|
| Agim Gashi | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Agim Gashi 8th October 2011, 17:55 | |
| Si valë Drini e si valë Rini
(Ades)
Nga Deutsche Welle diç kumbon Valë, valë lajmron, njofton... I shpërndan n´katër anë, Bjeshkë e detra po i çan. N´kët turbullirë, n´kët fatkeqësi Kur na humbin gra e fëmijë, S´dimë ku i kemi vëlla e motër Na i sjell Ada lajmet n´votër.
Ada e bukur si sorkadhe Plot kuptim zemër bujare Eshtë gjermane çdo kush e di N´çdo fole t´shqipes ka hy. Me dy zemra t´mdha bujare Një gjermane e një shqiptare, E shqiptarët në këto kohra Po të thonë se je e JONA!
Kanë thënë pleqtë n´kohra t´mira -“Miku i mirë shihet n´ditë t´vshështira“, T´urojnë nënat, t´urojnë fëmija, N´çifteli t´këndon djalëria. Valëron porsi tërfili, Si valë Rajne, e si valë Drini, Je si bora n´majë t´Monschaut, Dhe si lule n´Bjeshkë të Sharrit.
T´mirat vijë po pika, pika… ADJA e jonë si Elena Gjika, Je gjermane e je e jona Edith Durrham e ditëve tona. Puna Jote nismëtare Eshtë një punë humanitare Shumë jetima t´majnë në zemër, ADO ori bëre emër.
U bëre urë e miqësisë, Oj mikesha e Arbërisë.
24 May 1999
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Agim Gashi 8th October 2011, 17:56 | |
| ME GRYKË PUSHKE KËNDON KOSOVA
Korba t`zi po bijnë prej qiellit E kanë zanë rrezen e diellit, Korba t`zi tash njiqind vjet Mësy Kosovën për me djegë.
Po vjen rrfija prej Serbisë Me ia pre rritën fëmisë, Me ia k`put gjinin e nanës N`hije t`natës për dritë t`hanës.
Për me shky fusha t`bleru`me Për me tha gurra t`lumnu`me Për me djeg lisa,shtëpia Vijnë bajlozat nga Serbia.
II
Ooo-hooo-hej-heeeej! Qyqavicës o n`ato male, Zbret ushtria çlirimtare Zbret ushtria e fortë si guri, Djem Kosove zemër burri.
A e dini ju bij t`krajlicës Se kjo ashtë tokë e Drenicës, Midis jetës e midis vdekjes K`tu flet vorri i Azem Bejtës.
E-hej, N`Drenicë trima lind prapë Shqipnia Kamer Losha, Ahmet Delia Lindin trimat te grykë e pushkës Që m`i ngjajnë Shaban Polluzhës.
Lind shqiponja me krah prej zajrri Me dy djem Shaban Jashari, Me dy djem mbesa e nipa Që m`i dalin hasmit në gryka.
Çohen trimat e Prekazit Me ja u rujt shtëpive pragun, Kosov´s f´tyrën me ja zbardh Edhe botë me i qu´ fjalë.
Për liri e për atdhe Gjakun trimat derdhin rrke, Po n`këtë luftë kush asht ma i pari Kryetrimi Adem Jashari.
III.
Se kush ashtë o ai zog shqiptari Trim mbi trimat Adem Jashari Kush u ngjit o n`majë t`Qyqavicës Adem Jashari djalë i Drenicës.
Kush po i shkel o malet e borës Adem Jashari burrë i Kosovës Kush ja shtiu o tmerrin Shkinisë Adem Jashari trim i Shqipnisë.
N`hije t`lisit te Kroni i Akullit Hije i paska o pushka krahut Hije i paska plisi mbi sy Tuj ba luftë o për Shqipni.
Kush po i bien o në mal lahutës Adem burri me krisma t`pushkës, Kush ja u qarti bjalozav` ballin Adem trimi me Hamzë Jasharin.
