Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2018-2019
 
ForumForum  PortaliPortali  Events  PublicationsPublications  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 MIGJENI ( Millosh Gjergj Nikolla )

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MIGJENI ( Millosh Gjergj Nikolla ) Empty
MesazhTitulli: MIGJENI ( Millosh Gjergj Nikolla )   MIGJENI ( Millosh Gjergj Nikolla ) Icon_minitime28th September 2011, 16:26

MIGJENI ( Millosh Gjergj Nikolla )


Millosh Gjergj Nikolla i njohur si Migjeni lindi më 13 tetor 1911 në Shkodër në një familje ortodokse, i ati zotëronte një bar; vdiq më 26 gusht 1938 në moshën 27-vjeçare në një sanatorium pranë Torinos në Torre Pellice. Ishte poet dhe prozator shqiptar. Shtëpia ku lindi poeti nuk ekziston më prej shumë vitesh. Ajo ishte e ndërtuar në oborrin e shtëpisë së Trimçeveve dhe pikërisht kjo shtëpi u bë edhe Muzeu i Migjenit nga viti 1961 deri ne vitin 1993.

Origjina e familjes


Mbiemri i Millosh Gjergj Nikollës vjen nga gjyshi i tij Nikolla Dibrani ardhacak nga krahina e Rekës (sot në Maqedoni) ku ishte pjesë i komunitetit ortodoks që lindi një emër tjetër në lëmin e poezisë, Josif Jovan Begeri. Ai u largua nga krahina në gjysmën e dytë të shek. XIX dhe u zhvendos në Shkodër ku punoi si murator dhe më vonë u martua me Stake Milanin nga Kuçi. Para se të vdiste në 1876, u bë me dy djem. Gjergji (ose Gjoka) (1872-1924), i ati i Milloshit dhe Kristo[1].
Gjergji ishte një anëtar shumë i respektuar i komunitetit. Vlen për tu përmendur zgjedhja e tij si përfaqsues i Shkodrës në Kongresin e Beratit më 1922 (ku u shpall Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë nga Fan Noli).[2] Gjergji u martua me Sofia Kokoshin (e ëma Migjenit) në 1900. Ajo vdiq në 1916 duke lënë gjashtë fëmijë (dy djem e katër vajza). Si i shoqi, Sofia gëzonte nam të mirë në rrethet shoqërore. E edukuar në seminarin katolik të Shkodrës, të drejtuar nga murgesha italiane[2]. Ndër gjashtë fëmijët, Milloshi dhe e motra më e vogël, Ollga, u shkolluan në shkollën fillore Serbe në Shkodër.

