Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2018-2019
 
ForumForum  PortaliPortali  Events  PublicationsPublications  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Gjergj Fishta

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Gjergj Fishta Empty
MesazhTitulli: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta Icon_minitime28th September 2011, 16:04

Gjergj Fishta


“Duke rikthyer Gjergj Fishtën në historinë e letërsisë shqipe, nuk I japim atij vendin që I takon, por I kthejmë histories së letërsisë atë çka I mungon”. - Aurel Plasari

“Ai është Homeri shqiptar, një poet nga më të mëdhenjtë”

“Fishta është një Homer shqiptar. Ai nuk është vetëm një poet i madh kombëtar. Ai është nga më të mëdhenjtë në botë. E rëndësishme është që ai të njihet prej saj”. - Zef Valentini

Po të kishin lexuar Fishtën shqiptarët për ato 50 vjet, do ishin më shqiptar, dhe më e rëndësishmja: më njerëz, - Anonim


Gjergj Fishta (†1871 - 1940) lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871 i biri i Ndokë Simon Ndocit me emrin Zekë Ndoci pas tre vëllezërve dhe një motër të cilën e donte shumë. Teolog, shkrimtar (poet e prozator), historian, pedagog, filozof, piktor (mendohet të ketë mbi 20 piktura[1]), deputet[2]. Është shqiptari i parë i kandiduar për Nobel, dhe përfaqëson letrarin shqip në gjithë madhërinë e tij.

Shumë shpejt, kur ishte 6-vjeçar zgjuarsia e tij i bie në sy famulltarit të fshatit, i cili e dërgon Fishtën në Seminarin Françeskan të Shkodrës. Më 1880, kur hapet seminari në Troshan, ai vijon në këtë shkollë, ku që fëmijë u ndikua mjaft nga i talentuari De Martino dhe nga misionari boshnjak Lovro Mihaçeviq, i cili i ushqeu këtij djali të zgjuar dashurinë për letërsinë dhe për gjuhën amtare. Këtu ai shfaqi trillin poetik. Më 1886 dërgohet për studime në Bosnjë dhe për t'u bërë meshtar, bashkë me Anton Nënshati me emrin e pagëzimit, Martin; Jozef Blinishti, me emrin Mëhill; Pjeter Gjadri, me emrin Simon; Lorenc Mitrovic (Mazreku) me emrin Pashko; Ëngjëll Paliçi me emrin Sebastian dhe Gjon (Johannes) Fishta me emrin e pagëzimit Jozef. Kjo do të thotë se Fishta, me rastin e veshjes së zhgunit françeskan, më 28 gusht 1886 dhe pranimit të kushteve të përkohshme të datës 23 tetor 1887, sipas ligjeve rregulluare, kishte bërë ndryshimin e emrit nga Jozef në Gjon (Johannes), si emër i përmotshëm i një rregulltari.[3]. Vitin e parë e kaloi në Guçjagorë afër Travanikut. Mësimet filozofike i mori në kuvendin e Sutidkës, ndërsa ato teologjike në kuvendin e Livnos. Të kësaj kohe janë edhe "Ushtrimet e para poetike". Në letrën e datës 2 shtator 1892, dërguar eprorëve, për krijimin e një shoqërie të vogël letrare shqiptare, Fishta, i pari ndër dhjetë që e ndjekin, nënshkruhet Enea-Silvio-Giorgio Fishta. Pa dyshim, dy emrat e parë si të tillë u zhdukën, duke i mbetur vetëm i fundit, Giorgio, ndërsa në gjuhën kroate, Jure, në shqip, Gjergj, emër me anë të cilit ne sot e njohim poetin tonë kombëtar. Emrat e lartpërmendur të Fishtës janë personifikues të njerëzve të mëdhenj, si të humanistit, Papa Pio II, me emrat Enea dhe Silvio (Piccolomini). Ky Papë, në historinë tonë kombëtare njihet si ai, i cili u nis për në Raguzë, për ta kurorëzuar Gjergj Kastriotin, si “Atlet i Krishtit”, por vdiq në vitin 1464, në Ankona të Italisë, pa arritur ta finalizonte misionin e tij. Apo Enea, personazhi tek “Iliada” e Homerit dhe Silvio, emër i rilindësit të shquar kroat Silvie (Strahimir Kranjçeviq), miku i ngushtë i Fishtës etj. Ndërsa emri i fundit Gjergj, në aspektin fetar, personifikim i Shën Gjergjit, martir, shek. V, dhe në anën kombëtare, emri i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti[3]. Më 1893 përfundoi studimet shkëlqyeshëm. Në seminaret dhe institutet françeskane në Sutjeskë, Livno dhe Kreshevo, Gjergji i ri studioi teologji, filozofi dhe gjuhë të huaja, sidomos latinisht, italisht e kroatisht. Gjatë qëndrimit në Bosnjë ra në kontakt me shkrimtarin boshnjak Gërga Martiq (Grga Martiæ, 1822-1905) dhe me poetin kroat Silvije Strahimir Kranjçeviq (Silvije Strahimir Kranjèeviæ, 1865-1908), të cilët i zgjuan talentin letrar e me të cilët lidhi miqësi. Më 1894 Gjergj Fishta u shugurua meshtar. Me t'u kthyer në Shqipëri në shkurt të atij viti, filloi punën si mësues në kolegjin françeskan në Troshan e më pas si famullitar në fshatin Gomsiqe. Më 1902 Fishta ishte dërguar në një fshat të vogël për të zëvendësuar përkohësisht famullitarin vendor. Atje u njoh e u miqësua me fshatarin e moshuar Marash Uci (vd. 1914) nga Hoti, të cilin do ta përjetësonte më vonë në vargje

Jeta e veprimtaria

I formuar në periudhën e Rilindjes sonë kombëtare, Gjergj Fishta është një nga vazhduesit më autentikë dhe të drejtpërdrejtë të saj, shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e reja që u paraqitën në shekullin e njëzetë. Mënyrat e pasqyrimit të jetës, në veprat e tij, janë vazhdim i natyrshëm i teknikës letrare të Rilindjes, ku mbizotëron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi. Deri më 1899, Fishta shkruan me alfabetin latin të françeskanëve. Në janar 1899 ai bëhet bashkëthemelues me Dom Ndoc Nikaj, e me Át Pashk Bardhin, dhe pjesëtar aktiv i shoqërisë "Bashkimi", të cilën e drejtoi poeti atdhetar e abati i Mirditës, Át Prenk Doçi. Kjo shoqatë dha ndihmesë të madhe për botimin e një numri tekstesh shkollore në gjuhën shqipe dhe të fjalorit shqip-italisht Bashkimi më 1908, edhe sot e kësaj dite, fjalori më i mirë i dialektit gegë. Në këtë kohë Fishta ishte bërë figurë udhëheqëse e jetës kulturore e publike në Shqipërinë e veriut e sidomos në Shkodër.
Më 1902 emërohet drejtor i shkollës françeskane në Shkodër deri atëherë e drejtuar nga klerikë të huaj. Menjëherë ai futi gjuhën shqipe si gjuhë mësimi në këtë shkollë për herë të parë si gjuhë bazë, dhe pastaj e ngriti atë në nivelin e një plotorje dhe më 1921 pranë saj hapi gjimnazin "Ilyricum" që me 1928 nxori maturantët e parë, t'aftë për të vazhduar studimet e larta kudo në botë. Kështu, ai krijoi për kohën një kompleks arsimor të fuqishëm që, sipas dr. Jani Mingës, përfaqësues i Ministrisë s'Arsimit, në provimet e pjekurisë, ishte në nivelin e kërkesave të kohës. Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Më 14-22 nëntor 1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë "Bashkimi"; karshi Dom Ndre Mjedës, Mati Logorecit, Hilë Mosit dhe Luigj Gurakuqit si përfaqësues nga Shkodra. U zgjodh nga kongresi për të kryesuar Komisionin e Alfabetit prej njëmbëdhjetë delegatësh që do të përcaktonte variantin më të mirë të alfabeteve të propozuara. Pas tri ditë diskutimesh Fishta dhe komisioni vendosën të mbështesin dy alfabete: një formë të modifikuar të alfabetit të Stambollit të Sami Frashërit i cili, edhe pse jo praktik për shtyp, përdorej më gjerësisht në atë kohë, dhe një alfabet të ri latin pothuajse të njëjtë me alfabetin e Bashkimit të Fishtës, me qëllim që shtypja e librave jashtë vendit të bëhej më e volitshme. Në kuadrin e programit te shoqërisë "Bashkimi", iu kushtua punës për të përgatitur një alfabet që të përmbushë të gjitha kriteret shkencore, me synim që të bëhet i përdorshëm për të gjithë shqiptarët.
Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë ai e priti me entuziazëm të veçantë, por Luftën Ballkanike dhe Konferencën e Ambasadorëve me një brengë të madhe. Shkodra, qyteti i tij, të cilin kërkonte ta aneksonte Mali i Zi, ishte në duart e fuqive ndërkombëtare. Brenga dhe entuziazmi duken në poezitë, por edhe në shkrimet publicistike që boton në revistën "Hylli i Dritës", revistë letrare-kulturore e përmuajshme e cila iu kushtua letërsisë, politikës, folklorit dhe historisë; të cilën e themeloi në tetor 1913 dhe u bë drejtor i saj. Nga 5 dhjetori 1916 deri në nëntor 1918 Fishta botoi gazetën e Shkodrës "Posta e Shqypniës", një gazetë politike e kulturore e subvencionuar nga Austro-Hungaria në kuadrin e Kultusprotektorat-it, me gjithë që forcat pushtuese nuk para kishin besim te Fishta për shkak të aspiratave të tij kombëtare. Po më 1916 themelon, bashkë me Luigj Gurakuqi, Dom Mjedën, e Mati Logorecin, Gjergj Pekmezin, Át Ambroz Marlaskajn, Át Shtjefën Gjeçovin, Sotir Pecin, "Komisinë letrare". Fishta luajti një rol udhëheqës në Komisinë Letrare Shqype, të ngritur prej austro-hungarezëve me sugjerimin e konsullit të përgjithshëm August Ritter von Kral (1859-1918), për të marrë vendim mbi çështjen e përdorimit zyrtar të drejtshkrimit si dhe për të nxitur botimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe.
Pas disa diskutimeve Komisia vendosi të përdorej "dialekti i Elbasanit" si një kompromis asnjanës për gjuhën letrare, më 1923 me nismën e Sotir Pecit[5]. Ky vendim binte mjaft në kundërshtim me dëshirat e Gjergj Fishtës, për të cilin dialekti i Shkodrës ishte më i përshtatshmi. Fishta shpresonte se koineja shqiptare e veriut së shpejti do të shërbente si normë letrare për të gjithë vendin, ashtu si gjuha e Dantes kishte shërbyer si udhërrëfyese për italishten letrare. Gjatë gjithë këtyre viteve Fishta vazhdoi të japë mësim e të drejtojë shkollën françeskane në Shkodër, me emrin Collegium Illyricum (Kolegji Ilirian) nga viti 1921, i cili ishte bërë institucioni kryesor arsimor në Shqipërinë e veriut. Tani ai ishte figura më autoritare në letërsinë shqiptare. Në gusht 1919 Gjergj Fishta qe sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar, që mori pjesë në Konferencën e Paqes në Paris ku mbajti dhe fjalimin e tij madhështor, ndër shkaqet që delegacioni shqiptar nuk arriti të paraqesë e të mbrojë si duhet problemin shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris, radhiti edhe inferioritetin e përfaqësuesve tanë të cilët nuk mund të përballonin ballafaqimet me profesorët, doktorët e diplomatët sllavë dhe grekë. Pasi pranon se edhe ai vetë, sa herë ka marrë pjesë në bisedimet me delegacionet e huaja:

"... të them të verteten se m'âsht dasht t'skuqesha për inferioritetin t'em. Âsht e kotë të gënjehemi. N'se përjashtohet Gurakuqi qi vetëm ai ka nji kulturë të përshtatshme, ka nji atdhetari të shëndoshë dhe nji njohuni të gjânë për njerëzit dhe për sendet e Shqypnisë, asnji nga anëtarët e qeverisë, kjoftë të saj së maparshmes, kjoftë të së tanishmes, nuk mund të thotë se e paraqet denjësisht Shqypninë dhe të mbrojë siç duhet interesat e sajë"


E, me këtë cilësi, iu kërkua nga kryetari i delegacionit, imzot Luigj Bumçi të merrte pjesë në një komision të posaçëm që do të dërgohej në Shtetet e Bashkuara për t'u kujdesur për interesat e shtetit të ri shqiptar. Atje ai vizitoi Bostonin, Nju Jorkun dhe Uashingtonin. Më 1921 Fishta përfaqësoi Shkodrën në parlamentin shqiptar dhe u zgjodh në gusht të atij viti si zëvendëskryetar i tij. Talenti në gojëtari e ngriti mjaft në detyrat e tij si personalitet politik e, sidomos, si klerik. Merr pjesë në Revolucionin e Qershorit, 1924. Përndiqet pas rikthimit të Zogut në Shqipëri. Vitet 1925 e 1926 i kalon në Itali. Ndërkohë, shkruan, boton e riboton pareshtur.
Në vitet më pas mori pjesë në konferencat ballkanike në Athinë (1930), Sofje (1931) dhe Bukuresht (1932) para se të tërhiqej nga jeta publike për t'ia kushtuar vitet e mbetura urdhrit françeskan dhe shkrimeve të veta. Nga viti 1935 deri më 1938 u zgjodh provincial i Provincës françeskane të Zojës Nunciatë. Këto vite, më të frytshmet e jetës së tij, i kaloi në qetësinë e kuvendit françeskan të Gjuhadolit në Shkodër, por pa u shkëputur kurrë nga problemet e mëdha qytetase, kombëtare e botërore. Të kësaj kohe janë edhe pjesa më e madhe e dramave, dramave lirike, tragjedive etj. Pas kthimit në Shqipëri nis etapa e fundit e veprimtarisë së Fishtës. Kësaj etape i vë vulën përfundimi e botimi i plotë i "Lahutës", (1937).

Po des konden (i kënaqur) përse kam punue për Fe, Atdhe, e për Provincën tonë.",- e mbylli testamentin sipas Át Marin Sirdanit.
...jo për tjetër, por, sepse po lá anmikun mbî truellin shqiptar, mue më vjen keq qi m'duhet të 'des.",- fjalët e fundit të Poetit.

Ishte dhjetori i vitit 1940 dhe At Gjergj Fishta ndodhej në Kuvendin e Troshanit i lodhur nga vitet, si edhe nga punët e shumta. Kësaj radhe kishte vendosur të pushonte. Asnjërit nuk i besohej se Poeti po kalonte ditët e fundit të jetës së tij. Më 10 dhjetor u sëmur dhe u detyrua që t’i shtrohej shtratit. Më 14, në darkë e sollën në Shkodër, drejt e në spital. Bëhet më mirë dhe të gjithë mendojnë se ia hodhi sëmundjes. Më 22 ra një borë e madhe dhe Fishta mori një polmonit që e rëndoi shëndetin e tij. Me 27 mjekët humbasin shpresat dhe Fishta bjen në kllapi. Pranë i rrijnë shumë nga Franceskanët e mëdhenj që bënë epokë, në mes të cilëve edhe At Viktor Volaj, studiuesi i njohur i krijimtarisë letrare të Fishtës[7]. Padër Gjergj Fishta vdes në Shkodër më 30 dhjetor 1940 në spitalin civil të qytetit të Shkodrës ku ai ishte shtruar nga një sëmundje e zemrës dhe e mushkërive. Shqipëria ishte nën pushtimin fashist. Ceremonia e organizuar me këtë rast kishte përmasat e madhështisë së merituar. Në të merrnin pjesë zyrtarë të lartë dhe e vetë mëkëmbësi i mbretit Jakomon. Shumë telegrame ngushëllimi, ku theksohej fakti që Gjergj Fishta ishte akademik i Italisë. Mbi arkivolin e poetit kombëtar ishte hapur flamuri i Italisë fashiste së bashku me flamurin shqiptar edhe ky i rrethuar me shpatat e Liktorit. Varrimi i tij u krye një ditë më vonë në kishën Françeskane të Gjuhadolit. Fjala e fundit u mbajt nga Prof. Aleksandër Xhuvani.
"Zotnij të ndershëm
Si vetëtimë u-perhap an’e kand të Shqipnisë lajmi i idhët i vdekjes së poetit t’onë kombëtar At Fishtës dhe e mahnitun mbetet sot mbarë bota shqiptare, tue kujtue emnin zâmadh t’auktorit të Lahutës së Malcisë, që ka këndue, si dikur Omeri, burrnin’e besën e fisit t’onë, që ka ndezë zemrat e Shqiptarëvet, si dikur Tirteu i vjetërsisë.
E me të drejtë i kanë thanë Fishtës Tirteu i Shqipnisë, se sikurse ai me elegjit’ e tij ndezi zemrat e Spartanëvet për luftë, njashtû edhe epopeja e Lahutës, odet edhe elegjit’e Mrrizit të Zanavet e të poezivet të tjera kanë mbjellë në zemër të djelmnisë s’onë dashunin e pamasë për truellin e të parëvet dhe për gjuhën amtare.
Nji këto dy ideale, atdhedashtënija dhe ruejtja e gjuhës si dritën e synit, lavrimi e përparimi i saj kanë qenë polat, rreth së cilëvet shtrihej gjithë vepra e çmueshme e Fishtës. E s’ka kush tjetër veç neve arsimtarëvet që kemi pasë e kemi ndëpër duer edhe ua kemi mësue nxanësvet poezit’e tij, që e çmon mâ mirë veprën zâmadhe të Fishtës, e cila si nji far i math dritëdhanës ka ndriçue mendjen e djelmënisë s’onë, si nji Ungjill shkëndimath morali ka zbutë e ka edukue zemrën e saj.
Nuk ka qenë pra Fishta për ne vetëm nji poet kombëtar epik, lirik, dramatik e satirik, por edhe nji edukator i rinisë s’onë. Nuk kanë mësue e shijue nxanësit e shkollavet t’ona vetëm artin e tij poetik, bukurin’e harmonin’e vargut, rrjedhshmnin’e dlirsin’e stilit e të gjuhës së tij, që âsht nji thesar i pashterun frazeologjije e leksikologjije të kulluet, por kanë thithë prej veprës së tij, si nji nektar të hyjnueshëm të bletës attike, idealet mâ të nalta të njerëzimit: urtinë, burrninë, besën, drejtësinë e dashuninë për të mirën, të bukurit, të drejtën e të vërtetën.
Nuk jam unë, o burra, i premë sot që të mund të thuri imne për veprën lavdimadhe të At Fishtës. Âsht historija që ka për të zbukurue faqet e saj me emnin zâmath të tij; âsht letërsija e jonë që do të mburret për veprat e tij grat-plota e të pavdekshëme; janë Zanat e malevet t’ona, që ai ua përcillte vallet me lahutën e tij, që kanë me këndue me katrime kumbim-randa deri te froni i Empirit, veprën e kangatorit zâ-ambël të tyne; âsht djelmënija shqiptare që ka për t’u-ushqye e për t’u-vaditë me manën hyjnore të tij; së mramit âsht Shqipnija mbarë, Gegë e Toskë, malsi e qyteta, që do të kujtojnë, deri sa të ndrisë e diellit rrota, emnin e njenit prej bijvet të mëdhej të saj, që e deshi, e lavdoi dhe e nderoi për gjithë jetën.
Na të gjithë lavdimtarë të veprës së tij, shokë e nxanës të tij, të pikëlluem e të mallëngjyem thellë, kah kujtojmë veprat e tij, fjalët e ambëla e plot atdhedashtëni e këshillat e tij, le t’i lutemi Fuqimadhit Perëndi, që t’i caktojë pranë fronit nji vend të meritueshëm, si në kët dhe, prej kah të vijojë me i lutë për lumnin e Shqipnisë.
Shkoder 31 dhjetor 1940

"At Fishtën e zuri vdekja ndërsa kishte ndër duar përkthimin e Petrarkës në gjuhën shqipe, sikurse kishte përkthyer që me kohë “Hymnet e shenjta” dhe “Pesë Maj” të Manzonit disa nga ariet e Metazit dhe lirika nga shumë poetë të tjerë italianë."


Fishta nuk mbeti pa u vlerësuar nga qarqet e interesuara të kancelarisë së kulturës dhe të civilizimit evropian dhe nga bashkëkohësit e vet. Ai është nderuar me kurora dafinash argjendi nga Klubi "Gjuha Shqype" i Shkodrës në vitin 1911, "Penda e Artë" dhënë për merita të spikatura në cilësi shkrimore dhënë nga qyteti i Beratit në vitin 1917. Medalja "Mearif" e Klasit II, dhënë nga shteti i Turqisë më 1912, "Rihter‑Kreuz" të dorëzuar nga Austro‑Hungaria në vitin 1912, "Benemerenza" dhuruar nga Selia e Shenjtë në Vatikan më 1925, medalja me emrin e një zogu mitologjik "Phoenix" dorëzuar nga shteti i Greqisë në vitin 1931, etj. Më 1939, Italia e bën anëtar të Akademisë së saj, nga kjo pjesëmarrje potenciali i tij jehoi më fuqishëm, e e çoi në kandidim për Nobel. Me rastin e 130 vjetorit të ditëlindjes së tij. Këshilli i Bashkisë se Lezhës e bëri "Qytetar Nderi". Në këtë mbledhje përkujtimore, një grup intelektualësh kërkuan nga Kryetari i Qarkut dhe Prefekti qe t'i bëhet një propozim Presidencës që t'i akordojë poetit të madh titullin e lartë "Nderi i Kombit" për merita të shquara në shërbim të Kombit Shqiptar. Kjo dëshirë u realizua nga Presidenti Alfred Moisiu me 28 Nëntor 2002.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Gjergj Fishta Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta Icon_minitime28th September 2011, 16:08

Veprat artistike, mendimi i Fishtës mbi edukimin e mësuesinë

Arrin të botojë këngët e para të "Lahuta e Malcís", kryevepër e poezisë epike shqiptare, më 1904. Më 1907 boton përmbledhjen satirike "Anzat e Parnasit", dhe më 1909 përmbledhjen lirike "Pika voëset", më 1913 "Mrizi i Zanave". Gjergj Fishta veç krijimtarisë artistike, shkëlqeu edhe në fushën e pedagogjisë e të psikologjisë sociale, gjuhësisë etj. Si mendimtar me potencial të madh teorik dhe me një veprimtari të dendur praktike, në shërbim të mbrojtjes dhe të zhvillimit të gjuhës dhe të shkollës shqipe. Ai i kishte vënë vetes si qëllim që të luftojë për të ngritur nivelin kulturor e arsimor të bashkëkombësve dhe për të nxitur tek ata dëshirën për përparim dhe për atdhedashuri, si dy shtylla qe do t'i ndihmonin për të mbajtur në këmbë shoqërinë shqiptare të goditur nga pushteti disashekullorë otoman.
Do te ndalemi në periudhën e parë të veprimtarisë së tij politiko-arsimore, ku ai fillon përpjekjet për të vazhduar e çuar më tej punën e paraardhësve të tij, Naimit, Samiut, Petro Nini Luarasit etj, në luftë për ngritjen kulturore e arsimore të popullit. Kjo ishte koha e fundit e pushtimit turk dhe e viteve të para të Pavarësisë, domethënë deri kur ai do të zgjidhej deputet dhe do t'i vihej punës për zhvillimin e gjuhës dhe shkollës shqipe në kushtet e ekzistencës të një shteti shqiptar të pavarur. Kjo ishte një kohë që do të kërkonte jo vetëm aftësi krijuese shkencore pedagogjike të larta, por edhe një nuhatje të fortë politike për të shfrytëzuar me sukses çdo koniunkture në shërbim të zgjidhjes së çështjes kombëtare, pra edhe të problemeve të gjuhës dhe të shkollës shqipe.
Në këto kushte, historiko-shoqërore, Fishta luftoi për ngritjen e nivelit kulturor e arsimor të popullit që, sipas tij, do të ndikonte për fuqizimin e luftës për liri, pavarësi e përparim ekonomiko-shoqëror.
Pasi u kthye nga studimet e larta për teologji e filozofi, u caktua në kolegjin e Troshanit si profesor. Ai e deshi mësuesinë dhe e quajti "Zeje të shenjtë". Fishta nuk që vetëm krijues artistik i nivelit të lartë, por edhe linguist, pedagog, filozof, sociolog e diplomat, piktor dhe adhurues i muzikës etj. Pra, kishte një përgatitje të përgjithshme shkencore-pedagogjike në lartësinë e kërkesave të kohës. Ai njeh mendimin pedagogjik bashkëkohor evropian, të cilin përpiqet ta shfrytëzojë për të forcuar punën në shkollë. Kujtojmë fjalimin që përgatiti për ta mbajtur në parlament, kur po diskutohej për arsimin, ku dalin qartë parametrat e filozofisë së tij arsimore në kushtet e reja të ekzistencës së shtetit shqiptar. Pra, ai është një personalitet poliedrik. Ajo që të bie në sy menjëherë, kur studion veprën e tij, është se të gjitha këto aftësi i vë në shërbim të zhvillimit të kulturës dhe të arsimit shqiptar.

Ai, duke ndjekur traditën e shkrimtarëve te Rilindjes që, krahas krijimtarisë artistike, ìu kushtuan dhe punës për mbrojtjen dhe zhvillimin e gjuhës dhe të shkollës shqipe, punoi në mënyrë shumë të përkushtuar për të çuar më tej punën e nisur prej tyre në kushtet e reja të rënies përfundimtare të perandorisë turke dhe të krijimit të shtetit te ri shqiptar. Idetë e tij pedagogjike, veç artikujve shkencor që botoi në organe të ndryshme të shtypit të kohës, i gjejmë të kristalizuara edhe në veprat e tij artistike. Ky mund të jetë edhe ndikimi latin, sepse dihet se romakët edhe rregullat e stilistikës i paraqitnin në vargje. Për ilustrim po japim një tercinë nga përkthimi prej tij i "Prozodisë latine":

Në kohë të kryeme rrokja e parë zgjatohet,
Po që verbi dyrrokësh. Veçse kjo rrokje
Në Sto, Do, Findo, Scindo, Bindo do t'shkurtohet.

Fishta, duke i shfaqur idetë e tija pedagogjike edhe me anë vargjesh, ishte i bindur se ato do të kapeshin e do të kuptoheshin më shpejt nga bashkëkombësit e tij. Ai, nëpërmjet të kësaj rruge, u përpoq që të futej, jo vetëm në mendjen e bashkëkohësve të tij, por edhe në zemrat e tyre dhe mund të themi se ia arriti qëllimit. Fishta, pas binomit të njohur "Për fe dhe atdhe", mund të themi se krijoi dhe një binom tjetër shumë të fuqishëm: "Çdo gjë për gjuhën dhe shkollën shqipe". Ndërsa më të parin lëshonte kushtrimin madhor për të dhënë jetën për lirinë e trojeve shqiptare, në të dytin kërkon angazhimin e të gjithëve për mbrojtjen e kulturës, të gjuhës dhe të arsimit shqip. Mund të themi se të dyja këto thirrje plotësojnë njëra-tjetrën. Tek poezia kushtuar mikut të tij, historianit Pashk Bardhi, formulon qartë kredon e tij pedagogjike:
"Pêr çka se mjaft nuk âsht' me mkâmbë Shqipninë, porse duhen rrit edhe shqiptart, qi t'bâhen të zot me e mbajt Shqipninë"
Ky përfundim i filozofisë arsimore fishtiane ka qenë dhe do të mbetet qëllimi përfundimtar i shkollës sonë mbarë kombëtare. Poeti vizionar lufton që në shërbim të përparimit të kombit të vihet gjithë potenciali intelektual dhe për këtë qëllim përkrahë çdo lëvizje kulturore e arsimore që krijohet në atë kohë.

"Në prakun e vjetit 1899 themelohej në Shkodêr Shoqnija letrare "Bashkimi" nên kryesinë e Abatit të Mirditês, Emzot Prêngë Doçit, qellimi i se ciles âsht' zgjim'i popullit me anë botimesh në gìuhen amtare. At Gjergji, bashkëthemelues e si pjestar i nxehtë i saj, vûni të gjitha fuqitë e veta pêr të bâme që të përparonte: merrte pjesë rregullisht e pa u lodhun kurrë në mbledhjet e Kshillit e zbatonte me ndërgjegje të plotë dëtyrimet që i ngarkoheshin. Në të gjitha botimet e Shoqnisë, tue nisun prej Abetarit e tue vijuem ndêr librat tjerë deri te Fjalori i çmueshëm i vjetit 1908, At Fishta dhá ndihmesen e vet të vlefshme me k'shilla e me punë".

Ky angazhim me frytdhënie kaq të lartë shkencore, që në moshën 28 vjeçare në fushën e gjuhës, kulturës dhe të arsimit tregonte se në botën intelektuale shqiptare po hynte një force e re shkencore, e aftë për të kontribuar në përballimin e problemeve të mëdha të kohës në këto fusha me rëndësi shumë të madhe për kombin, që në atë kohë ishte i angazhuar në luftë për liri e pavarësi. Dihet se pa gjuhë nuk ka shkollë dhe pa shkollë nuk mund të ketë zhvillim modern të gjuhës.
"Alfabeti i Bashkimit,- thotë Vehbi Bala,- i projektuar nga Fishta përmblidhte veçoritë më pozitive të alfabeteve ekzistuese dhe Kongresi e pranoi atë si alfabet të vetëm të shqipes. Drejtësinë e këtij veprimi e tregoi koha: ai u bë alfabet kombëtar. Pra, edhe këtu, si gjetkë, Fishta dha një kontribut të spikatur për kombin shqiptar".
Edhe sikur vetëm kaq të kishte bërë Fishta për gjuhën dhe shkollën shqipe, do të ishte e mjaftueshme për ta vënë atë në sofrën e parë të mendimtarëve shqiptarë të të gjitha kohërave. Për Fishtën, gjuha shqipe është një pasaportë e gjallë, që provon identitetin e të qenit shqiptar.

Nper gjuhë shqype bota mbârë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë,
trima n'zâ, sikurse jîni

Kjo gjuhë për poetin pedagog është jo vetëm si "Kânga e zogut t'verës", por edhe "Si ushtime e nji termeti", sepse në këtë gjuhë, thotë ai, edhe Kastriota u pat fol atyne ushtrive "ngadhënjimtare" që çuditen boten dhe po në këtë poezi ai mallkon rëndë at bir shqiptari.

"qi përbuzë këtë gjuhë hyjnore,
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore."

Këto ide janë me vlera të përjetshme. Fishta, duke ndjekur traditën e Rilindjes, godet politikën arsimore turke dhe të vendeve fqinje, që synonin të shfrytëzonin në maksimum edhe shkollën si një mjet shumë të efektshëm për shkombëtarizimin e popullit. U përpoq që të forcojë shkollën shqipe, me qellim që ajo t'i shërbejë zgjimit të popullit për të ruajtur identitetin e tij dhe për të gjetur në vetvete forcat e nevojshme për t'ecur drejt lirisë, pavarësisë dhe përparimit. Ai lufton për të vënë në lëvizje mendimin krijues kombëtar, që pushtuesi pikërisht kërkonte ta mbyste. Fishta në luftën e tij ishte i hapur, i guximshëm, iniciator me largpamësi të madhe. Ai është tepër i ndjeshëm ndaj tronditjeve historike të kombit të tij në çfarëdo sfere jete që mund të ndodhin ato. Fishta luftonte për t'u hapur sytë bashkëkombësve të tij, që të kuptonin dhe të gjykonin vetë për politikën arsimore të pushtuesit otoman, që pranon pa asnjë kundërshtim që në territorin që mbulonte kombi shqiptar të hapeshin gjithfarë shkollash: italiane, greke, austriake e deri sllave, sepse, siç dihet, ato turke kishin mbuluar krejt vendin, dhe në të njëjtën kohë nuk lejonin që të çileshin shkolla shqipe, me qellim që të copëtohej sa më shumë uniteti shpirtëror i kombit. N'atë kohë, propaganda e huaj kishte bërë punën e saj për të çorientuar opinionin shqiptar për problemet e shkollës në gjuhën shqipe. Ajo kishte krijuar, siç e quan vetë poeti pedagog, një çoroditje që preku jo vetëm familjen e disa shtresave shoqërore, por edhe ndonjë segment të caktuar të shtetit të ri të posaformuar. Ai i vë gishtin plagës dhe i kushtohet tërësisht luftës për çlirimin e familjes dhe forcave e tjera shoqërore të kohës nga helmimi i propagandës shumë të rafinuar të pushtetit, që kërkonte zhvlerësimin e gjuhës dhe të shkollës shqipe. Ai në radhë të parë godet me forcë ftohtësinë e shqiptarëve ndaj dijeve dhe shkollës, kundër kësaj të keqeje të madhe, që shkonte në favor të propagandës së huaj, që siç dihet, ishte shumë e egër.
Më 1907, tek Nakdomonicipedija, krijon me një mjeshtëri të rrallë artistike episodin e një tregtie të çuditshme: Shënkolli, me urdhër të Zotit, del nëpër botë me një barkë ngarkuar me mend. Kush donte t'i shtonte ato që ka, mund të blinte edhe do të tjera. M Më në fund rruga e qiti shejtin në Shëngjin. Në të njëjtën kohë, del në këtë port edhe djalli, që vinte nga Franca me një barkë ngarkuar me shkarpa për t'i shitur. Dihet se n'atë kohë, dikush e ndalonte shkollën shqipe me ligj, disa të tjerë e mallkonin ose e poshtëronin me metoda nga më të ndryshmet. Puna kishte shkuar deri atje sa disa parapëlqenin për fëmijët emra të huaj se gjoja tingëllonin më modern se ata që ishin brum'i shqipes. Poeti zgjedh si tipike familjen Guca, që ishte bartëse e këtyre kundërshtive. Me lindjen e djalit ndizet sherri. Filipi donte ta pagëzojë fëmijën me një emër shqiptar: Palokë, kurse e shoqja nuk pranon. Fishta tek "Paloke Guca" zbulon sesi zhvillohet kjo luftë edhe brenda mureve të shkollës. Ai vë ballë përballë Palokën me një mësues, siç e quan ai, të pantënzonë, që kërkonte që nxënësit e tij... "Gjithçka tjetër të dilnin, posë shqiptare, posë njerëz që ndiejnë për Atmé, gjuhë e t'Parë". Ai nxjerr lakuriq metodën që përdor ai për t'ia arritur këtij qëllimi të mallkuar. Kur Paloka kthen në shtepi, tek praku i derës, i thotë babë Filipit:

"Unë s'jam shqyptar: Unë jam shkodran".

Kështu poeti pedagog, me katër-pesë vargje, jep objektivin që i kishin vënë vehtes disa shkolla të huaja t'asaj kohe, për shkombëtarizimin e brezit të ri. Misioni i mësuesve të patënzonë s'ka si del më mirë. Por ata nuk ndalen deri këtu, por bëjnë çmos që fëmijët t'i largojnë dhe t'i shkëpusin fare nga figurat e shquara kombëtare. Fishta lëshon rrufenë e dytë drejtpërdrejtë në tryezën e mësuesit të pantënzonë, duke dhënë zënken me një nxënës tjetër, (Në një shënim në librin "Anzat e Parnasit" thuhet se ky është një fakt historik) të cilit i bie në tokë një fotografi e Skënderbeut që e tmerron mësuesin e patënzonë:

Ah! bre kulim,
Sh'âsht ky mjekërskjap?- po thotë me idhnim.
S'âsht mjekërskjap, zotní, âsht Skenderbeu.
N't'a pashë kyt surrat n'dorë prap,
T'a dijsh se jashtë si qenin kam me t'qitë.
I foli Tefes msuesi t'u i bërtitë.

Me rezistencën fëminore, Fishta do të thotë se shpirti heroik shqiptar, megjithëse i tronditur, vazhdon të jetojë dhe se ka të ardhme. Fishta kritikon edhe disa segmente të caktuara të shtetit të sapoformuar shqiptar, që lejojnë ende disa nga këto shkolla të vazhdonin punën, edhe pse në të vërtetë pak e kishin ndryshuar, ose më mirë të themi se e kishin fshehur objektivin e mëparshëm, domethënë të para 1912-ës, por ajo që e shqetëson poetin është edhe fakti se ato tani mbaheshin me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ja ç'thotë ai:

Po, edhe përpara luftës Ballkanike,
Në Shqyptará ka pasë shumë shkolla t'hueja.
Shkolla italjane, turke e helenike,
Shkolla serbjane e..."dijiji" e "kikuje",
Për t'rrejtë Shqyptar't me dokrra politike.
...
Por, shka âsht me zî, vetë kombit t'ngrâtë kto shkolla
Po i duhet sod m'e mbajtun m'kâmbë me t'holla

Fishta kërkon që fatin e Palokës dhe të shokëve të tij ta mësojë gjithkush: çdo shqiptar, toskë e gegë. Kuptohet, ai dëshiron që secili të gjykojë vetë për atë që po ndodhte brenda familjes, shkollës dhe disa segmenteve të shtetit shqiptar. Ai e thotë copë se atyre shkollave veç sherrin ua kemi parë. Ato e kanë mbytur shpirtin krijues të njerëzve tanë:

"Aty, po, t'huejët në shpirt e tru na i tredhen, E pa kenë t'zott t'mendojmë ne me krye t'onë. Na shkimen n'shpirt çdo ide e ndìesi kombëtare; E ndêr e Atdhé, at-botë ne i dhâme per pare".

Këtyre mësuesve të patënzone u vë përballë mësuesin populloj Jak Specin, për të cilin kërkon t'i ngrihet një përmendore. Poeti pedagog ka besim të patundur tek fuqia e shkollës për të transformuar shqiptarin në një forcë aktive, t'aftë për të çuar përpara kombin e vet.

"Oh! at'here, kur n'shkollë zbutun shqyptari
N'mní t'ket marrun ej gjakun e dhunen,
E me dije t'ket kapun ej punen
Shqypnis fati do t'çilet tamam".

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Gjergj Fishta Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta Icon_minitime28th September 2011, 16:10

Fishta nuk qëndron vetëm tek polemika, por si njeri i veprimit kalon në terrenin konkret, siç shohim më lart kur u bë drejtor i shkollës françeskane. Fishta bën thirrje për zgjerimin e arsimit shqip në të gjithë territorin e shtetit të ri shqiptar.
"Aty nga viti 1914,- thotë Sterjo Spasse,- me gishtërinjtë e dorës numëroheshin shkollat fillore, që kishin për gjuhë zyrtare shqipen. Në artikujt "Gjuha e mësimit", "Gjuha shqipe" e në të tjera, poeti me këmbëngulje lyp që gjuha shqipe të jetë e detyruar në të gjitha shkollat fillore të Shqipërisë dhe të nxitë shqiptarët që të mos tregohen të fjetur e të përgjumur, kur është puna e gjuhës, sepse prej saj rrjedh jeta dhe vdekja e kombit".
Te "Shqyptarja e qytetnueme" Fishta kërkon që "edhe bijave shqiptare me u dhânë mësim në gjuhë amtare". Tek "Nevoja e mësimit" Fishta u thotë bashkëkombësve të tij se lufta për dije nuk është një kërkesë e rëndomtë. Fishta kërkon që edhe njeriu shqiptar të aftësohet për ta ngritur vendin e tij në nivelin e zhvillimit tekniko-shkencor të kohës. Vetë shkolla për Fishtën është produkt i genit njerëzor. Ai ka besim të plotë se ajo përpunon e zhvillon aftësitë kërkuese, zbuluese, përpunuese e krijuese të mendjes njerëzore, të cilat përbëjnë shpirtin e shkencës. Tek deklarimi i genit shpalosën idetë e poetit pedagog për rolin e shkollës ne formimin e figurave te shquara botërore dhe kalimin e tyre ne përjetësi:

"Mendjen e njeriut n'shkollë unë mpreha,
Ku kam rritë ata Platonët,
E ato shpatat me dy teha,
Demostanët e Ciceronët;
Edhe t'vetmin n'jetë, Homerin,
Me atë Virgjilin e Aligerin,
T'cilëve as vdekja s'ka çka u bân"

Kjo është fuqia çudibërëse e "Tempullit të dijes", siç e quan ai shkollën. Geni, që është personifikim i aftësive mendore të njeriut e të gjenialitetit të tij, vazhdon më tej:

Edhe zbuloj ku struket jeta,
Çka âsht' e mirë e çka âsht' e vêrteta,
Bukuria kah buroi.

Për Fishtën mendja e njeriut është e plotfuqishme, s'ka kufi, ajo është forca që i jep përpara zhvillimit dhe që çdo gjë e konkretizon me vepra. Fishta e shikon "Tempullin e dijes" si një vend ku bashkohen të gjithë, prandaj në shkollat e tija keni nxënës nga të gjitha besimet. Një gur nga themeli i tolerancës fetare në Shqipëri. Të gjithë, sipas Fishtës, duhet të mësojnë shkencën dhe të gjithë duhet ta vënë atë në jetë në dobi të kombit të tyre. Ai beson se shkenca krijon unitet human sepse rezultatet e saj i përkasin të gjithë njerëzimit. Ai e pranon se lufta për të fituar dije është punë e vështirë dhe e lodhshme, fjalën e ka për punën që bëhet në kërkim të së resë, të progresit, të shtigjeve të pashkelura.
Këtu shfaqet sistemi i punës se tij si artist e shkencëtar me rendiment te larte, qe është një shembull i shkëlqyer, jo vetëm për te rinjtë, por për te gjithë boten tone intelektuale, qe aktivizohet ne fusha te ndryshme te punës krijuese.
Fishta, si poet me diapazon te gjere krijues, filozof e pedagog, sociolog e diplomat e klasit te pare etj. nuk është kundër kulturës se huaj, as kundër marrëdhënieve te drejta ne fushën e shkencës e arsimit me vendet e tjera, por ai është kundërshtar i prere i përdorimit te shkollës për shkombëtarizimin e një populli, qe ne kohen e tij përbente një nga rreziqet me te madhe për lirinë e vendit tone. Ai godet edhe ata studente qe kane shkruar jashtë për te studiuar dhe nuk tregojnë kujdesin e duhur për te përfituar sa me shume nga përvoja e vendeve te tjera dhe për ta vene atë ne shërbim te zhvillimit shqiptar. Është interesante edhe kërkesa e tij këmbëngulëse qe meshtarët e rinj te përgatiteshin ne shtete te ndryshme te Evropës, me qellim qe te mund te sillej edhe nëpërmjet te kësaj rruge kulture e sa me shume vendeve te zhvilluara. Fishta është i orientuar nga kultura oksidental dihen konsideratat e tij për Geten, Shekspirin, Danten e shume te tjerë. Por ai nuk ka nënvleftësuar as vlerat shkencore e artistike te popujve te lindjes. Mjafton te përmendim mendimet e tij për Kinën ku ne mes tjerash thotë:

Por janë mjaft t'meçëm
kinez't e ngrâtë:
Punen e dijen
I kanë zanat'.

Për të realizuar mbrojtjen e gjuhës e te shkollës shqipe, si mjete qe synojnë jo vetëm ruajtjen e identitetit shqiptar, por edhe për te vene atdheun ne rrugën e përparimit, ai kërkon qe te mobilizohen te gjitha forcat intelektuale. Ai ka vlerësuar shumë punën e shkrimtarëve të shquar që "mrrijten me bâ të njihet gjuha shqipe si gjuhë msimi gadi në të gjitha shkollat dhe gjuhen zyrtare në të gjitha zyrat e shtetit, si dhe l'shuen rrânjen e parë të ndërgjegjes kombtare".
Kjo figurë e përkushtuar tërësisht zgjidhjes së problemeve të vështira, që kaloi kombi ynë në ato vite, kërkon studime të thella për të dalë në dritë tërë vlerat e tij, që krijoi edhe në fusha të ndryshme të shkencave. Konceptet e reja demokratike për vlerësimin e trashëgimisë, po të shfrytëzohen mirë, e lehtësojnë më shumë këtë punë, që domosdoshmërish duhet bërë. Këtë e thonë dhe bashkëkohësit e tij: "E kur me kalimin e kohës, familja shqiptare, e mbledhur rreth vatrës plot flakë, do të përmendë emrin e fratit poet, figura e këtij do të shkëlqejë më me forcë, sepse atëherë do të jenë zhdukur një herë e mirë dhe vogëlsirat më të kota të njerëzve. Atëherë jeta e poetit do të bëhet më interesante e më e pasur në kujtime". Këtë përfundim e vërteton dhe fakti se dikur lihej pa u përmendur emri i tij edhe kur flitej për Kongresin e Manastirit, ku siç dihet, qé firmë e parë, pa bërë fjalë edhe për shumë e shumë raste të tjera.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Gjergj Fishta Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta Icon_minitime28th September 2011, 16:11

Korrespondenca e Fishtës me Musolinin dhe Jakomonin

Njihen dy letra që Át Gjergj Fishta i ka drejtuar Benito Musolinit. Letra e parë i takon vitit 1934 dhe është e postuar në Livorno, Itali. Është e shkruar italisht, herë-herë me fjalë jo të italishtes së sotme. Duke ndjerë se nuk i mbetej shumë për të jetuar, Fishta i kërkon Mussolinit që vepra e tij të botohet e plotë dhe “e paraqitshme”, gjë që nuk mund ta bëjë Urdhri Françeskan, dhe as Provinca e Fishtës. Dhe të ardhurat nga shitja e veprës t’i kalojnë kësaj province.
Deri në atë kohë dijetari shqiptar thuajse e kishte mbyllur ciklin e gjithë veprimtarisë së tij, pavarësisht rishikimeve të mëvonshme. Lutja konsiston në botimin e të shtatë vëllimeve të veprës ku përfshihen poezia ajo epike me “Lahutën e Malcisë”, lirika, drama, satira politike dhe sociale, proza, përkthimet nga Iliada e Homerit, Molieri etj.
Letra e dytë e Fishtës drejtuar Musolinit është shkruar në Romë, me datë 27 prill 1940, dhe po ashtu si letra e parë mban edhe vitin përkatës fashist, viti XVIII, i drejtohet tashmë Udhëheqësit – Duçe. Në këtë letër të shkurtër i shkruan për prof. Gino Bottiglioni, i Universitetit të Bolonjës që në atë kohë ishte thirrur nga Akademia Italiane – anëtar i kësaj Akademie Gjergj Fishta u bë në 1939 – i ngarkuar me misionin për të promovuar studime në të gjitha fushat e dijes dhe për të drejtuar të rinjtë studentë. “Qendra jonë e Studimeve Shqiptare do donte një impuls të dukshëm nga profesori i Universitetit të Bolonjës ku me iniciativën e tij, po organizohet një grup të rinjsh veçanërisht i përkushtuar ndaj albanologjisë”. Për këtë Fishta “guxon” t’i drejtohet Duçes dhe “gjykimit të tij të ndritur” për t’u gjetur një mënyrë që ta shtyjë më tej këtë nismë.
Letra drejtuar Jakomonit, mëkëmbësit të mbretit Viktor Emanueli III është një lutje për të ndihmuar albanologun Norbert Jokl.


Censura e Fishtës gjatë regjimit komunist, e çështja e eshtrave të tij

"Një aksion për zhdukjen e çdo gjurme të gegnishtes",- kështu e quan Arshi Pipa ndërmarrjen e vitit 1972 përmes Kongresit të Drejtshkrimit në emër të shqipes së njësuar letrare. Dhe sipas tij rrënjët e këtij dënimi dhe dhunimi të gjuhës ishin shumë më të hershme, që me vendosjen e diktaturës në Shqipëri, ku u ndaluan rreptësisht autorë si Fishta, Camaj, Harapi,etj. Pipa shkruan se “Stalinizmi e konsideronte katolicizmin gegë, si kryearmikun e vet. E kjo ishte një nga arsyet pse Fishta ndalohej, sepse ai ishte përfaqësuesi kryesor i katolicizmit". Duke marrë parasysh se kryevepra e Fishtës, "Lahuta Malcís", është katërcipërisht anti-sllave, do të ishte një problem për E. Hoxhën dhe bashkëpunëtorët e tij jugosllav, Miladin Popoviç e Dushan Mugosha në kuadrin shqiptar, meqë Poeti Kombëtar evokonte një frymë anti-sllave, dhe vitet e fundit të jetës së tij, edhe anti-komuniste. Kultura perëndimore, pas së cilës ìu qaste Shkodra në atë kohë, përbënte një problem për regjimin që rrënjtë i kishte nga lindja, dhe kjo dritare për nga perëndimi,- përfshi këtu një numër të madh njerëzish që edukoheshin në perëndim, që u persekutuan dhe vizituan burgjet e egra të diktaturës,- duhej mbyllur[9]. Ai u refuzua, jo vetëm për shkak të antijugosllavizmit të tij (skicat sarkastike të Hoxhës për Titon dhe udhëheqësit e tjerë jugosllavë në librin e tij Titistët, janë të krahasueshme – duke lënë mënjanë poezinë – me karikaturat e Fishtës për Knjaz Nikollën e Malit të Zi e ushtarët e tij te Lahuta e Malcís), por edhe për arsye të tjera: ai kishte pranuar një medalje merite prej sulltanit turk, pastaj qe bërë agjent i imperializmit austro-hungarez me botimin e "Posta e Shqypnís", nuk kishte refuzuar caktimin e tij si anëtar i Akademisë fashiste Italiane të Shkencave pas pushtimit të Shqipërisë prej Italisë). Po të jetonte edhe disa vjet të tjerë e të shihte ardhjen e stalinizmit shqiptar, me siguri do të arrestohej e do të procesohej si armik i popullit e tradhtar i kombit (vëllai i tij françeskan Vinçens Prenushi, një folklorist i shquar e shkrimtar, e më vonë Arqipeshkëv i Durrësit, vdiq në burg). Arsyeja e vërtetë me të cilën mund të shpjegohet fishtofobia e partisë, është se ai ishte gegë i Shqipërisë së Veriut dhe prift katolik, si edhe poet i madh.
Kongresi i drejtshkrimit të gjuhës shqipe i mbajtur më 1972, duke vendosur një hegjemoni gati totale të dialektit toskë,- një bazë gati lokaliste, duke marrë parasysh prejardhjen e klikës politike të asokohe. Kjo gjuhë e re standarte siç thekson Pipa, e alienizoj popullin nga gegnishtja që shkruhej nga qarqet letrare me qendër Shkodrën, do me thënë në largimin e dialektit gegë nga syri i lexuesit. Kjo mangësi, përveçse çoj në dobësimin e standardit, zhduku nga vitrinat e librave shqip për më se gjysëm shekulli veprat e Fishtës, po ashtu si të Dom Shantojës, Át Kurtit e shumë të tjerë.
Histeria komuniste me valë lindore karshi kulturës perëndimore me qendër françeskanët e Shkodrës zhvarrosi eshtrat e tij. Më 20 mars 1967 eshtrat e Fishtës me urdhër të strukturave të shtetit komunist zhvarrosen nga Kisha Françeskane e Gjuhadolit. Mendohet se urdhrin për hedhjen e eshtrave të Fishtës në lumë e ka dhënë kryetari i Komitetit Ekzekutiv dhe kryetari i Frontit Demokratik të Shkodrës. Eshtrat mblidhen në një thes çimentoje dhe qëndrojnë për tri ditë në një nga zyrat e ndërmarrjeve të ndërtimit. Sipas burimeve të ndryshme, thesi është hedhur pas tri ditësh në rrjedhën e lumit Drin në Shkodër. At Zef Pllumi, në kujtimet tij thotë se nuk është i sigurt se eshtrat e Fishtës janë hedhur në lumë, por i kanë thënë dëshmitarë okularë se eshtrat janë hipur në një karro për t'u transportuar. Një tjetër klerik, Konrrad Gjolaj, në kujtimet e tij thotë se, "me "revolucionin kulturor" edhe eshtrat e Tij u tretën buzë Drinazës, në afërsi të Bërdicës, bashkë me eshtrat e vëllezërve të tjerë t'asaj Kishe". Sipas letrës së Fritz Radovanit, janë në varrezat e Rrmajit, pas tri ditësh eshtrat e Fishtës janë marrë nga ish-drejtori i ndërmarrjes që merrej me riparimin e Kinema Punëtori (ish-Kisha e Fretenve), Shyqyri Rrjolli, dhe i ka varrosur së bashku me rojën e varrezave, Gjon Gjergjin, në varrezat e Rëmajës në Shkodër. Kjo çvarrosje dhe "zhdukje" e eshtrave të tij shënjoj simbolikën e territ që pàu kolosi i letrave shqipe që do "bânte Shqypninë për inat t'shqyptarvet" për gjithë ato vjet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Gjergj Fishta Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta Icon_minitime28th September 2011, 16:12

Tituj të veprave

  • 1*Lahuta e Malcíse [10] - poemë (Zarë, 1925
    2*Anzat e Parnasit - satirë (Sarajevë, 1907) [10]
    3*Pika voese, më vonë ribotuar si Vallja e Parrizit (Zarë, 1909)
    4*Shqyptari i gjytetnuem - melodramë (1911) [10]
    5*Shqyptarja e gjytetnueme - melodramë
    6*Vëllaznia apo Shën Françesku i Assisi-t (1912) [10]
    7*Hylli i Dritës - revistë (1913)
    8*Juda Makabé - tragjedi (1914)
    9*Gomari i Babatasit (Shkodër, 1923)
    10*Mrizi i Zânavet (Shkodër, 1924) [10]
    11*Sh. Luigji Gonzaga, (Shkodër 1927)
    12*Lahuta e Malcís - botimi komplet (1937)
    13*Jerina ase mbretnesha e luleve, (Shkodër, 1941)


Mirënjohjet

  • 1* Urdhrin "Nderi i Kombit" Shqipëri, 2002
    2* Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit Kosovë
    3* Kurorë Argjëndi, nga Klubi "Gjuha shqipe" i Shkodrës (1911).
    4* Dekorata Mearif, nga Mbretëria Turke (1912).
    5* Dekorata Ritterkreuz, nga Mbretëria e Austrisë (1912).
    6* Penë floriri, nga qyteti i Beratit (1913).
    7* Medaglia di Benemerenza, nga Papa Piu XI (1925).
    8* Lector Jubilatus, nga Paria e Urdhnit françeskan (1929).
    9* Dekorata Phoenix, nga Greqia (1931).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Gjergj Fishta Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Gjergj Fishta
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» MIGJENI ( Millosh Gjergj Nikolla )

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Working :: Biblioteka jonë-
Kërce tek: