Pse janë krijuar Firmat ?Duke organizuar prodhimin,
firma koordionon
aktivitetet ekonomike të shumta të individëve. Por firma nuk është i
vetmi institucion që koordinon aktivitetet ekonomike. Koordinimi mund të
arrihet edhe nëpërmjet
tregut.Tregu shërben si mekanizëm për të
koordinuar planet e shitjes dhe të blerjes së individëve të ndryshëm. Duke blerë
inpute dhe shërbime në shumë
tregje individuale, kushdo mund të organizojë
prodhimin e të mirave dhe shërbimeve që konsumon.
Le të supozojmë, Psh. se makina e një personi është prishur.
Ka dy rrugë nëpërmjet të cilave ajo mund të riparohet: ose duke e cuar
në një firmë që kryen shërbimin e riparimit të makinave, ose duke
koordinuar të gjitha veprimet vetë individi në tregjet e ndryshme. Rruga
e parë quhet
koordinim i firmës, kurse rruga e dytë quhet
koordinim i tregut.Koordinimi i Firmës- Konsiston në faktin që pronari i
makinës e con atë në firmën që riparon makina. Pronari i kësaj firme
koordion të gjitha aktivitetet e nevojshme për të riparuar makinën. Pasi
rregullohet makina, pronari i saj paguan paratë vetëm një herë për të
gjitha shërbimet e kryera prej saj.
Koordinimi i Tregut- Konsiston në faktin se për të
rregulluar makinën, pronari i saj duhet fillimisht të pajtojë një
mekanik, i cili duhet të shikojë defektin dhe të bëjë listën e pjesëve
të ndërrimit si dhe instrumenteve që duhen për t’i vendosur ato.Pastaj,
ai duhet të blejë pjesët e ndërrimit në një dyqan dhe të marrë hua
instrumentet nga një firmë që i jep ato me qira. Më pas, duhet të gjejë
një mekanik të gjejë një mekanik tjetër për të vendosur pjesët e
ndërrimit. Nëpërmjet kësaj rruge, pronari i makinës kryen shumë
Transaksione individuale.
Cfare e përcakton rrugën që do të zgjedhë pronari i
makinës? Përgjigjja është kostoja .Pronari i makinës do të ndjekë atë
rrugë që është me kosoto më të ultë, pra Metodën ekonomikisht më
eficente.Por kosoton më të ultë të këtij shërbimi e realizon
Frima.
Kështuqë pronari gjithsesi se do të zgjedhë rrugën e parë të riparimit
të makinës. Si pasojë e kësaj ka tre arsye kryesore pse firmat janë me
eficente se sa tregjet si koordinatore të aktivitetit ekonomik :Ulja e
kosotove të transaksioneve, Ekonomizimet e shkallës, Ekonomizimet e
skuadrave të prodhimit.
Burimi : Hyrje në EkonomiPërgaditi: Ilire RaifiMarre nga: menaxherat.com