NTERVISTE E MEHMET ELEZIT, BOTUES I FJALORIT TE GJUHES SHQIPE
Zoti Elezi, ju sapo keni botuar nje Fjalor te Gjuhes Shqipe, nje realizim krejt i veçante, po aq sa dhe i papritur, befasues. A mund te na thoni diçka me gjeresisht se njoftimet qe po japin gazetat shqipe ne Tirane, ne Europe e ne SHBA?
Ne kete Fjalor eshte permbledhur nje pasuri gjuhesore, perkah numri i fjaleve, e barabarte me ate qe ka Fjalori i Gjuhes se Sotme Shqipe (FGJSSH, 1980) i akademise, i cili ishte vleresuar si me i madhi fjalor shqip shqip i botuar deri tashti. FGJSSH ka rreth 41.000 fjale. Ne Fjalorin per te cilin me pyesni une kam permbledhur edhe 41.000 fjale te tjera, te cilat nuk gjinden ne fjaloret e akademise. Shumica dermuese e ketyre fjaleve mund te quhen, pa metafore, fjale te perndjekura. Jane perjashtuar ne perputhje me platformen orwelliane, me te cilen u hartuan FGJSSH (1980) dhe poashtu Fjalori i 2002 shit, qe ne thelb iu permbajt te njejtes platforme perjashtuese.
Pra, ç'e dallon Fjalorin tuaj nga ata qe ka botuar Akademia e Shkencave e Tiranes, me 1980 e me 2002?
Ka dallime ne konceptimin e gjuhes shqipe, ka edhe ne perpunimin shkencor te lendes. Dallimi ne konceptimin e gjuhes shqipe eshte thelbesor. Konceptimi im eshte i kundert me konceptin mbi te cilin u hartuan fjaloret e akademise. Une i permbahem gjitheperfshirjes ne gjuhe, jam kunder perjashtimit te vlerave vetem pse ato nuk jane nga krahina e dikujt ose pse nuk perputhen me ideologjine a paragjykimet e dikujt. Ne Fjalorin qe sapo doli kam fjale e shprehje nga te gjitha trojet shqiptare ose ku flitet shqip. Nga Veriu i Shqiperise, nga Kosova, nga Plava e Gusia, nga Tetova e Lugina e Presheves, nga Çameria, nga arbereshet e Italise. Por edhe nga katunde te Vlores, Gjirokastres a Lushnjes. Gjen fjale nga vepra e Fishtes dhe e Anton Çettes, po edhe nga vepra e Konices e e Kutelit.
Me sa duket, me shume ka fjale te gegerishtes...
Nuk me interesojne gegerishtja e toskerishtja, me intereson gjuha shqipe. Ne fjalor ka me shume fjale te gjuhes shqipe ne dialektin gege te saj sepse pikerisht pasurite e gjuhes shqipe ne dialektin gege te saj u perjashtuan nga standardi. Ato u prene me sepate. Prej kesaj sepate te madhe gjuha shqipe kullon gjak.
Thate se midis Fjalorit tuaj dhe fjaloreve te akademise ka dallime edhe ne perpunimin shkencor te lendes.
Po permend dy kryesoret. Une kam bere shtjellime etimologjike, ne FGJSSH keto mungojne. Fjalori qe sapo kam botuar eshte i vetmi fjalor shqip shqip deri sot qe ka edhe etimologjine e fjaleve. Duke ua ditur prejardhjen fjaleve, perkapet me mire kuptimi dhe krijohet natyrshem vetedija e perdorimit te tyre.
Etimologjia eshte nje rruge plot kurthe e te papritura, nje fushe e minuar per gjuhetarin. Te pakten jam munduar te deshmoj se "djalli nuk eshte aq i zi sa thone", domethene me pak perkushtim nuk eshte e pamundur te hartohet nje fjalor etimologjik i gjuhes shqipe me bashkerendimin e te gjitha forcave akademike shqiptare. Qysh me 1952 Çabej e shtronte nevojen e nje fjalori te tille pasi, siç thoshte ai, "Fjalori i Meyerit botuar me 1891, me gjithe meritat e medha qe ka, eshte sot i vjetruar nga shume pikepamje. Studimet e etimologjise shqiptare qe nga ajo kohe e gjer me sot kane shkuar perpara per hir sidomos te punes se H. Pedersenit e N. Joklit". Me pas vepra e filluar prej tyre u thellua e u pasurua shume prej Çabejt vete.
Kane kaluar mbi pesedhjete vjet, ka hyre mijevjeçari i ri e ne vazhdojme te jemi i vetmi popull i kontinentit me nje gjuhe kaq te vjeter e pa nje fjalor etimologjik te saj. I vetmi "Fjalor etimologjik i gjuhes shqipe" eshte publikuar se voni ne anglisht prej dijetarit Vladimir Orel. Me gjithe vlerat, ai nuk u ka shpetuar disa pasaktesive e mangesive shpesh te medha, per te cilat besoj se nuk eshte vendi me u ndale tashti.
Dallimi i dyte eshte ne lenden qe shtjellon e sakteson kuptimin e fjaleve. Une nuk jam prirur kah shembujt anonime, siç eshte vepruar ne fjaloret e akademise. Nje numer shume i madh shembujsh jane fjali, vargje etj. nga vepra autoresh te njohur, te cilet citohen ne thonjeza, siç ndodh ne fjaloret serioze kudo ne bote. Fjalori ilustrohet me mijera vargje e shprehje te marruna drejtperdrejt:
nga krijimtaria e mbi 40 autoreve si Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Ernest Koliqi, Martin Camaj, Faik Konica, Mitrush Kuteli, Anton Çetta, Anton Pashku, Ismail Kadare, Azem Shkreli, Adem Demaçi, Ali Podrimja, Kim Mehmeti e shkrimtare te tjere te tradites e bashkekohore te krejt trevave shqiptare;
nga vepra madhore si Kanuni i Leke Dukagjinit, Kanuni i Skanderbegut, Eposi i Kreshnikeve, Visaret e Kombit dhe thesare te tjera popullore.
Ilustrohet edhe me:
5300 shprehje frazeologjike e rreth 5000 fjale te urta popullore;
rreth 1000 gjeza, bestytni e paragjykime, doke, loje fjalesh, te dhena per barnatimin popullor, yshtje etj. Shume syresh botohen per here te pare.
Kam shfrytezuar edhe pasuri te fjalorit te Gazullit, Bashkimit e te disa fjaloreve te tjere me te vegjel, te mevonshem.
E keni shfrytezuar arkivin e Institutit te Gjuhesise?
Nese nuk gabohem, nuk kam shkelur ne dyeret e atij instituti qysh kur kam qene student. Kam lexuar diku se ne arkivat e tij ruhen rreth nje milion skeda. Nuk e kuptoj perse ruhen, çfare pritet, ato nuk jane shishe vere, qe t'u shtohet vlera me vjetrimin. Perse nuk perpunohen me u pasqyrue neper fjalore? Eshte nje institucion i tere, me mbeshtetje logjistike, financiare, profesionale, siç eshte Instituti i Gjuhesise. Nuk eshte pra nje njeri i vetem, qe ngrihet ne tre te mengjesit e mbeshtillet me batanije qe te mos merre te ftohur, duke bere gjithçka vete.
Lajmit per daljen ne drite te Fjalorit tuaj nje e perditshme i vuri titullin "Sfide per Akademine e Shkencave". Si e komentoni kete titull.
Une nuk jam nisur per te sfiduar askend. Thjesht kam punuar.
Tashti qe Fjalori eshte shperndare neper librari, a keni ndonje peng?
Kam dy pengje. I pari: do te kisha dashte me punue edhe do kohe ne te. Te pakten edhe nja dy vjet.
Mbase me mire qe e hoqet duarsh: nje fjalor njegjuhesh nuk mbaron kurre.
Keni te drejte. Por, e para, doja me e kalue te gjithin edhe nje here neper duar, per t'i bere disa krehje, plotesime e lemime. Dhe e dyta, doja me i shtue edhe do fjale, per te cilat pjeserisht mund te them se i kisha gjetur burimet e pjeserisht do t'i gjeja, e dija pak a shume ku me i kerkue. Kam parasysh qindra e ndoshta mijera fjale, qe mund t'i kisha perfshire edhe ato. Synimin e kisha me ba nje Fjalor me jo me pak se 50.000 fjale te perjashtuara.
Pse s'e vazhduat ne Berne?
Per te vazhduar punen me Fjalorin me duhej me pase skaj vetes nje biblioteke te tere. Ketu s'mund ta kem. Ne anen tjeter puna ne ambasade nuk me le shume kohe te lire, aq sa do te me duhej per Fjalorin. Ndryshe nga nje roman, per shembull, nje fjalor si ky kerkon shume kohe, eshte nje lloj vrime e zeze per kohen. Keto tete vjet ai me ka thithur energjite e kohen ne menyre te pabesueshme. Dhe m'i ka zhvendosur krejtesisht disa plane te tjera.
Po pengu i dyte?
Ketij s'kisha ç't'i beja, edhe po te kisha ndenje edhe dy vjet a pese vjet. Mund te them me dhimbje se kam lene pa vjele nje numer shume te madh fjalesh te Kanunit te Leke Dukagjinit e te disa autoreve qysh prej Fishtes e deri te Sh. Gjeçovi, E. Koliqi e M. Camaj. Edhe shume fjale te Bashkimit, Gazullit e te fjaloreve te hartuar ne trevat shqiptare ne ish Jugosllavi, ashtu dhe te burimeve te tjera qe permenden ne bibliografi, i kam lene: emra bimesh e kafshesh, caqe teknike si dhe te tjera. Kjo ka ndodhur sepse ketyre fjaleve nuk arrija me ua perkape kenaqshem kuptimet ose nuk arrija me u shprehe per etimologjine e tyre.
Per t'i kapercyer keto veshtiresi, veç te tjerash, do te duhej me hulumtue ne viset ku eshte mbeshtetur me shume gjuha e ketyre autoreve, çka ishte jashte mundesive te mia. Keto fjale nuk jane pak: te tera se bashku behen mijera.
Mbetet me shpresue se nje dite gjuhetare te rinj te perkushtuar e profesioniste do t'i hulumtojne ato duke shkuar deri te perdoruesit. Nese do te vazhdoje me pase perdorues me, se ata po rrallohen shume.
Gjate punes tete vjet me Fjalorin a i jeni trembur ndonjehere deshtimit?
Po. Mund te them ne dy raste, por qe perseriteshin. Pikesepari tutesha se Fjalori mund te me mbetej pa botuar. Ju e dini, Kristoforidhi punoi nje jete te tere e s'e pa ne te gjalle te botuar Fjalorin e tij. Edhe me keq: pas vdekjes Fjalori i tij u shit per te lare borxhet e dikujt, kaloi neper duar bakallesh a tregtaresh e ra ne dore te konsullit grek, per te perfunduar pastaj ne ministrine e jashtme te Greqise... Me ato rregatje mund te thuash se vetem vullneti i Zotit e shpetoi ate veper.
Tashti eshte kohe tjeter, megjithate shpesh jam trishtuar duke menduar se s'do te gjeja sponsor. Ne Shqiperi e ne Kosove ka shume njerez te pasur, por sa ia dine ata vlerat gjuhes shqipe e kultures kombetare ne teresi? Ka parallinj qe japin njeqind mije euro per nje spektakel televiziv qe ik bashke me eren, brenda nje nate, nderkohe qe shume veshtire e shtine doren ne xhep per nje veper shkencore a artistike, qe mbetet.
Pastaj shoqeria shqiptare, kultura e saj, per fat te keq, sundohen prej nje oligarkie kulturore. Nese nuk je i lidhur me qarqe te caktuara politike, me qarqet qe kane para, e ke shume veshtire me botue, e edhe me veshtire me i ba publicitet vepres sate. Eshte zonja PP, Politparja, qe, mjerisht, fut hundet e vendos jo pak edhe ne krijimtari.
Perfitoj nga rasti me i falenderue edhe nje here ata qe financuan botimin e Fjalorit. Disa prej tyre u treguan veçanerisht dinjitoze, me thane menjehere po dhe vepruan menjehere.
Folet per dy raste. Cili eshte i dyti?
Ky i dyti eshte banal, pak per te qeshur e pak per te qare... Gjate punes me eshte prishur shume here kompjutri (kompjutrat, duhet thene). Sidomos nga nderprerjet e shpeshta, te paparalajmeruara te rrymes elektrike. Druhesha se nje dite te bukur mund te me shkonte gjithçka dem. Jave per jave e hidhja punen neper disqe. Nuk e printoja dot, ishin shume faqe. Disqet ndodhte qe s'hapeshin...
Jane mbi tridhjete vjet qe kur u mbajt Kongresi i Drejtshkrimit. Nderkohe gjuha shqipe ka perjetuar zhvillime te jashtezakonshme. Cila eshte pikepamja juaj si gjuhetar rreth ketyre zhvillimeve?
Nje saktesim. Nuk e quaj veten gjuhetar, megjithese studimet i kam bere pikerisht per gjuhe e letersi shqipe ne Universitetin e Tiranes (profesor Shaban Demiraj qe perpjekur shume te me mbante ne katedren e gjuhes shqipe ne fakultet). Mendoj se me shume jam nje njeri i letrave, me perkushtim te veçante ndaj gjuhes shqipe.
Sa per Kongresin e Drejtshkrimit, ai nuk ishte nje forum i mirefillte shkencor. Nuk mjafton pjesemarrja e disa dijetareve ne nje konference qe ajo te quhet shkencore. Kryesore eshte tjetergje: a kane mundesi me i shprehe lirshem pikepamjet e tyre keta dijetare, a eshte e njejta hapesire edhe per mendimin ndryshe e per mendimin kunder? Ne Kongresin e Drejtshkrimit nuk kishte kurrfare lirie. Aty mund te hidhej e te mbrohej vetem pikepamja e udheheqjes politike te Tiranes se atehershme. Ajo duhej mbeshtetur, vetem per te duhej duartrokitur. Shfletoni shtypin e kohes per te kuptuar se ai kongres nuk dallonte shume nga kongreset politike me presidiume te kuqe e brohoritje histerike per diktatorin.
