Administratori Administrator
Numri i postimeve : 1038 Pikët : 27330 Reputacioni : 49 Join date : 17/02/2011 Age : 34 Location : Prizren Drejtimi : Administrim Biznesi
| Titulli: Internet Explorer po bie, të tjerët po rriten 8th January 2012, 17:48 | |
| Pjesëmarrja e madhe e shfletuesit të Apple, Safari, i cili ka 62.17 për qind të trafikut mobil, ka zvolgëluar dominimin e Internet Explorer, i cili megjithatë thotë se mban 52,63 për qind të tregut të shfletuesve të internetit në kompjuterët personal. Në raportin e Netmarketshare.com thuhet se pjesëmarrja e Microsoft tek shfletuesit e internetit po bie, pikërisht për shkak të mungesës së saj në tregun e tabletëve dhe telefonave të mençur mobil.
Deri në muajin tetor, Firefox është shfletuesi i dytë më i popullarizuar në internet, me 21.20 për qind, i ndjekur nga Google Chrome dhe Safari, të cilët mbajnë 16.60 dhe 8.72 respektivisht.
Rritjen më të madhe në këtë mes, e ka pasur shfletuesi i Google, Chrome, i cili e ka rritur pjesëmarrjen e saj në treg me 1.42 për qind, vetëm gjatë muajit tetor.
Në anën tjeter, Safari po vazhdon të rris dominimin e saj në pajisjet e famshme mobile si iPhone dhe iPad, ndërsa një trend i tillë pritet të vazhdojë edhe më tej.
Ndërsa, e dimë se Internet Explorer po e humb betejën e saj me konkurrentët, ne jemi të interesuar ta kuptojmë se cilin shfletues e preferojnë lexuesit e Telegrafi.com, dhe kur qasen në portal nga pajisjet e tyre mobile, cilin shfletues e përdorin? | |
|