e Kosovës kundër kolonializmit serb duhet ndihmuar përkitazi me Rezolutat e OKB-së për dekolonializim, të cituara më lart. Masat kundër kësaj lufte çlirimtare janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Edhe pengimi i luftës çlirimtare të kosovarëve (p.sh. mbyllja ose konfiskimi i mjeteve në xhirollogaritë e UÇK-së) janë po ashtu në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. 3. Masa ligjore ndëshkimore
Konventat e Gjenevës të vitit 1949 vlejnë, qysh pas shtimit të protokolleve të 1977, edhe për luftat qytetare. Për fat të keq ndalesat për zhvillim të luftës kundër popullsisë civile vlejnë vetëm në rast të luftërave ndërkombëtare dhe nuk parashikojnë kërcënim ndëshkimor për luftën qytetare. Nëse dëshirohet që të ndiqen penalisht sipas konventave të Gjenevës ata që ka marrë pjesë në aksione në Kosovë dhe ndodhen në Gjermani, duhet që njëherë të sqarohet se nuk kemi të bëjmë me luftë civile, ngase për këtë Kosova duhet të jetë shtet i pavarur (jo shtet i njohur nga një apo disa shtete; njohja diplomatike nuk është kusht për pavarësi). Megjithatë tribunali Ndërkombëtar i Hagës mundet, duke u bazuar në statusin e tij, që të n djekë të gjitha shkeljet e Konventave të Gjenevës. Sidoqoftë Gjykata ndërkombëtare e Hagës mund t'i ndjekë të gjitha shkeljet e konventave të Gjenevës në përputhje me statutin e saj. Gjykatat gjermane mundet gjithashtu ta ndjekin gjenocidin në fjalë.
Hamburg, më 28.09.1998 | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: - PAVARSIA E KOSOVËS SIPAS TË DREJTËS NDËRKOMBTARE - (Dr. Frank Münzel) | |
| |
| | | | - PAVARSIA E KOSOVËS SIPAS TË DREJTËS NDËRKOMBTARE - (Dr. Frank Münzel) | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| Tema Fundit | » Universiteti “Ukshin Hoti” ka arritur memorandum bashkëpunimi me Universitetin Politecnica delle Marche në Ankona të Italisë3rd October 2015, 22:48 nga Administratori» Urimi i Rektorit Vataj për fillimin e vitit të ri akademik 2015/20163rd October 2015, 22:44 nga Administratori» Njoftim2nd October 2015, 16:04 nga Administratori» Njoftim2nd October 2015, 16:04 nga Administratori» Njoftim2nd October 2015, 16:03 nga Administratori» Rezultatet e Provimit Pranues Për Vitin e Parë të Studimeve, për Vitin Akademik 2015-20162nd October 2015, 16:02 nga Administratori» Makroekonomi10th August 2015, 19:46 nga Administratori» Regjistrimi per studentet e rinj27th July 2014, 23:20 nga Administratori» Rezultatet e provimit pranues - Korrik 201427th July 2014, 23:17 nga Administratori |
Statistikat | Forumi ka 878 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Kujta
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2271 artikuj v 642 temat
|
Kush është në linjë | 24 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 24 vizitorë Asnjë Rekord i përdoruesve në linjë ishte 45 më 1st November 2024, 16:55 |
MARKETING ~ Just in Time - Vending Machines | |
Sondazh | | Sa ore ne dite lexoni? | Me pak se nje ore | | 18% | [ 6 ] | 1 ore | | 33% | [ 11 ] | 2 ore | | 18% | [ 6 ] | 3 ore | | 6% | [ 2 ] | 4 ore | | 15% | [ 5 ] | Mbi 4 ore | | 9% | [ 3 ] |
| Totali i votave : 33 |
|
Top posting users this week | |
|