Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2018-2019
 
ForumForum  PortaliPortali  Events  PublicationsPublications  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Marrja e vendimeve menaxheriale

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Administratori
Administrator
Administrator
Administratori


Numri i postimeve : 1038
Pikët : 27330
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 34
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

Marrja e vendimeve menaxheriale Empty
MesazhTitulli: Marrja e vendimeve menaxheriale   Marrja e vendimeve menaxheriale Icon_minitime17th August 2012, 15:42

Burimi: MENAXHMENT (Bazat e menaxhimit)
Prof.ass.Dr. Baki KOLECI Prof.ass.Dr. Fetah REÇICAMr.sc. Neritan TURKESHI


Marrja e vendimeve

Marrja e vendimeve menaxheriale është një ndër faktorët erëndësishëm dhe luan rol të rëndësishëm në vendimmarrjen e detyravemenaxheriale.Sepse përmes kësaj menaxherët mundohen jo vetëm tapërmisojnë situatën e cila i shërben për arritjen më të mire të qëllimevedhe për t’i përballuar me sukses ndikimet e brendshme dhe të jashtme.Ky proces është pjesë integrale e drejtimit të përgjithshëm tëorganizatës.Poashtu edhe procesi i vendosjes është i rëndësishëm për menaxherët gjatë angazhimit të tyre në planifikimin, organizimin,motivimin dhe kontroll pasi që ato në mënyrë permanente vendosindhe marrin vendime.Vendosja është proces i përkufizimit të problemit, formulimittë alternativave për zgjidhjen e problemit, zgjedhjes së alternatives mëtë mire, implementimit të zgjidhjes dhe kontrollit të saj.

Vendimmarrja në menaxhment
Marrja e vendimeve është një aktivitet i rëndësishëm imenaxhimit.Çdo menaxher që merr rolin e udhëheqjes dhe të qeverisjessë organizatës duhet të marrë vendime. Sepse përmes kësaj menaxherëtmundohen jo vetëm ta përmisojnë situatën e cila i shërben për arritjenmë të mire të qëllimeve dhe për t’i përballuar me sukses ndikimet ebrendshme dhe të jashtme. Ky proces është pjesë integrale e drejtimittë përgjithshëm të organizatës.Poashtu edhe procesi i vendosjes është i rëndësishëm për mena-xherët gjatë angazhimit të tyre në planifikimin, organizimin, motivimindhe kontroll pasi që ato në mënyrë permanente vendosin dhe marrinvendime.Vendosja është proces i përkufizimit të problemit,formulimittë alternativave për zgjidhjen e problemit, zgjedhjes së alternativesmë të mire, implementimit të zgjidhjes dhe kontrollit të saj.

Organizatat janë nën ndikim të rrethinës së jashtme përballenme probleme të brendëshme, mundësi dhe rreziqe gjatë shfrytëzimittë resureve. Që menaxherët të përballen me sukses në këto mundësidhe kërcënime, ata duhet të sjellin vendime duke gjetur zgjidhjen eduhur nga shumë alternativa të mundëshme.Në shumë studime procesi i vendosjes i marrjes së vendimeve,haset te pjesa e planifikimit. Kjo nuk d.m.th se menaxherët gjatëkryerjes së funksioneve të tjera, siç janë: organizimi, ekipimi,udhëheqja dhe kontrolli nuk sjellin vendime.Procesi i vendosjes është shumë i rëndësishëm për menaxherëtgjatë angazhimit të tyre në planifikim, organizim,kontroll dhe kordinim.Sipas R.L.Daft-it
vendosja paraqet proces të indentifikimit të problemitdhe proces të zgjidhjes së problemit.Kurse sipas Dunhami dhe Piersi
e definojnë vendosjen si tërësiaktivitetesh,të cilat fillojn me përkufizimin e problemit dhe përfundojnëme zgjidhjen e alternativës.John R.Schermerhon
e përkufizon vendosjen si proces tëzgjedhjes së veprimit më të mirë nga tërësia e alternativave.Nga të gjitha këto qasje mund të themi se vendosja është pro-ces i përkufizimit të problemit, formulimit të alternativave për zgjidhjene problemit, zgjedhjes së alternativës më të mirë, implementimit tëzgjidhjes dhe kontrollit të saj



Edituar për herë të fundit nga Kujtimi në 17th August 2012, 15:48, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://uni-prizren.albanianforum.net
Administratori
Administrator
Administrator
Administratori


Numri i postimeve : 1038
Pikët : 27330
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 34
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

Marrja e vendimeve menaxheriale Empty
MesazhTitulli: Re: Marrja e vendimeve menaxheriale   Marrja e vendimeve menaxheriale Icon_minitime17th August 2012, 15:43

Llojet e vendimeve
Meqë organizatat përballen me probleme të shumta dhe të ndry-shme, menaxhmentit në organizatë i nevoitet të ndërmarrë shumëvendime.Një ndarje më e thjeshtë e vendimeve do të ishte në vendimetrutinore dhe jorutinore. Vendimet rutinore janë vendime mbizotruesenë nivelet më të ulta të menaxhmentit. Këto janë vendime të përditshme,të cilat përsëriten dhe janë pjesë e punës së përditdshme të vepruesve.Ndërsa veprimet jorutinore mbizotrojnë në nivelet emenaxhmentit të lartë,kurse niveli i mesëm i menaxhmentit sjell nëmënyrë të barabartë edhe vendimet rutinore dhe ajo jorutinore. Njëndarje më e sofistikuar e klasifikimit të vendimeve do të ishte ndarjee vendimeve në: vendime rutinore,adaptive dhe vendime inovative.Vendimet rutinore mund të barazohen me vendimet eprogramuara, të cilat sillen në bazë të kritereve të njohura. Vendimetadaptive janë ato vendime,të cilat më shumë merren me problemespecifike e jo me probleme rutinore, kurse vendimet inovative janë atovendime,të cilat nuk përsëriten, kërkojnë mendim kreativ, kërkojnëangazhim të individit apo grupit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://uni-prizren.albanianforum.net
Administratori
Administrator
Administrator
Administratori


Numri i postimeve : 1038
Pikët : 27330
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 34
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

Marrja e vendimeve menaxheriale Empty
MesazhTitulli: Re: Marrja e vendimeve menaxheriale   Marrja e vendimeve menaxheriale Icon_minitime17th August 2012, 15:45

Vendimet e programuara dhe të paprogramuara

Vendimet e programuara janë vendime rutinore, virtuele dhe njëproces automatik. Vendimet e programuara përfshijnë situatë tëpërsëritshme. Këto vendime sillen si përgjigje ndaj problemeveorganizacionale periodike dhe të përsëritshme dhe njëherë definimi irregullave, parimeve dhe procedurave si kornizë e vendosjes nga ana emenaxherëve.

Vendimet e programuara janë p.sh kur menaxheri furnizonmateriale, zyre, letër kur stoqet zvoglohen nën një nivel, kursemenaxheri vazhdimisht furnizon sasi të njëjtë. Programi i marrjes sëvendimeve zhvillohet kur menaxherët kanë informacione,të nevojshmepër të krijuar rregulla për udhëheqjen e procesit të marrjes së vendimevedhe nuk egziston situatë e dyshimtë, e cila duhet të tejkalohet

Vendimet e paprogramuara
Këto vendime nuk janë të programuara,sepse janë të reja dhesillen si përgjigje ndaj situatës, e cila është e papërsëritshme, epadefinuar, e pasigurt dhe ka pasoja të dukshme për organizatën.Menaxherët nuk mund të përgatisin rregulla të vendosjes,sepse ata nuk kanë informatat që janë të nevojshme për të përgaditur rregulla për ta.Problemet sipas natyrës së tyre, mund të jenë të thjeshta dhe tëpërbëra. Problemet e thjeshta lehtë mund të përkufizohen dhe për zgjidhjen e tyre sillen vendime të programuara dhe këto i sjellmenaxhmenti i nivelit të ulët. Problemet e ndërlikuara janë problemetë pastrukturuara të papërsëritshme,për të cilat nuk ka informacione dhepër këto probleme sillen vendime të paprogramuara, të cilat i sjellmenaxhmenti i lartë.Derisa vendimet e programuara sillen në mënyrë të shpejtë dhepër kohë të shkurtër, vendimet e paprogramuara sillen në një procedurë më të ndërlikuar.

Vendimet proaktive dhe reaktive
Vendimet që sillen në pritje të ndryshimeve ose kushteve tjeraparaqesin vendime proaktive. Menaxherët që shfrytëzojnë një qasjesistematike, proaktive mund ta parandalojnë zhvillimin, përkatësishtrritjen e problemit.
Vendime reaktive
janë ato që sillen si përgjigje ndajndryshimeve të jashtme.Vizioni menaxherial në të vërtetë paraqet kornizat për vendimarjeproaktive. Nëse vizioni është i qartë dhe efektivisht i komunikuar, njëpjesë e madhe e të punësuarve vendimet e tyre do t’i drejtojnë kah aivizion.


Vendimet intuitive dhe sistematike
Vendosja intuitive paraqet përcaktimin e aktiviteteve,alternativave, në bazë të përvojës dhe dijeve të grumbulluara që mëparë.Ajo është vendosje e shpejtë dhe e mprehtë në bazë të përvojëssë fituar. Pjesa më e madhe e menaxherëve pranojnë se një pjesë emadhe e vendimeve të tyre janë sjellë nën ndikimin e intuitës.Në të vërtetë intuita ka të bëjë me atë se cilat alternativa i dukenmenaxherit si më të pranueshme,varësisht nga përvoja që ka.Sidoqoftë, vendimet e bazuara vetëm në intuitë mund të jenë tëpërshpejtuara, të panevojshme, madje edhe kundër produktive.
Vendimarja sistematike
është një proces i organizuar, ipërpiktë dhe i bazuar në të dhëna.Vendosja sistematike është një proces i organizuar, kërkon krijimin eqëllimeve të qarta të organizatës, një bazë relevante të informatave dhenjë kreativitet të dalluar.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://uni-prizren.albanianforum.net
Sponsored content





Marrja e vendimeve menaxheriale Empty
MesazhTitulli: Re: Marrja e vendimeve menaxheriale   Marrja e vendimeve menaxheriale Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Marrja e vendimeve menaxheriale
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Drejtimet Bachelor :: Administrim Biznesi-
Kërce tek: