Nëna 240 kg, lind foshnje 6 kgBerlin, 25 nëntor - Lindje rekord ditën e sotme në Berlin, ku një nënë
obeze ka sjellë në jetë një fëmijë me peshë 6 kilogramë, pa iu
nënshtruar operacionit cezarian.
Sipas spitalit ku lindi vogëlushi, bëhet fjalë për fëmijën më të shëndoshë të ardhur në jetë në gjithë Gjermaninë.
Disa media gjermane shkruajnë se fëmija është cilësuar si më “i rëndi” në gjithë historinë e vendit, transmeton Noa.
Fëmija
“më i rëndë” lindi nga një grua që peshon 240 kilogramë dhe numrat e
rëndësishëm e të veçantë nuk kanë fund për këtë familje, pasi vogëlushi
ka aktualisht 13 motra e vëllezër.