Administratori Administrator
Numri i postimeve : 1038 Pikët : 27330 Reputacioni : 49 Join date : 17/02/2011 Age : 34 Location : Prizren Drejtimi : Administrim Biznesi
| Titulli: Ministri Buja dhe rektori Baraliu hapën solemnisht vitin e ri akademik në UPZ 4th October 2011, 15:43 | |
| Ministri Buja dhe rektori Baraliu hapën solemnisht vitin e ri akademik në UPZ
Ministri i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë Prof. Dr. Ramë Buja dhe Rektori i Universitetit Publik të Prizrenit, Prof. Dr. Mazllum Baraliu, të hënën kanë hapur solemnisht vitin e ri akademik 2011/2012. Me këtë rast është përuruar edhe ndërtesa e rinovuar e cila shumë shpejt do të jetë në shërbim të studentëve të UPZ -së. Ministri Buja para të pranishmëve ka thënë se, është privilegj dhe nder që në këtë ditë të shënuar, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, të jetë në mesin e drejtuesve dhe studentëve të këtij universiteti, i cili është universitet i shpresës, besimit dhe sukseseve.
Ai ka uruar rektorin e ri të UPZ-së, Prof. Dr. Mazllum Baraliu, me dëshirën që të ketë shëndet të mirë, kurajo dhe suksese gjatë mandatit të tij në krye të këtij universiteti, ndërkaq, u zotua se puna në këtë institucion të dijes do të bëhet me përgjegjësinë më të lartë morale dhe politike.
Duke shprehur bindjen e tij se, UPZ do të arrij të jetë në garë me universitet tjera publike në Kosovë dhe rajon, ministri i Arsimit theksoi se krahasuar me vendet e rajonit nuk jemi keq, por synimi ynë është që të mos mbetemi këtu gjersa fizikisht jemi në Evropë. "Synimet i kemi që të jemi në Evropë me të tëra dhe mënyra më e mirë për të qene në Evropë është dija", është shprehur ministri i Arsimit, Ramë Buja.
Ndërkaq, rektori i ri i UPZ-së, Mazllum Baraliu studentëve u ka sugjeruar që tu qasen maksimalisht studimeve, që të kërkojnë cilësi nga ligjëruesit dhe të shfaqin gatishmëri për të bashkëpunuar me stafin drejtues, në mënyrë që përfundimi i vitit akademik të përfundojë i suksesshëm. Rektori Baraliu ka falënderuar Ministrinë e Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë, për mbështetjen që i kanë dhënë UPZ-së në vazhdimësi.
Të pranishmit në Universitetin e Prizrenit i ka përshëndetur edhe zëvendësministri i Arsimit, Usmen Baldzi.
<!--[endif]--> | |
|