Sa vlen vendi i punes?
Sfida
Puna ideale lëviz në linjën prej tepër vështirë deri në atë
tepër lehtë dhe e kundërta. Hulumtimet tregojnë se truri “lulëzon” kur
vendoset në atë kufi tepër të hollë, respektivisht stagnon kur
ballafaqohet me punët që mund t’i kryejmë lehtësisht.
Ndikimi
Faktor jashtëzakonisht i rëndësishëm është edhe kompania në të
cilën punoni, respektivisht a bën edhe ajo diçka që ta bëjë këtë botë më
të mirë. Kjo është mundësia për të marrë pjesë në diçka që edhe për
veten do të mendoni se është e shkëlqyeshme.
Miqësia
Shumë miqësi kanë filluar në vendin e punës. Me kolegët kaloni
shumicën e kohës. Por, nganjëherë kjo mund të jetë problem në rast se
dëshironi ta lini vendin e punës.
Mirënjohje
Mirënjohjet për punën e kryer mirë janë diçka që të gjithë të
punësuarve u përshtatet. Kjo është një strategji e shkëlqyer afatgjatë
për kompaninë, por nuk duhet të teprohet. Ideale do të ishte nëse
përgjegjësit (shefat), madje edhe disa nga bashkëpunëtorët, ju
lavdërojnë. Kjo do t’ju bëjë edhe më të lumtur, sa madje do tëju nxis të
hyni edhe me më shumë entuziazëm në botën e biznesit, madje edhe do të
punonit me orar më të gjatë se ai i zakonshmi.
Baraspeshë punë – jetë
Nëse punoni me orar më të shkurt (më pak), kjo do të ishte e
shkëlqyeshme, por puna me orar shtesë është negative dhe assesi në
mënyrë tjetër nuk do të mund ta sqaroj këtë. Pozitat e punës me stres të
lartë që përskaj punës në zyre përfshijnë edhe punë në shtëpi dhe rënie
të ziles së telefonit pandërprerë ndikojnë negativisht tek ju dhe puna
juaj. Çdokush ka periudha stresi, por kur është kohë pas kohe, nuk është
ndonjë gjë e madhe. Mirëpo, këta faktorë mund shumë lehtë ta ndryshojnë
atë që ju merr shumë energji dhe kohë. Çmenduria konstante është diçka
që shumë lehtë mund të ju shkatërrojë ju dhe ta shkatërrojë jetën tuaj
private dhe nëse kjo pikërisht tani po ju ndodh, atëherë është momenti i
duhur të bëni përllogaritje se sa janë përfitimet, e sa është koha e
humbur me më të dashurit.
burimi/ www.materiale-ekonomike.com