Heq dorë nga rroga shkaku i gabimit të nëpunësve të tijTokio, 18 nëntor – Ministri japonez për Mbrojtjen e Ambientit deklaroi
sot se heq dorë nga rrogat e tij mujore (rreth 15 mijë euro), pas
gabimit të nëpunësve të tij, të cilët në një parcelë të parrethuar kanë
hedhur mostrën e dheut radioaktiv të destinuar për testim e të sjellë
nga rrethina e centralit bërthamor Fukushima.
Goshi Hosono, ylli
i ri i Partisë Demokratike të Japonisë, që është në pushtet, deklaroi
se heq dorë në tërësi nga rrogat mujore gjatë tërë mandatit, në mënyrë
që të përmirësojë gabimin e bërë nga nëpunësit e tij.
Ky
ministër, i cili gjithashtu është i ngarkuar për sanimin e dëmeve nga
aksidenti i centralit në Fukushima, megjithëkëtë do të vazhdojë të marrë
rrogën e deputetit të parlamentit në lartësi prej afro 13 mijë eurove.
“Përgjegjësia ime si shef i kësaj ministrie është shumë e
madhe”, deklaroi ai pas zbulimit të gabimit që e kishin bërë nëpunësit e
ministrisë së tij.
Mostra e dheut e hedhur gabimisht në
ndërkohë është hequr, kurse të punësuarit dhe shefat e tyre janë
gjobitur m,e ulje të përkohshme të rrogave, ndërsa disa janë transferuar
në vende të tjera pune.