Oo-hoo-u Lum Kosova e lum Shqipnia Me ksi djem o me shumë bija, Që kur thrret o zani Atdheut Marrin forcën e Skënderbeut.
IV.
E-heeej, Ç`po trazohet keq Beligradi Ma ka shkelë fytin Prekazi, Njiqind vjet o dridhet krajlica S`po ma nal pushkën Drenica.
As Drenica as Karadaku Asht çudi s`ju dhimset gjaku, Njiqind vjet mbi djep fëmije Rrinë tuj knue kangë trimnie.
Klysht e krajlit janë nërsye Drejt Drenicës ia kanë mësye, Po i bijnë me ag të ditës Me ngulfatë zanin e shqipes.
V.
Oi-Oii-Iiiii, Ç`na u kall pragu i derës Mu kur çel sy i pranverës, T`mos lulëzojë lule tërfili T`mos këndojë në degë bylbyli. Me u djeg bjeshka e vrrija N^bark të nanës me vdekë fmija. Bjen kulçedra e djeg rrufeja Tuj vra djem e vasha t`reja. Nga Karpatet këtu ke mbrii N`tokë shqiptari për me hy,
Me ja nal lulzimin fushës E kullosën delë kallushës, Me ja shkull rranjët e strallit, Me ja ndal gufimin malit, Me ia prish emnin Perëndisë Edhe pamjen nanë Arbnisë. Me na ba popull të mjerë Me na zhdukë besë e nderë Me i ndrru dhe stinët e motit Me zjarr topash flakë t`barotit. Me prish grunuin me prish arën Me na e shkel dhe abetaren, Me i shkel shkronjat e dijes Edhe gazin n`buzë t`fëmijës. Rrezet diellitr tuj ja zanë E me lanë natën pa hanë, Për me ça kupën e qiellit Me e shpu zemrën e dheut, Tuj ja shtu dhimbjet Arbnisë Me vaj t`nanave n`sy t`fëmisë.
VI.
Po ngadalë more derrzi S`asht kollaj me na hy n`shpi, S`asht kollaj me shkel këtë tokë Qe tash prit flakë e barot. Se Kosova ka djem për pushkë Që t`i ngul plumbat në gushë. Pushkët tona janë t`hjekne keq Janë untue me shpraz fyshekë, S`derdhim lot po derdhim gjak Jemi gati t`marrim hak, Për martirët e lirisë Që i vrave n`derë t`shtëpisë. Për ato nana q`u veshën n`zi E për nuset kthye n`gjini, ku shkel shka ti flliqet bari S`ta harron jo kosovari. S`ta harrojmë jo as Tivarin As Drenicën e as Sharrin, S`ta harrojmë kurrë èrapashticën As Lebanën jo as Toplicën.
VII.
More shka more kaurr N`Kosovë çel lulja bozhur, Këtu kem bi e këtu jemi T`kuqe lulet simbol i kemi. Se s`ka mal as fushë as arë Që s`ke vra n`prita shqiptarë, Na ke shtu derte e halle Ara kopshte mbjell me varre, Edhe tash sikur çdo herë Na sulmove në pranverë, Porse dije ore barbar Se kur veshet fusha me bar, Se këtu kur dushkon mali S`din të ndalet n^luftë shqiptari. UÇK-ja ka dalë n`dritë Tuj u shtu e tuj u rrit, UÇK mori kreshnike Na i ban bashkë trojet einige, Do t`na bash bashkë Arbëninë Do ta sjellësh n`tokë lirinë, Që me shekuj ky troll ka prit Për me pa të bardhën dritë.
VIII.
Se nga vorr i Skënderbeut Amanetet po na vijnë, Çonju djem e rrokni armët Arbënia lshon kushtrim.
Çonju djem e vasha t`reja Se pranvera na ka mbrri, Si kem ra n`luftë si përhera Bini sot ju për liri.
Mos t`ju dhimbset gjak as jeta Sulnju hasmit n`istikam, Kur të soset djalë baruti Gjuju n`shpinë haje me dhamb.
