|
| - LEON TOLSTOI - ( Letërsia botërore ) | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: - LEON TOLSTOI - ( Letërsia botërore ) 1st October 2011, 01:13 | |
| Leon Tolstoi lindi më 9 gusht 1828 në katundin Jasnaja Poljana pranë Tulës, nga një familje e vjetër Fisnikësh. Sa pat mbushur dy vjet I vdiq nëna. Për edukatën e tij u kujdesua shumë tezja, e cila ishte grua e mësuar. Edhe vëllai I madh, Nikollai tip ëndërronjës, ndikoi mbi edukatën e Leonit. Në shtëpi për edukatën e fëmijëve kishte mësues e kijdestarë të huaj. Veprat e Rusoit e paten magjepsur shumë Leonin. Po mbi ndërgjgjen e Leonit gjurmë ta pashlyeshme la sidomos ambienti I Jasnaja Poljanës, jeta e shëndoshë fshatare dhe natyra e bukur ruse. Më 1844 Tolstoi hyri në univesitetin e Kazanit dhe nisi të bënte jetën e crregullt të studentëve aristocratë duke u dhënë pas ballove e dëfrimeve. Po kjo jetë e zbrazët e lodhi; nuk e kënaqën as studimet prandaj i la mësimet përgjysmë dhe u kthye në katundin e tij mevendim të prerë, që të përmirësonte gjendjen fshatare. Po nuk ja doli në krye. Po në atë kohë ai iu përvesh një pune jashtëzakonisht të madhe për të zgjeruar e forcuar kulturën e tij. Më 1851 hyri në ushtri; shërbeu në vende të ndryshme, si në Kaukaz, në ushtrinë e Danubit e sidomos në Krime. Gjatë shërbimit ushtarak ai boti prej 1852-1856 kujtimet e fëmirise në tre romane: “Fëmijria”, “Adoleshenca”, “Rinia”. Këto vepra paten sukses dhe tërhoqën vëretjen e botës letrare mbi këtë officer të ri. Mësuesi i populllit
Pasi mbaroi lufta e Krimesë ku ai pat marrë pjesë, dha dorëheqjen dhe sgkoi në Peterburg, ku e pritën mire rrethet letrare më progreiste. As këtu nuk qëndroi gjatë: problemi I fshatarisë e mundonte shumë. Hartoi një project për clirimin e fshatarëve dhe iu mbush mendja që tërë aktivitetin e tij t’ja kushtonte arësimit të tyre. Pas një ushëtimi jashtë Rusisë, në Francë e Zvivër, më 1859 ja filloi punës si mësues I popullit në Jasnaja Poljana. Për t’u sqaruar mbi shumë probleme pedagogjike, që I kishin dale në praktikë, ndërmori një udhëtim të ri jashtë vendit, gjatë të cilit u takua me shumë pedagog. Kur u kthye, u dha edhe më shumë entusiasëm pas veprimtarisë pedagogjike. Mblodhi rreth vehtes mësues të mire, nisi të botojë edhe një revistë pedagogjike. Si pedagog Tolstoi predikonte parimin e educates së lire, duke synuar zgjimin e interesit të nxënësve për punë e studim dhe pa përdorur kurrë detyrim, frikën ndëshkimet. Si metodë për të mësuar ai këshillonte mnetodën e “ Kuvendimet e lira me nxënësit”. Këto ide të reja përparimtare për atë kohë, u perhapsën e u bënë popullore, po ngjallën edhe dyshimet e policisë e të qeveritarëve. Tolstoi u afrua gjithnjë me katundarët dhe u entusiazmua nga aftësitë e talentet e tyre.
Më 1862 ai u martua. Jeta e lumtur familjare e qetësoi perkohësisht shpirtin e tij. Shkroi vepra të ndryshme letrare, nga të cilat shquajnë romanet “Lufta dhe paqja“ (1864-1869) dhe “Ana Karenina“ (1873-1877), por u muar edhe me aktivitet pedagogjik e me bujqësi. Kriza morale e tulatur për një kohë, nisi përsëri të ndihet me kërkimet e qëllimeve të jetës. Mohoi krejt klasën e fisnikëve dhe kaloi në pozitat e fshatarësisë patriarkale; kuptimin e jetës së vërtetë e gjeti te mbarë populli, te mbarë njerëzimi, që ndërton jetën me duart e veta e që s’është parazit. Me këtë prizmë ai kritikoi ashprë regjimin shoqëror e politik të Rusisë cariste, kishën, kulturën obortare dhe pronën. Veqse ai kishte edhe pikëpamje të shtrembta, nuk predikoi luftën kundër këtyre instutucioneve të kalbura. Sunduesve u këshillonte që të hiqnin dorë vullnetarisht nga pronat dhe nga privilegjet, kurse klasave të shtypura u këshillonte të durojn, të ushqejnë dashuri vëllazërore kristiane ndaj padronëve, të mos kundërshtojnë së keqes me forcë. Ai mendonte se zgjidhja e kontradiktave shoqërore dhe përparimi do të bëhej jo me anë të luftës së klasës, jo me anë të revolucionit (të cilat ai si pranonte), por vetëm kur cdo njeri do të përpiqej me gjithë forcat për tu përsosur moralisht. Si mjet themelor për ripërtritjen morale të njerëzve Tolstoi tregonte mësimet e ungjullit. Këto janë parimet kryesore të tolstoizmit, që siq shihet pëtmban ide utopike dhe të dëmshme. Tolstoizmi gjeti dishepuj të zjarrtë kudo në botë. Dishepujt e tij shtoheshin edhe më tepër , sepse gjenin një unitet të plotë midis doktrinës dhe jetës së mësuesit të tyre i cili ashtu si predikonte, ashtu edhe vepronte dhe jetonte. Nën influencën e kësaj filozofie, morale, ai hoqi dorë për një kohë nga letërsia artistike, duke u marrë me vepra mësimore me anë të sëcilave kërkonte ti mësonte popullit moral.
Vitet e fundit
Gjate viteve 1881-1901 Tolstoi jetoi në Moskë ku mësonin fëmijët e tij. I kësaj kohe është romani i tij ”Ringjallja“ (1899). Po nuk harroi Jasnaja Poljanën e kurdoherë morri pjesë në iniciativat mirëbërëse në favor të të mjerëve. Më 1901 u kthye sërish në këtë fshat të dashur ku bënte një jetë sa më të thjeshtë dhe ku merrej gjallërisht me punë bujqësore nga më të rëndomtat. Këtu , Jasnaja Poljana, vinin e vizitonin njerëz të shumtë , admirues të gjenisë së tij: midis tyre ishin artist e shkenctarë të shquar ( ndër ta edhe Çehovi, Gorki, Rjepini etj.). Më 1908 pas dështimit të revolucionit të parë rus në lidhje me dënimet me vdekje, të shumta nën regjimin shtypës të kryeministrit reaksionarë Stolipin shkruan artikullin demaskues ”Nuk mund të heshtë !“. Se c’forcë morale kishin fjalët e tija dhe se sa fort i tronditin themelet e autokracisë, shihet te një artikull i një gazete reaksionare: “Dy mbretër ka ndër ne: Nikolla II dhe Leon Tolstoi. Cili nga të dy është më i fortë? Nikolla II nuk mund t’i bëjë asgjë Tolstoit, nuk mund të trondit fronin e tij, kurse nga ana e tjetër Tolstoi tronditë me siguri froni e Nikollait dhe dinastisë së tij“. Tolstoi ishte bërë shkrimtar universal. Rusia zyrtare s’kishte fuqi t’i bënte ndonjë të keqe. Vetëm kisha e mallkonte vit për vit si heretik e mohues të fesë ortodokse. Më 1908 mbarë bota kulturale nderoi tetëdhjetë vjetorin e tij. Pas kësaj nuk jetoi më gjatë. Ai vuante moralisht sepse në jetën e tij personale nuk kushte realizuar gjer në fund filozofinë e tij. Nuk mund të vazhdonte të jetonte në një shoqëri të priviligjuar, në një familje që gëzonte rehatitë e një kulture oborrtare. Në një shëninm të tij të viti 1907 lexojmë këto fjlalë prekëse “Gjithnjë më shumë e më shumë vuaj, gati fizikisht, duke parë pabarazinë në mes pasurisë dhe teprimive të jetës sonë dhe të varfërisë që na rrethon; unë s’kam fuqi të pakësoj këtë pabarazi. Këtu qëndron karakteri tragjik i jetës sime“. Më 28 tetor 1910 fshehurazi u largua nga familja e tij, nga Jasnaj Poljana, me qëllim që të vendosej në jug pranë disa fshatarëve të njohur për të jetuar njësoj si ata. Vetëm në këtë mënyrë shpresonte të plotësonte idealin e tij. Por rrugës u ftoh dhe vdiq me 7 nëntor 1910 në stacionin hekurudhor Astapova ( sot Leon Tolstoi). Sipas dëshirës së tij u varros në Jasnaja Polijana. U varros pa ceremoni, pasi arqimandriti i madh i Rusisë e kishte shkishëruar, dhe nuk mund ta varrosnin në varresat e kishës.
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: - LEON TOLSTOI - ( Letërsia botërore ) 1st October 2011, 01:14 | |
| Jetëshkrimet
* Kur ishte në universitetin e Kazanit nuk rrinte shumë me shokët, me të cilët pothuaj nuk njihej. Rrinte gjithnjë në një nga bankat më të largëta nga profesori. Këtë e bënte se gjatë mësimit lexonte vepra letrare dhe filozofike.
* Kur poezitë në prozë të Turgenievit patën në Rusi sukses të madh, Leon Tolstoi provoi të shkruajë dhe ai në këtë gjini. Për të pasur një gjykim sa më të paanshëm për punët e tij, ia dërgoi materialin me pseudonim një revistë që drejtohej prej një miku të tij. Tolstoi atëherë ishte i famshëm dhe shkrimi i tij si do që të ishte do të botohej, prandaj nuk e përdori emrin e vet. Redaktori e ktheu dorëshkrimin si të pabotueshëm, sepse autori nuk e kishte ende përvojën në artin e të shkruarit. Tolstoi nuk thuri më kurrë poezi në prozë.
* Tolstoi prekej shumë shpejt. Turgenievi, pas shtatëmbëdhjetë vjetësh që ishte zemëruar me të, shkoi për ta takuar në Jasnaja Poljana. Gjatë ditëve që ndenji atje foli shumë për veprat e tij dhe i lavdëroi ato. Pasi u kthye Turgenievi, Tolstoi i shkroi: "Kur dëgjoj për veprat e mia provoj një ndjenjë komplekse, ku elementi kryesor është turpi dhe dyshimi se po më tallin. Megjithëse besoj në mirësinë tuaj më duket se ju keni qeshur me veprat e mia. Më mirë do të jetë që të mos flasim më këtej e tutje me njeri-tjetrin".
* Tolstoi ishte supersticioz dhe shpesh thoshte se numri 28 kushtëzohej me disa gjëra të jetës së tij. Ai kishte lindur me 28 gusht 1828 dhe ishte martuar në datën 28. Më 1910 i biri i tha një ditë i shkujdesur: - Ki kujdes baba se këtë vit t'i mbush 82 vjeç dhe numri 82 është 28-ta e përmbysur. - Ndoshta, - u përgjigj Tolstoi, - bëre mirë që ma the. Ai vdiq atë vit.
* Një ditë kur po shëtiste me kalë me të birin humbi rrugën në mes të pyllit. - E di se ku jemi këtu? - e pyeti djalin. I biri i tha se Jasnaja ishte përpara tyre. Dhe Tolstoi donte të kthehej në shtëpi, duke ndjekur atë drejtim. - Është e pamundur, - i tha i biri, - nga kjo anë ka shumë ferra që do të na i çjerrin duart. Tolstoi nuk deshi të kthehej mbrapa dhe i tha të birit: - Sidoqoftë le ta provojmë! Vazhdoi të ecte me kalë dhe ferrat e para nisën të gërvishin. I biri e pa krejt të gjakosur por aspak të shqetësuar. - Vështro biri im, - i tha, - siç e sheh unë jam çjerrë gjithandej nga ferrat, por ç'rëndësi ka? Unë kërkoj në çdo gjë rrugën e drejtë, dhe në qoftë se do të çirrem ende, prapë do kërkoj rrugën e drejtë që është edhe e vërteta.
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: - LEON TOLSTOI - ( Letërsia botërore ) 1st October 2011, 01:14 | |
| * Një ditë shkoi për ta takuar nacionalisti i famshëm Derul dë Pol, që mbronte idenë e fitores ndaj Gjermanisë. Leon Tolstoi që zakonisht me të huajt ishte i sjellshëm dhe shumë korrekt, këtë radhë e humbi durimin dhe iu përgjigj: - Kufijtë duhet të përcaktohen me marrëveshjen e popujve dhe jo me hekur dhe gjak. Dhe kur të ketë njerëz që do ta kuptojnë këtë atëhere nuk do të ketë më luftëra në botë.
* Kur e mbaronte së shkruari një kapitull të romanit ia kopjonte e shoqja ose një nga të bijat. Kjo kopje i duhej shkrimtarit të madh si një skicë për të punuar mbi të. Në pak ditë e mbushte me korrigjime, prishje me laps dhe me shtesa. - Atëhere kapitulli duhet kopjuar për së dyti. Ka disa kapituj nga romanet e tij që janë kopjuar deri edhe dhjetë herë.
* Kur Tolstoi besonte se kishte arritur qartësinë dhe përsosmërinë e dëshiruar, ua lexonte veprën e re njerëzve të tij të afërm nganjëherë dhe fshatarëve. "Pushteti i errësirës", u lexua përpara fshatarëve, të cilët nuk e pritën mirë. Në pjesën më emocionale të dramës ata qeshën kur dëgjuan disa fjalë vulgare që përdorte në dialog Tolstoi.
* Tolstoi e donte shumë muzikën, sidomos muzikën e Bethovenit. Kur dëgjoi një pjesë të Bethovenit u emocionua shumë sa iu mbushën sytë me lot, por nga që nuk donte ta kuptonin të pranishmit, i tha së bijës: - Më jep pak shaminë se më ka zënë rrufa.
* Në shtëpinë e Tolstoit ishin piktori i shquar Rjepin dhe aktori Andrejev. Kur po bisedonin të tre së bashku, një zonjë, e cila kishte ardhur për t'i bërë vizitë zonjës së Tolstoit, u ul në piano dhe nisi të luajë me shumë ndjenjë "Sonatën e Krajtzerit" të Betovenit. Të gjithëve u la shumë mbresa. Atëherë Tolstoi tha: - A duhet të bëjmë edhe ne sonatën tonë Krajtzerit? Unë do ta shkruaj, Rrjepini do të pikturojë dhe Andrejevi do ta recitojë. Propozimi u pranua me entuziazëm, por vetëm Tolstoi e kreu detyrimin e tij. Tolstoi i tha Gorkit: - Po të isha mbret, do të nxirrja një ligj që do t'ia ndalonte të drejtën e të shkruarit atij shkrimtari që përdor një fjali kuptimisht të gabuar ose ai që do të bënte gabim gramatikor të fishkëllehej nga lexuesi. - Si, - u përgjigj Gorki, - po liria e të shkruarit? - Liria për të shkruar deri sa duhet, por jo liri për të shkruar keq.
* Pas krizës që pësoi më 1880 Tolstoi vishej shumë thjesht pothuaj fare pa kujdes. Një herë në Tula u dha shfaqja e një drame të Tolstoit, Tek artisti që drejtonte shfaqjen u paraqit portieri i teatrit: - Në hyrje, - i tha, - është një fshatar si gjysmë budalla, që kërkon me çdo kusht të hyjë në teatër dhe të asistojë në prova. Thotë se ju njeh, po mua më duket e pamundur, sepse është fjala për një fshatar injorant dhe të pagdhendur. Kryekomiku doli te hyrja dhe u gjend ballëpërballë me Leon Tolstoin që ishte veshur me rroba dhe këpucë të bëra vetë.
*Në vitin 1891 Leon Tolstoi ishte i zënë me një punë shumë të rëndësishme. Kur shpërtheu zia e bukës, ai la çdo gjë dhe iu vu punës për organizimin e ndihmave për të uriturit. Atëherë hapi mbi dyqind mensa falas. Një herë, duke ditur që një grua e ve e varfër fshatare vetëm nuk mund ta korrte grurin, Tolstoi shkoi vetë me drapër në dorë për të ndihmuar, duke punuar përplasi gjurin pas një rrote. Pa u ankuar fare vazhdoi punën. Dhimbja iu shtua shumë. Nga ethet i hipi temperatura e lartë. lu desh të shtrihej në shtrat për disa javë, por nuk u ankua fare.
* Më 25 shkurt 1901 Leon Tolstoi u shkishërua nga Sinodhi i shenjtë. Atë ditë të gjitha kishat e Rusisë kishin lëshuar anathema kundër këtij "armiku të zotit dhe të perandorit". Tolstoi atëherë ishte në Moskë. Atje po kalonte nëpër një rrugë kryesore. Menjëherë turma e njohu dhe e rrethoi me dashuri të madhe. Njeri prej tyre tha: - Po ky na paska qenë djalli me fytyrë njeriu?! Grumbulli i njerëzve e mbuloi me brohoritje dhe me thirrje: "Rroftë Tolstoi". U desh ndërhyrja e xhandarmërisë për të shpërndarë grumbullin e madh të njerëzve.
* Ditën e shkishërimit, Tolstoi kaloi para pallatit të guvernatorit të përgjithshëm të Moskës. Kur e pa shkrimtarin grupi i ushtarëve, që bënin shërbimin e rojës para portës së guvernatorit, me një lëvizje të menjë-hershme, u vu në pozicion gatitu dhe për nder armë. Tolstoi iu kthye mikut që e shoqëronte dhe i tha duke qeshur: - Vështro more mik se si këtu te ne në Rusi, i bëjnë nderime ushtarake një krimineli të shtetit që është shkishëruar.
* Drejtori i "Gazetës zyrtare" shkruante në ditarin e tij: "Në Rusi tani kemi dy Carë: Nikollën II dhe Leon Tolstoin. Ky i dyti është ndoshta më i fuqishëm se i pari, sepse ndërsa Nikolla nuk mund të bëjë gjë kundër Tolstoit, ky minon çdo ditë e më shumë autoritetin e fronit të Nikollës II në Rusi".
* Shumë punëtorë shkonin ta takonin Tolstoin që të bindeshin nëse ai vërtetë merrej me punë krahu. Një këpucar erdhi për të parë në se këpucët që kishte bërë Tolstoi ishin të punuara mirë dhe i dha disa këshilla profesionale shumë të vlefshme. Një herë tjetër u paraqit te Tolstoi një njeri i varfër, i zbehtë në fytyrë e me lot në sy. Ai i tregoi se gruan e kishte të sëmurë shumë rëndë nga tuberkulozi. Në pranverë do të vdiste pa tjetër: - E po, të lutem mjeshtër, të më shkruani një gisht letër dhe të më thoni a do të rrojë gjatë ime shoqe? E si të mos besojmë te Leon Tolstoi? Kështu të paktën ajo do të vdesë e qetë. Tolstoi u emocionua shumë. Ai ishte gati që ta shkruante letrën, por i tha vizitorit se kështu ai do të bënte një gënjeshtër kurse ai ishte mbrojtësi i së vërtetës absolute. I varfëri i kërkoi ndjesë. Kur u largua, Tolstoi psherëtiu i hidhëruar, duke menduar se nganjëherë gënjeshtra mund të ketë edhe anën e saj më të mirë.
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: - LEON TOLSTOI - ( Letërsia botërore ) 1st October 2011, 01:15 | |
| * Tolstoi në vitet e fundit të jetës së tij ishte kundër artit për art dhe kundër metodave të mësimit të artit nëpër akademi dhe konservatorë. Kur po bisedonte me disa miq për këtë temë një nga bashkëbiseduesit i tha: - E po mirë, le ta zemë se keni arsye dhe po mbyllën të gjitha institutet artistike. Po me çfarë do të zëvendësohen? Leon Tolstoi u përgjigj: - Vërejtja juaj është njësoj si kjo që do t'ju them tani: sikur ju të kini një ënjtje në faqe nga dhëmballa, vini tek unë dhe unë ua heq dhëmballën e sëmurë. Ju nuk do të kënaqeni me mua dhe do të më thoni: "Po kjo faqja ime që u shfry me se do të zëvendësohet?" - Me asgjë, nuk ka nevojë të zëvendësohet, - iu përgjigj bashkëbiseduesi.
* Leon Tolstoi hyri në sallon kur e shoqja po u lexonte fëmijëve një kapitull nga "Lufta dhe Paqja". Ndenji në këmbë te praku i derës duke dëgjuar dhe kur kapitulli mbaroi tha papritur: - Sa i bukur që ishte!
* Leon Tolstoit i thanë se në të gjithë fshatin Jasnaja Poljana fshatarët e tij kishin vetëm tri lopata që nuk mjaftonin për punë. Ai nuk pranoi të blejë të tjera duke thënë: - Më mirë kështu! Fshatarët do t'ia huajnë njëri- tjetrit lopatat dhe do të mësojnë të ndihmojnë dhe të duhen ndërmjet tyre.
* Tolstoi e pati të shoqen një bashkëpunëtore të çmuar... Një mbrëmje ai i tha: - Merre këtë letër dhe më shkruaj të gjitha fjalët që të kam thënë kur të kërkova të bëheshe gruaja ime. Shpresoj se do të kujtohesh. E shoqja mori letrën dhe nisi të shkruante. E gjithë ajo që shkroi dhe që i shoqi e rikopjoi, ishte deklarata e fashme e dashurisë që gjendet te Ana Karenina.
* Një ditë Tolstoit i erdhi një zonjushe. Ajo kishte trashëguar një milion monedha të kushtueshme dhe kërkonte mendim se si t'i përdorte sa më mirë ato. - Digjeni atë fond, - e këshilloi Tolstoi. - Si thatë? Po me atë mund të ngrihet një azil për pleqtë ose një konvikt për fëmijët? - Dhe për këtë doni t'i shpenzoni? Jo, prindërit nuk duhet t'i çojnë prindërit në azil. Digjeni, më dëgjoni mua, është gjëja më e mirë që mund te bëni.
* Tolstoi hapi një shkollë për fëmijët e fshatarëve të tij ku zbatoi një sistem të ri mësimi. Mësimi nuk duhej të jepej mekanikisht dhe me pahir. Kur te nxënësit sbihte lodhje dhe mungesë dëshire për mësim e mbyllte shkollën. Pas një ndërprerje pak a shumë të gjatë ai dëgjoi të trokitnin në portën e tij. Zërat fëminore të nxënësve i thoshnin: - Ju lutemi hajdeni na bëni mësim, kemi dëshirë të studiojmë.
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: - LEON TOLSTOI - ( Letërsia botërore ) 1st October 2011, 01:15 | |
| Veprimtaria letrare
Veprimtaria letrare e Leon Tolstoit shtrihet në një periudhë prej gjashtëdhejtë vjetësh, gjatë së cilës jeta ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore e Rusisë ndryshoi shumë. Pra pësoi një ndryshim të fuqishëm dhe mjaft emocional. Një ndikim të madh mbi qaraqet përparimtare dhe mbi artin rus ushtruan veprat e kritikut dhe dijetarit të madh rus Çernishevski dhe mikut të tij më të ri Dobroljubov. Ata bënë thirrje për përmbysjen e rendit feudal me anë të një revolucioni të fshatarësisë: ata filluan një luftë të rreptë ideologjike kundra shkrimtarëve oborrtarë dhe njëkohësisht mbrojtjen me pasion letërsinë realiste bashkëkohëse. Në letërsinë e kësaj kohe u shquan ndër të tjerë: Turgeinevi, Nekrasovi, Anton Çehovi e mbi të gjithë Leon Tolstoi; në pikturë Rjepini e Surikovi; në muzikë Çajkovski, Musorgski etj.
Si artist i madh, Leon Tolstoi pasqyroi në veprat e tij letrare ato kondradiktat kryesore të epokës së tij që shkaktuan revolucionin në Rusi, prandaj dhe Lenini e quajti atë: “pasqyrë të revolucionit rus”. Pas një udhëtimi jashtë Rusisë, në Francë e Svicër, më 1985 ia filloi punës si mësues i poullit në Jasnaja Poljana. Tolstoi përgjatë punës së tij si mësues i popullit do të tregojë një interes shumë të veçantë në fushën e arsimit dhe kulturës. Mblodhi rreth vetes mësues të mirë, nisi të botojë edhe një revistë pedagogjike. Si redaktor Tolstoi predikonte parimin e edukatës së lirë, duke synuar zgjimin e interesit të nxënësve për punë e studim dhe pa përdorur kurrë detyrimin, frikën, ndëshkimet.
Si metodë në të mësuar ai këshillonte metodën e “kuvendimet e lira me nxënësit”. Tolstoi më vonë u martua. Jeta e lumtur familjare e qetësoi përkohësisht shpirtin e tij të lodhur nga puna. Shkroi vepra të ndryshme letrare, nga të cilat shquajnë romanet “Lufta dhe paqja” dhe “Ana Karenina”, por me aktivitetin pedagogjik, ai nuk harroi të merret edhe me bujqësi. Te dy veprat te cilat ngerthenin çeshtje nga me te nderlikuarat e jetes i dhane Tolstoit autoritetin dhe njohjen e shkrimtarit me te madh boteror. Tolstoi do të gjejë kuptimin e jetës së vërtetë mbarë populli i tij, te mbarë njerëzimi, që ndërton jetën me duart e veta e që s’është parazit. Me këtë prizëm ai kritikoi ashpër regjimin shoqëror e politik të Rusisë cariste, kishin, kulturën obortare dhe pronën. Leon Tolstoi është një nga romancierët më të mëdhenj të botës. Lenini thoshte se te Tolstoi gjejmë: ”tabllo të pakapërcyeshme të jetës ruse” kurse Gorki ka thënë se Tolstoi “shkruan me një forcë të tmerrshme, gati mbinjerëzore”. Leon Tolstoi do të mbetet kolosi më i madh i letërisë ruse, po dhe të asaj botërore. Ai merret për mjeshër ideal i karakterit dhe fshatarit rus, Tolstoi si artist realist ka treguar se krijimtaria e tij shënon për letërsinë botërore një hap të ri të madh përpara, gjë nuk do të heshtë kurrë. Ai do të mbetet artist gjenial e realist i shquar, që hedh kategorikisht maskat të çdo lloji qofshin. Si artist i jashtëzakonshëm u jep jetë personazhëve me një mënyrë të tillë, që i ka të rralla shoqet në letërsinë e përbotshme. Ndikimi i veprimtarisë së Tolstoit mbi letërsinë ruse dhe atë botërore ka qenë dhe do të jetë i madh.
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: - LEON TOLSTOI - ( Letërsia botërore ) 1st October 2011, 01:16 | |
| "Sonata e Krojcerit"
Tolstoi me mjeshtëri të rrallë do të nisë romanin “Sonata e Krojcerit” me një vizatim fjalësh shumë të bukura, duke shkruar pena e tij ngjarjen ne një ditë të bukur pranvere e me pamje mahnitëse, e që personazhet e tij të po udhëtonin me tren. Mbase kjo të jep një ngjarje me plot ngjyrim të bukur. Kur lexojmë me admirim vargjet e hedhura në letër, që vetëm një artist i shquar realist di të shkruajë këtë, të jep në mendje një panoramë të bukur mendimesh. Udhëtimi me tren, madje dhe njerëz të ndryshëm krijonin një atmosferë disi të mirë. Brenda trenit qenë të vendosur shumë pasagjerë që udhëtonin, por në pikë të vëmendjes qe një zonjë paksa e thyer në moshë jo aq e bukur, por që ishte e veshur mirë, një burrë që kishte afër të dyzetave me pr- ofesion avokat i veshur me tesha të reja dhe shume të bukura, tregtari plak gjataman që kishte vite të kaluara, Pozdnishevi i pashëm me flokëkaçurrele, dinamik e kalerik, po dhe me sy mjaft të mprehtë-melankolik. Këtij të fundit i pëlqente indiferenca dhe nuk e jepte shumë veten para të tjerëve. Dita e bukur, veçanërisht në udhëtimin me tren bënte një dallgë bukurie pranverore në fytyrat e tyre të qeshura. Udhëtimi aty-këtu plasarite një imazh të bukur. Mes të tjerave, avokati e kishte marrë veten nga pranvera e bukur, dhe në qëndrimin e tij plasi një mendim duke thënë se sot për sot, divorci është një nga problemet kyçe që e mbërthejnë shoqërinë tonë të Evropës, po dhe këtu në Rusi. Dhe ja me që kjo dukuri është përhapur shumë në vendet tona dhe është bërë e pranishme së shumti shkurorëzimi, gjë që nuk jepte një shenjë të mirë. Plaku gjithsesi që nuk harroi mendjen në xhep duke i thënë qetësisht se këto gjera ndodhnin po dhe në kohën time të dashur. Plaku cinik, por dhe i përmbajtur ngaherë i shikonte pasagjerët e tij dhe ua mbante provokimet e tij që nuk rreshtinin fare. Duke e matur veten dhe në publik theskoi se me përhapjen e kulturës po gatuhen të gjitha këto shkurorëzime e divorce. Të tjerëve u dogji një çikë, por kaluan veten në një stazë tjetër. Mirëpo zonja që ishte e lodhur nga udhëtimi dhe nga ditët e para të një pranvereje e hiqte veten paksi shumë. Ju burrat nuk e keni dhe aq keq, sepse e promovoni veten në liri me gratë, ndërsa gruan keni dëshirë ta mbani nën kurrizin tuaj, duke kaluar çaste të bukura jetese, ose më mirë tamam si një robe e burrit. Nuk tingëllon kjo dhe aq bukur, hë! Mirëpo plaku sa herë i jepte syve nga një ledhatim tek zonja, dhe duke e shërbyer me fjalë se e keni gabim kur thoni kështu për burrin. Unë do të doja t’ua tregoja se ku është dallimi i burrit. Burri mban veten si një shtyll kryesore e shtëpisë, kurse gruaja është një vazo e brishtë, por që me mundësi të shumta thyhet kollaj fare. Këtë zonjë e nderuar duhet ta thoni, përse e harroni! Avokati me atë qëndrimin e tij prej aktori u hodh në bisedë, duke i ngacmuar; ne jemi akoma larg një koncepti evropian mbi martesën. Indiferenca e avukatit këtu nuk shkaktoi asgjë. Zonja mori veten dhe ia mbajta me prapavijën të sulmonte me fjalë plakun. Bukuria e martesës është diçka madhështore për njeriun që di të dashuroje, por se martesa e ngre pozitën e tyre më lartë se kurrë. Ndërsa martesat pa dashuri nuk meritojnë të quhet dashuri. Dashuria është parapëlqim i palëve. Brenda kësaj zone lindën shumë mendime në lidhje me dashurinë dhe martesën, gjë që një mendim i interesant do të ishte dhe skena që mbajtën zotëriu me sy të bukur-melankolik që më vonë doli në dritë misteri i tij, me zonjën. Mirëpo Pozdnishevi nuk do të pajtohet me mendimet kryekëput të zonjës, sepse ai burri nuk do të mund të ishte i përkyer ta donte gruan e vet për të tërë jetë, do të ishte pikërisht një grua që do të harronte dashurinë dhe do të nxirrte tradhtinë e të shoqit. Kjo nuk pranohet të paktën nga mendja ime. Fjalët që do të dilnin nga goja e tij ishin: Të duash vetëm një njeri tërë jetën, është po aq e pamundur sa, edhe një qiri të rrije i ndezur për tërë jetën. Pasi që dëgjoi avukati mendimin e hedhur për martesën, ai u trondit për një kohë dhe do t’i thotë se martesa është një realitet i kohës gjë që nuk mund të kundërshtohet, duhet pranuar me spektër të gjerë, këtu shihet dobësia juaj në logjikën për të kuptuar martesën dhe dashurinë. Mirëpo Pozdnishevi nuk harroi të futet në skenë duke ia kundërshtuar fjalët avukatit se unë njoh vetëm pasionin seksual, diç dashuri tjetër as që kam mendjen të njoh. Dikush kishte lëshuar interesim për të ditur më shume se kush fshihej pas figurës së tij. Për ato që nuk më njohin, u them se jam Pozdnishevi, pikërisht portreti që përjetoi ndodhinë e hidhur, fundja jam ai që vrau të shoqen time. Për moment mori heshtja, dhe s’u dëgjua asgjë. Zotëriu avukat dhe zonja, fill më vonë vajtën në një vagon tjetër. Pozdnishevi filloi të tregoje tregimin e tij... Prej këtu mënyra e romanit do të trajtohet në formën e një intervisteje dedikuar pyetje për Pozdnishevit. Njeriu që do të ngacomojë burimin dhe materialet e shpirtit të tij, do të mbetet një enigmë e kohës së tregimit dhe romanit.
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: - LEON TOLSTOI - ( Letërsia botërore ) | |
| |
| | | | - LEON TOLSTOI - ( Letërsia botërore ) | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| Tema Fundit | » Universiteti “Ukshin Hoti” ka arritur memorandum bashkëpunimi me Universitetin Politecnica delle Marche në Ankona të Italisë3rd October 2015, 22:48 nga Administratori» Urimi i Rektorit Vataj për fillimin e vitit të ri akademik 2015/20163rd October 2015, 22:44 nga Administratori» Njoftim2nd October 2015, 16:04 nga Administratori» Njoftim2nd October 2015, 16:04 nga Administratori» Njoftim2nd October 2015, 16:03 nga Administratori» Rezultatet e Provimit Pranues Për Vitin e Parë të Studimeve, për Vitin Akademik 2015-20162nd October 2015, 16:02 nga Administratori» Makroekonomi10th August 2015, 19:46 nga Administratori» Regjistrimi per studentet e rinj27th July 2014, 23:20 nga Administratori» Rezultatet e provimit pranues - Korrik 201427th July 2014, 23:17 nga Administratori |
Statistikat | Forumi ka 878 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Kujta
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2271 artikuj v 642 temat
|
Kush është në linjë | 30 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 30 vizitorë Asnjë Rekord i përdoruesve në linjë ishte 45 më 1st November 2024, 16:55 |
MARKETING ~ Just in Time - Vending Machines | |
Sondazh | | Sa ore ne dite lexoni? | Me pak se nje ore | | 18% | [ 6 ] | 1 ore | | 33% | [ 11 ] | 2 ore | | 18% | [ 6 ] | 3 ore | | 6% | [ 2 ] | 4 ore | | 15% | [ 5 ] | Mbi 4 ore | | 9% | [ 3 ] |
| Totali i votave : 33 |
|
Top posting users this week | |
|