Sistemi Periodik i Elementeve
Nga fundi i shekullit XVIII kimistet filluan ti ndajne substancat e thjeshta ne elemente dhe ne perberje kimike ( substanca te perbera)
Janë bërë shumë përpjekje për te arritur deri ne klasifikimin e elementeve ne një sistem periodik.
Fillimet e tyre i perkasin vitit 1817 kur kimisti gjerman Dobereiner,tregoi se masa e Stronciumit ne një perberje kimike gjendet midis masave te dy elementeve te ngjashen,Kalciumit dhe Bariumit ( metale alkalinotokesore) e ne perberje kimike te ngjashme.
Vite me vonë u bene te njohura dhe treshe te tjera elementesh te ngjashem....Triada. ..p.sh triada e halogjeneveku renditeshin klori,bromi e jodi.
triada e metaleve alkaline,ku renditeshon Litiumi,natriumi e kaliumi.
Kimiste te tjerë kanë treguar se elementet mund te grupoheshin ne bashkesi më me shumë elemente te ngjashem. Kështu magnezi iu shtua alkalinotokesoreve, fluori iu shtua halogjeneve etj.
Po kështu oksigjeni,squfuri,arseniku,antimoni e bismuthi qe nga 1854 bëjnë pjesë ne një familje.
Rreth 1862 kimisti francez Shankurtua,i vendosi elementet sipas rritjes se mases atomike
Pohimi se vetite e elementeve janë ne varësi periodike te mases atomike të tyre perben ligjin periodik.
Kimisti Anglez Nju lends me 1863 propozoi një sistem klasivikimi te elementeve sipas rritjes se mases atomike.
Elementet ishin ndare ne shttate grupe me shtatë elemente secili. Ai e quajti këtë klasifik Ligj i Oktatave.
Idet e mëvonshme e me një rëndësi kolosale dalin ne pah ne 1869 nga rusi Dimitri Mendelejev.
Ai kreu një studim te thelluar midis mases se elementeve dhe vetive të tyre fizike e kimike
Ai propozoi një tabele te perbere nga 17 shtylla e me pas një tabele me 8 shtylla e cila u perdor për shumë kohe e me vonë u zevendesua me tabelen me perioda te gjata, te cilem e perdorim dhe sot.
Grupin VIIIA ,gazet e plogeta, qe nuk njiheshin ne kohën e Mendelejevit,e shtuan anglezet Relej dhe Ramsej me 1894 pasi zbuluan heliumin, neonin dhe argonin.
Pas zbulimit te elektonit nga fizikanti Tomson dhe propozimit te teorise berthamore te ndërtimit te atomit nga Ratherford,fizikanti anglez Van Den Brok,vuri re se ngarkesa e berthames qe e njohim si numri atomik përputhet me numrin e elementit ne sistemin periodk.
Fizikanti anglez Mozli percaktoj vlerat e sakta te numrit atomik te elemeteve nëpërmjet studimit te spekterave të tyre rentgen X
Me 1922 Bori bëri një interpretim te tabeles sipas strukturës elektronike te atomit dhe propozoi tabelen me perioda te gjata, qe përdoret e sot.