Organizma njëqelizorë sa shuplaka 10 mijë metra nën det
Hulumtues të thellësive më të mëdha oqeanike gjatë decenieve të fundit kanë bërë zbulime të pabesueshme e fundit vjen nga shkencëtarët e Institutit Screeps për Oqeanografi në Universitetin e Kalifornisë në San Diego. Ata në Llogoret e Marianit në Oqeanin e Qetë, në thellësinë 11 kilometra, kanë zbuluar organizma njëqelizorë të mëdhenj sa shuplaka e njeriut.
Ksenofioforët janë organizma njëqelizorë të mëdhenj 10 cm që jetojnë ekskluzivisht në thellësitë e mëdha por deri më tash nuk ishin lokalizuar aq thellë nën sipërfaqe. Shkencëtarët amerikanë i gjetën në thellësinë 10,6 kilometra.
Rekordi i deritashëm për ksenofioforë ka qenë thellësia 7,6 kilometra. Këta organizma ngjasojnë në meduza, e trupi i tyre mund të përballojë shtypjen e tetë tonëve në sipërfaqen prej 2,5 centimetra, dhe kjo gjë u mundëson të qëndrojnë në kushte të tilla.