Pse duhet të mësohet lënda ”MENAXHIMI I PROJEKTIT” ?Si arsye e parë për studimin e lëndës”Menaxhimi i projektit”,
është se menaxhimi i sukseshëm i projektit ndihmon suksesin dhe
minimizon rrezikun nga dështimi eventual i tij, nuk garanton sukses të
plate, por mund të zvogëlojë rrezikun nga dështimi i projektit dhe
humbja e resurseve të investuara në projektin konkret.Prof. Asc. Mujë GjonbalajMenaxhimi i Projektit
Si arsye e dytë për
studimin e lëndës”Menaxhimi i projektit”, është që t’ju ndihmojë të
bëheni hulumtues dhe analitik të mpreftë në studimin e faktorëve të
brëndshëm dhe të jashtëm që mund të ndikojnë në zhvillimin e ardhshëm të
projektit, e fatit të milionave të investuar në projektet konkrete.
Si arsye e tretë për studimin e”Menaxhimi i projektit” është që t’ju
japi një mësim më të plotë, të fuqisë dhe kufizimeve të projektit, për
përdorimin e drejtë dhe racional të resurseve në projektet alternative.
Kur të vendosni të mbështetni njerin apo grupin e projekteve ju veç e
keni përgjigjen se me çfarë efektesh dhe kostosh do të realizohet
projekti në të tri nivelet(makro, mezo dhe mikro), duke vënë në pah
njëkohësisht rëndësinë që ka ruajtja e baraspeshës dhe efektet e
projektit në ruajtjen e ambientit.
Çka është projekti ?Projektetet janë mënyrë e veçant e zhvillimit(Gittinger,1982) dhe
formë e rëndësishme për realizimin e qëllimeve të definuara në planet
zhvillimore të vendit, lokalitetit, kompanisë apo fermës konkrete.
Projektet sigurojnë shfrytëzimin racional të fondeve dhe resurseve të
rralla, i kontribuojnë rritjes së të ardhurave, qëndrueshmerisë
ekonomike, si dhe cilësisë më të mirë të jetesës përgjithësisht.
Plotësimi i këtyre objektivave kryesorë varët se në çfarë shkalle
përmbushën parametrat e planifikuar të projektit.
Një projekt është një detyrë unikate, e përkohshme, komplekse dhe me
qëllim të caktuar, me përshkrim të sakta të detyrave dhe resurse të
definuara.
Projektet janë detyra në ndërmarrje, të cilat janë të karakterizuara nga këto veti apo cilësi:
- Janë të kufizuara në kohë
- Kanë një synim të caktuar
- Janë të veçanta dhe nuk janë detyra rutinore
- I kanë resurset e definuara qartë dhe të kufizuara
- Janë komplekse dhe të rrezikshme
- Për ndërmarrjen kanë një rëndësi të veçant
- Aty janë të angazhuar shumë bashkëpunëtorëve dhe partnerë
Sqarimi i definicioneve dhe i terminologjive lidhur me projektinMe qëllim të shkurtimit të kohës dhe të komunikimit midis partnerëve
dhe për nevoja praktike të projektit është e rëndësishme arritja e një
pajtueshmerie për terminologjinë e cila do të përdorët. Me këtë
zvogëlohet konfuziteti, shkurtohet koha e komunikimit me grupet kryesore
të interesit, partneret dhe financieret, dhe ndihmon realizimin e
projekt idesë së ndërmarrsit, ndonëse përmbajtja e pRojektit çdo herë
është më më rëndësi nga emertimi.
Terminologjia jo e standardizuar zakonisht sjell konfuzion në
realizimin e projektit. Që të zvogëlohet ky konfuzitet në komunikimin
midis partnerëve të projektit, duhet paraprakisht të sqarohe
ngjajshmeritë dhe dallimet midis termave/nocioneve të përdorura në
komunimkim.
Kështu, kur flasim për
Projektet duhet kuptuar se
ato ndihmojnë realizimin e synimeve të definuara me program, janë pjesë e
programmit dhe secili prej tyre është i pavarur, dhe së bashku synojnë
realizimin e detyrave të përbashkëta, të shtruara në një program më të
gjerë zhvillimorë. Shpesh projektet përbëjnë një pjesë të caktuar dhe të
konsiderueshme të një programi zhvillimor.
Programet e zhvillimi përbëhen nga më shumë projekte
konkrete apo sektoriale Kështu, një program zhvillimi shumëvjeçar i
bujqësisë mund të përbëhet nga një numër i projekteve bujqësore që
pasojnë njëri pas tjetrit, ndërkaq, projekti është aktivitet, i përbërë
nga operacione më të vogëla, si një pjesë e veçantë e një plani kombëtar
apo programi të zhvillimit bujqësorë. Qëllimet e programit gjejnë vend
mbi qëllimin e përgjithshëm të projektit. Qëllimet e programit lidhin
qëllimet e projektit me ato të projekteve të tjera në shkallë më të
gjerë duke arritur deri në nivelet kombëtare.
Praktika ka treguar se ndonjëher është vështirë të dallohet projekti
nga programi zhvillimor. Kjo ndodh për shkak se edhe njeri edhe tjetri
dokument kerkon grumbullim të një fondi të konsiderueshëm të
dhënave–informatave dhe kanë metodologji të ngjajshme pune. Në të dy
dokumentet përvijohet aspekti kahorë, hapsirorë, i resurseve njerëzore,
financiare dhe i komponenteve të tjera. Mirëpo, në punën praktike nuk
çmohet forma por përmbajtja. Për ketë arsye, me rëndësi është të
përkatitet dhe të hartohet një dokument i cili bazohet në akcionet
praktike, pavarësisht se a do të emertojmë, projekt apo progrm
zhvillimi.
Lidhur me sa u tha më lartë, kur flasim për terminogjinë e projektit
duhet patur parasysh në ngjajshmeritë dhe dallimet midis termave siç
janë:
Zhvillimi: përfshinë zhvillimin e
resurseve njerëzore(humane), përkrahje rritjes së zhvillimit ekonomik,
baraspeshën midis zhvillimit të ambientit dhe të parametrave social
nacional/rajonal. etj.
Programi Zhvillimorë: paraqet tërësinë(grupin) e
projekteve të ndryshme, një cikel të aktiviteteve dhe operacionave, për
të arritur deri të vendimet racionale shoqërore, që sjellin ndryshime
pozitive në sektor të ndryshëm dhe synojnë arritje të objektivave
global të vendit.
Institucioni i Projektit: është njësi e organizuar
dhe legale, përgjegjëse për organizim dhe ekzekutim të aspekteve të
ndryshme teknike, menaxheriale, financiare dhe të resurseve humane të
projektit.
Qasje e Planifikuar e projektit: nënkupton planifikimin e projektit përmes metodave të njohura kudo në teorinë dhe praktikën e planifikimit të projekteve.
Monitorimi dhe vlerësimi i projektit: është një
procesi i krahasimeve përmanente të efekteve të planifikuara dhe të
realizuara. Monitorimi dhe vlerësimi janë pjesë integrale e menaxhmentit
në rolin e funksionit të kontrollit.
Rolet në projektProjektet përfshijnë shumë bashkëpunëtorë dhe partnerë nga ndërmarrja
dhe jashtë saj, ka shtrirjen gjeografike dhe përfituesit e vetë. Rolet
në projekt janë të ndryshme, të qarta dhe ngusht të ndërlidhura.
Mandatari i projektit(porosidhënësi/investitori):
është përgjegjës për një definim të qartë të qëllimeve të projektit, për
nisjen e organizimit të projektit dhe për angazhimin e grupit të
projektit(
Project team).
Menaxhmenti i projektit(grupi vëndosës dhe udhëheqës): i arsyeton dhe i merr të gjitha vendimet e nevojshme. Ai do të lidhet
për projektin me anë të raporteve dhe prezentimeve të rregullta.
Grupi punues i projektit: si grup kryesor e mbështet menaxherin e projektit gjatë realizimit të projektit.
Menaxheri i projektit: kujdeset për planifikimin dhe zbatimin(realizimin) e projektit sipas qëllimit.
Bashkëpunëtorët e jashtëm të projektit: janë
këshilltar në projekt/ekspert tjerë profesional të cilet involovohen në
projekt sipas nevojës dhe mundësive buxhetore që ka ndërmarrësi.
Të angazhuarit tjerë në projekt: ushtrojn detyra konkrete dhe duhet që të informohen rregullisht dhe të motivohen për mbështetjen e projektit.
Ambienti(mjedisi) i projektit: përbëhet nga
furnitoret dhe shërbyesit, ndërmarrjet planifikuese, arkitektet, entet e
ndryshme, institucionet financiare, bankat dhe qëndrat financiare,
partneret kooperues, partneret ndërmjetësues, juristet, përkthyesit,
këshilltarët, qëndrat e shërbimeve dhe infrastruktura tjeter e
nevojshme. Ambienti i projektit duhet të zgjidhet i atillë që nuk do të
pengoj zhvillimin dhe suksesin e projektit(ambient miqësorë).
Çka është periudha e aktivizimit/investimeve të projektit ?Përfshin kohën brënda së cilës realizohen investimet, angazhohen
mjetet vetjake apo kreditore, me qëllim të realizimit të profitit të
synuar në procesin prodhimit/shërbimit.
Çka është periudha provuese e projektit?Përfshin kohën brënda së cilës testohen teknika dhe teknologjia dhe
aspektet organizative të procesit të prodhimit/shërbimit/tregtimit, dhe
zakonisht e hasim të projektet dhe proceset më të ndërlikuara të
prodhimit/shërbimit/tregtimit
Çka është periudha e eksploatimit të projektit?Përfshin kohën gjatë së cilës realizohet procesi i afarizmit të
rregullt/shërbimit/tregtimit, në kuadër të kapaciteteve të planifikuara
të projektit.