Jeni per permbysjen e atij kongresi?
Edhe sikur Kongresi i Drejtshkrimit te kishte qene nje forum i lire debatesh, ne kushtet e reja te shqiptareve ne Ballkan, ne kushtet e levizjes e integrimeve te shumanshme, gjuha ka pesuar ndryshime e zhvillime te mira e ndonjehere jo te mira. Per me teper, ndodhet perballe sfidash te njemendta. Keto ndryshime duhen ndjekur e pasqyruar. Gjuhesia duhet te zhvillohet me gjuhen e gjalle e ne sherbim te saj, te ece bashke me te.
Kongresi i Drejtshkrimit ia zinte frymen gjuhes qysh atehere, le me tashti. Ai kullon ndryshk. Ndryshk ikonash te nje kohe te vdekur. Ai duhet rishikuar ne rrenje. Merrni me te madhin e gjuhes shqipe, Eqrem Çabejn. As atehere ai nuk ka qene per zgjidhjen qe u be. Kurre, ne asnje dokument, ne asnje kumtese a shkrim te tij, nuk e ka mbeshtetur zgjidhjen qe beri Kongresi i Drejtshkrimit. S. Riza e te tjeret dihet. Prandaj Kongresi nuk iu besua atij as shkencetareve te tjere te shqipes. Kongresin e organizuan e e drejtuan gjuhetare pa vepra. Gjuhetaret me vepra ishin teper te medhenj per te hyre ne kostumin e llamarinte te atij te ashtuquajturi kongres.
Jeni per ndryshimin e standardit, per nderrimin e bazes dialektore te tij?
Pse u dashka me i pa gjerat prape bardhe e zi? Ndermjet permbysjes se standardit e lenies se tij siç eshte, midis ketyre dy alternativave te skajshme, ka plot zgjidhje te tjera, me te mira, me te dobishme, me te arsyeshme. Nuk jam per te permbysur, jam per te riparuar. Gjuha shqipe duhet te nxirret nga bunkeri ku e futi Kongresi orwellian i Drejtshkrimit.
Rregullat e tij arbitrare duhet te hapen, qe standardi te perfshije sa me shume prej pasurive te pafundme qe ka gjuha. Keto pasuri jane shume me te medha e me shprehese se ato qe i kodifikon ai kongres. Duhet reforme e thelle edhe ne gjuhe. Por kjo nuk duhet bere me rremuje, me anarshi. Ashtu siç u vendosen ne nje forum keto rregulla, poashtu ndryshimet per reformimin e gjuhes duhet te vendosen neper forume shkencore, ku te diskutohet me argumente shkencore e jo me slogane politike.
Kjo pune kerkon pergatitje, keshillime, diskutime, kerkime, perpara se te shkohet ne forume vendimmarrese te gjuhesise. Ne forume te shkohet me propozime te studiuara.
Kam pare ne shtyp diçka per nje si komision a keshill nderakademik. Sikur po merren me kete pune?
Ne shtyp s'kam pare asnje propozim konkret te ketij keshilli, asnje platforme, asnje hap qe premton fillimin e nje reforme ne gjuhe. Ne ate keshill, per me teper, s'kam pare asnje emer prej atyre qe mendojne ndryshe nga sa mendohej tridhjete a katerdhjete vjet me pare. Jane pak a shume te njejtet emra qe i copetojne duart duke duartrokitur per Kongresin e Drejtshkrimit ("dreqshkrimit", do te thoshte Selman Riza).
Shtypi, radiot dhe televizionet. A mendoni se e bejne mire detyren ndaj gjuhes sone?
Mendoj se jane pak ato gazeta e gazetare qe i ndihmojne gjuhes shqipe dhe jane shume ata qe nuk i ndihmojne asaj, ose qe i ndihmojne, perkundrazi, prishjes e shkaterrimit te gjuhes shqipe. Ashtu si shumica e politikaneve.
Keni pothuaj nje vit ambasador i Republikes se Shqiperise ne Konfederaten e Zvicres. A eshte e veshtire gjetja e kohes se lire per pune krijuese kur je ne nje detyre te tille?
Mendoj se gjithçka eshte vetiake, nuk eshte njesoj si te njeri, te tjetri. Kohe ka kurdohere, per gjithkend. Varet nga ngarkesa e punes, sigurisht, por varet edhe nga menyra si e organizon dhe e perdor kohen.
Njiheni si publicist, shkrimtar e poet. Diçka per krijimtarine tuaj artistike?
Ndoshta per kete eshte me mire te flasim nje here tjeter.
Faleminderit per intervisten
Faleminderit juve dhe gazetes Koha Jone.
Intervistoi: Sami Milloshi*
*Sami Milloshi eshte gazetar i lire ne SHBA