Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: - ATOMI, LENDA & BERTHAMA - ( KIMI ) 30th September 2011, 22:55 | |
| Gjithe lenda ne univers eshte e perbere prej atomeve, te cilet jane njesia me e vogel ne te cilen mund te ndahet lenda pa shkaktuar leshimin e thermijave te ngarkuara elektrikisht[1].Atomet jane therrmija teper te vogla te rendit te 10-10m (1 e 10 e nje te miliardes te metrit). Ato jane te perbera nga elektronet (te ngarkuar negativisht), ose me sakte nga reja elektronike, dhe nga berthama e atomit qe ndodhet ne qender te kesaj reje elektronike dhe qe eshte e perbere nga protonet (te ngarkuar pozitivisht, ose me sakte me shenje te kundert nga ajo e elektroneve) dhe neutronet (pa ngarkese elektrike). Edhe pse berthama eshte rreth 10 000 here me e vogel se atomi, ajo perben masen kryesore te atomit. Forcat qe veprojne ne brendesi te berthames jane te formave te ndryshme. Keshtu dy protone per shkak se kane ngarkese elektrike te njejte do te shtyjne njeri-tjetrin, pervec kesaj force ekziston edhe forca gravitacionale e cila per shkak te mases se vogel te therrmijave shperfillet ne shumicen e rasteve. Duke qene se forca elektromagnetike i detyron protonet te shtyjne njeri-tjetrin, dhe duke qene se berthama vazhdon te qendroje e bashkuar, atehere duhet te ekzistoje me patjeter nje force tjeter qe kundervepron ndaj shtyrjes se forces elektromagnetike ndermjet protoneve. Kjo force eshte quajtur force e Forte, ose bashkeveprim i forte. Ekziston edhe nje force tjeter qe vepron ne brendesi te atomeve, dhe kjo eshte forca e Dobet, ose bashkeveprimi i dobet. (Nje prej teorive kryesore te zhvilluara vitet e fundit, Teoria e Unifikimit te Fushave, presupozon se keto kater forca, per sa te ndryshme qe mund te duken jane vetem kater aspekte te ndryshme te nje force te vetme.) | |
|