Administratori Administrator
Numri i postimeve : 1038 Pikët : 27330 Reputacioni : 49 Join date : 17/02/2011 Age : 34 Location : Prizren Drejtimi : Administrim Biznesi
| Titulli: Njoftim per trajnim 6th May 2014, 20:47 | |
| NJOFTIM PËR TRAJNIM AGJENDA JAVA E TRETË E TRAJNIMIT PËR STUDENTË NË UNIVERSITET TË PRIZRENIT (aktiviteti 4.2) Vendi: Universiteti Publik ‘Ukshin Hoti” Prizren Amfiteatri i Ri (Fakulteti Ekonomik) ”Rruga e Shkronjave” nr.1 20000 Prizren- Republika e Kosovës
13 –14 Maj, 2014
Me 13 Maj, 2014 Pjesëmarrës: Studentët e Fakultetit Ekonomik/ Juridik/FSH Kompjuterike Me 14 Maj, 2014 Pjesëmarrës: Studentët e Fakultetit të Edukimit/Fakulteti i Gjermanishtes
Trajnimet organizohen ne këto fusha: Zhvillim i karrierës, Metodat Hulumtuese, Aftësite e Prezantimit dhe Shkrimi Akademik. Trajnimet mbahen nga: Profesorët e University of Edinburgh, Chalmers University of Technology dhe WUS Kosova. Grupi i studentëve të paraqitur për këtë trajnim një ditor mund te formohet nga 30 deri 100. Gjate trajnimit do të ketë përkthim profesional të njëkohshëm (me kufje) për të gjithë ata që nuk e flasin gjuhën angleze.
Ne fund të ditës studentët do të marrin nga një Certifikatë për pjesëmarrje.
Të interesuarit mund të paraqiten te Koordinatori në zyrën e shërbimit për përkrahje të studentëve (projekti TEMPUS) kati II dhoma 204/205. Afati i paraqitjes së studentëve sipas grupeve përkatëse të lartcekura është 2 Maj 2014 çdo ditë nga ora 8:00 deri 15:00. Personi përgjegjës për regjistrim të interesuarve dhe informata të mëtutjeshme rreth këtij trajnimi:
Rektorati
| |
|