Jashtëtokësori i vdekur në Siberi!Moskë, 17 nëntor – Nëse jashtëtokësorët (alienët) vërtetë kanë aterruar
në Tokë, duket sikur destinacioni i parë i tyre do të jetë Rusia. Pas
shumë pohimeve se jashtëtokësorët paraqiten në Siberi, deklarata e
fundit vjen nga një ruse, e cila thotë se gjatë dy vjetëve të fundit e
ka ruajtur në frigorifer trupin e një jashtëtokësori.
Marta
Jegorova ka ruajtur dy vjet në frigorifer një turp misterioz, të cilin e
ka fotografuar për të dëshmuar ekzistimin e tij, publikoi tabloidi
britanik Daily Mail.
Turpi është marrë nga një vend afër shtëpisë
së saj, ku në vitin 2009 kishte ndodhur përplasja e një mjeti fluturues
të paidentifikuar në qytetin rus Petrozavodsk, transmeton gazeta
boshnjake Vijesti.
Jegorova shtoi se atëherë i është afruar
mbeturinave të përplasjes, që ishin jashtëzakonisht të nxehta dhe ka
gjetur jashtëtokësorin e vdekur.
Para disa ditëve dy meshkuj ia kanë marrë trupin e jashtëtokësorit për shkak të hetimit.