Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2018-2019
 
ForumForum  PortaliPortali  Events  PublicationsPublications  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 Anton Pashku

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi

Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Anton Pashku Empty
MesazhTitulli: Anton Pashku   Anton Pashku Icon_minitime28th September 2011, 16:44

Anton Pashku

Me emrin dhe veprën e Anton Pashkut lidhet ecja në rrugë të sigurtë e letërsisë moderne shqiptare. Gjatë viteve pesëdhjetë, proza, me parashenjën e entuziazmit të dalë nga lufta, ishte në kufi të shkrimit letrar dhe të atij dokumentar Kthesa e prozës së Pashkut në nivel të vetëdijes mbi artin letrar dhe të narracionit ishte aq e fuqishme sa linte përshtypjen e paraqitjes ekstremiste dhe të skajshme. Aso kohe, prandaj vepra e tij kishte shumë pak lexues dhe shumë mohues. Megjithatë shëmbëllyeshëm me krijuesit e mëdhenj, ai do të vazhdojë deri në fund rrugën e vet, i bindur dhe i vetëdijshëm për mundsitë e tij krijuese.

Anton Pashku lindi në Has të Thatë të Prizrenit. U shkollua në Prizren dhe në Prishtinë. Deri në vdekje punoi redaktor në gazetën "Rilindja". Është autor i disa vëllimeve me tregime: Tregime (1961), Një pjesë e lindjes (1965), Kulla (1968), Kjasina (1973), Lutjet e mbrëmjes (1978).Ai ka shkruar dy drama: Sinkopa (1969), Gof, 1976 dhe romanin Oh (1971).
Tregimet e para Anton Pashku i botoi në vitin 1957. Për afro tridhjetë vjet punë krijuese letrare, ai botoi relativisht pak, por, për nga vlera artistike, vepra e tij zuri vend në krye të panteonit letrar kombëtar
Por për çfarë shkruante dhe si shkruante Anton Pashku, kur ende nuk i kishte mbushur të njëzetat? Për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje, po sjellim dy tregime (poetike), që së bashku mund të përfshihen vetëm brenda një faqeje libri. Fjala është për tregimet "Në stuhi" dhe "Klithma", që të dyja botuar në vitin 1957. Në të dy rastet bartësit e ngjarjes janë maksimalisht të reduktuar

Anton Pashku sjell një frymë krejtësisht moderne në traditën e prozës shqiptare. Çështja bosht në rrëfimin romanor të Anton Pashkut është veçanërisht vetëdija e autorit për pozitën e tij dhe perspektiva e synimit të këtij rrëfimi. Shtresimin ironik gjatë gjithë rrëfimit, rrëfimtari do ta derdhë e ta përhapë tërthorazi, e jo si deklarim të qëllimshëm dhe moralizues. Reflekset ironike dhe aludive përjetohen drejtpërsëdrejti nga lexuesi dhe janë më mbresëlënëse se një fotografi e gjallë e një realiteti absurd. Rrëfimtari e nis udhëtimin nga një kohë e pacaktuar që gjatë ecjes fiton peshën e një vatre të gjallë dhe jehona e reflekseve të së kaluarës shfaqet si përsërítje e pafund e dramës sonë kombëtare.
Ky vizion i fuqishëm dhe largpamës i veprës së Pashkut që përbën tharrmin krijues të tij, realizohet përmes strukturimit të nëntekstit ironik të rrëfimit. Kjo gjë e nxit dhe e motivon parreshtur lexuesin që ta kërkojë atë që nuk thuhet, atë që duke heshtur, e bën lexuesin të jetë zëri kryesor.

