Administratori Administrator
Numri i postimeve : 1038 Pikët : 27330 Reputacioni : 49 Join date : 17/02/2011 Age : 34 Location : Prizren Drejtimi : Administrim Biznesi
| Titulli: Universiteti i Prizrenit dhe Universiteti i Bharath-it nga India me Momerandum Bashkëpunimi 10th December 2011, 16:48 | |
| Universiteti i Prizrenit dhe Universiteti i Bharath-it nga India me Momerandum Bashkëpunimi
Universiteti Publik i Prizrenit dhe Universiteti i Bharath-it nga India, kanë lidhur një Momerandum Bashkëpunimi. Marrëveshja është nënshkruar të premten në ambientet e Universitetit Publik të Prizrenit, mes Rektorit të UPZ-së, Prof. Dr. Mazllum Baraliu, dhe drejtoreshës së Universitetit të Bharath-it Dr. M. Rajani.
Qëllimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit është që të krijojë klimë për aktivitete akademike që do të kontribuojnë në fuqizimin e bashkëpunimit miqësor, të promovoj bashkëpunim produktiv, të qëndrueshëm dhe të bëjë shkëmbimin në mes të fakulteteve, studentëve, dhe kërkimeve shkencore.
Fushat e bashkëpunimit (nuk janë të limituara) janë: Shkëmbimin në mes të fakulteteve dhe studentëve; Kërkime shkencore të përbashkëta dhe programe trajnimi; Propozimet e përbashkëta për financimin e jashtëm; Organizimi i përbashkët i konferencave; Publikimet e përbashkëta; Shkëmbimi i materialeve, artikujve dhe publikimeve të tjera shkencore profesionale, dhe Aktivitete tjera për të cilët mundë të dakordohen palët për çështje me interes reciprok të dy universiteteve, studentëve dhe profesorëve.
Aktivitetet e parashikuara: Shkëmbimi i studentëve për periudhë kohore prej një semestri deri në 12 muaj; Bashkëpunim në kërkime shkencore me interes të përbashkët. Kjo mundë të qojë në krijimin e qendrave të përbashkëta hulumtimi; Shkëmbimi i anëtarëve të fakultetit dhe personelit hulumtues. Kohëzgjatja do të varet nga nevojat e programit të caktuar; Shkëmbimi i materialeve hulumtuese si publikimet, database, ….; Organizimi i përbashkët i konferencave, seminareve, programeve trajnimi, … ;Këmbimi i informacionit për pjesëmarrje të përbashkët në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare;
Palët do të bashkëpunojë në fushat e lartpërmendura duke përkrahur njëri tjetrin. Ky lloj i aktiviteteve do të ridefinojnë kulturën e institucionit në atë mënyrë që komuniteti I institucionit do të sheh ndërkombëtarizimin si rrugë të vetme drejtë përsosmërisë. | |
|