Cdo njeri mund te behet lider.
Carol O’Connor
HYRJE
1. Perkufizimet e lidershipit
Ne gjuhen e perditshme, me fjalen “lidership” ne pergjithesi nenkuptohet aftesia per te udhehequr ose per te drejtuar dhe ne pergjithesi eshte e lidhur me detyren apo pergjegesine ose autoritetin zyrtar te nje personi.
Ka disa perkufizime per lidershipin, qe perpiqen te percaktojne funksionet, cilesite dhe rolin kryesor te liderit.
1) Lidershipi perkufizohet si nje process kompleks gjate te cilit nje person influencon te tjeret te arrijne misionin, detyren, ose objektivin duke perdorur cilesite e tij (besimin, vlerat, etiken, karakterin, njohurite dhe aftesite). (nwlink.com/donclark/leader/leadmet.html)
2) Lidershipi eshte aftesia per te paraqitur nje vizion qe te tjeret duan ta arrijne. Lidershipi kerkon aftesi per te ndertuar marredhenie me njerez te tjere dhe per te organizuar burimet ne menyre efektive. Cdo njeri mund te behet lider.
(O’Connor, 1996).
3) Liderat menaxhojne endrra. Te gjithe liderat kane aftesi te krijojne nje vizion detyrues per te tjeret, qe i cojne njerezit ne vende te reja, dhe qe pastaj e bejne ate realitet. Lidershipi eshte funksion i njohjes se vetvetes, nje vizion qe komunikohet qarte, eshte ndertimi i besimit midis kolegeve dhe marrja e masave efektive per te realizuar potencialin e vet te lidershipit. (Bennis, 1989)
4) "Lideri eshte nje individ (ose disa individe) qe prek ne menyre te ndjeshme mendimet, ndjenjat dhe/ose sjelljen e nje numri te madh njerezish. Pjesa me e madhe e liderave te njohur jane te drejtperdrejte. (Gardner, 2000).
Disa nga idete me tipike qe shfaqen ne perkufizimin e lidershipit perfshijne: ushtrimi i influences/ndikimit, motivimi dhe frymezimi, ndihma per te tjeret per te realizuar potencialin e tyre, udheheqja me ane te shembullit personal, perkushtimi ndaj te tjereve dhe ndryshimi.
E theneme thjesht, lideri eshe dikush qe cakton drejtimin dhe influencon njerezit qe te ndjekin ate drejtim. Menyra se si e percaktojne drejtimin dhe si arrin te ndikojne tek njerezit varen nga nje numer faktoresh qe do t’i shohim ne vazhdim.
Per te kuptuar me te vertete “territorin” e lidershipit, do te shqyrtojme disa nga
teorite e lidershipit dhe do te shikojme disa nga vetite dhe karakteristikat qe
duhet te kene liderat.