Të veçanta vetëm për ty
Imagjino sikur dikush ta marrë pasaportën tënde, të bëjë operacion plastik që të duket tamam si ti e më pas të pretendojë se është ti. A mund t'ia dalë mbanë?
Për fat ka shumë mënyra që mund të provojnë vërtetësinë tuaj dhe ato bazohen në faktin se çdokush është biologjikisht i veçantë. Disa nga këto teste janë aq të efektshme sa mund të përdoren nga policia për kapjen e kriminelëve duke u nisur nga gjurmët e vogla të lëna në skenën e krimit. Këto shenja janë:
1. Gjurmët e gishtërinjve të cilat janë të papërsëritshme. Ato janë të ndryshme edhe te binjakët identikë. Shenjat e gishtërinjve mbeten të njëjta për gjithë jetën. Edhe kur dëmtohet lëkura, mbasi shërohet, shenjat e gishtërinjve janë njëlloj si më parë.ërkujtojmë versetin kur'anor: “A mendon njeriu se nuk do t'i tubojmë eshtrat e tij? Po, do t'ia tubojmë! Duke qenë se ne jemi të zotët t'ia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij!” (El-Kijame, 3-4)
2. Irisi. Pjesa e ngjyrosur e syve, është po aq e veçantë sa dhe shenjat e gishtërinjve. Çdo iris ka një konfigurim të ndërlikuar vizash dhe hapësirash që skaneri i syve i lexon duke i përkthyer në një kod me vija. Megjithatë, skanimi i irisit nuk është i përkryer. Kur sëmureni, irisi ndryshon dhe duke vendosur lente kontakti mund ta fshihni identitetin tuaj.
3. Sistemi imunitar. Rruazat e bardha të gjakut dallojnë qelizat tuaja nga ato të njerëzve të tjerë. Nëse në trupin tuaj hyjnë qeliza të huaja (si mikrobet), rruazat e bardha të gjakut i zbulojnë ato dhe i sulmojnë. Fatkeqësisht, ky sistem punon aq mirë sa trupi juaj përpiqet të flakë organet e një personi tjetër, të transplantuara te ju.
4. ADN-ja. një mënyrë e mirë për të pranuar se cili je është marrja e gjurmës së ADN-së suaj, fragmentohet dhe pastaj këto shtrihen në një shtresë xhelatine duke dhënë një kombinim shiritash. Policia e përdor ADN-në për të gjetur identitetin e njerëzve duke nisur nga gjaku, fijet e flokut apo indet e tjera të trupit të gjetura në skenën e krimit. Sipas disa ekspertëve mundësitë që dy njerëz të kenë ADN të njëjtë janë 1 në 5.000 miliard njerëz.
Duke medituar përkujtojmë versetin kur'anor: “Qoftë mallkuar njeriu, sa mohues i fortë është ai! Po prej çkaje e krijoi Ai atë? Atë e krijoi prej një pikë uji dhe e përgatiti.” (Abese, 17-19)
5. Zëri. Ndonëse zëri juaj ndryshon sipas humorit, fjalëve që përdorni dhe moshës, ka disa tone të veçanta që mbeten të dallueshme përjetë. Një analizues i gjurmës së zërit mund t'i nxjerrë dhe dallojë këta tinguj edhe kur ju flisni në telefon. Disa banka të mëdha përdorin dalluesin e zërit për të kontrolluar identitetin e stafit të tyre. Analizuesit e zërit e kthejnë zërin e njeriut në një konfigurim vijash në kompjuter.
6. Nënshkrimi. Çdo njeri ka shkrim dore të dallueshëm nga të tjerët dhe persona që quhen grafologë, pretendojnë se janë në gjendje të përcaktojnë personalitetin e dikujt vetëm nga mënyra si shkruan ai. Mënyra tradicionale për të provuar identitetin tuaj është hedhja e firmës. Firma shkruhet me një veprim të shpejtë, duke e ekzagjeruar ca stilin tuaj të shkrimit, në mënyrë të tillë që e bën firmën apo nënshkrimin të vështirë për t'u kopjuar.
Dr. Ali Iljazi