Tjerrëzat për të lexuar porositë SMS dhe postën elektronikeHulumtuesit e Universitetit në Washington janë duke punuar në gjeneratën
e re të thjerrëzave, të cilat do t’iu ndihmojnë atyre që i mbajnë të
lexojnë porositë SMS dhe postën elektronike si Terminatori – tekstet do
t’u paraqiten në thjerrëza.
Siç bën të ditur BBC-ja, kjo risi
tashmë ka kaluar me sukses fazën e testimit në minj, ndërsa në rend
është zgjidhja e problemit të furnizimit me energji. Tani thjerrëzat
mund të punojnë vetëm nëse janë vetëm disa centimetra të larguara nga
bateritë pa tela, ndërsa qarqet e rrymës mund të krijojnë vetëm një
LED-diodë. Por, shkencëtarët janë të sigurt se si thjerrëzat shumë
shpejtë mund të kenë disa qindra pikselë.
“Detyra jonë e ardhshme është futja e tekstit të paracaktuar më herët në thjerrëza,” ka thënë hulumtuesit kryesor, Babak Parviz.
Por,
profesori Parviz dhe ekipi i tij, të cilët po ashtu bashkëpunojnë me
Universitetin finlandez Aalto, nuk janë të vetmit që merren me krijimin e
thjerrëzave të avancuara të dobishme. Kompania zvicerane Sensimed
tashmë ka plasuar në treg thjerrëzën e kontaktit e cila shfrytëzon
kompjuterin e integruar për të matur tensionin në sy për të zbuluar
glaukomën.
Mundësitë e aplikimit praktik të gjeneratës së re të
thjerrëzave janë me të vërtetë të mëdha. Për shembull, shoferëve mund
t’ju tregojnë informata të dobishme si shpejtësinë e lëvizjes, ndërsa
nëse lidhen me biosenzorët në trupin e atij që i mban mund të ofrojnë
informata të rëndësishme shëndetësore si sasinë e sheqerit në gjak, etj.
Përveç këtyre këtë, nuk ka dyshim që do të revolucionarizonin edhe
botën e video-lojërave.