3) Grafiku shoqërues përmbledh kërkesën dhe koston për firmën që operon në treg monopolistik.
a) Çfarë niveli të produktit duhet të prodhojë kjo firmë në afat të shkurtër dhe me çfarë çmimi ?
b) Sa është kostoja totale e firmës ?
c) Sa është kostoja totale variabile dhe kostoja fikse e firmës në këtë nivel të prodhimit ?
d) Sa është fitimi i firmës nëse prodhon këtë nivel të produktit ?
Zgjidhje:
a) Për të gjetur çfarë niveli do të prodhojë kjo firmë në afat të shkurtër dhe me çfarë çmimi, gjejmë ku prehen MC me MR.
Atëherë Q = 7 dhe P = 130. ( P, zgjatet deri te kurba e D (kërkesës)).
b) Koston totale të firmës mund t’a gjejmë nga formula e ATC-së.
ATC = TC / Q 90 = TC / 7 TC = 90 * 7 TC = 630. (ATC merret pika me e ulët, që është 90)
c) Kostoja totale variabile, gjendet: TVC = VC / Q. Së pari gjejmë VC.
VC mund t’a gjejmë nga formula e AVC-së. AVC=VC/Q. Marrim përsëri pikën më të ulët të AVC-së që është 50. 50 = VC / 7 VC = 50 * 7 VC = 350.
Atëherë TVC = 350 / 7 = 50.
FC e gjejmë nga formula bazë. TC = FC + VC. 630 = FC + 350 FC = 630 – 350 FC = 280.
d) Dhe në fund gjejmë fitimin: ∏ = TR – TC.
TR = P * Q = 7 * 130 = 910 ∏ = 910 – 630 = 280 Fund.
(Në mënyrë të njëjtë, mund të gjejmë të njëjtën kërkesë edhe për firmën që operon në konkurrencë të plotë, vetëm se këtu shikojmë ku MC prehet me D, psh. Q = 12, P = 80 dhe pastaj vazhdon procedura e njëjtë)