Anton Pashku lindi më 8 janar 1937 në Grazhdanik (katund afër Prizrenit). Nënën, Getën, e kishte nga Zymi, kurse babën, Tonin (bukëpjekës), nga Karashëngjergji (katund pak më larg Zymit, rrëzë Pashtrikut). Kishte të kryer shkollimin e mesëm - Gjimnazin real në Prishtinë. Gjithë kohën punoi në Rilindje, njëherë gazetar, mandej redaktor i Rubrikës së kulturës e në njëzet vjetët e fundit, redaktor në Shtëpinë Botuese Rilindja. Shkrimet letrare filloi t’i botojë që nga viti 1955. Shkroi prozë dhe drama. Vdiq në Prishtinë, më 31 tetor 1995. Në tregimet e Anton Pashkut dallohen tri qarqe themelore tematike; ai i temës së dashurisë, i vetmisë, të kërkuar dhe të kushtëzuar nga një totalitarizëm; dhe, qarku tematik për dhunën mbi individin. Tregimet e tij antologjike janë: Nën qarr po rrinte vasha, Floçka, Kulla, Si e përshkroi ëndrrën e vet njeriu me kapelë, Dy fjalë për një plak dhe librin e tij kushtuar tymit, Kënaqësitë e Megalopolisit, Anija e dehur.Me vlerat e veta të pakontestueshme artistike, romani Oh ka bërë një ndikim të ngadalshëm por të fortë në prozën shqipe, që nga koha e shfaqjes së tij. Dramat e Pashkut Sinkopa e Gof janë luajtur në Teatrin e Kosovës, në Teatrin ITD të Zagrebit, në Teatrin e Shkupit dhe në teatro të tjera të shqiptarëve. Vepra e tij letrare, është bërë vlerë kulturore kombëtare dhe tashmë është materie që mësohet në të gjitha nivelet e shkollave shqipe, ku ligjërohet letërsia bashkëkohore shqipe.

Si shkruan Anton Pashku

Por për çfarë shkruante dhe si shkruante Anton Pashku, kur ende nuk i kishte mbushur të njëzetat? Për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje, po sjellim dy tregime (poetike), që së bashku mund të përfshihen vetëm brenda një faqeje libri. Fjala është për tregimet "Në stuhi" dhe "Klithma", që të dyja botuar në vitin 1957. Në të dy rastet bartësit e ngjarjes janë maksimalisht të reduktuar
Anton Pashku sjell një frymë krejtësisht moderne në traditën e prozës shqiptare. Çështja bosht në rrëfimin romanor të Anton Pashkut është veçanërisht vetëdija e autorit për pozitën e tij dhe perspektiva e synimit të këtij rrëfimi. Shtresimin ironik gjatë gjithë rrëfimit, rrëfimtari do ta derdhë e ta përhapë tërthorazi, e jo si deklarim të qëllimshëm dhe moralizues. Reflekset ironike dhe aludive përjetohen drejtpërsëdrejti nga lexuesi dhe janë më mbresëlënëse se një fotografi e gjallë e një realiteti absurd. Rrëfimtari e nis udhëtimin nga një kohë e pacaktuar që gjatë ecjes fiton peshën e një vatre të gjallë dhe jehona e reflekseve të së kaluarës shfaqet si përsërítje e pafund e dramës sonë kombëtare. Ky vizion i fuqishëm dhe largpamës i veprës së Pashkut që përbën tharrmin krijues të tij, realizohet përmes strukturimit të nëntekstit ironik të rrëfimit. Kjo gjë e nxit dhe e motivon parreshtur lexuesin që ta kërkojë atë që nuk thuhet, atë që duke heshtur, e bën lexuesin të jetë zëri kryesor.

Titujt e veprave

Tregime, Jeta e re, Prishtinë, 1961
Nji pjesë e lindjes, tregime, Rilindja, Prishtinë, 1965
Kulla, tregime, Rilindja, Prishtinë, 1968
Sinkopa, dramë, Rilindja, Prishtinë, 1969
Oh, roman, Rilindja, Prishtinë, 1971
Kjasina, tregime, Rilindja, Prishtinë, 1973
Gof, dramë, Rilindja, Prishtinë, 1976
Lutjet e mbrëmjes, tregime, Rilindja, Prishtinë, 1978
Tragjedi moderne, drama, Rilindja, Prishtinë, 1982
Shtëpia Botuese Rilindja në vitin 1986 i botoi veprat e zgjedhura të Anton Pashkut në tri vëllime:
Tregime fantastike, Rilindja, Prishtinë, 1986
Oh, Rilindja, Prishtinë, 1986
Tragjedi moderne, Rilindja, Prishtinë, 1986
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi

Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Anton Pashku Empty
MesazhTitulli: Re: Anton Pashku   Anton Pashku Icon_minitime28th September 2011, 16:45

Romani "Oh"

(fragment)

Ajo vuri buzën në gaz. Ai, prap, vazhdoi të kërkonte me shikim nëpër mal. Edhe njëherë tha:
"A thue, ku do të jetë ?"
"A mos të ka humbë gja?"
"Gjithmonë po më humb nga nji."
"E ç'asht ajo që po të humb?"
"Paj, kurrë nuk i po i kam bashkë të gjitha delet. Gjithmonë po me humb nga nji. Qe, edhe tash më ka humbë nji. S'e din, s'ka llugë ku nuk kam lypë. A thue, kah do të ketë vojtë e bekuemja?"
"Ndoshta në ndonji zguer lisi! " - ndërhyna papritmas.
"Mos u mahnit!" - tha ajo dhe, sigurisht tue dashtë mos me e lanë plakun ma me kthye, shtoi me nguti: "ke, plak, shumë dele?"
"Unë e di se i kam njiqind, por sa herë më dalin nandëdhetenandë. Giithmonë mungon nji dele. Qe, tash mungon larëza. Sa herë që humb kjo larëza, mue më bien kambët tue e kërkue nëpër mal. Aty e sheh, aty s'e sheh! Aty asht bashkë me të tjerat, aty humb si shurra e pulës!"
"Por, ty po të humbkan të tjerat, tue lypë larëzën!"
"Humbin, ç'me ba!"
"Po ç'ban kur e gjen larëzën e të tjerat të humbin nëpër mal?"
"I lypi."
"A i gjen?"
"Paj... hëm... i gjej."
"Të njiqindtat?"
"Eh, - tha plaku-jo."
"Po?"
"Të nandëdhetenandtat."
"Eu, po ty prap po t'u dashka t'i qepesh malit për me gjetë të njiqindtën!"
"Ani."
"Dhe ti i qepesh malit?"
"I qepem, pra."
"Vazhdimisht?"
"Gati për ditë."
"Tashë, gjithmonë më mungon nji."
"Po ti gjithmonë i paske, në të vërtetë, vetëm nandëdhetenandë!"
"Ani."
"Ti kurrë nuk i paske njiqind!" - tha ajo. "Nuk e di pse po u lodhke aq shumë tue kërkue nëpër skutat e malit?"
"Pse gjithmonë më mungon nji dhe unë due ta gjej."
"E kur e gjen, prap mbetesh pa nji!"
"Mbetem. Por, ani. Përsëri dal me e gjetë... Tekembramja , mue më pëlqen të kërkoj; mali asht aq i egër dhe i butë, aq i vrazhdë dhe i bukur."
"Mal ma!" -thash unë tue u gojisë.
Plaku tash heshtte; më shitonte me sytë e tij të vegjël, buza e poshtme i dridhej, më dukej se edhe mustaku i luente dhe mue, për çudi, tash më vinte keq pse i thashë: "Mal ma!" Po, megjithëkëtë, nuk tha gjë. Vetëm se rrotulloi sytë kah mali, mandej u kollit dhe shikimin e paloi në pyramidën e saj, që ishte në ndërtim e sipër. Më erdhi mirë thuese prej zemrës më ra diçka e pashpjegueshme që më randonte në ato çaste, kur ajo i dha fund heshtjes:
"E, ç'ban ti kur kërkon nëpër mal?"
"Eci."
"Dhe?"
"Eci dhe futem nëpër lluga."
"Futesh dhe ... ?"
"Futem nëpër zguer; kërkoj. Dal. Eci, hajt bir, nëpër mal."
"Hajt bir, dhe ... ?
"Ndigjoj malin. Ndigjoj turrecin."
"E ndigjon, dhe ... ?"
"Kurrë, - tha plaku, - turreci nuk më ka mundë, kurrë."
"Kurrë, dhe ... ?"
"Dhe eci."
"Ecën?"
"Nganjiherë za thue, por gohem dhe eci, hajt bir. Mali, ky

mali im, asht i bukur."
"I bukur, dhe ... ?'
"Do të ishte edhe ma i shpeshtë, edhe ma i bukur, sikur të mos jipte bishta për sakica.-
"Hëm, për sakica dhe ...?"
"Dhe? Grithem, përgjakem aty-këtu, tue përshkue nëpër mal, ku dëgjohet aulina e ndonji qeni dhe ulurima e ndonji ujku. Mirëpo unë eci, hajt bir, prej lluge në llugë, prej zgueri në zguer, prej lisi në lis.
"Pre lisi në lis, dhe ... ?"
"Ndalern dikur."
"Dikur, dhe..... ?"
"Sodis."
"Malin, dhe...?"
"Kërkoj të njiqindën me shkrim"
"A e sheh?"
"Pai, nganjiherë e shoh, por më humb para sysh, kur kujtoj se e kam krejt afër. Nuk më lëshon zemra: vazhdoj t'a kërkoj. Dhe prapë, grrithem, përgjakem tue u përshkue nëpër mal."
"Dhe?"
"Eci"
"Dhe?"
"Ndalem, dikur,"
"Ndalesh dhe..."
"Ulem kur lodhem."
"E?"
"Rri dhe njehi pikat e vesës në fijet e barit. Pikat e vesës janë.të bukura. Mbesin të bukura edhe mbasi avullohen. Mbasi të avullohen, ndoshta na duken se qenë ma të bukura se ishin. A s'asht kështu?"
"Ndoshta -tha ajo,- po kur s'ka vesë?
"Kur s'ka vesë rri dhe kujtohem."
"Dhe?"
"Mendoj për barkën."
"Për çfarë barke?"
"S'kam shumë barka. Çdokush e ka nga nji. Edhe unë e kam nji."
"Nji barkë!"
"Po, nji barkë që rri mes ujit. Ajo nuk mbytet, as nuk mbytet kurrë"
"Kurrë?"
"Kurrë."
"As kur çohen valët e mëdha?"
"As kur çohen valët e mëdha sa bjeshka."
"As kur bie shi?"
"As kur bie shi katërdhetë ditë në katërdhetë net."

"As kur fryn?"
"As kur fryn duhia që shkul lisat e prapton latitë."
" A fryn në këto anë?"
"Shpesh janë shkulitë lisat e praptue çatitë. Jo rrallë janë shkulë pemët posa kanë lidhë."
"E barka ka shpëtue?"
"Barka ka qëndrue mbi valë. Kur asht thye ndonji bri i saj, ai bri asht zavendësue me nji prej lisave të shkulun."
"Kjo qenka nji barkë e fortë."
"Rrin dhe kurrë s'praptohet në ujë."
"A e din sa asht e vjetër?"
"Askush nuk e mba mend kur asht punue. Mue ma ka lanë gjyshi."
"Askush?"
"Ndoshta gjyshi i gjyshit... nuk e di."
Ajo për nji çast heshti; shikoi piramidën e saj në ndërtim e sipër, piramidën prej rane, e ledhatoi me dorën e majtë dhe pyeti:
"A të duket e bukur kjo barkë?"
"Kur asht plot, duket fort e bukur. Duket, si me të thanë, duket nga bregu i ujit duket, si me thanë, duket si çiftelia. Luen mbi valë. Përkundet si zonjë... Luen mbi valët që sulen kah ajo, por ajo s'jau ven veshin. Luen. Dhe valët trenohen kur e shohin tue luejtë. Sulen kah ajo, por s'i bajnë gja. Ajo vazhdon me luejtë, barka -çifteli vazhdon me luejtë dhe prej saj përhapen tingujt, të cilët përpiqet me i gëlltitë zhumhuri i valëve. Shumë tinguj mbyten në zhumhurin e valëve, aty pranë barkë-çifteli. Disa të tjerë kërcejnë prej valës në valë dhe mbërrijnë deri në breg të ujit. Aty prap nisin të shumohen. Bahen aq shumë, sa nuk mund t'i njehë askush. Shkrihen në njani-tjetrin. Dalin prej njani-tjetrit. Kangë. Po, tash e dëgjoj nji kangë, që çan mjegullën para syve të mi. Çahet mjegulla. Shoh nji rriskë qiell dhe nji vetull mali. Qielli asht i murrmë, ajo vetull mali asht gjithashtu e murrmë. Dridhet ajo vetull mali, ulet ajo vetull mali. Tash e shoh tue u rrokulllsë qerrja e diellit. Qerrja e diellit rrokulliset me zhurmë e poterë. Zhurma e potera e qerres së diellit, që në rrokullisje e sipër thyhet e bahet copë-copë, mbyt çdo za: nuk ndihet shushurima e malit, zogjtë gurëzohen, hutini shikon lakuriqët e natës që fluturojnë në pikë të ditës, shikon dhe copat e qerres së diellit. Mugë. Në mugë shoh dy hije. Ecin ngadalë, drejt njani-tjetrit. Afrohen. Nuk flasin; kuptohen në heshtje. Shikojnë qerren e diellit, copat e saj para kambëve të tyne. Afrohet edhe nji hije. Edhe ky shikon copat e qerres së diellit. Që të tre marrin nga nji copë të qerres së diellit dhe e puthin. Mandej kthejnë kryet kah hutini që shikojnë lakuriqët e natës, të cilët fluturojnë në pikë të ditës. Kurse skaj tyne, filloj të shoh hije të tjera, që nuk ndalen, por vazhdojnë përpara; kalojnë pranë copave të qerres së diellit të rrokullisun, kur e ul ajo vetull mali dhe shkojnë në heshtje, njani pas tjetrit. Hijet. Shkojnë. Kryeulun. Të thuesh, nuk e çojnë kryet as kur pijnë ujë nga brojcat. Asgja nuk pipëtin. Ndëgjohet vetëm zhabllima e hapave të hijeve, që shkojnë kryeulun. Kurse hija e parë thotë: "Po shkojnë, ore breuk.", ndërsa hija tjetër ia pret: "Po, ore desidat, po."Hija e tretë vetëm dëgjon e nuk thotë gja; edhe ma tutje shikon vargun e hijeve që kalojnë skaj tij e copave të qeres së diellit. Shikon edhe hutinin që shikon lakuriqët e natës, të cilët dalin e fluturojnë në pikë të ditës. Mandej kthehen, hija e parë kthehet dhe këqyr hijen e dytë, mandej kthehet dhe këqyr hijen e tretë, mandej kthehen, hija e tretë kthehet dhe këqyr hijen e dytë, mandej kthehet, hija e dytë kthehet dhe këqye hijen e parë; në sytë e të tretëve ecin hijet, ecën vargu i hijeve që kalojnë skaj tyne. Ecin, hijet ecin. Dhe vetëm copat e qerres së diellit, para kambëve të tyne, nuk ecin. Kanë mbetë aty; nuk lëvizin. E këta shikojnë ato copa: qerrja e diellit nuk mund të ecë. Tash, nuk ecin as sytë e tyne.

MesazhTitulli: Re: Anton Pashku   Anton Pashku Icon_minitime28th September 2011, 16:46

Klithma

Fragment

Terri u derdh, e një rrigë e praruar e rrezëve të hënës e lau kreshtën e malit, luginën dhe u ngrit poshtë, atje mbi syprinën e lëmuar të lumit që rimon buzët dredharake të fushës. Çdo gjë është lidhur e shtrënguar mirë e mirë nga penjtë e qetësisë, nga penjtë e kësaj heshtjeje, e cila është e rëndë, e palëvizshme. Edhe qyqja hesht. As bulku nuk dëgjohet. Çdo gjë është strukur në vetvete, është mbyllur e kygur në therrën e gjumit.
E lart, atje lart nëpër hapësirën e kupës së qiellit, një yll noton duke lënë mbas vetes një hark të gjatë vezullues.
Një klithmë u dëgjua!
Korbi krokati.
E penjtë e qetësisë u prenë si me shpatë.
Lisat e gjatë, që duken si fantazma të trishtueshme, shushuruan. Edhe qyqja kukati tri herë. As bulku nuk mbeti pa lëshuar zë.
Kurse hëna ndali rigën e praruar të rrezeve të veta. Ajo u fsheh mbas një reje me skaje të grisura. Nuk desh të shihte krimin, nuk desh të përlyhej nga pikat e gjakut që i lëshonte prerja e korbit.
Një hije, si hije vdekjeje, kaploi vendin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content

Anton Pashku Empty
MesazhTitulli: Re: Anton Pashku   Anton Pashku Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Anton Pashku
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Anton Gojçaj: Tkurrja e shqipes vazhdon

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Working :: Biblioteka jonë-
Kërce tek: