Ishulli më i çuditshëm në botë
shulli Litla Dimun, i shtrirë në mes Islandës dhe Ishujve Faroe, ka një veçori shumë interesante: vazhdimisht, maja e tij mbulohet nga retë.
Kjo fotografi magjepsëse, e cila pasqyron grumbullin e reve të mbledhura mbi ishullin Litla Dimun është realizuar nga fotografi amator italian, Andrea Rikordi.
Fotografi amator, siç e transmeton njoftimin Starti, pohon se nuk u ka besuar syve kur ka pare bukuritë mahnitëse të ishullit, teksa kalonte me anije nga kryeqyteti i ishujve Faroe drejt ishullit Supuroy në jug. “Koha ishte shumë e mirë dhe dielli shkëlqente. Në qiell nuk kishte asnjë re përveç reve të mbledhura mbi ishull. Retë ndodheshin në një nivel shumë të ulët.Fotografova menjëherë këtë bukuri natyrore për t’ua treguar miqve të mi”, shprehet fotografi 40-vjeçar.
Grumbulli i reve qëndron vazhdimisht mbi ishullin Litla Dimun , si gjatë dimrit ashtu dhe gjatë verës.
Ndonjëherë ishullin nuk mund ta shohësh sepse mbulohet i tëri me re, e ndonjëherë grumbulli i reve qëndron si një kapele mbi të. Ishulli me një sipërfaqe 250 dynym është vetëm 414 metra mbi nivelin e detit.
Pjesa e sipërme është shumë e lëmuar ndërsa anash është i rrethuar me shkëmbinj të mprehtë. Ishulli Litla Dimun është ishulli më i vogël në mes 18 ishujve të zonës dhe në të nuk banon njeri. Mendohet se retë vijnë këtu me rrymat ajrore dhe nuk lëvizin. Një veçori tjetër interesante e ishullit është se më parë në të kanë jetuar deshë të egër, të cilët janë zhdukur me kalimin e kohës.