Jeta e veprimtaria


Arsimin fillor e mori në qytetin e lindjes në një shkollë serbo-ortodokse dhe nga 1923 deri më 1925 u shkollua në Tivar, ku e motra Lenka ishte shpërngulur. Më 1928-1932 ndoqi mësimet e mesme teologjike në Manastir. Në vitet 1933-1937 punoi si mësues filloreje në Vrakë, Shkodër dhe në Pukë. Kjo është edhe koha kur zhvilloi veprimtarinë letrare. Shkrimet e para i botoi më 1934, bashkëpunoi në revistat "Iliria", "Bota e re" etj. Më 1936 veprat e veta poetike i përmblodhi në librin "Vargje të lira", të cilin censura nuk e la të qarkullojë. Takon Petro Markon para se ai të nisei për në Spanjë. Nga fundi i vitit 1937 shkoi në Itali për tu shëruar nga sëmundja e mushkërive. La në dorëshkrim një pjesë të rëndësishme të prozës së tij.
Migjeni kishte bindje të përparuara për kohën e tij, me të cilat filloi të brumoset që në bankat e shkollës nën ndikimin e veprave të autorëve përparimtarë. Punën si shkrimtar e nisi kur në letërsinë shqiptare po forcohej rryma demokratike me shkrimet e tij realiste, thellësisht novatore nga brendia dhe forma, dha ndihmë të madhe në zhvillimin e saj të mëtejshëm.
Në themel të veprimtarisë së Migjenit qëndron aspirata për një botë të re, ku njerëzit e thjeshtë të jetojnë të lirë dhe të lumtur me dinjitet njerëzor dhe pa frikë për të nesërmen. Ky humanizëm aktiv përshkon tej e ndan veprën e tij. Në poezitë e para, si "Zgjimi", "Të birt' e shekullit të ri", "Shkëndija", "Shpirtënit shtegtarë", etj. pakënaqësia e thellë ndaj realitetit çifligaro-borgjez dhe ëndrra e autorit për një të ardhme të bukur u shpreh me figura të gjalla romantike. Poeti u ngrit kundër amullisë shoqërore dhe forcave që mbanin vendin në errësirë ("kalbësinave që kërkojnë shejtnim"). Kritika e rreptë e gjendjes së rëndë të vendit u gërshetua në këto vepra me dëshirën e zjarrtë për "një agim të lum e të drejtë kombëtar", me grishjen për të luftuar për ditë më të bukura. Për zhvillimin e Migjenit si shkrimtar është karakteristik kalimi i tij i shpejtë nga romantizmi revolucionar në realizmin kritik.
Pasqyrimi i varfërisë së thellë të masave zë vend qendror në botimet e Migjenit për shkrimtarin kishte rëndësi të madhe shoqërore që të dilte në dritë sa më qartë humnera e vuajtjeve, ku e kishte hedhur popullin regjimi reaksionar. Heronjtë e veprave të tij më të mira ("Bukën tonë të përditshme falna sot", "Bukuria që vret", "Mollë e ndalueme", "Legjenda e misrit", "A don qymyr zotni ?", etj.) ishin të papunë që rropateshin gjithë ditën për të nxjerrë kafshatën e gojës, malësorë që qëndronin në zgrip të jetës, të mjerë që nuk u kishte ecur në jetë dhe ishin flakur jashtë shoqërisë. Në "Poemën e mjerimit", veprën e tij më të shquar, Migjeni përshkroi në tablo të gjallë dhe rrëqethëse të gëlltitjes së vështirë të masave të shtypura dhe të shfrytëzuara, të venitjes së tyre fizike nën grushtin e mjerimit, që sundonte në vend dhe mbrohej nga monarkia çifligaro-borgjeze. Në një varg shkrimesh, si "Zoti të dhashtë" etj., Migjeni fshikulloi ashpër indiferentizmin e klasave të kamura ndaj vuajtjeve që hiqte populli. Shtresat e privilegjuara Migjeni i pasqyroi kryesisht në jetën e tyre vetjake, ai tregoi moralin hipokrit dhe despotizmin që karakterizonte marrëdhëniet e tyre familjare ("Të çelen arkapijat", "Studenti në shtëpi"). Në "Studenti në shtëpi" vuri në lojë inteligjencien borgjeze, si forcë e paaftë për të luftuar për ideale të larta. Migjeni goditi haptazi dhe me forcë artin dhe shtypin zyrtar ("Kanga skandaloze", "Programi i një reviste", "Novelë mbi krizën" etj.) Skamorët, të cilët i urrenin shtypësit, por ende nuk guxonin të ngriheshin kundër tyre, Migjeni i pasqyroi me simpati të thellë. Në skicat "Luli i vocërr" dhe sidomos te "Zeneli", shkrimtari vuri në dukje aftësitë intelektuale të masave dhe dëshirën e zjarrtë për ndryshime në gjendjen e tyre shoqërore. Shkrimtari tregoi edhe shfaqjet, sado të zbehta të protestës së tyre ndaj padrejtësisë shoqërore ("Mollë e ndalueme"). Rrëfimi i thjeshtë dhe konciz, imtësitë, që zbulojnë thelbin e dukurisë, fryma polemike, psikologjizmi i hollë, prirja për t'i dhënë personazhet me disa viza, figurat poetike shprehëse, ironia - këto janë veçoritë kryesore të stilit të Migjenit. Shkrimet e tija lanë gjurmë të dukshme në letrarët e rinj të kohës.
Me mohimin e shoqërisë çifligaro-borgjeze dhe aspiratën e fortë për një të ardhme më të mirë për masat e popullit, Migjeni pati ndikim të ndjeshëm në rrethet e rinisë përparimtare ; me veprat e tij ndihmoi në formimin shpirtëror të saj. Këtë rol ato e luajtën edhe në vitet e qëndresës kundër pushtuesit fashist, kur qarkullonin dorë më dorë.
Pas Çlirimit trashëgimi letrar i Migjenit u bë i njohur plotësisht. ("Veprat" e plota të Migjenit janë botuar tri herë: 1954, 1957, 1961, kanë dalë edhe një varg botimesh të tipave të ndryshëm). Shkrimet poetike dhe në prozë të Migjenit janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Për jetën dhe shkrimet e tija janë botuar studime e artikuj të shumtë.
Me interesimin e pushtetit popullor eshtrat e Migjenit u sollën në atdhe (1956). Iu dha titulli "Mësues i Popullit" (1957).


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MIGJENI ( Millosh Gjergj Nikolla ) Empty
MesazhTitulli: Re: MIGJENI ( Millosh Gjergj Nikolla )   MIGJENI ( Millosh Gjergj Nikolla ) Icon_minitime28th September 2011, 16:26

Poema e Mjerimit


Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi
kur shef ftyra të zbeta edhe sy të jeshilta
që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tanë jetën e vet derisa të vdesin.
E mbi ta n'ajri, si në qesëndi,
therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta shkëlqejnë.
E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme;
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi të cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.
Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele,
zhele fund e majë, flamujt e një shprese
të shkyme dhe të coptuem me të dalun bese.
Mjerimi tërbohet në dashuni epshore.
Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta, të lagta
lakuriqen mishnat, si zhangë; të verdhë e pisa;
kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajnë fillin të marrët, shërbtorët dhe lypsat
që nesër do linden me na i mbushë rrugat.
Mjerimi në dritzën e synit te kërthini
dridhet posi flaka e mekun qirini
nën tavan të tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,
ku foshnja e smueme qan si shpirt' i keq
tu' ndukë gjitë e shterruna të së zezës amë,
e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.
Foshnj' e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,
e ama s'e don, por vetëm mallkon.
Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit
ku foshnjën përkundin lott edhe të fshamit!
Mjerimi rrit fëmin në hijen e shtëpive
të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.

Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet;
don ta msojë t'i iki grushtit q'i kërcnohet,
atij grusht që në gjumë e shtërngon për fytit
kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit
dhe fytyrën e fëmis e mblon hij' e vdekjes,
një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes.
Një fryt kurse piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fëmia në bark të dheut mbaron.
Mjerimi punon, punon dit e natë
tu' i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,
tue u zhigatun deri në gjujë në baltë
e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë.
Shpërblim qesharak! Për qindenjë afsh
në ditë vetëm: lekë tre-katër dhe "marsh!".
Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin përmendore e një tregtis së ndytë,
që asht i gjikuem të bijë në shtrat të vet i dytë;
dhe për at shërbim ka për të marrë do franga
ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.
Mjerimi gjithashtu len dhe në trashigim
jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,
por eshtnat e shtrembta e në gjoks ndoj dhimbë,
mund që të len kujtim ditën e dikurshme
kur pullaz' i shtëpis u shemb edhe ra
nga kalbsin' e kohës, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan' i njeriut që vdiste nën tra.
Kështu nën kambë të randë të zotit t'egërsuem
thotë prifti vdes ai që çon jetë të dhunuem.
Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash
mbushet got' e helmit në trashigim brezninash.
Mjerimi ka motër ngushulluese gotën.
Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale
të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën
në fyt për me harrue nandhetenand' halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu' e ledhatue e pickon si gjarpni
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.
Të gjitha hallet skami në gotë i mbyt
kur njëqind i derdh një nga një në fyt.
Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina
dhe bajnë tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.
Mjerimi s'ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
dhimba paduruese që të bajnë të çmendesh,
që t'apin litarin të shkojsh fill' e të varesh
ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.
Mjerimi s'don mshirë. Por don vetëm të drejt!
Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
të cilt në mnyrë pompoze posi farisejt
i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
tu' ia lëshue lypsiti një grosh të holl' në shplakë.
Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
në ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MIGJENI ( Millosh Gjergj Nikolla ) Empty
MesazhTitulli: Re: MIGJENI ( Millosh Gjergj Nikolla )   MIGJENI ( Millosh Gjergj Nikolla ) Icon_minitime28th September 2011, 16:27

Recital i Malësorit


O, si nuk kam një grusht të fortë
t'i bij mu në zemër malit që s'bëzanë,
ta dij dhe ai se ç'domethanë i dobët -
n'agoni të përdihet si vigan i vramë.

Unë lugat si hij' e trazueme,
trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,
endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme
dhe me klithma të pakënaqura t'instinktit.

Mali hesht. Edhe pse përditë
mbi lëkurë të tij, në lojë varrimtare,
kërkoj me gjetë një kafshatë ma të mirë...
Por më rren shaka, shpresa gënjeshtare.

Mali hesht, dhe në heshtje qesh.
E unë vuej, dhe në vuejtje vdes.
Po unë, kur? heu! kur kam për t'u qesh?
Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?

O, si nuk kam një grusht të fuqishëm!
Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh!
Ta shof si dridhet nga grusht' i paligjshëm...
E unë të kënaqem, të kënaqem tu' u qesh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MIGJENI ( Millosh Gjergj Nikolla ) Empty
MesazhTitulli: Re: MIGJENI ( Millosh Gjergj Nikolla )   MIGJENI ( Millosh Gjergj Nikolla ) Icon_minitime28th September 2011, 16:27

Lagja e Varfun


Krahët e zez të një nate pa fund
e varrosën lagjen pranë,
dritë, jetë, gjallsi askund,
vetëm errsinë e skam.

U harrue jeta e ditës
ndër shtresat e natës, e pagja
u derdh nga parzm' e errsinës...
n'andrra përkundet lagja.

Njerzit ndër shtëpia flejnë
me gjoksa të lakurtë e të thatë
e gratë... fëmi po u lejnë
pa ushqim në gji, pa fat,

Pushojnë gjymtyrt e shkallmueme
në punën e ditës së kalueme,
shërohen trutë e helmueme
në gjumin e natës s'adhrueme.

Veç zemrat e njerzve të lanun
me të rektunt prralla rrfejnë:
mbi barrat e jetës së namun
që shpirt dhe korriz thejnë.

Prralla mbi fëmij rrugaça
barkjashtë e me hundë të ndyta,
që dorë shtrijnë me vjedhë, me lypë
e ngihen me fjalë të ndyta.

Prralla mbi varza të fyeme
me faqe e me buzë të thithna.
Prralla mbi djelm, me të thyeme
shprese, në burg me duer të lidhna,

të cilt nesër para gjyqit
për delikt do të përgjegjin,
vetëm dreqit e hyllit
të gjith fajet tash ua mbshtesin.

Kështu lagj' e varfun pëshpritë
dhe errsinës hallet tregon.
Një gjel i undshëm, me dritë
të hanës i rrejtun, këndon.

Hesht! or gjel kryengritës,
i lagjës së varfun. Këtu
nuk zbardh për ty drita e dritës.
i gjikuem je me ngordhë n'u.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MIGJENI ( Millosh Gjergj Nikolla ) Empty
MesazhTitulli: Re: MIGJENI ( Millosh Gjergj Nikolla )   MIGJENI ( Millosh Gjergj Nikolla ) Icon_minitime28th September 2011, 16:28

Kanga e Rinisë


Rini, thueja kangës ma të bukur që di!
Thueja kangës sate që të vlon në gji.
Nxirre gëzimin tand' të shpërthejë me vrull...
Mos e freno kangën! Le të marri udhë.

Thueja kangës, rini, pash syt e tu...
Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu
me zjarrm tand, rini... Dhe të na mbysi dallga
prej ndjenjash të shkumbzueme q'i turbullon kanga.

Rini, thueja kangës dhe qeshu si fëmi
Kumbi i zanit të përplaset për qiellë
dhe të kthejë prap te na, se hyjt ta kanë zili

E na të duem fort si të duem një diell.
Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote!
Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MIGJENI ( Millosh Gjergj Nikolla ) Empty
MesazhTitulli: Re: MIGJENI ( Millosh Gjergj Nikolla )   MIGJENI ( Millosh Gjergj Nikolla ) Icon_minitime28th September 2011, 16:29

Luli i vocerr


Askush s'e njef Lulin. As shoket e tij, qe perpara tij lozin, nuk e njofin. Ma mire me thane se e njofin, por ata lozin per hesap te vet e Luli i shikon per hesap te vet. Sot gjithkush ka punet dhe telashet e veta, ashtu dhe femijte, ashtu dhe Luli. More Lul! Shume heret ke fillue me shikue punen tande!
Kur Luli hyn n'oborr te shkolles, buza i qeshet nga pak, por askuj, asnji fjale s'i thote. Ece ngadale, tue shikue djathtas e majtas, po gjithnji tue ece deri sa te mbrrije ne cak te vet. Aty, te dera e rrugines shkollore, shume i pelqen te qendroje. Aty asht caku i tij, i praruem me rrezet e ngrofta te diellit ne keto ditet e vjeshtes. Mbeshtetet Luli per mur, grushtat e vogjel i shtje nder xhepa, hunden picrroke te kuqun nga te ftoftit e mengjesit ja sjell diellit dhe...shikon. Gjaja qe ma teper terhjek vemendjen jane cizmet qe i kane te veshun disa shoke te tij. Sa te bukaura jane! Si shkelqejne! - mendon Luli dhe pa dashtje i shkojne syte nder tullumbat e veta, neper te cilat shifen fare mire te pese gishtat e kambeve te zbathuna. Nga kurreshta i afrohet nji shokut qe ka cizmet ma te reja. Ulet dhe shef ne lustrin e cizmes kambet e veta te zbathuna - aq shume shkeqejshin cizmet!!! Mbasi shoku me cizme fluturoi, Luli ngadale shkoi te caku i vet, ne diell, t'i ngrohi kambet. - Por kur ka diell, si ja ban i shkreti Lul? Ndoshta ja bajne hallin apostujt e meshires dhe te dashunis...
Noshta, ndoshta...
Nganjiher i afrohet mesuesi Lulit. Dhe kur Luli e ka ftyren e dlire dhe pa puca, mesuesi ja ledhaton faqet, gushen, e Luli i afrohet, ja merr doren, e shikon me sy pellumbi, dhe kishte me dashte t'i fale dicka mesuesit. Por vjollca nuk ka. Vec ne i falte tollumbat e veta, qe kane hapun gojen si me dashte me e hanger mesuesin. Po, po, tollumbat e Lulit te vocerr kane me e hanger mesuesin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MIGJENI ( Millosh Gjergj Nikolla ) Empty
MesazhTitulli: Re: MIGJENI ( Millosh Gjergj Nikolla )   MIGJENI ( Millosh Gjergj Nikolla ) Icon_minitime28th September 2011, 16:29

Të Bijtë e Shekullit të Ri


Na të birtë e shekullit të ri,
që plakun e lamë në "shejtnin" e tij
e çuem grushtin për me luftue
ndër lufta të reja
dhe me fitue...
Na të birtë e shekullit të ri,
filizat e një toke së rimun me lot,
ku djersë e ballit u dikonte kot
se dheu ynë qe kafshatë e huej
dhe në marrzi duhej shum shtrejtë t'u paguhej.
Na të birtë e shekullit të ri,
vllazën të lindun e të rritun në zi,
kur tinglloi çast' i ynë i mbramë
edhe fatlumë
ditëm me thanë :
S'duem me humbë
në lojë të përgjaktë të historis njerzore,
jo! jo! s'i duem humbjet prore
duem ngadhnim!
ngadhnim, ndërgjegje dhe mendimi të lirë!
S'duem, për hir
të kalbsinave të vjetra, që kërkojnë "shejtnim",
të zhytemi prap në pellgun e mjerimit
që të vajtojmë prap kangën e trishtimit,
kangën monotone, pa shpirt, të sklavnis
të jem' një thumb i ngulun ndër trutë e njerzis.
Na të birtë e shekullit të ri,
me hovin ton e të ndezun peshë,
ndër lufta të reja kemi m'u ndeshë
dhe për fitore kem' me ra fli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MIGJENI ( Millosh Gjergj Nikolla ) Empty
MesazhTitulli: Re: MIGJENI ( Millosh Gjergj Nikolla )   MIGJENI ( Millosh Gjergj Nikolla ) Icon_minitime28th September 2011, 16:30

Kangët e Pakëndueme


Thellë në veten teme flejnë kangët e pakëndueme
të cilat ende vuejtja as gëzimi s'i nxori,
të cilat flejnë e presin një ditë ma të lumnueme
me shpërthye, m'u këndue pa frigë e pa zori.

Thelltë në veten teme kangët e mia jesin...
e unë jam vullkani që fle i fashitun,
por kur t'i vijë dita të gjitha ka me i qitun
në një mijë ngjyra të bukra që nuk vdesin.

Por a do të vijë dita kangët me u zgjue?
Apo ndoshta shekujt me ne prap po tallen?
Jo! Jo! Se liria filloi me lulzue
dhe e ndjej nga Dielli valën.

0 kangët që fleni reliktet e mia
q'ende s'keni prekun as një zemër të huej,
vetëm unë me ju po kënaqem si fëmia
unë djepi juej; ndoshta vorri juej.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MIGJENI ( Millosh Gjergj Nikolla ) Empty
MesazhTitulli: Re: MIGJENI ( Millosh Gjergj Nikolla )   MIGJENI ( Millosh Gjergj Nikolla ) Icon_minitime28th September 2011, 16:31

Vuejtja


Ka do dit
që po shof fare mirë
se si nga vuejtja syt po më madhohen,
nepër ball dhe ftyrë rrudhat po më shtohen
e si buzqeshja m'asht e hidhun...
... dhe po ndij
se si mëngjeset e mia
nuk janë ma mëngjese hovi e pune,
as ndërtimi, por të shtymt dita më ditë
e një jete që s'durohet.
Dalngadalë po shof
si jeta një nga një
secilin ndjesi
me tradhti
po ma vulos
dhe s'po më mbetë asgja
që me u nda
si shej gëzimi,
përpara
nuk e dishe, ojetë,
se kaq i tmerrtë
asht grushti i yt
që mbyt
pa mëshirë.
Por kot
në pasqyrë po shof
se si nga vuejtja syt po më madhohen
nëpër ballë dhe në ftyrë rrudhat po më shtohen,
dhe shpejt do të bahem
flamur i vjetruem
i rreckuem
ndërluftat e jetës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MIGJENI ( Millosh Gjergj Nikolla ) Empty
MesazhTitulli: Re: MIGJENI ( Millosh Gjergj Nikolla )   MIGJENI ( Millosh Gjergj Nikolla ) Icon_minitime28th September 2011, 16:31

Lutje


Të lutem, o perëndi,
për një simfoni
me tinguj t'argjantë
e akorde t'artë.

Të lutem, o perëndi,
për një simfoni
plot dashuni
të nxehtë si te vasha gjitë
kur vlojnë ndijesitë.

Të lutem, o perëndi
për një simfoni
të dëfrej në lumni
t'u u përkundë n'ani
të bukur t'andrrimeve
të kaltër, ku të fantazmëve
buzët më tërheqin zjarrtë
e më digjen syt e flaktë.

Të lutem, o perëndi,
për një simfoni
e kurr, e kurr ma mos të zgjohemi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





MIGJENI ( Millosh Gjergj Nikolla ) Empty
MesazhTitulli: Re: MIGJENI ( Millosh Gjergj Nikolla )   MIGJENI ( Millosh Gjergj Nikolla ) Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
MIGJENI ( Millosh Gjergj Nikolla )
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gjergj Fishta

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Working :: Biblioteka jonë-
Kërce tek: