Administratori Administrator
Numri i postimeve : 1038 Pikët : 27330 Reputacioni : 49 Join date : 17/02/2011 Age : 34 Location : Prizren Drejtimi : Administrim Biznesi
| Titulli: Konkurs 2011 18th February 2011, 20:31 | |
| Ne bazë te nenit 7 të Statutit të përkohshëm, Univerziteti i Prizrenit shpall
KONKURS
Për plotësimin e vendit të lirë të punës:
1. Titulli i vendit të punës: Zyrtar për informim në UPZ
Qëllimi i postit:
Të sigurojë qasje dhe transparencë në UPz, si dhe t’i ofrojë informacione opinionit të gjerë, lidhur me punën e UPz-së.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Nën mbikëqyrjen dhe përgjegjësinë e Rektorit dhe Drejtorëve themelues të UPz:
Siguron qasje dhe transparencë të punës në UPz, përmes ofrimit të informacioneve dhe dokumenteve opinionit të gjerë publik dhe mediave; Informon me kohë opinionin publik për punën dhe vendimet që merren në UPz, përmes organizimit të konferencave për shtyp, brifingjeve shpjeguese, si dhe përmes lëshimit të kumtesave për shtyp; Siguron që qëndrimet e Rektoratit të paraqiten me njoftime për opinionin publik, për fushat e informimit publik, për komunikatat për shtyp, si dhe për paraqitjen në mediat zyrtare; I ndihmon dhe këshillon zyrtarët e Rektoratit në drejtim të implementimit të strategjisë për komunikim; I ndihmon Rektorit dhe Drejtorët Themelues në përgatitjen e dokumenteve për publikim, fjalimeve, paraqitjeve publike, për mbajtjen e faqes zyrtare të UPz-së, etj. I ndihmon Rektorit dhe Drejtorëve themelues në përgatitjen e Planit vjetor të komunikimit; E këshillon stafin e lartë të Rektoratit, për planifikimin dhe implementimin e kampanjave mediatike; Përgatit informata dhe raporte nga mbledhjet e departamenteve në kuadër të UPz-së; Monitoron mediat ditore, vendore e ndërkombëtare lidhur me shkrimet për UPz; Bashkërendon ndërlidhjen me shtypin vendës dhe atë ndërkombëtar, përkitazi me çështjet që kanë të bëjnë me UPz-së; Kryen detyra profesionale sipas kërkesës së Rektorit dhe Drejtorëve themelues për Marrëdhënie me Publikun. Aftësitë, përvoja dhe atributet e tjera:
Njohuri pune me kompjuter: Word, Excel, Internet etj.; Njohja e gjuhëve zyrtare në të shkruar dhe në të folur; Njohja e mirë e gjuhës angleze është e domosdoshme. Kualifikimet e kërkuara:
Të ketë diplomë universiteti në njërën nga këto fusha: Në lëmin e gazetarisë, gjuhës dhe të letërsisë shqipe ose në lëmin shkencave politike; Të ketë së paku 2 vjet përvojë pune përkatëse, profesionale, dhe shkathtësi të shkëlqyeshme analitike e shkrimore; Të ketë etikë të lartë të punës dhe shkallë të lartë integriteti; Të jetë i gatshëm ose e gatshme të punojë jashtë orarit.
2. Titulli i vendit të punës: Zyrtar Prokurimi në UPZ
Detyrat e punës:
- Planifikimet paraprake për vitin fiskal;
- Parallogaria e llogaritur e vlerave për produkte, shërbime ose punë;
- Vlera, lloji dhe kushtet e kontratave publike
- Specifikimet dhe llojet e blerjeve, kryerjes së shërbimeve;
- Përcaktimi I kushteve përmbajtësore të kontratave publike;
- Inicimi I aktiviteteve të prokurimit (shpalljet, mbledhja, hapja dhe vlersimi I ofertave);
- Ushtrimi I aktivitetit të prokurimit në mënyrë transparente, pa diskriminim dhe duke ruajtur sekretet afariste.
Kushtet e veçanta:
- Të ketë grade universitare, të preferuar në Ekonomik apo Juridik
- Të ketë përvoj pune 3 vjeçare në prokurim
- Të posedoj certifikatën për përofesionalizëm në prokurim
- Të ketë shkathtësi të punës me komjuter;
- Të njohë gjuhën angleze apo gjermane
3. Titulli i vendit të punës: Zyrtar Certifikues në UPZ
Detyrat e punës:
- Të siguroj që kushtet e zbatueshme të një kontrate publike të janë përmbushur para bërjes ose autorizimit të pagesave sipas kontratës;
- Të sigurojë që shpenzimi i parave publike sipas një kontrate publike të bëhet në pajtim me Rregullat e KMF;
- Verifikon lartësinë e shpenzimeve sipas njësive dhe kodeve;
- Kompleton dhe arkivon dokumentet financiare;
- Verifikon dokumentacionin, vërteton saktësinë e të dhënave;
- Kontrollon dokumentacionin mbështetës ( faturat,fletëdergesat, kontratat, vendimet dhe shkresat tjera përcjellëse);
- Të sigurohet se të gjitha dokumentet janë të vulosura dhe të nënshkruara;
- Mirëmban sistemimin e dosjeve, duke përfshirë te gjitha kopjet relevante;
- Ruan dhe arkivon dokumentet e certifikuara;
- Mirëmban regjistrat e te gjitha vendimeve te certifikuara, me detaje te sakta dhe precize për fonde sipas kërkesave për çertfikim;
- Ushtron të gjitha detyrat të cilat i janë caktuar atij/asaj sipas Rregullave të KMF;
- Kryen dhe punë të tjera më urdhër të eprorit që i raporton.
Kushtet e veçanta:
- Të ketë grade universitare, në fushën e ekonomisë dhe financave
- Të ketë përvojë pune profesionale 2-3 vjeçare,në buxhet e financa
- Preferohet që kandidati të ketë 2 vite përvojë pune si Çertifikues
- Të ketë shkathtësi të punës me kompjuter në Word dhe Excel
- Të njohë gjuhën angleze apo gjermane;
Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve
Formularët për aplikim mund të merren në UPz, ose të tërhiqen nga web faqja e UPz-së, ku është bërë edhe shpallja e konkursit, në adresën info@UPz.net Ky email po mbrohet prej spambots-ave, t려uhet JavaScript me e pa dhe dorëzohen në Zyrën nr. 3 te Zyrtari i burimeve njerëzore- Personelit, ose nëpërmjet postës, në adresën: UPz. Rr. Shkronjave p.n. Prizren, çdo ditë punë nga ora 8:00 -15:00, deri më 25. 01. 2011.
Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni personelin, prej orës 8-15:00, në tel 029/ 231- 085 ose 029/ 242- 056, lokali 101
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në njërën nga gazetat ditore.
Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim.
Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.
Kandidatët të cilët hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit ose me shkrim, në afat ligjor, nga personeli.
Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë, duhet të sjellin për shikim (konfirmim) të gjitha dokumentet origjinale.
Dokumentacioni i aplikimit nuk kthehet
| |
|