Ari
Ari apo Floriri është një element kimik me simbolin Au (nga latinishtja aurum) dhe numrin atomik 79. Ari po ashtu është edhe çmimi/medalja më e lartë në lojërat olimpike dhe konkurrimet e tjera sportive. Ari ka edhe një vlerë të madhe, për disa shekuj ari u përdor si para. Si dhe është përcjellësi më i mirë i elektricitetit të nxehtësisë, por për shkak të çmimit të lartë pothuajse fare pak gjen përdorim në jetën e përditshme.
Argjendi
Argjendi është një element kimik i cili në sistemin periodik e gjejmë me simbolin Ag dhe me numër rendor 47. Emri argjend rrjedh nga gjuha latine argentum.
Është metal i rrallë dhe i çmuar, me ngjyrë të bardhë të shkëlqyer, që punohet lehtë dhe që përdoret për të bërë sende zbukurimi, monedha, medalje argjendi, punime argjendi, stoli, etj. etj.
Historia e Argjendit
Argjendi është përpunuar prej njerëzve që nga shekulli i 5 para Krishtit. Është përdorur shumë prej asirianët, gotët, grekët, romakët, egjiptianët dhe germanët. Një kohë argjendi ka qenë edhe më çmueshëm se ari. Kryesisht argjendi vinte nga minierat e Laurion, diku 50 km në largësi prej Athinës. Tek Egjiptianët, argjendi ishte i njohur edhe si metal i hënës.
Më vonë një sasi e madhe e argjendit u soll prej Amerikës në Evropë, nga ana e spanjollëve, gjegjësisht të mara nga minierat Potosi. Po ashtu edhe Japonezët gjatë shekullit të 16 ishin eksportues të argjendit. Dhe nga kunkurenca e madhe anë e kënd botës, argjendi humbi vleftën e vjetër që kishte.