Se ma t`flliqun e barbar S`ka se shkau nga Karpati, Ku të shkel kamba e tij Digjet jeta e prishet fati.
I përngjan ai çdo lugati Gjak njeriu veç din me pi, Sa shumë kobe e fatkeqsina I ka sjell në Dardani
Qysh se moti edhe tash Tuj na e narrë çdo gja ngapak Tuj na lanë gjerdekt´pa dhandërr Tuj naj ba dasmat me gjak.
Vaji i f´misë në kupë të qiellit As n´bark t´nanës s´gjen qetësi, Po edhe varret e martirëve Janë ngrit n´kambë kërkojnë liri.
Liri-liri, thërret shqiptari Dhe fitoren pranë e kemi- Të betuar për flamur Për armikun zjarr do t´jemi. | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Agim Gashi 8th October 2011, 17:56 | |
| IX.
Bukuritë që ka Kosova Nuk i gjen në vise tjera, T`pushon syni t`rritet jeta Kur i çel lulet pranvera.
Mbushen degët plot qershia Fushat arat me blegtorë, rrjedhin gurrat këndojnë bylbylat Sharr i bukur plot me borë.
Fshatrat tona si yj t`qiellit E konaqet plot mirësi, Të pret plaku pranë oxhakut Me bukë,zemër e bujari.
Vashat tona si sorkadhe E djelmoshat si t`bimë prej dheu, Plot guxim e urti burri Janë stërnipa Skënderbeu.
Me dhanë besën veç shqiptarqe Trashëgim na e la i pari, Tuj ra n`luftë si me le Vdekje t`ambël ban shqiptari.
E dom jetën e dom lirinë Porsi zogu që e do qiellin, I dom trojet fushat arata, Sikur bima që k/rkon diellin.
E dom malin bjeshkt e nalta Sikur nana që don fëminë I dom bletët zogjtë e qiellit Si i don motra vllazninë.
Por këtë gaz e gjallni jete Qe sa mote je tuj e nxi, Se kur çeli synin pranvera U çu shqiptari për liri.
Shtrihen duert sa mirë bashkohen Sulen trimat e lirisë, Për grykë t`pushkës flet Drenica Tue vdekë për tokë t`Arbnisë. 16 Me trimni e shpirt bujare Si e kem traditë që moti Tuj i ba luftat burrnisht Si dikur Gjergj Kastrioti.
X.
Mos u tremb botë mos u tut Se n`Kosovë po bahet luftë, E ban luftën shqiptaria Shumë e shtrenjtë na asht liria.
E Drenica mbjell me vorre Dukagjinit po i çon fjalë, Qëndro vëlla si ke qëndrue Nëpër shekuj flakë e gjallë.
Krisma shpejt n`Drenicë mbërrini Jo s`përkulet Dukagjini, I kem thanë shkaut të zi Kallim veten e t`farojmë ty.
Nuk i lshojmë troje e prag Pa u mbush Drini me gjak, Pa u ba krej Sharri hi Kurrë Kosova s`bahet Serbi. | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Agim Gashi 8th October 2011, 17:56 | |
| XI.
Dorë e zezë plagon Arbninë Karavanet sapo mbrrinë, Me t`plagosun gra e fmi E kanë msy nanën Shqipni.
Dalin shqipet n`kufi t`Atdheut Që asht ba midis Shqipnisë, Presin zemrat e plagosuna N`sofra t`shtrueme t`bujarisë.
Eni vllazën eni motra Se nuk jeni ju të huej, Bukë e kryp e zemër t`bardhë Qet Tropoja n`sofrën tuej.
Ah, Tropojë, Tropojë e vjetër Prite, prite gjakun tim Ç´po më pret me atë fllad bjeshke M´i merr plagët n´ledhatim.
Vij pushoj në prehnin tand Pak cigares ja dredh tymin, I ngjesh armët marshoj malit Krah i bahem Dukagjinit.
Me atë frymë të Mic Sokolit Me atë za të Smajl Hysenit, Më jep gjak me ujë t´Valbonës Më jep forcë me gur t´Shkëlzenit.
Se kjo luftë që po djeg tokën Ku bie gjaku për liri, Asht nji luftë e shenjtë kombtare Për me ba shqipninë - SHQIPNI.
Se nga Toplica e n`Çamëri Asht nji popull gjithmonë nji, E kah flitet gjuha shqipe Asht nji tokë i thonë Arbni. 19 Çonju vasha e djelmosha Me i rrokë armët shqiptare Me ju dal zot këtyne trojeve Prin ushtria çlirimtare.
Ka ardhë koha me u bashkue Me gjithë hovin e djelmnisë, Me e ba këtë luftë të shenjtë Me ja shpëtu trungun Arbënisë.
Me u lidh me u besatue Si në Lezhë njaj Kastrioti, Kur t`na shoh dhe zot i madh Sjell buzëqeshje ndrrohet moti.
Rrjedhin Drina Bardh e i Zi Lulëbozhuret çelin prore, Bahet bashkë nana Shqipni, Hidhet n`valle toka arbnore | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Agim Gashi 8th October 2011, 17:57 | |
| XII.
Ka njimijë e disa vjet Janë mundu´që t´na dëbojnë, Porse rranjët këtu i kishim T´l´shume thellë në tokë tonë.
Na dëbu´n n´shtete anmike Në Rusi e Anadoll, Porse shkjau nga Karpati Nuk e di se kur asht boll.
Shumë herë djegë e kanë këtë tokë Siç po djegin sot shpi e prag, N´hi e zjarr prapë mbinin lulet Se ujiteshin me gjak.
Prapë shtëpitë tona ndëtonim Mbillnim pemë e mbillnim ara, Mbi çati dridhej flamuri Mbinte prapë e shqipes fara.
Do t´vijë prapë pranverë shqiptare Porse duhet t´jem´unik, Tuj i lanë hasmitë ndërvete Bahmi t´fortë porsi çelik.
Sot kur thërret za i shqiptarit Kush i l´shon k´to rrugë t´lirisë, Ka me namë nana shqiptare Që n´Altar ra vetë e dytë.
Jemi shkep në t`katër anët Ja kem kthy o shninën nanës, S`po cicrrojmë si dallëndyshet N`çerdhe tonat vajtojnë qyqet.
Jo nuk kemi tjetër atdhe Veç Kosovën ku kem le, Kthehuni burra për liri Në njat copë Dardani.
Kthehuni burra ju thrret Shqipnia Ju thrret Tetova,Ju thrret Gucia Ju thrret Presheva e Toplica Dukagjini edhe Drenica.
Kthehuni burra për atdhe N`ato troje ku kem le, Kthehuni burra me gjithë fmi Mos m`u mbush me shapkali.
S`kemi kohë jo të mbarohemi Ka ardhë koha të vetëmbrohemi, T`kapim pushkët për atdhe Se s`ka kush me i kap për ne.
XIII.
Thërret Kosova moj nanë Shqipni A ma ndin moj zanin ti? Tue t`thirrë nanë kam mbetë mjetun Me za t`dhembshëm me za t`çjerrun.
Qyshse kur prej teje m`ndanë Vajin kurrë nuk e kam nalë, Tuj të thirrë Oj nanë Shqipni Sa shumë gjak kam derdh për ty.
Ah moj nanë nana Shqipni Shumë herë n`zjarr kam ra për ty, Pa dëshirë na kanë coptue Por unë ty nuk t`kam harrue.
Ah moj nanë nana Shqipni Sa shumë plagë kam marrë për ty, Po më dhemin kam mbet mekun Asi gjallë asi i vdekun.
Ah moj nanë lule dukate A e sheh si jam bonjake, Përmbi kam shtrigën Serbi Don me m`ba shkrum e hi.
Ma ka kallë zemrën e shkretë Shumë e djem syrgjyn kanë tretë. Tjetërkush na hini n`shpi Lujnë me gra e lujnë me fmi.
N`vaj e kuje gati jam tretë Loti lotin s`po ma pret, Merre nanë nji faculetë Edhe fshimi kta lot të shkretë. 24 A mban mend kir ne bashkë ishim Krenarinë në qiell e kishim, Me vasha t`bukura e djem të rrallë Ndalnim krajla e pashallarë.
Sot qan Sharri e qan Tomorri Kjo e keqe si na ndodhi, Qajnë dy Drinat i bardhë e i zi, Si rrinë ndamas nanë e bijë.
Ngrite ballin oj nanë Shqipni A po e sheh se kam ra n`zi, Ngrite kokën nanë njiherë Edhe çilma me nji derë.
25.O7.l998 | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Agim Gashi 8th October 2011, 17:57 | |
| SA VJET KA SHQIPNIA?
Sa ashtë i vjetër Sharri, Aq ashtë dhe Dardania; Sa vjet ka Korabi, Aq vjet ka Shqipnia.
Po qëndrojnë të forta, Të vjetra me name, E randë, oh, e randë, Ashtë ndamja prej ame!
Ndamja, oh, prej ame, Nji shpirt e nji gjak, Për ndamje në shekuj, Do të marrim hak.
Të dyja me nji za, Thërrasin si fëmi, Kur do të bashkohemi, Oj nanë Arbëni?
Do të vie koha Arbënia nji amë. Nji trup që e kam, Shumë me gjak e lanë.
Do t´rrjedhin dy Drinat, T`vallëzojë Arbënia, Si dy krahë Shqiponje, Anembanë Shqipnia. | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Agim Gashi 8th October 2011, 17:57 | |
| KU MË LINDE NANË
Linda jasht atdheut, Porse jam shqiptare, Emnin e kam t´lules, Më thonë kurbetçare!
Ah, n´Kosovën time, Më ka mbetë nji motër, Kurrë nuk e kam pa, Pa te s´kam sevda.
Pse më lindi nana, Jasht tokës shqiptare? A ike nane prej qefit, A nujk pate qare?
Pse s´më merr moj nanë, Me më kthy´ n´ vatan? Ta shoh motrën time, Edhe ngryk ta marr!
Unë e di moj nanë, Në kurbet s´ka dritë. Pa shkronjat e shqipes, Rand asht me u rritë.
Nuk po du´oj nanë, As gji me më dhanë, Mësomi shkronjat shqipe, Të kam shpirt e xhan.
A mendon oj nanë, Me më kthy´n´atdhe? Kosovë asht toka ime, Dhe pse jasht kam le.
Atje kam motrën time, Ti vet më ke thanë. Bashkom me gjakun tim, Të kam shpirt e xhan. | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Agim Gashi 8th October 2011, 17:58 | |
| JAM E RE
Jam e re e jam krenare, Jam e arbërit e jam shqiptare, Di t´këndoj për histori, Për Kosovë e nanë Shqipni.
Porse zemra m´u ba fi, Larg atdheut n´kurbet t´zi, Për vend tim rritet dashnia, Sa e shtrejt´qenka liria.
Jam e re e jam bujare, E Kosovës, jam shqiptare. Më ka m´sue historia, Për shqiptar ashtë veç Arb´nia.
Por në zemër kam nji mall, Për lumej, fushë e mal, Për ato rreze t´lirisë, Kur do t´bien n´tokë t´Arb´nisë.
Jam e re por kam ba be, Se la trollin ku kam le, Kroje t´ftohta t´Dardanisë, Lule t´bukura t´ Ilirisë.
Ato varre në çdo prag, Ato troje la me gjak, Nuk i kam andrra t´kota, Nuk i jap sa t´jetë bota. | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Agim Gashi 8th October 2011, 17:58 | |
| KUR VRITET MËSUESI
Kur vritet mësuesi, Rrëzës Qyqavicës, Nxjerr tytën nga mali, Pushkë e Shotë Galicës.
Kur vritet mësuesi, Për nder të Atdheut, Mbin mbi Dhaskal Todhrin, Shpatë e Skënderbeut.
Kur godasin mësuesin, Duar gjakatare, Djemte e UÇK-së Bëhen Abetare.
Kur vritet mësuesi Për një pëllëmbë fushe, Shkronjat n´Abetare Marrin ngjyrë të kuqe.
Kur vritet mësuesi Për dritë të lirisë, Djemtë e UÇK-së Marshojnë Arbërisë.
DO TË VIJË NJË DITË
Fëmijët sot s´këndojnë N´Kosovën time t´mjerë As lulet më nuk çelin Si çilnin përherë.
Nuk kanë çantë e libra Pa shkronja kanë mbetë Edhe mësuesi i tyre Në kurbet ka tretë.
Dalin protestojnë E bëjnë demonstrata Shikon loke e mjera Edhe qanë e ngrata.
Policia serbe Vranë, prenë e grinë Nuk i len në shkolla Të shqipes-fëminë.
I ka mbyllëato Me roje e dry Mësuesve e rpindërve Zemra ju ka ndry. Por do te vijë koha Shkollat do të çilen S´bashku mësues e nxënës N´valle do të hidhen.
Do të mësohen shkronjat Dhe ritmet e valles, Do t´këndohen këngët E Jusuf Gërvallës.
Do t´mësohen vjershat e t´madhit Naim, Nëpër shkollat tona T´ketë hare e gëzim.
Do t´mësohet De Rada Do t´mësohet Gjergj Fishta Do t´i tregojmë botës Se nuk vdes kurrë shqipja.
Sikur në gjithë botën Do t´këndojë fëmija, Do t´lulëzojë Kosova Do të vijë liria.
Kur të vijë ajo, Le t´vijë dalëngadalë, N´Kosovë do të çelin Trëndafilë e Lalë.
Rrezet dielli ynë Fort do t´i shumojë, N´Kosovën e lirë T´ngrohta do t´i lëshojë.
Fytyrat shqiptare Do të qeshin prore E gëzuar dhe e mbarë Gjithë toka Arbënore. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Agim Gashi | |
| |
| | | | Agim Gashi | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| Tema Fundit | » Universiteti “Ukshin Hoti” ka arritur memorandum bashkëpunimi me Universitetin Politecnica delle Marche në Ankona të Italisë3rd October 2015, 22:48 nga Administratori» Urimi i Rektorit Vataj për fillimin e vitit të ri akademik 2015/20163rd October 2015, 22:44 nga Administratori» Njoftim2nd October 2015, 16:04 nga Administratori» Njoftim2nd October 2015, 16:04 nga Administratori» Njoftim2nd October 2015, 16:03 nga Administratori» Rezultatet e Provimit Pranues Për Vitin e Parë të Studimeve, për Vitin Akademik 2015-20162nd October 2015, 16:02 nga Administratori» Makroekonomi10th August 2015, 19:46 nga Administratori» Regjistrimi per studentet e rinj27th July 2014, 23:20 nga Administratori» Rezultatet e provimit pranues - Korrik 201427th July 2014, 23:17 nga Administratori |
Statistikat | Forumi ka 878 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Kujta
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2271 artikuj v 642 temat
|
Kush është në linjë | 28 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 28 vizitorë Asnjë Rekord i përdoruesve në linjë ishte 45 më 1st November 2024, 16:55 |
MARKETING ~ Just in Time - Vending Machines | |
Sondazh | | Sa ore ne dite lexoni? | Me pak se nje ore | | 18% | [ 6 ] | 1 ore | | 33% | [ 11 ] | 2 ore | | 18% | [ 6 ] | 3 ore | | 6% | [ 2 ] | 4 ore | | 15% | [ 5 ] | Mbi 4 ore | | 9% | [ 3 ] |
| Totali i votave : 33 |
|
Top posting users this week | |
|